Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/22

VIZIONI NACIONAL I DR. IBRAHIM RUGOVËS



Nga Naim Kelmendi



(Në shtatëvjetorin e vdekjes së presidentit historik)





“Epoka e Ibrahim Rugovës”



Atëbotë, më 1989, kur u vu në krye të lëvizjes së atëhershme të Lidhjes Demokratike të Kosovës,duke u zgjedhur kryetari i saj,ai mori timon e drejtimit të kësaj partie,duke e drejtuar drejt arritjes së synimeve të larta politike për çlirim nga opupimi klasik serb i atëbotshëm.Ai,në kohën kur u gjend në krye të lëvizjes së quajtur Lidhja Demokratike e Kosovës,mbase është kritikuar nga shumë bashkëkohës dhe intelektualë të tjerë dhe nga rryma të caktuara,që çlirimin e Kosovës nga okupatori serb, e shikonin përmes rrugëve të tjera, por që në të vërtetë nuk e kishin forcën e duhur për arritjen e qëllimit.Disa, nga bashkëpunëtorët, që në fillim,por disa edhe më vonë,në rrethanat e atëhershme nën regjimin e egër serb,mbase edhe iu larguan,ndoshta nga mosbesimi se mund të shkonte aq larg në realizimin e qëllimeve dhe objektivave historike ,por edhe ndoshta se filluan të shikonin ndryshe dhe nuk pajtoheshin me rrugën e tij të zgjedhur. Ai, për rrethanat e atëhershme,kishte zgjedhur mënyrat dhe format e ecjes dhe demaskimit të politikës së dhunës dhe represionit serb mbi shqiptarët,me mjete paqësore dhe të jodhunës.Ai,arriti të sfidoi në masë të madhe tërë strategjinë dhe organizimin disavjeçar të Serbisë,e që mund të prodhonte masakër të madhe mbi shqiptarët atëbotë.”Jo,një fitore e Pirros”,nuk na duhet,thoshtë saherë presidenti Rugova,ose “Kosova nuk na duhet pa njerëz”,ose “Serbia po përgatitet për një masakër të madhe në Kosovë”,e thoshte saherë në ish-konferencat e shtypit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.ai,atëbotë i pati thënë edhe presidentit Tugjman,se ti vazhdo në rrugën tënde,ngase ne i dijmë punët tona me Serbinë,sepse ne nuk jemi të përgatitur për luftë me Serbinë.Kështu iu kishte përgjigjur atëbotë Franjo Tugjmanit, kur veç Serbia, pas Sllovenisë,ia kishte filluar luftës edhe me Kroacinë. Ai,duke qenë vizionar,dhe duke e ditur se tragjedia e luftës mund t’i sillte pasojat më të paparashikueshme popullit shqiptar të Kosovës, ngase për këtë, Serbia veç ishte e përgatitur me kohë, e zgjodhi rrugën e politikës joviolente për arritjen e qëllimeve politike. Në rend të parë bëri ndërkombatarizimin e çështjes së pazgjidhur të Kosovës. Ai,me politikën vizionare të tij,arriti që atëbotë ta bënte dele të zezë,Serbinë në Ballkan. Atëbotë, përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës, u arrit që të bëhej shpallja e Deklaratës Kushtetuese me 2 korrik 1990, pastaj më 7 Shtator të atij viti, Kushtetuta e Kaçanikut, sikur edhe më 1991, Referendumi për Pavarësi.Mbase këto edhe duhet të mbeten si aktet themelore të shtetësisë, për kujtesën e brezave.U arrit gjithashtu që të organizohej edhe sistemi i arsimit,duke përjashtuar planprogramet e Serbisë,por me planprogramet e Republikës së Kosovës.Pastaj u organizua gjithashtu edhe sistemi i shëndetësisë dhe kështu me radhë. Edhe pse në botë kjo quhej “schatëll diplomacy”, rruga me mjetet e zgjedhura të kësaj diplomacie rugoviane,veç kishte krijuar filozofinë e të menduarit dhe të vepruarit ndryshe,pra jashtë çdo sistemi të juridiksionit të pushtetit serb. Mbase kjo edhe shtronte terren të mirë te bashkësia ndërkombatre për përkrahjen e saj të mëvonshme,ashtu sikur edhe ndodhi më vonë nga SHBA-të dhe me bombardimet e NATO-s më 1999.Që në fillim,lideri i lëvizjës së atëhershme, më të madhes në vend, dr.Ibrahim Rugova u drejtua pikërisht në SHBA, për të arritur përkrahjen për Kosovën,dhe në vendin.kampionen e lirisë dhe demokracisë njerëzore,e gjeti përkrahjen politike, dhe nga këtu edhe përkrahjen e botës demokratike perëndimore.Mbase kjo edhe ishte një fitore e madhe e politikës vizionare të politikës rugoviane të kohës. Dhe, pikërisht për këtë edhe ka thënë përgjatë tërë jetës së tij,edhe pas çlirimit të Kosovës, që shqiptarët duhej të kenë miqësi përmanente më SHBA-të.
Politika e menqur e udhëhequr për dekada me radhë nga dr.Ibrahim Rugova, edhe pse nën sundimin e egër serb, arriti që ta demaskonte politikën e apartheidit që Serbia ushtronte përmbi shqiptarët e Kosovës, pra mbi një popull të tërë duarthatë dhe të pambrojtur, duke e privuar nga çdo e drejtë elementare për jetë dhe ekzistencë. Edhe pse kjo vijë politike, nuk ka mbetur pa u kritikuar, në periudha të caktuara,nga grupe dhe dhe rryma tjera brendashqiptare, politika vizionare dhe largpamëse e dr.Ibrahim Rugovës, ishte ajo që ia shtroi terrenin diplomatik dhe përkrahjen ndërkombëtare edhe luftës së UÇK-së,pa të cilën përkrahje,pra pa ndihmën e NATO-s,vështirë se mund të arrihej çlirimi i Kosovës nga okupatori serb. Ai çdoherë e ka potencuar,duke i treguar atëbotë edhe botës demokratike,se “Serbia po përgatitet për një masakër të madhe në Kosovë”.Dhe,kjo vërtet ka ndodhur më vonë gjatë luftës më 1998-1999, kur ushtria dhe policia serbe ushtruan masakra të mëdha anë e kënd Kososvës mbi popullatën e pambrojtur.Edhe pse Marrëveshja e Dejtonit, Kosovën e kishte lënë jashtë, prapë se prapë Bashkësia Ndërkombëtare, më në krye SHBA-të nuk e ka lënë Kosovën, pa përkrahjen e saj, dhe më vonë kjo do të ndodhi në konferencën ndërkombëtare të Rambujesë në Francë. Aty, mbase edhe u nënshkrua fati i Kosovës dhe kapitullimi i Serbisë. Ishin bombardimet 78 ditëshe të NATO paktit që e gjunjëzuan përfundimisht Serbinë,duke e dëbuar ushtrinë dhe policinë vrastare të saj nga Kosova. Ishte edhe lufta heroike e UÇK-së që dha shembullin e vet në çlirimin e Kosovës, por pa aleancën e NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare, të jemi realistë, mbase do të bëhej Kosova një Jerusalem i dytë, dhe vetëm një zot mund ta ketë ditur se kur do të çliroheshim. Meqë qershori i vitit 1999 do të shënoi largimin e forcave serbe, ushtrisë, policisë dhe njësive paramilitare nga Kosova, në anën tjetër do të shënojë për historinë më të re të Kosovës, çlirimin definitiv të Kosovës nga okupatori serb.Edhe pse UÇK-ja, kishte përfaqësuesit e saj në Rambuje, dhe atëbotë pas fitorës së luftës, me ndihmën e aleancës së NATO-s, pas lufte do të formohet Qeveria e përkohëshme nga njerëzit e UÇK-së, por jo shumë jetëgjatë, ngase tashmë nën protektoratin ndërkombëtar, ashtu siç e kishte kërkuar dr.Ibrahim Rugova,që Kosova të vihej nën protektorat, më vonë u organizuan zgjedhjet e para nacionale, e nga të cilat edhe dolën institucionet demokratike, por edhe dr. Ibrahim Rugova u zgjodh poashtu president i Kosovës, nga Parlamenti. Edhe pse vetë, kishte përjetuar “shkuarjen “peng, që në kohë lufte,në Beograd, ngase ishte okupuar me tërë familjen nga policia serbe,dhe me dinjitet po ndante kështu fatin me popullin e vet në ato momente të rënda, dhe më pas edhe largimin e tij për sa kohë në Itali, më vonë, dr. Ibrahim Rugova,dhe LDK-ja në krye të së cilës ishte ai,do të jetë bindshëm fituese në të gjitha zgjedhjet demokratike në vend, si për zgjedhjet nacionale si për zgjedhjet lokale. Kjo aureolë e fitores, në secilat zgjedhje demokratike, do ta përcjellë LDK-në, në krye me liderin e saj historik,dr. Ibrahim Rugova,ngase populli i Kosovës po ia shpërblente kështu dashurinë dhe përkrahjen ndaj tij dhe ndaj politikës vizionare që ai udhëhoqi në krye të LDK-së, më se gjashtëmbëdhjetë vjet, pra që nga koha e pushtimit serb dhe pas çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës. Edhe pas pavarësimit të Kosovës, por edhe përgjat tërë udhëheqjes së Tij, dr.Ibrahim Rugova përbënte formatin e një diplomati dhe burrështetasi të kalibrit botëror, kudo dhe kahdo i respektuar dhe i lavdëruar për meritat e tij prej udhëheqësi,jo vetëm shpirtëror, i popullit të vet, por edhe ideologu të lëvizjes paqësore politike. Këtë e arriti vetëm me primatin dhe formatin që përbënte personaliteti poliedrik i tij,e që te populli shqiptar, kishte krijuar me kohë, kultin e vet, i cili kult mbeti i pathyeshëm deri në vdekjen e tij më 21 Janar 2006. Edhe ceremonia e ditëvarrimit të tij, ishte një aureolë në vete, duke mbledhur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë mjaftë burra shtetesh,diplomatë botëror,miq të pavarësisë së Kosovës.Dhe, jehona e kësaj figure,jo vetëm për kauzën tonë kombëtare, por edhe më gjerë, do të reflektojë dhe do të zbërthehet edhe për të ardhmen,në mënyrën më meritore nga shumë aspekte.Kjo meritë i mbetet kohës.Ai e ka krijuar Epokën e Tij, që në historinë më të re të Etnisë sonë,do të shquhet si, “Epoka e Ibrahim Rugovës”.

Qeveria Shqiptare dënon aktin e largimit me autoblinda, mitraloza dhe terror, nga autoritetet e Beogradit, të përmendores së heronjve të kombit shqiptar në Luginën e Preshevës


Qeveria e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me heqjen e monumentit të UÇPMB-së, duke e cilësuar këtë akt si dëshmi të albanofobisë nga ana e Beogradit. Në një deklaratë të qeverisë shqiptare thuhet se dënojmë aktin e largimit më automobila dhe terror, ndërsa e ka quajtur akt i trashëgimisë se gjallë të Milosheviqit.

"Qeveria Shqiptare dënon aktin e largimit me autoblinda, mitraloza dhe terror, nga autoritetet e Beogradit, të përmendores së heronjve të kombit shqiptar në Luginën e Preshevës, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm në luftë për liri e dinjitet njerëzor dhe kombëtar, kundër regjimit barabar të Milosheviqit. Qeveria shqiptare e konsideron këtë një dëshmi tjetër të albanofobisë së autoriteteve zyrtare të Beogradit, që dëshmon qartë se trashëgimia raciste anti shqiptare e Slobodan Milosheviqit është e gjallë dhe dominon politikën zyrtare të Beogradit", thuhet ne reagimin e Qeverise se Shqipërisë.

Sipas qeverisë shqiptare, me këtë akt të rëndë, autoritetet e Beogradit kanë shkelur haptas ligjet dhe konventat ndërkombëtare, si Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Minoriteteve të Këshillit të Evropës, si dhe Kartën Evropiane të Autonomisë Rajonale dhe Lokale të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Evropës, të cilat Serbia i ka firmosur dhe është e detyruar t'i zbatojë.

“Qeveria shqiptare vlerëson dhe mbështet plotësisht qëndrimin e matur të autoriteteve vendore dhe qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ndaj terrorit serb dhe i siguron ata se Shqipëria ka mbështetur dhe do mbështesë, pa asnjë lëkundje, liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilat, nuk mund të kenë, në asnjë rast, standarde të tjera nga ato që kërkohen nga Beogradi për serbët në Mitrovicën e Veriut. Qeveria shqiptare u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndalin stuhinë e albanofobisë, që po shfaqet rëndom në rajon, si një faktor që kërcënon paqen dhe stabilitetin e tij", thuhet me tej ne reagim.

Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare ka vendosur të financojë rindërtimin e përmendores së luftëtarëve të lirisë në Preshevë



Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare, i cili përbëhet nga të zgjedhurit vendorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Presheva ka reaguar ashpër ndaj heqjes nga forcat policore serbe të përmendores së Luftëtarëve për Lirinë e Preshevës.

Në një deklaratë për shtyp Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare e konsideron këtë akt, në kundërshtim të hapur me parimet e lirisë dhe të demokracisë, dhe një sinjal negativ për bashkëjetesën dhe fqinjësinë e mirë, sikundër deklaron se do të financojë rindërtimin e përmendores së Luftëtarëve të Lirisë në Preshevë.

Në Deklaratën e KMNVSH-së thuhet:

“Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare (KMNVSH) dënon me ashpërsi shkatërrimin e dhunshëm nga autoritetet serbe, të përmendores së luftëtarëve të lirisë në sheshin e Preshevës.

Kuvendi e konsideron këtë akt, në kundërshtim të hapur me parimet e lirisë dhe të demokracisë dhe një sinjal negativ për bashkëjetesën dhe fqinjësinë e mirë.

Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare shpreh mbështetjen e plotë për Kuvendin Komunal të Preshevës, për Kryetarin e Komunës, Ragmi Mustafa, si dhe për të gjithë të zgjedhurit vendorë shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare i siguron shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe autoritetet lokale për mbështetjen dhe solidarizimin e plotë me ta.

Si një kontribut për të ardhmen, lirinë dhe bashkëjetesën e mirë në rajon, Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare ka vendosur të financojë rindërtimin e përmendores së Luftëtarëve të Lirisë në Preshevë.

Kuvendi Mbarëkombëtar i të Zgjedhurve Vendorë Shqiptarë i bën thirrje Këshillit të Evropës, OSBE-së, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që të ndërhyjnë për të kontribuar në zgjidhjen e situatës së ndere dhe për të parandaluar më tej shprehjet e vazhdueshme të kërcënimit dhe presioneve ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.”

Studentët e UT-së protestuan kundër heqjes së përmendores në Preshevë

 Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dënuar heqjen e përmendores së dëshmorëve të UÇPMB-së nga policia serbe në Luginën e Preshevës, raporton AS..

Studentët u bënë apel strukturave ndërkombëtare të reagojnë ndaj këtij akti barbar, i cili sipas tyre, është një sinjal për destabilizimin e paqes në rajon.

Këtë akt të forcave policore serbe e kanë dënuar drejtues të qeverisë shqiptare, por edhe Kuvendi i Njësive Vendore Shqiptare në Rajon. Në deklaratat e tyre ata u bëjnë thirrje strukturave ndërkombëtare që të ndërhyjnë për të parandaluar tensionimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndëretnike në Luginën e Preshevës. 

Policia suspendon pesë policë pas rrëzimit të lapidarit komunist

 Policia suspendon pesë policë pas rrëzimit të lapidarit komunist
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës ka vendosur të suspendojë pesë policë, dhe me këtë vendim kishte njoftuar Drejtorin Rajonale të Policisë në Gjilan, respektivisht komandantin e Stacionit Policor në Viti nga të cilët kishte kërkuar parandalimin e rrënimit të monumentit komunist.
Policia kishte pasur informacione paraprake për tendencën për rrënimin e monumentit, i cili ndodhi në shenjë hakmarrje pas heqjes së lapidarit për UÇPMB-në në Preshevë.
“Pas analizës së bëra lidhur me angazhimin e zyrtareve policor të Stacionit Policor në Viti kemi ardhur në konkludim se Komandanti i Stacionit Policor në Viti si pasoj e neglizhencës në detyrë ka dështuar në kryerjen e detyrave dhe obligimeve profesionale së bashku me Shefin e Operatives, Udhëheqësin e Sektorit dhe dy zyrtar patrullues, nuk kanë ndërmarrë veprimet e duhura në aspektin profesional për të parandaluar aktin kriminal të rrënimit të monumentit. Si rrjedhoje e dështimit në përmbushjen e objektivave, Komandanti i Stacionit shefi i Operatives, Udhëheqësi i Sektorit dhe dy zyrtar patrullues suspendohen dhe ndaj tyre iniciohet procedura konform përkufizimeve ligjore”, njofton Zyra për Informim e Policisë. 

Ministria e Jashtme e Serbisë:Serbia proteston ndaj Qeverisë së Shqipërisë




Gjatë një konference për shtyp, sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama konfirmoi  anulimin e vizitës së ministrit të Shëndetësisë Vangjel Tavo në Beograd, ku e argumentoi si kundërpërgjigje të institucionit që Tavo drejton ndaj sjelljes së Serbisë në Luginën e Preshevës. Megjithatë ai shpjegoi se ministri do të gjejë patjetër një moment të dytë për këtë vizitë, pasi qëllimi i saj është nënshkrimi i një marrëveshje për realizimin e një investimi me rëndësi për maternitetin e Preshevës, i cili do t’u vijë në ndihmë shqiptarëve të Luginës. Nga ana tjetër Rama garantoi se LSI do të bëjë gjithçka për sigurimin e të drejtave të këtij komuniteti atje. “Ka pasur një vizitë të programuar të zotit Tavo në Beograd dhe u anulua për shkak të ngjarjeve të fundit në Preshevë, si një reagim ndaj kësaj sjellje. Pavarësisht kësaj Tavo duhet të nënshkruante një marrëveshje për të realizuar një investim të rëndësishëm në maternitetin e Preshevës, për tu ardhur në ndihmë atij komuniteti. LSI është e vendosur të bëjë të gjithë detyrën e saj, të përkujdeset për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo punojnë apo jetojnë. Është një investim serioz, pjesë e një projekti serioz për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të Preshevës. Do të mbrojmë interesat e tyre”, tha ai.

Ministria e Jashtme e Serbisë ka protestuar sot fuqishëm me rastin e kumtesës së Qeverisë së Shqipërisë, lidhur me heqjen e përmendores në Preshevë, më 20 janar. Ministria e Jashtme serbe konsideron se fjalori që është përdorur në kumtesën e përmendur (të Qeverisë së Shqipërisë) nxit direkt aktivitetet e mëtejshme të orientuara në destabilitetin e situatës në jug të Serbisë, por edhe në rajonin e gjer, në vendet fqinje të banuara me shqiptar.

“Kualifikimet dhe akuzat e orientuara kundër Qeverisë së Serbisë, janë nën çdo dinjitet dhe në kundërshtim të plotë me bindjet e dhëna personalisht nga ana e kryeministrit shqiptar, Berisha, gjatë vizitës së paradokohshme të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Mërkiq në Tiranë, se Shqipëria është e gatshme të shpalos një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve”, thuhet në kumtesë.

“Arsyetimi i retorikës së zjarrtë me brengosje për pozitën e pakicës kombëtare shqiptare në jug të Serbisë, paraqet manipulim të vrazhdë”, konsideron kjo ministri, duke pasur parasysh se mbrojtja e pakicës shqiptare te të gjitha pakicave tjera në Serbi është në harmoni me standardet më të larta ndërkombëtare, shumë më tepër nga ato që zbatohen ndaj pakicave kombëtare që jetojnë në vet Shqipërinë.

“Pikërisht, duke pasur parasysh mosekzistimin e çfarëdo kornize juridike për mbrojtjen e pakicës serbe dhe të tjera nacionale në Shqipëri, konsiderojmë se autoritetet shqiptare duhet të ndërmarrin masa serioze që të sigurohet mbrojtja e të gjitha komuniteteve në harmoni me standardet ndërkombëtare në fuqi”, thuhet në kumtesë.

“Nga Shqipëria, si shtet i cili si prioritet të vetin e thekson pranimin e vlerave evropiane dhe anëtarësimin në BE, presim që vërtetë edhe të sillet në harmoni me prioritetet e proklamuara dhe me aksionet e veta të mos kontribuojë në stabilitetin e situatës në vendet fqinje”, theksohet në fund të kumtesës së Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Ernest Luma: Çeku po i ndërron partitë sikur Zllatan Ibrahimoviqi skuadrat


Ernest Luma: Çeku po i ndërron partitë sikur Ibrahimoviqi skuadrat
Vazhdon "beteja" e deklaratave në Facebook mes politikanëve të Kosovës. Radhën këtë herë e kishte zyrtari i AAK-ës Ernest Luma i cili me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka ironizuar kalimin e Agim Çekut në PDK duke "thumbuar" atë se po i ndërron partit më shpesh se Ibrahimoviqi skuadrat. Më poshtë postimi i plotë i Lumës.
"Ish-Kryeministrit Agim Ceku dua t'ja uroj publikisht aderimin ne radhet e partise ne pushtet - PDK-se. Ne te njejten kohe, atyre qe po komentojne ne gjithefare formash per kete aderim, dua t'ju them se levizjet e gjeneralit Ceku nga njeri taborr ne tjetrin, nuk jane me lajm dhe kurrfare senzacioni. Me heret ai ka patur edhe dy libreza te tjera: Ate te Aleances per Ardhmerine e Kosoves (AAK), kur e patem bere kryeminister, ate te PSDK-se, qe ia mundesoi hyrjen ne nje koalicion paragjedhor, e pastaj ne Qeveri, dhe ate te PDK-se tani. Keshtu lajm do te jete dicka tjeter: Nese pas dy vjetesh, gjenerali dhe ish-kryeministri Ceku nuk nderron serish taborr politike. Njejte si Zlatan Ibrahimoviq, sa ne Milan, te nesermen ne Inter, pastaj te Barca, e tani per nje kohe ne PSG. Luje, Luje..." ka shkruar Luma në statusin e tij në Facebook.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...