| Pershendetje, mbreme nisa mesazhin me poshte... por ja dhe 1 x sepse e perplotesova pasi publikova librin tim aty ne LULU (ate vellim poetik qe pata publikuar vete ne v. 2010, e quajta si second edition), tani edhe e-liber e po ashtu dhe si liber fizik (paperback)... ja pra meqe i "keshillova" te tjeret per ta testuar kete opsion, por vete akoma s'e pata provuar (me shume nga dembelia ;) nje fundjave te kendshme, sguraziu Terraforma Poetica - I
Paperback, 103 Pages
Price: $24.49
Ships in 3-5 business days
dhe me poshte si e-liber... Terraforma Poetica - I
eBook (PDF), 103 Pages
Price: $14.99
Alternativa tjera te publikimit te librave! Gjate nje "guglimi" me formularin kerkues te Google (po kerkoja dic ne menyren e avancuar, pra kisha hapur formularin e zgjeruar, dhe testoja gjithe njohurine time te filterimit duke perdorur "+", "and" "or"... shkurt, gjithe shkencen ne dispozicion per kerkimet ne Internet) me doli nje fraze interesante: "...me i lexuari nga Shqiperia virtuale. 8000 shkarkime nga Interneti", euuuuu... u bera kureshtar. Pasi ndoqa linkun zbulova se fjala ishte per nje liber me titull "Anija e dashurise". Edhe mund te jete, po thosha mevete, duhet te jete ndonje gje lidhur me "dashurine" - dhe kur ja, sapo u hap faqja u vertetua kjo. Kisha degjuar dhe me pare per disa poete, shkrimtare shqiptare qe kane publikuar nepermjet botuesit ("hibrid" dhe unik per nga qasja) me emrin LULU [ http://www.lulu.com ]. Nder keta qe kane publikuar nepermjet kesaj shtepie botuese ia vlen t'i pyesim, te interesohemi (anipse per mua disa nga poetet e shkrimtaret ishin fare te panjohur, mirepo kishte dhe qe i njihja, ose qe e njihja pakahume krijimtarine e tyre, si psh. Ndue Ukaj, Fatmir Terziu, Faruk Myrtaj... etj Libri qe me beri te "ateroje" ne ate faqe, po ashtu me beri dhe te qeshe pakez, ne pershkrimin shkruante nder te tjera: "...Për shkak të disa fragmenteve me dashuri, këshillohet leximi vetëm për mosha mbi 18 vjeç. Me i lexuari nga Shqiperia virtuale. 8000 shkarkime nga interneti." Me vajti buza ne gaz sepse... pervec nese te flitet per "porno-tregime" ne ate liber, perndryshe literatura erotike nuk eshte e "jokeshilluar" as per 17 vjecaret, as per 16 vjecaret, eros-faktori nuk ben dhe nuk mund te perjashtohet nga arti, nga letersia (e gjitha cfare duhet te mos lajthitemi eshte qe "arti, letersia... e sidomos poezia, nuk jane porno" - ehuuuu ka te tille 17 vjecare qe jane me burra se burrecat 27 vjecare, qe jane te martuar dhe qe kane madje femije... U ndala disa minuta ne faqet e ketij botuesi, bera 2-3 "search" aty direkt ne faqe, por se shpejti e lash, u merzita - nese shenoja si term kerkues ne formular: "shqip" rezultatet e kerkimit me thoshin: 32 results for "shqip", mirepo nese shenoja "fatmir terziu" me dilte 35 results for "fatmir terziu", dic nuk shkonte... ndoshta duhet tjera kritere per kerkimin! Dmth ky duhet te jete nje lloj indikatori... e qarte se kampion i publikimeve ne LULU sido qe te kerkoja do me dilte Fatmir Terziu. E pranoj se nuk i kam lexuar 25-35 librat e Terziut, por disa gjera po, p.sh kam lexuar "Krrokamat" e edhe ndonje tjeter... dhe po ashtu mjaft poezi te tij. Cfare desha te them ndoshta eshte: ne LULU librat mund te publikohen edhe si libra fizike (paperpack) edhe si e-book. Nuk po i bej "reklame" sepse as vete nuk kam botuar ndonje liber aty, por nese kjo alternative ju flet dic, nese eshte me ekonomike per xhepin tuaj, pse mos ta konsideroni per ndonje publikim tuaj te radhes. Pse mos te eksperimentoni, ku i dihet... asgje s'ju kushton te provohet. Nje gje mund t'ju garantoj dhe une (anipse sa i perket shitjeve nuk di gje, nuk di sa shiten librat aty), si promovim i titullit te librit tuaj eshte absolutisht pozitive, qyshkur indeksimi i makines kerkuese te Google do ta "stampoje" mire titullin dhe emrin tuaj ne indeksin e vet - kjo do te thote nese dikush kerkon virtualisht patjeter se do ta gjeje librin tuaj, e pas gjetjes, ku i dihet... ndoshta pason dhe blerja. Por ky eshte terren i dikujt tjeter, eshte ekspertize e dikujt tjeter, me tutje nuk di gje as une se si vene punet, se si e cfare duhet. S. Guraziu ...me poshte i kopjova ca tituj, copy & paste nga faqja e publikuesit, por dhe librin "te cilin keshillohet te jeni mbi 18 vjec qe ta lexoni", librin Anija e Dashurise Anija e dashurisë
eBook (PDF), 48 Pages
Price: $3.70
Download immediately.
Një krijim mjaft romantik. Disa turista lundrojnë mespërmes Mesdheut në kërkim të dashurisë.Çfarë do të ndodhi me turistët? Shfletoni librin për më tepër. Mos e humbisni, është mjaft i këndshëm! Për shkak të disa fragmenteve me dashuri, këshillohet leximi vetëm për mosha mbi 18 vjeç. Me i lexuari nga Shqiperia virtuale. 8000 shkarkime nga interneti.
Fabulat e La Fontaine
Paperback, 226 Pages
Price: $19.99
Ships in 3-5 business days
Fabulat e La Fontaine ne shqip. Fabulat janë mësime Që na jepen me përralla: Dhelpra, ujq, apo xixime, Me kaproj, apo gjinkalla... Kush ka veshë të dëgjojë Do të marrë vendime vetë... Do të bëjë më pak' gabime Që do t’i kushtojnë në jetë... Ah sikur edhe unë Ta kisha ditur ktë punë Sot do të kisha nën gunë Më shumë miq e pasuri... Unë s'e bëra në rini... Tani, e ke rradhën ti!...
Një sy pas në letërsinë për fëmijë
Paperback, 199 Pages
Price: $33.56
Ships in 3-5 business days
RREFENJAT E XHA AVRAMIT
Hardcover, 56 Pages
Price: $25.78
Ships in 6-8 business days.
Xha Avrami, nuk ishte aq i vjetër në moshë sa të quhej "xhaxha". Por në fakt i madh e i vogël në atë qytet e quante të tillë, xhaxha Avramin, dhe siç thoshin shpesh për të, ata e thonin me gjithë zemër këtë "titull pleqërie", se kishin respekt për të dhe për më tepër sepse fjala e tij ishte e mençur. Atij i dëgjohej dhe i pëlqehej fjala gjithmonë, ndaj ai u bë tregimtari më popullor më pas, jo vetëm në atë qytet, por edhe në tërë vendin. Madje i kaloi edhe kufijtë. Shpeshherë tregimet dhe thëniet e tij i ngatërronin me ato të Nastradinit, por në fakt gjuha dhe logjika e xha Avramit ishte ndonjëherë e tillë, saqë jo më kot quhej "si thikë me dy presa". Kështu rrëfenjat e tij ishin ndryshe.
Libri im
eBook (PDF), 36 Pages
Price: $4.72
Download immediately.
Përmbledhje nga vjershat e dikurshme të fëmijërisë. Vargje qe nuk harrohen asnjëherë.
ECJE NE QELQ
Paperback, 50 Pages
Price: $11.90
Ships in 3-5 business days
PERFYTYRIMI MAGJIK I DUKURISE DHE MENTALITETI FIZIK I GJERAVE NE ECJEN IMAGJINARE. VARGU TEJKOMPENSON KETE IMAGJINATE. ZBULOJE!
Rikthimi i dashurisë
Paperback, 89 Pages
Price: $9.57
Ships in 3-5 business days
LOTËT E VIRGJËR
Paperback, 204 Pages
Price: $11.22
Ships in 3-5 business days
Nënat dhe poetët! Ashtu si nuk ka rreshtim për nënat, nuk ka rreshtim për poetët në një antologji për to. Pa mendoni kaq shumë nëna, fisnike dhe të thinjura dhe pas çdo nëne një poet. A nuk e shenjtëron kjo idenë e një përmbledhjeje të tillë, që nuk duhet të jetë e vetme?
DJALLI I ARGADASIT
Paperback, 180 Pages
List Price: $10.06
Price: $7.55
You Save: $2.51 ( 25% )
Ships in 3-5 business days
KOHEBOTA
Paperback, 253 Pages
List Price: $25.76
Price: $12.88
You Save: $12.88 ( 50% )
Ships in 3-5 business days
TERZIU, POET I KOHËS MODERNE, NJË LORKA I VËRTETË Në kufijtë e tyre operohen fjalët e tepërta. Largimi në kohë për të lexuar veprën tënde, është i nevojshëm. Më mirë pak e saktë. Parfumi më i mirë ndodhet në shishe të vogla. Në çdo krijim, sidomos në poezi, njeriu i bën pyetjen vetes: ç’gjë të re, të pathënë i lashë këtu njeriut, poetit të kohës moderne! E tepërta në art hiqet lehtë e pa dhimbje, si prerja e thonjve. Po nuk je me mendimin tim të çiltër, merr vetëm sinqeritetin e njeriut që të do të mirën e artit të gjatë. Agim Shehu
This is America
Paperback, 2 Pages
Price: $9.54
Ships in 3-5 business days
This is Abanian book Ky libër me tregime,kryesisht nga Amerika, është në gjuhën shqipe. Për më shumë shkoni tek
Endrrat e thyera
Paperback, 90 Pages
List Price: $14.40
Price: $8.64
You Save: $5.76 ( 40% )
Ships in 3-5 business days
Libri "Ëndrrat e thyera" i përngjan një "Koktej" ku ndjenjat gërshetohen me kurajon, çiltërsia me pasionin, ose sakrificat me dhimbjen. Ky roman paraqitet me një tekst të dendur dhe plot ritëm. Është nga ata libra ku secili mund të gjej pak nga vetvetja, veçanërisht të gjithë mërgimtarët e larguar nga trojet e tyre. Shkruajtur në mënyrë lehtësisht të kuptueshme nga të gjithë, dhe shume thjeshte, e sidomos plot ndjenja. Krijim i thjeshte, i bukur dhe shume domethenes ! Historia eshte shume interesante dhe e prek lexuesin thelle ne shpirt. Libri ka tashme mijera lexues anembane botes. U kushtohet sakrificave te emigranteve shqiptare kudo qe jetojne. ISBN: 978-1-4092-7897-9
KROKAMAT
Paperback, 166 Pages
Price: $17.93
Ships in 3-5 business days
MOS HESHT
Paperback, 144 Pages
Price: $8.88
Ships in 3-5 business days
Poezia e Fatmir Terziut është poezi e shpirtit, e ndjenjës së madhe, poezi e thëllimave dhe e gjerësive. Vargjet e Fatmirit janë drithëruese dhe drithmojnë. Në betejat e përditshme të jetës, poezia e Fatmir Terziut, është poezi e pjekur, e tymosur, kuptimplote. Rustem Geci, Dortmund
JETA MË HYN NË POEZI
Paperback, 83 Pages
List Price: $17.36
Price: $8.68
You Save: $8.68 ( 50% )
Ships in 3-5 business days
Krejtësisht e paprofetizuar prej meje dhe prej miqve rrotull nesh ky vertikalitet gjatë përjetimeve të fillimit, kur dukej sikur autori sapo filloi bëlbëzimet. Arqile Gjata është sot, sipas bindjes sime, modeli i rezervës poetike të pashprehur në vite, modeli i këmbënguljes për të pasuruar fjalën deri në bashkëjetesë artistike me detajin poetik, model i përpjekjes për të shpërthyer digën e moshës deri në daljen ku ndriçojnë format bashkëkohore të të shprehurit poetik. Nuk ndodh asnjë çudi sikur ta shohim nesër në majat më të larta, atje ku shpatojnë vetëtimat …
Novruz Abilekaj Italian-Albanian Dictionary 6300 Words
eBook (PDF), 60 Pages
Price: $5.99
Download immediately.
Italian Albanian dictionary fjalor Italisht Shqip Vocabolario Italiano Albanese Most of us use around 2,000 words/year, and not more than 200 words/day. With this 6,300-word dictionary you can easily satisfy any daily needs to communicate in Italian. Italian speaking people can use this dictionary as well, to find terms and words in Albanian. Albanian families, that plan to travel in Italy for business or vacation, can use this Dictionary.
Italian-Albanian Dictionary 6300 Words
Paperback, 60 Pages
Price: $17.50
Ships in 3-5 business days
Italian Albanian dictionary fjalor Italisht Shqip Vocabolario Italiano Albanese Most of us use around 2,000 words/year, and not more than 200 words/day. With this 6,300-word dictionary you can easily satisfy any daily needs to communicate in Italian. Italian speaking people can use this dictionary as well, to find terms and words in Albanian. Albanian families, that plan to travel in Italy for business or vacation, can use this Dictionary.
Në vend të Lotit...
Paperback, 157 Pages
Price: $55.57
Ships in 3-5 business days
TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT. EDICIONI 2
Paperback, 502 Pages
Price: $26.00
Ships in 3-5 business days
TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT. EDICIONI 2
eBook (PDF), 502 Pages
Price: $5.00
Download immediately.
Kohematesi dhe Puthja
Paperback, 372 Pages
List Price: $29.60
Price: $22.20
You Save: $7.40 ( 25% )
Ships in 3-5 business days
Kohematesi dhe Puthja |
Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/02/09
Alternativa tjera per publikimin e librave!
VIZIONI POLITIK I POLITIKANËVE SHQIPTARË
Nga
Fritz RADOVANI:
Nuk besoj se ka shtet
tjeter në Botë perveç Shqipnisë, që deri në fundin e shekullit XX nuk ka shkrue
në mënyrë të saktë Historinë e vet në 100 vjetë të formimit. Asnjëherë nuk kanë
mungue perpjekjet individuale të shumë Atdhetarëve për me realizue këte mangësi
kaq të madhe.
A kishte Shqiptarë të
talentuem të lindun dhe të paisun me këte dhunti të veçantë dhe të aftë, me
prirje dhe aftësi krijuese e kulturore, per me ba dishka shumë të mirë per
Historinë?
Pa dyshim që kishte dhe ka
edhe sot Shqipnia njerëz të talentuem dhe dijetarë të kësaj fushë, që per fatin
e keq vazhdon me kenë një arë kulloset, por jo lamë ditunije e studimi. Edhe
atëherë kur pamundsia me punue në lamen e dijës dhe kulturës kombtare ishte e
plotë mbrenda Atdheut, nuk kanë mungue perpjekjet e Atdhetarëve në mergim per
një gja të tillë, madje aq me vlerë sa edhe sot ata perpjekje të Tyne, mbesin
një thesar i madh i Historisë, po per fatin e keq edhe sot të pa shfrytzueme
nga institucionet jashtë e mbrenda shtetit Shqiptar. Veprat e shumë Profesorëve
e dijetarëve si: Tajar Zavalani, At Zef Valentini, At Athanas Gegaj, Ernest
Koliqi, Namik Ressuli, At Marin Sirdani, Karl Gurakuqi, At Shtjefen Gjeçovi, Mit’hat
Frashëri, Zef Mirdita etj., mbesin nder “kasaforta”...po jo nder shkolla... e
aq ma keq nder universitete.
Pse ngjet një gja e tillë
në Shqipni?
Shqiptarëve u mungon vizioni politik per të tashmen dhe t’ ardhmen e
shtetit të vet!
Gjergj Kastrioti
Skenderbeu (1405 – 1468), asht i vetmi Shqiptar i lindun me një vizion të plotë
në vetdijen e vet Atdhetare, fetare, politike, ushtarake, liridashëse,
unifikuese të shtetit dhe të Popullit Shqiptar, i papersëritëshem në Historinë
e Shqipnisë dhe t’ Europës. Ai nuk ka pasë asnjë mundsi me i fitue këta veti me
anen e shqisave, por ishin virtyte të linduna në gjakun e Tij.
Ai ka dashtë Atdheun e vet
dhe fenë e të Parëve. Ai ka pasë vizion politik e ushtarak dhe si i tillë
njihet në Historinë Europjane dhe atë Botnore. Ai luftoi vetem per Lirinë e
Atdheut të vet, Shqipnisë, dhe punoi deri diten e vdekjes per Unifikimin e
Trojeve Shqiptare, të banueme nder shekuj nga Popullsi autoktone Shqiptare. Ai ka lanë vetem lavdi të Shpirtit
Shqiptar.
Per 25 vjet rresht që
luftoi per Atdheun e vet, Ai dijti me zgjedhë dhe me bashkpunue me të gjithë
Ata Shqiptarë, me të cilët e lidhte Atdheu, gjaku, feja, gjuha, Flamuri, zakoni
e doket, kanuni dhe ligji moral, modele të cilat edhe sot studjohen nga Bota e
qytetnueme. Këshilltarët, politikanët, ushtarakët dhe dijetarët e Tij na lanë
Emnin Shqiptar, Atdheun Shqipni, Flamurin Kombtar me Shqipen Dykrenare,
Dokumentin e Parë të shkruem të Gjuhës Shqipe, Krenarinë Kombtare me Formulen e
Pagëzimit, Gjeneralin e Luftave të Fitoreve per Atdhé e Fé, Unitetin Kombtar në
Lidhjen e Lezhës, në të cilen gjejmë Burrninë Shqiptare, Bujarinë e sofres
Shqiptare, dhe mbi të gjitha: Besen Shqiptare. Kështjella e Krujës asht edhe
sot simboli i Lirisë së Tij.
Këto merita Gjergj Kastriotin e ngritën në piedestalin ma
të naltë të një Populli Heroik, tue e
perjetsue me kunoren e lavdisë “Hero Kombtar i Popullit Shqiptar”. Ishin
Malësorët tanë të Veriut që dijtën me ruejtë dhe me trashigue këta veti të
Gjergj Kastriotit, jo pa sakrifica. Ishin ata Male që nder shpellat e tyne
ruejten të panjollosuna Flamurin, perzmoren dhe armët e Tij. Ishin gjubletat e
Nanave Shqiptare, që nen driten e mekun të pishës qendisnin mbi shajakun e
trashë vijat e zeza të çakçirëve dhe të xhamadanëve, mburoje të Lirisë së
Atdheut dhe të Fesë.
Kur dielli i Lirisë filloi me ndritë nder ata Male në
pranveren e Prillit të vitit 1911, prap ishte Burri Trim i Traboinit Fisniku i
pashoq Dedë Gjo’ Luli, që rroku armët e Lirisë së Atdheut.
Ishin Shqiptarët e gjakut të Gjergj Kastriotit prap Ata,
që me Flamurin e Tij flutruen nder Alpet tona, me krahët e gjymtuem e të
varruem nga armët e pushtuesëve shekullor.
Vrapuen në Gerçë, u ngritën peshë në Mirditë me Prengë
Pervizin, u betuen mbi Lterin e Don Nikollë Kaçorrit, u mblodhën me Burra të
Dardanisë dhe të Maleve të Shqipnisë Jugut në shtëpinë e Luigj Gurakuqit,
ndrruen cigare me Bajram Currin, Hasan Prishtinen, Isa Boletinin, e në një
barkë të sigurtë nga Mark Kakarriqi, udhtuen nder dallgët e trazueme të
Adriatikut plak, drejtë Vlonës Heroike të Ismail Qemalit ku Shqipnia u shpall e
Pavarun me 28 Nandor 1912.
Mbrenda dy viteve Shqipnia u ka tregue të gjitha shteteve
të Ballkanit dhe t’ Europës, se ka Burra Shqiptarë me vizion politik, Atdhetarë
të vertetë pa paragjykime fetare, që nuk kanë kursye as jeten e vet dhe as të
bijëve të Tyne, per Lirinë dhe Pavarsinë e Shtetit Shqiptar. Mbas ngjarjeve të
mëdha të vitit 1912 – 13, kishte prap Shqiptarë dhe kishte Shqipni, por me
drejtues shteti pa asnjë vizion politik, perveç perfitimit dhe kolltukut personal.
Në kjoftë se nder disa periudha të shkurta kishte qeveritarë me vizion politik
si Mehdi Frashëri, Mustafa Kruja, Kolë
Mirakaj, At Anton Harapi, Caf Beg Ulqini, Lef Nosi, Gjelosh Luli, Muharrem
Bajraktari, Ibrahim Rrugova e ndonjë tjeter, që veprat e tyne i njollosen ata
që shiten Atdheun dhe Flamurin, kur kishin në dorë jo vetem fatin por edhe
çelsat e shtetit Shqiptarë, duhet pranue se Shqipninë e drejtuen ata që jo
vetem nuk punuene per Atdhe, por ishin edhe tradhëtarë të shitun t’ Atdheut.
***
Periudha 47 vjeçare e pushtimit sllavokomunist dhe
sherbimi i pushtetarëve tanë ndaj tyne me vepra tradhëtije shkombtarizimi,
ateizmi dhe fanatizmi anadollak perçarës, i trashiguem brez mbas brezi nder
disa sfera politike, ka tregue kjartë se ku mund të perfundojë pa asnjë farë
shprese per rindertim dhe të ardhme Shteti Shqiptar. Katastrofa e shumdishrueme
nga armiqtë e Shtetit dhe Popullit Shqiptar u arrijtë dhe po vazhdohet edhe sot
nga pasuesit e atyne drejtuesëve që kishin këta parime dhe “vizion politik”: “Partitë dhe të
tjerët që do të vijnë të kontrollohen nga ne. Sali Berisha, Fatos Nano janë dhe do të mbetën veglat tona besnike…Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u
japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por prona vetëm në pak duar do
të bjerë, pasi ligji do t’i ngatërrojë njëri me tjetrin. Kësaj kategorie
mendoj që t’i japim pasaportë për t’u larguar nga Shqipëria më mirë dhe me kaq
do të jenë të kënaqur. Pasuria e
tyre na përket neve, sepse ne e bëmë… Ne, komunistët reformatorë, do të
zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne
apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjisaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të
krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik
të së ardhmes. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e
pushtetit politik të armiqëve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e
mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do
të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë ne dhe pasardhësit tanë… Ne jemi të
përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të cilët
i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë, por kemi edhe organet tona të dhunës.
Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen. Jua them këtë që të mbani
lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë…
Mbajeni
mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona!” Ramiz Alia, Sekretar I i KQ. PPSh,
President i RPSSh. Fjalim në Byronë Politike të KQ të PPSh, në vitin 1989,
Tiranë.
Ky
asht “vizioni politik” i politikanëve tanë...edhe sot!
Melbourne, 2013.
Nga Flori Bruqi:Rrymat për bashkim etnik....
Shqipëria natyrale ose Shqipëria etnike është hapi i fundit apo rezultati i bashkimit kombëtar. Shqipëria natyrale është krejt hapësira gjeografike shqipfolëse, ku banojnë shqiptarët sot me shumicë, ku është vendlindja e shqiptarëve me shumicë dhe ku u dëbuan nga vendbanimet e tyre etnike. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.
Përkundër barazimit të termit Shqipëri etnike me termin Shqipëri e Madhe këto prapë së prapë nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë. Termi Shqipëria etnike nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi Shqipëria e Madhe siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë.
Historia para pavarësisë
Para pavarësisë Shqipëria ishte e pushtuar nga perandoria Osmane. Ajo ishte e ndare në disa sanxhakë : Kosova, Shkodra, Janina dhe Manastiri. Pas Traktatit të Shën Stefanit, disa territore shqiptare iu dhanë Bullgarisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Serbisë. Lidhja e Prizrenit u ngrit kundër këtij traktati dhe luftoi me armë në dorë. Edhe pse Lidhja dështoi territoret shqiptarë nuk u copëtuan të gjitha por mbeten pjesë e Portës së Lartë.
Pas pavarësisë kufijtë e Shqipërisë u caktuan nga Konferenca e Ambasadoreve e Fuqive të Mëdha. më gjithë kërkesën e Qeverisë së Vlorës për kufij etnik të Shqipërisë, Fuqitë të Mëdha nuk e morën parasysh kërkesën e saj. Kosova, Manastiri dhe Lugina e Preshevës iu dhanë Serbisë, Ulqini dhe viset përreth saj iu dhanë Malit të Zi kurse Çamëria iu dha Greqisë. Edhe pse morën më shumë se 2/3 e territorit të Shqipërisë vendet e Ballkanit vazhduan të kërkonin të tjera territore duke gjetur pretekste qesharake.
Pasojat e ndarjes së shqiptarëve
Ndarja e territoreve shqiptare solli pasoja të rënda si për Shqipërinë e cunguar ashtu edhe për banoret e viseve jashtë saj. Shteti shqiptar u përball më problemë shumë të mëdha nga që forca më e madhe punëtorë ndodhej jashtë territorit të saj. Gjithashtu burimet më të mëdha minerare ndodheshin në Kosovë e cila ishte pjesë e Serbisë. Serbia, Mali i Zi dhe Greqia ushtruan një dhunë të jashtëzakonshme mbi shqiptarët e viseve që pushtuan. Ata u masakruan u detyruan të ndryshonin fe dhe emra ose të largoheshin nga vendi i tyre. Kjo solli ndryshime në përbërjen e popullsisë së këtyre territoreve.
Lufta në Kosovë
Kosova qëndroi si pjese e Serbisë nga viti 1913 deri në vitin 1999 kur u zhvillua Lufta e Kosovës.
Kjo luftë erdhi si pasojë e trajtimit të pabarabarte të shqiptareve me popujt e tjerë të Jugosllavisë dhe dëbimit të shumë prej tyre nga Kosova. Lufta u nis që në vitin 1913 kur filluan disa kryengritje.
Gjatë regjimit të Titos për shqiptarët e Kosovës pati disa të drejta të cilat u mohuan totalisht gjatë regjimit të Milloshevicit.
Lufta përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë e cila u çlirua nga pushtimi policor serb. Më 17 Shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës shpalli aktin e pavarësisë nga Serbia
Lufta në Republikën të Maqedonsë
Lufta në Republikën të Maqedonsië u zhvillua në vitin 2001 nga shqiptarët të cilët kërkonin të drejtat që u takonin në shtetin sllav të Maqedonise. Edhe pse ndërhyri fuqishëm ushtria e Maqedonisë nuk arriti të ndalte valën e revoltave kundër sistemit të padrejte. Marrëveshja e Ohrit ishte akti i fundit i luftës. Shqiptarët morën të drejtat që u takonin dhe lufta aq e padëshirueshme për të dyja palët përfundoi.
Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë në mbrojtje të Shqipërisë etnike (1941-1945)
Shqipëria (1941-1945)
Historia e shqiptarëve të Maqedonisë është pjesë e pandarë e trashëgimisë historike të popullit shqiptar, kërkesat kombëtare që kanë mbetur sot e kësaj dite gjithnjë pezull, është tejet e dhimbshme me plot sakrifica gjatë historikut tonë. Shqiptarët si popull më i vjetër midis Ballkanit të parët çuan zërin kundër Perandorisë Romake, Bizantine dhe asaj Turke.
Shqiptarët të njohur në histori si liridashës shpeshherë kërkuan edhe aleatë Ballkanikë për çlirim të përbashkët nga betejat e lavdishme të Skënderbeut e deri më sot. Poashtu këtu kemi edhe dëshmi të reja që na i ofrojnë nacionalistët shqiptarë dhe bashkëluftëtarët e forcave vullnetare të Xhemë Hasës gjatë luftës së Dytë Botërore. Pra sot në mënyrë objektive ekziston mundësia ti paraqesim dëshmitë e të dy blloqeve, komunistëve dhe nacionalistëve, dhe mund ti vëmë në kandarë të dy anët e medaljes.
Në këtë monografi kushtuar luftës së shqiptarëve të Maqedonisë gjatë luftës së Dytë Botërore 1941-1945, bëhen përpjekjet e para në historiografinë tonë më të re, të thuhet e vërteta historike “se kush luftoi për të mbrojtur çështjen kombëtare shqiptare në Maqedoni”.Sipas autorit, pas luftërave ballkanike dhe okupimit të territoreve shqiptare nga ushtria serbe në vitin 1912, dhe rrënja e territoreve shqiptare nën sundimin e saj për 30 vjet, deri më 1941, pozita ekonomike dhe politike e shqiptarëve ishte tejet e vështirë. Në këtë kohë kishte filluar aplikimi i reformës agrare dhe kolonizimit, ku u merrej toka shqiptarëve dhe u jepej kolonistëve serbo-malazez.
Populli përjetonte varfëri të pa parë deri në këtë kohë, duke marr rolin e lypësit, e cila çonte kah asgjësimi i plotë. Dita ditës shtoheshin kërkesa absurde të borgjezisë serbe kundrejt shqiptarëve si metodë më e sigurt e çrrënjosjes nga trojet e tyre etnike.Por, me këtë ndryshim të ngadalshëm të strukturës së popullsisë në territoret etnike shqiptare, nuk ishin të kënaqur ideologët e politikës borgjeze serbe.
Prandaj ata në prag të fillimit të luftës Dytë Botërore ose më saktësisht në vitin 1938 aplikuan edhe projektet e akademikëve serb për shpërngulje masive të shqiptarëve për Turqi. Kjo marrëveshje për shpërngulje të shqiptarëve kinse ata janë turq, u nënshkrua midis dy qeverive, asaj serbe dhe turke. Me këtë marrëveshje tani më legalizohen presionet e pushtetit Jugosllav në të gjitha fushat kundrejt shqiptarëve, ata merrnin dimensione të paparashikuara.
Kjo monografi e pagëzuar “Shqiptarët e Maqedonisë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1941-1945”, me çka prof. dr. Vebi Xhemaili, dëshiron që para lexuesit shqiptar dhe atij maqedonas të parashtroj argumente bindëse për të vërtetën e luftës mbrojtëse që bëri populli shqiptar në krye me forcat nacionaliste, për të mirën e të gjithëve pa dallim feje dhe nacionaliteti.
Sot e kësaj dite mbisundon bindja se kjo pjesë e historisë sonë kombëtare është më errët dhe më e hidhura, njerëzit e gjallë dhe pjesëmarrësit e kësaj historie tragjike të kombit tonë nuk duan fare të flasin për detaje.Është koha kur këto ngjarje duhet sistemuar dhe gjeneratat e ardhshme të kenë njohuri se çfarë skenarësh nga komunistët janë përgatitur dhe realizuar në këto troje etnike, ku pas mbarimit të luftës u krijuan kampe përqendrimi të stilit fashist pas mbarimit të luftës...
. Pra me ardhjen e komunistëve në pushtet, rasti i Monopolit të Tetovës, është një nga ata që duhet ndriçuar, derisa kjo mund të bëhet në mënyrë sa më autentike, derisa i kemi gjallë pjesëmarrësit direkt të këtij kampi të përqendrimit që për shqiptarët e kurdisën partizanët sllavo komunist të udhëhequr nga Tempoja dhe të tjerë në mes të Tetovës.
Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë gjatë periudhës 1941-1945 e komanduar nga Xhemë Gostivari, është një ndër epopetë më të ndritura të luftës së Dytë Botërore në hapësirën shqiptare. Ky kolos deri në fund të lutës kori shumë fitore me vullnetarët e tij. Ky edhe në ditët më të vështira të vitit 1945, vendosi të qëndroj në shpatet e ftohta të malit Sharr.
Por, i tradhtuar nga disa shokë, u vra prapa shpine në kështjellën e pa thyer të malit Sharr. U vra në besë nga njerëzit e vetë, Komandanti që korri aq shumë fitore kundër komunistëve dhe partizanëve jugosllav. Ushtria dhe OZN-a për të frikësuar popullin shqiptar, se më nuk ekziston prijësi i tyre, kokën e tij e vendosi në burgun e Tetovës, pastaj shëtiti nëpër Gostivar dhe më në fund e vendosi në Kalanë e Shkupit.
Kjo sjellje e komunistëve maqedonas ishte një tradhti e madhe, por edhe ofendim i rëndë për të gjitha forcat nacionaliste shqiptare. Pala komuniste diti ti shfrytëzoi vrasësit e Xhemë Hasës deri sa kishte nevojë. Ata i la të lirë për disa vite me radhë të bëjnë kërdi dhe plaçkitje mbi popullatën e pafajshme shqiptare. Këta hajdutë ordinerë filluan të prekin, të dhunojnë edhe moralin e shqiptarit. Pas disa viteve u erdhi fundi edhe këtyre….?, disa nga ata vetë i likuidoi UDB-a, ndërsa disa i dënoi me burg të rëndë në Idrizovë, disa i dërgoi edhe nëpër burgje jugosllave.
Xhemë Hasë Gostivari si komandant i forcave vullnetare të shqiptarëve të Maqedonisë me veprën e tij heroike do të ngelë gjithmonë i gjallë, i dashur dhe i ledhatuar. Xhemë si komandant do të ngelë për jetë sinonim i rezistencës, dhe trimërisë shqiptare në trojet e veta etnike. Vepra e tij kombëtare do të jetoj brez pas brezi deri sa do të jetojë Shqipëria e Skënderbeut. Xhemë Hasa lindi dhe u rritë për të luftuar sunduesit sllav, për çlirimin e vendit të vetë dhe mbrojtjen e Shqipërisë Etnike. Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë falë këtij kolosi, gjithmonë do të jetoj në shpirtin e çdo shqiptari, e shkruar në histori si ngadhënjimtare.Kjo vepër e shqiptarëve të Maqedonisë do të jetojë gjithmonë mbi shpatet e malit Sharr si luftërat e Skënderbeut.
Sipas të dhënave që na ofron historiografia maqedonase, forcat nacionaliste në luftë kundër partizanëve në shkurt të vitit 1944 formuan ushtrinë vullnetare, të përbërë nga atdhetarë dhe simpatizantë të bashkimit kombëtar. Udhëheqës të kësaj ushtrie vullnetare vepronin: në Dibër me komandantë Miftar Kaloshi, Ukë Cami etj, në Strugë Beqir Aga, në Rostushë Ali Maliqi, në Kërçovë Mefail Zajazi, në Gostivar Xhemë Hasa në Tetovë Arif kapiteni etj.
Sipas këtyre të dhënave, forcat vullnetare shqiptare, duke shfrytëzuar ndihmën materiale nga komanda gjermane, nga dhjetori 1943-prilli 1944 u forcuan shumë. Sipas të dhënave të pakonfirmuara sllave, forcat e Xhemës dhe të Mefailit gjatë vitit 1944 u shtuan në 3 000 veta, duke ardhur edhe vullnetarë edhe nga vise të tjera shqiptare.Nga fundi i vitit 1944 numri i tyre u katërfishua. Kërkesat e mbrojtjes kombëtare pala sllave tentoi t’i paraqes si metoda të dhunshme të ballizmit”.
Por ajo harron: Se Forcat Vullnetare nuk i takonin asnjë formacioni politikë, por vetë vullnetarisht aplikonin në luftë për të mbrojtur shtetin e bashkuar shqiptar dhe kufijtë e tij etnik.Por në fund duhet rikujtuar përkrahësit e kësaj ideje kombëtare, se ky Front nacionalist i udhëhequr nga patriotët më të shquar të kombit doli më vizionar, pasi kurrë nuk u gjunjëzuan para propagandës sllavo komuniste, në veçanti shqiptarët e Kosovë dhe Maqedonisë.
Sot, pas shumë dekadave kur komunizmi ka nxi shumë fytyra kombëtare, është shumë vështirë të shkruash për këtë koncept të luftës, për bijtë më të zgjedhur të saj, është sa vështirë aq edhe nderë, duke përkujtuar heroizmin e tyre të pa shoq, që flijuan veten dhe familjet e tyre për kombin dhe Shqipërinë e Etnike.Por, në anën tjetër nuk do të jemi të rezervuar kundër atyre që e njollosën luftën heroike të shqiptarëve dhe forcave nacionaliste që devijuan nga programi Kombëtar.
Të gjithë ata të cilët për interesa personale dhe ideologjike devijuan nga kauza kombëtare dhe në momente të caktuara harruan se lufta e shqiptarit për Shqipërinë e bashkuar është e shenjtë, ata fare nuk di ti përmendim në altarin e lirisë. Pra, të gjitha ato grupe, parti, apo individë, që devijuan nga ky program mbarëkombëtar nuk i kanë shërbyer me nderë as kombit, as Shqipërisë së bashkuar.
Pra, nuk e kanë vendin në historikun e programit që e shpalli Lidhja e Parë dhe Lidhja e Dytë e Prizrenit, të udhëhequr nga forcat më të shëndosha kombëtare në krye me Bedri Pejanin, në luftë për të mbrojtur Shqipërinë e bashkuar dhe demokratike midis popujve të lirë në Ballkan dhe Evropë.Trimëria e këtyre patriotëve që udhëhoqën Forcat Nacionaliste në Tetovë,
Gostivar dhe më gjerë, së bashku me komandantin e tyre legjendar Xhemë Has Gostivarin, krijuan një histori me plotë lëvdatë kombëtare, jo vetëm në Maqedoninë shqiptare, por edhe në mbarë trojet etnike.Për fat të keq edhe kësaj radhe rrota historike veproi kundër të drejtës së shqiptarëve, të cilët edhe pse luftuan me vetëmohim nuk arritën të mbrojnë Shqipërinë e bashkuar pasi u tradhtuan nga komunistët shqiptar.
Prof. dr. Vebi Xhemaili, deri më sot ka botuar shumë vepra dhe është pjesëmarrës nëpër shumë simpoziume kombëtare dhe ndërkomëtare, së shpejti do të dal në dritë edhe veprat “Mehmet Gega simboli i qëndresës kombëtare” dhe “E vërteta mbi Ballin Kombëtar”.
Rrymat për bashkim etnik
Rrymat për bashkim etnik ndahen në dy grupe : Ekstremiste dhe Liberale. Ekstremistet përfaqësohen nga organizatat e ndryshme të mërgimit, organizatat ilegale në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Ato kërkojnë bashkimin etnik me ane të dhunës, prandaj ato janë quajtur organizata terroriste nga CIA dhe BE. Liberalet kërkojnë një bashkim etnik gradual të bazuar mbi diplomacinë dhe fitimin e të drejtave të shqiptareve kudo në Ballkan. Liberalet përfaqësohen nga LDK, PDK, AAK në Kosovë. PDSH,BDI në Maqedoni. PD, PBK, PBKD, PLL, PDI dhe LZHK në Shqipëri. Partitë shqiptare të Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës bëjnë pjese në këtë grup.
Shqiptarët në Mal të Zi
Shqiptarët në Malin e Zi përbëjnë rreth 7% te popullsisë, dhe jetojnë kryesisht në pjesën juglindore dhe lindore të vendit.
Për shkak të diskriminimit në pothuajse të gjitha sferat, ekonomike, sociale, kulturore e politike, një shumicë e Shqiptarëve janë detyruar t’i lëshojnë trojet e veta duke kërkuar një të ardhme më të mirë kryesisht në vendet e Evropës Perendimore, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Kanadë.
Por edhe me kalimin e viteve dhe me “demokratizimin” e vendit, pozita e Shqiptarëve nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.
Shqiptarët në Sanxhakun e Pazarit të Ri
Sanxhaku i Tregut të Ri ka një sipërfaqe prej 8.687 km katrorë dhe 530 000 banorë. Kryeqyteti është Tregu i Ri (Novi Pazari). Kufizohet me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë. E përbëjnë këto komuna : Pazari i Ri, Tutini, Sjenica, Prijepolje, Nova Varosh, Bijello Polje, Rozhaja, Plava, Plevlje dhe Berane(Ivangradi).
Sanxhaku është një territor i veçantë administrativ. Në aspektin ushtarak emri "Sanxhak" do të thotë " Flamur". Gjatë sundimit otoman emri Sanxhak ka nënkuptuar territor ushtarak. Më vonë ka paraqitë territor i shkalles së dytë pas Vilajetit apo Pashallëkut.
Ky rajon ngushtë i lidhur me luginën e Lumit Ibër që paraqet hapësirë të rëndësishme komunikative të Sanxhakut gjindet në zonën kulturore e cila me pozitën e sajë është ngushtë e lidhur me Dardaninë, pra me Kosovën. Edhe pse ndodhet në periferi të Kosovës, ky rajon në të kaluarën e lashtë patjetër ka pasur zhvillim të ngjashëm, me atë që hasim në Kosovë.
Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkeologjike : Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit "Rashka" ; mandej të mbeturat nga ari dhe qelibari të gjetura para shumë viteve të Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e secilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.
Toponimet e shumta në këto vise ruajnë kujtimit për ilirët. Emrat : Ras, Ibër, Peshter, Bishevë, Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë, lim-Lumi ; Ibër- i bardhë ; Vapë - vapa, -ë ; Peshter : Pesh- peshë ; ter- terr (terrësi), ter - thatësi...
Kur serbët u vendosën në Luginën e Lumit Rashka, i detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Gjithsesi të gjithë vendasit nuk u tërhoqën por një numër i tyre kanë mbetur në viset malore për rreth duke u marr me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise, çka na bënë me dije edhe prezenca e sotshme e tyre në këto vise.
Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 37.775 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 27.980 banorëve mysliman (Shqiptare dhe Slave të konvertuar gjatë sundimeve Otomane) dhe të 19.795 krishterë (ortodoks të racës/kombësisë Shqiptare dhe serbe).
Gjatë luftës së dytë botërore Pazari i Ri ishte nën mbrojtjen e forcave vullnetare të rajonit. Më 4 nëntor 1941 forcat e armatosura çetnike i sulmojnë vendasit të cilëve ju vijnë në ndihmë rreth 6 000 vullnetarë nga rrafshi i Kosovës, Drenica dhe rrafshi i Dukagjinit....
“Projekti i bashkimit te shqiptareve po pranohet nga shoqëria”
Mediat gjermane e paraqesin të mundshme ‘Shqipërinë Naturale”
| Prof. Dr. Thomas Brey |
Para më se 130 vjetëve u bë formulimi i kësaj ideje. Atëherë u morrën me të vetëm fantasistat politikë. Ndërsa tani, përsëri po bëhet aktuale ideja për formimin e një Shqipërie të madhe në Ballkan.
Festën kombëtare të Republikës së Shqipërise në fundjavën e kaluar e festuan edhe bashkëatdhetarët jashtë kufijve. Në Sërbinë jugore nëpër ndërtesat shoqërore u ngrit flamuri kombëtar me ngjyrë kuq si gjaku dhe me shqiponjë të zezë, po ashtu në Kosovë dhe në Maqedoni.
Së fundi u bashkuan për here të parë shqipëtarë nga të gjitha vendet e Ballkanit, në mënyrë që të miratojnë manifestin e krijimit të një shteti të madh Shqipëtar. “mundi është i kotë, ideja e parealizueshme”, mohonte në Beograd gazeta “Ekonomeast”. Por, kjo nuk është aq e sigurt, edhe pse deri me tani asnjë politikan i lartë Shqiptar nuk ka potencuar një gjë të tillë.
SHUMICA JANE DAKORD
Megjithatë, në Kosovë më se 80 përqind të perafërsisht 2 milionë banorëve kanë shprehur këtë dëshire. Në Maqedoninë fqinje, ku shqiptarët përbëjnë afro 30 5 të 2 milion banorëve ishin hiq më pak se 52 % për. Udhëheqësit politik të rreth 100,000 shqiptarve në serbi të jugut janë po ashtu për, si dhe Lëvizja Vetëvendosje e udhëheqësit të studentëve Albin Kurtit. Ajo merr pjesë për here të parë në zgjedhjet e dhjetorit, e cila sipas pyetësorëve mund të arrij mjaft.
Në Tiranë filozofi dhe politologu Koço Danaj si “Babai” i ri i këtij projekti i terheq pothuaj të gjitha fijet. 59 vjeçari duket i palodhur në përhapjen e kësaj ideje ndër gjithë popullin shqipëtarë të të gjitha vendeve.
PADI KUNDER KONFERENCES SE LONDRES
Si hap të parë në Janar do të ngrihet padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Haagës, në institucionin më të lartë të drejtësisë së UN-it, kundër të ashtuquajturës Konferencë e Londrës e vitit 1913.
Atëkohë u shkëput Shqipëria nga perandoria osmane si substancë e vogël. Vendbanimet më të rëndësishme mbetën në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe Greqi.
“Shqiptarët e mëdhenj” në gjuhen e tyre për simpatizantë përdorin dy taktika. “Ne jemi levizje shoqërore” thot “Vetëvendosja”- me kryetar Kurtin. Ai përdor ekonomine e pashpresë në të gjitha vendet e ballkanit me rekorde në papunshmëri, me ngrirje ekonomike dhe emergjencë shoqërore, që më se shumti kanë rezutuar në pakënaqësi te të rinjtë. Krahas kësaj denoncohen edhe diskriminimet e dyshimta të shqiptarëve në Serbi, Mal të zi dhe Maqedoni.
6 MILION SHQIPTAR NE BALLKAN
Sipas burimeve të ndryshme në ballkan jetojnë deri në 6 milion shqiptarë. Këtu përfshihen edhe ca qindramijëra shqiptarë që përfshinë shoqeri imigrantesh ~ue Gjermani, Austri dhe Zvicërr. Po të jetojnë të gjithë këta në një shtet të vetëm, do ti afroheshin e edhe tejkalonin kombin serb i cili është tani për tani më i fuqishmi në ballkanin përëndimor.
Sepse në Serbi popullata shkon në zvoglim, shkaku i migrimit të madh dhe rënies së numrit të lindjeve, përderisa në Vendbanimet shqiptare eshte duke eksploduar.
“NATYRALE” NE VEND TE “E MADHE”
Politikanët serbë denoncojnë “provokimin marramendës” të shqiptarëve dhe kërkojnë burgimin e tyre. Po ata janë pjesërisht të gatshëm për dyndje. “Më burgosni, por Serbia e jugut deri me 2015 do të bëhet pjesë e “Shqipërisë Natyrale”, i tha, para disa ditësh, udhëheqësi i shqiptarëve, Orhan Rexhepi gazettes Beogradase “Press”.
| Prof. Dr. Thomas Brey | Section Head See also |
| Division: | Biosciences | Functional Ecology |
| Research Program: | 1. PACES 1.6: Ocean Warming and Acidification: Organisms and their changing Role in Marine Ecosystems 2. PACES 2.1: Food Webs and Diversity under Global and Regional Change 3. PACES 3.3: Proxy Development and Innovation: the Baseline for Progress in Paleoclimate Research |
Email: | Thomas.Brey@awi.de |
| Address: | Alfred Wegener Institute Columbusstrasse D-27568 Bremerhaven (Building D-2240/50) |
| Telephone: | +49(471)4831-1300 |
| Fax: | +49(471)4831-1918 |
| Publications: | Publications, Presentations and Reports |
Responsibilities

Section head FUNCTIONAL ECOLOGY, Deputy head Division BIOSCIENCES, Head SCIENTIFIC ADVISORY COUNCIL, AWI comissioner for animal welfare
Section head FUNCTIONAL ECOLOGY, Deputy head Division BIOSCIENCES, Head SCIENTIFIC ADVISORY COUNCIL, AWI comissioner for animal welfare
Research Interests

Ecosystem & Climate; Ecosystem Energy Flow; Food Webs; Population Dynamics; Carbonate Bioarchiveshttp://www.thomas-brey.de/science/virtualhandbook
Ecosystem & Climate; Ecosystem Energy Flow; Food Webs; Population Dynamics; Carbonate Bioarchiveshttp://www.thomas-brey.de/science/virtualhandbook
Dhe pasi që fjala “Shqipëri e Madhe” do të mund të frigonte dikë, përkrahësit e saj e shëndrruan në termin “Shqipëri Natyrale”. Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të shihet për herë të parë, nëse ky plan do të shtrohet dhe pranohet edhe nga shtresa me te gjëra të votuesve.
2013/02/08
Kastriot Marku: Përhumbje (I)
Kastriot Kol Marku ka lindur më, 30.09.1970 në fshatin Skuraj të rrethit Kurbin. Ka kryer shkollën 8-vjeçare në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme dega Agronomi e ka kryer në Milot në vitin 1990.
Në vitin akademik 1995-1996 është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi". Ndërkohë vijon studimet doktorale pranë Qendrës Albanologjike me temë: Shkolla Letrare e Franceskane e Shkodrës.
Ka bashkëpunuar me shumë organe shtypi shkencorë e letrarë si; Rilindja Demokratike, Shekulli, Gazeta shqiptare, Mësuesi, Kurbini, Kumona e së Diellës, Orana, Kuq e Zi, Revista Pedagogjike, Emathia, Kisha dhe Jeta etj., me mbi 50 artikuj të ndryshëm për letërsinë dhe kulturën shqiptare. Për disa kohë ka qenë kryeredaktor i revistës kulturore “KUQ E ZI”, e cila botohet në Bruksel (Belgjikë), ndërsa aktualisht banon në Milano dhe është kryeredaktor i revistës Miqësia/Amicizia. Prej vitit 2006 është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të rrethit Kurbin.
Ka botuar:
Poezi: Përhumbje, (poezi), Camaj-Pipa, Shkodër 2001. 84 ff. ISBN: 99927-49-51-2.
Studime letrare: Kritika dhe studimet letrare shqiptare në revistën “Hylli i dritës„(1913-1944), (studim), Camaj-Pipa, Shkodër, 2000. 62 ff. ISBN: 99927-41-90-2.
Studime historike:
1. Arsimi në Gallatë, Chaminade, Lezhë, 2005. 69 ff;
2. Kishat e Kurbinit. (Kishat dhe organizimi kishtar në Kurbin), Geer, Tiranë, 2008. 418 ff. ISBN: 978-99956-22-22-0.
Guidë turistike: Miloti, Guidë/Guida, shqip-italiano, Milot, 2007. 40 ff. Miloti, guidë, Milot, 2008. 20 ff.
Librin didaktik: Libri i provimit, gjuha shqipe dhe leximi letrar” (për mësuesin dhe nxënësin), Chaminade, Lezhë, 2005. 235 ff.
Ka përgatitur për botim: ILLIA, Frano., Famullia e Milotit. (Famullia e Shën Nikollës (Milot), Famullia e Shna Prendes (Gallatë), Famullia e Shna Vlashit (Skuraj). Shkruar në Milot në vitet 1962 - 1967. Përgatiti, Kastriot Marku, Chaminade, Lezhë, 2006. 254 ff.
Është përfshirë në: Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001. hartuar nga Hasan Hasani dhe botuar nga Shtëpia Botuese Faik Konica, Prishtinë, 2003. f. 292 A.
VELLIMI POETIK
MARKU, Kastriot., Përhumbje, (poezi), Camaj-Pipa, Shkodër 2001. 84 ff. ISBN: 99927-49-51-2.
http://sq.wikipedia.org/wiki/Kastriot_Marku
Kam adhuruar Zotin, nënën dhe babanë tim që më sollën në jetë ditën e 11 shtatorit të vitit 1970. E kalova fëmijërinë siç mund ta kalonte një djalë fshati, pas zogjve dhe topit të futbollit. Gjyshja ime e mirë ishte lektorja e parë që më mësoi përralla, uratë dhe rrëfime nga Bibla. Fliste rrjedhshëm, qartë e pas pushimeve të vogla me “qeraste me arra fiq të thatë e fruta të tjera në pikun e frurit”. Fillova të lexoj edhe shumë libra jashtë programit mësimor, dëshirë të cilën ma edukuan mësuesit e leximit të cilët, më rekomandonin disa prej tyre e që megjithëse me mundësi të vogla ekonomike, unë nisa të blija ndonjërin e kështu do të niste udhën e saj edhe biblioteka ime. Libri i parë që kam lexuar ishte me përralla dhe i shoqëruar me fotografi në të cilat një tufë ujqërish shqyheshin me njëri-tjetrin. Më vonë kjo skenë më është shfaqur vazhdimisht, pasi e tërë jeta jonë, një luftë e tillë kishte qënë më të vërtetë. Nisa të shkruaj hartime të lira dhe më vonë edhe ndonjë varg, por nuk kënaqesha me to dhe kështu ishte zjarri ai që i lexonte e i interpretonte mesazhin që mbartnin. Studimet universitare hapën mundësi që të kuptoj më mirë fenomenin e artit bashkë me studimin e tij. Që prej asaj kohe e që tash po bëhen 10 vjet një pjesë e poezive janë ruajtur, e që këtu po dalin prej vetvetes. E ndjej se po testoj guximin që më ka munguar gjer më tash, por që do të më jetë i tillë nëse ju të dashur lexues do të sforcoheni sado pak për të komunikuar me këto tekste në heshtje.
Nëse do t’ju mërzisin, unë jam këtu.
Ju faleminderit.
Kastriot Marku
PERHUMBJE
Mirmëngjes Zoti im!
Më linde?
Nga duhet të shkoj?
Më thuaj?
Po të pres!
Fol Zoti im!
Natën e mirë Zoti im!
Tek Ti jam nisur.
Alleluja.
Udha jonë
Ecëm gjithë jetën mbi gastare
E thesi i durimit u mbush.
Pluhuri i shpresës ra
E në dritë doli
Asgjëja.
Thëngjilli i vetmisë
Na lidhi për mjekre
E këmbanat ranë jo rrallë në njërën faqe.
Nga gjumi na shkundi harresa
Me shigjeta vegimesh.
Mjaft!-na tha, se heshtja u ngì.
Rrenat e përkundura në djep
Me ninullat e moteve
Dënesën mbi plagët e dhimbjes së të tjerëve
E tonat i lanë jetime.
Jam lutur për dhimbjen
Tek shelgu i përroit.
Prej shtrydhjes së saj
Pikoi
Gëzimi.
Nesër
Mëkati e pendesa
Pushojnë në rruzaren e jetës sime
E rrasa e Moisiut mjekërbardhë
Shtron ditët që vijnë pa ftuar.
Në gropën e dënesës
Hedh gjërat e humbura
Për tua lënë testament
Arkeologëve të ndërgjegjes së nesërme.
Unë sigurisht që do t’i pres në lutje
Mospërfillje
Dikush tha se kishte fat
Të tjerë se pati guxim
Por, ishte edhe një pjesë tjetër
Ata nuk i dëgjon njeri
Mirësi
O njerëz ju kam thënë
Se u dua
Edhe pse jetoj me veten time.
Në kokrrën e uratës
Lutem për ju
Sepse kam nevojë për Zotin.
Zgjohem me kuisjen e minjve
E tretem në agun e shpresës
Sepse duhet të jetojmë
Sepse jemi bashkë
Edhe pse secili vetëm
Vdekje e çuditshme
Kishte vizatuar kafkën e tij
Tani po e plotësonte ngadalë.
Ja këtu hunda,
Këtu veshët,
Goja,
Mjekrra,
Flokët,
Ia kishte harruar sytë
Asnjeri nuk i tha sydalë
Qorr,
Pa sy në ballë.
Ai i kishte sytë
Sa për të vizatuar kafkën e tij.
Pse?
Kishte fjetur keq.
Mori sapunin dhe shkoi të lante gishtërinjtë
Ishte rrëzuar me një pako me gjalpë
Të nesërmen e kaluan në asistencë.
Jetojmë
Thjerrëzat e shpirtit tëharrin tepritë e natës.
Shpërgjumur
E nën mbulesën e Psalmeve
Mbin Apokalipsi.
Kujtohemi e përnjëherë ngrehim shpatat
E dalim zabeleve me Mujin e Halilin
Në vend të tyre na përballet KOHA
Me flokë të shpupulisur.
Këmbëzbathur pret të kacafytemi
Duhet patjetër t’i prishim kufijtë
Që të vendosemi ne në vend të tyre
Gurë
Pa dëshmitarë.
Të jetosh është dhuratë
Por edhe detyrë
Të kultivosh jetën
Është gjithçka.
Paqyra ime
Kam qeshur një herë para pasqyrës
Duke u zgërdhirë.
Kur kam qarë, jam kujtuar për pasqyrën
Por ishte thyer.
Ndër copa
Dhimbja ime.
Kjo është e gjitha
Koha jonë metaforë
Që parfumon me urinën e saj
Gjithë këtë strofkë dhelprash.
Kryet na u bë përshesh me fjalë
Jetë e kapluar prej zgjebes së thashethemeve
Njeriu si bollë e vrame
Këndellet në limontinë e ditëve të munguara
Ngado kërminj, merimanga, buburreca, miza e minj
Një karantinë jotokësore.
Makina, minibusë, policë, lypës e fallxhore.
Krushq mediokër përlyer me pluhur e smog.
Akullohemi në vapë e piqemi në acar
E gjithë kohën përtypin ëndërra e pimë thashetheme.
Rregjistrojmë hingëllima politikanësh të ngelur në klasë
Që shqipen e sjellin nga Babeli i tyre primitiv
Shqipja nuk e njeh kohën e saj
Sikurse ne nuk jetojmë kohën tonë
Por kohën pa kohë,
Sepse jetojmë në mendjen e të tjerëve.
Librave
Libri, kryefjala ime.
Libri, paja ime.
Ndër libra gjej Zotin, miqtë, dashurinë.
Rrekem t’i kapërdij me copa,
Por më mbeten në hatulla të kresë
Pergamenë
Testamente flije.
Kohë e fikur
Murrizi që më shpoi dje,
Thembrën ma ka mpirë.
Shtati po më trandet thërrmueshëm.
Hukas një kandërr,
Që po më shpuplon ajrin përpara.
E shoh se po shqepoj.
Fshaj.
Kohë që ecën me paterica,
Nuk je as për shkop pra.
Jam vonë
Në piskun e dritës
Mbi shkresore,
Gjej qendrën e rëndesës sime,
E turrem hovshëm mbi shkronjat në tastierë,
Duke përqeshur Kadmosin që i shpiku
Bëj me krye nga fjalorët
Të gjej emrin tim.
Askund.
Kurrkund.
Asgjëkund.
Ja beh dielli,
E tash duhet të gatuaj drekën
Për të tjerët.
Pendesë
Kam thënë shpesh,
Ta kap këtë jetë për fyti
E ta hedh në përrua.
Pastaj jam penduar
E kam ndërruar mendim.
Në fakt ajo e ka bërë gati lakun
Dhe jo vetëm për mua
Sakrificë
Rruga ime ka qënë sapun
E mërzia më ka ngjyrosur jo pak.
Buzëqeshjen ma fikën në buzë
Dhe e pashë veten duke u varrosur,
Duke më hedhur nga një dorë dhé
Të gjithë miqtë, hipokritët, dashnoret.
Prej gojës së tyre dëgjoja se thoshin:
Qe i mirë!
U çudita me ta e bëra vërtetë habi.
Sa isha gjallë,
Nuk u bëra përshtypje.
U dashka të vdesësh ndonjëherë.
Ritual
Këmbët e tij pikturojnë rrugicat e fshatit.
Mbi baltë urinon kohën e vrarë.
Kur i del pija,
Fillon sërish nga e para.
Jetojmë
Kemi ripërtypur shumë fjalë,
Duke u kthyer nga të njëjtat rrugë,
Me të njëjtët njerëz.
Poshtë këmbëve,
Gjurmët shkojnë e vijnë
Në të njëjtat dyer.
Shenja të dyshimta këto,
Për të vërtetuar
Zbrastësinë tonë.
Pritje
Mulliri i kresë
Tashmë i ka bluar kujtimet
Në filxhanin e kafesë,
Që u ftoh dje,
Duke pritur të paftuarin
Erdhën të gjithë
Nastradini dhe Qerosi,
Juda dhe Jago,
Gjergj Elez Alia,
Por edhe Muji e Halili.
Të gjithë në miting!
Ishte koha për të ndërruar rrotën e fatit
Për të ndërtuar një mejhane të madhe
Sa Shtëpia e Bardhë
Dhimbja
Çdo varg është një brinjë e imja,
Që dhemb kur e lexoj
Tenja më bren eshtrat e fjalëve,
Që i kam lidhur nyje,
Ndër leqe heshtjeje llafazane.
Mundim
Qerpikët e mi u lodhën nga përkëdheljet
E u shemba keqas nga dashuria.
Në zverk më ngërthej reumatizma
E u këputa prej ngërçit.
Ndër këmbë më mbështillen ëndërrat e mbetura
Prej hirit të cigareve,
Që kurrë nuk i kam pirë.
Jam rreshkë jo pak nga e keqja
Ekspres
Ditë që përtoni të ikni shpejt
Në gjolin e netëve.
Kujtohuni për mua që u kam varrosur gjithnjë,
Ndër varre kafeje,
Ku lukun jua bëj me sheqer
E u var në bishta të porcelantë.
Pastaj them se, megjithëse ishit të gjata,
Ishit ekspres
Subscribe to:
Comments (Atom)
Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.
AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...