Merita i takon profesor Curtis Cooper të Universitetit të Missourit
Komuniteti shkencor feston një zbulim të radhës, pasi eshtë gjetur një numër prim i ri. Bëhet fjalë për një numër jo çfarëdo, por për më të madhin dhe për më tepër për një numër prim të Mersenne, kategori veçanërisht e rrallë për t'u gjetur. Merita i takon profesor Curtis Cooper të Universitetit të Missourit, me rastin e një projekti të nisur 17 vjet më parë dhe që u quajt "Great Internet Mersenne Prime Search" (Gimps). Ky projekt përdor kompjutera të vendosur në dispozicion nga vullnetarët, për të përpunuar llogari mbi një algoritëm të zhvilluar nga ish-inxhinieri i "Apple", Richard Randall në vitin 1990 dhe lirisht i shkarkueshëm.
Numri i zbuluar është aq i gjatë, që nëse shkruhej me shifra me gjerësi 1 cm do të mbulonte një distancë prej 170 km. Për këtë arsye u shpreh me formulën e murgut francez Marin Mersenne në shekullin e XVII e që saktësisht është: 2 në fuqi të 57.885.161, minus 1.
Për kuriozitet mund të thuhet se Mersenne, i cili frekuentoi kolegjin jezuit të La Fleche, zbuloi një nënklasë të veçantë të numrave, atë që shprehet nga 2 në fuqi të një numri, mundësisht pozitiv e të plotë, minus një. Për shembull, 3-shi, numri më i vogël prim i Mersenne, është rezultat i 2 në fuqi të dytë, minus 1. Ndryshe nga numrat e tjerë, ata të Mersenne janë një nënbashkësi shumë e ngushtë. Ndërkohë që numri i zbuluar nga Copper është vetëm i 48-ti. Për t'u veçuar është edhe fakti që për këtë zbulim, për të cilin profesorit ju desh të kryente një test prej 39 ditësh me radhë, ai do të marrë një shpërblim prej 3 mijë dollarësh.
Ky zbulim ka një rëndësi para së gjithash teorike, pasi shton kuptimin tonë për numrat dhe shihet si tepër e domosdoshme për zhvillimin e njohjes njerëzore. Megjithatë duhet thënë edhe se këta numra primë në përgjithësi përdoren në sistemet e kriptografisë dixhitale asimertrike, që është më e përdorshmja në fushën informatike. Të dhënat janë të mbrojtura nga produkti i dy numrave primë shumë të mëdhenj, që përbëjnë kyçin e deshifrimit. Nëse për të shumëfishuar dy numra të përbërë nga qindra shifra duhen të mijtat e sekondit, për të zbërthyer rezultatin në faktorët e tij mund të jenë të nevojshëm vite të tërë. Jo më kot, "Electronic Frontier Foundation", organizata që mbron të drejtat dixhitale të përdoruesve, ka vendosur 150 mijë dollarë për ata që do të gjejnë një numër prim prej 100 milionë shifrash. Do të ishte një instrument i padështueshëm për të garantuar privatësinë e komunikimeve të kriptuara.

No comments:
Post a Comment