Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/07

Arritje historike e mjekësisë në Spitalin Amerikan në Tiranë




Spitali Amerikan, i pari dhe më i madhi institucion shëndetësor në vend realizon transplantin e mëlçisë. Mjekët e këtij spitali realizuan me sukses, për herë të parë në Shqipëri transplantin e mëlçisë në një fëmijë tre vjeç.





Pacienti dhe nëna e tij, dhuruese e një pjese të organit të mëlçisë, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ditën e hënë, më 28 janar 2013, ekipi i specializuar i mjekëve kirurgë në Spitalin Amerikan, realizuan për herë të parë në Shqipëri transplantin e mëlçisë. Kjo ka qenë një sfidë dhe më e vështirë pasi ky transplant u krye tek një fëmijë 3 vjeçar.


description
 Arritja e madhe në fushën e mjekësisë , i solli fatin e shumë dëshiruar djalit tre vjeçar Mikele Janji, i lindur me atrezi biliare dhe si rrjedhojë me mëlçi tërësisht të dëmtuar, të jetojë në vazhdim si gjithë moshatarët e tij.



 Ekipi i përbërë nga profesorë dhe mjekë të Spitalit Amerikan kanë kryer ndërhyrjen kirurgjikale të transplantit të mëlçisë.


 Kjo ndërhyrje, e para e këtij lloji jo vetëm në mjekësinë shqiptare, e cila zgjati përreth 10 orë, doli me sukses dhe tashmë pritet vetëm reagimi i fëmijës ndaj transplantit.



Sipas mjekëve të Spitalit Amerikan, Mikele dhe nëna e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë përballuar së bashku, me sukses këtë ndërhyrje.



Por ende ka shumë për të bërë pasi ndjekja dhe terapia post operative është po aq e rëndësishme sa operacioni.


Mikele do të trajtohet në reanimacion në një kujdes intensiv të mjekëve dhe infermierëve të spitalit. Shpenzimet e kësaj ndërhyrje janë donuar nga biznesmeni Kadri Morina.

Flori Bruqi

Turqia: Shqipëria, fuqi në rajon

description
Gjatë një takimi me homologun e tij turk, Ismet Yilmaz, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami ka deklaruar se në katër vitet e fundit Shqipëria ka realizuar 100 përqind bashkpunimin ushtarak me Turqinë. Imami tha se me Turqinë do bashkpunohet për ndërtimin e aeroportit të Kuçovës. Yilmaz tha se bisedoi me Imamin për të gjitha marrëdhëniet në fushën ushtarake dhe se shteti i tij kërkon një Shqipëri të fuqishme në rajon, njofton tch. Ndërsa gjatë takimit që presidenti i Republikës Bujar Nishani pati me ministrin Yilmaz u shpreh se Shqipëria dhe Turqia janë partnere strategjike dhe se bashkëpunimi ndërmjet tyre në të gjitha fushat, e veçanërisht në fushën e mbrojtjes, mund të konsiderohet si model për vendet e NATO-s dhe të gjitha vendet që aspirojnë paqe, siguri dhe stabilitet.

Kur precizioni shndërrohet në art



nene Tereza
Kur u hedh një shikim të shpejtë, ato duken si foto bardh e zi. Por në fakt, secila prej tyre është një vizatim i detajuar me laps. Realizmi e habitshëm i pikturave të tij duket se do ta bëjë autorin po aq sa të famshëm sa personazhet e tij: Beyonce, Amy Winehouse, Princesha Diana dhe Nënë Tereza.
Kelvin Okafur është 27 vjeç. Ai është diplomuar në Middlesex University në art. Skicat e tij nuk mund të quhen të tilla, pasi nuk ndryshojnë shumë nga fotografitë e shkrepura me aparat dixhital. Artisti nga Londra ka fituar disa çmime për punët e tij të jashtëzakonshme. Ai thotë se çdonjëra prej punëve të tij i merr nga 80-100 orë për t’u përfunduar. Ai përdor vetëm lapsin dhe ndonjëherë grinë pastel dhe thotë se është i pasionuar pas precizionit.
“Dua që pikturat e mia të ngjallin emocion, sa që t’i bëjnë shikuesit të ndihen sikur po shikojnë një subjekt real”, thotë ai. “Kam qenë gjithnjë tip kreativ, por me kalimin e kohës rashë në dashuri me punën që mund të bëjë vetëm një laps”, thotë artisti, që kalon disa ditë duke i studiuar fotografitë, duke u përqendruar te sytë.
Pikturat e Okafur shiten nga 9000 -14 000 euro, në varësi të përmasave.
beyonceamyheathdianajimriri
Kelvin Okafor
                                                                  Kelvin Okafor



“Ditari i Ana Frankut” vjen në variantin dixhital

Dixhitalizohet ‘Ditari i Ana Frankut’. Ai tani ka formën e një aplikacioni, që ofron shumë fotografi të papublikuara deri më tani nga jeta e familjes Frank. Karl Silberbauer ishte personi që zbuloi vendstrehimin e vajzës që do të hynte në histori me ditarin e saj. Oficeri i njësive fashiste SS bëri që Ana të mos i mbijetonte holokaustit, njësoj si 6 milion hebrejtë e tjerë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

ana


 Ditari i Anës u kthye në një dëshmi autentike të krimeve të nazizmit. Ai u botua në vitin 1947 dhe është lexuar nga miliona njerëz në të gjithë botën. Tashmë është publikuar një aplikacion i ri mbi jetën dhe vdekjen e Anne Frank dhe për ditarin e famshëm të saj, shkruan ‘The Guardian’. Si materiale të reja shfaqen edhe shumë fotografi nga jeta e familjes Frank, të shkrepura nga babai i Anne, Otto, një fotograf amator i pasionuar. Për herë të parë mund të shihen edhe disa xhirime filmike, si dhe shënime të ndryshme familjare, të cilat publiku nuk pati rast t’i shihte. Të gjitha këto janë pjesë e aplikacionit të veçantë ‘The Diary of a Young Girl’, respektivisht e “Ditarit të Anne Frank’, i cili ofron përplot materiale dhe një perspektivë të re të kësaj ngjarjeje tragjike.

Tropoja i refuzon titullin “Qytetar Nderi” akademikut Rexhep Qosja

Akademiku kosovar, Rexhep Qosja, reagon për refuzimin e titullit “Qytetar Nderi” nga komuna e Tropojës. Qosja thotë se vendimi i kryetarit të Komunës së Tropojës, Ramë Kortoçi, për të mos i dhënë titullin që i ishte propozuar,, është i detyruar prej Berishës.

“E kuptoj dhe e ankoj. Është detyruar prej stalinistit të fundit europian ende në pushtet të bëjë çka në të vërtetë s’ka dëshiruar të bëjë!”, thotë Rexhep Qosja.

Ai falënderon nismëtarët e vlerësimit të tij dhe shprehet i bindur se një ditë do t’i kërkojnë falje për anulimin e vendimit të marrë në muajin nëntor.

rexhep-qosja
Tropoja i refuzon titullin 
“Qytetar Nderi” akademikut Rexhep Qosja

1 shkurt – Tropoja i refuzon akademikut Rexhep Qosja titullin “Qytetar Nderi”. Gazeta Shqiptare shkruan sot se ka qenë vetë kryetari i Komunës Tropojë-Fshat, ai që përmes shkrese që mban datën 8.11.2012 e ka refuzuar vendimin e këshillit për të shpallur qytetar nderi akademikun nga Kosova.

Kreu i komunës së Tropojës, Ram Kortoçi, rendit disa argumente për refuzimin e dhënies së këtij titulli. ”Për marrjen e një titulli të tillë duhet që personi i propozuar të ketë dhënë një kontribut ku të ketë përfituar komuniteti i kësaj komune dhe për këtë arsye personi në fjalë nuk e plotëson këtë kriter”, thotë Kortoçi, i cili shton më tej se Qosja nuk e ka falënderuar Tropojën asnjëherë për ndihmën që u dha kosovarëve në vitin 1999.

“Një njeri që mban titullin akademik dhe një njeri që e ndjek situatën duke e ditur gjendjen e kombit të tij në çdo pjesë të territorit, akademik Rexhep Qosja e ka ditur se në vitin 1999, në kohën e largimit të kosovarëve me dhunë nga trojet e veta, Tropoja, ky vend që nuk kishte vend për familjet e veta, u hapi derën vëllezërve kosovarë. Por Qosja nuk e zuri kurrë në gojë këtë akt, siç bënë pjesa më e madhe e intelektualëve kombdashës kosovar”, shkruan kryetari i Komunës Tropojë-Fshat.

Tropoja është një komunë në rrethin me të njëjtin emër. Fshatrat e kësaj komune janë në kufi me Kosovën.
Akademiku Rexhep Qosja është nderuar me titullin “Qytetar Nderi”, Gjirokastër dhe Tepelenë, si dhe mban titullin “Nder i Kombit”. Në 28 nëntor 2012, Qosja u nderua në Vlorë me titullin “Qytetar Nderi” së bashku me ish-ambasadorin amerikan, Xhon Uidhers. Qosja e ka kritikuar shpesh kryeministrin Berisha dhe mënyrën e tij të qeverisjes. Vitin e kaluar, në disa intervista në media, Qosja u shpreh se Berisha është shkaktari kryesor i të gjitha problemeve të shqiptarëve në 22 vitet e fundit.

Hamdi Sopa nuk u vra nga familja e tij, prokuroria ka dështuar të vërtetojë aktakuzën, ndërsa ekspertiza mjeko ligjore është e gabuar, deklaroi, avokati Florin Vertopi.


Një muaj paraburgim për gruan dhe vajzat e Sopës
Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Supreme, me kërkesë të prokurorit, ua ka caktuara masën e paraburgimit prej 30 ditësh bashkëshortes dhe dy vajzave të Hamdi Sopës, i vrarë ditë më parë, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati mbrojtës i bashkëshortes së të ndjerit Sopa, Florin Vertopi. Sipas këtij të fundit, të pandehurat janë duke i mohuar dyshimet se ato janë të përfshira në vrasjen e Hamdi Sopës. Sipas avokatit, Vertopi, që të triat pritet ta vuajnë paraburgimin në Burgun e Lipjanit.

Vertopi, Sopa u vetëvra-kishte presion, do të kërkojmë zhvarrimin
Hamdi Sopa nuk u vra nga familja e tij, prokuroria ka dështuar të vërtetojë aktakuzën, ndërsa ekspertiza mjeko ligjore është e gabuar, deklaroi, avokati Florin Vertopi. Rasti i vrasjes së Hamdi Sopës, tha se prokuroi nuk ka arritur që të artikulojë provat e mirëfillta për caktimin e paraburgimit.
Ai tha se prokurori Blerim Isufi, ka gabuar edhe në interpretimin e fakteve elementare, megjithëse e pohoi se ai vetë nuk është ekspert. Ai tha se trupi ka rënë shtatë metra larg pikës së nisjes, dhe siç supozon prokurori, viktima nuk do të ishte mundur të shtyhej deri në atë pikë.


Ai tha se Ballkoni është shumë i papërshtatshëm, që kufoma të ishte hedhur pas vdekjes, siç pretendon prokurori, pasi kufoma do të kishte zënë në ballkonet e të tjerëve.
Ai tha se duhet të sigurohen rrobat e profesoreshës Teutë, pasi rrobat e saj pavarësisht që ishin marrë për hetime ato janë rikthyer.


Nëse prokurori ka pretenduar se ka rezistuar viktima ndaj tri femrave, do të kishte mundur ti linte lëndime të paktën njërës prej tri femrave, dhe asnjëra nuk e ka asnjë lëndim trupor.
Ai tha se të gjitha janë prova të vetëvrasjes, ka provuar vetëvrasje fillimisht në banjo, pastaj ka pasuar kërcimi.

Mbrojtja nuk i ka shkresat. Deri më sot janë dëgjuar vetëm rrëfimet e policisë dhe prokurorisë, por jo të akuzuarave.
Trupi është rrëzuar ndërmjet maqinës dhe enës së banjos. Ai tha se prokuroria nuk ka ofruar dëshminë e thikës, nëse ajo i ka gjurmët e vajzave apo gruas.
Një gazetarë ka prova hetuese më shumë se sa policia dhe mbrojtja. Prej nga pyeti Vërtopi? Kjo më shërben që të kërkojë që rastin ta merrë EULEX-i”, tha Vërtopi.
Ai tha se klientja e tij nuk e ka pa plagën e Sopës.


Prova për paraburgim në bazë të ekspertizës mjekoligjore, që sipas tij kjo ekspertizë është e gabuar. Ai tha se do të kërkojnë edhe ekshumimin. Ai tha se ka fakte të reja, do të kërkojnë ekspertizë. Ai tha se ka raste si në Malishevë, që në dy ekspertë të kenë tri mendime.


Ai tha se nuk ka prova që janë dëmtuar të pandehurat, nuk ka prova bindëse të paraqitura nga prokuroria.
Ai tha se të akuzuarat janë përgjegjur para gjyqtarit të procedurës paraprake.


Ai tha se sikur të ishte thika mjet vrasje, atëherë atë provë klientët e tij do ta kishin humbur thikën.
Ai tha se z.Sopa ka qenë nën presion, puna në informim është shumë e rëndë.


Nëse ai ka qenë i qetë, atëherë është një motiv shtesë. Ai tha se nuk janë gjetur as narkotikë, siç kanë shkruar mediat duke e akuzuar vajzën madhe të Sopës. Ai bile tha se familja Sopa ishte e shëndoshë.
Profesoresha Teuta është kimiste, a nuk ka mundur që ajo ta sulmonte me mjete kimike dhe tia ulte imunitetin dhe ta shkatërronte.


Ai tha se klientet e tij do po shkatërrohen. Ai tha se këtë rast duhet ta marrë përfundimisht EULEX-i.



Duke folur për rastin Kleçka, tha se Gjykata Supreme nuk ka sjellë aktgjykim, por aktvendim, dhe e ka ndryshuar çështjen e fakteve, ai tha se këtë muaj klientit të tij të përfundon. 




Kamera regjistron lëvizje të dyshimta të gruas dhe vajzave të Hamdi Sopës



“Koha Ditore” ka marrë vesh se ka video që dëshmojnë për lëvizjet e dyshimta të të dyshuarave. Sipas një dëshmitari, i cili ka thënë se i ka parë vetë lëvizjet e tyre nga një pozicion i përafërt me një kamerë që ka filmuar, fill pas lajmit se Sopa ka rënë nga ballkoni ka parë vajzën e tij Artinën duke dalë më vrap nga dera e banesës.

Pas saj, sipas tij, kanë dalë gruaja dhe vajza tjetër me vrap. Pas disa minutash ato janë ngjitur në banesë, për të dalë sërish. Sërish ato ishin kthyer e kishin dalë. Herën e fundit kur kishin shkuar në banesë ishin veshur trash duke u mbështjell edhe me shall.

“Artina fliste në telefon me dikë, e Erna shkruante sms duke u endur nëpër korridor. Ato flisnin diçka me zë të vogël dhe më vonë kanë dalë”, ka treguar dëshmitari.

Doli në shitje numri më i ri i revistës “Jeta e Re”.




Edhe në këtë numër voluminoz janë botuar shkrime të ndryshme nga autorë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Një prezantim më i veçantë i është bërë prozatorit malazez Andrej Nikolaidis, i cili kësaj here prezantohet me novelën “I biri” (përkthyer nga Hajro Ulqinaku), novelë kjo e shpërblyer me çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsi në vitin 2011.

Revista mbyllet me një shkrim kritik për këtë roman, ndërsa pjesën tjetër të saj e mbushin shkrimet e poetëve amerikanë (përkthyer nga Uk Lushi): Katy Lederer, Traci Brimhall, Natalie Diaz, Jericho Brown, Katherine Larson, Kara Candito, Carrie Fountain, Eduardo C. Corral, si dhe Edna St. Vincent Millay (përkthyer nga Viola Isufaj) dhe poezi nga Bardh Frangu dhe Ndue Ukaj.

Në prozë janë paraqitur gjithashtu edhe: Bajram Kosumi, Besa Salihu, Butrint Berisha dhe Esat Avdyli, kurse në rubrikën e intervistës janë përfshirë përgjigjet e tetë poetëve amerikanë dhe një bisedë me dramaturgun Milazim Krasniqi.



Te rubrika e dramës është prezantuar Ridvan Dibra me dramën “Muzg”, kurse te kritika janë përfshirë shkrime nga: Claus Uhlig, James Joyce, Simon Hadler, Hana Limani, Klodiana Danaj, Gëzim Aliu, Griselda Doka, Agron Y. Gashi, Donika Dabishevci, Fitore Xani, Gresa Katana, Arben Januzi etj. Revista 64-vjeçare “Jeta e Re” edhe me këtë numër ka vazhduar traditën e saj duke bërë prezantimin e vlerave të dëshmuara dhe promovimin e talenteve të reja.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...