Valmir Tertini
Problemi është i thjeshtë. Unë i di logot e kanaleve të Kosovës, mirëpo nuk po më kujtohen ngjyrat e atyre kanaleve. Skemat e tyre programore janë aq të ngjeshura saqë gjithë paraditen shfaqin repriza. Besa ndonjëherë na kthejnë aq mbrapa duke shfaqur seriale turke e vendore, të cilat kanë qenë para 5 vjetësh. Na bëjnë të mendojmë edhe një herë për fundin e botës, që nuk ndodhi më 2012. Emisionet premierë duken sikur janë repriza. Shkaku është teknik, thonë. Po lëre shkakun teknik, aty nuk rrëfehet asgjë. Fjala e fundit e teknologjisë HD është një make up i mirë, mirëpo nuk duhet ta grimojmë një të moshuar, sepse ai thjesht është i moshuar.
Në mungesë të shpikjes, kopja e mirë kryen punë
Të mos shkojmë shumë larg se nuk dihet a mund të kthehemi. Po ndalemi tek “Shqipëria e madhe”. Ata thjeshtë “po kopjojnë”, ama po kopjojnë shumë mirë. Bile po futen në listat e realizimeve më të mira. Mjafton vetëm një cikël dhe ata janë në gjendje të vazhdojnë vetë. Stafi është një tjetër dhuratë që e kanë. Këtij stafi s’i mungon asgjë, madje as bukuria. Ka edhe shumë njerëz nga Kosova, besa në fillim kanë nisur me kosovarë. Është e thjeshtë: Kosova prodhon njerëz për gjithë botën e nuk ndal asgjë për vete. Është sikur ata që bëjnë bakllavë: gjithmonë një e bëjnë për vete, por nëse ua kërkon dikush atëherë edhe atë e shesin.
Emisionet lëvizin nëpër televizione
Më mirë është të rinovojmë apo të nisim nga fillimi? Definitivisht kjo e dyta. Kemi shumë mundësi të zgjerohemi, të ngushtohemi, të rritemi apo edhe të hymë brenda në tokë. Nuk e di pse televizionet kosovare marrin emisione nga një tjetër televizion, kur ata munden vetë të servojnë diçka të re e të mirë. Besa edhe “rrisin mendjen” se “të gjithë po vijnë tek ne se ne jemi më të mirët”. E nuk e dinë se atyre iu ka mbetur vetëm paketimi sepse ato emisione janë konsumuar shumë më herët. Nuk e di pse televizionet private “shajnë” televizionin publik, kur ata po marrin emisione nga ky televizion. Atëherë bëhu burrë dhe thuaj faleminderit sepse publiku sheh më shumë sesa ty. Për këtë arsye e ka telekomandën në dorë. E krejt puna e televizionit është që atë telekomandë t’ia heqësh nga dora dhe ai të fokusohet në atë që ti po e shfaq.
Hapësira, ajo çka i duhet mediatikëve të rinj
Lindja e idesë është një gjë, e cila do të jetojë bashkë me ty. Në fillim mendon se gjithçka ka arritur kulminacionin, por është e kundërta: ajo vetëm sa ka lindur e ti duhesh ta rrisësh, pra ta realizosh. Mundohesh në maksimum e duke kaluar sfida të ndryshme, vetëm e vetëm që ideja ta shoh dritën e bardhë mediatike. “Diçka kemi bërë” i thua vetes. Por ajo ende është në gjysmë të rrugës. Vjen koha ta prezantosh diku, duke e ditur se bashkëbiseduesi nuk e ka idenë se për çfarë po flitet. Andaj duhet të presësh përgjigjen nga një person, i cili nuk është adekuat për postin që mban. Thjeshtë ke një paragjykim. Mirëpo, meqenëse se iu ke futur asaj rruge, atëherë dili në krye.
Përgjigjja qëndron te ai paragjykimi. Më thonë që duhet ta gjesh dikë për ta realizuar emisionin. OK atëherë, jam në kërkim të kësaj rruge. Shpresoj ta shoh dikë, i cili vjen në këtë rrugën time. Jo për vete, por për hir të publikut, i cili ia ka harruar ngjyrat kanaleve të Kosovës.

No comments:
Post a Comment