2013-02-09

Nga Flori Bruqi: Bota serish ne rrezik, rinis kerkimi mbi virusin H5N1



Gripi i derrit është sëmundje të cilën e shkaktojnë lloje të ndryshme virusesh të cilët te derri janë endemikë. Virusi H1N1, i tipit A, nuk transmetohet nga konsumimi i mishit apo kontakti me derrin, por transmetohet nga njeriu tek njeriu, njejtë si gripi i normal, pasi është një kombinim i gjeneve të virusit të derrit, të shpendëve dhe njeriut.


Ky virus konsiderohet vdekjeprurës. Gripi i derrit ka simptoma të ngjashme me gripin e zakonshëm. Specialistët deklarojnë se nuk ka asnjë vaksinë që të mbron prej tij, por është provuar se është i ndjeshëm ndaj disa medikamenteve.




Kërkimet mund të rifillojnë në disa vende në mbarë botën. Për momentin përjashtohet SHBA


Rifillon kërkimi mbi supervirusin, apo më saktë mikrorganizmin tepër infektues dhe vdekjeprurës për njeriun, që vjen prej virusit të gripit H5N1, i lindur si problem sidomos në vitin 2011.


Zyrtarizimi vjen përmes një letre të publikuar në "Science e Nature" nga ana e po atyre 40 kërkuesve, që një vit më parë kishin vendosur një moratorium prej 60 ditësh, pas debatit të ndezur nga publikimi i dy studimeve të akuzuara se përfaqësonin një rrezik për sigurinë publike.

"Do të dërgohen deri në fund studimet që ishin financuar e pastaj u ndërprenë për moratoriumin - shpjegojnë vetë ekspertët në lidhje me këtë çështje -. E njohim nevojën për të shpjeguar qartësisht përfitimet e këtij kërkimi të rëndësishëm dhe masat që duhen marrë për të minimizuar rriskun".


Kërkimet mund të rifillojnë vetëm në vendet, ku qeveritë dhe institucionet kanë marrë vendime të qarta sesi të kryejnë këto studime në mënyrë të sigurtë, duke respektuar kushtet e bio-sigurisë të kërkuara nga vetë shkencëtarët. Për momentin, SHBA duhet të jenë të përjashtuara.
Ç'është gripi i derrave?

Është një sëmundje akute e rrugëve të frymëmarrjes tek derrat, e shkaktuar nga viruse gripale të tipit A, që shkaktojnë epidemi gripale tek kjo kafshë. Edhe pse prek në masë derrat, ngordhshmëria e tyre nga kjo sëmundje mbetet e ulët. Ky virus është zbuluar për herë të parë në vitet ‘30 të shekullit të shkuar.

Njerëzit, zakonisht nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Aktualisht tek njerëzit është raportuar infeksioni me virusin e gripit të derrave, tipi H1N1.

A sëmurën njerëzit nga gripi i derrave?

Normalisht, njerëzit nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Është raportuar se virusi i gripit të derrave përhapet nga njeriu në njeri, por nuk dihet saktësisht si ndodh përhapja e virusit.

Cilat janë shenjat e sëmundjes së gripit të derrave ndër njerëz?

Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me ato të gripit të zakonshëm: temperaturë, kollë, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke dhe plogështi.


Në disa raste mund të paraqitet edhe vjellja dhe diarreja. Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia.

Si përhapet gripi i derrave ndër njerëz?

Virusi i gripit të derrave përhapet në të njëjtën mënyrë si gripi i zakonshëm (sezonal). Virusi përhapet nëpërmjet ajrit nga një person në tjetrin gjatë kollitjes dhe teshtitjes së personave të sëmurë me grip.



Virusi përhapet edhe duke prekur gojën, hundën dhe sytë me duar të papastra apo gjësendet që përmbajnë virusin e gripit.

Personi i infektuar me virusin e gripit të derrave përhap sëmundjen tek personat e tjerë një ditë para se të shfaqen shenjat e sëmundjes dhe shtatë ditë pasi të jenë shfaqur shenjat e sëmundjes.


Njerëzit mund të infektohen duke ngrënë mishin e derrit?

Jo, virusi i gripit te derrit nuk transmetohet në ushqim; nuk mund të infektohesh nga gripi i derrit duke ngrënë mishin ose produktet që kemi prej tij.


Mishi mund të hahet i gatuar në mënyrë të kujdesshme, duke gatuar në temperature 70-80 gradë. Viruset e gripit të derrit ashtu si dhe bakteret e viruset e gjallesave të tjera nuk u rezistojnë dot temperaturave të larta.

Si parandalohet gripi i derrave?

Nuk ka vaksinë e cila mbron kundër gripit të derrave, por sëmundja mund të parandalohet nëse respektohen këto parime:


* Mbuloje hundën dhe gojën me shami gjatë kollitjes dhe teshtitjes.


* Hedhe në vend të sigurt facoletën pas përdorimit.


* Pastroji rregullisht duart me sapun dhe ujë të nxehtë, veçanërisht pas kollës, teshtitjes dhe prekjes së gjësendeve.


* Mos i prek sytë, hundën dhe gojën me duar të papastra.


* Evitoni kontaktet me personat e sëmurë nga gripi.


* Nëse sëmurësh me grip mos shko në punë, shkollë, hapësira publike, qëndro në shtëpi për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Këshilla për të sëmurët?


* Pini më shumë lëngje,

* Pushoni,

* Merrni ushqim cilësor me vitamina.


Ekziston terapia antivirusale, e cila duhet të përdoret pas përshkrimit nga ana e mjekut.

 Terapia në fjalë është e suksesshme nëse merret sa më shpejt pas paraqitjes së shenjave të sëmundjes.

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...