2013-02-03

ËSHTË VETËM KUJTESË


Naim Kelmendi


Naim Kelmendi poet i lirisë dhe krenarisë kombëtare


NAIM KELMENDI
 1
RUGOVA ART
PRISHTINË2012
 Download
Shkruan:Shaban Cakolli
Shkrimtari dhe poeti ynë tani më i njohur jo vetëm në hapësirën shqiptare por edhe më gjërë z.Naim Kelmendi,i lindur në Ruhot të Pejës që jeton dhe vepron në Prishtinë,nga fëmijëria ishte i lidhur ngusht me dashurinë për gjuhën, kombin dhe vendlindjen, i cili nisi herët të gërvishte në letra, duke bërë emër fillimisht në revista e më pas do të rrekët në fushën e letërsisë ku ne atëbotë me ëndëje lexonim poezitë e tij,tregime e novela, por që ndër kohë u bë emër i njohur  në gazetari,ku punoj dhjetëra vite në të përditshmën”Bota Sot”,e cila botohej në Zvicërr.Naim Kelmendi nga të gjitha rrymat e letërsisë shquhet në poezi,i cili mund të quhet edhe poet i krenarisë kombëtare,emërtim këtë të cilin e ka dëshmuar në vitin 2000 në përmbledhjen e tij poetike”Shqiptari vdes duke kënduar” e cila flet kryekëput për legjendën Jasharaj,por edhe të bëmat dhe krenaria e shqiptarëve për atdheun.
Në luftën e fundit  në Kosovë,Naim Kelmendi ishte mbi të gjitha luftëtar,reporter lufte,ku  gjenë guximin,frymëzimin,dashurinë dhe gatishmërinë,për të shtruar një varg temash të begata,figura të rëndësishme të atdhetarëve zbardhëjes së çështëjes kombëtare,duke i ofruar lexuesëve një sofër të begatshme shpirtërore,që kanë pasur një diciplinë dobiprurëse për lexuesit tanë,si dhe përmbledhja e tij poetike”Shqiptari vdes duke kënduar” mbetet kryevepër e tij,si dhe e dashur për lexuesit në tërësi.Nëse unë mendoj kështu për këtë kryevepër, duke e njohur  Naimin prej kohësh si mik dhe poet,shumë nga lexuesit duke lexuar dhjetëra përmbledhje të këtij poeti të madh, secili do të shquaj nga një përmbledhëje të tij si kryevepër në veti.Naim Kelmendi është një figurë e arrirë në botën e kulturës shqiptare, i cili me zgjuarësinë e tij prej intelektuali ia del aq bukur të vargëroj dhe të prezantoj të bukurën,shpirtëroren,para artdashësve të artit letrar.
Fillimisht pak fjalë për jetën dhe veprën e  Naim Kelmendit:
Naim Kelmendi u lind me 10 shtator 1959 në Ruhot të Pejës. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Shkruan poezi e prozë, por merret edhe me publicistikë. Nga kritika jonë letrare e kohës, konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë tonë moderne. Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë,sidomos për angazhimin dhe guximin e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar.
Ishte edhe reporter lufte i gazetës kombëtare “Bota sot” në luftën e Koshares me 1999.
Që nga viti 2002, pas kthimit nga Zvicra, ku kishte jetuar dhe vepruar që nga fillimi i viteve nëntëdhjeta, tash jeton dhe vepron në Kosovë.
Naim Kelmendi ka botuar deri tash këta libra:
Shtreza në fjalë,1985
Nyja e Gordit,1992
Albanoi,1992
Pse ashtu Pandorë,1993
Çka të bëj me dhembjen, 1993
Satanai me fytyrë tjetër, 1994
Eklipsi i diellit, 1997
Përballje me vdekjen,1999
Shqiptari vdes duke kënduar,2000
Kohë për të folur gurët, 2001
Sipërfaqja e padukshme,2003
Vrasja e deputetit-monografi,2003
Beteja e Koshares…,publicistikë,2008
Pikëpamje dhe reagime,publicistikë,2008
Në një jetë pas Krishtit,2010
Esenca,2010
Shqiptari vdes duke kënduar(botim i dytë),2010
Është vetëm kujtesë, 2012
Antologjia e dhembjes poetike, 2012
ËSHTË VETËM KUJTESË, 2012
Veprat e  Naim Kelmendit shquhen jo vetëm nga motivet krijuese,por edhe nga preokupimet e poetit, si dhe nga ndërtimi dhe nivelizimi poetik i fjalës së shkruar poetike.Këtë e  vërtetojnë lënda e tyre artistike, prurjet poetike, ku secila vepër  ka rëndësi në vete dhe asnjëra nga veprat e tij nuk është më pak e rëndësishme se tjetra.
“Shqiptari vdes duke kënduar”,Vepra poetike në fjalë, i kushtohet legjendës së trimërisë shqiptare dhe të sakrificës kombëtare, Adem Jasharit .  Ajo kap horizont më të gjerë të sakrificës shqiptare në historinë e saj shekullore, por dhe deri tek lufta, heroizmidhe qëndresa e Jasharëve, e që mbeten piemonti i sakrificës sonë kombëtare dhe i luftës për liri.
Tek vepra tjetër “Esenca” është një horizont tjetër i kuptimësisë, mendësisë dhe të të kuptuarit e gjuhës metaforike në shpjegimin e fenomeneve të jetës dhe më gjerë.
Tek përmbledhja”Antologji e dhembjes”se libri doli i suksesshëm,dhe mbetet një “Antologji e dhembjes…”, për poetin Podrimja, për ta ringjallur në vargjet e krijimet e këtyre poetëve, pra të 101 poetëve, që shkruan përkushtimet e tyre poetike nga dhembja njerëzore dhe poetike për poetin e madh, njeriun e madh dhe shqiptarin e madh Ali Podrimjen. Duke shoshitur kalimthi nëpër veprat e  Kelmendit të ndalemi pak tek vepra ”Është vetëm kujtesë”Por, me veprën”Është vetëm kujtesë”, mendoj se poeti ka gjakuar atë pikën kulmore të ligjërimit dhe ndërtimit të fjalës së shkruar poetike, për t’i vënë pikën dikund nivelit artistik të veprës.  këtë e dëshmon me pak vargje që flasin shumë,në kopërtinën e parë të librit: dhe s´ka asgjë përtej asaj që s´e dijmëpërfundimisht njëjshëm është vetëm kujtesë……
Naim Kelmendi autor i shumë veprave tani na vjen para lexuesëve me librin më të ri”Është vetëm  kujtesë” me një prurëje të zjarrtë,të arrirë të shenjuar e cila   sjell jehonen e vet te çdo lexues i mirëfilltë. Poezitë e kësaj përmbledhje janë të veçanta,me thesare të veçanta,si një gurrë që buron nga ky kopsht i pasur poetik. Naim Kelmendi me punën e tij prej krijuesi ka bërë një kthesë drejt modernitetit të letërsisë sonë.
Ai shquhet me lirikat e tij,me lirika të pasura të atdhedashurisë dhe ato refleksive,ku në epiqendër të krijimtarisë së tij vihen njeriu,atdheu,kombi…..
Poezitë e  Naim Kelmendit edhe kur janë të shkurtëra flasin shumë, kanë ndërtim dhe prurëje të fuqishme.
NAIM KELMENDI
ZBRAZËSI
Aty ku s´jemi ne
është zbrazësia
është spiku i zi
i dhembjes
është ngjarja
që s´ka ngjarë
dhe kurmi i heshtjes
që vret shpirtin
aty ku s´jemi ne
janë ngjarjet
që kurrë s´do ngjajnë.
Krejt në fund mund të themi se  Naim Kelmendi çmohet  si krijuesit  më të mprehtë,i cili dekada me radhë i ndihmoj zhvillimit dhe mendimit kritik të letërsisë sonë,ku lexuesit e vemendshëm kënaqen me arritjet e tij kulmore në letrat tona, si dhe ngjallin rrespekt te lexuesit e mirëfilltë,për studimin e veprave të tij.Mikut tim të madh,krijuesit të shquar z.Naim Kelmendit,i uroj shëndet dhe shumë vepra të tjera.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...