Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/07

Hashim Thaçi merr pjesë në samitin e OIC në Egjipt


Me ftesë të presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Mohamed Morsi, kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Egjipt, ku do të marrë pjesë në Samitin e Konferencës Islamike(OIC) që po mbahet në Kajro.

Gjatë punimeve të këtij Samiti, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me burrështetas, mbretër dhe kryeministra të vendeve të Konferencës Islamike, me qëllim të rritjes së numrit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, thuhet në njoftimin qeveritar.

Ky është Samiti i dymbëdhjetë me radhë, që organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Islamik, dhe ku Egjipti do të marrë zyrtarisht presidencën për tri vitet e ardhshme.

Pjesëmarrësit po ashtu do të shohin për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe konsultimeve politike në mes të anëtarëve të këtij forumi.


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës në Egjipt, ku po merr pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, është takuar me presidentin e Egjiptit, Mohamed Morsi, i cili edhe i ka bërë ftesën për samit.

Sipas një njoftimit të qeverisë, kryeministri Thaçi gjatё kёtij takimi parashtroi kёrkesёn pёr njohjen e Republikёs sё Kosovёs nga Egjipti.

Gjatё kohёs sa po vazhdojnё punimet e samitit, Kryeministri Thaçi ёshtё duke zhvilluar edhe takime bilaterale me liderё tё vendeve anёtare tё kёsaj organizate me qёllim tё rritjes sё numrit tё njohjeve tё shtetit tё Republikёs sё Kosovёs, thuhet në njoftim.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...