Elvin LUKU
“E ardhmja e njerëzimit nuk është evoluimi i
teknologjisë, por mënyra e përdorimit të saj.” (Dominique Wolton)
Kur Hermesi, shpikësi i shkrimit, sipas Platonit, i prezantoi krijimin e
tij faraonit Thamus, këtij të fundit i ngriu buzëqeshja dhe i tha: “I mençuri
Hermes: Memorja është një dhuratë që ne duhet ta mbajmë gjallë. Me shpikjen
tënde, njerëzimi do ta humbasë atë. Njerëzit nuk do të jenë më të aftë ta kenë
kujtesën si aftësi të brendshme, por si një mjet përtej tyre”. (“The future of book”, Umberto Eco)
Sot, ne e kuptojmë se frika e faraonit egjiptian vinte nga padija dhe
mosnjohja e rëndësisë së shkrimit si media e re, sikurse kuptojmë sekpticizmin
që ka ekzistuar në shekuj, se alfabeti do të “vrasë” imazhin, libri do të
“vrasë” katedralen, makina-njerëzimin sepse ecim më pak, televizioni-librin,
kompjuteri-TV-në, interneti-gazetën etj…
Historia përsëritet!
Së fundmi, kryeministri Berisha kuptoi se “Shqipëria dixhitale” nuk ka të bëjë as me kodin mors, radion, kabinat telefonike, as postën e dikurshme shtetërore, dhe hapi edhe ai faqen e tij në Facebook, - Në fakt, bëri mirë.
Megjithatë, për saktësi profesionale, duhet të kujtojmë shakatë “ciu-ciu” të kryeministrit me rivalin e tij politik Edi Rama dhe komunikimin në Twitter: “Rroftë ciu-ciu! Por, Shqipërinë dixhitale, ne nuk e nisëm për të krijuar opozitën virtuale. Shqipërinë dixhitale e nisëm që shqiptarët, pavarësisht nga bindjet e tyre, të kenë shërbimet më të shkëlqyera, të njohin shpejtësitë më të mëdha. Rrjetet sociale janë rrjete sociale dhe nuk duhet t’i deformojmë qëllimet e tyre. Ato janë për të shumuar plazmën e njerëzisë e komunikimit midis njerëzve.” (Mbledhje qeverie, 22 gusht 2011)

Habiteni! Sigurisht, që jo.
Koherenca e mendimit dhe vizioni për të ardhmen nuk kanë qënë ndonjëherë
pika të forta të kreut të qeverisë, si…
I pari që nisi të bëjë politikë aktive në mediat sociale, është lideri i
opozitës Edi Rama, i cili me komunikimin politik në Twitter pati dhe vazhdon të
ketë “tifozë” dhe skeptikë në rradhët e qytetarëve, gazetarëve apo
komentatorëve politikë.
Rama është, po ashtu,
i pari politikan që eksperimentoi konferencën e parë në një media sociale. Pas
tij, të njëjtën eksperiencë e ndau edhe ambasadori amerikan Arvizu. Rezultatet ishin befasuese. Një përgjigje se
facebookpolitika funksionon.
Në fakt, skeptikët të kujtojnë të ashtëquajturën lëvizjen ludiste të
shekullit XVII në Britaninë e Madhe, të cilët u bashkuan për të shkatërruar
makinat, me argumentin se po kufizonte ndjeshëm
krahun e punës.
Një ndër faqet më aktive në
Facebook, është ajo e profesor Artan Fuges. Filozofi i njohur i komunikimit e
përdor këtë dritare për të diskutuar disa nga temat më të rëndësishme të
politikës së ditës, si “Jo, dy ekonomi, një për të pasurit dhe një për
të varfërit!”, “Integrimin europian të Shqipërisë duhet ta marrin në dorë
qytetarët”, “Ne na drejtojnë sendet”, “Gazetaria “e shtuar”, “Info-obeziteti e
vret informacionin”, “Për KKRT: Një propozim qytetar!”etj., dhe këtë e bën në mënyrë interaktive me mbi 16
mijë miqtë e tij. Faqja është konceptuar si një media e qytetarit, ku
respektohet dhe promovohet mendimi i çdokujt, por ka disa rregulla të rrepta etike, të cilat nuk mund t’i shkelësh.
Pra, Profesori e përdor faqen për të komunikuar me studentë, miq e
intelektualë; gjuhëtari Ardian Vehbiu përdor pjesërisht facebookun e twitterin
por më shumë blogun e njohur “Peisazhe të fjalës” ku ndan shkrime e opinione me
gazetarë, gjuhëtarë, komentues dhe dashamirës të faqes; gazetari Virgjil Kule,
për të disktuar mbi probleme të gazetarisë, poezinë dhe për të promovuar librat
e tij, i fundit “Skënderbeu”; qëndra “Abacus Research” për të shpërndarë të
dhënat e matjes së audiences etj...
Në faqen e kryeministrit Berisha, më 23 janar ishte postuar kjo
barsaletë për darken që Sekretari
për Ekonominë dhe Financën i PS-së, Anastas Angjeli shtroi në hotel Sheraton
ditën e emrit të tij: “...Sipas zakonit, Caci, të cilit më shumë hije i ka
kuleta se fjala, falenderoi
të ftuarit, ngriti dollinë dhe u ul duke
pritur me padurim dhe emocion elozhet e kryetarit të tij, z.Rama. Pas pak kohe, z.Rama u ngrit, falenderoi me perzemërsi Cacin për ftesën dhe, ndër të tjera, tha: Të dashur miq! Unë kam fatin e madh të mësoj të këshillohem e të frymëzohem çdo ditë për çështjet madhore të ekonomisë dhe financave, në këtë kohë krize rrënuese, nga një personalitet i shquar, i rrallë, me njohuri të nivelit më të lartë në këto fusha.
Të gjithë sytë e të ftuarve ishin drejtuar si prozhektor tek Caci!
Vetë atij i vershoi adrenalina nga rrënjet e flokeve tek gishtërinjtë e kembëve. Ai po përjetonte një gjendje më shumë se ekstaze që nuk e kishte provuar kurrë më parë. Me gotë në dorë u ngrit i përgjëruar dhe gjysmëndenjur në respekt të shefit të tij. Mirëpo, papritmas gjithçka në qënien e tij ngriu, madje, ngrinë edhe krushqit, kamarierët, sazet dhe darka, përveç gotës së dollisë që, se si ra nga dora dhe u be copa ne momentin kur shefi i tij tha se personi apo gjeniu në fjalë ishte gjysma e tij më e mire, pikërisht zonja Basha.
Ç'pate? - i tha bashkeshortja Cacit. Hiç, hiç, goten ma moren duartrokitjet, u përgjigj ai, ndonese i dukej se i kishte rënë jo tavani, por hoteli mbi kokë! – sb”.

Pavarësisht stilit jo dhe aq, elegant të të shkruarit dhe ironisë, nuk janë barsaletat ato që presim
nga një kryeministër.
Kemi dëgjuar se, veç talentit në mjeksi, kryeministri ka edhe humor.
Por, tani për tani, le të mbetemi të kënaqur me “Al-Pazarin” e Agron Llakajt në
Vizion Plus dhe “Portokallinë në “Top-Channel”. Kurse si mjek, meqë është në
pushtet, talentin mund ta tregojë te shëndetësia, - që është për faqe të zezë.
Çfarë presin
qytetarët tjetër nga kryeministri në facebook?
Në një intervistë dhënë së fundmi në një të përditshme, historiani i
njohur Pëllumb Xhufi bën një bilanc 22-vjeçar të udhëheqësve politikë shqiptarë
në demokraci: “...filluan me vrasjen e historisë e
të Kishës Autoqefale të Fan Nolit në 1992, dhe po e mbyllin me vrasjen e
ëndrrës europiane të shqiptarëve, në 2013. Mes këtyre dy caqeve mbetet një
hapësirë e mbushur me fëlliqësira nga më të pamendueshmet në historinë e
shtetit shqiptar: aleanca të fshehta e të hapura me makinën vrastare të
Millosheviçit gjatë luftës në Bosnjë dhe më tej në Kosovë, mbytje e
demokracisë, vrasje e zgjedhjeve, përmbysje vlerash e morali, katastrofa
ekonomike, përmbytje sistematike të Veriut të Shqipërisë, degradim i programuar
ekonomik e infrastrukturor i Shqipërisë së Jugut, dyndje e kaos demografik në
Shqipërinë e Mesme, “çmilitarizim” i territoreve jugore me tërheqjen prej andej
të reparteve ushtarake dhe atyre të sigurisë, fshirje nga harta e kufijve
jugorë të vendit dhe “mbjellje” e tij me varreza, shkolla, simbole,
konsullata, biznese të dyshimta e qendra terrorizmi e spiunazhi grek, sabotimi
i Korridorit VIII, sabotimi i axhendës europiane të Shqipërisë, rrënimi i
bujqësisë, zhbërja e pasurive kombëtare e deri te mbjellja e përçarjeve
ndërshqiptare veri-jug e Shqipëri-Kosovë.”
(Gazeta “Shqip”, 30 janar)
Veç sukseseve me rritje dyshifrore dhe, së fundmi, deklaratat gati
primitive nacionaliste, asnjë nga këto çështje nuk e kemi parë në facebookun e
kryeministrit, ndonëse prej kohësh flitet një legjendë për të. Thonë se punon
dhe lodhet shumë. Nëse rri tërë ditën duke sharë me gojë e me shkrim Cacin apo
duke mbushur facebookun me “ciu-ciu” e “puc-puc” për Ramën, atëherë le të
vazhdojë të lodhet.
Mesa dimë, puna matet me rezultate. Dhe, kjo puna e kryeministrit na
kujton shprehjen e mençur popullore: “Drangër-dung këmborë e madhe, qumështi
gjysëm okadhe...”
Thuhet se kryeministri i ka dhënë urdhër gjithë ministrave, që të hapin
edhe ata faqet e tyre në facebook.
Urojmë që facebookpolitika e ministrave të mos imitojë kreun e qeverisë.
Sentenca e famshme e profesorit të komunikimit Dominique Wolton, se: “E ardhmja e njerëzimit nuk është evoluimi i teknologjisë, por mënyra e
përdorimit të saj”, më sjell
ndërmend albanologun e fundit të gjallë, profesor Shaban Demiraj, i cili në
janar mbushi 93-vjeç. Edhe 100-vjeç, profesor!
Disa vite më parë, një ish-student i tij u mrekullua kur profesori
gjithë vitalitet i tha: “Vazhdoj të punojë edhe më shumë për shkenën e gjuhësisë. Kam botuar edhe dy
libra të tjerë. Tani kam
një lehtësim të madh nga kompiuteri. Është një shpikje e mrekullueshme, edhe
për ne”.
Ka shkrimtarë që vazhdojnë të shkruajnë “me dorë” dhe janë
nobelistë; historianë,
kineastë, teoricienë që kanë
spikatur edhe në diktaturë, sikundër ka jo pak gazetarë, inxhinjerë,
matematicienë, ekonomistë, informaticienë që janë dështakë në demokraci, etj...
...Nuk është
gjithmonë e lehtë të përcaktosh raportin dhe harmoninë mes formës dhe
përmbajtjes.