Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/09

Si të bëhesh i pasur


Nga Donald J. Trump

Nga Donald J. Trump
"Si të behesh i pasur - kështu vendosa ta titulloj këtë libër, pasi sa herë që takoj njerëz, është pikërisht kjo ajo që ata më kërkojnë të dinë. Për të bërë një bukë, ju duhet të pyesni bukëpjekësin; për të bërë para, duhet të pyesni një miliarder." 

- Autori - 
Në fillim arriti të bënte pesë miliardë dollarë. Pastaj arriti tëë bënte serialin Stazhieri. 
Tani ai tregon si mund të bëni pasuri, sipas mënyrës Tramp. 

Në këtë libër kaq të drëjtpërdrëjtë, Donald J. Trampi tregon sekretet sesi mund të bëhet biznes, përshkruan perandorinë e tij të pronave të paluajtshme dhe rolin që ka si kreu i shoqërisë Trump . Me të folurën e drejtpërdrejtë dhe zgjuarsinë e tij karakteristike, Trampi na jep mundësi të kuptojmë si të investojmë me zgjuarsi, si t'i bëjmë përshtypje punëdhënësit e të ngrihemi në një nivel të caktuar, si ta drejtojmë me efektivitet punën, si të arrijmë një marrëveshje të caktuar dhe si ta ruajmë emrin që kemi. 

Si njeri i biznesit amerikan, Donald J. Trampi është i vetëm në llojin e vet. Në këtë histori të këndshme dhe frymezuese, ai tregon sesi bëhen gjithë këto punë, duke dhënë ndërkaq edhe mësime me vlerë.

Krenaria dhe paragjykimet

Krenaria dhe paragjykimet (ang. Pride and Prejudice) është një novelë nga autorja angleze Jane Austen, për herë të parë e publikuar në vitin 1813

Krenaria dhe paragjykimet (ang. Pride and Prejudice) është një novelë nga autorja angleze Jane Austen, për herë të parë e publikuar në vitin 1813



Krenaria dhe paragjykimet (ang. Pride and Prejudice) është një novelë nga autorja angleze Jane Austen, për herë të parë e publikuar në vitin 1813. Rolim kryesor në këtë novelë e ka Elizabeth Bennet, një vajzë e re e rritur me katër motra tjera, e cila merret me çështjet e sjelljes, edukatës, moralit, srsimimit dhe martesës në një shoqërinë angleze të shekullit 19. 

Nëna e Elizabeth një grua fanatike e opsesionuar pas martesës sa më të shpejtë të vajzave të saj dhe Elizabeth Bennet, me ‘rebelizmin’ e saj, duke e luftuar atë, janë protagonistet në fillim, derisa Elizabeth nuk njofton z. Darcy-n dhe novela merr një kahje tjetër, duke pasqyruar një romancë të vërtetë mes tyre. Jua rekomandojme ta lexoni

"Okteti i muzave rinore" është libri i parë i grupit letrar "Jusuf Gërvalla"

"Okteti i muzave rinore" është libri i parë i grupit letrar "Jusuf Gërvalla"
"Okteti i muzave rinore" është libri i parë i grupit letrar "Jusuf Gërvalla", grup ky i cili funksionon tashmë dy vite pranë shkollës së mesme ekonomike juridike të qytetit të Shkupit, Arseni Jovkov.

Ideja e përmbledhjes së shkrimeve të 8 autorëve të rinj, anëtarë të grupit letrar, ka lindur si nevojë e promovimit dhe stimulimit të kapaciteteve të reja të cilët pretendojnë të futen në botën e madhe të artit të fjalës së shkruar.

Mjaft të rinj të talentuar, mishërohen me vargjet por shumë shpejt ndahen prej tyre, si shkak i mos pasjes së mundësisë së promovimit të tyre apo hedhjes në ndritën e botimit.

“Pasi që ky art padyshim është produkt i shpirtit, vlerësuam se është mjaft e nevojshme të shprehim shqetësimet tona shpirtërore lidhur me dukuri të ndryshme që na rrethojnë, duke e bërë këtë libër një mozaik të motiveve dhe tetë muzave rinore” – thekson Arlinda Baftiu, koordinatore e projektit dhe bashkautore e librit.

Ky libër jo shumë voluminoz përmban poezi, prozë e dramë të shkruara nga tetë bashkautorët: Besar Ahmeti, Hafsa Feta, Dardana Sadiku, Jetmir Asani, Besnik Mustafa, Galdina Mici, Halime Arifi dhe Arlinda Baftiu.
Librin e ka redaktuar Puntorie Muqa Ziba.




Botimin e librit e ka ndihmuar shtëpia botuese Logos A dhe shtypshkronja Fokus. Promovimi modest është organizuam me date 26 qershor në Qendrën Kulturore dhe Informative ndërsa libri është pritur mjaft mirë nga bashkëmoshatarët dhe të gjithë ata që tashmë e kanë në duar. 

“Shpresojmë qe ky projekt të jetë shtytës për botimin e librave tjerë në kuadër të grupit tonë letrar, por gjithashtu urojmë të kemi motivuar të gjithë ata bashkëmoshatar të cilët kanë prirje për të shkruar” – thotë Arlinda Baftiu.


Se shekulli i njëzetë asht shekulli i apoteozës së misrit ndër folet e shqipeve


Legjenda e misrit



Misër! Misër!
Lajmi se do të shpërndahet misri doli nga zemra e dheut, rrodhi nëpër dejt e thella deri te gjymtyrët e mpita të dheut që quhet shtet. Dhe bani të dridhen nga gëzimi frymorët që s'kanë me çka ta mbajnë frymën.
Si thneglat që mblidhen rreth një korës misri, q'ashtu në një qendër nënprefekture janë mbledhur malësorët rreth depos së misrit.
... Nëpër luginat e maleve përshkohet malësori vetëm me një këmishë e brekë legjendare mbi shtat, për me arritë në qendrën e nënprefekturës, për me marrë misër. Kraharori i tij asht një copë graniti që u shkëput nga mali dhe u vendos mbi dy kambë të drejta e të forta si landa e pyllit. Dhe lëvizet copa e malit pa bëzajtë. Përpara depos së misrit bjerr cilsin' karakteristike të vetën, dhe bahet frikacak, pse, - mendon ai - nj'ashtu e don ligji, nëpunësi; përndryshe s'ka misër. "Si urdhnon zotni" përsëritet sa e sa herë në mënyrë qesharake, me të marrun zani, me gjeste majmuni - vetëm e vetëm mos me zgjue mninë e engjujvet që ndjanë misër.
Dhe kur e marrin misrin, nisen njeni mbas tjetrit gjatë udhës së malit të ngushtë dhe të jetës...
           
Ushtojnë luginat e malevet nga fjalët e malësorvet t'unshëm, që varg, njeni mbas tjetrit, ecin të ngarkuem me ka një gjysmë thesi misër. Vargu i tyne asht i gjatë pa fund, si asht e gjatë e pa fund vuejtja e tyne. Mbi kurriz të vet barin ka një gjysmë thesi misër, barin jetën e vet, barin perëndin'. Perëndi e vërtetë-misër i dëshiruem.
           
Ndodh që njërit i derdhen kokrrat e misrit nëpër birë të vogël të thesit, shoku nga mbrapa, pa i pa, i shkel; i treti shok as një as dy, - por ia hedh mallkimin e pamëshirëshëm: "Mos shkel, he të shitoftë zana!"
          
Se shekulli i njëzetë asht shekulli i apoteozës së misrit ndër folet e shqipeve.
Milosh Gjergj Nikolla- Migjeni

Pesëdhjetë Hijet e Greit: mes dashurisë dhe refuzimit- E.L. James

Pesëdhjetë hijet e Greit - E.L. James

Pesëdhjetë hijet e Greit - E.L. James



Kur studentja e letërsisë Anastasia Still shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.

Naive dhe e pafajshme, Ana shokohet kur zbulon se e dëshiron këtë mashkull. Dhe, kur ai e paralajmëron t’i qëndrojë larg, kjo e bën Anën ta dëshirojë edhe më shumë.

Po Grei torturohet nga demonë të brendshëm dhe digjet nga nevoja për kontroll. Teksa nisin një histori dashurie pasionante, Ana zbulon më shumë mbi dëshirat e saj, si edhe mbi sekretet e errëta që Grei mban të fshehura...

A do të mundet marrëdhënia e tyre të kapërcejë pasionin fizik? A do të mundet Ana të pranojë t’i nënshtrohet Zotërisë dominant? Dhe nëse e bën, a do ta dojë atë çka do të zbulojë?
Ua rekomandojmë romanin Pesëdhjetë hijet e Greit

Libri i autorit Abedin Krosit," Pellazgo - Ilirët" pa dritën e botimit

Në hapësirat e Komunës së Sarajit u bë promovimi i librit “Pellazgo-Ilirët”, i autorit Abedin Krosi

Në hapësirat e Komunës së Sarajit u bë promovimi i librit “Pellazgo-Ilirët”, i autorit Abedin Krosi

Në hapësirat e Komunës së Sarajit u bë promovimi i librit “Pellazgo-Ilirët”, i autorit Abedin Krosi. Në këtë vepër voluminoze autori nxjerr në pah fakte  historike për zanafillën e popullit shqiptarë nëpër shekuj. 

Kjo është vepra e parë e botuar në Maqedoni. Me rastin e promovimit kryetari i komunës Bekim Murati u shpreh se institucionin që ai drejton çdo herë do të jetë në përkrahje dhe në mbështetje të aktiviteteve me karakter edukativo-arsimor, kulturor. 

Duke folur rreth veprës u shpreh se kjo vepër është e pasuruar me fakte historike dhe gjurmime arkeologjike për historikun e popullit shqiptar në shekuj duke shtuar se ky libër do të jetë një nxitje dhe motivacion për autorët e gjeneratave të reja. 

“Komuna e Sarajit deri më tani ka mbështetur shumë aktivitete kulturore të cilën pa hezitim do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen, gjë të cilën e kemi obligim institucional dhe kombëtarë. 

Me këto aktivitete në promovojmë vlerat tona si popull, edhe vepra “Pellazgëo- Ilirët”, i autorit Abedin Krosi, ka këtë qëllim. Unë si kryetar komune i inkurajojë dhe do të jem mbështetës i tyre në çdo mënyrë””, tha Murati. 

Veprën Pellazgo- Ilirët”, të autorit Abedin Krosi për botim e ka mbështetur Shtëpia Kulturore “Koço Racin”, pranë Qytetit të Shkupit

Jeta e trishtuar e Edgar Allan Poe


“Leximi i një libri me tregime nga Edgar Poe kërkon vullnetin e lexuesit për ta pranuar të tmerrshmen dhe të mrekullueshmen ta ngjethë dhe që edhe në kohë të nxehtë t’i kujtojë, se dimri nuk pyet për kufij stinësh” – Bodler për Poe



Edgar Allan Poe



Edgar Allan Poe është një shkrimtar dhe poet amerikan, ndër më të njohurit dhe më të përkthyerit. I famshëm për poezinë e tij të zezë, të rrethuar nga mjerimi dhe misteri, quhet poeti që krijoi letërsinë kriminalistike dhe atë fantastike shkencore. Edgar Poe ishte i pari shkrimtar i njohur amerikan, i cili provoi të fitonte jetesën vetëm nëpërmjet shkrimeve të tij, gjë që i solli një jetë dhe një karrierë me shumë vështirësi financiare. Poe cilësohet si një tragjedi e gjallë. Jeta e Poesë ishte një shtrëngatë e ngjarjeve të pafata, të cilat frymëzuan edhe disa nga shkrimet e tij më gotike, romantike e të errëta. Ja cilat ishin 10 trishtimet më të mëdha të Poesë.


Jetim. I lindur në vitin 1809, ishte fëmija i dytë i dy aktorëve Elizabet dhe David Poe. Në vitin 1810, babai i tij braktis familjen. Në vitin 1811, mamaja e tij vdes nga tuberkulozi i mushkërive, duke e lënë jetim. Ky do të jetë fillimi i jetës së tij mizore.

I papërkrahur. Ndërsa Poe jetonte në familjen birësuese Alen, patriarku Xhon Alen, një tregtar skocez, e nënvlerësonte Poenë në të gjitha mënyrat emocionale dhe financiare. Ai madje nuk u adoptua kurrë legalisht. Në kohën kur Poe shkonte në shkollë, babai i tij birësues nuk i dha kurrë para të mjaftueshme apo mbështetje dhe shumë shpejt Edgar u detyrua të fillonte kumarin. Edhe pse Xhon Alen kishte trashëguar para të shumta nga xhaxhai i tij, paratë që i çonte Poesë për veshje ishin të shënuara si borxh. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të Poesë, ai mori rrugën për t’u bërë një shkrimtar i uritur.

E dashura e parë martohet me një tjetër. Përpara se Poe të shkonte në shkollë, ai u lidh me një vajzë të quajtur Sara Roister, por kur ai u largua për në Universitetin e Virxhinias, vajza e detyruar nga babai i saj, i cili i shkatërroi dhe të gjitha letrat e Poesë, u martua me një të pasur. Ata dukeshin të lumtur dhe kishin dy fëmijë, por në vitin 1844 bashkëshorti i Virxhinias vdes, duke i lënë familjes një pasuri prej 100,000 dollarësh me kushtin që gruaja të mos rimartohej.

Nëna birësuese vdes. Gjatë kohës kur babai birësues i Poesë nuk i kthente asnjë nga letrat që Poe i shkruante, Françeska, nëna birësuese e tij, u sëmur dhe vdiq në vitin 1829. Shkrimtari nuk u lajmërua për këtë fakt dhe as për varrimin. Vdekjen e saj ai e mori vesh rastësisht kur shkoi për vizitë.

I mohuar nga familja Foster. Xhon Alen u martua përsëri dhe vazhdoi jetën e tij, duke e shpërfillur plotësisht Poenë. Kur gruaja e tij zbuloi se Alen kishte fëmijë jashtë martesorë, ajo kërkoni që Xhoni ta mohonte djalin. Kështu ndodhi që kur babai i tij jo biologjik vdiq, e gjithë trashëgimia e tij i kaloi fëmijëve të ligjshëm, ku Poe nuk bënte pjesë, pasi nuk ishte birësuar kurrë.

Vëllai i vdes nga alkooli. Pasi Poe u mohua nga familja e tij e dytë, ai u përpoq të lidhej me të afërmit e tij të familjes biologjike dhe me vëllain e tij Henri. Ky i fundit, për fat të keq, kishte vdekur nga problemet me alkoolin. Alkooli ishte një shqetësim dhe i Poesë, prej të cilit kishte humbur shumë shpesh punën.

Gruaja e parë i vdes nga tuberkulozi. Gjatë kohës kur ai u kthye tek të afërmit, dashurohet pas Virxhinias, kushërirës së tij 13-vjeçare. Ata u martuan në mënyrë të fshehtë në Baltimore, duke gënjyer për moshën e vajzës. Poe në atë kohë ishte 26 vjeç dhe ceremoninë e dasmës e bënë pasi shkrimtari arriti të siguronte disa para nga shkrimet e tij. Fatkeqësisht teksa një ditë Virxhinia këndonte dhe luante piano e lumtur, ajo zbuloi se kishte tuberkuloz. Vdiq kohë më pas, duke e lënë Poenë e ri dhe të dëshpëruar.
 Gruaja e parë e Poe
Romanca të dështuara. Pas humbjes së Virxhinias, Poe ndihej bosh dhe këtë boshllëk vendosi ta mbushte me alkool dhe femra të tjera. Ai u fejua me poeten Sara Uitman, fejesë që u prish prej teprimit me alkoolin nga ana e Poesë. Pas kësaj ai i hodhi sytë nga e dashura e tij e shkollës së mesme, me të cilën u fejua, por nuk arriti të martohej, pasi jeta e tij u shua.

Një vdekje mizore. Arsyeja e vdekjes së tij nuk dihet, por ka ndikuar për të alkooli, kolera, droga, sëmundjet e zemrës, epilepsia, tuberkulozi dhe faktorë të tjerë. Ai u gjet në rrugët e Baltimores i çmendur dhe i veshur keq, ku një kalimtar e dërgoi në spital, ku edhe vdiq. Fjalët e tij të fundit thuhet se kanë qenë: “Zot, ndihmoje shpirtin tim të varfër!”

I poshtëruar nga rivali i tij në letërsi. Sikur të mos mjaftonte jeta e vuajtur dhe vdekja mizore e Poesë, rivali i tij në letërsi vazhdoi ta poshtëronte edhe pas vdekjes, për shkak se Poe kishte shkruar disa kritika të ashpra për të. Rivali i tij Rufus Grisuord shkroi nekrologjinë dhe biografinë e parë të Poesë, të cilat i mbushi me gënjeshtra dhe poshtërime. Ai e quajti atë një pijanec, një të droguar, një feminist dhe një njeri të pamoralshëm, i cili nuk kishte asnjë mik. Biografia e ashpër që rivali i Poesë i bëri atij, rezultoi se kishte dhe anën e saj pozitive, pasi veprat e Poesë filluan të shiteshin dhe lexoheshin shumë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...