Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/22

VIJNË ÇASTET KUR EDHE POLTIKANËT DO T’I SHOHIN DOBËSITË!


 Ymer Halimi


            Vijnë çastet kur edhe politikanët i shohin dobësitë e veta dhe  për shkak të presionit të vet të brendshëm në pasigurinë e hapave politikë i frenojnë ambiciet e tyre jo realiste dhe fillojnë të zgjedhin rrugën e maturisë. Jo rrallë ka ndodhur kështu. A është ky çast kthese kur z. Thaçi i shtroi tepih të kuq z. Haradinaj kur u kthye triumfues nga gjyqi i Hagës?! Unë e shoh si një çast (gjest) të mirë për dy arsye: Besoj se fiton Atdheu,  se shtendoset skena politike nga ato urrejtje primitive politike, dhe e dyta, më pak e rëndësishme, ngadhënjeu mendimi im. Në javën e dytë të prillit, me 2004, i kisha thënë në fytyrë, me shprehje jo të pëlqyer, por intelektuale, z. Thaçit, se e kishte gabim qëndrimin se kush nuk mendonte si ai është armik i tij. Qëndrim të cilin e shfaqi për shokët e tij. I sqarova pse mendoja ashtu. Ai u bë tepër nevrik. E gjitha bëhej në prani të një miku tonë të përbashkët, nën ombrellën e të cilit ishim që të dy dikur. Qëndrimi  im aq i hapur e aq i prerë, sigurisht e kishte arsyen. Për të mos heshtur në jetë më obligojnë edukata e prejardhja ime familjare, qëllimi i pastër dhe eksperienca jetësore. Megjithatë, mendimi im ngadhënjeu më 29 Nëntor 2012. Por, edhe unë jam gjallë(!). 
S’ka hamendje se konceptet trimëri dhe atdhetari kanë dallim; politikan dhe atdhetar përsëri kanë dallim; i virtytshëm e profesionist e politikan kanë dallim; intelektual dhe politikan kanë dallim; shtet e shtet ligjor kanë dallim. Por s’ka hamendje se “asnjë funksion artificial a post politik nuk mund t’ua japë njerëzve, politikanëve, ato virtyte që Zoti, natyra, edukimi dhe tradita familjare nuk ua dha”. Ky mendim rrodhi që tremijë vjet dhe demokracitë e vërteta e vlerësuan. Po ne si vepruam? Sa shihet në skenën tonë politike ky vlerësim ka munguar, e sidomos të virtytshmit në politikë. Prandaj, kjo që po thuhet zëshëm nga politikanë e njerëz të zakonshëm, po edhe nga politikanët evropianë, se Kosova ka “gjendje të vështirë”, është edhe për shkak të “qëndrimeve mjerane politike të politikanëve” dhe për pasojë sot kemi shtetin me procese demokratike më të pazhvilluara, me pushtetin më të korruptuar, me politikanë tepër të privilegjuar, me shkallën më të lartë të varfërisë dhe të papunëve, ku prodhimi i vendit nuk e kalon atë që dikur ishte, rreth viteve 1970-ta. Sot, në shëndetin publik kemi shërbimin më të ulët të mundshëm; arsimimi, e ripërsëris, është në pikën më të ulët të vlerësimit dhe nxënies së dijes, administratën më megalomane e të ngarkuar jashtë çdo norme me nepotizëm. Bile nepotizmi është platformë politike e disa partive tona politike. Ka edhe ministra që thonë hapur: nuk mund t’i menaxhojmë disa sektorë, se krimi i organizuar, e veprimi i parapolitikës është tepër i fuqishëm. Gjyqësia e prokuroria kanë veprime seleksionuese, jo funksionale aq sa njësitë vlerësuese, institute demokratke amerikane dhe europiane, po japin alarmin, si edhe vetë njerëzit e thjeshtë të Kosovës. Thjesht kanë mbetur pak dikastere qeveritare ku publikisht nuk pëlcitën aferat korruptive.  Shkalla e zbulimit të krimeve të rënda është në një nivel shumë të ulët. Si vend sot jemi nën alarmin maksimal për ta luftuar varfërinë, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Por ka edhe ca politikanë që zhvilluan procese dhe shënuan ca suksese qeverisëse, falë virtytit e profesionalizmit të tyre.  
Kjo gjendje e dëshmuar është krejt e kundërt nga përgjegjësia  historike që këto gjëra të mos i lejonim të ndodhnin, aq më shumë kur vendi ynë vetëm para një dekade dha, në një vit luftë për liri, më se 12000 të vrarë e qindra mijëra të përdhunuar e të fyer, 120 000 shtëpi e prona të shkatërruar, e mbi 800 000 të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Shumëçka nga kjo u tejkalua kryesisht falë miqve tanë, popullit të vyer dhe ëndrrës se e fituam lirinë.
Mbi të gjitha një gjë është tepër e saktë, se në një shtet këto dobësi mund t’i luftojë vetëm lidershipi i shtetit që është i përgjegjshëm, i gatshëm për t’i luftuar. Por jo kur politikanëve u mungon kuraja, e fshihen pas nacionalizmit inekzistent “se jemi të rrezikuar nga jashtë”, e politikën e ushtrojnë mbi gënjeshtra duke i bërë ato “art të përkryer”, e instinkti i tyre mbisundohet nga vlera materiale. Atëherë, politika është e sëmurë, e rrezikshme, e kjo po i ndodh çdo ditë vendit.  
Sot, trumbetohen nga pushteti dy gjëra: shpallëm pavarësinë dhe ndërtuam rrugë, që janë dy elemente të pashmangshme për këdo që do të  qeveriste. Po ku do t’i linin  taksat e popullit ? Por po shihet se shteti është jo funksional, ka të rrënuar themelin e demokracisë - votën e lirë dhe sot siç thoshte filozofi Niçe: “Nënshtrimi u shndërrua në normë morale”, te qytetaria përballë pushtetit dhe e shtetit përballë shteteve të tjera.
 Përgjegjësia bie tek oferta e opozitës
            Një gjë është e njohur, se ndryshimet te proceset shoqërore janë tejet të ngadalshme, janë shumë inerte. Efekte të shpejta nuk pritën. Por, vendimet pragmatike ngjallin shpresë. Prandaj, zgjidhjen e të gjitha problemeve që ka Kosova duhet parë, sipas rregullës demokratike, ofertës pozitë - opozitë.
Kjo gjendje kaq e rënduar nuk do të arrihet dot të ndryshohet në mënyrën e duhur me pushtetin e tanishëm me këtë mentalitet qeverisës, ku tranzicionit nuk i shihet fundi. Atëherë, përgjegjësia është tek oferta e opozitës.
Por, si vepron kjo opozitë?!  Ka qëndrim jo koherent, pa liderizëm unik, tash për tash pa ofertë cilësore. E fragmentuar, se partitë nuk janë të profilizuara dhe te to mbretëron bajraktarizmi primitiv individualist.
 Kështu, Vetëvendosja qëndrimet politike i mbështet në parimin e “të drejtës absolute”, që në praktikën politike njihet si politikë radikale, se i nënshtrohet mendimit, “asnjë ligj e asnjë marrëveshje nuk është detyruese” jashtë të drejtës absolute. Vetëvendosja e ka në dorë të drejtën absolute, kur është në pyetje privatizimi, korrupsioni, përgjegjësia politike e politikanëve, për bisedimet Kosovë - Serbi, edhe ca neneve kushtetuese jodemokratike në Kushtetutë dhe te zhvillimi ekonomik. Vetëvendosja nuk pajtohet që Kosova të jetë kaq e kushtëzuar, nga brenda dhe nga jashtë nga faktori ndërkombëtar, nëpërmes klaneve politike vendore. Lufton për identitet, shteti me qëndrim karshi të gjitha problemeve të shtetit. Vetëvendosja mendon se Evropa demokratike duhet bërë presion Serbisë që të heqë dorë nga ndërhyrjet në territorin e Kosovës, po dhe pesë shteteve të saj që ta njohin Kosovën e jo Kosovës për t’i bërë lëshime të reja Serbisë, përtej lëshimeve që i janë bërë në Vjenë. Ajo e kërkon politikën e simetrisë. Në politikë është e mundshmja përballë të drejtës absolute, prandaj Vetëvendosja duhet të shkojë në kahun e rritjes së ligjimitetit të votës qytetare, por jo të humbë kohë në ndërrimin e qeverisë.
Të dy grupimet e tjera opozitare politike, LDK dhe AAK, kanë një qëndrim të moderuar karshi kërkesave që VV i konsideron të drejta absolute. Këto dy subjekte për shkak se e kanë pasur pushtetin, janë bashkëfajtore për shumë probleme të cekura dhe janë kooperative me pushtetin edhe në çaste të panevojshme. Thjesht, LDK-ja është strukturë amorfe politike që mbijeton si rezultat i inercionit të saj nga e kaluara. I mungon guximi dhe vizioni politik dhe ndihet e tradhtuar.
Ndërsa në emër të një “konstuktiviteti politik” e “gjendje të vështirë për vendin”, e kryesisht për shkak të peshës specifike të votës ajo ka fleksibilitet politik më shumë se çdo parti tjetër.  Prandaj, kërkesa AAK-së për hise në pushtet, në këtë çast më pak se gjysmë mandati, është një lojë demokratike jo e zakonshme. Bile e dëmshme për shtetin dhe për vetë AAK-në. AAK-ja, ofertën e pushtetit e refuzoi me këmbëngulje, se ishte e vetëdijshme se nuk mund të ndikojë në qeverisje në mënyrën e duhur në një koalicion të këtillë. Një gjë duhet të jetë e qartë për AAK-në, se PDK me koalicionin e vet e ka legjimitetin e numrave demokratikë dhe kjo aspak nuk forcon e as nuk dobëson proceset demokratike me hyrje në qeverisje, përveç që e stabilizon pushtetin e sotëm.  Ndërkaq, AAK-ja duhet të dijë se rruga e inkuadrimit të këtillë në pushtet ka krijuar pushtete absolute. Këto raste  njihen në praktikën politike dhe dëmtojnë rëndë demokracinë.
Ndoshta është koha kur PDK dhe AAK po e kuptojnë çastin e kthesës politike?! Në një mënyrë kjo po diktohet të përpjekja e PDK-ës për ta joshur në bashkëqeverisje AAK-në, se ka deficit moral në qeverisje në këtë çast dhe dëshiron bashkëhisedarë. Në vazhdim kërkon ta topisë opozitën. PDK e di  se aleati i saj i natyrshëm është AAK-ja, se aleatet e saj të tanishëm janë të vdekur klinikisht dhe i nevojitet një aleat i ri, që do të llogarisë edhe për zgjedhje të ardhme. PDK ndoshta e ka kuptuar mendimin e Getës, “gjarpri që nuk ndërron lëkurën do vdesë”.   
Por roli i AAK-ës në opozitë është më i rëndësishëm për Kosovën, se kjo opozitë ka detyrë që Kosovës t’ia kthej imazhin e rrënuar e njerëzve të saj t’u japë shpresë se edhe në Kosovë mund të jetohet mirë; se Kosova ka  forcë vetjake që ta luftojë krimin, korrupsionin e papunësinë; se Kosova ka forcë reformuese që votën e lirë, si themel demokracie, ta mbrojë dhe mund të funksionojë si shtet ligjor dhe se integrimin europian nuk duhet parë si koncept fiktiv abstrakt detyrues; se ne nuk shkojmë në Europë, se prapë do jemi këtu, dhe Europa nuk na bën të pasur, por kemi detyrim të sillemi me norma europiane. Kjo opozitë, po edhe pjesë e pozitës, duhet të jetë e gatshme të ngadhënjejë mbi grupe informale që bënë veprime parapolitike e po kërkojnë legjimitetin te vota e popullit.  Kjo është një shkallë rreziku e provuar. Këto struktura janë instaluar në ca segmente të qeverisjes dhe po tregojnë një agresivitet e shkelje ligjore në çdo hap.
Opozita duhet të japë ofertën reale për shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbrojtjes së votës së lirë, shtegun e ngritjes ekonomike. Kjo pritet edhe prej z. R. Haradinaj, prej pragmatizmit të tij në politikë,  nëse kjo nuk shuhet nga lakmia momentale për pushtet.

PILOTËT E VJETËR*

 RIZA LAHI

Hodhën nga një grusht dhe në varrin e hapur
ku qanin të gjithë.
Iu afruan të heshtur tavolinës së mortit.
U ulën
     Pikëlluan ca
          Pinë dhe nga pakëz raki
                Dhe bënë shaka.
Kishin luajtur me vdekjen tër jetën.
Unë ua njoh të gjithëve:
Mëritë,
  Djallëzitë,
       Modestitë,
          Egoizmin,
             Pisllëqet,
                Furinë,
                  Plogështinë
                    Fuqinë
                      Dobsinë
                         Të qeshurat
                             Lotët
Që të gjithë këta
E patën një të dashur
      Që i treguan gjithëçka
          Që i falën gjithëçka
              Që i qeshën gjithëmonë
                   Që nuk e tradhëtuan kurr...
   Ajo ishte
                                                          Hapsira mbi atdhe.
            Shënim – kjo poezi është shkruar në një ceremoni vdekjeje
*Koment nga poeti Vangjush Ziko, Korçë – ShBA:

Kjo poezi e veshur me veladonin e zi të mortit dhe me kaltërsinë e qiellit te përjetshëm; kjo kundërvënie,ky kontrast,ky antagonizëm i ka dhënë asaj krahët fluturues. Kontrasti përshkrues i sfondit, midis varrit dhe qiellit, procesionin e varrimit, e kthejnë në një fluturim të përjetshëm.Ke luajtur bukur artistikisht me fatalitetin dhe ëndrrën.Prandaj edhe "gostia" e përmortshme nuk ka aspak hijen e zymtë të vdekjes;ajo shndërrohet kështu në një gosti sfiduese njerëzore,sepse piloti kishte luajtur tërë jetën me vdekjen në emër të një dashurie të madhe - të qiellit mbi atdheun e tij. Ky qiell është i përjetshëm dhe emri i tij do mbetet një yll në këtë qiell.Poezia është një himn njerëzor për aviatorin, ëndërrimtarin, guximtarin dhe martirin e qiellit të vet.”
                                  
VETERAN PILOTS *   
Threw a palm land on opened grave
Where were crying at all.
They approached silently to mortal dinner’s table
     Set down
           Afflicted a little
                 Took a sip raki
                     And did
                            Jokes.
All their life they had played with death …
                    
I know to everybody:
   The grudges
       The deceits
           The modesty
               The egoism
                  The dirtiness
                    The frenzies
                          The apathy
                               The strength
                                  The weakness
                                      The rushes
                                           The laughs
                                               The tears
All they had a lover
To whom
     They
           Told everything
                Gave everything
                       Everywhere only laughed
                               And
                                     Never
                                              Betrayed….
      Was
            That: 
                  The sky
                         Over 
                                  Homeland .
                     
                              Note – written on a death ceremony

*Comment of Poet and Translater Vangjush Ziko, who lives in Korcha 
( Albania ) and USA

 Dressed with  the death's black cloak but also with the eternal heavenly blue of the skies, your poem , a conflict,  a contrast and even an antagonism, is the incentive to give itself flying wings. . The descriptive and contrasting background  of the grave and the heavens, the funeral procession itself,  turns the poem into an eternal flight. You have played well and in an artistic way with the fate and the dream. Hence the farewell "party" doesn't have the death's gloomy shadows. In contrary, it is being transformed into a human challenge. That's  because the pilot had always challenged himself and dared both life and death.  That done in the name of a greater love , that of the love of his country as he observed and protected his homeland's skies. These skies are eternal and the pilot's name remains forever as  one of its bright stars. The poem is a human hymn for the aviator, the dreamer, the daring the martyr of his own heavens.”
This comment is translated by english from Merita Bajraktaripoetess, publicist and hero of the author’s roman , dedicated to Albanian pilots fate “Serenade from Korcha in New Yourk”. Merita i known in roman as “Mjelma”)
老練な操縦士  (VETERAN PILOTS)

ぽっかりといたされた一握土地
そこはばかりだった
かに夕食のテーブルに 
   
座って
           少し考え込んで
                 ラキをすすり
冗談を交わした
でたのがらの人生
 みんなかっている
    その敵意
        その地獄絵
            その内気
                その自己主義
                   そのいやらしさ
                       そのしさ
                           その冷淡
                                その無力
                                   その
                                       その活力
                                            その
                                                その
                   
 みんな愛人をもっていた
 らが
       何でもせる
            でもえて
                 いだけが
                            そして
                                       決して
                                               裏切ることがなく...
    それは
                  故郷の空のこと
                                          死の儀式で書かれた詩
               死の儀式で書かれた詩   Note – written on a death ceremony
Pwrkthyer nw japonisht nga poetesha e shquar Kae Morii, antare e bortit ekzekutiv tw “Shoqatws Botwrore tw Shkrimtarwve dhe Artistwve”
ΒΕΤΕΡΑΝΟΙ  ΠΙΛΟΤΟΙ (VETERAN PILOTS)
 Έριξαν μια χούφτα χώμα στον ανοιχτό τάφο
Εκεί που όλοι έκλαιγαν
Πλησίασαν αθόρυβα στο τραπέζι με το μνημόσυνο δείπνο
Κάθισαν
      Κάπως λυπημένοι
          Πήραν μια γουλιά ρακί
              Και
                   Αστειεύτηκαν.
Σ’ όλη τους τη ζωή έπαιζαν με το θάνατο…
Γνωρίζω πολλά για τον καθένα τους:
Τις έριδες
   Τις απάτες
      Την μετριοφροσύνη
         Τον εγωισμό
            Την ατιμία
                Τις εντάσεις
                    Την απάθεια
                         Τη  δύναμη
                            Την αδυναμία
                                  Τις βιασύνες
                                     Τα γέλια
                                           Τα δάκρυα
Όλοι αυτοί είχαν έναν εραστή
Σε αυτόν
        Έλεγαν
          Τα πάντα
               Έδιναν τα πάντα
                    Παντού γελαστός
                         Και
                                  Ποτέ
                                       Δεν τους πρόδωσε…
                                          Ήταν
                                                 Αυτός:
Ο Ουρανός
                 Πάνω
                                Απ’ την Πατρίδα.
Pwrkthyer nga poetesha athiniote  Vassiliki Ergazaki, antare e “Shoqatws Botwrore tw Shkrimtarwve dhe Artistwve
PILOTOS VETERANOS (VETERAN PILOTS)

Lançou uma palma na terra na cova aberta
Onde todos estavam chorando.
Eles se aproximaram silenciosamente à mesa do jantar mortal
Sentarem-se
Afrigiram-se um pouco
Tomaram um trago de raki*
E contaram
Anedotas.
Toda a vida eles brincaram com a morte…
Conheço a todos:
     Os rancores
          As decepçòes
               As modestias
                    O egoismo
                        As sugeiras
                            Os arrebatamentos
                                A apatia
                                   A força
                                       A fraqueza
                                            As pressas
                                                 Os risos
                                                      As làgrimas
Todos tiveram uma amada
Para quem
          Eles
                   Contaram tudo
                            Deram tudo
                                 Riram em toda parte
                                          E
                                                Nunca
                                                        Trairam…
Foi
         Assim:
                    O cèu
                          Sobre
                                   A patria.
Nota: Escrito numa cerimònia de morte .
*Raki – Bebida alcoòlica de Albania
                            Traduçao po Teresinka Pereira

Pwrkthyesja, poetesha Teresinka Pereira, njw personalitet i shquar i botws sw sotme,  wshtw Presidente e “Shoqates Botwrore tw Shrimtarwve dhe Artistwve”
PILOŢII VECHI (VETERAN PILOTS)
Au aruncat câte-un pumn de pământ
     Alături de mormântul uitat, unde plângeau toţi.
          Au stat tăcuţi la masa mortului
                Au stat în linişte, unii trişti…
                      Alţii au şi plâns
                            Au băut câte-un pic de rachiu
                                 Au glumit.
Ei sunt cei ce au râs de moarte toată viaţă.
Eu le cunosc tuturor:
  Geloziile
         Satanismele
            Modestiile
                Egoismele
                   Murdăriile
                      Furiile
                         Leneviile
                            Puterile
                               Slăbiciunile
                                  Fugile
                                      Lacrimile
Şi toţi aceştia au avut o iubită
    Căreia
I-au spus totul
     I-au dăruit totul
                    I-au împărtăşit bucuriile
                        Şi
        Niciodată…
                                 Nu au trădat-o…
  Această iubită
     Fusese
           Cerul
               Peste
                       Patria lor…
      
Kjo poezi është përkthyer dhe botuar edhe në Indu, nga  Dr. Harish K. Thakur – Shimla, India si edhe në gjuhën ruse nga poeti nga më të mirët që ka bota e sotme, rusi Adolf Shvedçikov, antar i bortit ekzekutiv të “Shoqatës Botërore të Shkrimtarëve dhe Artistëve”. Ne nuk i kemi përfshirë këtu, sepse gërmat “Indu” dhe “Rusisht” nuk i njeh kompiuteri .

VIZIONI NACIONAL I DR. IBRAHIM RUGOVËS



Nga Naim Kelmendi



(Në shtatëvjetorin e vdekjes së presidentit historik)





“Epoka e Ibrahim Rugovës”



Atëbotë, më 1989, kur u vu në krye të lëvizjes së atëhershme të Lidhjes Demokratike të Kosovës,duke u zgjedhur kryetari i saj,ai mori timon e drejtimit të kësaj partie,duke e drejtuar drejt arritjes së synimeve të larta politike për çlirim nga opupimi klasik serb i atëbotshëm.Ai,në kohën kur u gjend në krye të lëvizjes së quajtur Lidhja Demokratike e Kosovës,mbase është kritikuar nga shumë bashkëkohës dhe intelektualë të tjerë dhe nga rryma të caktuara,që çlirimin e Kosovës nga okupatori serb, e shikonin përmes rrugëve të tjera, por që në të vërtetë nuk e kishin forcën e duhur për arritjen e qëllimit.Disa, nga bashkëpunëtorët, që në fillim,por disa edhe më vonë,në rrethanat e atëhershme nën regjimin e egër serb,mbase edhe iu larguan,ndoshta nga mosbesimi se mund të shkonte aq larg në realizimin e qëllimeve dhe objektivave historike ,por edhe ndoshta se filluan të shikonin ndryshe dhe nuk pajtoheshin me rrugën e tij të zgjedhur. Ai, për rrethanat e atëhershme,kishte zgjedhur mënyrat dhe format e ecjes dhe demaskimit të politikës së dhunës dhe represionit serb mbi shqiptarët,me mjete paqësore dhe të jodhunës.Ai,arriti të sfidoi në masë të madhe tërë strategjinë dhe organizimin disavjeçar të Serbisë,e që mund të prodhonte masakër të madhe mbi shqiptarët atëbotë.”Jo,një fitore e Pirros”,nuk na duhet,thoshtë saherë presidenti Rugova,ose “Kosova nuk na duhet pa njerëz”,ose “Serbia po përgatitet për një masakër të madhe në Kosovë”,e thoshte saherë në ish-konferencat e shtypit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.ai,atëbotë i pati thënë edhe presidentit Tugjman,se ti vazhdo në rrugën tënde,ngase ne i dijmë punët tona me Serbinë,sepse ne nuk jemi të përgatitur për luftë me Serbinë.Kështu iu kishte përgjigjur atëbotë Franjo Tugjmanit, kur veç Serbia, pas Sllovenisë,ia kishte filluar luftës edhe me Kroacinë. Ai,duke qenë vizionar,dhe duke e ditur se tragjedia e luftës mund t’i sillte pasojat më të paparashikueshme popullit shqiptar të Kosovës, ngase për këtë, Serbia veç ishte e përgatitur me kohë, e zgjodhi rrugën e politikës joviolente për arritjen e qëllimeve politike. Në rend të parë bëri ndërkombatarizimin e çështjes së pazgjidhur të Kosovës. Ai,me politikën vizionare të tij,arriti që atëbotë ta bënte dele të zezë,Serbinë në Ballkan. Atëbotë, përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës, u arrit që të bëhej shpallja e Deklaratës Kushtetuese me 2 korrik 1990, pastaj më 7 Shtator të atij viti, Kushtetuta e Kaçanikut, sikur edhe më 1991, Referendumi për Pavarësi.Mbase këto edhe duhet të mbeten si aktet themelore të shtetësisë, për kujtesën e brezave.U arrit gjithashtu që të organizohej edhe sistemi i arsimit,duke përjashtuar planprogramet e Serbisë,por me planprogramet e Republikës së Kosovës.Pastaj u organizua gjithashtu edhe sistemi i shëndetësisë dhe kështu me radhë. Edhe pse në botë kjo quhej “schatëll diplomacy”, rruga me mjetet e zgjedhura të kësaj diplomacie rugoviane,veç kishte krijuar filozofinë e të menduarit dhe të vepruarit ndryshe,pra jashtë çdo sistemi të juridiksionit të pushtetit serb. Mbase kjo edhe shtronte terren të mirë te bashkësia ndërkombatre për përkrahjen e saj të mëvonshme,ashtu sikur edhe ndodhi më vonë nga SHBA-të dhe me bombardimet e NATO-s më 1999.Që në fillim,lideri i lëvizjës së atëhershme, më të madhes në vend, dr.Ibrahim Rugova u drejtua pikërisht në SHBA, për të arritur përkrahjen për Kosovën,dhe në vendin.kampionen e lirisë dhe demokracisë njerëzore,e gjeti përkrahjen politike, dhe nga këtu edhe përkrahjen e botës demokratike perëndimore.Mbase kjo edhe ishte një fitore e madhe e politikës vizionare të politikës rugoviane të kohës. Dhe, pikërisht për këtë edhe ka thënë përgjatë tërë jetës së tij,edhe pas çlirimit të Kosovës, që shqiptarët duhej të kenë miqësi përmanente më SHBA-të.
Politika e menqur e udhëhequr për dekada me radhë nga dr.Ibrahim Rugova, edhe pse nën sundimin e egër serb, arriti që ta demaskonte politikën e apartheidit që Serbia ushtronte përmbi shqiptarët e Kosovës, pra mbi një popull të tërë duarthatë dhe të pambrojtur, duke e privuar nga çdo e drejtë elementare për jetë dhe ekzistencë. Edhe pse kjo vijë politike, nuk ka mbetur pa u kritikuar, në periudha të caktuara,nga grupe dhe dhe rryma tjera brendashqiptare, politika vizionare dhe largpamëse e dr.Ibrahim Rugovës, ishte ajo që ia shtroi terrenin diplomatik dhe përkrahjen ndërkombëtare edhe luftës së UÇK-së,pa të cilën përkrahje,pra pa ndihmën e NATO-s,vështirë se mund të arrihej çlirimi i Kosovës nga okupatori serb. Ai çdoherë e ka potencuar,duke i treguar atëbotë edhe botës demokratike,se “Serbia po përgatitet për një masakër të madhe në Kosovë”.Dhe,kjo vërtet ka ndodhur më vonë gjatë luftës më 1998-1999, kur ushtria dhe policia serbe ushtruan masakra të mëdha anë e kënd Kososvës mbi popullatën e pambrojtur.Edhe pse Marrëveshja e Dejtonit, Kosovën e kishte lënë jashtë, prapë se prapë Bashkësia Ndërkombëtare, më në krye SHBA-të nuk e ka lënë Kosovën, pa përkrahjen e saj, dhe më vonë kjo do të ndodhi në konferencën ndërkombëtare të Rambujesë në Francë. Aty, mbase edhe u nënshkrua fati i Kosovës dhe kapitullimi i Serbisë. Ishin bombardimet 78 ditëshe të NATO paktit që e gjunjëzuan përfundimisht Serbinë,duke e dëbuar ushtrinë dhe policinë vrastare të saj nga Kosova. Ishte edhe lufta heroike e UÇK-së që dha shembullin e vet në çlirimin e Kosovës, por pa aleancën e NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare, të jemi realistë, mbase do të bëhej Kosova një Jerusalem i dytë, dhe vetëm një zot mund ta ketë ditur se kur do të çliroheshim. Meqë qershori i vitit 1999 do të shënoi largimin e forcave serbe, ushtrisë, policisë dhe njësive paramilitare nga Kosova, në anën tjetër do të shënojë për historinë më të re të Kosovës, çlirimin definitiv të Kosovës nga okupatori serb.Edhe pse UÇK-ja, kishte përfaqësuesit e saj në Rambuje, dhe atëbotë pas fitorës së luftës, me ndihmën e aleancës së NATO-s, pas lufte do të formohet Qeveria e përkohëshme nga njerëzit e UÇK-së, por jo shumë jetëgjatë, ngase tashmë nën protektoratin ndërkombëtar, ashtu siç e kishte kërkuar dr.Ibrahim Rugova,që Kosova të vihej nën protektorat, më vonë u organizuan zgjedhjet e para nacionale, e nga të cilat edhe dolën institucionet demokratike, por edhe dr. Ibrahim Rugova u zgjodh poashtu president i Kosovës, nga Parlamenti. Edhe pse vetë, kishte përjetuar “shkuarjen “peng, që në kohë lufte,në Beograd, ngase ishte okupuar me tërë familjen nga policia serbe,dhe me dinjitet po ndante kështu fatin me popullin e vet në ato momente të rënda, dhe më pas edhe largimin e tij për sa kohë në Itali, më vonë, dr. Ibrahim Rugova,dhe LDK-ja në krye të së cilës ishte ai,do të jetë bindshëm fituese në të gjitha zgjedhjet demokratike në vend, si për zgjedhjet nacionale si për zgjedhjet lokale. Kjo aureolë e fitores, në secilat zgjedhje demokratike, do ta përcjellë LDK-në, në krye me liderin e saj historik,dr. Ibrahim Rugova,ngase populli i Kosovës po ia shpërblente kështu dashurinë dhe përkrahjen ndaj tij dhe ndaj politikës vizionare që ai udhëhoqi në krye të LDK-së, më se gjashtëmbëdhjetë vjet, pra që nga koha e pushtimit serb dhe pas çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës. Edhe pas pavarësimit të Kosovës, por edhe përgjat tërë udhëheqjes së Tij, dr.Ibrahim Rugova përbënte formatin e një diplomati dhe burrështetasi të kalibrit botëror, kudo dhe kahdo i respektuar dhe i lavdëruar për meritat e tij prej udhëheqësi,jo vetëm shpirtëror, i popullit të vet, por edhe ideologu të lëvizjes paqësore politike. Këtë e arriti vetëm me primatin dhe formatin që përbënte personaliteti poliedrik i tij,e që te populli shqiptar, kishte krijuar me kohë, kultin e vet, i cili kult mbeti i pathyeshëm deri në vdekjen e tij më 21 Janar 2006. Edhe ceremonia e ditëvarrimit të tij, ishte një aureolë në vete, duke mbledhur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë mjaftë burra shtetesh,diplomatë botëror,miq të pavarësisë së Kosovës.Dhe, jehona e kësaj figure,jo vetëm për kauzën tonë kombëtare, por edhe më gjerë, do të reflektojë dhe do të zbërthehet edhe për të ardhmen,në mënyrën më meritore nga shumë aspekte.Kjo meritë i mbetet kohës.Ai e ka krijuar Epokën e Tij, që në historinë më të re të Etnisë sonë,do të shquhet si, “Epoka e Ibrahim Rugovës”.

Qeveria Shqiptare dënon aktin e largimit me autoblinda, mitraloza dhe terror, nga autoritetet e Beogradit, të përmendores së heronjve të kombit shqiptar në Luginën e Preshevës


Qeveria e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me heqjen e monumentit të UÇPMB-së, duke e cilësuar këtë akt si dëshmi të albanofobisë nga ana e Beogradit. Në një deklaratë të qeverisë shqiptare thuhet se dënojmë aktin e largimit më automobila dhe terror, ndërsa e ka quajtur akt i trashëgimisë se gjallë të Milosheviqit.

"Qeveria Shqiptare dënon aktin e largimit me autoblinda, mitraloza dhe terror, nga autoritetet e Beogradit, të përmendores së heronjve të kombit shqiptar në Luginën e Preshevës, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm në luftë për liri e dinjitet njerëzor dhe kombëtar, kundër regjimit barabar të Milosheviqit. Qeveria shqiptare e konsideron këtë një dëshmi tjetër të albanofobisë së autoriteteve zyrtare të Beogradit, që dëshmon qartë se trashëgimia raciste anti shqiptare e Slobodan Milosheviqit është e gjallë dhe dominon politikën zyrtare të Beogradit", thuhet ne reagimin e Qeverise se Shqipërisë.

Sipas qeverisë shqiptare, me këtë akt të rëndë, autoritetet e Beogradit kanë shkelur haptas ligjet dhe konventat ndërkombëtare, si Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Minoriteteve të Këshillit të Evropës, si dhe Kartën Evropiane të Autonomisë Rajonale dhe Lokale të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Evropës, të cilat Serbia i ka firmosur dhe është e detyruar t'i zbatojë.

“Qeveria shqiptare vlerëson dhe mbështet plotësisht qëndrimin e matur të autoriteteve vendore dhe qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ndaj terrorit serb dhe i siguron ata se Shqipëria ka mbështetur dhe do mbështesë, pa asnjë lëkundje, liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilat, nuk mund të kenë, në asnjë rast, standarde të tjera nga ato që kërkohen nga Beogradi për serbët në Mitrovicën e Veriut. Qeveria shqiptare u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndalin stuhinë e albanofobisë, që po shfaqet rëndom në rajon, si një faktor që kërcënon paqen dhe stabilitetin e tij", thuhet me tej ne reagim.

Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare ka vendosur të financojë rindërtimin e përmendores së luftëtarëve të lirisë në Preshevë



Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare, i cili përbëhet nga të zgjedhurit vendorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Presheva ka reaguar ashpër ndaj heqjes nga forcat policore serbe të përmendores së Luftëtarëve për Lirinë e Preshevës.

Në një deklaratë për shtyp Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare e konsideron këtë akt, në kundërshtim të hapur me parimet e lirisë dhe të demokracisë, dhe një sinjal negativ për bashkëjetesën dhe fqinjësinë e mirë, sikundër deklaron se do të financojë rindërtimin e përmendores së Luftëtarëve të Lirisë në Preshevë.

Në Deklaratën e KMNVSH-së thuhet:

“Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare (KMNVSH) dënon me ashpërsi shkatërrimin e dhunshëm nga autoritetet serbe, të përmendores së luftëtarëve të lirisë në sheshin e Preshevës.

Kuvendi e konsideron këtë akt, në kundërshtim të hapur me parimet e lirisë dhe të demokracisë dhe një sinjal negativ për bashkëjetesën dhe fqinjësinë e mirë.

Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare shpreh mbështetjen e plotë për Kuvendin Komunal të Preshevës, për Kryetarin e Komunës, Ragmi Mustafa, si dhe për të gjithë të zgjedhurit vendorë shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare i siguron shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe autoritetet lokale për mbështetjen dhe solidarizimin e plotë me ta.

Si një kontribut për të ardhmen, lirinë dhe bashkëjetesën e mirë në rajon, Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare ka vendosur të financojë rindërtimin e përmendores së Luftëtarëve të Lirisë në Preshevë.

Kuvendi Mbarëkombëtar i të Zgjedhurve Vendorë Shqiptarë i bën thirrje Këshillit të Evropës, OSBE-së, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që të ndërhyjnë për të kontribuar në zgjidhjen e situatës së ndere dhe për të parandaluar më tej shprehjet e vazhdueshme të kërcënimit dhe presioneve ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.”

Studentët e UT-së protestuan kundër heqjes së përmendores në Preshevë

 Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dënuar heqjen e përmendores së dëshmorëve të UÇPMB-së nga policia serbe në Luginën e Preshevës, raporton AS..

Studentët u bënë apel strukturave ndërkombëtare të reagojnë ndaj këtij akti barbar, i cili sipas tyre, është një sinjal për destabilizimin e paqes në rajon.

Këtë akt të forcave policore serbe e kanë dënuar drejtues të qeverisë shqiptare, por edhe Kuvendi i Njësive Vendore Shqiptare në Rajon. Në deklaratat e tyre ata u bëjnë thirrje strukturave ndërkombëtare që të ndërhyjnë për të parandaluar tensionimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndëretnike në Luginën e Preshevës. 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...