2013-02-09

Alternativa tjera per publikimin e librave!

Pershendetje, mbreme nisa mesazhin me poshte... por ja dhe 1 x sepse e perplotesova pasi publikova librin tim aty ne LULU (ate vellim poetik qe pata publikuar vete ne v. 2010, e quajta si second edition), tani edhe e-liber e po ashtu dhe si liber fizik (paperback)...

ja pra meqe i "keshillova" te tjeret per ta testuar kete opsion, por vete akoma s'e pata provuar (me shume nga dembelia ;)

nje fundjave te kendshme,
sguraziu

Terraforma Poetica - I

Paperback, 103 Pages
Price: $24.49
Ships in 3-5 business days

dhe me poshte si e-liber...

Terraforma Poetica - I

eBook (PDF), 103 Pages
Price: $14.99

Poezia e Senad Guraziut është një poezi elitare par exellance, poezia e tij është më shumë një akt kulturologjik që nuk mund të të lërë mënjanës; është para së gjithash një manifestim kulturor, manifestim gjuhësor, shenjash kulturore, ligjërimi sui generis etj. Poezia e tij ndërtohet mbi një figuracion kompleks, mbi shartim imazhesh dhe fjalësh që prodhojnë harmoni me një semantikë që të ofron muzika. Autori krijon autonomi tekstore përmes një kodi personal. Në qoftë se do t'i kërkonim një model në poezinë shqipe do të ishte e vështirë, por më afër tij stilistikisht dhe për sa i përket forcës dhe thellësisë së errësirës, mund të përqaset vetëm me Martin Camaj-n. (Dr. Luan Topçiu - Poezia si akt kulturologjik, publikuar në "Gazeta 55", datë 17. 07. 2007, artikulli po ashtu është përfshirë në librin "Tradita moderne në letrat shqipe", Zenit, Tiranë 2010)


Alternativa tjera te publikimit te librave!

Gjate nje "guglimi" me formularin kerkues te Google (po kerkoja dic ne menyren e avancuar, pra kisha hapur formularin e zgjeruar, dhe testoja gjithe njohurine time te filterimit duke perdorur "+", "and" "or"... shkurt, gjithe shkencen ne dispozicion per kerkimet ne Internet) me doli nje fraze interesante: "...me i lexuari nga Shqiperia virtuale. 8000 shkarkime nga Interneti", euuuuu... u bera kureshtar.

Pasi ndoqa linkun zbulova se fjala ishte per nje liber me titull "Anija e dashurise".
Edhe mund te jete, po thosha mevete, duhet te jete ndonje gje lidhur me "dashurine" - dhe kur ja, sapo u hap faqja u vertetua kjo.

Kisha degjuar dhe me pare per disa poete, shkrimtare shqiptare qe kane publikuar nepermjet botuesit ("hibrid" dhe unik per nga qasja) me emrin LULU [ http://www.lulu.com ]. Nder keta qe kane publikuar nepermjet kesaj shtepie botuese ia vlen t'i pyesim, te interesohemi (anipse per mua disa nga poetet e shkrimtaret ishin fare te panjohur, mirepo kishte dhe qe i njihja, ose qe e njihja pakahume krijimtarine e tyre, si psh. Ndue Ukaj, Fatmir Terziu, Faruk Myrtaj... etj

Libri qe me beri te "ateroje" ne ate faqe, po ashtu me beri dhe te qeshe pakez, ne pershkrimin shkruante nder te tjera:
"...Për shkak të disa fragmenteve me dashuri, këshillohet leximi vetëm për mosha mbi 18 vjeç. Me i lexuari nga Shqiperia virtuale. 8000 shkarkime nga interneti."

Me vajti buza ne gaz sepse... pervec nese te flitet per "porno-tregime" ne ate liber, perndryshe literatura erotike nuk eshte e "jokeshilluar" as per 17 vjecaret, as per 16 vjecaret, eros-faktori nuk ben dhe nuk mund te perjashtohet nga arti, nga letersia (e gjitha cfare duhet te mos lajthitemi eshte qe "arti, letersia... e sidomos poezia, nuk jane porno" - ehuuuu ka te tille 17 vjecare qe jane me burra se burrecat 27 vjecare, qe jane te martuar dhe qe kane madje femije...

U ndala disa minuta ne faqet e ketij botuesi, bera 2-3 "search" aty direkt ne faqe, por se shpejti e lash, u merzita - nese shenoja si term kerkues ne formular: "shqip" rezultatet e kerkimit me thoshin: 32 results for "shqip", mirepo nese shenoja "fatmir terziu" me dilte 35 results for "fatmir terziu", dic nuk shkonte... ndoshta duhet tjera kritere per kerkimin!

Dmth ky duhet te jete nje lloj indikatori... e qarte se kampion i publikimeve ne LULU sido qe te kerkoja do me dilte Fatmir Terziu. E pranoj se nuk i kam lexuar 25-35 librat e Terziut, por disa gjera po, p.sh kam lexuar "Krrokamat" e edhe ndonje tjeter... dhe po ashtu mjaft poezi te tij.

Cfare desha te them ndoshta eshte:
ne LULU librat mund te publikohen edhe si libra fizike (paperpack) edhe si e-book. Nuk po i bej "reklame" sepse as vete nuk kam botuar ndonje liber aty, por nese kjo alternative ju flet dic, nese eshte me ekonomike per xhepin tuaj, pse mos ta konsideroni per ndonje publikim tuaj te radhes. Pse mos te eksperimentoni, ku i dihet... asgje s'ju kushton te provohet.

Nje gje mund t'ju garantoj dhe une (anipse sa i perket shitjeve nuk di gje, nuk di sa shiten librat aty), si promovim i titullit te librit tuaj eshte absolutisht pozitive, qyshkur indeksimi i makines kerkuese te Google do ta "stampoje" mire titullin dhe emrin tuaj ne indeksin e vet - kjo do te thote nese dikush kerkon virtualisht patjeter se do ta gjeje librin tuaj, e pas gjetjes, ku i dihet... ndoshta pason dhe blerja.
Por ky eshte terren i dikujt tjeter, eshte ekspertize e dikujt tjeter, me tutje nuk di gje as une se si vene punet, se si e cfare duhet.


S. Guraziu

...me poshte i kopjova ca tituj, copy & paste nga faqja e publikuesit, por dhe librin "te cilin keshillohet te jeni mbi 18 vjec qe ta lexoni", librin Anija e Dashurise thjesht sa ta keni idene se per cfare e kisha fjalen me larte

Anija e dashurisë

eBook (PDF), 48 Pages
     (1 Ratings)
Price: $3.70
Download immediately.
Një krijim mjaft romantik. Disa turista lundrojnë mespërmes Mesdheut në kërkim të dashurisë.Çfarë do të ndodhi me turistët? Shfletoni librin për më tepër. Mos e humbisni, është mjaft i këndshëm! Për shkak të disa fragmenteve me dashuri, këshillohet leximi vetëm për mosha mbi 18 vjeç. Me i lexuari nga Shqiperia virtuale. 8000 shkarkime nga interneti.


Fabulat e La Fontaine

Paperback, 226 Pages
     This item has not been rated yet
Price: $19.99
Ships in 3-5 business days
Fabulat e La Fontaine ne shqip. Fabulat janë mësime Që na jepen me përralla: Dhelpra, ujq, apo xixime, Me kaproj, apo gjinkalla... Kush ka veshë të dëgjojë Do të marrë vendime vetë... Do të bëjë më pak' gabime Që do t’i kushtojnë në jetë... Ah sikur edhe unë Ta kisha ditur ktë punë Sot do të kisha nën gunë Më shumë miq e pasuri... Unë s'e bëra në rini... Tani, e ke rradhën ti!...

Një sy pas në letërsinë për fëmijë

Paperback, 199 Pages
     (1 Ratings)
Një sy pas në letërsinë për fëmijë
Price: $33.56
Ships in 3-5 business days
Në krijimtarinë letrare shqipe të letërsisë për fëmijë, mund të thuhet se vitet 1978-1979-të kanë qenë vite ku kjo risi e krijimtarisë aktivizoi një numër të konsiderueshëm autorësh. Vetëm nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” në vitin 1978 në letërsinë artistike shqipe, u përfshinë autorë si L. Arapi me “Pse Petriti mbeti prapa?”, B. Bajraktari me “Një përrrallë për motrën e vogël të Mikenit”, M. Bala me “Boçëzat e bardha”, B. Balliçi me “Moj e vogla, moj e mira”, A. Bishqemi me “Drugdhendësi i vogël” dhe “Fidani i dardhës”, P. Bjedi me “Kantieri në festë”, G. Bushaka me “Çufoja dhe bubi kaçurrel”, Xh. Bushati me “Hyni në çadrën time”, F. Cakaj me “Jam bir i poppullit tim”, H. Ceka me “Gëzim i motrave”, F. Çakërri me “Ç’u bë bora”, S. Çakshiri me “Në pyll buzë rrjedhës”, M. Çullhaj me “Fitorja e milingonave”, B. Dedja me “Republikën Popullore Socialiste mbrojmë”, V. Dilo me “Bekçiu i fshatit” dhe O. Grillo me “Ai që mundi perandorin”

RREFENJAT E XHA AVRAMIT

Hardcover, 56 Pages
     (1 Ratings)
RREFENJAT E XHA AVRAMIT
Price: $25.78
Ships in 6-8 business days.
Xha Avrami, nuk ishte aq i vjetër në moshë sa të quhej "xhaxha". Por në fakt i madh e i vogël në atë qytet e quante të tillë, xhaxha Avramin, dhe siç thoshin shpesh për të, ata e thonin me gjithë zemër këtë "titull pleqërie", se kishin respekt për të dhe për më tepër sepse fjala e tij ishte e mençur. Atij i dëgjohej dhe i pëlqehej fjala gjithmonë, ndaj ai u bë tregimtari më popullor më pas, jo vetëm në atë qytet, por edhe në tërë vendin. Madje i kaloi edhe kufijtë. Shpeshherë tregimet dhe thëniet e tij i ngatërronin me ato të Nastradinit, por në fakt gjuha dhe logjika e xha Avramit ishte ndonjëherë e tillë, saqë jo më kot quhej "si thikë me dy presa". Kështu rrëfenjat e tij ishin ndryshe.

Libri im

eBook (PDF), 36 Pages
     (1 Ratings)
Libri im
Price: $4.72
Download immediately.
Përmbledhje nga vjershat e dikurshme të fëmijërisë. Vargje qe nuk harrohen asnjëherë.


ECJE NE QELQ

Paperback, 50 Pages
     This item has not been rated yet
Price: $11.90
Ships in 3-5 business days
PERFYTYRIMI MAGJIK I DUKURISE DHE MENTALITETI FIZIK I GJERAVE NE ECJEN IMAGJINARE. VARGU TEJKOMPENSON KETE IMAGJINATE. ZBULOJE!


Rikthimi i dashurisë

Paperback, 89 Pages
     (3 Ratings)
Price: $9.57
Ships in 3-5 business days
Autori Erion Selmani rikthehet përballë lexuesit shqiptarë me këtë roman të ri. Kësaj here autori paraqitet krejt ndryshe nga libri romantik "Anija e dashurisë" e tepër më i thellë dhe i pjekur se melankonia apo ndjenjat e romanit "Endrrat e thyera". Krijimi është tejet origjinal dhe argëtues. Më i çuditshmi e, më i këndshmi përsa i përket autorit në fjalë. I bujshëm dhe i paparashikuar. Tronditës dhe joshës. Mahnitës dhe tundues. Lexuesi bëhet pjesë e librit dhe do i duket vetja sikur ndodhet midis skenave aq të këndshme dhe herë të dhimbshme por, pikërisht për këtë arsye ato duken shumë njerëzore, prekëse dhe njëkohësisht ledhatuese. Ngjarjet zhvillohen midis realitetit dhe fantazisë. Atje pra në një vend të papërcaktuar midis qiellit dhe tokës. Njëlloj si në ato çaste kur duam të përgatitemi për një "fluturim" marramendës e spektakolar, mbase imagjinar. Pa harruar se ka raste kur imagjnata bëhet realitet. Dhe, kjo mund të ndodhi tamam atëherë kur nuk e pandehim. Lexoje edhe ti! Zbukuro jetën tënde

LOTËT E VIRGJËR

Paperback, 204 Pages
     This item has not been rated yet
Price: $11.22
Ships in 3-5 business days
Nënat dhe poetët! Ashtu si nuk ka rreshtim për nënat, nuk ka rreshtim për poetët në një antologji për to. Pa mendoni kaq shumë nëna, fisnike dhe të thinjura dhe pas çdo nëne një poet. A nuk e shenjtëron kjo idenë e një përmbledhjeje të tillë, që nuk duhet të jetë e vetme?


DJALLI I ARGADASIT

Paperback, 180 Pages
     This item has not been rated yet
List Price: $10.06
Price: $7.55
You Save: $2.51 ( 25% )
Ships in 3-5 business days
Tregimi i Fatmir Terziut është tregim psikologjik, rrëfim nga zona midis botës reale dhe asaj imagjinare, ku njeriu ndalet, si në kufi, përpara të panjohurës, por me vështrim prapa. Mendimi i tij stepet, si një makinë që ndryshon marshin, para se të marrë rrugën drejt kryqëzimit të paradokseve për të gjetur zgjidhjen; aty ku perceptimi dhe arsyeja takohen Tregimi i Terziut është ngjarje shqiptare e kohës sonë, ku gjithëkush përpiqet të shërojë plagët e shkaktuara, nga anonimë sigurisht, sepse të gjithë ankohen se kanë vuajtur. Por personazhet e kapshëm, që Terziu krijon, janë viktima të ostracizmit shoqëror e politik disa dekadash, dhe që tani përpiqen te integrohen. Ka edhe të tjerë si ata që enden natën; shohin, shkelin e lenë gjurmë të thella, por nuk shihen. (Astrit Lulushi: “Zëri i Amerikës”)

KOHEBOTA

Paperback, 253 Pages
     This item has not been rated yet
List Price: $25.76
Price: $12.88
You Save: $12.88 ( 50% )
Ships in 3-5 business days
TERZIU, POET I KOHËS MODERNE, NJË LORKA I VËRTETË Në kufijtë e tyre operohen fjalët e tepërta. Largimi në kohë për të lexuar veprën tënde, është i nevojshëm. Më mirë pak e saktë. Parfumi më i mirë ndodhet në shishe të vogla. Në çdo krijim, sidomos në poezi, njeriu i bën pyetjen vetes: ç’gjë të re, të pathënë i lashë këtu njeriut, poetit të kohës moderne! E tepërta në art hiqet lehtë e pa dhimbje, si prerja e thonjve. Po nuk je me mendimin tim të çiltër, merr vetëm sinqeritetin e njeriut që të do të mirën e artit të gjatë. Agim Shehu


This is America

Paperback, 2 Pages
     (2 Ratings)
Price: $9.54
Ships in 3-5 business days
This is Abanian book Ky libër me tregime,kryesisht nga Amerika, është në gjuhën shqipe. Për më shumë shkoni tek


Endrrat e thyera

Paperback, 90 Pages
     (2 Ratings)
List Price: $14.40
Price: $8.64
You Save: $5.76 ( 40% )
Ships in 3-5 business days
Libri "Ëndrrat e thyera" i përngjan një "Koktej" ku ndjenjat gërshetohen me kurajon, çiltërsia me pasionin, ose sakrificat me dhimbjen. Ky roman paraqitet me një tekst të dendur dhe plot ritëm. Është nga ata libra ku secili mund të gjej pak nga vetvetja, veçanërisht të gjithë mërgimtarët e larguar nga trojet e tyre. Shkruajtur në mënyrë lehtësisht të kuptueshme nga të gjithë, dhe shume thjeshte, e sidomos plot ndjenja. Krijim i thjeshte, i bukur dhe shume domethenes ! Historia eshte shume interesante dhe e prek lexuesin thelle ne shpirt. Libri ka tashme mijera lexues anembane botes. U kushtohet sakrificave te emigranteve shqiptare kudo qe jetojne. ISBN: 978-1-4092-7897-9

KROKAMAT

Paperback, 166 Pages
     This item has not been rated yet
Price: $17.93
Ships in 3-5 business days
"Krokamat” është akoma më ndryshe. I shkruar rjedhshëm, me gjuhë të pasur, i saktë në sintaksë, i kompozuar mjeshtërisht dhe rrëmbyes deri në rrjeshtin e fundit, aq sa kur e mbarova kisha dëshirë t’a lexoj sërish. Unë mendoj se pikërisht këtë duhet të ket arti: kur dëgjon një këngë, të kesh më shumë dëshirë për ta dëgjuar sërish kur ajo mbaron; kur lexon një libër, të kesh një dëshirë të fortë për t'iu rikthyer sapo ke mbaruar faqen e fundit, rreshtin e fundit. Jo shume tregime e arrijnë këtë, jo shumë libra. Aq më tepër tani që unë jam në një moshë të tillë, kur kam lexuar aq shumë, dhe habia nga një tekst letrar sa vjen e bëhet më e rrallë. U gëzova aq shumë që lexova një tregim kaq befasues e tronditës." Lazer Stani, Prill 2007

MOS HESHT

Paperback, 144 Pages
     This item has not been rated yet
Price: $8.88
Ships in 3-5 business days
Poezia e Fatmir Terziut është poezi e shpirtit, e ndjenjës së madhe, poezi e thëllimave dhe e gjerësive. Vargjet e Fatmirit janë drithëruese dhe drithmojnë. Në betejat e përditshme të jetës, poezia e Fatmir Terziut, është poezi e pjekur, e tymosur, kuptimplote. Rustem Geci, Dortmund


JETA MË HYN NË POEZI

Paperback, 83 Pages
     This item has not been rated yet
List Price: $17.36
Price: $8.68
You Save: $8.68 ( 50% )
Ships in 3-5 business days
Krejtësisht e paprofetizuar prej meje dhe prej miqve rrotull nesh ky vertikalitet gjatë përjetimeve të fillimit, kur dukej sikur autori sapo filloi bëlbëzimet. Arqile Gjata është sot, sipas bindjes sime, modeli i rezervës poetike të pashprehur në vite, modeli i këmbënguljes për të pasuruar fjalën deri në bashkëjetesë artistike me detajin poetik, model i përpjekjes për të shpërthyer digën e moshës deri në daljen ku ndriçojnë format bashkëkohore të të shprehurit poetik. Nuk ndodh asnjë çudi sikur ta shohim nesër në majat më të larta, atje ku shpatojnë vetëtimat …
Novruz Abilekaj

Italian-Albanian Dictionary 6300 Words

eBook (PDF), 60 Pages
     This item has not been rated yet
Italian-Albanian Dictionary 6300 Words
Price: $5.99
Download immediately.
Italian Albanian dictionary fjalor Italisht Shqip Vocabolario Italiano Albanese Most of us use around 2,000 words/year, and not more than 200 words/day. With this 6,300-word dictionary you can easily satisfy any daily needs to communicate in Italian. Italian speaking people can use this dictionary as well, to find terms and words in Albanian. Albanian families, that plan to travel in Italy for business or vacation, can use this Dictionary.

Italian-Albanian Dictionary 6300 Words

Paperback, 60 Pages
     This item has not been rated yet
Price: $17.50
Ships in 3-5 business days
Italian Albanian dictionary fjalor Italisht Shqip Vocabolario Italiano Albanese Most of us use around 2,000 words/year, and not more than 200 words/day. With this 6,300-word dictionary you can easily satisfy any daily needs to communicate in Italian. Italian speaking people can use this dictionary as well, to find terms and words in Albanian. Albanian families, that plan to travel in Italy for business or vacation, can use this Dictionary.


Në vend të Lotit...

Paperback, 157 Pages
     This item has not been rated yet
Price: $55.57
Ships in 3-5 business days
Ashtu të lodhur, të dërmuar e shpirttrazuar prehemi në katër cepat e botës, me një çantë kusuresh e shpresash me vete Dhe menjëherë ndeshemi me fatin tonë, me peshën e sfidën e tij përballë integrimit, pjesës tonë në shqip që përkon me gjetjen e vetvetes. Por ndryshe nga të tjerët, çuditërisht ne shqiptarët rrëmbehemi jo pak herë nga rrjedhat e kohës..

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT. EDICIONI 2

Paperback, 502 Pages
     This item has not been rated yet
Price: $26.00
Ships in 3-5 business days
“Flasin në gjuhën shqipe” historianë të lashtësisë: që nga Herodoti e Tit Livi e deri tek historianët bashkëkohorë,Hammond e Arnold Tonybee. Për herë të parë 'flet shqip' Wiliam Plomer me "Diamandin e Janinës". "I ftuar" është edhe albanologu i shquar Robert Elsie. Është historia e një vendi të lashtë dhe portreti I një populli autokton, i ndërtuar përmes shënimeve të “kronikanëve” të huaj në shekuj dhe që ka si 'protagonistë" gjeneralë të ushtrive pushtuese apo të atyre ndërluftuese në këto treva. Më shumë se 40 udhëtarë të huaj përshkruajnë me emocione bukurinë e veçantë të natyrës së këtij vendi dhe pasurinë shpirtërore të këtij populli. Ky vend bëhet objekt i peizazheve të tyre dhe i frymëzon ata për të shkruar faqe të tëra me mbresa nga udhëtimet e tyre.

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT. EDICIONI 2

eBook (PDF), 502 Pages
     This item has not been rated yet
Price: $5.00
Download immediately.
“Flasin në gjuhën shqipe” historianë të lashtësisë: që nga Herodoti e Tit Livi e deri tek historianët bashkëkohorë,Hammond e Arnold Tonybee. Për herë të parë 'flet shqip' Wiliam Plomer me "Diamandin e Janinës". "I ftuar" është edhe albanologu i shquar Robert Elsie. Është historia e një vendi të lashtë dhe portreti I një populli autokton, i ndërtuar përmes shënimeve të “kronikanëve” të huaj në shekuj dhe që ka si 'protagonistë" gjeneralë të ushtrive pushtuese apo të atyre ndërluftuese në këto treva. Më shumë se 40 udhëtarë të huaj përshkruajnë me emocione bukurinë e veçantë të natyrës së këtij vendi dhe pasurinë shpirtërore të këtij populli. Ky vend bëhet objekt i peizazheve të tyre dhe i frymëzon ata për të shkruar faqe të tëra me mbresa nga udhëtimet e tyre.

Kohematesi dhe Puthja

Paperback, 372 Pages
     This item has not been rated yet
List Price: $29.60
Price: $22.20
You Save: $7.40 ( 25% )
Ships in 3-5 business days
Mati, nje tregetar nga Tirana, bie pre e nje sulmi pengmarresish.Familjes se tij i kerkojne nje shume qindra mijeshe Dollare per lirimin e tij, gje qe ben te vihet ne prove fati i tij dhe e shoqja e cila lekundet te paguaje gjithe ate shume parash. Ne pritje, i mbyllur ne nje han, ai njihet edhe me nje peng tjeter, nje grua e cila eshte e destinuar te shitet si prostitute. Papritur te burgosurve u bashkohet edhe nje peng qe ngjan here me nje lypes, e here me nje dervish, eremit apo nje njeri te cilin jeta dukej se nuk e kishte dashur. Te tre keta personazhe, duke pare se filli i jetes se tyre nuk varej me nga te tjeret por nga nje mundesi e vetme per shpetim, bejne nje plan arratisjeje i cili duket gati i pamundur. nepermjet nje loje psikologjik me keqberesit, ata kthehen nga te burgosur, ne njerez qe i pret nje e ardhme ndryshe. Romani eshte nje trill artistik me rreth 340 faqe dhe i ndertuar mbi nje subjekt qe te ben ta lexosh me nje fryme. I pari roman digjital me autor shqiptar dhe ne shqip.

No comments:

Post a Comment

Situata në Dardani, është kthye me Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij në atë të vitit 1999, pra epilogu i këtyre çështjeve është zero.

-                                             Nga Flori Bruqi Administrata  e  ish presidentit deri sotëm  Joe Biden kishte prioritet diçka ...