Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/02/05
PUTHJA E FUNDIT
KRISTAQ TURTULLI
tregim
-Bahti Kubla, Bahti Kubla!
E më pas dëgjoi një shungullimë të mbytur që vinte prej derës që binte nga perëndimi i hollit trekëndor.
-Hë...hëm...hë, dreq zë,-mërmëriti dhe rëndoi mbi bastunin e shtrembër, por nuk lëvizi arëzën e qafës, të shihte nga erdhi shungullima dhe zëri.
Mbajti vesh fësh- fëshin monoton të pantoflave të vjetra, pastaj u çapit tutje. Cepi i tapetit ish grisur dhe përveshur, bërë gungë. Këmbët me kokëfortësi po e shpinin në atë ngrehinë leckash të pengohej e të gremisej si një lëvere e shpifur në dyshemenë me tapet të qelbur të spitalit.
‘Bahti Kubla, more grënçkë, pleqëria të ka vënë damkën e përvuajtjes dhe të shpërfytyrimit. Shkoi vapa me gushtin për ty! Çfarë the, grençkë, shkoi vapa me gushtin! Po mjaft o Bahti, mjaft, nuk ke pak turp të turpërohesh hë, shan veten tënde mbarë e prapë? Mblidhe ore veten. Ta mbledh veten?! Hy gremisu, të shaj dhe kusur mos të lë. Ti gremisu, pa më thuaj kush është ‘diçka’ zvarranike e lyrshme; kjo bombol e ftohtë me tubat e holla plastike të oksigjenit apo unë, Bahti Kubla, mbartës i gjorë? Hëm, thua zvarritem? Po, zvarritesh si një kërmill në sallonin trekëndor me tapet të pistë, me prita e leqe, me tavan të palyer e gjurmë të vjetra mizash dhe tartabiqe...’
Bahti u kapërdi me vështirësi. I ndodhte shpesh të grindej dhe fliste me vete. Nisi të baresë ngadalë, duke përgjuar dhe tërhequr zvarrë pantoflat vjetra dhe bombolën e oksigjenit.
Qëndroi në mes të sallës kokëvarur, si degë e këputur, harruar aksidentalisht në tokë të lagësht si kënetë. Me plogështi lëvizi pjerrtas, majtas si të shtynte ajrin me sup. Eci nga divani më i afërt që i ngjau i gremisur dhe u lëshua i dërmuar mbi të. Divani i vjetër me susta të këputura kërciti, hungëriti, mjaulliti, i vrau eshtrat. Plaku Bahti rënkoi. Bombolën e oksigjenit dhe bastunin e vendosi pranë vetes. Vari krahët dhe këmbët dhe sytë iu veshën prej lagështirës. Qepallat e rralla u lëshuan me plogështi, u bashkuan njëra me tjetrën.
Ndjeu zhurmë pranë, u mblodh:
‘Nuk ka ç’më duhen të tjerët kur jam i zënë me veten time. Ja, tërheq gjithnjë, si një i burgosur i përjetshëm bombolën e oksigjenit së bashku me tubat e holla plastike të rrasura dhunshëm në hundë. Është e padurueshme, poshtëri e qelbur gjendja e një të sëmuri dhe tmerrësisht e paqme, sarkastike, të mos kesh dhembje, por është vërtet marrëzi e mrekullueshme të mos jesh plak. Të ndjehesh i lehtë si një pëllumb, a sorrë... He, he, he, mos u anko, Bahti Kubla gjithsesi, e sheh je gjallë, je ‘Gjëzë’, një ëzë e vogël, mikroskopike, se kur vdes je hiç ...ëzë, domethënë, asgjë! Nuk ka më broçkulla më the e të thashë...’ Tubat e holla plastike e ngacmonin në hundë dhe atij i vinte ti shkulte, ti flakte tutje.
- Bahti Kubla, - dëgjoi përsëri, këtë herë më pranë. Përnjëherësh qafa iu mpi, tërhoqi kokën prapa, e mbështeti në divan, por qepallat nuk mundi ti lëvizte, ti hapte, ato qenë të mbërthyera.
‘ Ç’është ky zë tundues që më ndjek hap pas hapi, ndrydh eshtrat e rrëgjuara, shkund pluhurin dhe mykun e vjetër të spitalit?’
Shpesh herë i bëhej sikur dëgjonte zëra të largëta dhe të afërta, pastaj i trishtuar grindej e shahej me veten, ngaqë i dukej sikur ish bërë rob i zërave dhe zhurmave. Dëgjimi i zërave i ndodh në mesnatë kur harron të marrë mjekimin dhe gjumi i çakërdisur ia krisën vrapit nëpër monopate të mjegullta dhe shelgjishte.
Një re e lehtë pupëlore u ndeh mbi qerpikët e rrallë. U gërmuq dhe përpëliti me plogështi qerpikët ngaqë iu bë sikur iu mbajt fryma. Vegimi i vetëtimshëm ia drithëroi cepat e syve dhe menjëherë pollën dimërimin...
Infermierja gjoksbardhë dhe simpatike Lisiana ish larguar qyshkur duke lënë pas kukurisjen provokuese. Ajo djallushe e linte pakës gjoksin e hapur, të sëmurëve të gjorë e pleq, u thahej fryma, perëndonin sytë në zambakun e bardhë mishtor. Dreq femër, mbuloje atë zambak se na leqendise, nuk e sheh, pleqve u lëshon goja lëng dhe mëndtë e lodhura të sforcarura u ngrihen në havadan.
Por vegimi i shfaqur mbi qerpikë ish ndryshe prej infermieres Lisiana dhe tingëllima e zërit ish krejt ndryshe. Një hop besoi se shungullima e zërit dhe e zhurmave vazhdonte ta leqendiste dhe në ditën me diell, por nuk mundte të ngrinte dorën e rreshkur dhe ta shtynte me dhunë vegimin e shfaqur për ta hiqej tutje. Hapi sytë përgjysmë por nuk dalloi gjë prej gjëje, përveç një reje të purpurt që ish ndehur mbi të. I mbylli sërish, i shtrëngoi fort, me inat. Qerpikët iu rënduan, i zunë shumë shpejt sklepa dhe një dorë e kujdesshme i fshinte me një lëng të vakët e plot aromë.
-Lehtësohu Bahti Kubla,- iu bë sikur dëgjoi.
-Jo- ia ktheu me kokëfortësi,- jo, nuk dua.
Edhe sikur të donte të lehtësohej nuk mundte. Ish vetëm përshtypje mashtruese, qerpikët si kishin zënë sklepa dhe nuk ish ndonjë dorë dashamirëse ti fshinte ato... ah pleqëri...
‘Imazhet janë të poshtra. Gjithë jetën i mbajta sytë e çelura. I ke mbajtur sytë e çelura? I verbër i të verbuarve, ke qenë o qyq, o Bahti Kubla. Unë kam qenë i verbër? Kaq shpejt e harrove rininë, moshën e pjekurisë, hë kaq shpejt, plak matuf?! Isha dikush, i pëlqyeshëm, i shëndetshëm, i vetësiguritë, me partishmëri dhe i respektuar në shoqëri. Erërat më kanë fërshëllyer anës veshit, por nuk më kanë prekur. Dija të përshtatesha. Të përshtateshe? Sa vlere ka përshtatja, prandaj nuk munde ti shijosh me vakt e me kohë vegimet e mjegullta... He, he, mjaft, le të mos flasin për vegimet të mjegullta, të bardha apo të kaltra, nuk dua të më shqetësojnë. Më lini të përpij kujtimet e konsumuara që lëvizin si xixëllonja të hutuara, në kryqëzime rrugësh në prag buzë mbrëmjeve me mjegull. Bahti, pelerina e ëndrrave të është bërë si mësalla e irnosur e plakës së moçme Rakibe e cila thoshte gjithnjë kur inatosej, u bë muti i maces për ilaç. Jo, le të qëndrojnë ëndrrat të ndehura në horizonte të hirta. Dreqi me brirë le të hedhë valle me një këmbë, është koha e djajve, të marrëve, sakatëve dhe prostitutave. Mbaj gojën Bahti Kubla. Të mbaj gojën, hë kështu do. Hapmë rrugën, më lërë ta ndjej erëmirën e përgjysmuar,që mund të jetë drogë, ik, ik, më lër të qetë...
Ç’është kjo erë, aromë parfumi, kozmetike..! Çfarë është?’
-Bahti, të kujtohem ndopak?- dëgjoi zë ndryshe nga vetja.
-Hë...të kujtohem,- me vete shtoi, përse duhej të kujtoj gjëra të paqena, kur s’ka ç’i duhet një plaku të gjorë, me bombol oksigjeni e tubo plastike në hundë!
- Nëse të kujtohem, mos u çudit, jam Afërdita.
-Hë... Afër-dita! - ia bëri i lodhur. ‘Nga mund të gjendet kjo Afër-ditë, që mund të jetë dhe afër-natë! Çdo këtu Afër-dita! Nuk e di moj Afër-dita se vitet janë bërë çarçafë të përdorur, holluar prej furtunave, ronitur prej shirave dhe rrebesheve. Të them kot se më kujtohesh...Mund të them dhe kot, ç’rëndësi ka. Por nuk dua tashmë të çuditem...’
-Afërdita, he, he, he, më kujtohesh dhe jo...
- Habitesh?
-Pleqëria nuk habitet. Nuk duhet të lektisem prej vegimeve të ronitura.
-Nuk jam vegim i ronitur Bahti, prekmë.
-Nuk guxoj të prek.
-Më ke harruar?
-A mund të harroj ty moj Afër-ditë me bukurinë turbulluese dhe zjarrin përvëlues në gji...
-Sa mirë...
-Sa mirë! Përse erdhe, pikërisht tani kur s’ka më vlerë e kur dikur realizove me qëllim zhdukjen tradhtare? Nuk ta kërkoi kush të vije Afërdirë. Lërmë, ikë, nuk e sheh jam çerek burrë. Shko qëndro atje ku ishe, larg shumë larg, mbështjellë me mjegullën e dendur, të ikjes, harresës. Shko.
-Qetësohu Bahti Kubla, çlodhu.
-Nuk dua të qetësohem, as të çlodhem. Nuk mundesh Afërditë ti kthesh prapa vitet çapkëne të rinisë, mbuluar me mjegullën e dendur të largësisë dhe çmendurisë së kohës.
-Hapi sytë.
- Jo nuk i hap. Përse duhet ti hap sytë?! Ngandonjëherë terri të bën mirë,- ia bëri plaku Bahti me kokëfortësi.
- Nuk më pëlqen ti flas njeriut me sy të mbyllur. Trembesh të më shohësh sa kam ndryshuar, sa jam ‘zbukuruar?’- foli Afërdita me zë holluar.
‘Je zbukuruar hem, ka shkuar me kohë për mua vapa me gushtin të shijoj bukurinë, ia bëri me vete më pas shtoi:
-Më pëlqen të luaj me vegimet Afërditë. Mos harro, e di mirë. Të dy kemi ndryshuar, jemi mplakur, veç me një dallim, unë jam i lidhur pas një bombole me oksigjen dhe tubo plastike,-mërmëriti, ndërsa me vete shtoi, zvarritem si një kërmill Afërditë. Nuk e di sa je vërtet Afër-ditë, ose pasdite, por nuk mund të jesh pranë ditës. Shyqyr që jam ende ‘Gjë...ëz..,’ ultas vazhdoi,- gjithsesi më vjen mirë që ke ndryshuar, je ‘zbukuruar, je bërë më e re seç ishe më parë.’
-Nuk shikon nga e di?
-Vetë më the.
-Mund të gënjej...
- Gënjemë...
-Mos gënjejmë Bahti, hajt bisedojmë.
-Mos gënjejmë, të bisedojmë!
-Po.
-Më gënjeve. Punë e mirë është të gënjesh. Më gënjeve shumë vite më parë, Afërditë. Të prita gjithë natën poshtë blirit nën shiun e çmendur. Kisha veshur kostumin gri të babës. Në xhepin e vogël të xhaketës vendosa një trëndafil të bardhë për ta dhuruar ty Afërditë. Ika i qullur, i plevitosur deri në palcë. Ndërsa ti moj Afërditë bëje dashuri me dikë tjetër. Pastaj, hëm, pastaj hiç. Pleqëria është si fëmija Afërditë gënjehet dhe harron shpejt.
- Ka shumë akull me nesh Bahti Kubla, le ta shkrijmë!
-Gjene mirë e ditke që paska akuj mes nesh. Dhe shtoi me vete: Ah moj Afërditë kërkon të bisedojmë, të shkrijmë akujt. Unë nuk kam më zjarr dhe vlagë për të shkrirë akujt, ajsbergët, jam ‘ëz...’ Nuk kemi çfarë të themi, të gjitha u vjetërsuan shumë vite më parë pa provuar freskinë. Të gjitha u shpërdoruan qysh në sythe, pa mundur ti rritnim, ti prodhonim!
Nga e mori vesh kjo Afërditë që u kuturis deri këtu në shtëpinë e harruar të pleqve si në djallushe e keqe. Kërkon të më hajë me kënaqësi makutërie dhe këto ditë të mbetura, të varura në kornizën e ftohtë të rrëgjuar, të muzgut të fundjetës sime. Ardhja e saj është e qëllimshme, argëtim bastard vrasës në përvuajtjen dhe rrënimin tim.
-Bahti.
-Hë.
-Të kujtohet, më thoshe, sytë i kam të kaltër, të thellë, thellësitë e oqeaneve janë hiç gjë.
-I kishe blu të errët Afërditë, atje digjeshin meteorë.
-Meteorët ngrinë Bahti, nuk mundën të digjeshin.
-Nuk e di,- ia bëri ai me inat dhe dhimbje.
-Nejse. Më thoshe, buzët i ke të mrekullueshme, më të bukura e të shijshme në botë.
-I kishe, magjike Afërditë, në to ish gjithë shija dhe aroma e nektarit të luleve.
- Lulet i thau, i roniti era dhe u kalbi lagështia Bahti.
- Nuk e di,- tha Bahti me maraz.
-Nejse. Më thoshe, lëkurën e ke të brishtë, elektrike, të papërsëritshme.
- E kishe Afërditë e kishe. Sa herë të prekja drithërohesha, elektrizohesha, mallëngjehesha, humbisja.
-Tani mund të mallëngjehesh?
- Ç’thua Afërditë, unë nuk di se çfarë është mallëngjimi, më janë tharë gjëndrat e lotëve.
- E kuptoj, tani lëkura ime është e rrudhur, bërë si hoshafe Bahti.
- Nuk di, nuk më pëlqen ta di.
-Më thoshe, flokët i ke si rrezet diellore mëngjesore që reflektohen në pasqyrë.
- I kishe Afërditë, unë luaja me to, mrekullohesha dhe çdo mëngjes kur hapja sytë gjeja rreth meje qindra ylbere.
-Tani flokët i kam të ashpër të thatë, si byk e kashtë.
-Nuk e di, nuk pranoj ta di.
-Nuk ka gjë, më mirë të mos e dish.
-Por ti ike Afërditë, humbe nuk më prite dhe rrezet diellore u thyen si qelqe, - foli Bahti Kubla me zë të ngjirur të ashpër dhe shtrëngoi protezat e liruara të dhëmbëve.
-Unë nuk humba. Më humbën, më morën, më degdisën.
-Kush të humbi Afërsitë, kush të mori,- klithi si shpendi lënduar.
- Babanë e futën në burg, ne si familje na internuan larg ku hante pula gur.
-Burgosën, të internuan! Përse nuk më lajmërove? Unë ku isha?!
- Nuk e di ku ishe?!
-Jo.
Ai u përpoq të rikujtonte kohën e shkuar, iu duk shumë e largët, si të ishte e tjetërkujt dhe jo e tija...
-Ku ishe? Hem...Pafajësia dhe mirësia, bëhen skëterrë në xhepin e djallit Bahti. Ishe i preokupuar me veten, të kish përfshirë rastësia dhe të rrëmbeu me rrapëllimë jeta. Ishe qendra e vëmendjes, i përkëdheluri i fatit, suksesi i karrierës. Nuk mundja të ndërhyja, ta prishja një jetë që e adhuroja aq shumë. Të thashë, rrezet diellore u bënë qelqe dhe u thyen përdhe në rruginën e kalldrëmtë, ku nga të dy anët kish karafila dhe borzilokë. U prenë karafilat Bahti, u shkelën borzilokët, perdet e punuara me grep u ronitën. Trëndafili që mbollëm bashkë u gjakos. Por askush nuk e vinte re. Të gjetën një vajzë me biografi të mirë, u martove, pesëqind krushq ftove, rakia u derdh lumë, bëre dasmë të bujshme në hotel turizmi. Krijove familje...
Bahti luajti kryet në turbullirë. Dasma, rrëmuja, vallëzimi me nusen në dyshemenë prej verës dhe rakisë, zgërdhija, dehja, zhurmërima, puthjet ngjitëse, të gjitha kishin hipur në qerthullin e lodhshëm dhe gjithnjë sa herë e kujtonte ndjente marramendje.
-Ishte dasma jote dhe jeta jote Bahti, nuk qe e imja. Dëshiroja shumë të ishte dasma jonë dhe jeta jonë, por dhunshëm na ndanë me tela me gjemba dhe kish shumë hendeqe, përrenj e lumenj. Ke pasur ankthe Bahti?
-Ankthe?! Nuk mbaj mend, po ti Afërditë?
Ndoshta brejtje të ndërgjegjes, e shkuara ka rrjedhur teposhtë, në humnerë, nuk kthehet më, foli me vete. Dy herë të tjera Bahti Kubla u mat ti thoshte çfarë dreqin kërkon tani Afërditë. Ikë, mos më mundo, nuk mbaj dot më, mos gërmo në shtigjet e përmbytura prej rrëkeve, e ku nuk të lejohet, por nuk mundi.
- Unë!,- dëgjoi:- Eh, mos më pyet, jeta ime ka qene ankth Bahti. A ke ankthe Bahti?
- Ankthe! Mjaft Afërditë, ikë, më lër të qetë, mos më torturo. Pleqëria është ankth i madh. Në symbyllje dhe shurdhëri, rrëgjimi është akoma më i tmerrshëm Afërditë, e di këtë ti?
Atij po i mbahej fryma, ndërsa hijet stërmëdha e të errëta përdridheshin, korkolepseshin, luanin keqas me të. Symbyllur dhe duardridhur kërkoi kopsat e këmishës, nuk mundi ti zbërthente, por bëri mirë që i këputi.
-E di. Kam qenë syhapët në verbëri dhe gojëlidhur në fjalomani. Nuk më shihje, Bahti, por unë të shihja dhe të ndiqja nga larg. Qaja dhe qeshja, sepse gjithnjë e përfytyroja, atje ku shkelje, e prekje, dëshiroja ta prekja e ta shkelja, ta puthja ta ledhatoja. Zemra është misterioze dhe me forcë të jashtëzakonshme. Më beson Bahti, doja të ndjeja, të ish ledhatimi dhe frymëmarrje ime. Nuk më ndjeje Bahti, nuk kish sesi, s’ ma kishe nevojën. Tani je i sëmure, ke nevojë. E dëgjova thirrjen e fshehtë dhe erdha të ndjejmë atë që nuk mundëm ta ndjenim e ta themi atë që se thamë më parë.
Kokërdhokët e syve të Bahti Kublës lëvizën poshtë qepallave me nervozizëm dhe padurim.
-Cila është kjo moj Afërditë?
-Puthja e fundit Bahti.
- E jotja apo e imja.
- Nuk ka rëndësi, ndoshta e të dyve.
-Por unë i kam buzët e thara Afërditë.
-S’prish punë do ti ngroh dhe ti njom unë, me zjarrminë e mallit të viteve dhe me afshin akoma të pa shterur të ëndrrave të humbura.
-Oh, Afërditë, mjaft se më leqendise!
Pa mundur për ti kundërshtuar. I etur priti. Ajo gjithnjë kish qenë mrekulli në puthje. Ajri lëvizi dhe Afërdita i ngjiti buzët e plota, të kuqe, gjithë musht, lëng dhe jetë pas buzëve të fishkura të tij. Në fillim lehtë, butë, me kujdes, si një fllad pranvere, si të trembej se mos e lëndonte. Prekja vazhdoi horizontalisht dhe vertikalisht, si ujë i freskët burimi që njom dhe depërton thellë në brigjet e thara e të zhuritura, pastaj vetëtimthi gjithë vrull dhe zjarr ia mbërtheu buzët fort, i fali nektar. Plaku u tendos dhe zemra i rrahu me furi.
-Djall i madh, plak i keq,- i pëshpëriti Afërdita me mirëdashje dhe i përkëdheli hundën çomage,- je më shumë se një azgan, je djalë i ri.
Bahti Kubla u përtëri, iu bë shumë qejfi. Djalë i ri ish pse mos... Eh moj Afër-ditë kush nuk do të jetë djalë i ri, i dha trupit përsëri...
-U mundova te jetoja pa ty, Bahti Kubla, por nuk munda, po ti?
Bahti Kubla psherëtiu thellë.
-Unë...unë nuk mund të jetoj pa ty Afërditë... Unë.. kisha humbur, lidhur me lëmshin e viteve dhe me gjete..,- pëshpëriti Bahtiu dhe kërkoi me etje buzët e trëndafilta.
I dukej sikur nuk kish kohë dhe donte të shijonte deri në fund puthjen e madhe, magjike. E ndjente, Afër-dita ishte e re e freskët, ndoshta më e bukur se dikur. U shkri i tëri. Puthitja e buzëve dhe puthja ishte shumë e gjatë dhe po habitej si nuk po i mbahej fryma, po shkiste butë, ngadalë, në një dyshek të sfungjerte, ndoshta mes reve të bardha pupëlore, po ngjitej lart...
-Bahti Kubla, Bahti Kubla,- i flisnin, i bërtisnin, e shkundnin nga supet por ai nuk u kthente përgjigje. Tubat plastike ishin shkulur prej hunde dhe bombola qe flakur përdhe. Afërdita e kish mbërthyer përkrahësh, qenë bërë një trup dhe të dy po iknin tutje të mbështjellë me shallet e ylbereve...
- Bahti Kubla, Bahti Kubla!
Kristaq Turtulli
Janar 2013
NJERZIT ME DOSJE JANË SI KUAJT’ E KARROCAVE…
Fritz RADOVANI:
Në 45 vjetorin e Revolucionit Kultural
LABIRINTET E PAFUND TË DOSJEVE NË SHQIPNI
Të gjitha perpjekjet e një shteti komunist porsa merr frenat e drejtimit në dorë
janë që me pasë një rrjetë sigurimi sa ma të madh dhe me sa ma shumë njerzë, që
kanë nenshkrue me dashje apo me dhunë bashkpunimin e tyne me organet e
diktaturës dhe të shpifjes antinjerzore.
Kur kam pyet në vitin 1992 një shkodran Mark Uli, komunist i vjeter,
që kishte ba disa deklarata nder gjyqe të viteve 1945 – 46, kunder
bashkqytetarëve të rijë në moshë që nuk kishin la as duert e tyne me gjak por u
pushkatuen, si shpjegohet që ju keni kerkue pushkatimin e tyne, më asht
pergjegjë: “Ishte ajo kohë që nuk kemi pa me sy ma larg se deri tek maja e
hundës!”
Kur ende partia komuniste ishte në ilegalitet ajo angazhoi antarët e
saj në sigurimin e shtetit, të njohuna organet e ndjekjes, në frontin
demokratik, prej të cilëve shumica u pushkatuen. Ata që u zgjodhën deputetë u
konsideruen tradhëtarë, e në fakt shumica e tyne ashtu ishin, mbasi kur kerkohej
nderhymja e tyne per me u dorzue ndonjë qytetar që ishte arratisë nder male,
gati të gjithë u kapen nga forcat e ndjekjes se “shokët deputetë” njoftonin
vendin e ndodhjes së tyne.
Vendet ku rekrutoheshin rinia apo të arrestuemit në sigurimin e
shtetit ishin të shumta, tue fillue nga aksionet e hapjes së rrugëve,
hekurudhave, shkollave e teknikumeve, ushtrisë dhe vendeve të preferueme të
punës, e deri vonë nder disa fakultete të zgjedhuna nder shkolla të nalta e
universitete. Ndersa me të arrestuemit ishte kushti i parë per dënime të
“lehta”. Një nga pikat e dyshimta ku janë njollosë shumë shqiptarë asht kenë
zona kufitare, pa hy me folë per marrveshjet e sigurimit shqiptar me organet e
spijunazhit të shteteve fqinjë. Një fushë kaq e gjanë rrekrutimi agjentash me
një veprimtari të panderpreme 47 vjeçare, ka sjellë sot tek ne një shtet pa
kolonë vertebrale, të pafuqishem me qendrue as nder karroca handikapesh, mbasi i
duhet me u ruejtë edhe nga fluturimi i një insekti që asht tue ngordhë mos ta
kafshojnë si “hakmarrje” e veprave të tyne kriminale, që u dalin para syve në të
gjitha anët e vendit, madje deri nder varreza...
Tue perjashtue veprat terroriste të organeve të diktaturës, mbas
tyne njerzit ma damsjellës të shoqnisë shqiptare kryesisht nder institucione,
qendra pune e fabrika apo kooperativa dhe ferma bujqësore, janë kenë sekretarët
e partisë e mbas tyne drejtorët, të cilët angazhonin me krye këto vepra jo vetem
operativët e sigurimit të kudondodhun, por dhe brigadierët e turneve.
E gjithë veprimtaria e tyne permblidhej në “Dosje”...të shefave të
kuadrit, të ushtrisë, të degës së mbrendshme, të hetuesisë, të kryetarit të
degës, të gjykatave, të arkivit ministrisë së mbrendshme, të gjykatës së naltë,
të kuvendit popullor dhe e “njoftimeve personale të shokut komandant Enver
Hoxha”, ku mbyllej “cirku” i terrorit dhe i masakrave, me dekorimin dhe urdhnat
që u jepeshin vrasësve ma të “dalluar” në sherbim të krimit nga PKSh, apo
PPSh...
“Dosja” sot mbetet e mbyllun! Ajo nuk hapet se vneri i tyne, i
shpifjeve dhe i krimeve ma të pergjakuna mbulon rrugat e ndertesat ma të
flliquna ku kurdiseshin këto vepra makabre.
“Dosja” sot i paraprinë zgjedhjeve, vendeve të punës e deri tek “ma
të respektuemit” që ndodhen nder zyret e bizneseve në marrdhanje me të huejtë...
ju lutem mos u ngatrroni me shumë nga punojsit e ambasadave, të cilët kanë edhe
një dosje ma shumë: “Në sherbim të shtetit huaj...”
Nder komunistët e vjeter “Dosja” e Ramiz Alisë asht ma e mbushuna me
dollarë e euro, mbas tij vijnë zevendsit e bashkpuntorët e tij...që “nuk varen
më nga kobra Nexhmije Hoxha.”, mbasi asht plakë dhe ka frikë se vdes pa e ngranë
pasuninë e vume me “djersen e ballit”...
Po mbas saj kush mujt me ia kalue këta njëzetedy vjetë? – Janë jo
pak në gara...
Me ia kalue asht e vështirë. Ajo dhe grueja e Komeinit janë ma të
pasunat në Botë!
“Dosjet” e tyne janë nen peshen e randë të disa tonelatave të
arit... Kanë me ngordhë edhe dy a tre breza të tyne pa dijtë ku i kanë “as
dosjet e bankave nderkombëtare”, mbasi per tjera nuk po pyet ma kush. Krimet
janë “harrue”, se sigurisht u mbyllet goja me nga një çek edhe shumë
“institucioneve” nderkombëtare, që po “plasin” me i hapë “Dosjet” e krimeve të
komunizmit!
Vetem me dashtë me hapë “Dosjet” e kriminelave shqiptarë, do ti
duhej atyne që do të kerkonin me i lexue ato, me ua lirue Selinë e O.K.B., e nuk
dij a ua nxen...me çka asht ba tek ne.
E pra, mjaft prej “Dosjeve” i “kemi zhdukë” per mos me zanë zyret me
to. Një pjesë e mirë që punuen per zhdukjen e tyne, sot betohen: “Le të dalë një
dhe të thotë se unë kisha dosje, isha sekretar partie, po nuk i kam bërë një të
keqe njeriu...I bëri kujt partia ynë një vrasje apo burgosje? Kurrë! Punuam në
hetuesi apo në Kuvendin Popullor, në gjykata apo prokurori, firmuam ndonjë
pushkatim, po “ata” ishin armiqë, e meritonin, e di gjithkushi!..”
“Sot kemi të tjera probleme”...Kaloi 100 vjetori i Pavarsisë, tashti
duhet të mendojmë per votimet, si do ti organizojmë “fitoret” të gjithë bashkë,
të lidhun e të bashkuem dhe me “armiqtë” tanë, duhet me e thanë haptas nga
pushtuesit turq apo sllavë neve dhe “partisë sonë” (atëherë dhe sot) “nuk na
erdhi ndonjë e keqe...” Mendojnë me vete!
Asht dhe “frika” se në atë ecjen e tyne disi të veçantë njerzit me
“dosje” kanë pasaporta, patenta, automjete, motorra, aeroplana...tunele,
bunkera...anije, motoskafe, dekorata, çmime...
Nuk ka mbetë emen i nderuem e i pa nderuem pa u ba “dekoratë” apo
“çmim nderi”...
Të maskohesh me "lirinë artistike" për me provokue opinjonin asht
krim fund e krye.
Nuk ka mbetë “prof. dr. e akademik” i vjeter e i ri pa shkrue një
gja per një tjeter...
Tue fillue nga politikanët pothuej të gjithë janë ba shkrimtarë,
artistë e biznesmenë...
Shumica e tyne duken sikur merren me art e letersi...ecin të
marrakotun tue mendue si të “krijojnë” vepra letrare, teatrale, tv., filmike,
monumente, etj. Sigurisht, vazhdojnë mashtrimin e vjeter tue shkrue sot të
kunderten e asaj që kanë shkrue dje, po tue e modifikue dhe tue ruejtë në
shkrimet e tyne po ata cilësi të dobta të karakterit e të moralit të vet, që i
dhanë bashkë me helm pa u kursye per 50 vjet Rinisë dhe gjithë Popullit
Shqiptar. Vetem në Shqipni ndigjohet shprehja: “Vertetë e kam shkruar...por kam
dashur të them...”. Sikur ajo që asht shkrue nuk thotë “asgja”.
A kemi shumë të tillë në Shqipninë “demokratike”? – Koha po tregon
se po!
Ata janë si kuajt e karrocave...Shikojnë vetem “punen” e vet! Mos i
pritni rrugen!
Kujdes! E mundohuni, mos me i mbetë në “kujtesë” të tyne po, dhe as
me ua kujtue “Fjalimin Programatik të 6 shkurtit 1967”, dita ma e zezë per të
gjithë Popullin Shqiptar!!
Melbourne, Shkurt 2013.
Në 45 vjetorin e Revolucionit Kultural
LABIRINTET E PAFUND TË DOSJEVE NË SHQIPNI
Të gjitha perpjekjet e një shteti komunist porsa merr frenat e drejtimit në dorë
janë që me pasë një rrjetë sigurimi sa ma të madh dhe me sa ma shumë njerzë, që
kanë nenshkrue me dashje apo me dhunë bashkpunimin e tyne me organet e
diktaturës dhe të shpifjes antinjerzore.
Kur kam pyet në vitin 1992 një shkodran Mark Uli, komunist i vjeter,
që kishte ba disa deklarata nder gjyqe të viteve 1945 – 46, kunder
bashkqytetarëve të rijë në moshë që nuk kishin la as duert e tyne me gjak por u
pushkatuen, si shpjegohet që ju keni kerkue pushkatimin e tyne, më asht
pergjegjë: “Ishte ajo kohë që nuk kemi pa me sy ma larg se deri tek maja e
hundës!”
Kur ende partia komuniste ishte në ilegalitet ajo angazhoi antarët e
saj në sigurimin e shtetit, të njohuna organet e ndjekjes, në frontin
demokratik, prej të cilëve shumica u pushkatuen. Ata që u zgjodhën deputetë u
konsideruen tradhëtarë, e në fakt shumica e tyne ashtu ishin, mbasi kur kerkohej
nderhymja e tyne per me u dorzue ndonjë qytetar që ishte arratisë nder male,
gati të gjithë u kapen nga forcat e ndjekjes se “shokët deputetë” njoftonin
vendin e ndodhjes së tyne.
Vendet ku rekrutoheshin rinia apo të arrestuemit në sigurimin e
shtetit ishin të shumta, tue fillue nga aksionet e hapjes së rrugëve,
hekurudhave, shkollave e teknikumeve, ushtrisë dhe vendeve të preferueme të
punës, e deri vonë nder disa fakultete të zgjedhuna nder shkolla të nalta e
universitete. Ndersa me të arrestuemit ishte kushti i parë per dënime të
“lehta”. Një nga pikat e dyshimta ku janë njollosë shumë shqiptarë asht kenë
zona kufitare, pa hy me folë per marrveshjet e sigurimit shqiptar me organet e
spijunazhit të shteteve fqinjë. Një fushë kaq e gjanë rrekrutimi agjentash me
një veprimtari të panderpreme 47 vjeçare, ka sjellë sot tek ne një shtet pa
kolonë vertebrale, të pafuqishem me qendrue as nder karroca handikapesh, mbasi i
duhet me u ruejtë edhe nga fluturimi i një insekti që asht tue ngordhë mos ta
kafshojnë si “hakmarrje” e veprave të tyne kriminale, që u dalin para syve në të
gjitha anët e vendit, madje deri nder varreza...
Tue perjashtue veprat terroriste të organeve të diktaturës, mbas
tyne njerzit ma damsjellës të shoqnisë shqiptare kryesisht nder institucione,
qendra pune e fabrika apo kooperativa dhe ferma bujqësore, janë kenë sekretarët
e partisë e mbas tyne drejtorët, të cilët angazhonin me krye këto vepra jo vetem
operativët e sigurimit të kudondodhun, por dhe brigadierët e turneve.
E gjithë veprimtaria e tyne permblidhej në “Dosje”...të shefave të
kuadrit, të ushtrisë, të degës së mbrendshme, të hetuesisë, të kryetarit të
degës, të gjykatave, të arkivit ministrisë së mbrendshme, të gjykatës së naltë,
të kuvendit popullor dhe e “njoftimeve personale të shokut komandant Enver
Hoxha”, ku mbyllej “cirku” i terrorit dhe i masakrave, me dekorimin dhe urdhnat
që u jepeshin vrasësve ma të “dalluar” në sherbim të krimit nga PKSh, apo
PPSh...
“Dosja” sot mbetet e mbyllun! Ajo nuk hapet se vneri i tyne, i
shpifjeve dhe i krimeve ma të pergjakuna mbulon rrugat e ndertesat ma të
flliquna ku kurdiseshin këto vepra makabre.
“Dosja” sot i paraprinë zgjedhjeve, vendeve të punës e deri tek “ma
të respektuemit” që ndodhen nder zyret e bizneseve në marrdhanje me të huejtë...
ju lutem mos u ngatrroni me shumë nga punojsit e ambasadave, të cilët kanë edhe
një dosje ma shumë: “Në sherbim të shtetit huaj...”
Nder komunistët e vjeter “Dosja” e Ramiz Alisë asht ma e mbushuna me
dollarë e euro, mbas tij vijnë zevendsit e bashkpuntorët e tij...që “nuk varen
më nga kobra Nexhmije Hoxha.”, mbasi asht plakë dhe ka frikë se vdes pa e ngranë
pasuninë e vume me “djersen e ballit”...
Po mbas saj kush mujt me ia kalue këta njëzetedy vjetë? – Janë jo
pak në gara...
Me ia kalue asht e vështirë. Ajo dhe grueja e Komeinit janë ma të
pasunat në Botë!
“Dosjet” e tyne janë nen peshen e randë të disa tonelatave të
arit... Kanë me ngordhë edhe dy a tre breza të tyne pa dijtë ku i kanë “as
dosjet e bankave nderkombëtare”, mbasi per tjera nuk po pyet ma kush. Krimet
janë “harrue”, se sigurisht u mbyllet goja me nga një çek edhe shumë
“institucioneve” nderkombëtare, që po “plasin” me i hapë “Dosjet” e krimeve të
komunizmit!
Vetem me dashtë me hapë “Dosjet” e kriminelave shqiptarë, do ti
duhej atyne që do të kerkonin me i lexue ato, me ua lirue Selinë e O.K.B., e nuk
dij a ua nxen...me çka asht ba tek ne.
E pra, mjaft prej “Dosjeve” i “kemi zhdukë” per mos me zanë zyret me
to. Një pjesë e mirë që punuen per zhdukjen e tyne, sot betohen: “Le të dalë një
dhe të thotë se unë kisha dosje, isha sekretar partie, po nuk i kam bërë një të
keqe njeriu...I bëri kujt partia ynë një vrasje apo burgosje? Kurrë! Punuam në
hetuesi apo në Kuvendin Popullor, në gjykata apo prokurori, firmuam ndonjë
pushkatim, po “ata” ishin armiqë, e meritonin, e di gjithkushi!..”
“Sot kemi të tjera probleme”...Kaloi 100 vjetori i Pavarsisë, tashti
duhet të mendojmë per votimet, si do ti organizojmë “fitoret” të gjithë bashkë,
të lidhun e të bashkuem dhe me “armiqtë” tanë, duhet me e thanë haptas nga
pushtuesit turq apo sllavë neve dhe “partisë sonë” (atëherë dhe sot) “nuk na
erdhi ndonjë e keqe...” Mendojnë me vete!
Asht dhe “frika” se në atë ecjen e tyne disi të veçantë njerzit me
“dosje” kanë pasaporta, patenta, automjete, motorra, aeroplana...tunele,
bunkera...anije, motoskafe, dekorata, çmime...
Nuk ka mbetë emen i nderuem e i pa nderuem pa u ba “dekoratë” apo
“çmim nderi”...
Të maskohesh me "lirinë artistike" për me provokue opinjonin asht
krim fund e krye.
Nuk ka mbetë “prof. dr. e akademik” i vjeter e i ri pa shkrue një
gja per një tjeter...
Tue fillue nga politikanët pothuej të gjithë janë ba shkrimtarë,
artistë e biznesmenë...
Shumica e tyne duken sikur merren me art e letersi...ecin të
marrakotun tue mendue si të “krijojnë” vepra letrare, teatrale, tv., filmike,
monumente, etj. Sigurisht, vazhdojnë mashtrimin e vjeter tue shkrue sot të
kunderten e asaj që kanë shkrue dje, po tue e modifikue dhe tue ruejtë në
shkrimet e tyne po ata cilësi të dobta të karakterit e të moralit të vet, që i
dhanë bashkë me helm pa u kursye per 50 vjet Rinisë dhe gjithë Popullit
Shqiptar. Vetem në Shqipni ndigjohet shprehja: “Vertetë e kam shkruar...por kam
dashur të them...”. Sikur ajo që asht shkrue nuk thotë “asgja”.
A kemi shumë të tillë në Shqipninë “demokratike”? – Koha po tregon
se po!
Ata janë si kuajt e karrocave...Shikojnë vetem “punen” e vet! Mos i
pritni rrugen!
Kujdes! E mundohuni, mos me i mbetë në “kujtesë” të tyne po, dhe as
me ua kujtue “Fjalimin Programatik të 6 shkurtit 1967”, dita ma e zezë per të
gjithë Popullin Shqiptar!!
Melbourne, Shkurt 2013.
DASHURI MIZORE
Vullnet Mato
Tregim
Në fillimet e jetës sime, unë isha një vajzë krejt ndryshe nga moshataret e mia. Kam dashur të jem e lirë si femër, që kur fillova të kuptoj se i përkas kryesisht vetes sime. Ndryshe nga ato vajza që ishin përdhunuar fatkeqësisht në moshë të re, unë e kërkova zhvirgjërimin tim, qëkur isha pesëmbëdhjetë vjeç. Më dukej sikur liria ime duhej të fillonte së pari te trupi im. Dhe brava e derës aty, ishte pikërisht ajo cipëz e hollë, që ne mamitë në gjuhë mjekësore i themi “Himeni”, për të cilën duhej gjetur çelësi. Dhe atë çelës e gjeta shpejt tek një djalë, që ishte pesë vjet më i madh se unë. Ai më sillej përqark në atë moshë dhe unë, pa e zgjatur, pranova të futesha me të në guvën e një shkëmbi, përballë monumentit të Ali Pashë Tepelenës, në qytetin tim të lindjes, i cili i kishte dhënë atij edhe mbiemrin.
Pasi dola marrakëmbësh nga shpella, përballë Ali Pashës, mendova se edhe Vasiliqia në atë moshë, ia kishte hedhur duart për mesi pashait të Janinës, kur ai e mori sipër kalit në sarajet e tij dhe e zhvirgjëroi për ta pasur për grua deri në fund të jetës. Por krejt ndryshe nga Ali Pashë Tepelena, pashai im frikacak, nuk donte të binte në sy të njerëzve, i shoqëruar me mua dhe shkau rrëzë mureve për të shkuar te shtëpia e tij, duke më thënë se plotësuam thjesht dëshirën e njëri- tjetrit. Sepse ai nuk mund të lidhte jetën me femër tjetër, pasi u kishte dhënë fjalën prindërve për një vajzë në rrethin miqësor të familjes, e cila nuk i afrohej për nevoja të përkohshme pa u martuar.
Pra, më zhgënjeu qysh në çastet e para, ndonëse nuk kisha ndërmend të martohesha aq shpejt me asnjërin. Kur shkova në shtëpi, mamaja më kuptoi nga një njollë që s’kishte lidhje me menstruacionet e mia prej dy javësh larg. Unë e frymëzuar nga liria trupore që kisha fituar, u detyrova t’i them asaj të vërtetën duke i treguar edhe emrin e djalit me të cilin atë ditë kisha shqyer derën e poshtme të trupit tim. Aty për aty, ajo nuk më ra në sy, por në mbrëmje më hëngri në besë dhe i tregoi babait. Ai si çdo lab i qytetit tonë, mori shkopin dhe më hyri nga koka të këmbët, derisa më nxiu fund e krye.
E mbushur me zemërim dhe në shenjë hakmarrje, qysh të nesërmen ika nga shtëpia. Shkova fshehtas te “Skoda” e një shoferi tepelenas që udhëtonte për në Shkodër, ku një kushërira ime vazhdonte mjekësoren për gjinekologji. Shoferi më uli menjëherë te vendi përpara dhe ashtu ika drejt Veriut teksa nga dritarja më frynte era e fuqishme e lirisë time fluturimtare.
Pas pyetjeve ngulmuese të shoferit, për arsyen e arratisjes sime nga Tepelena, u detyrova t’i tregoj sinqerisht të gjithë ngjarjen time. Ai në fillim vetëm buzëqeshi dhe me një indiferentizëm të thjeshtë, më dha kurajë të mos bëhesha shumë merak, sepse vajzat e guximshme e rregullojnë shpejt jetën e tyre. Por më tej në Myzeqe, ku rruga filloi të shtrohej, zgjati dorën mbi kofshët e mia. Ishte tridhjetë e ca vjeçar, i martuar me dy fëmijë. Nuk desha ta lejoja të vazhdonte masazhet e tij epshore, jo vetëm se nuk ndjeja asgjë për të, por edhe se kishte rrezik të përmbyseshim në ndonjë kanal.
-Ku e ke hallin?- e pyeta duke ia ngulur sytë me vërejtje te buzët që i dridheshin nën mustaqe.
- Shoh shalët e tua si topçe dhe më ka hipur gjaku në kokë!- tha duke lëpirë mustaqet e tij pis të zeza.
-Po për kokën, nuk mendon, se mund ta lëmë të dy në ndonjë kanal të Myzeqesë?!- i thashë e frikësuar.
Ai buzëqeshi me drithtirë të çuditshme.
- Më vjen keq vetëm për ty, se je kërthi e njomë, - tha me zë të zvargur, - se për vete nuk pyes po i lëpiva një herë ato kofshë të njoma që ma hoqën kapakun e kokës...
Mendova se po ta kundërshtoja vendosmërisht, do të më zbriste diku rrugës dhe në ato kushte, kur kisha ikur nga shtëpia me duart bosh dhe vetëm me rrobat e trupit, do të ishte problem i madh, jo vetëm e nesërmja ime, por edhe rënia në duart e policëve që kisha parë shpesh gjatë asaj rruge. Ata mund të më çonin në degë e të më kthenin prapë në Tepelenë. Pashë me vërejtje mustaqet e tij të hijshme, prej burri të pjekur e të ngjeshur nga trupi, në krahasim me atë çunakun e hollë që kisha shkuar një ditë më parë. Dhe pa u menduar më gjatë, i thashë:
-Nuk kam ç’bëj, para kokës, nuk më vlen më shumë ajo gjë, që ti e kërkon patjetër. Po ngaje makinën me mënd në kokë, se do të ta jap atë që të ka hequr kapakun...
Ai gati sa nuk fluturoi dhe e uli shpejtësinë. Por ishte fare i paduruar. Sa kaluam Lushnjën, e futi makinën në një udhe qorre në mes ullinjve dhe më shtriu menjëherë te ndenjësja e gjerë e kabinës. Të them të drejtën aty pashë për herë të parë ç’eshtë një mashkull i vërtetë dhe i stërvitur me femrën. Ai bëri me një formë të butë por ngulmuese, ato gjëra të pamenduara kurrë nga unë, me të cilat i ndjeva mjaft të lehta edhe dhimbjet femërore të moshës. Të njëjtin proces mashkullimi më bëri për herë të dytë edhe në një kthesë të Baçallkut, pa hyrë në Shkodër. E përballova, si të them, edhe nga halli por edhe nga malli vajzëror, për një mashkull të ëndërruar në atë moshë, kur ne fillojmë të piqemi si femra.
Shoferi më çoi në mbrëmje te kushërira ime në shkollën e mesme mjekësore. Ajo mahnitur nga vajtja ime e papritur më priti krahëhapur. Shkurt, bëri ç’është e mundur dhe unë u regjistrova në vitin e parë për ndihmësmjeke mami. Ajo mbaroi dy vjet para meje dhe u kthye të punonte në maternitetin e Tepelenës. Kurse mua, pas dy vjetësh, me shumë lutje e përgjërime më mbajti materniteti i Shkodrës.
Ndërkohë shoferi që më solli në qytetin verior, erdhi disa herë të tjera, si në një livadh ku kishte kullotur më parë dhe unë për shkak të ngulmimit të tij dhe për dobësinë time femërore, provova kënaqësinë e përbashkët, derisa mbeta shtatzënë.
Shoferi familjar, sapo mori vesh gjendjen time, nuk u duk më para syve të mi. Në atë rast, kuptova se mbarsja e femrës, është freri i vetëm që e stopon mashkullin fajtor. Dhe veprimi më i natyrshëm, që bëjmë ne gratë në raste të tilla, është heshtja dhe mbyllja e së vërtetës brenda vetes, për të mos e marrë sinjalin megafonët e shpërndarjes në largësi.
E maskova barrën e muajve të parë, derisa i qava hallin drejtoreshës sonë, e cila më ndihmoi të gjej me qira një dhomë të vogël, në të cilën linda dhe rrita vajzën time.
Por fatkeqësia e vërtetë dhe dhimbja më e madhe në jetë, më ndodhi atëherë kur më vdiq vajza pesë vjeçe, nga një sëmundje e rendë, e pashërueshme, me gjithë përpjekjet e mëdha që bënë mjekët e spitalit të qytetit për ta shpëtuar.
E vrarë rëndë shpirtërisht dhe e drobitur moralisht shkova në ministrinë e shëndetësisë në Tiranë, ku kërkova të largohem nga Shkodra, për të harruar dhimbjen. Ata më dërguan në maternitetin e Gramshit. Ndonëse ishte një vend i mbyllur, pranova të mbyllem edhe vet brenda dhimbjes sime. Aty isha krejt e panjohur dhe mund ta nisja jetën nga fillimi. Tashmë në moshën afër të tridhjetave, gjëja e parë që më duhej ishte dashuria në kuptimin e gjerë të kësaj fjale, për një familje, ku burri i munguar mund të më bënte ta harroja trishtimin që më kishte çuar aty.
Materniteti i këtij qyteti të vogël kishte një autoambulancë të re, të cilën e punonte një shofer i vjetër, që dikur kishte qenë hoxhë. Shkova me të disa herë në urgjencat fshatrave, për të sjellë gratë në lindje, por ai nuk kishte fuqi të ngrinte barelën në krahun tjetër dhe ta zbriste bashkë me mua. Për këtë shkak u gjend diku një djalë fshatar, i ri dhe i fuqishëm mbi njëzet vjeç. Por çuditërisht ai ishte i ndrojtur dhe i turpshëm si vajzë, përpara grave, kur ndodhte t’i zinin dhimbjet e lindjes gjatë rrugës. Në atë profesion që kisha marrë unë, organet e riprodhimit ishin objektet më të natyrshme të punës sime. Prandaj m’u desh që kur shkonim bosh drejt fshatrave, t’i nxirrja turpin atij deri në atë shkallë, sa i merrja dorën vetë dhe ia vija te kofshët mia. Më së fundi atij djali të ndrojtur, filloi t’i zgjohej zogu i përgjumur dhe më kërkoi t’i shkoja për t’i bërë kursin e praktikës te dhoma e tij, në një barakë afër maternitetit, ku gjysmën e kishte zënë garazhi i autoambulancës.
Pra, kështu nisi për mua një periudhë e re, kur fillova të harroj dhimbjen e hidhur të Shkodrës dhe të shijoj ditët e një lumturie të plotë femërore, me një mashkull të ri dhe të pashëm, të cilin po e stërvitja vetë, në të gjitha proceset teorike e shkencore të aktit seksual që kisha mësuar nga tekstet e shkollës. Ai bindej jo vetëm pa përtim, por edhe me një vullnet të fuqishëm, për të mësuar sesi mashkulli mund të bashkëjetonte aktivisht me një femër të zjarrtë jugore, siç isha unë.
Ajo që kishte rëndësi, ishte se unë ndjeja me atë njeri plotësimin e të gjitha nevojave seksuale që më kishin munguar, që nga koha e kaluar, kur më kishte zhvirgjëruar ai djali tepelenas, po sidomos nga shoferi që më kishte lënë shtatzënë. Veç kësaj, si të them, ndjeja edhe superioritetin femëror mbi këtë mashkull, trupin e të cilit e komandoja si një manekin dhe e vija në funksionim sa herë të doja dhe kur të doja. Duke kaluar orët e vona të natës deri në mëngjes, aty te baraka e tij e veçuar në një cep, poshtë maternitetit.
Gati një vit e ca, pas marrëdhënieve tona të fshehta, po vija re se nja dy mami të reja po i vardiseshin, duke përfituar nga butësia e tij e padjallëzuar në punë, për ta ngacmuar me ndonjë puthje gjoja në faqe nëpër cepat e korridorit. Kjo gjë filloi të më acaronte nervat dhe zura ta këshilloj rreptë, se ato mësime që kishte marrë nga unë, nuk duhej kurrsesi t’i shpërdoronte për t’i praktikuar me ato çupëlina, se përndryshe do ta pësonte keq.
Mirëpo në disa raste, nuk janë shokët që ia prishin mendjen një djali, të mërzitet me femrën që përdor, po femrat e tjera që e tërheqin me lajka dhe ia bëjnë mendjen dhallë. Nuk e kisha kapur kurrë të fuste ndonjërën prej vajzave te baraka, ku i bëja sytë katër. Por ftohjen e tij pak nga pak me mua nuk mund të mos e kuptoja gjatë frekuentimeve të fundit që i bëja trupit të tij me duart e mia. Mezi po e sillja në formë të plotë, me gjithë masazhet fizike dhe orale që përdorja në organin e tij. Ajo që ne i themi ereksion mashkullor, po më lodhte së tepërmi për ta sjellë deri te orgazma. Pra lodrën më të bukur e më të shkëlqyer të jetës sime ma kishin prekur e dëmtuar ca duar trazavaçe të pakujdesshme.
Po vija re se robi i kënaqësive të mia, po mundohej të më shmangej edhe kur më shihte përballë korridorit në largësi. Madje tani edhe kur shkonte fshatrave për të sjellë gratë në lindje, drejtoresha e maternitetit i vinte në shoqërim ndonjërën nga mamitë e reja, ndoshta me dëshirën për të mos më lodhur mua që i kisha kaluar të tridhjetat. Kështu që ai e shtynte gjithë kohën ditore larg meje. Por natën unë i hyja te baraka ku flinte dhe si një fëmijë të prapë zija ta këshilloja ta hiqte mendjen nga ato budallaqet mendjelehta që donin të “talleshin” me të.
Natyrisht, ai ishte në këtë kohë krijesa mashkullore e vënë në funksionin e gjinisë së tij, nga unë dhe mendoja se asnjë femër tjetër s’kishte të drejtë të ma merrte nga duart. Për këtë arsye, isha gati të bëja çdo veprim mizor si për të, edhe për ato hajdute të reja, që donin të më vidhnin dashurinë e vetme.
Në njërën nga ato netë, pas shumë kohe që kisha kaluar në dhomën e tij, ai i kishte vënë grepin derës nga brenda. Nuk e dallova dot, flinte apo ishte mbyllur aty me ndonjërën nga ato macet që i lëpiheshin. U solla përqark barakës një copë herë duke i pëshpëritur në të çarat e dërrasave thirrjen në emër. Por ai s’bëhej i gjallë. Më hipi gjaku në kokë dhe shkova me vrap në kuzhinë, ku mora fshehtas një thikë të gjatë. U ktheva te baraka në errësirë dhe pasi e futa majën e saj deri te grepi metalik, e hapa atë. Robi im nuk flinte, por shqeu sytë kur ndeza dritën dhe më pa me thikë në dorë.
-U çmende?- pyeti i llahtarisur.
- Do të të ther, - i thashë me sy të çakërritur sa për t’i futur frikën. - po më thuaj me cilën nga ato kuçkat shurraqe ke shkuar këtu, që ke mbyllur derën?...
-S’kam shkuar me asnjë...- tha duke u kaluar gjuhën buzëve të thara nga sikleti.
- Ç’ke atëherë që mbyllesh këtu si Oso Kuka, ku e ke hallin?
Nuk foli për pak sekonda vetëm u përtyp për të gjetur justifikimin.
- Nuk kam qejf !... - tha pas pak.
- Jo, more surrat, të paska ikur qejfi tani ty, që mezi duroje sa të hiqja të mbathurat.
-Nuk dua më! – tha duke vështruar thikën që e mbaja shtrënguar mbi kokë.
-S’dashke më të hash pjatën me pelde që të nxori nga pelenat, se pe pjatat me përshesh të atyre të zuskave të tjera... T’u duk e ëmbël kur e mbushe lugën tek unë?!...Tani shtyhu tutje në të dhimbset jeta, se do shtrihem aty të shoh të hahet, apo të ka ikur oreksi kot.
Ai bëri më tej nga rrëza e dërrasave që rrethonin barakën dhe unë mora një rrip nga ata të barelave, ku mbarteshin gratë për lindje që ndodhej aty brenda. E përdrodha duke e lidhur te koka metalike e krevatit dhe i thashë me ton të ashpër:
-Futi duart këtu, të të ushqej pa merak, se mos ma përmbys pjatën!...
U bind çuditërisht, bile e përdrodhi vet rreth njërës dorë, derisa ia lidha dhe tjetrën duke kapur me togëzën përkatëse. Atëherë lash thikën mbi një tryezë të vogël të mbuluar me gazetë aty pranë shtratit dhe fillova ta zhvesh. Fëmija im me mjekër të parruar atë ditë, mbylli sytë për të pritur procesin e zakonshëm të masazhimit që fillova t’i bëj me duar e me gojë.
U lodha dhe u djersita, por ngjala e tij e trullosur nuk po ngjallej, dukej sikur kishte ngordhur... I a ngjesha gjirin te goja:
-Pi, të piftë kullufraqi! - i bërtita fëmijës tim me anoreksi të theksuar.
Por ishte e pamundur. Organi tij kishte vdekur, ndoshta nga frika po ndoshta edhe nga mosdëshira. Ah, ç’më keni bërë moj kurvicka të vogla, që s’gjetët meshkuj të tjerë, po më hoqët riskun e vetëm të jetës sime, thashë me vete krejt e dëshpëruar dhe më pikuan lotët mbi kofshët e tij të zbuluara.
E vesha dhe i zgjidha togëzën e rripit nga duart. Pastaj e putha gjithandej kokën e tij prej fëmijë madhor dhe ika duke qarë...
ARMIQTË MË TË RREZIKSHËM GJATË RËNIES SË PERANDORISË BIZANTINE (V)
Brahim AVDYLI:
- Në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
"FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA"
(VASO PASHË SHKODRANI)
Për disa perandorë bizantino-romak, si psh. Konstandinit të Madh, ne e patëm thënë të vërtetën, duke u bazuar në librin për jetën e tij. Aty janë bijtë e tij, Kostandini i II, Kostanci, Kostanci i II. I biri, Kostanci i II (Flavius Julius Constantius) e mori pushtetin pas vdekjes së babait, me 337, dhe i vrau të gjithë fëmijet e gjyshit të tij, Kostanc Klorit, nga martesa e dytë me Teodorën, gjë që na befason. Ai i la të gallë të gjithë ata që kishin gjakun e babait të tij. Vëllanë e tij më të madh, Konstandinin e II, e la të qeverisë Britaninë, Galinë dhe Spanjën, ndërsa vëlllaun e tij më të vogël, Kostancin, e la të qeverisë Italinë, Afrikën dhe disa provinca të Ilirisë. Vetë u emërua si perandor i Perandorisë Bizantine të Lindjes, me Kostantinopojën.[1] Për para tij, kështu donte t`i lë të udhëheqnin babai i tij, Kostandini i Madh.
Në mesin e këtyre pernadorëve të pjesës së parë ilire mund të marrim pa dyshim Anastasin e I (Flavius Anastasius), që ishte një pjesëtar i familjes së madhe ilire senatoriake nga Durrësi, dhe një punojës i oborrit senatorial që manifestoi aftësi të mëdha në rioarganizimin e sistemit financiar, si një administator i shquar dhe energjik deri sa të zgjidhet minister i financave në oborin perandorak dhe më vonë edhe perandor i Perandorisë Bizantine, me 11 prill të vitit 491, i cili vdiç në vitin 518. Kudoherë i ka mbajtur lidhjet e pashëputura me Ilirinë dhe me vendlindjen e tij, Durrësin[2]. Ndër të tjerë, Justiniani i I (Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus), 482-565, është një tjetër perandor i Perandorisë Bizantine. Ai udhëhoqi që nga viti 527 e deri sa vdiç, pas xhaxhait të tij ilir, Justini i I, që e kishte marrë me vetë nga e motra si fëmijë, për ta shkolluar në Kostandinopojë. Justiniani i I kishte lindur në fshatin Taurin, afër kështjellës Bedriana, afër Shkupit, që ishte kryeqytet i Dardanisë. Midis ndërtimeve të Kështjellave në tërë Ilirinë, që jo vetëm se i ndërtoi dhe restauroi mbi 100 copë, së bashku me kështjellën e Tyreanit (Tirana), por ndërtoi dy qytetet e njohtura, Justiniana Prima dhe Sekuda (afër Shkupit dhe afër Ulpianës), e njërën nga ato në vitin 527. Ndër veprat e tij më të njohura mbetet padyshim vepra e tij juridike, Corpus Juris Civilis (Kodi i Ligjit Civil) e cila është shkruar në vitet 528-534, që u shpall në vitin 534, i quajtur ndryshe Kodi i Justinianit, i cili, edhe në ditët tona mbetet një ndër veprat më të shkëlqyera e të rralla legjislative. Ajo vepër ka mbetur bazë e ligjeve të shumë vendeve të njohura evropiane. Periudha në të cilën ka udhëhequr Justiniani, pushteti i perandorisë u bë më i fortë se kurrë më parë dhe në Perandorinë Bizantine lulëzuan ndërtimet e mëdha e të bukura edhe në arqitekturë, ku u kryen mjaft vepra të shkëlqyeshme, ndër to kisha Haja Sofia në Konstandinopojë dhe kisha Shën Vitale në Ravena të Italisë.[3] Tiberi i II- Kostandini, 540-582, (Flavius Tiberius Constandinus Augustus) ishte poashtu me origjinë nga Iliria dhe mik i Justinit të II nga Iliria, i cili kishte pësuar çrregullime nervore në vitin 574, kështu që Tiberi ishte në luftë të shumëanshme dhe nuk mund të pengonte migrimin dhe dyndjen e sllavëve në Ballkan, kështu që në vitin 582 u sëmur rëndë. Trashëgimtar i tij u emëruar iliri tjetër, Mavriki, i cili u bë perandor i Perandorisë Bizantine në gusht të vitit 582.[4] Të këtillë qenë Valentini I, Valentini i II dhe Valentini i III[5], të cilët, janë të shtjelluar mirë, por vetëm pak. Ky libër nuk plotëson nevojat e lexuesve, sikur autori nuk ka ditur më tepër. Edhe disa personalitete janë ilustruar gabimisht dhe nuk janë kualifikuar në përputhje të së vërtetës apo janë shtjelluar në bazë të“mitologjisë greke”, që është tërësisht e rrejshme.
Kështu për Konstandinin e IV, Progonati, që kishte lindur më 654 dhe sundoi Perandorinë Bizantine, në mes të viteve 668-685, nuk e thotë askush të vëtetën. Ai ishte i familjes Konstandiniane nga Iliria dhe zëvendësoi të atin Kostandini i II. Dihet se ishte i prirur në interesat e përgjithshme, kështu që i theu arabët që e kishin rrethuar Konstrantinopojën[6]. Edhe Kostandini i V, Kopronimi, (718-775), që ishte i biri i Leonit të III, nuk thuhet asgjë nga e vërteta, madje as për përkatësinë kombëtare. As përKostandinit X, Dukas, nuk thuhet ndonjë gjë për përkatësisnë e tij, i cili vdiq në vitin 1067 dhe e zëvendësoi më 1059 perandorin Isak[7]. Madje as për Isakun e I,Komnen, (1005-1061) dhe Isakun e II, Ëngjullin, (1155-1204), që autorët rrinë si të pa gojë për përkatësinë iliro-pellazge, dhe të cilët janë përfshirë në famljen e perandorëve “Komnenë”[8], ndërsa në enciklopedinë e Pasho Bakut thuhet se qenë perandorë të Perandorisë Bizantine.[9]
Perandoria Bizantine ka qenë e përfshirë nga teokracia greke që kishte filluar të forcohej dhe të bëhej kryesorja. Teokracia është doktrinë sipas së cilës pushteti politik e civil drejtohen nga pushteti fetar dhe ushtrohet nga persona, kasta dhe institucione fetatre, ku kombësia e humbë vlerën e saj dhe identifikohet kryesisht me fenë. Në teokracinë fetare të krishterimit ortodoks me Patrikanën Ekumene të Konstandinopojës Perandoria Bizantine udhëhiqej nga perandorë, të cilët, më shumë gjykonin nën mendimet fetare, se sa në përkatësinë e tyre kombëtare. Grekët e rinj ishin dinakë. Gjuha greke, enciklopedia dhe fjalori i tyre qe përhapur kudo. Shkollat dhe fakulteti i Kosntandinopojës ishin bërë të njohur me literaturën e shkruar veçanërsht në këtë gjuhë. Ajo që quhej atëbotë novelë, dhe ishte dominuar kryesisht nga greqishtja. Kjo ishte një filozofi kryesisht mistike me nuansa pak a shumë laike, që ishte shytur thellë nën misticizmin fetar.
Pra, për Komnenët, autori thotë se janë me prejardhje “nga fshati Komne”, afër qytetit Erdirne, të Turqisë europiane dhe autori i lë më tutje pa e sqaruar “origjinen e familjes”.[10] Dimë fort mirë se familja Komneni dha mjaft burra shteti, ndër ta, 6 perandorë të perandorisë Bizantine, nga Aleksi Komnen deri më Aleksin e II, Komnen,[11] porse ata mbeten tërësisht pa u shpjeguar. As shkencëtarët e huaj bizantinë, si Camerun e Norwich, nuk i klasifikojnë mirë familjet e tyre, ndonësa kanë mjaft të bëna të biografisë e të luftërave të shumta. Këtu mund të themi se Pasho Baku nuk i ka përcjellur të gjitha veprat që kanë shkruar mbi ata gjatë hartimit të enciklopedisë së tij dhe ata që kanë pasur këta perandorë si temë të shkrimeve, janë të varur vetëm nga të ashtuquajturit “shencëtar” që i kanë kosultuar...
Por, të kthehemi njëherë ku e kemi lënë pa i shpjeguar në pjesën e IV. Dijetari Rilindas Sami Frashëri thoshte se Ilirët dhe Epirotët rronin njësoj e ishin si shqiptarët e sotëm pa ndonjë ndryshim dhe flisnin gjuhën që ne e flasim sot.[12] Ata ishin një racë dhe flisin një gjuhë, si shqiptarët e sotëm, pra gjuhën shqipe. Epiri ishte një emërtim vendi, sipas ndasisë, dhe nuk ishte një emërtim i veçantë, siç e bëjnë këtë punë pseudoshkencëtarët sot, më së pari, të ashtuquajturit grek, duke theksuar se janë “dy popuj”të ndryshëm. Për fat të keq, edhe të ndonjë studius i joni.[13] Epiri “ndahej” nga ilirët e tjerë vetëm sa i përkiste regjionit administrativë, por, përderisa e flisnin të njëjtën gjuhë, gjuhën shqipe, ishin në popull e një komb. Toskët e gegët gjithmonë kanë qenë i njëjti komb. Epiri është emri i vjetër i toskërisë.
Qysh nga koha e ardhjes së turqëve në këto anë Epiri dhe një pjesë e madhe e Greqisë kanë qenë shqiptare. Të ardhurit, u detyruan të luftonin kundër shqiptarëve, për ta marrë tërësisht. Atëherë, nuk kishte “greqi”, si sot dhe ne e kemi parë hartën përkatëse, në pjesën paraprake, kur Epiri ekzistonte. Dijetari dhe filozofi gjerman Lajbnic, në letrën e parë të datës 24 janar të vitit 1705, thotë se “gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte në Epir”,[14] ndërsa Edison L. Clark thotë se “Epirotët dhe ilirët ishin fise fqinjë, por të një gjaku, që flisnin dialekte të ndryshme të së njëjtës gjuhë.”[15] Epirotët ndryshojnë nga grekët e sotshëm, si nga gjaku poashtu nga gjuha. Abdyl Frashëri thotë: “Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar, ashtu siç e
krijoi natyra (Zoti) dhe historia.”[16] Ptolomejtë dhe Seleukët nuk kanë gjë të përbashët as me grekët as me bullgarët. Prej fillimit të historisë kanë qenë burra shqiptarë. Nëmijë e pesëqind vjet pas Pirro Burrit Epiri shkëlqeu me pellazgo-iliro-shqiptarin Mihal Ëngjëlli, Komneni, i cili ishte guvernator i Temës së Pelloponezit dhe bëri çmos për t`ia dhënë kombit të vet një shtet, prandaj shkoi në Nikopojë të shpallë veten e tij Despot të Epirit dhe krijoi Despotatin e Epirit, një shtet i fuqishëm shqiptar, që e kishte kryeqytet Artën. Gjatë 1500 vjetëve nuk është dëgjuar askund për Helladën. Kjo është koha kur është shpallur Despotati i Epirit, më 1204[17] dhe nuk ka pasur “helladë” të vjetër. Por, le ta lëmë këtë temë mënjanë.
Ne, do të flasim për luftërat e shumta. Ato janë zhvilluar mbi ne. Ne, nuk kemi pasur nga t`u ikim. Jemi bërë së pari viktima të dhimbshme të këtyre luftërave. Kushdo çoftë nga shkencëtarët që merren me këto luftëra, kryesisht fetare, që zhvillohen mbi territoret tona, nuk mendojnë se këto territore kanë qenë të banuara nga kombi ilir, dhe nuk e qajnë kokën kush ka banuar këtu, i cili nuk mund “të zhduket” nga historia “sa çel e mbyll sytë”, por janë të përplasur në të gjitha anët me luftën, në prirje të feve të ndryshme, që luftojnë në radhë të parë kundër njëra-tjetrës, me burra tanë të shpërndarë në të gjitha anët. Nga luftërat e shumta mbi trojet tona, nga vdekjet më shumë se lindjet, nuk kemi pasur mundësi të ngritemi si komb.
Në këtë periudhë të luftërave kryesisht fetare nuk kemi pasur një “gjuhë të shkruar”, dhe, kur jemi detyruar që të shkruajmë, e kemi bërë në kuadër të atyre që kanë marrë fatin e popujve të okupuar dhe të shkatërruar në duart e tyre; u detyruan të shkruajmë gjuhët artificiale, si. p.sh. gjuhën latine, greke dhe sllave. Në vijë të këtyre luftërave mbi tokat tona, që janë mbushur me gjak të pafajshëm iliro-shqiptar, me masakra të tmerrshme mbi familjet e e perandorisë bizantine, kryesisht ilire, por edhe ngambretëritë fqinjë, të cilat ditën të shfrytëzojnë situatën, rastin dhe fenë, për të “plaçkitur” pjesëtarët e kombit të sakatuar ilir, të ndarë në pjesë.
Në këtë kohë është forcuar mbretëria bullgare, duke u kthyer në forcë dhune. Ajo i kishte okupuar tokat tona deri në Durrës, në fund të shekullit, pra në vitin 989, që ishte një port mjaft të rëndësishëm në Adriatik, dhe më pas kishte filluar të dëpëtojë edhe në Bosnje e Dalmaci.[18] Tokat e bregdetit të të ashtuquajturës Perandori Bizantine po kërcënoheshin me të madhe. Aty banonte vetëm kombi ilir. Nuk kishte popull tjetër.
Në mes të viteve 1000 deri në vitin 1004 perandori maqedonas, Basili të I, shtiu në dorë tërë pjesën lindore të gadishullit ilirik, pra siç thotë Norwich, “gadishullin ballkanik”,[19] në saje të luftërave fetare të paskrupullta, që është pikërisht koha e botimit të fjalorit të madh enciklopedik grek “Sounda” dhe futja e gjuhës greke si “gjuhë zyrtare”. Harrohen me qëllim të caktuar etnitë tjera të Perandorisë Bizantine, në radhë të parë etnia kombëtare ilire, që ka qenë në të vërtetë baza e perandorisë Bizantie prej Kostandinit të Madh e këndej; e kulturës së saj fetare; e shtrirjes ilire prej tokavë të saj autoktone deri në Azi e Afrikë. Këto lufta të Bazilit të I zgjasin me sukses për 32 vite, d.m.th. deri në vitin 1018, më moshën e tij 60 vjeçare, dhe Bullgaria kishte rënë në dorë të tij. Perandori Bazili i I ishte shpallur “bullgaroktoni”, pra “shfarosësi i bullgarëve”, që, siç e thotë me të drejtë Norwich, “kishte qenë një perandor i jashtëzakonshëm” dhe ushtria i ngjante “një lumi llave, që për-paronte ngadalë, por pa u ndalur”, sepse ushtarët nuk e donin, dhe asnjë perandor nuk kishte hipur më parë “aq i vetmuar” si ai.[20] Po e rikujtoi edhe njëherë se pikërisht në këtë kohë ishte bërë i njohur Fjalori Enciklopedik “Sounda”, ndërsa greqishtja e kishte marrë tretmanin e “gjuhës zyrtare” prej Herakliut e këndej, pra vendin e gjuhës së shtetit, “duke e lënë latinishten që të mbijetonte në mjediset ushtarake dhe në disa raste ceremoniale”.[21] Për këtë shkak dhe jo rastësisht, grekët përplaseshin shumë për dominim, që prej Herakliut e deri në Bazilin e II.
Në këtë përpjekje dhe në këtë luftë po merrnin pjesë iliro-shqiptarët, të cilët, ishin lënë në një pozitë sekondare në tërë Perandorinë Bizantine, pasi që luftërat fetare qenë luftërat në të cilat gjithashtu merrnin pjesë. Atëbotë, iliro-shqiptarët fshiheshin pas grekëve, siç fshihej vetë edhe Bazili i I, siç quhej në ato luftëra “shfarosësi i bullgarëve”, por që ishte “maqedonas”, në familjen e madhe maqedonase të Perandorisë Bizantine.
A ishte maqedonas Leka i Madh, që fliste atëbotë gjuhën greke? Jo, pra. Ai ishte i kombësisë së atëhershme shqiptare, d.m.th. iliro-maqedone, dhe për këtë figurë të madhe përlahen disa kombe për ta përvetësuar, por nënën e tij, Olimpinë, nga Epiri, nuk e shdërrojnë në ndonjë “komb” tjetër, madje as greke, siç nuk mund ta shdërrojnë në grek Pirro Burrin, mbretin tonë të Epirit, që na quajti “bij të shqipes” dhe fliste pa dyshim gjuhën shqipe, sepse ishte iliro-epirot, siç ishte familja dhe vet Leka i Madh(Aleksandri). Familja e madhe Burri e mbajti me mija vite Zvicrën të gjallë nëpër duar, dhe në çdo Kanton e nxuar me disa ndryshime të vogla politike Flamurin dy krerësh, ndërsa Leka i Madh (Aleksandri) bëri mirë atëherë me iliro-maqedonët, që na i la në Pamir të Taxhikistanit, së bashku me dy rajonet e Afganistanit dhe Pakistanit, që të flasin sot gjuhën e paharruar pellazgo-ilire. Na duhet të mendojmë, se çfarë ka dashur të na thotë Leka i Madh pas mija vjetësh.[22]
Maqedonasit nuk ishin “sllavo-maqedonë” të bullgarisë, sepse në fakt, nuk e kuptonin “gjuhën sllave” të Cirilit dhe Metodit, por pjesa dërmuese e Madedonisë ishiniliro-maqedonë, pra shqiptarë të besimit të krishterë, që e kishin vendosur gjuhën greke si gjuhë zyrtare në Perandorinë Bizatine, prandaj i luftonin rrebtë bullgarët, si armikun më të vendosur të Perandorisë Bizantine, bashkë me këtë gjë, armikun e vendosur të shqiptarëve, pra, të fesë së krishterë ortodokse, sepse ata qenë për një luftë fetare, ndërsa më vonë, nën sundimin osmanë, pjesa më e madhe e tyre ndërruan fenë në fe muslimane sunite, dhe një pjesë e jona shqiptare mbeti nën “përkatësinë”maqedone, që sot flasin sllavo-meqedonisht.
Po të shikojmë pak më kronologjikisht. Edhe grekët e rinj, që ishin mjaft dinakë dhe të pa shpirt, dallojnë diametrialisht prej “pellazgëve hyjnorë”.
Të gjithë pjesëtarët e popullatës së Epirit kanë qenë iliro-epirotë, pra shqiptarë. Në kohën e vonë, kur është njohur Epiri për të dytën herë, nën Perandorinë Bizantine, ka qenë tërësisht pjesë e fesë së krishterë, por, ajo si gjithmonë, ka mbetur pjesë ilire. Dihet, se Paleologët (Paleologus) kanë qenë një dinasti e vonë iliro-shqiptare ngaEpiri, e fundit në Perandorinë Bizantine, e cila u përpoq në të gjitha pikat të harmonizojë fenë e krishterë në mes Lindjes e Përëndimit, pra Vatikanit të Romës dhePatrikanës Ekumene të Kostandinopojës, për të shpëtuar perandorinë Bizantine nga rënia dhe për të shpëtuar kombin ilir nga shpërputhje e feve, që vinin nga të gjitha anët, në radhë të parë, rreth perandorisë dhe mbrenda perandorisë. Në këtë periudhë ishin zgjuar “sllavët” e Ballkanit, përmes luftërave, të cilët ishin martuar me pjesëtarë të familjes perandorake, Peleologëve, prandaj kishin “ngritur kokë” princat e tyre, Stefan Uroshi i II, Millutini apo Stefan Uroshi i III, Deçanski dhe Stefan Dushani, pra bij të lindur nga bijat Paleologëve.
Paleologët kanë bërë përpjekje për të sunduar Perandorinë Bizantine prej vitit 1259 nën Mikelin e VIII, Paleologun (që ndonëse e shënojnë gabimisht autorët Mihali i VIII[23]) e deri në vitin 1453, kur jep shpirt familja e tyre me perandorin Kostantini i XI, Paleologun, gjatë vrasjes mizore të Sulltan Mehmeti të II, e marte, 29. Maj 1453,[24] me shqiponjën me dy kokë, si simbol e stemë të familjes perandorake epirote të Paleologëve[25], pra shqiptare. Ata qenë pjesë e fesë së krishterë ortodokse dhe është etiketuar disa herë nga Vatikani si “e Lindjes”, si fe tjetër nga feja e krishterë romake, me grekët brenda, që i luftonin apo i shfrytëzonin këto luftëra për dominimin e tyre sipas përkatsisë fetare apo nga ndasitë fetare...
Siç dihet, njerëzit tanë nuk i lexojnë librat e shumta të historisë apo shkencat, të cilat, i përcjellin pjesërisht symbylltas, pra nuk dinë të lexojnë midis rreshtave, ku nuk ka asgjë të shkruar. Ata nuk e kuptojnë sa duhet tekstin, se lerë më kontekstin e nëntekstin. Pra, “e kuptojnë” historinë nga ata që na i thonë këto gjëra qindra herë, mbjellin e korrin gjërat e nevojshme për t`i përgaditur në kuzhinën serbo-greke, sikur ato janë më të mirat dhe nuk i sjellin në kokë prapavijat e tyre. Mjerisht, vrapojnë për të marrë gjëra“të nevojshme” prej armiqve tanë më të urryer, serbo-grekëve, e për të na i dhënë këto gjëra nëpër gjumin shumëvjeçar. Kur shkruan, flet dhe na godet një grek, nuk do mend se e njëjta gjë na vjen njësoj nga serbi. Greko-serbët janë njësoj: antishqiptarë, dhe anasjelltas. Prore luftojnë të dytë kundër nesh, duke na i futur në këtë mes elementin e tretë- turqit. Kur nuk bënë numri një, provon numri dy, dhe nëse nuk na trullosin dy të parët, na e servojnë të tretin-turqit. Që të tretë na varen prej koke, sa nuk shohim mirë dhe nuk e dimë se, iliro-pellazgët, pra ne, kemi qenë që kur në këto troje, që nga krijimi i hapësirës me njerëz, mija mileniume, e deri në ardhjen e “grekëve” në këtë hapësirë, turko-sllavëve e serbo-turkëve. I katërti, na është bota përëndimore. Ajo i bluan ato që ia ka dhënë greku, rusi, bullgari dhe serbi në tryezën e vet të punës dhe nuk ka vend ku të lëjë apo ta shohë të vërtetën. Aq më pak, ne nuk dijmë të vëtetën, sepse hyjnë qindra mija libra të greko-serbëve, bullgarëve, rusëve, italianëve, anglezëve dhe amerkanëve, frankëve, portugezo-spanjollëve, të cilat, janë kryesisht libra të dobëta. Me gojën tonë i pëshpërisim paqavuret greko-serbo-rusëve dhe na duket sikur po themi “të vëtetën”. Pra, ende kemi mbetur mbrenda kurthës...
Ata nuk e kuptojnë se iliro-pellazgët kurdoherë kanë qenë të lidhur me Zotrat, me besimin e Zotrave, se janë bijtë e Zotit në tokë; që qysh në flamur e nëpër luftëra të shumta anë e kënd botës e lidhin veten me shqiponjën, pra, me Zotin, me krahët e shqiponjës; me yllin dhe yjet e pamatur, që njëri ndër ta, Dielli, është ylli më i vogël; me rrufenë, gjallesat e me dhinë- që di të mbijetojë edhe nëpër shkrepat më të rrebta, por njëra, dhia Aigina, ka ditur ta rritë Zeusin, Zotin mashkulll të parë, pas Amazonave pellazge, pas Selëve të Epirit dhe Sellen, zotreshën e parë të Sellëve; me gjarpërinjt etj...
Dihet, se flamuri kombëtar nuk është siç e kanë “dokumetuar” autorët shqiptarë[26], se shqiponja me dy kokë (bycephale) është shumë e lashtë. Ajo daton që në shekujt e IV-II para erës sonë. Haset shpesh në mënyrë grafike, nëpërmjet sendesh e zbukurimesh, tek Ilirët, fiset Hitite, popuj e shtete të Mesdheut, në Shqipëri, në Austri, Gjermani, Danimarkë, Zvicër, Ballkan, Serbë e Rusë, etj.[27] Flamuri shqiptarë e ka prejardhjen nga shekulli i II pas Krishtit, kur perandori ilir romak Genti nxori monedhën e vet, në të cilën është varianti më bindësi i shqiponjës me dy krerë, ku shkruhet edhe emri DARDANION. Dardanion është Dardania e Turqisë së sotme. Ajo është para-ardhëse e Dardanisë kosovare.[28] Në faqen tjetër, ajo e ka shqiponjën me dy krerë. Është simboli ynë i parë. Shqiponja e përcjell urdhërin e Zotit dhe “e rrëmben”Ganimetin, sipas mitologjisë, për ta dërguar në qiell.[29]
Për të tjerat, do të shohim në shkrimin tjetër...
[1] Pasho Baku, “Enciklopedia universale e ilustruar”, Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë 2011, faqe 527.
[2] Po aty, faqe 49-50.
[3] Po aty, faqe 471-473.
[4] Po aty, faqe 920.
[5] Po aty, faqet 961-963.
[6] Po aty, faqe 529.
[7] Po aty, faqe 530.
[8] Shiko veprën e J. J. Norwich-it, „Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie 330-1453", faqe 368-369.
[9] Pasho Baku, vepra e përmendur, faqe 450.
[10] Po aty, faqe 518.
[11] Po aty, faqet 518-519.
[12] Shiko veprën e Sami bej Frashërit, „Shqipëria ç`ka qenë, ç`është dhe ç`do të bëhet“, Konstandinopojë 1887.
[13] Vetën në këtë pikë e bën të njëjtin gabim Besnik Imeri. Le të shohim veprën e tij, në faqen 53.
[14] Besnik Imeri, po aty, faqe 72.
[15] Edison L. Clark, „Racat e Turqisë Evropiane, historia e tyre, gjendja dhe prospektet“, New-York, Brodway, 1878.
[16] Sipas një shkrimi të Abdyl Bej Frashërit, të botuar në „Moniteur Universel“ të Parisit, në vitin 1879, cituar sipas veprës së Besnik Imerit, faqe 77.
[17] Besnik Imeri, e njëjta vepër, faqe 33.
[18] John Julius Norwich, "Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie (330-1453)", faqe 199-200.
[19] Po aty, faqe 200.
[20] Po aty, faqe 201.
[21] Averil Camerun, "Bizantinët", Dituria", Tiranë 2008, faqe 218.
[22] Shiko shkrimet e Salih Mehmetit, „Qytetërimet pellazge në Azinë Qendrore“ dhe „Pamiri- zgjidhja e një enigme iliro-maqedonase“, të publikuar në Etnikumin Shqiptar, te www.pashtriku.org.
[23] Shiko veprat: J.J. Norwich, „Bizanti-Shkëlqimi dhe rënia e një perandorie, 330-1453“ dhe të Pasho Bakut, „Enciklopedia universale e ilustruar“.
[24] Shiko veprën e J.J.Norwich, deri në fletën e fundit.
[25] Shiko veprën e Pasho Bakut, faqe 703.
[26] P.sh. Jaho Brahaj, që është libri më i mirë, por i mangët, „Flamuri i kombit shqiptar“, Sarbas, Tiranë 2007.
[27] Vepra e Pasho Bakut, faqe 328.
[28] Po aty, faqe 353.
[29] Po aty, faqe 353.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...