2013-02-05

K R O N I K Ë P A S L U F T E (1999-2012)


 Qazim Berisha
QAZIM BERISHA


 P A R A T H Ë N I E

Pas luftes së përgjakshme të  Kosovës dhe kthimit të  shqiptarëve nëpër vatrat e tyre  
në Kosovë , filloi një  jetë e re  me elan pune prej një toke te  djegur në  atë  të gjelbëruar, prej  shtëpive të djegura në shtëpi të reja të ngritura shumë katshe.
     Ky zhvillim i  hovshëm  i Kosovës bëri të mahniten shtetet e rajonit  e më gjërë, kur dihej se  ekonomia e  Kosovës ishte  rrënuar  me themel nga pushtuesi serb, dhe e  kishte  shumë  vështirë Kosova të ngrihej dhe të ecte  vertikalisht nga dëmet  dhe plaçkitjet qe ia  kishte bërë  Serbia fashiste.
Por, falë Zotit, falë zgjuarësisë së  shqiptarëve dhe ndihmës së parezervë të Bashkësisë Ndërkombëtare, Kosova e përballoi krizën dhe nisi  rrugën e konsuludimit të shtetit.
Në  periudhën  dhjetë vjecare të pas luftës Kosova u ballafaqua me sfida  nga  më  të  ndryshmet. Në këtë periudhë u zhvilluan ngjarje  shumë të rëndësishme siç  ishte Shpallja e Pavarësisë  së  Kosovës, por  edhe pati  ngjarje te pakëndshme për Kosovë sic ishin Ngjarjet e Marsit të 2004. Po në këtë periudhe erdhi edhe Plani  7 pikësh i Shtajnerit, i dëmshëm  për  shqiptar,pastaj edhe  Plani famoz i Ban Ki  Munit, plane këto që ia  masin pulësin  shqiptarëve.Një prej ngjarjeve ishte  edhe ardhja e EULEX-sit, i ngjashem  me  ate të UNMIK-ut..
Ngjarja më madhore që ishte Brenda kesaj dekade të fundit ishte kur    Qeveria e Republikës së  Kosovës intervenoi guximshëm me policinë elite të specializuar në veri të Kosovës  më 15 korrik 2011 për t` i shpërbër bandat kriminele çetnike serbe që Mitrovicën po e mbajnë të ndarë  më shumë  se dhjetë vjet.Intervenimi i policisë së Kosovës ishte që ta integrojë këtë pjesë problematike të Kosovës.
    Qëllimi im në përmbledhjen e  këtyre kronikave kur i  kam shkruar me një kujdes të madh, në mënyrë  që këto ngjarje të rëndësishme mos t` i  mbulon  harresa.
   Jam i  vetëdijshëm se sikur këto kronika të ishin botuar  kur kanë ndodhur ngjarjet
dhe kur janë shkruar do ta kishin peshën më të madhe por besoj edhe tani nuk do ta humbin aktualitetin e vet.Në këto shkrime nuk kam pasur qëllim ta denigroj asnje figurë
politike në Kosovë dhe as ta ekzaltoi askë.Thjesht këto janë vrojtime  nga  këndi im të shkruara në  mënyrën më të sinqertë, po ashtu pres nga lexuesit e nderuar që vërejtjet dhe sygjerimet  e  tyre të jenë të sinqerta ashtu .si në veprat e mia të më parshme.

                                                                                            

 SERBET SI KOLEKTIVITET MBAJNE PERGJRGJËSI PËR  GJENOCID NË KOSOVË



   Populli serb mban përgjegjësi  të madhe dhe është  fajtor pamëdyshje si kolektivitet për krimet e bëra në  Kosovë  në dhjetëvjetshin e fundit të shekullit XX.
Dhuna barbare dhe synimet për shfarosje totale të shqiptarëve nëKosovë, mori përmasa gjenocidale në pranveren e sivjem, gjegjësisht në vitin 1999.
Do të  ishte gabim i madh dhe i pafalshëm nëse shqiptarët për  ketë dhjetësh të fundit dhe luftën e përgjakshme të Kosovës, ta fajësojnë vetëm regjimin aktual të Beogradit në krye me kryekriminelin Millosheviq, e  mos të kërkojnë përgjegjësi kolektive  serbe.
   Populli serb i dha mbështetje të plotë regjimit shovinist dhe fashist  të Beogradit në etnocidin e përhapur në Kosovë.Populli serb nuk mund t\i  shpeton përgjegjësisë kolektive. Skenarët ogur zeza për shfarosje totale të shqiptarëvë i projektuar në Akademinë e Shkencave  dhe Arteve fashizoide serbe të mbështetura dhe të sforcuara edhe nga Kisha Ortodokëse Serbe, e udhëhequr nga satrapi Pavle.Ky skenar dhe kjo  mbështetje  nga kisha, bëri që në trurin e popullit serb  të depertojë virusi gjenocidial, ta ushqen mire në gjak e të fillon aplikimin hapur para syve të botës për shfarosjen totale të shqiptarëve.Madje me të drejtë thuhej se virusi pë krime noton në gjakun  serb me shekuj
Këtë mendim timin e bazoj  në këto  fakte, pse populli serb mbanë përgjegjësi si kolektivitet :

1.Pas varrosjes së Kushtetutes së Kosovës në mars të  të vitit 1989, kur u vranë më shumë se 25 shqiptarë duarthatë dhe me qindra tjerë të plagosur, në Kosove filloi dhunë e sforcuar institucionale serbe në çdo sferë të jetës.
2. Me dhunë u larguan të gjithë punëtorët shqiptarë nga  vendet e tyre të punës pa asnjë arsye përveç që ishin shqiptarë.
3.Me forcë u mbyllën të gjitha shkollat shqipe, u ndoqen  nxënës  dhe studentë nga shkollat dhe Universiteti i Kosovës.
4.U helmuan mbi 7400  nxënës shqiptarë nga ai helmim tokësik që edhe sot e kësaj dite bartin pasoja,madje disa prej tyre nga  doza e madhe  e helmimit  pas nje kohe vdiqen, nje pjese e vajzave te reja nga ai helmim  i thellë  nuk presin  te  bëhen nëna kurrë, por mbeten sterile për jetë.
5.Më tepër  se njëqind ushtarë shqitar u kthyen nga armata jugosllave të vdekur në arkivol, me të nëjten diagnozë  bënë vetëvrasje, ndërsa në  trupin e tyre kishte  me dhjetra plumba  në  krahëror nga  eproët e tyre gjakatar që nuk u zbuluan kurrë.
6.Kulminacionin e shfarosjes dhe  dëbimin e shqiptarëve , serbet e  arriten kur filloi Lufta  në Kosovë
U vranë  më  dhjetra mijëra  burra gra e fëmije, nuk u kursyen as pleqët e as plakat, as nënat shtatëzëna,  as fëmijët  në  ditët e para  të jetës.
7.në Kosove  u dogjen  me mijëra  shtëpi, madje u dogj edhe toka e Kosovës.
Këto të dhëna  që po i  jap janë  shumë të pakta me ato qe iu kanë bërë shqiptarëve,
Prandaj serbet si  kolektivitet  nuk mund t’i ikin pafajësisë, po janë bashkëpjesëmarrës  në këto krime të tmerrshme.
Nga  gjithë kjo mizori që u bë  mbi shqiptarët e Kosovës, nuk doli edhe një i vetëm serb ta ngritë zërin njerëzor e te thotë  STOP gjenocidi mbi fëqinjët tanë  shqiptarë,
Mos i helmoni fëmijët  shqiptarë, mos përdhunoni vajza e  gra  shqiptare qe kemi jetuar me ta  me shekuj.Këtë apel për ndalje  nuk e bëri asnjë serb qoftë i ri apo e re, qoftë plak apo plakë, askush  nga serbet nuk u distancue nga kjo vërbëri serbe
Kisha ortodokëse serbe nuk e luajti misionin e vet që  duhet ta kishte, por për kundrazi ajo luajti një rol antishqiptar, duke përkrahur regjimin kriminal të Millosheviqit, por ajo nxiti tërë popullin serb për të bërë  krime.
   Më duhet ta them edhe këtë fakt:  Se çdo serb në Kosovë qoftë i ri apo i vjetër
ka qenë polic për shqiptarë.Serbve iu ka  mundësuar  nga regjimi të vret shqiptarë në pikë të ditës pa dhënë përgjegjësi. Dua ta  argumentoj këtë qe e thash për vrasjen e dy fëmijëve  disa vjet para lufte: Fëmija Afrim Prebreza nga Bardhi i Madh duke i ruajtur bagëtinë, mbytet mizorisht nga disa huligaj serbë të moshës jomadhore duke konsideruar vetën  si polic pa uniforme që e kanë këtë të drejtë të vrasin shqiptarë.
Vrasja e Afrimit ndodhi  më 24 maj1991, dhe kurrë këta të rinjë serbë nuk u moren ne  përgjegjësi..
Rasti i dytë ndodhi kur nje  ushtar serb qe po e kryente  shërbimin ushtarak në Elez Han, i kërkoi ujë fëmijës 9-vjeçar Isa Berishes nga Han i Elezit, kur  fëmija ia solli ujin e  ftohtë për ta  shuar etjen ushtari serb ne kazermë, si shperblim Isasë së vogël ia drodhi kokën si lepurit dhe e lenë të vdekur.
Me këtë dëshmohet doza e madhe e urrejtjes tek të rinjtë serb që kanë kultivuar urrejtjen helmuese nga prinderit e tyre serb.Ashtu sikur krimineli Millosheviq që duhet të shkoj në Hagë, njashtu edhe satrapi Pavle vendin e ka ne  Hagë,sepse edhe ai nxiste urrejtje kur kërkonte  qerim hesapesh me ekstremistë shqiptar ,siç i quante ai.Kryekrimineli Millosheviq gjente përkrahje të parezerv nga kisha serbe dhe nga shefi shoven i kishes  serbe Pavli qe luante mission të dyfisht.
Nëse kerkohet në një të aferme jo  të largët dhe duhet pa tjetër të kërkohet që Millosheviqi të  ekstradohet në Hagë, këtij dënimi nuk bënë  t’i shpëtojë as satrapi Pavle
Për mos durim dhe nxitje të urrejtjës. Arsyeja është se as Millosheviqi  nuk e   rroku pushkën  me vra shqiptarë, këte se bëri  as patriku Pavle, por me nxitjen e tij dhe me urrejtjen e sëmurë ndaj shqiptarëve, e helmoi popullin serb me urrejtje patollogjike, dhe i nisi  drejt  rrugës së krimeve.Nuk mund të shfajsohen as serbët lokal te Kosovës, sepse ata ishin bashkëpjesëmarrës me policinë serbe ne krime ndaj shqiptarëve.
Nuk mund të shfajsohen as nuset e vajzat serbe me gjokës zbuluar  kur i gostisnin policinë dhe ushtrine serbe të hypur në tankë duke i porositur qe të dhunojnë sa me shumë nuse e vajza shqiptare për ti çnjerzuar që nderin me  xhelozi e mbajne.
Prandaj, pas terë kësaj zezone qe iu  bë shqiptarve mund te vimë  në konklzion:
SE SERBET SI KOLEKTIVITET MBAJNË  PËRGJEGJËSI KOLEKTIVE PËR KRIMET E BËRA  NË KOSOVË.

Shtator 1999


                                 
 KOSOVA PROTESTON




 24 janari i vitit 2000. Në Prishtinë e më gjerë po protestohej fuqishëm për lirimin e pengjeve shqitare.Po protestohej për shtatëmijë pengje lufte që po mbahen padrejtësisht ëpër burgjet e Serbisë.Kosovës poi  shtohen
dhembjet krahas pengjeve,  kur po zbulohen varreza massive të civilëve shqiptarë.
   Sot para Teatrit Kombëtar në Prishtinëpo protestohej nga mijëra nëna e  motra shqiptare që po kërkojnë të dinë për fatin e bijëve  dhe vëllazërve  të tyre.
Në mesin  e këtyre protestuesve është edhe sapo i liruaringa burgjet serbe i riu Rrahman Olluri. Prane tij ngarendin nëna, nuse dhe motra shqiptare,për të pyetur mos di gjë për fatin e më të dashurëve të tyre.
   Një vajzë gjakovare i afrohet  këtij djaloshi dhe me nje zë të mekur e me lot në sy i drejtohet: O vella, mos di  gjë për dy vëllazërit e mi, Isanë dhe Ahmetin që na i moren kriminelët serb në oborr të shtëpisë. Djaloshi rrudhi krihet dhe u përgjigj:
Nuk më kujtohen moj moter se ka pasur shumë të burgosur.Vajza gjakovare qe po këpuste pa ndarë lot tha: Po e di se kam mbetur pa dy vëllezërit  e  mi e mjera une e mjera.Nga çanta nxori fotografitë e dy vëllezërve të Isasë dhe të Ahmetit. Keta janë vëllezërit e mi që  frikohem se nuk do t’ i shof kurrë më.
   Mos i humb shpresat moj motër, ju  dretua djaloshi qe ishte kthyer nga burgu i Pozharevcit. Ata mund të  ndodhën nëpër  burgje ushtarake serbe që as kryqi i kuq nuk mund t’ i vizitojë .Burgje ushtarake ka maft mund të jenë atje.
Ishalla eshtë ashtu ashtu o vëlla, porn e i kemi humbur shpresatse KMDLNJ di vetëm për 18oo veta që janë në burgje, ndërsa për 5ooo pengje tjera nuk di se ku gjenden, mbase kane perfunduar në  thikat e xhelatëve serbë.
Lotët e nënave, motrave, grave dhe fëmijëve që kërkojnë me të dashurit e tyre të këputin shpirtin.Edhe unë  autori i këtij shkrimi isha i përfshirë në lot, m’ u kujtua 20 mars ii vitit 1999 kur vëllai im Selim ra në altarin e lirisë, që as unë nuk do ta  shoh më kurrë, porn e te pakten shkojme e vëmë lule  mbi varr.
Kosova edhe pas dy viteve pas luftës ka plagë që akoma  po kullojnë gjak.
Dhashtë Zoti i Madheruar e na kthehen  të gjithë të gjallët që janë nëpër burgjet e Serbisë, të na kthehen shendosh e mirë, nërsa ata  që  nuk janë ndër të gjallë trupat e tyre u kthefshin në tokën e Kosovës, ku do të prehen në qetësi, dhe familjet e tyre te lirohen nga ankthi i pritjes.


24 janar 2000
Prishtinë


ZGJEDHJET E PARA KOMUNALE NË  LIRI



Të shtunën  me 28 tetor 2000, e tërë Kosova voton për Asamblet Komunale
Pas luftës dhe tmerrit që përjetuan shqiptarët të Kosovës, në këtë TETOR historic shqiptarëve iu mundësua të votojnë  lirshëm dhe me  voten  e tyre te lirë ta zgjedhin udhëheqjen e tyre komunale.Këto zgjedhje Komunale kane  rendesi të madhe, se në sytë e botës treguan pjekuri politike dhe  përgjegjesi dhe ia bënë  me  dije faktorit ndërkombëtar se ky vend ka tolerancë dhe kulturë denokratike.
Por vallë, populli kujt ua dha votën , çlirimtarëve apo atyre  që ua zgjodhën rrugën e nënshtrimit.
Kësaj radhe votuesit  i zgjodhën të dytët, votuan kunër atyre që derdhën  gjakun, kundër atyre që i lanë  gjymtyret e trupit  nëpër male.
    Për fat të keq kësaj radhe nuk u votua për gjakun e mijëra dëshmorëve, po u votua pë rata që ua ofruan ndjenjen e robit.
Nuk ka popull në botë që nuk do t’ i votonte bijtë e vet qe me pushkë ua sollen lirinë, dhe ua mundësuan lirshëm të votojnë.
Kësaj radhe i ndëshkuam luftëtarët e lirisë me votën tonë të lirë duke mos menduar aspak se kësaj klase të re politike poi  mbesim borgj për jetë e mot.
Të nesërmën pas ketij votimi, ishte një mbishkrimi mjaft prekës nëgjyrë gjaku në qendër Të Prishtinës: “Mos ju qoftë hallall gjaku yne i derdhur”.
   Populli im i dashur, populli im i mjer, kthjelloje kokën, dil nga pellgu i mos dijes, largoje me dorë  lëbyren e syve, lëshoj  vend dritës së syve të ballit, se mos votimi çlirimtarëve është më shumë se vërbëri, është një ogur i zi, se gjaku i dëshmorëve vërtë mund të vërbojë




31 tetor 2000



LAJMI QË  NA ZURI FRYMËN



   Lajmi për aktin terrorist ne  Vashington dhe Nju Jork na e zuri frymen të gjithëve ne në Kosovë..
Rrafshimi i dy Kullave Binjake me mbi tremijë njerëz të pa pafajshem Brenda  në  kulla ishte tragjedia  më e  madhe  e pas Luftës së Dytë BotëroreDora  kriminale e Al kaides    shkaktoi mijëra viktima që  ishin punëtoret më të pafajshem nga  shume  vende të botës.Dora e zezë kishte bërë plane nga  me të  rafineruarat që e la me gojë hapur CIA/n amerikane, plane keto ogur zeza që nuk i kishin pritur se mund të ndodhë nje tragjedi e tillë. Ky akt i shëmtuar duhet ndërgjegjësuar botën që most ë përkrahen ata që shkaktojnë tragjedi njerëzore.Ashtu aprovoi edhe Serbia mbi  shqiptarët që akoma  nuk e kanë marrë dënimin e merituar.Në këtë tragjedi njerëzoreamerikane populli i Kosovëssi dhe a ii Shqipërisë, u  rreshtuan përkrah Amerikës dhe ndan dhembjen me popullin mik të  amerikan.
Ndërsa armiqtë e Amerikës dhe të  Kosovës, cakerruan gotat dhe festuan për aktin terrorist që shkaktoi Alkaida.Ato skena të llahtarshme do të mbetën përjetë në kujtesën e popullit shqiptar.Populli shqiptar i Kosovës, kurrë nuk do ta  harron  mbështetjen e popullit amerikan në  momentet më të vështira në tërë historinë e shqiptarëve.Prandaj më të drejt i kosovës spontanisht u tubua në qender të  prishtinës dhe ndezën qirinj në  shenjë nderimi për  viktimatamerikane, qirinj ndezen net e gjitha qendrat  e kosovës 11 shtatori i vitit 2001 do të mbetët si datë zije për popullinamerikan dhe shqiptar



Prishtinë,11 shtator 2001



 KUR MUNGON UNITETI



Dje,  të martën më 15 maj 2001, u firmos  Korniza Ligjore, dokument i disfavorshëm për shqiptarët e Kosovës.
Firmosja e  këtij dokumenti është në kundershtim të plot  me vullnetin  e popullit. Për fat të keq këtë document e firmosen dy dy lideret e dy subjekteve politike, zotëri Ibrahim Rugova , kryetar i LDK-së, si dhe zotëri Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së,ndersa lideri i partisë së PDK-së , zotëri Hashim Thaçi, nuk e firmosi  këtë dokument duke mbajtur fjalën e dhënë , se kurrë nuk do të firmosi asnje dokument në çfardo rrethane qoftë , nëse  nuk përkon  me vullnetin sublim të popullit\
    Edhe njëherë lideret shqiptarë para syve të botës nuk treguan  unitet, nuk e  mbajten fjalën për çfarë ishin zotuar.
Edhepse  gjatë dy muajve rrjesht u fol e u shkrua nëpër gazeta se askush nuk ka mandat për  firmosjen e atij dokumenti që më parë ishte dhënë pëlqimi nga Beogradi e pastaj ishte bartur në PrishtinëLidërët tanë e tumirën këtë  document, pa  menduar se po nënshkruajnë  diç të dëmshme për Kosovë.Dokumenti Kornizë Ligjore për kosovë  e zhveshë Kosoven nga subjektiviteti dhe e forcon edhe me shumë  Rezuluten 1244 të OKB-së, që e njeh subjektivitetin e  Serbisë  mbi Kosovë…Nuk bënë lideret tanë të jenë lakmitar për do therrime të pushtetit, kur kur  rrezikojne Shtetësinë e Kosovës.
Atë  ditë të ju  them të vërteten  në Prishtinë pash njerëz me lot në sy nga zhgënjimin që ua bëri  zoti Haradinaj, sepse për Rugoven thanë se  ai është në gjendje me nënshkruar gjithçka, sikur ate Dokumentin  për Arsim  me Millosheviqin
  Që kurrë nuk   u implementua.
Eshtë  mirë që vota e popullit t’ i  ndëshkojë të  gjithë ata   që ligështohen  në ato raste ku duhet forcohen.



Prishtinë,16 maj 2001



BETIM PARA MEKËS SHQIPTARE


Ditë e diel, 3 mars 2002, mandatari i parë i Qeverisë së Kosovës Dr. Bajram Rexhepi, së bashku me kryetarin e PDK-së z. Hashim Thaçi  ia kishin mësyrë  Mekës Shqiptare-Prekazit legjendar  të Adem Jasharit.
Kryeministri i parë në historinë e Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi, para se ta jap  betimin para Kuvendit të  Kosovës, ai një ditë më parë zgjodhi për të dhënë betimin para varrit të komandantit legjendar te Adem Jasharit.
Kryeministri i ardhshëm  Dr. Rexhepi, i emocionuar u shpreh para varrit të komandantit:
“BETOHEM  PARA VARRIT TË KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI QË  KURRË NUK DO TA SHKELI GJAKUN E DËSHMORËVE”.
   Ky ishte betimi më i natyrshem e më fisnik para  një detyre të rëndësishme kombëtare, siç ishte misioni i Qeverisë së Kosovës.Kryeministri i KosovësDr. Bajram Rexhepi do ta ketë bekimin e popullit,  ata që janë profilizuar rrugës kombëtare
Kryeministrit Dr. Rexhepi i dëshiroi shëndet të plot dhe ralizimin e  aspiratave të popullit
Përpara!



Prishtinë,4 mars 2002


 BURGJET E SËRBISË DO TË MBYLLEN PËR SHQIPTARËT E KOSOVËS


Mbi njëqind  vjet e më shumë, shqiptarët  i  rrapëlluan prangat  nëpër kazamatet e Serbisë.
Dje, më 26 mars të vitit 2002 do të mbetët nje ditë e shënuar, kur 145  pengjët  e fundit shqiptarë u liruan nga burgjet famëkeqe të Serbisë.
Këto kazamate serbe mbi njëqind vjet padrejtësisht i mbajtën  shqiptarët nëpër qelijat e burgjeve dhe shumica prej tyre u mbeten  kockat atje, që kurrë nuk u ditën se ku pushojnë ato.
Sot , po mbyllet edhe  një kapitull  për pengjët e luftës, por do të mbetët brengë e madhe për të gjithë ata  vëllazër tonë të zhdukur, që nuk kanë kurrëfarë shenje  se ata  janë gjallë.
 Dhashtë Zoti i madhërishëm  që ata të jenë gjallë dhe t’ju kthehen familjeve si ky kontixhent prej 145 shqiptarëve  që po u kthehen familjeve me  një shëndet të  rrënuar.
Duhet t’ ia bëjmë me dije  faktorit Nderkombëtar se deri në zbardhjen e fait edhe  mijërave shqiptarëve të  pagjetur, populli yne nuk do të qetësohet kurrë se ata  janë  zemra dhe shpirti ynë.


 Prishtinë,27 mars 2002



  CKA PARASHEH PLANI SHTATËPIKËSH I SHTAJNERIT


 Dje, pasdite më 21 tetor 2002, u bë i njohur për opinion Plani Shtatëpikësh i Shtajnerit për decentralizimin e pushtetit local në Kosovë.
   Ky Plan i Shtajnerit  defakto i favorizon serbet e Kosovës pëer përforcimin e enklavave, dhe hap rrugë për legalizimin e enklavave serbe mjaft të  rrezikshme, mendoj dhe kam droën se këto enklava do të bëhen minishtete serbe ne zemer të Kosovës.
Vizita e Shtajnerit dy ditë në Beograd, u pa  fare  mirë se ky njeri do të shkoj drejt rrugës  të paraardhësve të tij  Kushner dhe proserbit Hekerup.
   Po të shikohet nga  një prizmë me  mendje të kthjellt, nuk ishte e rastësishme shkuarja e prokurores djallëzore Del Ponte në Shqipëri. Ajo shkoi atje për verifikimin e veprimtarisë të disa udhëheqësve të UCK-së gjatë luftës në  Kosovë.
Nuk ishte  i rastësishëm kërcnimi i Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së z. Ananit ndaj udhëheqjes të  institucioneve të Kosovës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së z. Anan    ankohet se po bëhet shumë pak për  t’ u lënë hapësirë për veprim minoriteteve në Kosovë, e më  në fund si kurorëzim i tyre është Plani famoz i “mikut” gjerman Shtajner. Në këtë mënyrë legalizon enklavat serbe dhe në këtë rrugë shkohet drejt ndarjes së Kosovës ashtu siç po e kërkon SerbiaNjë ditë mesiguri do te shpallet Pavarësia e Kosovës, por sa do të këtë fuqi t’ i  kontrollon Qeveria jonë këto enklava, druaj se Mitrovica e Veriut do te jetë broblem tepër i madh qe nuk do të dimë si t’ ia dalim.
Nëntoka serbe po punon 24  orë pandërprerë që Kosovën most a len rehat.
Frikohem shumë se pas zgjedhjeve të Nëntorit burgosjet eçlirimtarëve do të jenë të pashmangshme sepse Del Ponte me Serbinë po punon në ate drejtim.
Të shohim.



Prishtinë ,21 tetor 2002



KUSH PO BËNË THIRRJE PËR VËLLAVRASJE

  Ata që i ndejtën  gatitur për dhjetë vjet pushtuesit serb, sot po bëjnë thirrje për vëllavrasje, sikur kjo tokë dardane  nuk është ngopur me gjak shqiptari.
Po kush janë këta lugetër  që i tregojnë muskujt para popullit të vet q u vranë, u  dogjen e u poçën nga armiku shekullor shkja.
Vrasja colonel Tahir Zemës me djalin Enisin dhe  kusheririn Hasaninu prit me indinjatë të  të thell nga i gjithë populi i Kosovës. Cila qe ajo dorë që vret njërz tash pas luftes.A e dinë ata vrastar se edhe një pikë  gjaku i derdhur i shqiptarit është i pakuptimt, për cilin njeri qoftë. Eshtë tepër e pakuptimtë dhe shumë e dëmshme vrasja cilit do shqiptar sot në Kosovë..A e di dorasi vaji që bëhet mbi trupat e pa jetë, bëhet shqip, a nuk qe e mjaftueshe që vaji  i nënave, motrave shqiptare mbi trupat e pa jete  të bijëve  dhe të vëllezërve e tmerroi boten.Prandaj, duhet të mbyllen njeherë e përgjithmonë vrasjet, e sidomos  it ë rinjëve siç jshte rasti i familjes Zema.
Mirëpo ishte e papranueshme të keqpërdoret varrimi i colonel Zemajt me djalë e  kusheri.Ata që u thirrën  në kanunin e Leke Dukagjinit, janë në lajthitje të pl;të edhe përkundër asaj që duhet ta kuptojme indinjatën e tyre, por asesi  nuk duhet bëhet thirrje  për hakmarrje, se gjakmarrja na ka kushtuar shtrenjtë.
Rasti i 4 janarit2oo3 i vrasjes së Tahir Zemës  dhe dy të rinjëve të pafajshëm popullin e Kosovës e bëri helm.Kurrësesi para syve të botës nuk bënë prejudikohet se vrasja u bë nga ish  pjestarët e UCK-së  nuk është me vend, se kjo e fundit më së shumti do të dëmtohej.
Harrojnë këta  rrahagjokës që bëjnë thirrje për  gjakmarrje, se në Kosovë  janë më shumëse pesëdhjet  shërbime të huaja secrete dhe MUP-i serb defilon pa penguar rreth e çark Kosoves, që janë të interesuar të bëhen sa më shumë vrasje në KosovëNë ketë tragjedi të rastit Zemaj, edhe president ii Kosove Dr. Ibrahim Rugova  nuk e luajti rolin njeriut të unitetit ashtu siç e ka dhë betimin para Kuvendit të Kosovës, por u fut në orkestren e atyre që bëjnë thirrje për vëllavrasje..
Një sjellje jot ë hisme në këtë rast e bëri edhe Akademik Mark Krasniqi me fjalimin e tij pompoz që hudhi vajë  në zjarr.Profesor Krasniqi nuk e ndoqi rrugen e plakut të urtë Anton Cettës që pajtoj gjaqe në Kosovë e nuk nxiti urrejtje  vëllazërore.
Akademik Krasniqi pa menduar mirë  për përgjegjësinë që duhet ta ketë si plak i urtë, ai  saktësoi  se kjo vrase është me motive politike.Pas fjalimit të Akademik Krasniqit , masa u elektrizua, u nxiten disa nga pjesëmarrësit e varrimit të betohen hapur se do ta zbatojne Kanunin e Lekë Dukagjinit, se këto vrasje do të paguhen
Gjak me gjak
Thirrjet e tilla  jan një ogur i zi për ne gjithë shqiptaët në Kosovë e më gjërë



9 janar 2003


PËR KOSOVË PO DERDHET ENDE GJAK



   Të shtunën  , më 12 prill 2003 ranë në altarin e lirisë y çlirimtarë me mbiemrin Berisha dhe Behrami në veri të Mitrovicës.
   Populli ynë  mendoi se i erdhi fundi gjenocidit mbi kosovë dhe se kosova  u çlirua njeherë e përgjithmonë. Ashtu menduam, por jo, ende po derdhet gjak për atë pjesë tokës sonë, mbase do të derdhet akoma, që po embajnë pengë kriminelët serbë.Enklavat serbe që po lulëzojnë në Kosovë me fajin tonë, se heshtëm, kur kur faktori ndërkombëtar mate pulsing tonë, heshtëm atëherë kur nuk duhet të heshtnim, se heshtja është aprovim, është një sinjal i keq  se ne prore do të kemi  telashe me ekstremist serb.
Përçarja e faktorit politik në Kosovë  sikur po ua hap rrugën për veprim ekstremistëve serbë, që janë instaluar nëpër enklava të shumta.
Djemtë e Kosoves që ju çepën maleve perpjetë nuk mund ta  durojnë as  nuk pajtohen me ekstremistët e hilet që  poi  bëhen Kosoës nga faktori nërkombëtae dhe ai vendor. Clirimtarët e djeshëm nuk mund të pajtohen me reçetën e vjetruar: “Të udhëheqim e të thirremi në emer të popullit, se do të ehet mirë”.
   Lajmin  e hidhur që mora për dy të rënë në misionin ushtarako-politik, hudhja në ajr uren famkeqe në veri të mitrovicës dhe veteflijimi i këtyre dy të rinjëve të familjes Berisha  dhe Behrami. Kjo urë ishte shënjestruar për t’  ua ndërpreë rrugën  rrugën kriminelëve serb për hyrje dhe dalje në kosovë. Rënia e këtyre dy të rinjëve me mission ushtarak u prit me dhembje të madhe për humbjen e dy çlirimtarëve të KosovësFrikohem shumë se edhe shumë gjak do të derdhej për këtë Kosovë sepse lrjuam të formohen enklava serbe për t’ u strehuar kriminelet që vranë e dogjen shqiptarë. Sot po arrijnë që në  heshtje ta coptojnë  Veriun e  Kosovës.


16 prill 2003


A KA SHQIPËRI TË MADHE APO SHQIPËRI TË NATYRSHME




Në një konferencë për gazetar në fillim të shtatorit 2003, president ii Kosovës Dr. Ibrahim Rugova u shpreh para gazetarëve të shumtë të akredituar në Kosovë, u shpreh: “Nëse Bashkesia ndërkombëtare  nuk e njeh  Pavarësinë e \Kosovës, do të dalin në  skenë ekstremistë shqiptarë që do të përpiqen për të krijuar Shqipërinë e Madhe, që për ne është e pa pranueshme”.
   Për çfarë Shqipërie të Madhe flet presidenti Rugova.Pse presidenti shërbehet me fjalorin e Beogradit. Si është e  mundur një doctor shkence, një shkrimtar dhe  nje kritik letrar dhe një president në krye të shtetit të Kosovës atë fjalor tash të njohur sllav “Shqipëri e Madhe”.
Historiografia shqiptare nuk njef Shqipëri të Madhe, ajo njef  vetem Shqipëri Etnike, Shqipëri të Natyrshme, Shqipëri ashtu siotias te madhe e as të vogël, por ashtu siç duhet të ishte.
   Jo zoti president, varrosne atë fjale se  nuk mund të këtë as Shqiperi të vogël e as Shqipëri të Madhe, se shqiptaret nuk kanë synuar kurrë as që synojnë sot  të gllabërojnë toka të huaja dhe as që kanë ndjenjë të pushtuesit, por shqiptarët kanë luftuar për të mbrojtë tokat e veta nga fëqinjtë grabitëçarëNuk mund të ketë Shqipëri të madhe, por mund të ketë Sërbi të madhe, bullari të madhe e Greqi të madhe.NJë gjë dihet se populli ynë  shqiptar nuk ka pasur kurrë pretendime  teritoriale, por  nuk heq  dorë  nga bashkimi kombëtar e ate  nuk mundësh ta quajsh Shqiperi e Madhe , përveç Shqipëri e Natyrshme.


 Shtator, 2003


  NGJARJET E 17 MARSIT PËRGJEGJËSI E UNMIK-ut


 E mërkurë, 17 mars 2004 , toka  e Kosovës po lahet me gjak
Pranvera e pestë pas luftës po vjen me erë  bloze e gjaku.
Përsëri në portën e vogël të Kosoves , po hyjnë  tragjeditë e mëdha.Kosova nuk po kursehet edhe kësaj pranvere nga  ploja e gjakut.
Lukunia  serbe nuk u ngop me gjakun e mijërave fëmijëve, grave e pleqëve që u viktimizuan nga thikat e kriminelëve serb.Edhe në këtë pranverë njerëzit që i kanë  në gjene  motivet e krimit, ju turrën si egërsira të  uritura tre femijëve shqiptarë  nga Qabra e Mitrovicës: Egzon Deliu, Florent e Avni Veseli.Këta tre fëmijë shqiptarë  kërkuan shpetimin në valët e egra  në lumen e Ibrit.
Të kërkosh shpëtim në valet e pamëshirshme të lumit Ibër kjo do të thotë më shumë se tragjedi.
Fëmijët duke lozur të pa djallëzuar, në fushen e vet, në tokën e vetu sulmuan nga lugetrit serb, pra nga një grup huligaj ser btë po atij lokalitet.  Këta tre fëmijë shqiptarë menduan se i vetmi shpetim që të shpetojnë nga kthetrat e këtyre kriminelëve të rin ser btë shoqëruar edhe me qen, fëmijet u zhyten në ujin e ftohtë akull që ende bora  nuk ishte shkrirë  mirë..
Kjo tragjedi e tronditi boten shqiptare, që pastaj ricikloi me një gjakderdhje të madhe.
Këtë gjakderdhje as që  e dëshiruan shqiptarëtpor iu imponua nga ekstremistët e tërbuar serb. Kjo tragjedi ndodhi në mes të mërkures së 17 marsit dhe të enjtës së 18 marsit 2oo4.
E gjithë Kosova u trand, humbi durimin.Populli shprehu indinjatën e thellë të tyre dhe revoltën e akumuluar te tyre.
Kosova  të mërkurën dhe të enjten ishte papushtet.
Institucionet tona dhe Administrata e UNMIK-ut u rrëshqiti nga dora pushteti i burokratizuar.
Në të gjitha  rrugët e Kosovës po protestohej me revoltën më të  madhe.
Paaftësia  e Ndërkombëtarëve, e veçmas e UNMIK-ut për të menagjuar me  krizën, solli edhe gjakderdhjen e madhe në qytetin e Mitrovicës dhe ate të Prishtinës dhe në vendet tjera të Kosovës., kur populli po protestonte në Mitrovicë ashtu duar thatë ndërsa kriminelet serb po  shënjestronin me pushkë automatike mbi protestuesit shqiptarë.Kjo ngjarje makabër u zhvillua si pasojë e paaftësisë së Administratës së istaluar në Kosovë qe e quajmë UNMIK.
Unmiku  nuk qe në gjendje ta zhbllokojë një rrugë më 20-30 veta, huligaj serb në Cagllavicë.Për zhbllokimin e kësaj rruge u desh nxënës e studentë shqiptarë të shkojnë e t’ i ndiqnin si qentë ata ekstremistë setb.
Për të gjitha UNMIK-u mbanë përgjegjësi duhet thuhet troq.


Institucionet  tona kësaj radhe  ranë në provim. Ata në vend që të jenë  të prerë në vlerësime, ata benë sikur  paraardhesit e tyre komunist, kur Demonstratat e 81-shit i dënuan  para  krerëve të Beogradit.
Pra,  me të njëtën gjuhë, me të njëjtin stil i dënuan ngjarjet e 17-18 marsit 2004.
UNMIK-u në vend se të merret me ekstremistët serbë që kanë bllokuar  rrugen, ata vranë protestues shqiptarë duarthatë.
Nëse dikush meriton lavdatë  për guximin e tij për tu  ballafaquar me tërë atë krizë, është kryeministri i Kosoves Dr.Bajram Rexhepi i cili arriti në cagllavicë dhe hyri në mesin e protestuesve duke kerkuar nga protestuesit që të kthehen në shtëpitë  ë tyre, duke ju premtuar  se Qeveria eKosovës do të  merret me keta  ekstremistë serb.
Kryeministri i Kosovës  e  evitoi nje gjakderdhje me permasa të medha që ishte e pashmangshme.
 

Prishtinë,18 mars 2004


 KËSHILLI I SIGURIMIT TË OKB-së MORI VENDIM HISTORIK PËR KOSOVË




   E hënë, 24 tetor 2005, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, mori vendim historic per Kosovë duke dhënë dritën jeshile për të filluar negociatat për definimin e statusit të Kosovës . Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan, thirri mbledhjen shumë të rëndësishme me pikë të vetme të rendit të ditës për Kosovën.Pas raportit të ambasadorit Kaj Aide i dërguari i posaqem  i Sekretarit te Përgjithshëm të OKB-së se a janë mbushur standardet në Kosove për fillimin e negociatave për përcaktimin e Statusit së Kosovës.
Ambasadori Kaj Aide në raportin e tij  shumë  real, kërkoi që të fillojnë negociatat sepse koha është optimale për fillimin e tyre, sepse çdo zvarritje gjeneron krizë dhe dotë jetë në dëmë të qëndrueshmërisë të situatës në Kosovë.Pas raportit të Kaj Aides, Administrator ii Kosovës Seren Petersen,ai raportoi në Këshill të Sigurimit i cili gjendjen në Kosovë e paraqiti sit ë qëndrueshme dhe sa më parë duhet të qartësohej status ii Kosovës, sepse udhëheqëja e Kosovës është zotuar që me përpikëri t’ i arrijnë standardet. Ndërsa kryeministri serb Voisllav Koshtunica i njohur si njeri destruktiv, u mundua që gjendjen në Kosovë  ta paraqet shumë të nderlikuar dhe përsëriti tezen tash të njohur për Kosovë: “Më pak se Pavarësi e më shumë se Autonomi”.
Kësaj radhe Koshtunica u injorua keq, sepse Këshili i sigurimit nuk e përfilli kërkesën e tij, por hapi dritën e  jeshile për të filluar negociatat për statusin e kosovës se veç tani dihet për shqiptarët është vetëm Pavarësi e plotë e cila  kurrë nuk do të negociohet.


Prishtinë,25 tetor 2005


  NË HAGË  FITOI DREJTËSIA



Dje, 30 nëntor 2005, GjyqiNdërkombëtar për krime lufte në Hagë, shpalli të pafajshëm Fatmir Limën, njeriun e merituar të Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës..ashtu siç kishte premtuaua komandanti i UÇK-së z. fatmir Limaj, atë ditë kur u arrestua në tokën sllovene, binshëm u deklarua:”Do ta mbroj me dinjitet Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ashtu siç ditëm ta mbrojmë Kosovën në kohët më të vështira të luftës, ashtu do ta mbrojmë në  Gjyqin e Hagës”.
Fatmir Limaj e mbrojti dhe e legjitimoiUÇK-në, se ajo ishte një forcë që e mbrojti popullin, luftoi për lirinë e Kosovës dhe më  në fund e dëboi armikun serb nga  trojet e Kosovës dhe më në fund e dëboi armikun serb nga trojet e Kosovës.
Lirimi i Fatmir Limes dhe i Isak Musliut,  ishte një gëzim i madh për të gjithë shqiptarët  në të gjitha trojet etnike shqiptare e veçmas në  Kosovë,
Gjyqi  Ndërkombëtar në Hagë mori një vendim të drejtë, të arsyeshëm  dhe arsyetoi veten  se është një gjyq i pavarur nga politika.Kosovës po i  kthehet njeriu që  më së shumti i duhet vendit
            Kosova lajmin e  priti me nje entuziazem, ndersa  në familjen e autorit të këtij shkrimi u prit me lot gëzimi.
Qëndrimi i Haradin Balës ishte qëndrim burrëror dhe i pa epur.
Atuori i këtij shkrimi i ka rënë rasti  ta  njifte Haradin Balën dhe familjen e tij, kur në një shtator të vitit 1996, e  kishte vizituar familjen Balaj, kur pata shkuar për  të shkruar për vëllanë e Haradinit, Abedin Balen që ishte vrarë në APJ , në burgun ushtarak. Abedin Balaj ishte i dënuar me 20 vjet burg  nga nje gjyq ushtarak jugosllav,  me dyshimin se Abedin Balaj ka organizuar vet i pesembëdhjeti
 te  gjithe ushtarë shqiptarë paskan tentuar tentuar ti hemojnë në ushqim ushtarët tjerë   joshqiptarë. Të gjithë këta ushtarë shqiptarë të pafajshëm  u dënuan me shumë  vite burg, e në mesin e tyre Abedin Balen me 20 vjet të rëndë, sepse  numërohej nacionalisti më i mad hi grupit.Vdekja e Abedin Balës  në qelitë e  burgut jep me dyshuar se ishte privuar nga  jeta  nga  Sigurimi secret ushtarak...
Haredin Balës i dëshirojmë lirim sa më të shpejt nga burgu i Hagës, e Fatmir Limes  karier te bujshme në politikë.



Prishtinë,1 dhjetor 2005



VDIQ PRESIDENTI IBRAHIM RUGOVA




            E shtunë, ora 11.00,21 janar i vitit 2006, vdiq presidenti Ibrahim Rugova.
Vdiq njeriu qe për një dekadë e udhëhoqi popullin duke  ndjekur rrugën e padhunshme paqësore, jo violente,rrugën pacifiste..
Numërohet udhëheqësi shpirtëror historic, që  për një dekadë ia servoi popullit rrugën e durimit, rrugën e heshtjes, që shume kush e quajti rrugë të lëkundjes së krenarisë kombëtare.
Po kush ishte në të vërtet Ibrahim Rugova:
Ibrahim Rugova ishte një intelektual i kalibrit të lartë të        Kosovës. Dukej i qetë në shikim, po rnë shpirt ishte i trazuar.Shpesh herë merrte  hapa të guximshëm.
Ishte një konsumues  i madh i duhanit, po edhe aq i madh i alkoolit.
Që në hapat e parë të jetës mbetët bonjak. Babain dhe gjyshin ia pushkatuan  çetnikët serb.Mirëpo , përkujdesja e nënës dhe të afërme të tij nuk nuk mungoi, ai u shkollua dhe arriti të bëhej doctor shkence  në letërsinë shqiptare. Punoi si punëtor shkencor ne Institutin Albanologjik të Prishtinës, si dhe ishte zgjedhur kryetar iShoqates së Shkrimtarëve të Kosovës.
Kur Serbia e varrosi Autonominë e Kosovës, Ibrahim Rugova ishte ai që me nje grup intelektualesh formoi partinë politike LDK, më 23 dhjetor 1989, dhe u zgjodh kryetar i LDK-së, çka nuk hoqi dorë deri në vdekje dhe  mbi supe mbajti dy funksione, shef i partisë dhe president vendi.Në fillim për popullin shqiptar të Kosovës, kjo parti u vlerësua si një  Lëvizje Shqiptare dhe si një  shansë e  mirë për çlirim nga Sërbia.
Ibrahim Rugova mbase rrugën pacifiste  e mori  më qëllim të  mirë Fillimi ishte i mbarë dhe ishte një tubim forcash  dhe energjishë të intelektualëve shqiptarë.
Kjo ishte  edhe një e mirë se tashti njerëzit   dinin se në cilën derë duhet trokitur.
Mendohet nga oponentët e tij se rrugën që e  ndoqi Ibrahim Rugova, rrugën pacifiste
, aq shume i shkoi përshtati  regjimit të Millosheviqit, mbase sikur të kishte investuar me miljona dollarSerbia, zor që kishte arritur aq shumë efekte siç arriti kjo rrugë pacifiste të mbahet e qëndrueshme Serbia.
Kryekrimineli Millosheviq në takime me diplomat ndërkombëtar, arsyetohej  para tyre me këto fjalë: “Në Kosovë gjendja është shumë e qetë, nuk shoh në popull pakënaqësi, ata  nuk e manifestojnë pakënaqësinë nëpërmjet protestave, nuk ka denonstrata, njerëzit atje gjallërojnë në heshtje, por është një hendikep te ta që nuk dëshirojnë t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre që po ua jep Serbia demokratike.Më të qetë  e kam gjendjen në Kosovë  se sa  në Serbi, theksonteMillosheviqi.Atëherë pse të merrej faktori ndërkombetar me Kosovë, kur për dhjetë vjetë Kosova ishte në  amulli të plotë.
Për dhjetë vjet  shqiptarët i ndejtën gatitur regjimit criminal të Millosheviqit, pa asnjë rezistencë violente.Shqiptarët në këto dhjetë vjet robërie lejuan t’ icenohej edhe e pacenueshmja që nuk ka ndodhur në historin dymijëvjeçare të shqiptarëve.
Ky nënshtrim i pashembëll që nga viti  viti 1989-1998, ishte  një product i nje politike shterpe që u zhvillua  në Kosovë.
Vetem me daljen në skenë   UCK-ja, bie politika pacifiste e Ibrahim Rugovës.Për regjimin e  Serbisë nuk konsiderohej e rrezikshme politika pacifiste e Rugovës. Dhe vërtet po  të paraqiste rrezik për Serbinë Ibrahim Rugova,, ate do ta likuidonin kur të donin ashtu siç veproi me trurin e kombit Fehmi Aganin.
Ibrahim Rugova ishte marrë nga Prishtina në kohën  e bombardimeve dhe ishte dërguar në kancelarinë e Millosheviqit pa therrë në këmbë, ndërsa bashkëpuntorëte Rugovës, F         Fehmi Agani, professor Latif Berisha, Bajram Kelmendi dhe Agim Hajrizin Serbia nuk i fali por i pushkatoi pa mëshirë,disa  prej tyre edhe me familje                                                                                                                                                                                                                                                                                 .Populli është ai që vlerson për meritat e çdo kujt.por kesaj radhe  për presidentin Ibrahim Rugovën, populli u nda në dy tabore duke treguar dy faqet e medaljes.
Ithtarët e Ibrahim Rugovës që janë të shumtë,këtë e quajnë shpetimtarin e kombit, president shpirtëror dhe historic, njeri i shenjtë që lindë njëherë në njëqind vjet, njeri i paqës dhe tolerancës me fjalë të tjera ikonë e shqiptarëve.Këto attribute qe i veshin presidentit Rugova ithtarër e tij, tabori tjeter i sheh krejt ndryshe dhe e numërojn si njeri deshtak në politikë.
Për çfarë e akuzojnë dhe ia shohin për të madhe presidentit Rugova kunershtarët e tij:
1.Ibrahim Rugova  numerohet ndër deshtakët më të mëdhenj në politikën e tij pacifiste.
2.Ibrahim Rugova njihet  në popull që aplikoi injorancën  në masë të thellë, sidomos ndaj oponentëve të tij, sikur të kishte çmim  Nobel për injorancë  ai do të ishte i pari që do ta  merrte këtë  çmim në botë.
3.Eshtë njeriu i parë qe e qiti popullin e vet në në narkozë te thellë për dhjetë vjet
4.Ibrahim Rugova për dhjetë vjet e zhveshi popullin nga krenaria kombëtare.
5.Ibrahim Rugova si president i vendit qe e quante vetën nuk mori vendim të preë  për mos me ia dërguar djemtë e Kosoves në sherbim ushtarak Armatës jugosllave  që na  i kthenin  te vrarë në arkivole nga epëroret serb të tyre.
6. IbrahimRugova kur filloi lufta në Kosovë,si president vendi që ishte nuk i mbathi çizmet e  ta udhëheqte Luftën Çlirimtare, siç veproi Alia Izetbegoviq që veshi uniformen ushtarake dhe i priu luftës ne Bosnje e Hercegovinë, këte  nuk e beri presidenti Rugova, por e injoroi në mast ë thellë UÇK-në.
7. Ibrahim Rugova akuzohet se 20 shkurt 1998, kur ishte në Beograd z.Gelbard, erdhi në Prishtinë  dhe takohej me presidentin Rugova, Gellbardi arrinë ta bind Rugovën që ta anatemon UCK-në dhe ta trajton si organizatë terroriste
8. Ibrahim Rugova më vonë UCK-në  e quajti sajesë të huaj
9Fjalën UÇK   në aspektin pozitiv nuk e zuri kurrë në goje.
10. Si president vendi që numerohej , Rugva kurrë për të gjallë nuk u shprehu ngushllime familjeve të dëshmorëve.
11.Ibrahim si president vendi kurrë nuk e vizitoi Meken Shqiptare, Prekazin legjendar, për të vënë lule mbi varrin e komandantit legjendar Adem Jasharit.
Ibrahim Rugovës iu pa për të madhe, kur në Drenicë u bë ploj gjaku dhe njerzit e vrare mbeten pa u varrosur mbi dhe e sidomos familja Jashari me mbi 50 të vrarë, Ibrahim Rugova në Kosovë bëri zgjedhjet e lira ne  Kosovë pa trevën e Drenicës së përgjakur. Ky ishte edhe një atentat i dytë mbi Drenicën, sepse kunder efekte se  zbehu në sytë e botës tragjedinë e madhe në Drenicë,  duke arsyetuar regjimin e Millosheviqit se në Kosovë po bëhen Zgjedhje te lira, e Serbia demokratike nuk poi  ndalon shqiptaret
Për popullin shqiptarë këto ishin zgjedhjet e turpit.
12, Presidenti  Ibrahim Rugova nuk ishte  president i unitetit, por ishte i përçarjes.
13.Ibrahim Rugova nuk bashkëpunoi  meQeverinë e parë Rexhepi por e injoroi deri në fund.
14Ibrahim Rugovës i shihet për të madhe kur kërkon  nga NATO-ja qe ti ndalë bombardimet mbi caqet serbe.
 Këto ishin dy medalet e  përsonalitetit te  Ibrahim Rugoves, që gjatë u perfolen në popull madje edhe u shkruan  nëpër gazetat shqipe.Krahas  këtyre përfoljeve, varrimi i  presidentit Rugova  u bë në mënyrën më madheshtor. Njerëzit rrinin në  rrjeshta të gjatë në temperature të ftohtë ekstreme për ti dhenë lamtumirën e fundit.
Presidenti Rugova qëndroi stoic para sëmundjes së rëndë,Edhe sëmundjen e injoroi në masë te thellë.
Ibrahim Rugova me gjithë vyrtytet që kishte dhe të metat që ju panë, ai doli nga  gjiri i popullit.



Prishtinë,23 janar 2006



  NË BURG TË HAGËS VDIQ KRYEKRIMINELI  MILLOSHEVIQ
             
                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                          Më 11mars 2006, ditë e shtunë, vdiq në burgun e hagës kryekrimineli më i tërbuar i të gjitha kohrave qe njeh historia,  Slobodan Millosheviq.
Ky kryekriminel i shkaktoi  aq shumë plage  dhe dhembje popullit shqiptar dhe atij boshnjak si dhe atij kroat që më të drejt Millosheviqi u quajt Kasapi i Ballkanit
Thika e këtij kasapi mori jeten  e mbi treqind mi njerëzve  në ish Jugosllavi.Këtë plojë gjaku e shkaktoi edhe në Kosovë që bilanci i të vrarëve shqiptar arrinë mbi 15ooo shqiptarë Njeriu më i tërbuar që njeh historia, mdase ua kalon edhe gjakatarëve më të mëdhenj të botës, i cili i bëri katër luftra në hapsirat ish jugosllave të gjitha  me disfatë.Eshtë njeriu që ndoqi një politikë hegjemoniste që nuk diti të ndalej derisa e ndalen bombat  eNATO-s kur bombat i ranë  mbi kokë.
Millosheviqi kurrë nuk mendoi se pas të gjitha atyre masakrave në Kroaci në Bosnje e Hercegovinë e në fund edhe në Kosovë një ditë do të dal para drejtesisë ndërkombëtareArroganca e tij edhe në gjyqin e Hagës tregoi se është një njeri gjakëprishur dhe njeri i pappërmirësueshë , që edhe Gjyqin e Hagës u nundua ta sfidojë.Ballafaqimi me dëshmitarët shqiptarë Millosheviqin eçorjentuan të tërin duke i hypur hipër tensioni në maksimum.
.Dëshmitarët shqiptarë dinjitoz dhe me shumë argumente bindëse e detyruan Millosheviqin t’ i skuqen veshet dhe qafa, e sidomos fjalet e dëshmitares, bashkëshortës së Agim Hajrizit, Millosheviqin e la patekst.
Gjatë gjithë atyre seancave që i përcollëm  nëpërmet ekraneve televizive është për t’ u çuditur me një gjë mjaft interesante: Si është e mundur Millosheviqi edhe në burg të kishte aq shumë  informacione për secilin dëshmitarë  shqiptar që ballafaqohej më të. Kush e informoi aq aq në detaje, madje edhe pë rata dëshmitarë që vinin nga fshatrat etnike  shqiptare pa asnje serb për rreth.
Më këtë dyshohet se edhe pas gjithë atij gjaku të derdhur, u gjenden persëri shqiptarë bashkëpuntor të  regjimit serb qe ia dërguan ato informata te  besueshme
Illosheviqit në burgun e Hagës.
Ato të dhëna  që i merrte Millosheviqi në burg mund t’ i mblidhte vetëm nga ndonje spiun shqiptar që punonte akoma për Millosheviqin.
Vdekja e Millosheviqit në burg të hagës i befasoi të  gjthë, sepse ata dëshironin ta shihnin dënimin e merituar që do ta merrte nga Drejtësia Ndërkombëtare.
Askush  nuk ka besua se ky kriminel mund ta  mbyllë jetën aq leht. Madje  shumica e opinionit  nuk besonin  se vërtetë ka vdekur, dyshonin se ai është internue diku larg..
POR SIDOQOFTË Millosheviqi u pa në bangën  e të akuzuarëve të cilin e dërzuan njerëzit e vet që deri dje e përkrahnin për tmerret që  i bëri Millosheviqi\Ky gjakëpirës karjeren e tij e filloi me Kosovën që bëri dhune të paparë dhe karierën e tij e përfundoi me Kosovën duke dhënë shpirt në birucën  ashtu siç e meritoi.



12 mars 2006
                     

 SADAMI NË LITAR
.          



   Më 30 dhjetor2006, pas një procesi të gjatë të drejtësisë irakiane, u dënua me varje diktatori më i tërbuar Sadam Hyseini, i cili për dekada të tëra  kishte ushtuar dhunë dhe vrasje  në një pjesë të popullit irakian.
Tirania e Sadamit  kishte arritur në  atë  masë sa që u detyruan shtetyet demokratike të botës në krye me Amerikën ta thyejnë regjimin më  gjakatar të Sadam Hysenit.
Nuk ishte befasuese për askë  kur Sadami kishte lidhur marrëdhënie  miqësore me kryekriminelin Millosheviq. Këta dy  kryekriminelë  të shekullit XX dhe  XXI,  kishin shkaktuar aq shumë  vuajtje njerëzisë dhe kurrë nuk ishin ngopur me gjakun e qindra e mijërav njerëzve  të pafajshëm.  Shumë  opinione u dhanë prej njerëzve për Sadam Hyseinin. Disa Qeveri prosadame ua panë për të madhe dhe e dënuan Qeverin irakianeqë në Ditën e Bajramit e shpallën fajtor me një  dënim capital me varje në litar ashtu siç e  kishte merituar  Ndërsa një pjesë tjetër  e përshëndetën  vendimin e Gjyqit irakian dhe ju gëzuan këtij dënimi sepse tiranët vetëm në këtë  mënyrë duhet ta  mbyllin jetën.
Kjo varje e Sadamit ishte satisfaksion për të gjitha ato familje irakiane që Sadami ua  kishte pushkatuar më të  dashurit e tyre  duke hapur varreza me ekskavator e pastaj duke i rrafshuar.
Një varje të tillë ia patëm dëshiruar edhe kryekriminelit Millosheviq por ai cofi në birucë.
Nuk ishte aspak e rastsishme kur Sadami ia len amanet avukatit të tij që në Gjyq të Hagës të shkon e ta mbron kryeqetnikun serb Voisllav Sheshelin, i cili vrau e therri me bandat e veta në  Kroaci, Bosnjë e Kosovë..
Gjakatarët Sadami e varen në litar, Millosheviqi përfundoi  në qeli, ndersa Shesheli i çmenur do ta mbyll jeten në burg të Hagës.
Ky është një leksion i mirë për  të gjithë ata  kriminel që gjakosin njerëz të pafajshem kudo nëpër botë.



 POLICIA RUMUNE E UNMIK-ut VRET DJELMOSHAT E VETËVENDOSJES




Pas tetë viteve kur u ndoq nga Kosova ushtria dhe policia më gjakatare serbe  që njeh historia, ende edhe sot po derdhet gjak për Kosove,, ende po riciklon gjak mbase kjo spirale e dhunës do të zgjas edhe  shumë  kohë.
Të shtunën, më  10 shkurt 2007, Lëvizja VETËVENDOSJE  e pakënaqur me paketën e plakut Ahtissariti tipit të Titos së  urryer, që me planin e ashtuquejtur Plan i Ahtissarit
Te përgatitur për Kosovën, aq shumë i vavorizon serbet e Kosovës në dëm të të shunicës shqiptarëve.
    Dokumenti i  ambasadorit danez Ahtissarit, aq shumë e favorizon minoritetin serb, sa që në asnjë shtet në bot nuk ju jipen të drejta të tilla, minoritarëve.Serbët  local të  Kosovës jo që  nuk i mbrojtën fëqinjët e vet shqiptarë, por këta bëne masakra më macabre.Në vend se këta setrb të ndëshkohen për atë që kanë bërë, ata u shpërblyen me Pakon e Ahtissarit.
Kjo pakënaqësi e populit rezultoi me demonstrate shumë të  fuqishme kunder Pakos së Ahtissarit dhe Ekipit të Unitetit të Kosovës.
Kjo Demonstratë që  ishte paqësore, por e prvokuar nga policia e UNMIK-ut u shua  me gjak. Policia e    UNMIK-ut sidomos kontigjenti policor  rumun u vërsulen si bisha të tërbuara mbi demonstrues duarthatë duke i rrahur pamëshirë e më në fund shtinë edhe  me plumba duke vrarë dy të rinj shqiptar Arben Xheladinin 35 vjeçar, të vetmin vëlla të katër motrave nga Prishtina si dhe të riun Man Balaj 25 vjeçar nga Besiana, si dhe shumë të plagosur që arrinë numrin mbi 70  demonstrues.
Rruget e Kosovës u përgjaken ashtu sikur  më 27 mars 1989, kur ushtria dhe policia serbe vrau mbi 25 demonstrues shqiptarë kur e  varrosen Kushtetuten e Kosovës.
Demonstratat e  VETËVENDOSJES  nga Qeveria e Kosovës  u vlerësuen sit ë dëmshme.Populli u mllefos kur doli para ekranit televiziv zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, me nje komoditet të tepruar, siç din vetem ajo  të del para mediave pa fije turpi u tha gazetarëve “Nuk janë tejkaluar kompetencat e policisë, por policët kane vepruar në përputhmëri me ligjin”. Harron zonja Ulpiana Lamaj, se katër motra mbeten pa te vetmin vëlla Arben Xheladinin, që la dy prinder, nusen e re me dy fëmijë të mitur, që mbeten me lot në sy , si dhe Man Balaj, që familja e tij  pritnin t’i  gëzoheshin  marteses së tij.
Ulpijana  Lama u del në mbrojtje policisë kriminele rumune dhe arsyeton aktin e tyre vrastar..Ulpiana Lamaj për këtë gabim të pafalshem të  saj do të duhej të jipte dorëheqëje si akt moral, por këtë nuk e bëri Zonja Lamaj, e as që kërkoj falje publike. Për fat të keë kemi shumë njerëz që i kanë eleminuar ndjenjat e dhembjes njerëzore.Kulminacioni i marrisë arrin, kur ky kontixhent policor rumun  kur arrine në shtetin e vet priten si heronj, me çka edhe dekorohen nga Qeveria rumune.


11 shkurt 2007,



GJYQI  NDËRKOMBËTAR  RA  NË  PROVIM



   Lufta e përgjakshme e Bosnjes la pas vetës mbi 200,000 të vrarë, u happen mbase edhe aq varre. Lufta shkatërrimtare  në mes forcave mbrojtëse myslimane  dhe asaj  gjakatare serbe përfundoi me njeë bilanc të madh tragjik.
   Vetem në Srebrenicë  mbi tetëmijë burra dhe djem mysliman të pafajshëm dhe duar thatë  u vranë  dhe u masakruan  brenda ditës  nga  forcat serbe
Kjo ishte masakra më e madhe që njeh  historia e pas Luftes së Dytë Botërore.
Ushtria dhe policia serbe e udhëhequr nga dy kriminelë serbë  Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq të dirigjuar nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq, vranë dhe shkatrruan  çdo gjë të një populli të pa fajshëm mysliman  të Bosnjës.
Edhepse kanë kaluar mbi dymbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës në Bosnje ende  rrinë të lirë dy kriminelët e luftës Karaxhiq e Mladiq. Gjyqi  i Hagës me kot krekoset se këta kriminel të luftës shpejt do të gjenden  në pranga, por deri tashti kanë dështuar të gjitha përpjekjet, sepse është Serbia që nuk ka vullnet për t’ i dorëzuar ata  deri në kohën kur i vyejnë asaj për benificione të veta shtetërore.
Në kohen  e fundit myslimanet boshnjak ngritën  aktakuzë kundër aparatit shtetëror të Serbisë që ishin bashkëpjesëmarrës  në gjenocidin boshnjak.
Dje, më 26 shkurt 2007,Gjyqi ndërkombëtar i Drejtësisë në Hagë e shfajëson Serbinë nga përgjegjësia e kësaj lufte të tmerrshme.
Një dështim i kësaj Gjykate ndërkombëtare poi  trimëron kriminelët serbë që të vazhdojnë luftra Serbia ishte plotësisht bashkëfajtore në Luftën e  Kroacisë si dhe në luftën e Bosnjes  gjithësesi.
Serbia bëri katër lufta n ëish Republikat jugosllave dhe në të gjitha ishte agresore.
Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës e di fare mirë për ç’ arsye u thirr Millosheviqi.në Dejton dhe kush dha urdhër për ndërprerjen e luftës në Bosnjë
Si u bë që në konferencëne Dejtonit të bëhet paqësor fashisti Millosheviq, i vetmi ishteMillosheviqi që do të mundte ta ndalte luften në Bosnjë.
Lufta në  Bosnjë që zgjati nga viti 1992 deri në vitin 1995, hapi shumë varre dhe shkatërrime massive.
U çnjerëzuan  me mijëra gra myslimane dhe vajza. Dhunimi i tyre kishte shkuar në atë masë sa që  mbaheshin në kampe mbi nëntë muaj që të lindin fëmijë serbë.
Kjo eshtë Drejtësia Ndërkombëtare, ky është turpi  më i madh i një Gjykate prestigjioze që turpshëm dështoi  para syve të botës..
Të lirohet  nga pafajësia Serbia  është një ogur i zi.


27 shkurt 2007






NË 10-VJETORIN E PROTESTAVE TË STUDENTËVE SHQIPTARË MË 1 TETOR 1997




   Sot, më 1 Tetor 2007, bëhen dhjetë vjetë nga protestat e fuqishme të studentëve shqiptarë të Universitetit të Kosovës.
Ishte nisur karavani këmishëbardhë i studentëve, ashtu siç ishte e bardhë zemra e tyre nga Rektorati i Shtëpiuniversitet  i Velanisë.
Në krye të këtij karavani të gjatë ishte kush tjeter përpos akademik Ejup Statovci, rector Universiteti, së bashku me professor hajrullah Koliqin dhe me drejtuesit e studentëtëve  trima Bujar Dugolli, Driton Lajçi , Muhamet Mavraj dhe i pathyeshmi Albin Kurti.
Kolona e gjatë e studentëve protestues  ashtu siç kishte  qenë edhe durimi i tyre i gjatë, ishin nisur nga Velania në drejtim të Taukbahqes për t’ u lidhur në rrugën e gërmisë. Në fund të rrugës  poi  pritnin tankët serbe dhe qindra policë serbë, inspektorë të shumtë të sugurimit serb si dhe disa syresh koloboracionistë shqiptarë.
Kolona e studentëve këmishëbardhë ishin të vendosura që defilonin qetas nëpër qytet për të arritur para Universitetit të  Kosovës që po mbahej i mbyllur qe shtatë vite për studentët shqiptarë. Një ndjenjë e paqëndrueshme më pushtoi(mua autorin e ketij shënimi), filluan lotët padiktueshëm të më rrjedhin. Nga krahu më tërhoqi vëllai i dëshmorit Ismet Krasniqit, behrami që më tërhoqi vërejtjen.
Brenda atyre shtatë viteve kur na i kishin mbyllur institucionet shkollore nuk kasha parë asgjë më  madhështore se sa atë protestë të qetë të veshur në të bardhë , që bardhësia e tyre tregonte  jo violencë. Kolona me rektorin Statovci  u ndalua para tytave të shumta të policëve serb dhe tankut në mes të  rrugës i përgatitur për të ecur drejt studentëve. Studentët kërkuan lirimin e rrugës përndryshe do të kalonin edhe mbi tankë. Më urdher të komandantit serb u nis tanku serb në drejtim të studentëve shqiptarë që ishin ulur në mes të asfaltit. Studentët dinjitoz as që po lëviznin nga vendi  edhe po t- i shtypte tanku.
Duke parë se studentët nuk po lëviznin dot nga vendi, jipet urdhëri i dytë që  me shkopinjë gome dhe lotsjelles t- i shpërndaj studentët. Në këtë  rrëmujë  ia vejnë prangat rektorit Statovci dhe e fusin në furgon, ndërsa albino Kurtin e tërheqin zvarrë duke përdorë dhunë të paparë, mbi të, por Albini  si gjithnjë i pathyeshëm me një vendosmëri të madhe i kundershtonte ashpër.pas nesh kishte mbetur një professor i moshuar i tëri i përgjakur. U munduam t’ i ndihmonim por atij i shkonte  rrëke gjaku..
Të them të vërteten aq isha i emocionuar por edhe i ekzaltuar kur shihja  pas shtatë viteve  po kthehej fryma protestuese që kishte munguar për vite të tëra..
    Sot, më 1 TETOR 1997, poi  vie fundi filozofisë së pritjes, rrugës pacifiste.
Protestat e studentëve shqiptarë  ua bëri me dije edhe regjimit  Millosheviqit, por edhe botës , se ka bij e bija shqiptare që dinë të protestojnë ashtu si shokët e tre të viteve 81-një, dhe  nuk do të heqin dorë nga të drejtat e tyre univerzale për shkollim edhe  me çmimin më të  madh
Në pllakatat e studentëve me ngjyrë gjaku shkruante: LIRONI SHKOLLAT TONA,
LIROJENI UNIVERSITETIN TONË QË ESHTË NDËRTUAR ME DJERSËN E POPULLIT dhe shum pankarta tjera.
Sot, pas dhjetë viteve,  udhëheqësi i protestave Albin Kurti edhe sot po mbahej në burg shtëpiak , si lider i Levizjes VETËVENDOSJE, nga një sundimtar tjeter në Kosovë që quhet UNMIK.
  Kjo padrejtësi që poi  bëhet liderit të vetëvendosjes Albin Kurtit, tregohet qartë  aparati antidemokratik i UNMIK-ut dhe heshtja e pakuptimtë e institucioneve tona që për hir të “proceseve demokratike” që po kalon Kosova, po viktimizohet rinia shqiptare dhe po vërbohen para realitetit që eshtë krijuar në Kosovë.
Vallë deri kur me këto  burgosje, fund e krye politike, deri kur derdhet gjaku për këtë Kosovë që nuk po dihet nga po katandiset . shpresojmë të gjithë se edhe këtyre padrejtësive do t’ ju vie fundi.



1 tetor 2007.
.

DALJA E AKSH-së NË SKENË KUNDERPËRGJIGJJE  E FANTAZMAVE TË CAR  LLAZARIT
                             



    Pas marrjes së Automisë së Kosovës me forcë nga Serbia ekspasioniste ne pranveren e vitit 1989, u derdh gjak në demonstratat e fuqishme të rinisë shqiptare.
Këto demonstrate  u lanë në gjak , mbetën të vrarë  më shumë se 25 shqiptarë moshash të ndryshme.Shtetet demokratike të botës heshten  para kësaj plpje gjaku.
Nga fund ii këtij viti u formua  një parti  politike që quhej LDK, si një lëvizje paqësore, që si met për realizimin e aspiratave të popullit  kishte zgjedhur rrugën joviolente, paqësore dhe demokratike.Kjo rrugë paqësore e ndjekur nga shqiptarët e Kosovës sikur popullin e qiti  në agoni.Duke parë se kjo rrugë  nuk po jep rezultate të pritura, doli një forcë e re ushtarake e pastër si loti e quajturUÇK.
Tani në Kosovëpo  krijohej një  realitet i ri.
Në fillim UÇK-ja u prit me pabesim dhe shkaktoi huti në popull, sepse propagandat ogur zeza që i bëheshin kësaj force, gati sa nuk e shpallën si organizatë teroriste nga Gelbard dhe një pjesë e politikës sonë.Porpopulli shpejt dha vlersime të  merituar:
Këta janë djemtë tanë më të mirë të Kosovës, shpresa e atdheut.
Pas nëntë vjet lirie që e përjetoi Kosova, dolën në skenë  disa organizata kriminele serbe që po defilojnë lirshëm nëpër  disa vendbanime të Kosovës, ndersa  UNMIK-uqë eshtë për sigurin e vendit, poi  toleron këta kriminelë.Në verën e këtij viti 2oo7, dolen disa fantazma  të Car Llazarit që kërcnohen se Serbia sërish do ta pushtoj Kosovën.Këto kërcnime i detyruan disa djem   shqiptarë që janë të gatshëm të vdesin për lirinë e Kosovës të organizohen nën emblemen  AKSH (Armata  Kombëtare Shqiptare) që t’ ju  kundërpërgjigjen këtyre fantazmave të Car Llazarit,se nëse ata provojnë të futen në  territorin e Kosovës do t’ i lënë kokë e eshtra.
Jnë kta djem që nuk dojnë të dëgjojnë as për UNMIK-un e burokratizuar as për Kforin  me gjithë respektin që kanë për këte të fundit.
Këta djelmosha shqiptarë janë të zhgënjyer në forcat nderkombëtare si dhe në ato vendore, pse po lejojne të futën në Kosovë këto  forca të errëta serbe.
AKSH-ja është e irituar edhe në institucinet  tona që vazhdimisht po bëjnë koncesione të dhembshme në dëm të Kosovës.
AKSH-ja numrohet si një rreze4 drite që kur nuk janë në gjendje as faktori ndeërkombëtar dhe as ai vendor, janë këta djelmosha që do t’ ua ndalin hovin organizatave të errëta serbe. Dalja në skene e AKSH-së   ua futën në palcë fantazmave të Car Llazarit që zëri i tyre nuk u dëgjua kurrë më por heshtën sikur të vdekur.



8 tetor 2007
                    



   VETËDIJËSIMI  I  VONUAR





   Më 17 nëntor 2007,populli e dha verdiktin e vet, për udhëheqjen legjitime për të qeverisur vendin për katër vite rrjesht. Kësaj radhe u zgjodhen të merituarit e popullit. U votuan ata  që ia kthyen krenarinë popullit. Kësaj radhe u hoq lëbyra e syve, perdja u ngrit lart për të lëshuar dritën burimore të diellit.
Pas shtatëmbedhjetë vjetësh, populli po lirohet nga mitet përrallore, po u vjen fundi kulteve të  krijuara në kokat e njerëzve. Kësaj radhe vota u nis në drejtim të atyre që derdhën gjakun,u drejtua në drejtim  të gjymtyrëve të humbura nëper male, u drejtua aty ku  është dashur të drejtohet shume kohë  më heret,  në drejtim të bashkëluftarëve të komandantit legjendar të Adem Jasharit.Populli votoi për vete, për ardhëmerine fëmijëve të Kosovës dhe për lirinë e tyre.kësaj here populli i dënoi  ata që është dashur të dënohen qysh në ditët e para të pas luftës. Meqë është një vetëdijësim i vonuar, mirëpo, më mirë vonë se kurrë siç thotë populli.
Këto zgjedhje ishin edhe një plebishit për Kosovën e pavarur e demokratike.
Me keto zgjedhje i treguam botës se  ne jemi të zotët të organizojme zgjrdhje demokratike dhe të qeverisim  përgjegjshëm, se në këtë vend ka kulturë demokratike, se ky popull e  meriton lirinë, e  meriton njohjen dërkombëtarëe të shtetit të Kosovës.Ashtu siç menduam, rrodhën edhe  zgjedhjet në një frymë shumë  demokratike, duke u kursyer nga fjalët e mëdha pompozesi dhe u kursyen fjalët ofenduese  nga  rivalët politik.populli kësaj radhe mendoi mirë, nuk u  dha  besim të pabesëve që dinë të fasadojnë me fjalët e tyre tashti të njohura.
Askush më  shumë se sa vota e popullit  nuk  vrros karjeristët që interesat e popullit iv ë  mbi interesat e  veta përsonale dhe grupore.
Kjo është  një sprovë e  mirë për të  gjithë ata që ishin në pushtet si dhe ata që pretendojnë të vinë, se populli është Sovran që di t’ i ndëshkojë që flasin për popull e veprojnë krejt ndryshe,  se me  mite përrallore populli gjatë  nuk mbahet,por populli mbahet me zhvillim ekonomik, pa korrupsion e krim të organizuar.
Dhashtë Zoti  këtë popull të përvuajtur e qeverisin njerëzit e  merituar që Kosoven ta qojnë përpara.



19 nëntor 2007



  LINDJA E MADHE




   Në zemër të Evropës  lindi shteti më i ri në hartën botërore.
Lindi Dita e shumëpritur për Kosovën e martirizuar.
Më 17 shkurt 2008, Kosova u bë shtet, gjakim shekullor për shqiptarët.Një shekull pritje e pritje një shekull gjak e lot.Një shekull shqiptarët i rraplluan prangat nëpër kazamatet serbe të serbosllavisë.Shqiptaret kishin një gjakim, ta shohin Kosoven të pavarur e sovrane.Kjo rrugë që kaloi Kosova ishte e gjatë, e gjatë ishte aq sa ishin të gjata vuajtjet e shqiptarëve. Më në fund ëndërra shekullore u kurorëzua me fitoren e quajtur PAVARËSIA E KOSOVËS.
Kosova u bë  shtet, falë Zotit të Madhërishëm, falë gjakut të dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës dhe trojeve etnike shqiptare, falë Ushtrisë së Lavdishne
 Çlirimtare të  Kosovës,, falë miqëve të Kosovës, falë bukës e tokës së Kosovës,
Erdhi kjo Ditë e Madhe, e shënuar me gjakun e shqiptarit.
Sa breza shkuan me zemer e shpirt të zhuritur, për ta parë këtë Ditë të bardhë.Ti kujtojmë ata trima që derdhen  gjakun për LIRINË E KOSOVËS, gjak i cili u bë bazament i fortë i Pavarësisë së Kosovës.
17 shkurti 2008, datë kjo që do të shënohet me shkronja të arta në faqet më të ndritura të  historisë kombëtare.
Fatlum është ky brezqë e përjetoi, e shijoi pemën e mbëltuar me frutin më të ëmbël  në bote që i thonë Pavarësi.
Kosova me krenari po bëhet shteti  193, shteti më i ri në botë.
Sot, përkrah Kosovës janë  rreshtuar të gjitha shtetet demokratike të botës, shtetet ku lulëzobn demokracia, me fjalë të tjera shtetet e civilizuara botërore.
Pavarësinë e Kosovës  sot e kundershtojnë ato shtete që lundrojnë në ujërat e pellgjeve pa rrjedhë që kundërmojnë tafë të padurueshme
Sot       Serbia ulurinjë si nje ulkonjë e plagosur dhe harron viktimizimin që ka bërë ndaj popujve liridashës me shekuj.
Sheshet e të gjitha  vendeve në botë ku jetojnë dhe veprojnë shqiuptarët e festuan këtë ditë të madhe dhe e numëruan si festën më të madhe në historinë e re të shqiptarëve.Ky gëzim i madh që ngrohu zemrat e gjithë shqiptarëve kudo në  botë, ishte gëzim i papërshkrueshëm.
Po në këtë ditë u derdh edhe shume lotë gëzimi, lot malli edhe  dhembje.Lot gëzimi sepse po formohet shteti i dytë shqiptar në zemër të Evropës, ndërr e gjatë e brezash e brezash.
Sot po lirohemi nga prangatshekullore, nga  një okupator që në damarët e gjakut të tyre notojnë me miliona viruse për krime  që i kanë trashguar  brez pas brezi.
Sot, Kosova po frymon ndryshe.Ti  përkujtojmë dëshmoret në këtë ditë të madhe.Ta përkujtojmë  Luftën e Drenicës me kryekacakun Azem Bejtën e ssssssShot Galicën. Hasan Prishtinëne  Mehmet Gradicën e Emin Latin, Shaban Polluzhën e Ymer Berishën. Të përkujtojmë  trimat e më vonshëm ebih e Tahir Mehen dhe komandantin Legjendar  Adem Jasharin e Zahir Pajazitin e shume trima të tjerë. Për shtetësinë e Kosovës ranë mbi 2500 dëshmor të UCKS-së.dhe mbi 15000 masrtirë të lirisëtë Kosovës duke përfshire dëshmorë edhe nga trojet etnike shqiptare.
Për lirinë e Kosoves  meritor janë yë gjithë ata që kanë ndihmuar në forma te ndryshme, por meritorë janë  dëshmorët e kombit  të të gjitha periudhave.
Meritor për lirinë e Kosovës janë shtetet mike që na ndihmuan, që pa ndihmen e tyre nuk do të ndodhte liria e Kosovës sic ishte NATOJA, në krye me shtetin më të fuqishëm në botë,Amerikën, të cfilës I qofshim falë\ Ueime Pavarësia Kosovë, kurrë skëterri mos raft mbi Ty.
E gëzofshim brez pas brezi Shtetësinë e Kosovës.



18 shkurt 2008
  

PSE PO LUHET ME DURIMIN E POPULLIT

 Këto ditë të fundit të majit për Kosovë po  flitet shumë. Në të gjitha takimet diplomatike evropiane  njashtu edhe atyre botërorë po diskutohet se çfarë  do të bëhet me Kosovë pas 15 qershorit 2008. Me këtë datë sipas planit të Ahtissarit qeverisja e UNMIK-ut duhej  të merr fund pas një periudhe nente vjeçare.Më 14 qershor 2oo8, duhet ta lëshojë pushtetin në duart e vendorëve  UNMIK-u i burokratizuar.
A thua do të ndodhë kështu mbetët të shihet, kur dihet se Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk  është i gatshëm ta bëjë këtë apo mos vallë do  t’ ia zgjas jetën këtij pushtuesi hajn që donacionet që erdhën për Kosovë  i gllabëruan si ujqër të  uriturduke ua freskuar ngapak buzet edhe vendorëve që më vonë për t’ i paraqitur si shoqëri e korruptuar, për të bërë gracka për ta,
Frikohem se UNMIK-u do të mbetett edhe një kohë të gjatë sepse bllokaden që poi a  bënë Rusia së bashku me Kinën, që të dyja aleate besnike të Sërbisë.
OKB-ja nuk po është e zonja t’i sfidoi këto dy shtete destructive. Me gjithë insistimine Amerikës që most ë ketë shtyrje, por  Kosovës  t’ i kalojnë në duart e veta të gjitha kompetencat e plota Qeverisë së Kosovës si dhe vendosjen e EULEK-sit që nuk dimë se si do jet6ë, mbasedo të zhgenjehemi edhe me EULEX ashtu si me UNMIK-un, një organizatë proserbe që me çdo kusht mundohet t- ia zgjas jetën Rezulutës 1244, që për Kosovë ishte mjaft e pafavorshme.
   Mjerisht, nga vdërkombëtaret përsëri po  mbatet pulsi i kosovarëve sa janë të vendosur ya mbrojnë atë për çfarë janë deklaruar, Dhasht Zoti që lideret tanë të kthjellohen, e ata që punojnë me destruktivitet për Kosovë shkofshin për në  theqafje,




27 maj 2008


  AKADEMI NË 100 VJETORIN E LINDJES SË ENVER HOXHËS                       



Më 1O tetor 2OO8, në Prishtinë nën organizimin e klubit politik “Afrim Zhitia”u mbajt një Akademi në njëqind vjetorin e lindjes  të ish kryetarit të  Shqipërisë
 Enver Hoxha.Ky organizim në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë u pit me reagime të ashpra nga disa mjete informative në Kosovë dhe në Shqipëri.
Ju pa për të madhe edhe disa delegatëve të kuvendit të Kosovës që morrën pjesë  në përvjetorin e lindjës së diktatorit apsolut më të eger që njeh historia shqiptare, . siç e përshkruanin  gazetat  kosovare. Gazeta ”Koha ditore” botoi edhe listën e të përsëkutuarëve shqiptarë të shkrimtarëve të Shqipërisë si dhe të atyre të pushkatuarëve. Bilanci I të vrarëve  nga regjimi I Enver Hoxhës ishte më shumë se tragjik. Nga regjimi I këtij diktatori të tërbuar ishin  të pushkatuar më shume se 1OOO shqiptarë nga Kosova të ikur nga UDB-ja jugosllave.Këta intelektualë shqiptarë të Kosovës të ndjekur nga nga UDB-ja jugosllave duke  menduar se do të gjejnë shpëtim në Shqipërinë mëmë, mirëpo regjimi i atjeshem ua kishte gjetur  “shpëtimin”, duke i
 burgosur e disa duke i ekzekutuar.Eshtë një fenomen te ne shqiptaret, nganjëherë dijmë të jemi të bashkuar, por kur është në pyetje pushteti jemi të pamëshirshëm ndaj njëri tjetrit. Enver Hoxha  qe për  ne shqiptarët e Kosovës ishte  ikonë shqiptare,njerëzit pranuan të torturoheshin deri në alivanosje nga UDB-ja jugosllave e askush nuk e mohoi Hoxhen por e ngriti deri në pjedestal.Në vend se populli shqiptar t’ i gëzohet çlirimit të vendit nga fashistet gjerman, në Shqipëri regjimi i Enver Hoxhes filloi  luften vëllavrasje duke  i vrarë intelektualet më eminent që kishte Shqipëria, e në fund ti shpallte agjent të dreqit e te birit. Këshillat e krerëve komunist serb I zbatoi me përpikëri  Hoxha duke u këshilluar: “Për ta mbajtur pushteti n  gjate edhe nëse nuk ke armiq, sajo armiq të vendit, e pastaj likujdoi  si kundershtar” Dhe vërtet edhe ashtu veproi, kundershtarët që i sajoi, i ekzekutoi pa mëshirë.
Kryetari I klubit “Arim Zhitia”, zotëri Ismet Sylejmani,beznismen i suksesshëm edhe para lufte edhe tashti  pas  Çlirimit të Kosovës,  i kishte shkuar mendja që ta përkujtonte  ish kryetarin e shtetit shqiptar Enver Hoxhen që të lanë një borxh për të për kontributin që kishte dhënë ai për Kosovë.
Ky klub politik me emrin e heroit te popullit Afrim Zhitija, kishte mbajtur shumë Akademi perkujtimore për dëshmorë dhe atdhetar të mëdhenj si Ramiz Cërnica, për dëshmorët  Afrim Zhitia e Fahri Fazliu,për dëshmorin professor Selim Berisha,, si dhe per professor Xhemaili Berisha dhe per shumë dëshmorë të Kosovës.
U shkrua dhe u fol shume nëpër koluare të ndryshme me pezmin më të madhë pse Kosova të organizon Akademi për një dictator që qoi me mijëra për atë botë, sa që shkuan aq larg  gazetat sa  ta quajnë një  ofendim të  madh që I bëhet popullit shqiptar në Shqipëri, që akoma plagët u kullojnë gjak që I moren nga regjimi I këtij diktatori.
Është mirë që këtë periudhë dyzet vjeçare t’ ia lëmë historiografisë shqiptare ta vlerësoj me kriteret e saj e jo me prejudikime të njerëzve pa kompetencë, e popullin
mos  ta ndaj ne dysh.Tetor, 2008


 DIPLOMACIA KOSOVARE E ORËS DYMBËDHJETË
 


   Dihet historikisht se ne shqiptarët gjithëherë vonohemi edhe atëhëerë  kur nuk guxojmë të vonohemi. Zgjohemi vetem atëhërë  kur të tjerët na zgjojnë. Edhe kësaj radhe  diplomacia shqiptare e Kosovës e humbi hapin e parë, mu në start.
Me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, menduam se u kryen të gjitha punët. Menduam se tashti  duhet të shikohet se kush kë po po e afron në kolltuqe te buta dhe kë po e lëmë në margjina lidershipi  shqiptar i  Kosovës harroi proverbin shqiptar:
“Uji fle, armiku s’ fle”. Serbia që bëri gjenocid në Kosovë me diplomacinë e tyre mjaft të rafineruar kinëse është properendimore po e sfidon jo vetem Kosovën por edhe Bashkësinë Evropiane dhe më gjërë. Diplomacia serbe me mjeshtri shume të madhe shfrytëzoi paaftësinë e diplomacisë kosovare dhe arriti ta qes në rend të ditës në OKB, çështjen e Pavarësisë së Kosovës. Nëpërmjet saj dëshironta  dërgon në Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtësisë Kushtetutshmërinë e Kosovës, në vend se Kosova ta vë  në bankën e zezë Serbinë në Hagë, për vrasjet djediet për krimet macabre që ka bërë ajo në Kosovë. Serbia  me mjeshtri po   dëpërton me diplomacinë e saj për ta pënguar Kosovën për të mos hyrë në organizmat ndërkombëtar, që të jetë e barabartë me të gjitha shtetet tjera demokratike.
Serbia po arrinë që gënjeshtrat t’ I servoi sit ë vërteta para faktorit ndërkombëtar..
Është për keqardhje që diplomacia jonë shqiptare është mjaft e brisht me kuadra mjaft të dobëta, mbase edhe ketu shihet dështimi ynë që shef të diplomacisë kosovare të zgjedhet një përkthyes mediokër. Që nuk I mbush kriteret as për as për aftësi as për nga pamja vizuele. Duhet njëherë e përgjithmonë stop emrimeve të militantëve të partisë, por tyë emrohen ekspert të zot të lamive të ndryshme që duhet të ketë Kosova.
   


1 tetor 2008
   

EULEXI DHE GJASHTË PIKAT E FAMSHME TË BAN KI MUNIT



 Prania e EULEX-it në Kosovë filloi., kërkesë epërsëritur e Kosovës  që nga Pavarësia e saj. UNMIK-u duhej ta përfundon misionin e vet ejo të zvarritet më në Kosovë. Nentë  vjet ky regjim nderkombëtar  që e shtriu dorën e fortë për shqiptarët, por jo edhe për pakicën  serbe..Enklavat serbe lulëzuan  në Kosovë pa /snjë problem nën qeverisjen e UNMIK-ut
   Nëntë vjet Mitrovica e ndarë. Nëntë vjët kriminelet serbë operuan poshtë e lart nëpër tërë Kosovën pa I trazuar askush.
    Kosova nen  protektoratin ndërkombëtar në rrafshin ekonomik dhe atij politik u katandis dh era për dhe.. Ndihmat ndërkombëtare që vinin për Kosovë i shkarravitën si ujër të  tërbuar, këta e vëndosën veten mbi ligjin.Askush, dhe askujt përgjegjësi nuk i, e ne vendorët kemi mbyllur gojën dhe heshtim , parat etyre jane e jo tonat, na i dërgojnë e na  i marrin.
Edhe sot pas Pavarësisë së Kosovës me shqiptarët e Kosovës po ekspprimetohetEnde po matet pulësi I shqiptarëve çka pranojnë e çka nuk pranojnë.
Edhe kësaj radhe do të mundohen në zbatim Planin  e Ban Ki Munit prorus e proserb.
Gjashtë pikat e Banit  parashohin një ndarje e  të “butë” të Kosovës.
Kosova po ndahet në heshtje, po ndahet në mënyrë memece. Diplomacia e hienave serbepo vëhet në veprim.
E diplomacinë e tyre mjaft të rafineruar, arritën që  kushtetutëshmërinë e Kosovës ta vënë para Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë, një hap rezultativ tepër I madh në rrafshin politik të tyre.Sllogani serbomadh “Vetëm  një shtepi serbe kudo që eshtë , është Serbi”.
Italjani Xanjer, I dërguari special I Sekretarit të Pergjithshëm të OKB-së në mnyren më dhelprake së bashku me  udheheqësinë e sërbisë përgatitën planingjashtëpikësh për  t’ ia bërë aminin prorusi Ban, për t’ ua servuar  shqiptarëve këtë plan ogurzi që është qefin për shqiptar. Por vallë a  mund të implementohet ky plan për Kosovë, kur
Qeveria e Kosovës e  shpalli Plan të vdekur.
Ky plan I Ban Ki Munit do të mbete t I vdekur dhe kurrë nuk do të gjenë zbatm deklaroi Qeveria e Kosovës. Mbetët ta shohim.
  


Shkurt 2009


   DIK  MARTI NJË KONTRABANDIST  I TËRBUAR



Muaj dhjetor, i vitit 2010, për një kohë të gjatë do  të mbetët në kujtesë për një  termet politik që ju bë shqiptarëve në të gjitha trojet etnike shqiptare. Është fjala  për “Raportin famoz të diplomatit zvicran Dik Martit në Këshillin e Evropës. Ky zotëri antishqiptar dhe  serbofil, lanësoi një të pavërtetë të madhe që do të ketë konotacione  të dëmshme për një kohë të gjatë në Kosovë.Raportuesi I Keshillit të Evropës pa asnjë fakt të vetëm, lanësoi gënjeshtren më macabre se kinse Ushtria
Çlirimtare e Kosovës në krye me kryeministrin e Kosoves  zotin Hashim Thaçin gjatë luftës së Kosovës robërit ser btë luftës së Kosovës janë trajtuar në mënyrën më  mizore duke ua hjekur organet vitale të brendshme për të bërë tregti me to. Ky diplomat proserb ndjek gjurmat e shizofrenës Karla  Del Ponte,e  cila edhe ajo  mundohet t’i  fajson shqiptarët  për këto “krime” të bëra.
Ashtu si Del Ponte, njashtu edhe Marti si lokacion  gjenë shtëpinë e ashtuquajtur”Shtëpi e verdhë” në Burrel të Shqipërisë, se gjoja udhëheqësi I UÇK-së Hashim Thaçi bëri transplantimin e organeve vitale të qytetarëve serb të zënë rob lufte. Kjo e pavërtetë e madhe u gjykua dhe u dënua si trillium  pa asnjë bazë të fakteve relevante , I cili alkt  nuk ppërkon me natyrën e shqiptarëve.
Serbët janë ataqë bënë masakra  duke vrarë e djegur, pleq e plaka, gra e fëmijë shqiptarë,Në këtë raport të diplomatit zvicran Dik Marttit, çka duhet të kuptojmë ne shqiptarët:  Ne shqiptaret duhet njëherë e përgjithmonë ta kuptojmë se nëntoka serbe punon 24 orë në ditë pa pushuar për plane më të kobshme për shqiptar të Kosovës e më gjërëAta patën gjetur, gjetën sot, do të gjejnë edhe nesër plot Dik   Mata për t’ I njollosur shqiptarët dhe për t’ i paraqitur  mbase edhe kani9bal.Ky raport famoz I Martit, tronditi  të gjitha kancelaritë evropiane e mbase edhe më gjërë.
Dik Marti edhe pse sajoi raportin  me gënjeshtra, ajo ishte si një bombë e kurdisur në mes njerëzve. Mirëpo shtrohet pyetja e sinqert që do edhe përgjigjje të sinqertë: A jemi  apo sjemi ne vet shqiptarët fajtorëA I ndihmuam ne vet Dik Matit në sajimin e këtij Raporti me sjelljet tona.Unë them se po,  ja pse:Diplomat zvicran Dik Marti kostruksionet e Serbisë u nis për në shtetin e Shqipërisë  te “shtepia e verdhë” në Burrel, me automjetin e tij privat.Flitet se në bagazhin e vetures kishte e4dhe një thes eshtra për të mjellur në tokën shqiptare dhe [pastaj për t’ I fajësuar shqiptarët se në shtëpinë e verdh në burrel u bënë veprime më macabre me serbet e zënë rob.Nëse është e vërtetë që ka bërë kështu dik Marti, ku ishin 0rganet e sigurimit të shtetit shqiptar që lejuan Dik Martin të huj në shtetin shqiptar për të mbjellë  eshtra. Pse u lejua kontrabandisti I eshtrave te kthehet në  KËSHILLIN E Sigurimit evropian  të shpifë për shqiptar, kjo është e par apse jemi fajtor. E dyta është pse ne shqiptarët e kosovës jemi fajtor: gjatë fushatës elektrale të zgjedhjeve nacionale në kosovë me 12 dhjetor 2010 u përdor një gjuhë e inateve politike.Disa militantë të partive politike që nuk kanë bërë asgjë për Kosovë që ia patën shtrirë qafën serbisë luftarët e lirisë paturpshëm I quanin hajna, kriminelë ordinerë, abuzues të pushtetit, jo luftarë por vrasës. Dhe vërtetë këto etiketime ia mundësuan Dik Martithartimin e raportit edhe me fjalet që dalin nga goja e shqiptarëve për t’ I linçuar udhëheqjen legjitime te Kosovës.
Dhashtë Zoti e ne shqiptarët mbushemi mend e nuk e etiketojmë vëllau-vëllanë për lakmi  karrieriste, që po na kushton shtrenjtë.




   Dhjetor, 2010


  RRUGA E KOMBIT QË BASHKON TROJE E NGROHË ZEMRA


  Ëndërr shekullore kurrë e këputur e ujitur me gjak e lot e manifestuar me dhembje e mall, sot, në këtë ditë prilli u bë realitet.
E diel, 25 prill 2010, Vermicëa e Prizrenit po priste mysafir nga të gjitha trojet etnike  për ta filluar një punë të mbarë, gjegjësisht për ta filluar rrugën aq shumë të pritur Vërmicë-Prizeen-Prishtinë-Merdar. Isshte ditë e vacant, ditë gëzimi e malli. Gëzim se po vazhdohet rruga e kombit e mall për të gjithë ata më të dashurit tonë që shkuan me shpirt të zhuritur pa e pritur këtë ditë që e kishin ëndërruar.Autostrada Prishtinë-Durrës po e bashkon edhe fizikisht këto troje të shkëputura më tepër se një shekull.
Gjarpëri I zi që quhej kufi më nuk ekziston dhe  nuk do të ketë kurrë më në këto troje. Të dielen  më 25 prill2010 të gjityha rrugët e Kosovës të shpienin në  Vermicëtë Prizreni. Shqiptarët kudo që janë I  kanë  drejtuar sytë dhe mendjen për këtë ngjarje të mëdhe historike. Ishte  mjaftë madhështore kur dy kryeministrat  ai I Shqipërisë z. Sali Berisha dhe ai I ksovës  z.  Hashim Thaqi ndrydhen  butonin dhe pas pak pamë në një  rreze mali shllunga tymi me ngjyra të ndryshme aty ku do të fillon punimi I rrugës së  shumë pritur.
Në këtë ditë nga thellësia e zemres dolën  shumë urime kur pamë duart shtërnguar të dy kryeministrave se kjo do të jetë rrugë e bashkimit, rrugë drejt evropes që të bëhën pjesë e shteteve demokratike të Evropës, aty ku e kanë vendin, aty ku e kanë  rritën.
  

26 prill 2010
   


  MITROVICA E 25 KORRIKUT  2011
 

  U  deshën më shumë se një dekadë, plane e strategji të ndryshme si nga vendorët ashtu edhe ndërkombëtaret të ndodhë ajo që është dashur të ndodhte shumë heret që edhe ne ketë pjesë të atdheut tonë të sundoj ligji e jo anarkia  që vazhdoi deri me tashtiTash  më shumë se njëmbëdhjete vjet  bandat kriminele serbe e kanë lënë të bllokuar  Mitrovicën e Veriut, këtë pjesë të Kosovës  , për të lulëzuar kriminaliteti i udhëhequr nga strukturat kriminale serbe.Vërtet a ishte i vështirë integrimi I veriut të Mitrovicës ashu siç  trumbetohej apo nuk ishte gaditshmëria e ndërkombëtarëve dhe e vendorëve për ta future nën administrim këtë pjesë të Kosovës. Unë do të thoja se gaditshmëria e  ndërkombëtarëve ka munguar që nga ditët e para të pas luftës, ndërsa udhëheqësia e Kosovës nuk ka pasë fusheveprim të mjaftueshëm, njëherë nga UNMIK-u e pastaj nga EULEX-i.
Një hile dhe hezitim nga ndërkombëtaret ka pasur plot 11 vet, dhe bpër këtë vatër krizejanë fajtor forcat paqeruajtëse që kanë ardhur në Kosovë për të vënë  rregull e rend, qe nuk  e arritën kurrëTërheqja e paqeruajtësve në margjina  për të mos zemruar serbët local të kësaj pjese të veriut, bëri që shqiptarët t’ I lëshojnë shtëpitë e tyre se nuk kishin siguri për jetën e tyre.
Me Mitrovicën po e përseris edhe një herë  ishte bërë një hile e madhe  nga ndërkombëtaret, sepse ata nuk e bënë  as më të voglën përpjëkje për ta future nën kontrollë .Ashtu si UNMIK-u, njashtu edhe ULEX-I turpshëm dështuan në misionin e tyre për çka kishin ardhur. Edhe përpjëkjët e subjekteve tona politike por edhe Qeveria e Kosovës kishte dështua vite  me radhë, por më shumë u moren  me akuza dhe ndër akuza  në mes vete  se sa që u tubuan për të nxjerr një strategji racionale  që do ta kthenin  Veriun e Mitrovicës nën juridiksionin e Kosovës.
Dikujt I shkoi ndërmend me para  kesh t’ I integroi serbët e Mitrovicës, dikush me investime në ifrastruktuar, por assesi kjo strategji nuk po gjenë zbatim sepse kontrabanda kalon me milina më shumë se sa ato çka Iiu afron  nje lidershipi kosovar.
Akuzat që vininnë drejtim të Qeverisë së Kosovës nga opozita pa e dhënë të pakten edhe një këshilldhënie se sit ë dilët nga kjo krizë dhe te tregohet mënyra se si integrojnë Mitrovicën e Veriut.Pas të gjitha planeve dhe hamendjes Qeverisë së Kosovës I mbeten dy rrugë të mundshme: Ose të heshtë si Qeveritë e më parshme ose të vepron një anshëm me plot rreziqe të mëdha të parashikuara. Qeveria  ekryeministrit Hashim Thaçit në mes të këtyre dilemave, zgjodhi qatë të dyten, atë të vështirën.
Ishte 25 korriku I vitit 2011, kur forcat elite të policisë së Kosoves, me trupat e tyre gjigant, u nisën për t’i shpërtalluar bandat kriminele serbe të instaluara në eri dhe për të marr nën kontrolllë pikat doganore nje dhe tridhjet e një që kriminelët I patën djegur pas pavarësisë së Kosovës.
Aksioni ishte ishte I shpejtë I rrufeshën dhe efikas, ju deshën policisë sonë speciale vetem dy orë për t’ I future në rreth vicioz kontrabandistët dhe për t’ I marrë në mbikqyrje këto pika doganore. Në këtë aksion policor të Kosovës , bie në fushën e nderit eprori I policisë së Kosoves ymberi.
Ky aksion I ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Hashim Thaçin, duke e konsideruar si hap të drejtë të Qeverisë së Kosovës në përputhëshmëri me ligjet që dalin nga Kushtetuta e Kosovës, që çdo cep I Kosovës të jetë nën juridiksionin e Republikës së Kosovës.


 Korrik, 2011


 KINDAPIMI I POLICËVE TE KOSOVES NGA  XHANDARMËRIA SERBE ËSHTË PROVOKIM  I  HAPUR  KUNDËR SOVRANITETIT TË VENDIT
 


        Të shtunën me 31 mars 2012, shteti i Kosovës u provokua rënd  nga Qeveria  kriminale e Serbisë, me ç’rast u bë atak i drejtpërdrejt ndaj Instituconeve të Republikës së Kosoves, kur iu kindapuan dy policë kufitar në Merdare në pikë të ditës në teritorin e Kosovës. Serbia  asesi nuk po  mundet të lirohet nga e kaluara e saj  kriminale, por po punon me avazin e vjetër me atë shovinizmin e tërbuar ndaj shqiptarëve, përgjithsisht ndaj shtetit të Kosoves.Kulminacionin e shovinizmit kishtaro-ortodokse  serbe e arriti kur në mënyrë tinzare  dhe eskile kindapoi  policët kufitar shqiptarë Shukri  Binakun dhe Sami Beqirin duke u munduar t’i denigrojnë dhe ta përdhosin uniformen shtetërore  te policisë  të Kosovës. Skenat e  llahtarshme nëpër ekranet televizive të dy policëve tanë të lidhur e të shtrirë për toke, dhe pranë kokës së tyre xhandar serb me  pushkë të gjata sikur donin ti ruanin  viktimat se mos po lëviznin.Çarmatosja e policëve dhe shtrirja për toke ishte poshtrim për dy policët dhe për shtetin tonë.Populli i Kosovës ishte aq i revoltuar gati sa nuk shpërtheu.Deri kur  Serbia  do të ndalet dhe të  mendoj se një ditë   do të humbë durimi i shqiptarëve, se gjallë  janë  po ata djem qe ia kthyen pushkën Serbisë.Nuk do të arsyetohen as këta dy policë  shqiptarë se si u ç’armatosën e u zunë si lepuj pa asnjë rezistencë.Ata  jo që  nuk qenë në gjendje  ta ruajnë kufirin e  Shtetit të tyre, por nuk qenë në gjenje ta mbrojnë as vetvetën dhe  nuk e aplikuan  proverbin :”Dy duar për një krye”, por lejuan të poshtrohen tejmase.
Inferioriteti  i Shtetit të Kosovës karshi Serbisë, këta të fundit po i trimëron jasht  mase, madje edhe  përgëdhelja e tepëruar e faktorit ndërkombëtar i ka  bërë që të  rebelohen dhe ti sfidojne  le Kosovën por edhe Bashkësinë nderkombëtare.
Çeshja cinike e klyshit të Milosheviqit, Daqiq, minister i puneve te brendshëm  të Serbisë, na jep të kuptojmë se  mbeturinat  millosheviane do të mbesin  gjallë  për  një kohë të gjatë.
Në shkrimet e mia shpesh e kam thënë dhe dua ta përsërisë se planet ogurzeza nuk janë ndalë dhe kurrë nuk do të ndalen nga Serbia, pa marrë parasysh se kush  është dhe kush do të vjen në pushtet të Serbisë, do ta kenë planin e gatshëm nga Akademia e Shkencave Serbe dhe nga Kisha ortodokse Serbe që shqiptarët përherë të provokohen nga ky armik shekullor, që nuk njeh normë as civilizim  por jeton me barbarine në qelizen   e tyre kombëtare që kurrë nuk do të gjejne shërim.
Ne shqiptarët një gjë duhet ta dimë  se pa u bërë bashkimi kombëtar me të gjitha trojet tona etnike, qenja jonë kombëtare përherë do të jetë e rrezikuar. Prandaj të punojmë 24 ore për bashkim në një shtet të përbashkët që i thonë Shqipëri etnike, që e fali Zoti të natyrshme dhe natyrshëm duhet të bashkohet.
  


1OO VJET SHTET SHQIPTAR


Të mërkuren më 28 Nëntor 2012, të  gjitha rrugët shqiptare të çojnë për në Tiranë e Vlorë.
Në Vlorën heroike, në Vlorën e Ismail Qemalit,që 100 vjet më parë u ngrit flamuri kuq e zi, me shqiponjën dykrenare u shpall Pavarësia e Shqipërisë.
   Ismail Qemal Vlora, e shpalli të mëvetësishme Shqipërinë e shqiptarëve me ata burra të mëdhenj të kombit me Hasan Prishtinën, trurin e kombit, Luigj Gurakuqin, mjeshtrin e letrave shqipe me Isa Boletinin, gjeneralin e patrembur që ia kishte mësyrë Vlorës me 400  kalorës,  trima të pamëposhtur, për të rënë në gjunjë para flamurit kombëtar e për ta puthur që për 450 vjet kishte mbetur i paluar pa valuar mbi trojet tona  etnike.Flamuri  krenar, flamuri i Skënderbeut, në këtë  dite shqiponja u ngritë si feniksi për të fluturuar mbi tokat shqiptare.
Si asnjëherë më parë në historinë e shqiptarëve, më shumë  se sa Festa  e Flamurit dhe 100  vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nuk i ka bashkuar për të festuar   të gjithe shqiptarët kokë më kokë për të kremtuar  dinjitetshëm duke  i lënë në një anë mënitë  ndaj njëritjetrit.
Sot, në ketë ditë madhështore, të gjithe shqiptarët ku do që janë po festojnë të bashkuar ashtu siç na mëson Himni i Flamurit, të përbashkuar pranë shtizës së flamurit, për të përmbushur amanetët e dëshmorëve që ranë për një Shqipëri etnike, për një Shqipëri të natyrshme, krejt të natyrshme ashtu si e fali Zoti, e jo të mbetet e ndarë në pesë shtete. Duhet t’i bëhet e ditur  të gjithë atyre që na ndanë se kurrën e kurrës shqiptarët nuk do të qetësohën pa u bërë bashkimi kombëtar shqiptar.
   Derisa shekulli XX na ndau e na coptoi si komb, tokat tona u gllabruan  nga fëqinjët tanë me orekse të mëdha, shekulli XXI duhe të jetë rifillimi i pashmangshëm i bashkimit të trojeve etnike që padrejtësisht u shkëputen nga trungu i vet.
Gjegrafia shqiptare e rrudhur duhet t’i kthehet  normalitetit dhe të sjellemi  rreth boshtit kombëtar me një flamur e me një Kushtetutë,me  një Qeveri e me një Kuvend, me një qati e me një kufi.Ky 100 vjetor I Pavarësisë, le të jetë bazë për një fillim të mbarë, me forca të reja me vullnet e me besim  të plotë  në vetvete,  se derisa pika e ujit po e shpon gurin tej me tej e pse ne  mos të jemi te zotët ta bëjmë bashkimin e shumë pritur
Në këtë 100 vjetor të rrugëtimit të Shqipërisë, me  sfida të shumta duke hapëruar vertikalisht drejt fitoreve të reja, kryeministri i Republikës së Shqipërisë Dr. Sali Berisha, nuk e la pa e përmendur bashkimin e shqiptarëve, duke u betuar se do të punojmë çdo ditë,çdo orë, çdo javë pa u ndalur rreth këtij objektivi kombëtar.
Këtë shkrim  timin po e përmbylli me urimet me te ngrohta:URIME POPULLI IM PAVARËSIA E GËZOFSHIM PËR JETË E MOT, URME RIBASHKIMI KOMBËTAR ME TË GJITHA TROJET ETNIKE SHQIPTARE!



Nëntor, 2012



KTHEHEN ESHTRAT E MBRETIT ZOG NË SHQIPËRI



   E shtunë, 17 nëntor 2012, pas  më shume se një gjysmë shekulli po kthehen eshtrat  e mbretit të  shqiptarëve Ahmet Zogut,në atdheun e tij të  lindjes, në Shqiprinë demokratike të prosperuar.
Ndodhesha për vizitë në Pogradecin e lirikut te madh  shqiptar Lazgush Poradecit,si dhe në vendlindjen e poetit atdhetar Mitrush Kutelit, I njohur me”Poemi kosovar”.
Atë ditë Televizioni shqiptar po e transmeton drejtpërdrejt këtë ngjarje te madhe te sjelljes së eshtrave të mbretit Zog në Shqipëri.
Udhëheqja politike e Shqipërisë po  e ekzaltonte figurën e  mbretit Zog duke e quajtur ate një burrë të  madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria që bëri shumë për Shqipëri.
Ndërsa presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e dekoroi postmortum me “Urdhërin e Flamurit Kombëtar”, çmim ky qe ju jipet njerëzve të merituar që punuan për Shqipërinë.Ashtu siç bënë kryeministri Berisha dhe presidenti Nishani duke ngritur në piedestal figuren e mretit Zog, po ketë orkestrinë e ndoqi edhe presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me fjalë të zgjedhura mbretin Zog e madhëroi,Duke përcjellur këtë ceremoni drejtpërdrejt nga televizioni shqiptar mendova :
Vallë si është e  mundur politika si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë t’i ndërhyj shkencës së historisë që duhet te jetë plotësisht e mëvetësishme e jo ta diktoi  politika ditore.Po kush është  në të vërtetë Ahmet Zogu: Është e vërtetë se ishte  mbret i Shqipërisë, këtë nuk e mohon askush, Thuhej se ishte edhe  proevropian dhe kishte një intelegjencë që  rrallë dikush e kishte,Thuhej se ishte një kundërshtar i madh i fashizmit, ashtu thuhej.
Po t’i kthehemi kësaj që dihej për mbretin e Shqipërisë: Ky mbret i Shqipërisë solli shumë dëme Shqipërisë, i shkaktoi shumë dhembje shqiptarisë. Vrau në pabesi atdhetarët më të mdhenjë që njeh historia e shqiptare, vrau Hasan Prishtinën, trurin e kombit shqiptar,vrau tribunin e maleve tona Bajram Currin, vrau trimin legjendar Avni Rrustemin, vrau burrin e letrave shqipe luftëtarin e liris Luigj Gurakuqin e shume e shumë atdhetar tjerë të kauzës kombëtare.Po kush e solli në  pushtet këtë përbindësh për të vrarë  burrat e Shqipërisë e të Kosovës, këte e sollën në pushtet armiqët më të përbetuar të shqiptarëve: Serbia dhe Rusia pansllaviste.Me ndihmën e këtyre armiqëve shekullor Ahmet Zogu erdhi në fron për të punuar sipas urdhërave të  satrapit Pashiq.
Pas ardhjes në pushtet të mretit Zog, Shqipëria u katandisë ashtu si më keq. Këtë nuk e them pse Migjeni që e paraqiti gjendjen amull në Shqipëri, po po e them se pata rastin të bisedoja  me disa pleq të moshuar të Shqipërisë që e  mbanin mend sundimin gjakatar të Ahmet Zogut në Shqipëri.Ata  pleq të urtë të Shqipërisë deklaruan se në vend që Zogu t’i vesh çizmet e të luftojë në  mbrojtje të Shqipërisë, ashtu siç i takonte si mbret që ishte, ai këtë nuk e bëri. Ai grabiti floririn e Shqipërisë dhe ua dha këmbëve akoma pa hyrë ushtria italiane në Shqipëri.Mbreti Zog bëri por çfarë nuk bëri, si shpërblim që e sollën  në pushtët  ua fali Shën Naumin  edhe vende tjera të Shqipërisë.Vallë pse politika shqiptare po i rehabiliton njerëzit që bënë krime që e zhveshën Shqipërinë deri në kockë, e pastaj ia kthyen shpinën dhe e lanë Shqipërinë si cung të zi.Edhe udhëheqja kosovare veproi njësoj ashtu siç bëri udhëheqja e Shqipërisë. Udhëheqja kosovare me rastin e vdekjes së një  politikani Shqiptar titist qe ia pati kthyer topat  e Serbisë luftëtarit Shaban  Polluzhës ku mbetën të vrarë shumë luftëtarë shqiptarë dhe shumë të plagosur. Ky shalon ishte kthyer prej grykës së Llapit, për ti shpetuar popullatën e Drenicës, ku çetnikët po vrasin e po djegin shqiptarë të pafajshëm.Ky udhëheqës  sllavokomunist dha urdhër  që brigadën luftarake të  tribunit Shaban Polluzhës ta  likuidojnë.Ky njeri qe i kishte duart e përgjakura me gjak shqiptari u varros me nderime ushtarake në Kosovën e pas luftës.
Sot e tërë ditën politika e udhëheqësve të dy vendeve tona po nderhyjnë në  historiografinë shqiptare, duke i rehabilituar njerëzit që bënë krime.
Vallë, a mund të  qëndrojnë të gjithë bashkë në altarin e lirisë  vrasësit bashkë me të vrarët,Pra, le t’i mundësohet  historiografisë shqiptare  le ta thotë  shkencërisht fjalën e vet shkencore ne mënyrë që  të radhitën të merituarit dhe të dallohen keqbërësit,


Nëntor, 2012



A VRITEN  ENGJUJTË MEDET!!!



E premtë,14 dhjetor 2012.Lajmi  që tronditi botën demokratike.Njëzet filiza të njomë u përgjakën në shkollën e tyre,njëzet engjuj u vranë nga një dorë vrastare.Kësaj radhe në shënjestër ishte shkolla “Sandy Hook “ në Konektikat të Njutaun të Amerikës,që e kishte përzgjedhur djaloshi 20 vjçar Adam Lanze, ish nxënës  i kësaj shkolle.Lajmi ishte tepër i hidhur dhe mjaft prekës .Të vritën fëmijët, lulet e jetës njerëzore, është një ogur i zi՟për botën njerëzore.Vetëm 5,6,7,8,9, vjeç ishin Charlotte, Daniell,Olivia,Dylan,Josephina,Ana,Madeline,Catlerina,Chose,Jesse,James,Grace, Emilie,Jack,Noal,Caraline,Jessica,Avielle,Benjamin,Allison, vetëm kaq pranvera kishin shijuar, e sot po bëhen plojë gjaku. Askush nuk do të mundet të futet në dhembjet e zemrave të familjarëve të këtyre viktimave, më shumë se sa  ne shqiptarët e Kosovës, sepse kështu na i vranë më tepër se njëmijë fëmijë moshash të ndryshme, na i vranë gjakësorët serb, madje edhe fëmijë me njëzet e një ditë jetë.Adam Lanze nuk i vrau  këta fëmijë të ish shkollës së tij që nuk ishte një mizantrop, po ai vrau se kishte çrregullime psikike, ndërsa tek ne  gjakësoret serb i vranë fëmijët tanë më gjakëftoftësi vetem pse ishin të sëmurë nga urrejtja.
Vrasja e këtyre njëzet fëmijëve dhe  gjashtë punëtoreve të shkollës si dhe nënën e tij mësuese po të kësaj shkolle, shihej qartë se  Adam Lanze ishte i çmendur.
Përpjekjet e mësueseve për të shpëtuar fëmijët nga plumbat vrastar të Adam Lanzes, ishin shumë të mëdha.Mësuesja 27 vjeçare Ëictoria, është shembull tipik i një heroine botërore e shekullit XXI, e cila u vetflijua për të shpëtuar fëmijët.Kjo mësuese engjulleshë, arriti t’i siguronte gjashtëmbëdhjetë nxënësit e saj nëpër dollape, e vet i doli përpara vrastarit,vetëm e vetëm për t’i shpëtuar fëmijët.Derisa  poeti ynë, lëshonte zërin me sa fuqi që kishte: A vritën pëllumbat bre!!!-kur vritëshin fëmijët tanë  nga vrastarët serb duke mos kursyer as fëmijën me njëzet e një ditë jetë edhe sot po e ngrisim zërin: A vritën  engjujtë medet!!!



14 dhjetor 20



VITI I HAPAVE TË VOGËL DHE I NGJARJEVE TË MËDHA

Çdo herë vitin e ri e fillojmë me dëshirat më të mëdha që ai vit të jetë vit i sukseseve, vit i mirëqenjës së qytetarve, vit i prosperitetit dhe i rritjës ekonomike të shtetit.Por këto që i dëshiruam a ndodhën në vitin sa po e lëmë 2012.Dëshirat janë dëshira e mundësitë janë tjera, thotë populli.Po, vërtet a thua i shfrytëzuam këto mundësi  sa do modeste të ishin. Vitin që  sa po e lam pas e karaktrrizuan shumë ngjarje spektakulare që ishin sfiduese për Kosovënmadje edhe për vet Evropën.Por krahas këtyre sfidave Kosova eci përpara jo në  atë ritmin që  ne e  dëshiruam, por edhe as nuk stagnoi.Njerëzit qe e duan atdheun, sa do qe duket se po ecën përpara drejt zhvillimit dhe përparimit, prap ju duket pak përparimi.Por duhet të jemi realist:Kosova  doli nga lufta me njëekonomi tërsisht të rrënuar, me viktima të shumta, me shtëpi të  rrënuara e tokë të djegur nga piromanët serb.Erdhëm , këtu ku jemi, as më pak e as më shumë se këto që I arritëm.Qeveri e mirë apo Qeveri e keqe, kjo është ajo që ia dha votën populli.Populli e di, populli nuk gabo, kanë thënë njerëzit e ditur  Por çfarë ndodhi  në muajin e pare te vitit kalendarik 2012, në janarin e acart kur Vetëvendosja organizoi protestë shumë të fuqishme në  kufirin Kosovë  Serbi me moton:  SERBIA NUK KALON.Kërkohet nga Qeveria e Kosovës që të vë reciprocitet me Serbinë në mënyrë që mos të kalojnë mallrat serbe në tregun e Kosovës,Kjo protestë kishte për qëllim që t’i bëhej me dije Serbisë se këtu nuk është Hani i Dilit me hyrë e me dalë kur të duan maunet serbe me mallra për në tregun e Kosovës.Por çfarë ndodhi,policia e Kosovës u përplasë me protestuesit e Kosonës.Serbia qeshte me ne.Dikush do të thoshte  filloi një vit i prapshtë për ne.
Erdhi shkurti i ortigjeve te dëbores.Iragjedi në Restelicë të Sharrit.Dhjetë trupa të pajetë nën rrënojat e shtëpive.Djemtë e FSK-së të parët u gjenden atje duke i rrezikuar jetët e tyre nga ortixhet e bores Këta  djem ishin të përkushtuar të bëjnë të pamundurën për t’i nxjerr ata njerëz nga rrënoja  Vëtëm një voglushe e mbijetuar.Edhe këtë dhembje të madhe populli e përballoi.
Ishte 24 shkurti 2012, pas negociatave maratonike në mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, për herë të parë u arrit një marrëveshje dypalëshe në Bruksel e sponzoruar nga Bashkësia Evropiane, e cila u cilësua si një arritje e madhe, sepse për herë të parë bien në pajtueshmëri dy delegacionetshqiptaro-serbe që Kosova të përfaqësohet vet në të gjitha instancat ndërkombëtare, me fusnotën 1244 dhe me opinionin e GJND-së.Dihet se Rezoluta 1244 e OKB-së është e tejkaluar për shqiptarët sepse ajo njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën,Ndërsa GJND-ja e konsideron të ligjshëm Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës,Kjo marrëveshje u konsiderua nga qeveritaret e Kosovës si nje zhbllokim i vendnumerimit që ishte Kosova për t’u anëtarësua nëpër Organizma botërore.
Një muaj pas kësaj Marrëveshje, Kosova u provokua  në kufi në me Serbinë në Merdare, kur i kindapohen dy pjesëtarë të policise së Kosovës në thellësi të territorit të Republikes së Kosovës,Dy policët shqiptar,çarmatosën,prangosën dhe i shtrijne me fytyrë për toke,dhe me pushkë të gjata iu rrinë te koka Ky ishte një provokim i rëndë i radhës nga Qeveria e Serbisë, pikërisht nga ministri i puneve të brendshme  apo më mirë të themi nga Millosheviqi I vogël Daçiq. 
  Ishte mesi i muajit  maj kur na pllakosi Tragjedia e Himarës, ku tragjikisht humbën jeten trembëdhjetë studente shqiptare të Fakultetit “Dhimitër Gjuvani” të Elbasanit.
Ishte ajo ditë e hënë e 21 majit 2012, një ditëe kobëshme për gjithë gjeografinë kombëtare..Ishin keto studente të Degës se Letërsisë Shqiptare, kur pritnin që nesër të marrin ditarin në dorë dhe të përhapin rreze nëpër  shkolla shqipe.Kjo tragjedi preku zemrat shqiptare.
Erdhi prilli i luleve siç thuhet.Lukuniae tërbuar serbe nuk ka të ndalur.Vritet Selver Haradinaj në bamesën e tij në Veri të Mitrovicës.Autori i krinit nuk kapet.,Edhe gati pas një viti nuk zbardhet rasti.Pasiguri e madhe për shqiptarët andej Urës së Ibrit.Tragjeditë po e përcjellin vitin.”Vetëvritet”  shefi I APK-së Dino Asanaj.Arrin t’i bie vetës  mbi  dhjetë her me armë të ftohtë.E pabesueshme do thonim.Hetusia punon për rastin.Po vjen vjeshta e nxehtë, filloi dialogu Daçiq-Thaçi.
Dy protagonistët e luftës.Njëri që bëri gjenocid mbi Kosovën e tjetri që rroku pushkën për ta çliruar Kosovën.E kam mundë me luft Daçiqin do ta mundi edhe në Bruksel, deklalaroi  Thaçi.Në këto bisedime u arrit Marrëveshja e menagjimit të përbashkët të kufirit Kosovë –Serbi.
Edhe kësaj here Vetëvenosja protestoi kunder bisedimeve me Serbinë, por edhe kësaj radhe  djemtë e vashat e Vetëvendosjes u sfiduan nga shërbimi policor i Kosovës .Skena të  llahtarshme që t’i përkujtonin vitet e 90-ta
.Po në verën e këtij viti lirohet nga të gjitha akuzat si i pafajshëm në  procesin e montuar gjyqësor të Fatmir Limaj të ngritur nga prokurori ndërkombëtar Salustro. Por, paradoksi ishte se në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Gjykata Supreme e kthen  rastin “Kleçka” në rigjykim, prangoset përsëri Limaj me shokë.Edhe një papresedant do thoshim në gjyqin e Kosovës.
 Po çfarë të mirash na solli  ky vit,çfarë rezultatësh arritëm në këtë vit  që po e lëmë pas:Është shtatori historik kur herë të parë bie në duart e fëmijëve shqiptarë ABETARJA e përbashkët kombëtare.Ky është hapi i parë drejt bashkimit kombetar,që ishte amaneti i të gjithë dëshmorëve të kombit
Më 10 shtator 2012, i jipet fund mbikëqyrjes dërkombetare të Pavarësisë së Kosovës, një hap tepër i madh drejt konsuludimit të shtetësisë së Kosovës.Mbyllet Zyra civile ndërkombëtare e formuar që nga Pavarësia e Kosovës.Erdhi Nëntori I festave Shqiptare.Nëntori I Gjergj Kastriotit –Skënderbeut,Nëntori I Pavarësisë  Njëshekullore të Shqipërisë të Ismail Qemal Vlorës,Nëntori i komandantit legjendar  Adem Jashari, Nëntori  I UÇKsë,i dajës së saj në skenë.Nëntori historik  iShkupit, kur shfaqet Ideja për Bashkim Kombëtar nga kryeministri i quajtur i gjithë shqiptarëve, zoti Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.Dy kryeministrat Berisha dhe Thaqi, me tone të zjarrta u betuan se do të punojnë çdo orë,çdo ditë çdo  muaj për jetësimin e amaneteve të dëshmorëve të kombit që të ndodhë Bashkimi Kombëtar.
Në fund të Nëntorit erdhi nje sihariq,lirimi i ish kryeministrit të Kosovës, zoti Ramush Haradinaj nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës, I liruar nga të gjitha akuzat që e ngarkonin, fitoi drejtësia, fitoi Kosova.Me këtë u vërtetua se Lufta Çlirimtare e Kosovës ishte e drejte dhe e pastër si loti.Më në fumd edhe rasti Kleçka  do të përfundon me lirimin e Fatmir Limajt, nga të gjitha aktakuzat që e ngarkojnë.Me 31 dhjetor e përgëzojme edhe lirimin nga burgu të Haradin Balës që që iu kthye familjes dhe  Kosoves ditën e ndërrimit të motëmoteve, kur u dënua më dhjet burg nga Gjyqin Ndërkombëtar  i Hagës më 2005, në procesin e montuar me Fatmir Limen  dhe Isak Musliu,këtatë dy të fundit u liruan si të pafajshëm,ndërsa Haradin Bala mbeti për të vuajtin dënimin prej dhjetë vjetësh.Urojmë që viti 2013 të jetë i begat, vit i hapërimit drejt sukseseve mbarëshqiptare.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...