2013-02-06

“Të ndërpriten veprimtaritë ilegale të Serbisë në Kosovë”



Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, i cili po qëndron në Bruksel, në kuadër të dialogut teknik me Serbinë, ka zhvilluar një takim të veçantë me përfaqësuesit e BE-së Pier Mirel dhe Nicholas Cendrowitz lidhur me çështjet e telekomit dhe energjisë më datën 4 shkurt 2013 si dhe ka marrë pjesë në një takim trepalësh lidhur për këto çështje që u mbajt dje më 5 shkurt 2013 në selinë e BE-së në Bruksel.

Në këto takime, Tahiri kërkoi rritjen e angazhimeve nga ana e BE-së për arritjen e marrëveshjeve në fushën e energjisë dhe telekomit për të cilat po bisedohet gati për dy vjet.

Me këtë rast zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi se çështja e energjisë në të gjitha shtetet duhet të ketë për bazë Traktatin e Komunitetit të Athinës për Energji, nënshkruese e të cilës është Kosova, përkatësisht KOSTT-i si operator i vetëm publik për çështjet e transmisionit, andaj bashkëpunimi mes shteteve duhet të bëhet mbi këtë Traktat.

“Kosova me përkushtim shtetëror bën zbatimin e Traktatit të Athinës për Energji mirëpo nga ana e Serbisë ka shkelje të këtij traktati, të cilat shkelje janë konstatuar zyrtarisht nga Sekretariati i Komunitetit të Athinës. Nga Serbia është kërkuar që t’i ndërpres ndërhyrjet ilegale në sistemin e transmisionit energjetik të Kosovës dhe të bëjë kompensimet për dëmet e shkaktuara deri më tan”, ka thënë Tahiri.

Po ashtu, ajo shtroi nevojën e normalizimit të pagesave nga ana e konsumatorëve të energjisë në veçanti në pjesën veriore të vendit, të cilët iu kanë shmangur obligimeve ndaj KEK-ut për një kohë të gjatë. Zëvendëskryeministrja Tahiri potencoi se Kosova zhvillon bashkëpunim konstruktiv në fushën e energjisë me të gjitha vendet e rajonit, dhe një gjë e tillë mund të bëhet edhe me Serbinë, por me kusht që Serbia të ndaloj ndërhyrjet ilegale përkatësisht të zhbëjë strukturat ilegale në fushën e energjisë.

Për sa i takon diskutimeve për fushën e telekomit, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në mënyrë të veçantë u fokusua në kodin shtetëror telefonik duke thënë se kodi 383 apo 384 i takon Kosovës, që nga koha kur ITU ka ndarë tetë kode telefonike për tetë njësitë federal të ish-Jugosllavisë. Ajo kërkoi angazhim më të madh të BE-së për zgjidhjen e çështjes së kodit telefonik, si dhe shtoi se pengesat dhe opstrukcionet e Serbisë në këtë drejtim nuk janë në frymën e dialogut ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë.

Në vazhdim, delegacioni i Kosovës shtroi domosdonë e ndërprerjes së veprimtarisë së operatorëve ilegal të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës, duke insistuar që kjo çështje të zgjidhet sa në shpejtë përmes dialogut në mënyrë që të mos ketë nevojë për masat tjera për zgjidhjen e këtij problemi.

Nga ky takim nuk pati përafrim të rëndësishëm të qëndrimeve, dhe u vendos që të vazhdohet me takime në ditët në vijim. Gjatë takimit, delegacioni i Kosovës paraqiti vërejtjet e saja ndaj palës serbe e cila e anuloi pjesëmarrjen në takimin e janarit, një ditë para takimit, si dhe kërkoi një sjellje më korrekte.

Në delegacionin e Kosovës të udhëhequr nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri morën pjesë: znj. Elona Cecelia, këshilltare politike e zëvendëskryeministres Tahiri, z. Fadil Ismajli, Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT-it, Z. Naim Bejtullahu, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i KOSTT-it, z. Arben Gjukaj, Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut, znj. Merita Kostori, anëtare e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, z. Ekrem Hoxha, kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, z. Ilir Imeri , udhëheqës i Departamentit të Telekomunikacionit në ARKEP.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...