2013-02-06

Doli në shitje numri më i ri i revistës “Jeta e Re”.




Edhe në këtë numër voluminoz janë botuar shkrime të ndryshme nga autorë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Një prezantim më i veçantë i është bërë prozatorit malazez Andrej Nikolaidis, i cili kësaj here prezantohet me novelën “I biri” (përkthyer nga Hajro Ulqinaku), novelë kjo e shpërblyer me çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsi në vitin 2011.

Revista mbyllet me një shkrim kritik për këtë roman, ndërsa pjesën tjetër të saj e mbushin shkrimet e poetëve amerikanë (përkthyer nga Uk Lushi): Katy Lederer, Traci Brimhall, Natalie Diaz, Jericho Brown, Katherine Larson, Kara Candito, Carrie Fountain, Eduardo C. Corral, si dhe Edna St. Vincent Millay (përkthyer nga Viola Isufaj) dhe poezi nga Bardh Frangu dhe Ndue Ukaj.

Në prozë janë paraqitur gjithashtu edhe: Bajram Kosumi, Besa Salihu, Butrint Berisha dhe Esat Avdyli, kurse në rubrikën e intervistës janë përfshirë përgjigjet e tetë poetëve amerikanë dhe një bisedë me dramaturgun Milazim Krasniqi.



Te rubrika e dramës është prezantuar Ridvan Dibra me dramën “Muzg”, kurse te kritika janë përfshirë shkrime nga: Claus Uhlig, James Joyce, Simon Hadler, Hana Limani, Klodiana Danaj, Gëzim Aliu, Griselda Doka, Agron Y. Gashi, Donika Dabishevci, Fitore Xani, Gresa Katana, Arben Januzi etj. Revista 64-vjeçare “Jeta e Re” edhe me këtë numër ka vazhduar traditën e saj duke bërë prezantimin e vlerave të dëshmuara dhe promovimin e talenteve të reja.

No comments:

Post a Comment

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...