Javën e fundit të janarit 2013, u
intervistua nga Artur Zhei, deputeti grek i “Agimit të Artë” Kristo Papas. I
cili nxorri shumë vrerë nga goja e tij kundër vendit tonë. Kristo Papa Thotë:
“Shqipëria është një shtet i krijuar artificialisht, njëqindvjeçar, në rajonin tonë. Këta kusarëve na
shtypin vëllezërit tonë grek. Duhet ti bëjmë që të kuptojnë njëherë e mirë se çfarë
do të thotë Greqi. (1)
Ndalu pak z. Kristo se e keni marë me shumë
nxitim, Maks Zotaj citon Prof. Robert Temple i cili thotë: “Grekët dhe hebrejtë
janë shumë të vonshëm në historinë e lashtë, sa që mund të themi, që bëhet fjalë
për mijëra vite distancë (“të parët janë shqiptarët”). Emrat Greqi dhe Hebre,
u degjuan vetëm pas shek të 10 për hebrejtë dhe të 7 për grekët p.e.s. (2).
Ndërsa, Aleksandër Lambert thotë: “Europa
duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj kombin shqiptar... Janë një
popull me vlera historike dhe kulturore. Janë ENGJEJ. Këtë e
kanë treguar me shembuj gjatë gjithë periudhës së sigurimit të mbijetesës së
tyre. Askush nuk mund t’u ndërrojë bindjen shqiptarëve për dinjitetin e tyre
kombëtar, për të cilin ata kanë të drejtë të jenë krenar. (3).
Kristo Papa vazhdon: “Çështja çame për
ne nuk egzistin, për fat të keq që diskutohet në këto çaste. Çështja çame është
zgjidhur njëherë e përgjithmonë në periudhën 1944-1945 nga strategu i guximshëm
dhe i zoti, Napolon Zerva me ushtrinë e tij. Ata pak banorë myslimanë të zonës
bashkë punuan me armikun kundër grekëve dhe morën përgjigjen e duhur. Çamët nuk
janë grekë në asnjë rast. Ata goditën dhe luftuan Greqinë dhe ajo tokë nuk u përket.
Ajo është tokë greke. (4).
Kristo Papa, e din mirë, që ka një
varg studiuesish grek, si Zonja Elefteria Manda dhe Jorgos Margaritis, thonë: “Krimet e pashëmbullta dhe çpopullimin e
territoreve çame e kanë krahasuar me genocidin nazist ndaj hebrejve. Këta
shkruajnë: “...regjimi që kishte vendosur në vendin fqinj Fronti Çlirimtar i
Shqipërisë, nuk pranoi të vazhdonte raprezalje në kuriz të minoritetit grek, që
jetonte në vendin fqinj. Në kundërshtim me praktikat e vazhdueshme ballkanike, gjaku
nuk u shpërblye me gjak dhe dëbimi nuk u shpërblye me dëbim.
...Vendi ynë “mesoi qytetërim”...sigurisht nuk vjen nga pala greke. (5).
Çamëria u pushtua nga Greqia, në mars 1913, një
popull autokton, pasardhës i pellazgëve
dhe Epirotëve të më vonshëm e sot shqiptarë, të masakruar nga krimineli Zerva. Ndërsa
minoritetit grek i ardhur me trastën e lypsit në krah përpara rreth 200 vjetëve,
filluan të punonin tokat e agallarëve të Gjirokastrës dhe Delvinës në Dropull
dhe Vurg. Sali Berisha me ligjin agrar 7501 dekretoi dhënien në pronësi të
tokave shqiptare më 1994. Gëzojnë të gjitha të drejtat sipas konventave ndërkombëtare
dhe grekët prap na akuzojnë duke e ngritur kurdoherë minoritetin grek si mollë
sheri.
Për “Protokollin e Korfuzit”. Komisioni
ndërkombëtar i ngarkuar nga Fuqitë e Mëdha vijoi negociatat me autoritetet
greke, ku ishin të pranishëm edhe “epirotët” e Zografit. Negociatat u mbyllën më
17 maj 1914 me “dispozitat e Korfuzit”, të cilat do t’iu parashtroheshin
Kryeqyteteve Europiane, që lipsej të garantonin vënien e tyre në jetë, miratimi
erdhi më 2 korrik 1914. “Dispozitat konfirmuan domozdoshmërinë e
tërheqjes së plotë të forcave greke, prej Shqipërisë së Jugut”. (6).
Kristo Papas thotë: “...zgjidhja e
vetme për çështjen e Vorio-epirit formulohet: Liri në Vorio-Epir. Kjo nënkupton:
Ushrtinë greke do të jetë në Vorio-Epir. Ta dini këtë...”. Atëhere neve na ipet
një shans i ngjashëm si i Milosheviçit që sulmoi Kosovën dhe Kosova u çlirua
dhe u bë shtet i pavarur Shqiptar. Tani pritet rasti i Çamërisë dhe trojeve të
tjera shqiptare. Gjithmonë është folur: “Pa Kosovë dhe Çamëri nuk ka Shqipëri”.
Nëqoftëse doni ta përsëritni si në dy rastet e kaluar që u ka ndodhur, urdhëroni
se u presim...
A.) Më 15 maj 1919 iu vërsulët mizorisht
Anadollit, Izmirit dhe Thrakës. Dhe siç dihet, duke u vërtitur nëpër gjumë për
të mbledhur mjengullën në thes, u rrëzuat nëpër buza e humnera aq keq sa thyet
jo vetëm turrinjtë po edhe kokën. Gjatë verës së vitit 1922 u dërmuat e u shkatërruat
përfundimisht. Kokë varur duke u rrukullisur e zvaritur u përplasët në bregdetin
turk të Izmirit me 9-9-1922, shpëtuan më pak se gjysma, falë luftanijeve
angleze që u tërhoqi.(7).
B.) Rasti tjetër është kur renegati
shqiptar ish Ministri i Mbrojtjes Kiço Mustaqi erdhi me forcat greke në vitin
1997 dhe ngriti flamurin grek në Shqipërinë e Jugut. Por, gëzimin ua preu,
Magdalena Ollbrajt kur ju tha: “Ju pushtuat Shqipërinë e Jugut, ne nuk e
ndalojmë Turqinë qe t’u bjerë juve dhe qeveria turke u dha ultimatumin, ju u
kthyet mbrapa me kokë varur pa arritur lumin e Shkumbinit, që ia kishit vënë
syrin. Mbas 20 vjetëve kthehet në Shqipëri tradhtari Kiço Mustaqi, në vend që ta
çonin përpara skuadrës së pushkatimit, jo që jo, por e priti Edi, Saliu, Fatosi
e Janullatosi me nderime dhe bankete. Në biseda midis shokësh, Kiçua mburr
demokracin greke dhe i vjen keq që ajo demokraci i mungon Shqipërisë. Mësoni ju
shokët e banketeve: Po të aplikohej demokracia greke këtu në Shqipëri nuk do të
kishte ngelur këmbë minoriteti, Dule, Tavo, Ksera me Nëse ju filloni agresionin të cilin Janullatosi po e pregatit shkëqyeshëm
për dy dekada dhe ju z.
Kristo Papa me kërcënimin e pa fre që po
dëgjojmë, ne shqiptarët u presim, se kështu do të vijë rasti i pritur si i Kosovës
për të vendosur kufirin te kufiri i “Greqis së Vjetër” që kalon në jugë të
Epirit dhe të Thesalisë dhe në veri të Eubesë. (shiko hartën ne enciklopedinë Amerikane,
vol. 13, f. 377, bot. 1828, korigjimi në vitin 1971). (9).
|
|
72 viteve të luftës italo-grek. Sot ju sjellim
një tjetër të dhënë, e cila zbulon se të 696 vendet...përkojnë saktësisht me
kufijtë i magjinarë të “Eprit të Veriut”. Është e çuditshme se ky numur është i
njëllojtë me 696 fshatra arvanito-shqiptare që ka zbuluar A. Belushi në Greqi. (A.
Fico, “ILLIRIA” 28-3-2005).
...
Kërkimet fillojnë: në Korçë, Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, zbret në
fshatrat e bregdetit në afërsi të Kepit të Gjuzës në Karaburun. Greqia kërkon
eshtrat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës italo-greke “pas 72 vjetëve”. Ç’farë
absurditeti, Taciti Romak thoshte: “Humbi turpi, sundon poshtërsia, zanati i
shpifjes nuk njeh turpin! Shpifja gjithmonë kërkon të vrasë të vërtetën ... të
vrasë historinë. Këto pika kërkimi
arrinë deri në afërsi të Elbasanit, ku asnjë këmbë ushtari grek nuk ka shkelur
prej shekujsh. Këto kërkesa, kane arritur sa të kërkojnë autonomin e kësaj
zone, e cila më pas do t’i bashkohet “tokës mëmë”.
Në këto fshatra shqiptare në Greqi
rrjedh në dejet e tyre gjak shqiptari. Të parët e tyre ishin heronjtë
mijëvjeçar të historisë greke dhe kurdoherë kanë marrë si dhuratë pabesinë. Ka
nipër të tyre që kanë humbur idetitetin dhe nuk dinë ç’kërkojnë. (10).
A. De. Lamartine, pohon: “E vetmja gjë
e patundur te shqiptarët është pasioni për pavarësi dhe lavdi. Ky pasion për
lavdi është tipar mbizotërues i karakterit dhe burim i trimërisë së tyre. Shqipëria
është toka e heronjëve të të gjitha kohëve”. (“Historia e Turqisë”, Laipcig, Ë.
Ëerhard, 1885). (11).
Ky zotëri flet për vlerat e luftës dhe
përpjekjeve të heronjve tanë duke i bërë të tyre Pirron e Epirit, Teuten,
Gentin e me radhë Skënderbeun, udhëheqësit e revolucionit 1821 etj. Ç’farë
maskarade luan greku me emisaret e saj! Kristo
Papas na akuzon se kemi vjedhur flamurin. Ne i referohemi historisë, që grekut
nuk u njihej as nami as nishani atëhere. (Ju quheni grek pas vitit 1826), Volteri
i antikitetit, Lukiani i shek II-të
shkruan: “Shqiponja jeton tani në qiell, rri mbi skeptrin mbretëror dhe vetëm
sa s’bën edhe folenë në kokën e Zeusit” (Vepra të zgjedhura. Bot. shqip 1979,
f. 17). Ne shqiptarët prej kësaj shqiponje të Zeusit e kemi origjinën e Flamurit tonë.
Vazhdon Kristo Papa: “Popullsitë në
veri të Greqisë janë popullsi që përbëhen nga grekë të cilët ndërruan besimin
dhe fituan një ndërgjegje të rreme kombëtare, ndërsa shume mirë do të kishte
mundësi që jo vetëm Vorio-Epiri por edhe e gjithë Shqipëria të jetë një rrethinë
apo një periferi e Greqisë.
Në Leipzig, Johan Tutman shkruan:
“Asnjë populli vjetër i botës në të cilën jetojmë, nuk është aq i panjohur për
europianët e perëndimit, i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës sa ç’janë
shqiptarët ... Ata janë një popull kryesor, i lashtë dhe i rëndësishëm...
Presidenti i greqis (arvanitas) Karlos
Papulias përshëndeti organizatën e OMONIA-s me rastin e 22 vjetorit të
themelimit, ka shprehur hapur krenarin e tij për helenizimin e trojeve që i cilëson
vorio-epirotë. Prani shekullore e helenizimit në shtëpitë strëgjyshërore si një
burim frymëzimi e krenarie për gjithë grekët ... Shpreh shqetësim për rrezikun
e mbylljes së shkollës greke në Korçë ku mësojnë 370 nxënës dhe 80 femijë të
shkollës fillore dhe të kopshtit, veç kësaj kundërshtuan hapur ligjin që
parashikon prerjen e 18.000 pensioneve të minoritarëve që nuk kanë punuar asnjë
ditë në Greqi. Ky është helenizimi i paguar nga greku për minoritetasit pa rrënjë
që janë në Shqipëri. (12).
Lajosh Taloci (1834-1916) shpall
hapur: “Nuk egziston popull tjetër në Ballkan, as ai i greqise së re, që mund të
ndjekë historinë e fisit të vet, ashtu me rend kronollogjik, qysh prej kohëve të
lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar”. (13).
Veprimtaria heleniste për gjatë këtyre
dy dekadave të zhvilluara në praktike nga Janullatosi dhe të shprehura në teori
nga Kristo Papa është një degradim për shtetin grek, aq më tepër kur ruajnë
“Ligjin e Luftes pas mbi shtatë dekada, kurdoherë mendojnë për të bërë një
intervecion kundra Shqipërisë.
Aref
Mati zbuloi historinë e manipuluar të Greqisë, nga Universiteti i Sorbonës. Ai mori
titullin “Doktor në shkencen e historisë së antikitetit (Greqia antike) Të
Universitetit Paris – Sorbonë”. Kështu që ky është njeriu që përmbysi një mit
fals, që vuri bazat e një historie të re. Puna e Arefit do të kthehet në pikë referimi
në bibliografi, për të gjitha shkencat e botës që do të merret këtej e tutje me
antikitetin europian. Tezat e tij u pranuan përfundimisht në sferat akademike të
Francës. Ky është dhe suksesi më i madh që kemi korrur ndonjëherë në këtë fushë.
(15).
Referenca
1.
Interneti “Shqiptarët do ti përzëme” 16-4-2012
2.
Maks Zotaj “Orakulli i Dodonës” gazeta “ILLYRIA”, 6-2-2006, f. 24.
3.
Aleksandër Lambert, “Europa duhet...” internet 22-10-2011.
4.
Kristo Papa “Jeni racë plaçkitës” internet
29-1-2013.
5.
Jorgos Margaritis “Bashkëpuntorë... “, bot. 2009, f. 147.
6.
Ferdinando Saello, “Shqipëria 6 muaj...”, bot. 2001, f. 70, 78.
7.
Ibrahim Hoxha, “Viset kombëtare...”, bot. 2000, f. 99.
8.
Rasim Bebo, “Artikuj dhe ngjarje”, bot. 2012, f. 245.
9.
Enciklopedia Amerikane, vol. 13, f. 377, bot. 1828, 1971.
10.
“Greqia pushton Epirin e Veriut” internet 16-4-2012.
11. A. De Lamartine “Historia e Turqis Laipzig” W.
Wehard 1885.
12.
Internet Presidenti grek përshëndet 16-4-2012
13.
Lajosh Taloci 1834-1916 (R. Bebo “Artikuj dhe ngjarje”, f. 8).
14.
Përparim Demi “doktoratura e Arif Matit” Illyria 22-12-2011, f. 24.
15.
Internet “Shqipëria e Madhe” Dhimbje koke për Greqin, 24-4-2002.
Rasim
Bebo Addison Çikago shkurt 2013
No comments:
Post a Comment