Eshref Ymeri
“Poshtërsitë e mëdha bëhen nga urrejtja,
poshtërsitë e vogla bëhen nga frika”.
Monteskje
Në mbrëmjen e 31 janarit (sipas orës së
Shqipërisë) ndoqa me shumë interes emisionin e analistit dhe të publicistit të
mirënjohur, zotit Artur Zhej, me titull “360º.
Marrdhëniet Shqiptaro-greke. Një paqe e armatosur”, të transmetuar në
kanalin TV News 24. Ai emision më la
mjaft mbresa. Kjo për faktin se që kur u vendos pluralizmi e deri tani, në asnjë
kanal televiziv (me përjashtim të kanalit TV Koha, në të cilin gazetari Robert
Papa ka ftuar kohë pas kohe zotin Abdi Baleta) asnjëherë nuk është bërë objekt
diskutimi i përmasave të tilla një temë kaq e mprehtë dhe me një rëndësi të
jashtëzakonshme, siç është pozicionimi para qëndrimit shovinist të shtetit grek
ndaj vendit tonë dhe sidomos ndaj çështjes së pushtimit të kishës ortodokse
fanoliane prej një uzurpatori dhe mashtruesi të thekur, si Janullatosi, i cili
kishën në fjalë e ka kthyer në kishë greke apo në një shtojcë të kishës
shoviniste greke.
Gjatë këtyre 21 vjetëve, moderatorët e
emisioneve televizive kanë ftuar nëpër studio analistë të ndryshëm, ku është
diskutuar e për çfarë nuk është diskutuar, madje edhe për “dasmën
e mizave dhe ahengun e pleshtave”, por vetëm për një çështje kaq madhore
dhe me rëndësi kombëtare, siç është çështja e ruajtjes së themeleve të pavarësisë
së kishës ortodokse fanoliane, nuk është diskutuar asnjëherë. Prandaj jam i bindur që emisioni i zotit
Artur Zhej ka pasur me siguri një auditor shumë të gjerë jo vetëm në mbarë
trojet tona etnike, por edhe në diasporë.
Ky emision kishte si pikësynim t’i
zgjonte shqiptarët nga letargjia politike që i ka pllakosur dhe t’u hapte sytë
për rrezikun që u kanoset nga nepërka greke, e cila ka 21 vjet që po zvarritet
nëpër Shqipërinë e Jugut, duke mbjellë gjithandej helmin e greqizimit. Edhe tre
profesorët e nderuar dhe kryetari i Klubit të Patriotëve të Rinj që ishin ftuar
në studio, e bënë edhe më interesant mesazhin që zoti Zheji kishte për qëllim
t’u përcillte teleshikuesve.
Nga materialet filmike, nga intervistat
dhe nga bisedat mjaft interesante në studio, të cilat zoti Zhej, si një analist
dhe publicist mjaft i talentuar, i kishte ndërthurur mjeshtërisht, dalin ca përfundime
fort domethënëse, të cilat vijnë e ravijëzohen fare qartë.
Së pari, nga intervista me deputetin
e Agimit të Artë Papas, doli në pah
fakti se kjo parti e re përbën vetëm majën e “aisbergut” politik në detin e urrejtjes greke kundër kombit
shqiptar. Në studio u tha se kjo parti ka marrë 7% të votave në zgjedhjet e
fundit parlamentare. Por po të kemi parasysh faktin që hedhja e votës në Greqi është
e detyrueshme dhe që rreth 10 milionë vetë marrin pjesë në votime, atëherë
rezulton se për këtë parti kanë votuar 700 mijë zgjedhës, të cilët përkrahin
alternativën nazifashiste. Pra, alternativa në fjalë ka një elektorat jo fort të
papërfillshëm. Por po t’i shikosh gjërat më thellë, rezulton se kjo parti, në të
vërtetë, përfaqëson krahun “e armatosur” të
partisë “Demokracia e Re” të Antonis
Samarasit në qëndrimin ndaj Shqipërisë, sepse anëtarët e saj janë të vendosur
gjithandej në mbarë strukturat e shtetit grek, përfshirë policinë dhe ushtrinë.
Kjo për faktin se arroganca shoviniste e Samarasit, nuk ka ndonjë dallim nga
histeria e urrejtjes shoviniste të Agimit të Artë ndaj vendit tonë. A nuk
deklaroi me arrogancë Samarasi se çështjen e kufirit detar me Shqipërinë e
quante të përfunduar dhe nëse Shqipëria
nuk hyn më në bisedime, Greqia do ta vendosë vetë kufirin detar? Madje vendimin
e Gjykatës sonë Kushtetuese Samarasi e shpërfilli krejtësisht. Gjatë fushatës
zgjedhore Samarasi rihodhi në qarkullim kartën e Epirit të Veriut për të
grumbulluar sa më shumë vota. Pra, qëndrimi shovinist ndaj Shqipërisë është i kultivuar
në çdo pore të shoqërisë greke, sepse në qenien e çdo greku lëvrin gjaku i
priftit grek, i cili, si bashkëpunëtor i djallit, urrejtjen për vendin tonë ia ka
mëkuar që në moshë të njomë.
Fakti që kisha greke është bashkëpunëtore
e djallit dhe madje “mban poste të larta
në hierarkinë e pushtetit të djallit”, doli në dritën e diellit nga një
njoftim i parapakditshëm, në të cilin thuhej se“Arkipeshkopi i Athinës
dhe i gjithë Greqisë, Hristodhulos, mbështeti masakrën e Peshkëpisë”, (Citohet sipas faqes së internetit “Sot News”. 30 janar 2013).
Pra, kisha
greke është frymëzuesja, organizatorja dhe mbështetësja e organizatave fashiste
në Greqi, të cilat jo vetëm mbjellin farën e urrejtjes kundër kombit shqiptar,
por organizojnë edhe akte terroriste, siç ishte masakra e Peshkëpisë e vitit
1994. Tani le të dalë ndokush dhe le t’i mbushë mendjen mbarë opinionit publik
shqiptar se kisha greke “merret me punët e Zotit”. Mbjelljen e urrejtjes kundër
një vendi fqinj dhe organizimin e bandave terroriste për kryerjen e masakrave në
territorin e tij, një kishë, si kisha greke, dhe kreu i saj Hristodhulos, nuk mund ta ndërmerrnin pa qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të
djallit.
Së
dyti, qëndrimi shovinist ndaj mbarë kombit shqiptar dhe ndaj Shqipërisë
në veçanti, përbën konstanten e politikës shtetërore greke. Parullat që kohë
pas kohe hidhen si tollumbace në mjetet e informimit masiv të Tiranës për gjoja
qëndrime të ca qarqeve politike greke kundër vendit tonë, kanë për qëllim të
maskojnë qëndrimin shovinist të politikës shtetërore greke. Kjo politikë, fill
pas daljes në skenë të platformës së Megaliidesë të vitit 1844, asnjëherë nuk e
ka ndryshuar natyrën e vet shoviniste deri në çastet e tanishme. Ajo përherë ka
qenë armiqësore, tinëzare dhe e shoqëruar me shfaqje flagrante urrejtjeje dhe
agresiviteti.
Së
treti, misioni i Janullatosit në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një mision
i pastër politik që ka për qëllim greqizimin e Shqipërisë së jugut. Fakti që
citoi Prof.dr. Ksenofon Krisafi nga letra e Janullatosit, dërguar Ramiz Alisë më
3 qershor të vitit 1991, se ai po vinte në Shqipëri gjoja si eksark dhe një vit
më pas, mes një turme ku ushtonte emri i Papa Kristo Negovanit dhe kënga “Për mëmëdhenë”, e shpalli veten
kryepeshkop, dëshmon fare qartë se prapa tij fshihej politika shtetërore greke,
kisha shoviniste greke dhe misioni i tij politk.
Fakti që Janullatosi, tërë kishat e ndërtuara apo të rindërtuara
në Shqipëri, i ka zbukuruar me simbolikë greke apo me elemente të kulturës
greke, dëshmon se misioni i tij në Tiranë është një mision i pastër politik, si
pararojë e shovinizmit grekomadh. Madje dëshmitarë të ndërtimit të kishave kanë
pohuar se Janullatosi ka sjellë nga Greqia edhe gurë të posaçëm, me shkrime në
greqisht, të cilët i ka vendosur në themelet e kishave, në mënyrë që t’u thuhet
breznive pasardhëse se Shqipëria e Jugut është, demek, tokë greke, se ja, edhe
gurët e themeleve të kishave, shkrimin e kanë në greqisht. Me këtë rast, dëshiroj
të theksoj për Aleancën Kuq e Zi dhe për Klubin e Patriotëve të Rinj se
politika shoviniste greke, mendon që
tani për brezat që do të vijnë pas 2000 vjetësh. A nuk pati deklaruar
kryepeshkopi i kishës serbe se Serbia do të kthehet në Kosovë, qoftë edhe pas
2000 vjetësh? Prandaj varrezat e ushtarëve agresorë grekë, manastiret dhe
memorialet e ngritura në nderim të tyre në Përmet, në Gjirokastër, në Korçë e
gjetiu pikërisht këtë qëllim kanë: t’u kujtojnë breznive pasardhëse greke, edhe
pas 2000 vjetësh, së këtu është tokë greke. Madje, siç është bërë e ditur nga
mjetet e informimit masiv, qeveria greke i paska kërkuar qeverisë shqiptare që
të ngrihen varreza ushtarësh agresorë grekë edhe në Karaburun e madje deri në
Elbasan. Pra, pikërisht në ato treva që shovinizmi dhe kisha shoviniste greke i
konsiderojnë si kufirin skajor të Epirit të Veriut.
Fakti që Janullatosi, përmes argatit të tij të bindur me
emrin Vasil Thomollari, nxori nga varri eshtra shqiptarësh për t’i paraqitur si
eshtra ushtarësh grekë, dëshmon se ai është marrë dhe vazhdon të merret me punët
e djallit. Se vetëm djalli është ai që përdhos eshtrat e të vdekurve.
Fakti që Janullatosi asokohe fluturoi me helikopter drejt Përmetit
për t’i dhënë porosi çakallit të eshtrave të zhvarrosura me emrin Vasil
Thomollari që ta ndiqte nga afër atë proces makabër, dëshmon se ai ishte duke
kryer një mision të pastër politik me ngarkesë shoviniste.
Fakti që sapo iu hoqën petët lakrorit të
zhvarrosjeve, Janullatosi, si ujku i eshtrave në fjalë, fluturoi drejt Athinës
dhe frymën e mbajti në “Megaro Maksim” -
selinë qeveritare të Kostas Karamanlisit, pikërisht atje ku ishte
hartuar edhe plani për zhvarrosjen e eshtrave në Përmet - dëshmon se ai ishte
duke kryer një mision të pastër politik.
Fakti që Janullatosi u ra kambanave të
alarmit për vrasjen e panevojshme të të riut Alekdandër Guma në Himarë, duke
ndikuar që shqiptarët të hidheshin në një kacafytje vëllavrasëse, dëshmon se
misioni i tij është vetëm politik.
Por ama Janullatosit s’i bëri asnjë përshtypje
fakti që emigranti i shkretë, djaloshi Gramoz Palushi, që ishte duke shprehur gëzimin
e tij për fitoren e kombëtares sonë të futbollit kundër përfaqësueses greke më
4 shtator 2004, vritet me thikë nga kriminelët grekë në rrugët e Athinës. Para
kësaj vrasjeje të poshtër, Janullatosi heshti sikur të kishte qenë ndonjë
mumje.
Fakti që Janullatosi, në emër të Sinodit
të Shenjtë, me gojën e sahanlëpirësit të vet, të quajtur Nikolla i Apolonisë,
sulmoi aq egërsisht Atë Nikolla Markun dhe u bëri thirrje gjithë besimtarëve
ortodoksë që t’i kthejnë krahët Kishës së Varfër të Shënmërisë në Elbasan, dëshmon
fare shkoqur se ai është vënë në krye të punëve të djallit. Si është e mundur
që një Sinod që e mbaka veten për të Shenjtë, të propagandojë dhe të bëjë
thirrje për mbjelljen e urrejtjes kundër njeriut? Madje kundër një prifti
ortodoks, si Atë Nikolla Marku, i cili thjesht po mbron me vendosmëri
trashëgiminë e Nolit, të Ahmet Zogut dhe të Visarion Xhuvanit, siç është
pavarësia e kishës ortodokse shqiptare? Kur në një kishë flitet për urrejtje
kundër njeriut, atëherë ajo nuk është më strehë e Zotit, ajo është kthyer në
strehë të djallit.
Së katërti, nëse një ditë të
bukur në Tiranë do të vijë në pushtet një klasë politike me dinjitet kombëtar,
asaj i bie një barrë e rëndë për të rishikuar me imtësi tërë spektrin e marrëdhënieve
shtetërore me Greqinë. Kësaj klase do t’i duhet që, për opinionin e brendshëm
dhe për mbarë opinionin ndërkombëtar, deri në strukturat e larta të Bashkimit
Evropian dhe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të bëjë publike “Dosjen e Zezë të Greqisë” që prej vitit
1913 e deri tani. Me materialet e kësaj dosjeje, klasa politike shqiptare duhet
ta demaskojë botërisht shtetin grek dhe kishën shoviniste greke, si një shtet
kriminal dhe si një kishë kriminale në qëndrimin ndaj kombit shqiptar. Kjo do të
jetë një detyrë fisnike që klasës politike shqiptare do t’i duhet ta kryejë
patjetër, në mënyrë që të japë kontributin e vet për emancipimin e shtetit
shovinist grek dhe të kishës shoviniste greke, të cilët duhet të çlirohen nga
vargonjtë e mykut mesjetar dhe të mësojnë se si duhet jetuar me fqinjin në paqe
dhe në miqësi. Se kisha greke duhet të zhvishet nga shovinizmi, duhet të flakë
tutje aleancën që ka me djallin dhe duhet të merret me punët e Zotit, duke
kultivuar dashurinë dhe respektin për njerëzit në tërësi dhe për fqinjët
shqiptarë në veçanti. Shteti dhe kisha greke, të zhveshur nga shovinizmi, duhet
të mësojnë nga kodi moral i etnisë shqiptare, e cila asnjëherë nuk ka ushqyer
urrejtje për fqinjët e vet.
Por këtë mision me qëllime shumë fisnike
për mbarë shoqërinë greke dhe sidomos për kishën greke, klasa politike
shqiptare duhet ta ndërmarrë pasi ta ketë pastruar Shqipërinë krejtësisht nga
priftërinjtë grekë, si edhe nga krejt varrezat e ushtarëve agresorë grekë, nga
manastiret dhe memorialet në nderim të tyre, për të cilat i duhet kërkuar
Greqisë që t’i zhvendosë në territorin e vet. Dhe nëse Greqia nuk pranon, atëherë
duhen vënë në punë buldozerët.
Së pesti, nëse një ditë të
bukur do të vijë në pushtet një klasë politike me dinjitet vërtet kombëtar, ajo
e ka për detyrë para mbarë kombit shqiptar që ta zhveshë nga mbuloja enigmatike
dhe ta “skanerojë” klasën politike që
ka qënë në pushtet që prej vitit 1991. Kjo është e domosdoshme për mbarë
opinionin publik shqiptar, në mënyrë që ai të mësojë se cilat kanë qenë arsyet
që kjo klasë politike e zhveshi vendin tonë nga çdolloj dinjiteti kombëtar dhe
e poshtroi deri në derexhe të fundit para shovinizmit grekomadh dhe kishës
shoviniste greke. Duhet të dalë në dritën e diellit se cilat kanë qenë arsyet e
vërteta që klasa politike shqiptare, që prej vitit 1991, ka lejuar që një shtet
grek dhe një kishë greke që notojnë kryekëput në mykun mesjetar, ta poshtërojnë
kaq rëndë vëndin tonë në shumë e shumë aspekte, ta nëpërkëmbin kaq rëndë racën
shqiptare që është raca më fisnike në kontinentin evropian. Cilat kanë qenë
arsyet që deputetë dhe politikanë të tjerë grekë janë lejuar të hyjnë e të
dalin në Shqipëri si në një stan pa zot, duke na sharë e poshtëruar në tokën
tone? Cilat kanë qenë arsyet që kjo klasë politike i ka kthyer krahët dhe e ka
shpërfillur krejtësisht Atë Nikolla Markun, si mbrojtësin e shqiptarizmit dhe
të ortodoksisë fanoliane, dhe gjatë 21 vjetëve ka rënë në gjunjë para
Janullatosit dhe ka puthur veladonin e tij? Kjo klasë politike, që e ka poshtëruar
kaq shumë veten dhe mbarë vendin tonë para Greqisë, ka pasur hallin e emigrantëve? Ka pasur
hallin e firmës greke për futjen e vendit tonë në strukturat evropiane? Apo në
këtë mes kemi të bëjmë me ndonjë tjetër arsye shumë më të rëndë? Kjo klasë
politike ka lejuar që Greqia të vazhdojë të mbajë në fuqi ligjin e luftës, çka
përbën edhe njërën nga poshtërsitë e saj më të mëdha në raport me vëndin tonë,
duke zbritur deri në poshtërsitë më të vogla, siç është kthimi mbrapsht në kufi
i grave dhe i fëmijëve shqiptarë, të cilët emërvendet (toponimet) u dashka që
t’i kenë sipas midesë greke.
Grekëve po u troket me forcë në derë
çështja çame. Kjo ka bërë që ata të tmerrohen dhe të humbasin vetëkontrollin.
Kujtojnë me ankth të madh Millosheviçin, i cili dikur pati deklaruar se nuk
ekziston çështja e Kosovës. Prandaj edhe ata deklarojnë se nuk ekzistuaka
çështja çame dhe ndërmarrin hapa dëshpërues, duke rinxjerrë në skenë
nazifashizmin e tyre tradicional dhe duke dërguar ambasadorin e tyre te
Ministri ynë i Punëve të Jashme për të mos lejuar kalimin e Rezolutës Çame në
parlament. Një qëndrim ky me të vërtetë i shpifur, një qëndrim prej
burracakësh. Grekët, si të pabesë dhe burracakë shembullorë që janë, nuk kuturisin
dot t’i dalin të vërtetës ballë për ballë, ta pranojnë botërisht gjenocidin që
ushtruan ndaj popullsisë çame dhe të kërkojnë ndjesë po botërisht. Me këtë
ndjesë ata do të dëshmonin se dinë të jenë edhe fisnikë. Në mënyrë që çështja
çame të vihet në rrugën e zgjidhjes përfundimtare, duke filluar, së pari, nga
rikthimi i saj në vatrat e veta stërgjyshore.
Përderisa shovinizmi grekomadh e ka
praktikë pune të përditshme nëpërkëmbjen e vendit tonë përmes Janullatosit dhe
strukturave të tjera shtetërore greke, do të ishte mirë dhe e domosdoshme që zoti
Artur Zhej, përmes ekranit të TV News 24, të vazhdojë ta mbajë të informuar
publikun shqiptar në vijimësi, me fakte të tjera nga ajo
që quhet “enciklopedia e urrejtjes
greke”.
Eshref
Ymeri
Santa
Barbara, Kaliforni
04
shkurt 2013