Më 21 shtator 2012 u bënë 14 vite që i mungon lirisë, Pavarësisë së Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi. Dhe Ahmet Krasniqin e kërkon vendlindja, Zhilivoda e Vushtrrisë për ta pasur pranë birin e vet, e kërkon ta ketë pranë nipin e vet luftëtari i Betejave të më hershme Aziz Zhilivoda! Prandaj duhet të merret iniciativë mbarë kombëtare që të kthehen në Kosovë eshtrat e Kolonel Ahmet Krasniqit?!
Ahmet Krasniqin e kërkon farefisi, kolegët e tij të luftës! Mjaft u mbajtën Akademi në përvjetorë, tani duhet që në Zhilivodë të mbahet tubim mbarë kombëtar i një rivarrimi dinjitoz. Toka që i mori jetë është tokë edhe e Ahmet Krasniqit, por ai duhet t'i kthehet farefisit, të ju kthehet gjithë atyre varreve të shumta dëshmorësh që ka Zhilivoda?!
Kështu duke e lënë këtë punë për asgjë, më 21 shtator, bëhen 12 vite të mungesës së gjatë që të paktën ky burrë se meriton të harrohet! Përpara veprës heroike të Kolonel Ahmet Krasniqit, i madh dhe i vogël duhet të rrimë "Gatitu". Duhet të nderojmë njeriun që dha urdhër që Flamuri kombëtar kurrë mos të bie në dorën e armikut!!!
Lavdi Kolonel Ahmet Krasniqit në përvjetorin e rënies dhe gjithë luftëtarëve të luftës së fundit që veprat e tyre bënë të kemi shtet Kosovën!
Pse iu ndërrua vendbanimi kolonel Ahmet Krasniqit para atentatit
Ia ndërruan banesën Ahmetit, pa pëlqimin e tij, në kohen kur ai nuk banonte në banesën e tij në Tiranë, por ishte për t’i kontrolluar njësitë operative të UÇK-së.
Shtrohet pyetja se pse kolegu i tij Agim Mehmeti, që ishte zëvendësministër i Mbrojtjes, Hilmi Nebihu, që ishte ndihmës i ministrit të Mbrojtjes për Shërbim Informativ dhe Ismet Ibrahimi, që ishte kryeshef i Sigurimit në kuadër të Shërbimit Informativ, ia ndërruan banesën Ahmetit, pa pëlqimin e tij, në kohen kur ai nuk banonte në banesën e tij në Tiranë, por ishte për t’i kontrolluar njësitë operative të UÇK-së, që ishin përgatitur për të hyrë në frontin e luftës në Kosovë.
Ahmet Krasniqi banonte në një banesë që ishte në qendër të Tiranës pas Piramidës. Aty nuk ishte vendi i përshtatshëm për ta pushkatuar Ahmet Krasniqin, pa prezencën e këmbësorëve të shumtë që aty kishte me shumicë ditën dhe natën.
Kjo banesë iu ndërrua me një banesë tjetër, që ishte në ndërtesën e Qendrës Informative të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërtesa ishte nja 200 metra në brendësi të një rrugice të ngushtë dhe pa drita. Vend shumë i përshtatshëm për ta pushkatuar pa prezencën e njerëzve.
Duhet shënuar edhe një fakt tjetër, që kolegët e tij të lartshënuar do të përgjigjen një ditë për pjesëmarrjen e tyre në vrasjen e Ahmet Krasniqit, sepse përpos ndërrimit të banesës, e lanë pa rojën e tij personale në natën e kobshme, që dorasët pa frikë dhe pa pengesa ta realizojnë vendimin e UDB-së së Beogradit që të pushkatohet në kryeqytetin e shqiptarëve, në Tiranën e Fatos Nanos ...Fatos Klosit etj.