2013-02-09

GRIPI I DERRAVE


Dr. Hysen DEMELEZI, pediatër

Gripi (influenca) shkaktohet nga disa tipe dhe nëntipe të virusëve të influencës A, B dhe C të cilat prekin njeriun, ndërsa disa kategori tjera prekin edhe kafshët. Tipi A është më përgjegjës për përhapjen epidemike dhe pandemike të sëmundjes me përmasa të mëdha.

Si njerëzit, edhe shpezët e derrat preken nga gripi (influenca virusi). Një nga speciet me rëndësi të veqant me të cilën po përballet bota për momentin është virusi që shkakton gripin e derrit, për faktin e gjenerimit të pandemisë. Ky virus përmban komponentë të virusit të gripit të derrit, gripit të shpendëve dhe gripit të njerzve. Pra, është një koktej virusesh që përmban një potencial të fuqishëm për pandemi. Pavarësisht se quhet gripi i derrave kemi të bëjmë me një virus të ri, i cili nuk është identifikuar më parë deri tani.

Aktualisht tek njerëzit është raportuar infeksioni me virusin e gripit të derrave, tipi A, H1N1.

SHENJAT E SËMUNDJES

Simptomat e këtij gripi tek njerëzit janë të ngjashme me simptomat e një gripi normal: temperaturë e lartë, kollë, rrjedhje hunësh, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke, plogështi dhe mungesë rezistence. Shkakton edhe vdekje. Shumë nga personat e prekur nga sëmundja kanë pasur edhe diarre dhe të vjella të vazhdueshme.

Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia (ndezja e mushkërive).

Kur përballemi me të sëmurë me këto simptoma nuk do të thotë se ata janë të prekur nga ky grip, pasi shumë sëmundje kanë manifestime të ngjashme. Analizat laboratorike vërtetojnë nëse ky është gripi i derrave, grip i zakonshëm apo ndonjë sëmundje tjetër.

PËRHAPJA E GRIPIT TË DERRAVE NË NJERËZ

Virusi i gripit të derrave përhapet në të njëjtën mënyrë si gripi i zakonshëm (sezonal). Virusi përhapet nepërmjet ajrit nga një person në tjetrin gjatë kollitjes dhe teshtitjes së personave të sëmurë me grip.

Virusi përhapet edhe duke prekur gojën, hundën dhe sytë me duar të papastërta apo gjësendet që përmbajnë virusin e gripit.

Personat e prekur nga sëmundja konsiderohen të infektueshëm (mund të përhapin sëmundjen tek personat tjerë) një ditë para se të shfaqen shenjat e sëmundjes, përgjatë gjithë kohës që janë me këtë grip dhe deri në 7 ditë pas shërimti total nga simptomat. Ndërkaq fëmijët mund të qëndrojnë të prekur nga ky virus edhe për një kohë më te gjatë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tërhoqi vëmendjen, se deri tani nuk ka asnjë të dhënë për përçimin e virusit nga derri tek njeriu. Deri tani përçimi ka qenë nga njeriu tek njeriu.

Ngrënia e mishit të derrit nuk paraqet rrezik dhe është e sigurt, me kusht që mishi të zihet ose të piqet mirë. Gripi nuk ka të bëjë me infeksionin e produkteve ushqimore.

Komisioni i BE-së tani do të përdorë emërtimin „gripi i ri“ (Novel Flu).

PARANDALIMI


OKB ka paralajmeruar se virusi mund te shndërrohet në pandemi por bota është e përgatitur të përballet me kërcënimin. Vaksinat antivirale janë gati dhe udhëtaret po u nënshtrohen kontrolleve në aeroporte për simptomat e sëmundjes.

Tani për tani nuk ka vaksinë e cila mbron kundër gripit të derrave (megjithëse punët kanë filluar për gjetjen e vaksinës së re).

Sëmundja mund të parandalohet nëse respektohen këto parime:

- Rekomandohet higjiena më e madhe personale. Pastroni duart rregullisht me sapun dhe ujë të nxehtë, veçanërisht pas kollitjeve dhe teshtitjeve. Ose përdorni faculeta me alkool.

- Mbuloje hundën dhe gojën me shami gjatë kollitjes dhe teshtitjes. Hedhe në vend të sigurtë faculetën pas përdorimit.

- Shmangni kontaktin me njerëz të sëmurë.

- Shmangni prekjen e gojës, hundës ose syve. Kjo nuk është lehtë për t’u bërë, andaj kujdesuni që duart tuaja të jenë vazhdimisht të pastra.

- Nëse ndjeheni i sëmurë, qëndroni në shtëpi (mos shkoni në punë, shkollë, hapësira publike) për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

KËSHILLA PËR TË SËMURËT

Kërkoni ndihmën e mjekut kurdo që përballeni me këto simptoma në mënyrë që gjendja e juaj shëndetësore të ndiqet në vazhdimësi.

- pini më shumë lëngje,
- pushoni,
- merrni ushqim cilësor, të pasur me vitamina.
Ekziston terapia antivirusale, e cila duhet të përdoret pas përshkrimit nga ana e mjekut.Terapia në fjalë është e sukseshme nëse merret sa më shpejt pas paraqitjes së shenjave të sëmundjes. Kjo terapi pengon rritjen e virusit, por nuk i ndalon simptomet menjëherë, por vetëm i zbut ato, ndërsa sëmundja zgjat më pak.

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...