Politika nuk do të thotë asgjë për avokatët e popullit të cilët shpeshherë mbajnë qëndrime që nuk pëlqehen nga politika, por që si detyrë e tyrë është që vendimet e denoncimeve për shkelje t’i marrin në shërbim të qytetarëve.
Avokati i Popullit të Shqipërisë, Igli Totozani dhe ai i Kosovës, Sami Kurteshi, u takuan në Prishtinë me qëllim të shkëmbimit të përvojave por, edhe që vendi ynë të përfshihet në institucionet të cilat merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Pëveç kësaj Totozani u katua edhe me akademik Rexhep Qosjen, në falënderim për veprat e tij që ia kaluan kohën gjatë studimeve dhe arritjeve të tij prej intelektuali.
Totozani shprehet se agjendat e tij nuk i koordinon, por ato vijnë nga jeta, nga qytetarët por edhe nga dokumentacioni për strategji i Avokatit të Popullit. Ai thekson se ato vijnë edhe nga pozita udhëheqëse e vendit dhe nga opozita.
“Ne si dy institucione në Ballkan, kemi dy qëllime kryesore. Së pari, mbrojtja e qytetarëve që është qëllim primar. Së dyti, përgatitja dhe pjesëmarrja aktive në një proces zhvillimi, përparimi dhe integrimi në Europë, ku është e ardhmja jonë e përbashkët", tha Totozani.
E kurse Avokati i Popullit të Kosovës, Sami Kurteshi, ka njohur homologun me sfidat me të cilat përballet ky institucion.
Kurteshi tha se sfidat në Kosovë janë këto: e para, kultura e përgjithshme shoqërore, e dyta kultura institucionale, pastaj informimi. Ne së paku konsiderojmë se informimi nuk është i mjaftueshëm. Informimi i qytetarëve me institucionin e Avokatit të Popullit, informimin e institucioneve me institucionin e Avokatit të Popullit.
“Vështirësi të natyrave të ndryshme edhe të natyrës politike, që ne nganjëherë detyrohemi të marrim qëndrime që dikujt politikisht nuk i pëlqejnë, por kjo është detyra jonë si institucione dhe nuk mund të ngurrojmë dhe të mos denoncojmë shkeljet që kanë bërë politikanët", u shpreh Avokati i Popullit i Kosovës, Sami Kurteshi.
Ndërsa në pjesën e dytë të agjendës së takimeve të Totozanit ishte në Institutin Albanologjik të Kosovës, në të cilin ai u takua me akademik Rexhep Qosjen, një takim në nder të arritjeve intelektuale të avokatit të popullit të shtetit shqiptar, Igli Totozani me akademik Rexhep Qosjen, ku ishte i pranishëm edhe avokati i popullit të Kosovës, Sami Kurteshi.
Ndërsa Totozani për gazetën tha se në jetëm time personale në rini, në studime kanë qenë disa personalitete që kanë ndikuar në hapin e horizontit intelektual tek unë personalisht. Dhe në momente të vështira të studimeve që i kam kryer larg familjes time, pra në vendet tjera, një nga këta njerëzit, që mendoj se ka ndikuar jashtëzakonisht të më bëjë ai që jam sot, falë disa të tjerëve është profesor Rexhep Qosja dhe veprës së tij.
“E kisha një lloj obligimi, kam ardhur edhe herë të tjera në Kosovë por nuk kam arritur ta takoj, kështu që kisha një lloj obligimi personal për hir të këtij vlerësimi që kam, të kësaj mirënjohje që dua t’i shpreh, për ndihmën që më ka dhënë për t’u rritur intelektualisht dhe për të marrë përmasat e një intelektuali normal në vendin tonë”, tha Totozani.
Në takim me Totozanin, akademik Qosja tha se liritë qytetare janë të garantuara me Kushtetutën e Shqipërisë dhe me Kushtetutën e Kosovës. “Megjithatë pushteti ynë, qeveritarët tanë ende nuk janë sa dëshirojmë, të butë, të kujdesshëm, të mirëkuptueshëm, komunikues, të gatshëm për takime për t’i dëgjuar njerëzit, prandaj mund të them se jo rrallë edhe të drejtat dhe liritë e qytetarëve në mënyra të ndryshme mund edhe të cenohen”, u shpreh Qosja.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Avokati i Popullit i Shqipërisë, Igli Totozani, takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ndërsa vizitën e përmbyll me homazhet te varri i Adem Jasharit.
No comments:
Post a Comment