Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/07

Sali Berisha: Serbia de facto njohu Kosovën



Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, takimin e sotëm ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe atij serb, Tomisllav Nikolliq, e ka quajtur vërtet historik.

“Sot në Bruksel, histori e vërtetë!”, ka shkruar Kryeministri Berisha në Facebook. Sipas tij, ky takim ishte edhe njohje e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Kryetarja e shtetit të pavarur, Presidentja e Republikës së Kosovës, Znj. Ahtifete Jahjaga u takua në selinë e BE-së me presidentin e Republikës së Serbisë, Tomisllav Nikolliq në prani të Përfaqësueses së Lartë për Çështje të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Znj. Catherine Ashton. Ata biseduan për marrëdhëniet midis dy vendeve të tyre sovrane. Unë ju ftoj ju të përshëndesim këtë takim vërtetë historik që shënon de facto njohjen e Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka shkruar Berisha në profilin e tij personal në Facebook.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...