2013-02-07

Tropoja i refuzon titullin “Qytetar Nderi” akademikut Rexhep Qosja

Akademiku kosovar, Rexhep Qosja, reagon për refuzimin e titullit “Qytetar Nderi” nga komuna e Tropojës. Qosja thotë se vendimi i kryetarit të Komunës së Tropojës, Ramë Kortoçi, për të mos i dhënë titullin që i ishte propozuar,, është i detyruar prej Berishës.

“E kuptoj dhe e ankoj. Është detyruar prej stalinistit të fundit europian ende në pushtet të bëjë çka në të vërtetë s’ka dëshiruar të bëjë!”, thotë Rexhep Qosja.

Ai falënderon nismëtarët e vlerësimit të tij dhe shprehet i bindur se një ditë do t’i kërkojnë falje për anulimin e vendimit të marrë në muajin nëntor.

rexhep-qosja
Tropoja i refuzon titullin 
“Qytetar Nderi” akademikut Rexhep Qosja

1 shkurt – Tropoja i refuzon akademikut Rexhep Qosja titullin “Qytetar Nderi”. Gazeta Shqiptare shkruan sot se ka qenë vetë kryetari i Komunës Tropojë-Fshat, ai që përmes shkrese që mban datën 8.11.2012 e ka refuzuar vendimin e këshillit për të shpallur qytetar nderi akademikun nga Kosova.

Kreu i komunës së Tropojës, Ram Kortoçi, rendit disa argumente për refuzimin e dhënies së këtij titulli. ”Për marrjen e një titulli të tillë duhet që personi i propozuar të ketë dhënë një kontribut ku të ketë përfituar komuniteti i kësaj komune dhe për këtë arsye personi në fjalë nuk e plotëson këtë kriter”, thotë Kortoçi, i cili shton më tej se Qosja nuk e ka falënderuar Tropojën asnjëherë për ndihmën që u dha kosovarëve në vitin 1999.

“Një njeri që mban titullin akademik dhe një njeri që e ndjek situatën duke e ditur gjendjen e kombit të tij në çdo pjesë të territorit, akademik Rexhep Qosja e ka ditur se në vitin 1999, në kohën e largimit të kosovarëve me dhunë nga trojet e veta, Tropoja, ky vend që nuk kishte vend për familjet e veta, u hapi derën vëllezërve kosovarë. Por Qosja nuk e zuri kurrë në gojë këtë akt, siç bënë pjesa më e madhe e intelektualëve kombdashës kosovar”, shkruan kryetari i Komunës Tropojë-Fshat.

Tropoja është një komunë në rrethin me të njëjtin emër. Fshatrat e kësaj komune janë në kufi me Kosovën.
Akademiku Rexhep Qosja është nderuar me titullin “Qytetar Nderi”, Gjirokastër dhe Tepelenë, si dhe mban titullin “Nder i Kombit”. Në 28 nëntor 2012, Qosja u nderua në Vlorë me titullin “Qytetar Nderi” së bashku me ish-ambasadorin amerikan, Xhon Uidhers. Qosja e ka kritikuar shpesh kryeministrin Berisha dhe mënyrën e tij të qeverisjes. Vitin e kaluar, në disa intervista në media, Qosja u shpreh se Berisha është shkaktari kryesor i të gjitha problemeve të shqiptarëve në 22 vitet e fundit.

No comments:

Post a Comment

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...