2013-02-03

Policia e Kosovës se gjen ...ndërsa gazetari Milaim Zeka e gjen Zharkun


Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, i dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe për armëmbajtje pa leje, të enjten nuk është paraqitur në Gjykatën Komunale (GJK) të Kaçanikut për të shkuar në vuajtje të dënimit. Ai nuk ka parashtruar as ankesë lidhur me aktvendimin e formës së prerë me të cilin GJK-ja ia ka refuzuar kërkesën e fundit për shtyrje të dënimit. E kreu i GJK-së, Ramadan Gudaçi, ka thënë se veprimin e ligjor të radhës do ta marrë ndërkohë. Në këtë kontekst, ai ka lënë të kuptohet se aktin ligjor të radhës do ta marrë të premten. Pritet që Gudaçi t'ia dorëzojë policisë urdhrin për arrestimin e Zharkut dhe dërgimin e tij në burg me forcë. Se Zharku nuk e ka në plan të parashtrojë ankesë as në ditët në vijim, kanë pohuar të afërm të tij. "Pasi në aktvendimin e fundit të GJK-së është përfshirë edhe paragrafi i cili thotë se ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e tij, Xhabir Zharku ka vendosur të mos bëjë ankesë. Ai është në pritje të vendimit të radhës të gjykatës", ka thënë Bedri Elezi, nip i Zharkut, i autorizuar të flasë në emër të tij.






Gazetari Milaim Zeka e ka gjetur ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku. Në promon e emisionit “Pa rrotlla”, të publikuar të premten në kanalin Youtube, Zharku tregon se pse ka ikur nga Kosova.

Ai thotë se meqenëse nuk ka gjetur drejtësi në vend, ka dalë jashtë vendit për të kërkuar drejtësi. Në 56 sekondat e promos së emisionit, ish kryetari i Kaçanikut, i cili është dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe për armëmbajtje pa leje thotë se ka fakte për pafajësinë e tij dhe kërkon rigjykim.
Fighting for the future
“Jam munduar që drejtësinë ta kërkoj brenda, dhe kur e kam parë se nuk ka drejtësi ka një padrejtësi shumë të madhe jam tani jashtë për të kërkuar drejtësinë dhe për ta vendosur drejtësinë në vend. Do të thotë është ngritur një akuzë vetëm me thashetheme, me deklarata kafesh. Do të thotë, sepse vazhdimisht është spekuluar me emrin e kryetarit. Në rastin, po e quaj, kur ka ndodhur vepra, unë nuk kam qenë kryetar komune. Po kërkoj drejtësi. Po kërkoj që rasti të kthehet në rigjykim, sepse unë kam argumente që jam i pafajshëm, të vjetra dhe të reja”, thotë Zharku.



Për vendndodhjen e Xhabir Zharkut nuk dihet nga 12 dhjetori i vitit të kaluar, kur i ishte dorëzuar aktvendimi për kryerjen e dënimit prej 3 vjetësh burgim.
 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...