2013-03-11

Sigmund Frojdi dhe luftërat e tij të brendshme

Sigmund Freud (Frojd) lindi më 6 maj 1856 në Moravi, rajon në pjesën lindore të Republikës Çeke. Shumicën e jetës, Frojdi e kaloi në Vienë të Austrisë. Ai studioi për mjekësi dhe nga fundi i shekullit të XIX, doli me disa ide të reja shumë interesante rreth mendjes së njeriut. Por punimin e tij të parë shkencor Frojdi ua kushtoi kafshëve të detit, përfshi seksualitetit të ngjalave.

Fillimisht Frojdi u regjistrua në Universitetin e Vienës si student në fakultetin Juridik. Gjatë kësaj periudhe ai u ndikua nga teoritë darviniste, të cilat e shtynë të studionte për mjekësi. Frojdi është cilësuar si një nga mendjet më të mëdha të të gjitha kohërave.

Zigmund Frojdi ishte një nga shkencëtarët e parë që kreu kërkime serioze rreth mendjes. Mendja është mbledhja e aktiviteteve me bazë në tru, që kanë të bëjnë me mënyrës se si njeriu vepron, mendon, ndjen dhe arsyeton.

Frojdi zhvillonte bisedime të gjata me pacientë dhe studionte ëndrrat e tyre për të gjetur shkaqet e problemeve mendore dhe emocionale. Ai përdorte edhe hipnozën si mënyrë për të parë nëse pacientët do të ndihmoheshin për të lehtësuar mendjet e trazuara. Por në shumicën e rasteve efektet ishin vetëm të përkohshme.

Frojdi ishte i pari në rrugën e tij edhe pse ajo që bëri, sot mund të duket e lehtë. Ai ulej pranë pacientëve dhe dëgjonte se çfarë thonin. Pastaj i nxiste ata të flisnin rreth çdo gjëje që mendonin. Sipas Frojdit, të gjitha idetë, mendimet dhe çdo gjë që kalonte në mendjen e këtyre pacientëve ata duhej t’a shprehnin; asgjë nuk duhej lënë pa thënë për shkak të frikës, turpit ose fajit.

Frojdi besonte se të gjitha kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë ruhen thellë pa vetëdije në mendje. Kjo pjesë e mendjes, thoshte ai, përmban urime, dëshira dhe përvoja shumë të frikëshme për t’u njohur.

Frojdi mendonte se në qoftë se këto kujtime mund të sillen disi në mendjen e vetëdijëshme, a rikujtoheshin, pacienti do të ndjente përsëri dhimbje, por këtë herë personi do t’i përjetonte si një i rritur; do t’i ndjente, shqyrtonte dhe së fundi do t’i kuptonte ato.

Frojdi arsyetonte se duke përdorur këtë metodë, dhimbja dhe trysnia emocionale e së kaluarës do të dobësohej dukshëm; këto ndjenja do të humbisnin forcën e tyre dhe së shpejti pacienti do të ndjehej më mirë.

Frojdi doli me propozimin se mendja është e ndarë në tri pjesë: Id, Ego dhe Superego. Sipas kësaj teorie, Superego vepron si një përmbajtës që udhëhiqet nga vlerat të cilat njeriu i mëson nga prindërit dhe shoqëria. Puna e Superegos është t’a mbajë Idin nën kontroll.

Id është tërësisht pa ndjenja, por shërben si ushqim për ndjenjat që kërkojnë kënaqësinë e menjëhershme a plotësimin me çdo kusht të nevojave dhe dëshirave.

Ego – Uni ose Vetja ofron reagim të menjëhershëm për ngjarjet e realitetit. Uni është vija e parë e mbrojtjes e vetes nga tjetri. Uni përpiqet të balancojë dy ekstremet, Id dhe Superego,

Shumë nga teoritë e Freud mbi mënyrën se si funksionon mendja gjithashtu kishin lidhje të forta seksuale. Këto ide përfshinjnë atë që Frojdi i cilësoi si ndjenjat e shtypura të bijve ndaj nënave, dhe bijave ndaj etërve.

Nëse asgjë tjetër, idetë e Frojdit ishin ndryshe. Disa i kanë hedhur poshtë ato. Të tjerë i kanë pranuar. Por askush nuk është në mosmarrëveshje rreth ndikimit të madh të Frojdit në shkencën e shëndetit mendor.

Profesor James Gray në Universitetin Amerikan në Washington, DC thotë se tre prej të ideve të mëdha të Frojdit janë ende sot pjesë e të menduarit; Idea e mendjes pa ndjenja: idea se njeriu nuk është i detyruar të dijë se çfarë e drejton a kush e udhëheq për të bërë gjërat që bën; dhe idea se njeriu formohet në pesë vitet e para të jetës,

Doktor Frojd ishte neurolog. Ai trajtonte çrregullime të sistemit nervor. Ai mendonte se sëmundjet fizike mund t’i fshehin më thellë problemet mendore. “Mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë”. Studimet e Frojdit lidhur me shkaqet dhe trajtimin e çrregullimeve mendore ndihmuan në lindjen e shumë ideve në psikiatri, fushë e mjekësisë që trajton kushtet mendore dhe emocionale.

Frojdi është quajtur babai i psikoanalizës, metodë e terapisë me biseda, diskutime dhe hetime të frikës së fshehur.

Sigmund Frojd përdorte shoqërimin e lirë. Ai mendonte se vetëm kështu pacientët mund të çlironin mendimet e tyre dhe të thonin çdo gjë që mendonin. Frojdi gjithashtu i nxiste pacientët të flisnin për ëndrrat e tyre në përpjekje për të shqyrtuar frikën e fshehur dhe dëshirat a pavetëdijëshme.

Të paktën deri në fund të viteve 1950, versioni frojdian i psikoanalizës ishte ndër më të përhapurit.

Psikoanaliza është përdorur më rrallë në Shtetet e Bashkuara. Një arsye është se ky lloj trajtimi merr një kohë të gjatë, rreth pesë vjet. Pacientët zakonisht duhet të paguajnë për trajtimin e tyre dhe të pakta janë sigurimet shëndetësore që mbulojnë shpenzimet për këtë formë terapie.

Psikoanaliza ka përkrahësit dhe kritikët e saj. Shkalla e suksesit të kësaj terapie është e vështirë të matet sepse çdo rast është i ndryshëm.

Kohët e fundit, janë zhvilluar një numër variantesh të shkurtuara të terapisë psikologjike. Disa janë terapi për sjellje, terapi njohëse, si dhe terapi njohëse – sjelljeje. Sjellja përmbledh veprimet. Njohja përmbledh dijet, të gjykuarit a të arsyetuarit

Disa pacientë në terapi duan të mësojnë për të gjetur kënaqësi në atë që bëjnë. Të tjerë duan të largojnë nga mendja sjelljet që u sjellin probleme.

Në këto terapi, pacientët mund të bisedojnë me një terapist për të kaluarën e tyre, ose mund të këshillohen të mendojnë më pak për të kaluarën dhe më shumë për të tashmen dhe të ardhmen.

Lloje të tjera të terapisë përfshijnë ushtrime fizike, art, muzikë, sport. Këto përdoren kryesisht për të ndihmuar pacientët që kanë probleme për të folur rreth emocioneve të tyre.

Në shumë raste, terapia kushton sot më pak se më parë. Por çmimi kushtëzohet nga kohë-zgjatja e terapisë, e cila varet nga problemi. Disa terapi, për shembull, kërkojnë 20 deri 30 vizita tek mjeku.

Ekspertët e shëndetit mendor thonë se terapitë shpesh mund të ndihmojnë pacientët që vuajnë nga depresioni, stresi apo kushte të tjera të rënda.

Për disa pacientë, një kombinim i terapisë me biseda dhe barna është i efektshëm. Kundër depresionit, ankthit dhe çrregullime të tjera mendore dhe emocionale ka shumë ilaçe të ndryshme.

Kritikët, megjithatë, thonë se mjekët janë ndonjëherë shumë të prirur për të dhënë barna, duke i lënë pak kohë psikoanalizës që të japë rezultat. Dhe përsëri, faji i hidhet kostos së lartë.

Problemet e shëndetit mendor mund të ndikojnë në punë, shkollë, martesë, dhe jetën në përgjithësi. Megjithatë, ato shpesh nuk trajtohet. Në shumë raste, njerëzit nuk duan që të tjerët të dinë se kanë probleme.

Çrregullimet mendore janë të zakonshme në të gjitha vendet. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se qindra miliona njerëz në të gjithë botën kanë probleme mendore, të sjelljes, apo çrregullime neurologjike.

Këto çrregullime janë me pasoja të mëdha ekonomike dhe shoqërore. Megjithatë, qeveritë përballen me zgjedhje të vështirë kur caktojnë fondet për sektorë të ndryshëm të kujdesit shëndetësor. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vendet më të varfëra shpenzojnë më pak se një përqind të buxheteve të tyre shëndetësore për shëndetin mendor. Një arsye tjetër kryesore është edhe mungesa e njohjes së seriozitetit të problemit, si dhe mungesa e të kuptuarit të shërbimeve ekzistuese.

Ati i psikoanalizës, Sigmund Freud, la Vjenën pak pasi trupat naziste hynë në Austri më 1938. Nazistët kishin një plan për shfarrosjen e të gjithë hebrenjëve të Evropës. Frojdi mundi të shkonte në Angli, ndërsa katër motrat e tij qëndruan në Vienë. Ato vdiqën a u vranë në kampet naziste të përqëndrimit. .

Frojdi vdiq në moshën 83 vjeçare në Londër në shtator të vitit 1939. Ana Frojd, më e vogla nga gjashtë fëmijët e tij, u bë një psikoanaliste e njohur.

Kush apo cfare ndikoi mbi Frojdin për t’u marrë me psikologji? Biografët e tij thonë se punimi shkencor rreth seksualitetit të ngjalave fatmirësisht nuk pati sukses, përndryshe sot do të dihej shume pak rreth mendjes njerëzore. Para Sigmund Frojdit, asnjë shkencëtar modern nuk kishte hyrë aq thellë në mendjen e njeriut.




Ka një pikë në të cilën të gjithë bien dakord: Qoftë mirë apo i sëmurë, Sigmund Frojdi, më shumë se çdo eksplorues tjetër i psiqikës njerëzore, ka hartuar mendjen e shekullit XX


Nuk ka neutralë në luftën e Frojdit. Admirimi dhe lajkat në njërën anë; skepticizmi dhe përçmimi në anën tjetër. Nuk ka asnjë hiperbolë. Një psikoanalist që aktualisht po mundohet ta mbajë Frojdin në panteonin e heronjve kulturorë mund të kënaqet vetëm me kritika të pamëshirshme kundër atyre që e kalojnë jetën, duke e shfaqur Frojdin si një sharlatan. Por, ka një pikë, në të cilën të dyja palët bien dakord: Qoftë mirë apo i sëmurë, Sigmund Frojdi, më shumë se çdo eksplorues tjetër i psiqikës njerëzore, ka hartuar mendjen e shekullit XX. Vetë egërsia dhe qëndrueshmëria e diktatorëve të tij ishte një atribut i dhunshëm i faktit që idetë e Frojdit vazhdojnë të jenë në fuqi.
Nuk ka asgjë të re rreth këtyre konfrontimeve të acaruara; ata kanë ndjekur një pas një hapat e Frojdit, që kur zhvilloi vargun e tij të teorive, të cilat i quajti psikoanalizë. Ideja e tij thelbësore, që të gjitha qeniet njerëzore janë të pajisura me të pavetëdijshmen ku potenca seksuale dhe agresive dhe mbrojtja kundër tyre ndeshen me njëri-tjetrin për epërsi sikur të jetonin pas shpinës së një personi, është parë nga disa njerëz si një nocion romantik i paprovuar shkencërisht. Kundërshtimi i tij se, katalogu i sëmundjeve neurotike prej së cilave njerëzit janë shumë të prekshëm, është gati gjithmonë i lidhur me çrregullimet seksuale dhe se dëshira erotike nuk fillon në pubertet, por që në foshnjëri, është komentuar nga të respektueshmit si asgjë më shumë se një paturpësi.
Evokimi i tij dramatik i kompleksit universal të Edipit, në të cilin një djalë i vogël dashuron të ëmën dhe urren të atin, duket më shumë si një mendjemadhësi e thjeshtë se sa një tezë që ia vlen të studiohet shkencërisht nga psikologët.
Frojdi e përdori për herë të parë termin psikoanalizë në vitin 1896, kur kishte mbushur të dyzetat. Ai ishte drejtuar nga ambicia në fillim të karrierës së tij dhe ishte nxitur nga prindërit e tij të marrosur që ta mbivlerëzonte veten. I lindur më 1856, në një familje të varfër çifute në fshatin e vogël Moravian të Freiberg (tashmë Pribor e Republikës çeke), ai u zhvendos me rrymën e shpejtë të emigrantëve në Vjenë. Ai ishte fëmija i parë i nënës së tij, "Djaloshi i saj i Artë". Pasi arritën të vinin re brilancën dhe gjenialitetin e tij, prindërit e trajtonin si të privilegjuar nga fëmijët e tjerë, duke i dhuruar një dhomë të veçantë ku të mund të studionte në paqe. Natyrisht, që ai nuk e zhgënjeu pritshmërinë e prindërve të tij. Pas një karriere të mahnitshme në shkollë, ai u diplomua në vitin 1873, në Universitetin e Vjenës...


Ne Paris, ne spitalin Salpetriere, ku ai studioi me 1885 dhe 1886, pikerisht ne pavijonin e profesorit Jean Martin Charcot, Freud zbuloi fenomenin e hipnozes. Hipnozes, se ciles ai nuk do ti kushtonte shume kohe e do ta braktiste shpejt, por qe megjithate e beri te mendonte thelle per shume mistere te shpirtit njerezor... Nje dite, ne Vienne, teksa qe duke vizituar, nje prej pacienteve ju hodh ne qafe. I corientuar fillimisht nga ajo menyre e papritur shprehje afeksioni Freud, me pas, arriti ne konkluzionin se ato gjeste kishin, gjithsesi, nje lidhje apo shpjegim terapeutik. Ndodhi keshtu qe ai zbuloi metoden e transferimit. Sipas saj, mjeku terapist ishte njeri i dashur apo i urryer - sepse pacienti transferonte tek ai - deshirat qe pat perjetuar ne femijeri kundrejt nenes apo atit te vet. Ne baze te atij arsyetimi, Freud arriti te shihte ne menyre simbolike, defektet e perjetuara gjate femijerise si dhe te rremoje ne kujtimet e asaj periudhe. Sipas Freud, pa bere ate lloj kerkimi, nuk kishte asnje rruge sherimi. Pra, asnje lloj analize smund te arrihej me sukses, pa ndihmen e transferimit.

Njeriu Freud - Gëzuar ditëlindjen, Doktor Freud! Sikur të jetonit, sivjet ju do të ishit 150 vjeç. Me çemër do të duhet tju flasim sot, si tju quajmë Ka shumë që ju thërrasin thjesht mjeshtër. Të tjerë nuk ngurojnë tju flasin thjesht me mbiemrin tuaj Freud. Por ka edhe një grup të vogël njerëzish që shezitojnë tju quajnë sharlatan. Këta janë pasuesit e atyre, të cilët qysh kur ishit gjallë ju trajtonin si pornokrat. Por, megjithatë një gjë është e saktë. Që ju, edhe pse i vdekur, vazhdoni të turbulloni gjumin e njerëzve kudo në botë. Kjo ndodh, në radhë të parë, nga që ne nuk dimë kush e di se çfarë për ju. Ju, që gardianët e memories kolektive ju kanë kryqëzuar duke ju mbyllur në arshiva gjer në vitin 2113! Asgjë sna ndriçon rreth vlerave tuaja të shumëfishta: neurologu që ishte njëherësh edhe një shërues i shquar, dekriptuesi i seksualitetit njerëzor qe spreku grua me dorë gjer në moshën 40 vjeç. Rebeli që jetoi si një mikroborgjez. Deshifruesi i simptomave që slejoi kurrë të interpretonin ato të tijat. Çifuti që nuk rreshti së quajturi veten ateist. Gjithë ajo çka na ka mbetur është praktika juaj terapeutike si edhe gjurma e përflakur e një revolucionari shpirtrash. Fakti që ne sjemi gjë tjetër veç kalorës që endemi pa busull, nga të na shpien kuajt të udhëhequr e të nënshtruar ndaj disa forcave të brendshme. Ju vazhdoni të na përplasni, mëkatarë siç jemi, në vuajtjet dhe emocionet tona. Ngushëllimi ynë i vetëm: fakti që ju ishit i pari mes nesh që vuajtët dhe luftuat Gëzuar ditëlindjen, Doktor Freud!

Jacob Freud i ati


Në ketë fotografi, i dashur Sigmund, ju keni dalë në moshën 8 vjeç. Me dorën kapur dorën, atë të babait Jacob (1815 1896). Jeni djalë serioz e me vështrim kureshtar. Por, ka diçka që sshkon në shikimin tuaj. Me sa duket, ti se ndjen veten dhe aq krenar për atin tënd. Pas dy vjetësh ai ka për tju treguar një ngjarje. Në rrugë, dikush e pat agresuar, duke i shkulur kapelën nga koka e duke i bërtitur: Zbrit poshtë nga trotuari, çifut! E ju, i shqetësuar, do ta pyesnit: Po ti, çbëre

Asgjë! U ula për tokë dhe mora kapelën i rrëfeu i ati, Jacob Freud. Pra, skish asgjë të pushtetshme në natyrën e tij që të mund të shtynte të shpikje Kompleksin e Edipit. Por, megjithatë, pikërisht ajo marrëdhënie dashurie zhgënjyese si dhe dëshira për të ngritur lart një baba të përulur, do tju frymëzonin në kërkimet tuaja shkencore. Ju ishit 40 vjeç kur ati juaj iku e vdekja e tij do të revolucionarizonte shpirtin tuaj. Vdekja e babait është ngjarja më e rëndësishme, humbja me thërëse në jetën e një njeriu - do të shkruanit ju. Pas kësaj, ju do ta ndjenit veten të lire. Të lirë të jetonit, të lirë të shkruanit Interpretimin e ëndrrave dhe ti hynit psikanalizës.

Amalia e ëma
Është në marrëdhëniet mes nënës e djalit që ne gjejmë shembujt më të pastër të një dashurie të pandryshueshme e cila smbështetet kurrë mbi ndonjë lloj egoizmi.... Cili psikolog do të guxonte sot ta mbështeste këtë gjë Por, ju, Sigmund, se keni shkruar këtë frazë nga verbëria e dashurisë së nënës që ju jepte bujarisht Amalia, kjo grua e cila jetoi gjer në moshën 94 vjeç, për të parë se kush do bëhej Sigi i saj i dashur (famën e të cilit ajo e kish parashikuar që në vogëli të tij). Sigurisht, një dashuri e tillë për nenën është e rëndë dhe ka faturat e saj për të paguar! Sepse, juve do tju duhej ti bindeshit asaj në çdo çast. E, ajo, ishte e plotfuqishme në familje. Nuk harrohen, ndër të tjerat, vizitat tuaja të rregullta që duhej ti bënit për çdo të diel, një ritual qe ju kish nxirë jetën. E ajo ndjenjë bindje do ti u shoqëronte gjithë jetën. Gjersa ajo vdiq. Në varrimin e saj, ju nuk shkuat vetë, por dërguat vajzën e pastaj pohuat se ndjetë një farë lehtësimi prej ikjes së saj dhe se, paskësaj, ju ishit gati për të jetuar plotësisht për veten tuaj. Dhe ju atëherë ishit 75 vjeç!

Martha gruaja
Ah, ju e donit shumë gruan tuaj Martha! (1861-1951). Sidomos, së largu, në ato katër vjet që ishit të fejuar e që dukej sikur sdo mbaronin kurrë. Gjatë nëntë vjetësh martesë, ju bëtë me të gjashtë fëmijë. Pastaj, në marrëdhëniet me të ju aplikuat kontraceptivin më efikas: ndenjët larg prej trupit të saj. Ju atëherë ishit 40 vjeç! Ju që zbuluat libidon, u larguat prej saj. Ju e tradhëtuat gruan me të motrën Minna, e cila ishte gjithmonë e pranishme në familjen tuaj, gjer në vdekjen e saj më 1941. Thonë se ajo, natën, për të shkuar në dhomën e saj, duhej të kalonte në dhomën tende të gjumit. Sidoqoftë gjërat ishin të ndara qartë: Martha nënë, merrej me shtëpinë e fëmijët dhe Minna intelektuale, merrej me librat e pacientët tuaj. Ju ishit burri i përkryer i dy grave të ndryshme!

Anna Vajza
Kjo është Antigona ime!- thoshit ju për Annën! Ajo qe e fundit ndër fëmijët tuaj, vajza e dashur e lindur pikërisht atëherë kur ju po përpunonit teoritë tuaja të para mbi psikanalizën (1896). Ju e përpunuat atë, qysh para se ajo të zinte vendin e teze Minna, si partnerja juaj intelektuale më e privilegjuar. Pas një shkolle për mësuese, ajo u bë analiste më 1922 dhe iu kushtua studimit të sëmundjeve të fëmijëve. Më 1938, Anna u burgos e ju kuptuat se jeta po bëhej e padurueshme në Gjermaninë naziste. Dhe thatë: Vërtet që jam me fat! Ata po djegin librat e mi, para se të me djegin dhe mua! Anna do të jetonte gjer në vitin 1982, pasi kish përvetësuar dhuntinë e memories suaj, duke punuar që ju të bëheni një prijës i paprekshëm. Ju u bëtë arsyeja e vetme e ekzistencës së saj, trashëgimia e saj e vetme. E ajo do të vdiste pa njohur dashuri, pa bërë fëmijë. A skish dashur ajo vallë të ishte vetvetja, e lirë që të zgjidhte në jetë Besoj se jo! Hija e madhështisë suaj i pat mjaftuar!

Lou, Marie, Sabina
A sjanë vërtet të bukura këto gra që formojnë gardën pretoriane të psikanalistit tonë të shquar E zjarrta Lou Andreas Salomé, e ëmbla Marie Bonaparte, rebelja Sabina. Ju ditët ta rrethonit veten me gra të shkëlqyera, intelektuale, pa lenë kurrë përshtypjen apo dyshimin se në ato përzgjedhje kish preferenca seksuale apo raporte të tilla me ju. Ju qe pohonit ngado se skishit asnjë tërheqje te tille pas grave, që skuptonit asgjë nga bota e tyre e që në fakt studimet më të shumta i bëtë për to. Ah, gratë përreth jush! Të shkëlqyera, të lira, të pavarura, të ndara nga burrat apo pa fëmijë. Por, ndërkohë, gratë tuaja shquheshin për pasione të mëdha, përfshirë edhe psikanalizën. E, kështu, ndodhi qe me pas, shume pasues apo studiues të veprës suaj smunguan ti u bëjnë homazhe, pikërisht për shkrimet që ju u dedikuat pikërisht atyre grave.

Jung, Ferenczi miqtë
Miqësia juaj ka një skenar i cili përsëritet: ju njiheni me shokë, lidheni me ta me një pasion të çmendur intelektual, bëheni pothuajse vëllezër e pastaj zemëroheni, prisheni e ndaheni. Miqtë tuaj janë: Josef Breuer, Ëilhelm Fliees, Carl Gustav Jung, Sandor Ferenczi, Otto Rank Letërkëmbimi juaj flet qartë për këtë. Në jetën time, ju e dini mirë, gratë nuk i kanë zëvendësuar kurrë shokët e miqtë - i shkruani ju Fliees. Por inatet, dhimbjet, zemërimet tuaja ne çastet e ndarjeve prej tyre, kanë qenë aq të ashpra sa të krijojnë përshtypjen se e ndjenit veten të tradhëtuar. Ishte e vërtetë që ju ishit tejet egzigjent në besnikëri, sidomos në çështje intelektuale. Veçanërisht ndaj atyre që në fillimet e teorisë suaj mbi psikanalizën, shkonin kundër objektivave tuaja. Ju ishit mashkulli dominues dhe ujqit e rinj ose duhej te përuleshin ose të largoheshin nga strofka

Duhani dhe kanceri
Ju keni pirë gjithmonë duhan! Edhe pas vitit 1923, kur mjekët zbuluan se ju vuanit nga një kancer në nofull. Edhe pas vuajtjeve të shumta, pas tridhjete e tre operacionesh, ju nuk hoqët dore nga cigaret tuaja të dashura. Me 1937, ju shkruanit: Kush nuk vuan nga asnjë lloj neuroze ska nevoje për dehje për tu trullosur. Tek zëvendësimi i dehjes me anë të duhanit qëndron shpjegimi i këtij shpjegimi. Është e vërtetë që ju sqetë i privuar në planin e vuajtjeve fizike, përfshirë: mizerjen ekonomike, mjedisin antisemit, varfërinë seksuale, rolin dominues të nënës suaj, nevojën për të qenë i famshëm, pasionet tuaja mashkullore... Shkurt, ju keni qenë në gjendje po aq të keqe sa shumica prej nesh. Por, po të kishit bërë një analizë psikanalizë të gjitha këtyre, ndofta do të ia kishit dalë mbanë ndryshe. Por ju tymosët duhan... gjer në fund! Sipas Max Schur, mjekut që do tu qëndronte gjithmonë pranë, ju shkuat në Angli për të vdekur atje i lire. Ndërkohë, kanceri vazhdonte tju torturonte qysh prej 15 vjetësh. Ju refuzonit të merrnit barna kundër dhimbjeve. Për librin i fundit që po lexonit në shtator të vitit 1939 e që ishte romani i Balzakut Le peau de chagrin, ju thatë: Ky është libri që më duhej: aty jepet një rrugë shpëtimi vdekja me anë të injeksionit. Max Schur, i cili ju pat premtuar tju ndihmonte, më 21 shtator 1939, jua kujtoi këtë gjë. I tronditur e me duar të dridhura, ai përgatiti tri injeksione prej tre centigramësh morfinë. Dy ditë më pas, në orën tre të mëngjesit, ju u shuat. Ishte zgjedhja juaj. Të vdisnit lirshëm. Pikërisht, ndërkohe që Europa po hynte në luftë...

Frojd PSIKOANALISTI
Hipnoza dhe transferimi
Në Paris, në spitalin Salpetrière, ku ai studioi më 1885 dhe 1886, pikërisht në pavijonin e profesorit Jean Martin Charcot, Freud zbuloi fenomenin e hipnozës. Hipnozës, së cilës ai nuk do ti kushtonte shumë kohë e do ta braktiste shpejt, por që megjithatë e bëri të mendonte thellë për shumë mistere të shpirtit njerëzor... Një ditë, në Viennë, teksa qe duke vizituar, një prej pacienteve ju hodh në qafë. I çorientuar fillimisht nga ajo mënyrë e papritur shprehje afeksioni Freud, më pas, arriti në konkluzionin se ato gjeste kishin, gjithsesi, një lidhje apo shpjegim terapeutik. Ndodhi kështu që ai zbuloi metodën e transferimit. Sipas saj, mjeku terapist ishte njeri i dashur apo i urryer - sepse pacienti transferonte tek ai - dëshirat që pat përjetuar në fëmijëri kundrejt nënës apo atit të vet. Në bazë të atij arsyetimi, Freud arriti të shihte në mënyrë simbolike, defektet e përjetuara gjatë fëmijërisë si dhe të rrëmojë në kujtimet e asaj periudhe. Sipas Freud, pa bërë atë lloj kërkimi, skish asnjë rrugë shërimi. Pra, asnjë lloj analize smund të arrihej me sukses, pa ndihmën e transferimit ...

Kompleksi i Edipit
Në korrik të vitit 1897, pak kohë pas vdekjes së të atit, Freud vendosi të vetë - analizohet duke deshifruar ëndrrat e veta. Ëndrra është rruga mbretërore drejt inkonshiences (pavetëdijes) shkroi ai në Interpretimin e ëndrrave, më 1900. Në atë kohë, ai besonte se neurozat janë pasojë e abuzimit seksual të kryer nga prindër perversë. Ndërkohë, duke punuar me atë metodë zbulimi, ai zbuloi që inkoshienca është e populluar nga fantazma incesti e vrasëse, të cilat e kanë origjinën qysh në fëmijëri. Ato skenarë imagjinarë janë shpesh po aq traumatizues sa edhe veprimet e tyre reale. Në fakt, përjetimi i atyre akteve seksuale, provokojnë në vetvete tronditje të tmerrshme për krijesat e reja njerëzore. Në një fazë të caktuar të zhvillimit tonë aty rreth moshës 3 dhe 5 vjeç ashtu si Edipë të vegjël, ne dëshirojmë prindërit tanë të seksit të kundërt dhe ëndërrojmë të eliminojmë prindin rival. E këto fantazma na shoqërojnë gjatë gjithë jetës e sna ndahen kurrë. Ato përcaktojnë jetën tonë prej të rrituri, duke na shndërruar në fajtorë imagjinarë eternelë. Po ashtu, vetë analiza e çoi Freud në zbulimin e faktit që ëndrrat e simptomat psikike flasin me të njëjtën gjuhë të koduar: ato fshehin në vetvete dëshirat për të cilat ne preferojmë të heshtim. Duke ëndërruar, ne i jetojmë ato, në mënyrë të tërthortë. Dhe për pasojë, vuajmë neuroza për të cilat jemi dënuar për vete faktin se jemi ne vetë, autorët e tyre.

Divani...
Në fillimet e praktikës së tij kuruese, Freud mendonte se shpjegimi ndaj pacientit i kuptimit të fshehur të simptomave të tij, mjaftonin që ai të shërohej. Por, kjo do të qe diçka mjaft e lehtë ! Në fakt, shërimi nuk arrihej në se pacienti sdo të kuptonte vetë origjinën e vuajtjeve të tij. Për këtë arsye, gjatë seancave, ai duhej të fliste, të hapej. Ai duhej të tregonte gjithçka që kish në kokë, pa i përzgjedhur mendimet dhe imazhet që i përzienin shpirtin. Ky është dhe rregulli themelor i psikanalizës - një rregull i paprekshëm që Freud do ta quante association libre (lidhje e lirë).Në mënyrë që pacienti të lidhej sa më mirë, ai shtrihej në një divan. Ky pozicion, i cili përngjan me atë të gjumit, favorizonte shprehjen e imagjinatës e të rrëfimit të saj. Për Freud, divani ishte pjesë e një rituali, një ceremoni që simbolizonte situatën analitike. Por, kjo zgjedhje u përgjigjej dhe kërkesave tepër personale të vetë Freud. Ai sdëshironte që pacienti ta shihte në sy e as të vërente shprehjet e fytyrës së tij, të cilat do të influenconin në shprehjen e lirshme të mendimeve të tij. Por, megjithatë, Freud, sbesonte se ajo mënyrë e kryerjes së asaj analize ishte universale. Për mua, kjo është e vetmja metodë që preferoj. Një mjek, i cili ka një personalitet të ndryshëm nga imi, është i shtrënguar ndofta të aplikoje e të adoptojë një mënyrë tjetër sjellje ndaj pacientit të tij shpjegonte ai më 1912.

Kostoja e një kure
Freud bënte vizita pesë ditë në javë dhe seancat vazhdonin 55 minuta. Përsa i përket pagesës, ai sbënte kurrë pazar: çdo seancë e lënë përgjysmë, paguhej e plotë. Ai shpresonte se kështu, sakrifica financiare do të qe një motiv më tepër për një progres më të shpejtë të analizës. Pacientët e kamur paguanin më tepër. Ishte në sajë të tyre që Freud mund të kuronte ata që ishin të varfër. Sipas tij çdo mjek e kish për detyre të trajtonte një numër të caktuar pacientësh gratis. Një tjetër kërkesë për pacientet ishte që gjatë kurave, ata të mos kryenin marrëdhënie seksuale. Kjo jo për arsye morale, por në mënyrë që atë dëshirë, atë force dinamike, ata ta vendosnin në shërbim të analizës.

Në fillimet e këtij lloj kurimi, Freud i ndiqte pacientet e tij, në periudha relativisht të shkurtra gjashtë a shtatë muaj. Më 1908 ai çmon se një kurë mund të vazhdojë nga tetë muaj gjer në tre vjet. Koha e kurave zgjatet. Me 1932, Freud shpjegonte se disa paciente janë aq shumë të vështirë sa që duhet të jenë në mbikëqyrjen e analizës psikike gjatë gjithë jetës. Pse kjo zgjatje e tillë trajtimi Për të operuar sa më mirë, psikoanalisti ka nevojë për efektin e të papriturës. Sepse, sa më shumë që ai njihet me pacientin, aq më tepër misteri i tij ndalet e po ashtu, po aq shumë shfaqet rezistenca ndaj trajtimit shpjegonte ai. Por, ndërkohë, duke u përballuar me kura të tilla të pafund, Freud shtrëngohet të reflektojë për rezultatin e tyre. Ishte kjo arsyeja pse, ai u sugjeronte nxënësve të vet që të evitonin terapinë e tepruar këmbënguljen për shërimin e pacienteve me çdo kusht. Kjo, nga që ajo mënyrë veprimi, i nxiste ata në mënyrë të pandërgjegjshme që të mbroheshin ndaj mjekut, për të ruajtur simptomat, të cilat bënin pjesë në vetë qenien e tyre.

Sulmet ndaj Freud
Qysh prej një shekulli, Freud dhe teoria e tij, ka pasur e ka kundërshtarë të rreptë. Nuk kaloi shumë kohë nga zbulimet e tij në fushën e psikanalizës dhe nuk ishin të paktë ata që e vunë në dyshim bazën e teorisë së tij, vetë ekzistencën e inkoshiencës në interpretimin e tij të ëndrrave.

I sulmuar dhe i akuzuar nga shumë drejtime, vallë teoria e tij është drejt zhdukjes Suksesi i Libri i zi i psikanalizës tregon se koha e ka rritur edhe më tej frymën anti Freud. Por, megjithatë, teoritë e Freud vazhdojnë të pranohen për forcën e tyre të mendimit, për pistat e nisura e ende të pazbuluara si edhe shumë praktikave të tij të cilave vazhdohet tu referohet. Edhe në jetën e përditshme, ai është i pranishëm e teoria e tij studiohet nëpër shkolla. Cili vallë, ska kërkuar që ëndrrave të tij tu japë një shpjegim Kush nuk ka përdorur fjalët histerik apo tabu Kush nuk ka dëgjuar dikë të shpërthejë me shprehjen: Ti nuk e paske kaluar mirë kompleksin tënd të Edipit I kritikuar, i agresuar, i keqtrajtuar, Freud, megjithatë, mbetet një fenomen i cili sdel kurrë jashtë mode...

Një figurë historike
Duke venë në dukje rëndësinë e veçantë të rolit të inkoshiencës, duke zhvilluar teorinë e pulsioneve apo duke hartuar shkallët e ndryshimit dhe klasifikimit të neurozave, psikozave e perversioneve, Freud i dha njerëzimit një vështrim të ri mbi njeriun. Ai ju imponua historisë si një eksplorues i vërtete i shpirtit të tij. Filozofë, historianë, psikiatër a sociologë mund ta kundërshtojnë këtë gjë, por ata smund të venë në dyshim vuajtjet e sfilitjet fizike, turbullimet e ndërgjegjes, sëmundjet mendore dhe rolin e mjekësisë psikosomatike.

Problemet për të cilat Freud përflitet është fakti që teoritë e tij smund as të hidhen poshtë, por as dhe të pranohen. Sepse, vetëm me anë të një mrekullie të shkencës, njeriu do të mund të hynte në labirintet e inkoshiencës. Në se shumë studiues bëjnë pyetje, hamendje, dyshojnë, disa herë me të drejtë; ata në punimet e tyre, megjithatë, marrin si bazë reflektimi pikërisht teorinë froidiane. Një gjë është pra e sigurtë ! Edhe në se psikanaliza si praktikë mjekësore, do të zhdukej, Freud do mbijetonte...Sepse, Freud i tregoi njeriut si të dalë nga injoranca, duke i dhënë atij mundësinë e takimit me vetveten.

E kjo gjë do zgjasë, për sa kohë njeriu do ketë pyetje rreth vetes. Parë në këtë drejtim, psikanaliza ka një fat e vend të veçante në shoqëri. Ajo as mund të katalogohet, as të matet e ka të gjithë shanset që të jetojë po aq gjatë, sa kohë njerëzit do të kërkojnë të mësojnë të jetojnë më mirë me njeri-tjetrin e vetveten. Për Sophie de Mijolla - Mellor, psikoanaliste dhe themeluese e grupit të kërkimeve ndërvepruese të psikanalizës, ajo që Freud i solli kulturës e kurave psikike nuk janë për tu hedhur poshtë. Ajo që është më interesante për to, është pyetja se kush është e ardhmja e tyre. Sepse, vepra e Freud është e pafund dhe e hapur. Ajo sështë dogmatike. Freud, ka lenë vazhdimisht shumë shtigje që të çojnë drejt rrugësh të pazbuluara, të cilat do flasin shumë po të kemi parasysh progresin e madh të biologjisë e shkencave të tjera.

E ardhmja e Freud, siç profetizonte edhe ai vetë, sështë iluzion sepse prej tij mbetet akoma për të mësuar shumë. Tani për tani, sështë akoma e mundur që të hyhet në arkivat e tij që do hapen vetëm në vitin 2113 e ku, sipas tij, në ato shënime, ai i pat riparë, thelluar, pasuruar e rinterpretuar teoritë e tij. Parë në këtë vështrim, bie fjala, është vazhduar të zhvillohet me tej teoria e tij e pulsioneve dhe kërkohet gjithmonë te kuptohen mekanizmat e trurit, bëhen përpjekje për të hyrë e deshifruar misterin e ëndrrave. Rezultatet e këtyre studimeve, padyshim do ta çojnë njerëzimin përtej kufijve të kohës dhe do të shkruhen në fushën e njohjes e dijes. Më tepër se kurrë ndonjëherë tjetër, ne sot po kërkojmë që të kuptojmë se si funksionojmë. Është kjo arsyeja, përtej debateve mbi të vërtetat e psikanalizës se, për njeriun e ardhmja smund të marrë formë, pa një kthim të veçantë mbi veprën e Freud it.





Frojd dhe mendimi i një gjeniu



Një intervistë me Xhovani Xhervis, profesor i Psikologjisë Dinamike në La Sapienza të Romës

Tek analizë e mbarueshme dhe analizë e pambarueshme, Frojdi pohon që psikanalisti nuk duhet të konsiderohet një «dhënës urtësie». Në njëfarë mënyre duhet të zbresë nga piedestali mbi të cilin vihet me lehtësi dhe mbi të cilin nganjëherë bie, sepse shpesh «nuk është bartës shëndeti më të madh mendor se pacientët e tij.

Materializmi dhe pozitivizmi i Frojdit e ndjejnë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por në mënyrë shumë më evidente, krizën e konceptimit të individit të gjeneruar nga darvinizmi. Në këtë kuptim, Frojdi futet në rrugën e hapur nga teoritë darviniane.

Profesor Xhervis le ta fillojmë këtë analizë të figurës së Zigmund Frojdit duke përshkruar kontekstin historiko–kulturor që influencon mbi veprën e tij.

Problemi i kontekstit është i një rëndësie qendrore pikërisht pse Frojd paraqitet si pikë konvergjence e një serie temash, të cilat janë qendrore të kulturës së tetëqindtës dhe, në të njëjtën kohë, si pikë zgjidhjeje dhe kthese. Në radhë të parë, është oportune të flitet për temën më të rëndësishme, domethënë krizën e konceptimit klasik të individit. Në këtë kuptim, si mendimtar, si themelues i një korrenti ideologjik, Frojdi me të drejtë afrohet me mendimtarë të tjerë: më të rëndësishmit që vijnë në mendje, nga ky këndvështrim, janë Niçe, Marks dhe Darvin. Ata përbëjnë atë që Paul Rikoeur e ka quajtur «shkolla e dyshimit». Çfarë është dyshimi? Është dyshimi sistematik mbi vetëlegjitimimin e ndërgjegjes. Paraardhësi ideologjik më i dukshëm i Frojdit është Niçe, edhe pse Frojdi pohonte se nuk i kish lexuar veprat e tij; ndoshta nuk ishte e vërtetë. Në fakt, mjaft qartë tek Niçe dhe më parë tek Fransis Bejkën, tek Hjum dhe tek Shopenhauer, të cilët Frojdi i kish lexuar ekziston një konceptim i krizës së individit, i «krizës së Unit». Uni, thotë tashmë Niçe, nuk është diçka që është e dhënë, por është diçka që është bërë: përkundrazi, njeriu luan me Unin e tij.

Ka diçka nga brendësia që dominon dhe përcakton Unin tënd si iluzion i të qenit individ i plotë, i vetëlegjitimuar dhe i vetëpërcaktuar. Kjo ishte pika qendrore për Frojdin, edhe pse nuk mjafton për të përcaktuar të gjithë perspektivën e refleksionit të tij; ekzistojnë kështu elementë të tjerë ideologjikë që kontribuojnë për ta përkufizuar. Njëri sigurisht jepet nga influenca e darvinizmit. Darvini është sot një figurë gjerësisht e rivlerësuar në shkencën moderne pikërisht prej influencës që ka pasur gjatë të gjithë rrugës së psikologjisë të nëntëqindtës, si dhe mbi biologjinë. Me të fillon një kritikë sistematike ndaj konceptimit idealist të individit dhe fillon edhe demonizimi i botës naive për të konceptuar ndërgjegjen. Darvini pohon në mënyrë eksplicite se diferencat midis njeriut dhe kafshëve janë si diferenca cilësore, por edhe që përcaktohen në procesin evolutiv, në të cilin nuk asgjë thelbësisht të re që të futet nga jashtë. Në thelb, njeriu është kafshë ose bir kafshe dhe Frojdi e ka të qartë në mendje këtë definicion. Materializmi dhe pozitivizmi i Frojdit e ndjejnë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por në mënyrë shumë më evidente, krizën e konceptimit të individit të gjeneruar nga darvinizmi. Në këtë kuptim, Frojdi futet në rrugën e hapur nga teoritë darviniane.

Të ndalemi në korpusin frojdian në përgjithësi: si na paraqitet komplesivisht?

Tema dhe problemi i domethënies së veprave të Frojdit është me interes të jashtëzakonshëm, si dhe shumë kompleks. Në qoftë se shqyrtojmë korpusin e veprave frojdiane, vërejmë se ai përgjithësisht përmblidhet në dhjetë vëllime, në të cilat janë veprat e tij me interes psiko-analitik. Lihen jashtë disa vepra rinore, që nuk janë të rëndësishme drejtpërsëdrejti për sa i përket psikanalizës. Frojdi ka shkruar vepra të rëndësishme, duke filluar nga viti 1895, deri në epokën e vdekjes, deri më 1937-1938; bëhet fjalë për një seri shkrimesh, punimesh, që qëndrojnë në një hark vitesh mjaft të gjerë. Menjëherë është për t’u thënë një gjë: opusi zyrtar frojdian nuk përfshin epistolarin, sepse thjesht nuk është zakon ta bashkosh me shkrimet e tjera. Epistolarët, që janë me interes të jashtëzakonshëm, janë botuar vetëm kohët e fundit. Ka shkrime të tjera të Frojdit, në veçanti disa letra, që akoma nuk janë bërë publike nga ata që janë trashëgimtarët dhe që ruhen në Shtetet e Bashkuara. Kjo veç të tjerash provokon mjaft polemika.

Epistolarët, për shembull korrespondenca me Jung apo me Frais, janë të rëndësishme për sa mund të kapim të formuarin e ideve frojdiane dhe lindjen e vetë psikanalizës. Pjesë të tjera të epistolarëve janë me interes më të specializuar, më margjinale, midis të cilëve epistolari midis Frojdit dhe Ferençit, i cili është botuar kohët e fundit. Shkrimet e Frojdit janë heterogjene: midis tyre gjejmë shkrime sistematike, punë të rastësishme, me karakter didaktik dhe shkrime të tjera që nuk u pati as dëshirën dhe as kohën t’i rilexonte dhe kështu që u botuan në formën e bocave. Niveli i punimit është shumë i ndryshëm. Për më shumë, është për t’u vërejtur se nëpërmjet këtyre shkrimeve regjistrojmë një evolucion në mendimin e Frojdit, por edhe një degëzim, në kuptimin që disa tema, për shembull konceptimi i mendjes, struktura e mendjes, ajo që quhet «metapsikologjia» dukshëm modifikohen. Tema të tjera shtohen me kalimin e kohës në kuadrin e kërkimit të Frojdit; ai është marrë me tema me interes të jashtëzakonshëm me karakter antropologjik, filozofik e social, sidomos në dy dekadat e fundit të jetës së tij.

Këto degëzime të mendimit të tij, me karakter jo ngushtësisht klinik, jo vetëm na ndihmojnë të kuptojmë mendimin e tij më në përgjithësi, por na japin një kuadër më të qartë të orientimeve të tij. Frojdi i modifikon idetë e tij; duhet thënë se nganjëherë edhe në shkrime të vonshme gjenden ide të reja që bashkëjetojnë me të tjera tashmë të konsoliduara apo deri «të vjetra» e të tejkaluara. Ka shtytje, prej nga ku mund të deduktohet se Frojdi orientohet gjithnjë e më shumë drejt konceptimesh psikologjike, të çliruara nga konsiderata të natyrës shkencore, biologjike e neruologjike. Me fjalë të tjera, në shkrimet e fundit, ka dhe referime ndaj natyrës biologjike të njeriut dhe aspekteve të caktuara që Frojdi mendonte se qenë të rëndësishme në raportin midis trurit dhe funksioneve psikike. Ka në shkrimet e fundit aspekte të tejkalimit të konceptimeve në mënyrë të dukshme më naive të psikanalizës si shkencë ekzakte, por, në të njëjtën kohë, ka teza që futen në këtë konceptim të përgjithshëm; në një prej shkrimeve të fundit Frojdi në fakt thotë: «Psikanaliza është një shkencë si kimia apo fizika», gjë që sot e konsiderojmë pak absurde, por që qysh në atë epokë mund të konsiderohej e diskutueshme.

Mund të na flisni për evolucionin e mendimit frojdian duke ripërshkuar disa etapa qendrore?

Le të fillojmë me veprat frojdiane, të shkruara përpara nëntëqindtës dhe që hodhën bazat e psikanalizës. Mund të dallojmë jo vetëm në brendësi të prodhimit frojdian, por edhe midis ngjarjeve të jetës së Frojdit, që pastaj janë të lidhura ngushtësisht me prodhimin e tij intelektual në mënyrë më të thjeshtë dhe më skematike, mund ta ndajmë këtë hark kohor, të jetës, në dhjetëvjeçarë; kemi kështu periudhën që shkon deri më 1900, dhjetëvjeçarët 1900 – 1910 dhe 1910 – 1920, e kështu me radhë, deri në fundin e viteve Tridhjetë (Frojdi vdes më 1939). Përpara fundit të tetëqindtës kemi si një seri shkrimesh në të cilat merr formë ideja psiko-analitike, ashtu dhe veprën që ndoshta mbetet kryesorja e Frojdit, domethënë interpretimin e ëndrrave, që botohet saktësisht më 1900-ën.

Duhet kujtuar miqësia midis Frojdit dhe Brojerit, një mjek mik i Frojdit, katër vjet më i madh në moshë se ai. Me Brojerin merr formë vepra e parë me interes psiko-analitik, “Studime mbi histerinë”, që është e periudhës 1892 – 1895. Formimi i Frojdit është thelbësisht mjekësore: neurologjike dhe psikiatrike. Mund të shikojmë evolucionin e një karriere që nis nga kërkimet neurologjike laboratorike dhe arrin deri në interesa ngushtësisht më klinike, domethënë tamam kurative. Shfaqen kështu çështjet e definicionit të histerisë, e kurimit të mundshëm të saj, e funksionimit të hipnozës; formulimi i një teorie të traumës psikike si shkak i hipnozës; formulimi i teorisë sipas së cilës një traumë e harruar dhe e hequr është shkaku i shqetësimeve histerike. Ideja që shërimi eventual nga shqetësime histerike kalon nëpërmjet një mekanizmi «shfryrjeje», implikon bërjen aktive të kujtimit të traumës. Lindja e psikanalizës ka si bazë pikërisht këtë studim mbi histerinë. Si pasojë e këtij studimi hapet një diskutim rreth pandërgjegjshmërisë, të kujt janë forcat që veprojnë në të, nga një pikëpamje klinike, psikologjike dhe në njëfarë mënyre, edhe neurologjike.

Profesor Xhervis, mund të marrim në shqyrtim në brendësi të prodhimit frojdian dhjetëvjeçarin e luftës dhe të pasluftës, i cili karakterizohet nga zhvillimi i teknikës psiko-analitike në kuptimin e vërtetë të fjalës?

Shkrimet më të rëndësishme mbi teknikën psiko-analitike janë pikërisht të kësaj periudhe, domethënë të fillimit të dhjetëvjeçarit të dytë. Është formulimi i konceptit «transfert» dhe i «controtransfert», janë përshkrimet që Frojdi u jep nxënësve të tij lidhur me mënyrën sesi duhet ta kryejnë psikanalizën. Bëhet fjalë për një prej trashëgimive të mëdha të mendimit frojdian për terapinë klinike të shekullit tonë. Siç e dimë të gjithë, mendimi frojdian ka dhënë kontribute dhe trashëgimi të diferencueshme; është lëvizja psiko-analitike, e cila është një tërësi shoqatash private dhe me besim frojdian, që deri pak vite më parë është zhvilluar në një botë mjaft të pavarur si nga studimet e psikologjisë, ashtu dhe nga akademitë universitare. Është influenca e Frojdit mbi kulturën që ndoshta është elementi më i rëndësishëm mbi konceptimin që njeriu perëndimor i jep vetes (nëse sot flasim për Frojdin, e bëjmë në thelb për këtë motiv). Është influenca e Frojdit mbi klinikën moderne, mbi mënyrën për të trajtuar pacientët, mbi mënyrën e konceptimit të neurozave. Ka disa pika kryesore, që kanë të bëjnë pikërisht me strukturën e raportit midis terapeutistit dhe pacientit, ose, për ta thënë më në përgjithësi, midis atij që vihet në rolin e dhënësit të ndihmës dhe atij që vihet në rolin e marrësit të kësaj ndihme.

Këtu konsideratat e Frojdit kanë një aktualitet dhe një vlerë që nuk e hasim në aspekte të tjera të mendimit frojdian lidhur me klinikën dhe terapinë. Në njëfarë mënyre, Frojdi na paralajmëron lidhur me kompleksitetin e këtij raporti nga një pikëpamje psikologjike. Ai na thotë se pacienti ose çdo person që kërkon i ndihmë për motive personale dikujt tjetër, pozicionohet në një botë shpresash e fantazish respektivisht tjetrit, që është shumë e rëndësishme për gjendjen e tij psikike dhe që mund të rezultojë e rëndësishme për shërimin e tij përfundimtar: në thelb, ky është procesi transfert. Subjekti vuajtës projekton tek mjeku, tek ai që duhet ta ndihmojë, një shpresë shpëtimtare dhe e vesh deri diku me karakteristikën «magjike» të plotfuqishmërisë: i projekton afeksionet e tij mbi një figurë të idealizuar, të tipit prindëror. Gjëja më e interesante është se Frojdi kupton një problem që pastaj do të ripropozohet në terma të ndryshëm në një prej shkrimeve të fundit të tij, analizë e mbarueshme dhe analizë e pambarueshme relativisht faktit se edhe kush jep ndihmë ka problematikat e veta të pandërgjegjshme.

Kush jep ndihmë, mjeku psikiatër apo psikanalisti, pozicionohet kundrejt pacientit me një seri shpresash dhe e shikon veten në një optikë të caktuar. Për shembull, edhe mjeku mund të ketë tendencën për t’u mbajtur më i fuqishëm sesa është; mund të ndodhë që ai të pranojë një atribuim të caktuar idealizues ose mund të ketë ndjenja pasigurie, pasi e di që instrumentet e tij terapeutikë janë më pak efikase sa mendon pacienti. E gjitha kjo përcakton një seri problemesh psikologjike që janë veçanërisht të rëndësishëm, Frojdi kupton problemin e «controtransfert», domethënë të tematikave psikologjike, të zgjidhura ose jo nga terapeutisti, edhe pse kjo do të analizohet në të gjithë rëndësinë e saj vetëm duke filluar nga vitet Pesëdhjetë, domethënë shumë kohë pas vdekjes së tij.

Le të flasim për vitet e fundit të Frojdit, vite që shkojnë nga 1930 e prapa. Çfarë refleksionesh i karakterizojnë këto vite të fundit të jetës së tij?

Vitet njëzet dhe Tridhjetë shikojnë suksesin e psikanalizës në kuadër kulturor; suksesi i tij para së gjithash është sukses i prozelitizmit, pasi krijohet Lëvizjen Psiko-analitike. Në këtë periudhë verifikohet diaspora e madhe e psikanalistëve hebrej në Shtetet e Bashkuara; nëpërmjet surrealizmit, idetë e Frojdit hyjnë veç të tjerash të bëhen pjesë e kulturës së pararojës, pjesërisht e kulturës artistike, e kulturës letrare. E dhënë interesante dhe e rëndësishme është se idetë psiko-analitike në vitet Njëzet e Tridhjetë pranohen jo vetëm në brendësi të kulturës në përgjithësi, por sidomos në ambientet kulturore antikonformiste. Në këtë epokë idetë e psikanalizës shoqërohen shpesh me idetë e marksizmit, me idetë anarkiste dhe në përgjithësi të gjitha ato perspektiva ideologjike të bazuara në parime liberale, edhe në fushën e edukimit të fëmijëve. Në brendësi të evolucionit frojdian meritojnë të kujtohen një seri shkrimesh të rëndësishme, që kanë të bëjnë me konceptimin e shoqërisë dhe analizën e neurozës në raport me qytetërimin.

Frojdi jep një formulim jashtëzakonisht interesant dhe akoma, në disa aspekte, i pranueshëm. Fillimisht Frojdi theksonte se trajtimi psiko-analitik në thelb duhej të synonte që të sillte në ndërgjegje «heqjen» dhe që nga kjo të derivonte shërimi i pacientit. Më pas ai kupton se pacientët nuk shërohen dhe aq me lehtësi dhe se trajtimi psiko-analitik duhet të synojë në gjëra të tjera, domethënë thelbësisht në një ristrukturim të mbrojtjeve të Un-me shumë prej nxënësve të tijit, në një modifikim aspektesh të caktuara të personalitetit. Në origjinë të këtij ndryshimi në konceptimin e modaliteteve dhe të finaliteteve të psikanalizës ka faktorë të ndryshëm, midis të cilëve, ka gjasa, kontrastet me shumë ish-nxënës të vet. Më 1911 ndodh prishja me Adlerin, pasuar më 1913 nga prishja me Jungun dhe më pas ajo me Oto Rank e të tjerëJ. Kemi edhe një rimendim lidhur me urtësinë e psiko-analistit; tek analizë e mbarueshme dhe analizë e pambarueshme, Fojdi pohon që psikanalisti nuk duhet të konsiderohet një «dhënës urtësie». Në njëfarë mënyre duhet të zbresë nga piedestali mbi të cilin vihet me lehtësi dhe mbi të cilin nganjëherë bie, sepse shpesh «nuk është bartës shëndeti më të madh mendor se pacientët e tij».

Në disa aspekte, Frojdi është intolerant dhe dogmatik, por në të njëjtën kohë qe një person thellësisht i ndershëm me veten, sa për t’u nënshtruar autokritikave të vazhdueshme, të paktën të anshme. Lidhur me dimensionin e brendshëm dhe qëndrimin e tij ndikojnë ngjarja e nazizmit, si dhe një gjendje personale pak a shumë e rëndë, domethënë fakti që për shumë vite me radhë ka vuajtur për shkak të një kanceri në gojë, që më pas e ka çuar në vdekje. Kujtoj se Frojdi ka vdekur me eutanazi më 1939; ka qenë mjeku i tij që ia ka injektuar një dozë të lartë morfine, duke ndjekur udhëzimet e sakta të tij. Të mos harrojmë se Frojdi në vitet e fundit të tetëqindtës përdorte kokainë, me rreziqe të mëdha, ndoshta edhe me ndonjë pasojë në gjendjen e tij. Në thelb, Frojdi edhe në këto vite të fundit të jetës së tij, në të cilat kanë ndodhur këto revizionime, dyzime dhe hidhërime, nga pikëpamja e personalitetit, konfirmohet si intelektuali i madh tipik i tetëqindtës.


Teoria psikoanalitike e Zigmund Frojdit dhe roli i saj në jetën shoqërore

Nga dr. Arqile Boti

Nga fillimet e shekullit të 20 del në skenë një teori e re në psikologji dhe pikërisht teoria psiko-analitike e Zigmund Frojd(1856-1939).

Disa filozofë të ideologjisë marksiste-leniniste në kohën e Hoxhës kanë deklaruar që teoria e Frojdit është idealiste dhe reaksionare në tekstet universitare. Këtë surprizë do ta analizoj në rastet e mëposhtme, nëse është kështu me të vërtetë.

Kështu në aspektin fetar filozofik do t’i referohemi librit të Frojdit “Civilizimi, Burim Mjerimi”, ku në faqen 109, botim anglisht Frojdi shkruan: “Me ndihmën e të dhënave historike formulojmë mendimin që dogmat fetare janë MBETURINA NEUROTIKE dhe mund të themi se është çështje kohe që të zëvendësojmë në terapinë analitike të neurotikut sukseset e postimit me rezultat të një pune logjike ortodokse”.

Dhe më tej Frojdi vazhdon: “Feja do të ishte përgjithësisht një neurozë e përgjithshme e imponuar njerëzore dhe ashtu si ajo e fëmijës do të vinte nga kompleksi i Edipit nga lidhja me babanë. Dhe sipas Frojdit, tani jemi në një shkallë evolucioni që mund të parapërcaktojë largimin nga feja në saj të një formimi racional, intelektual, shkencor etj.

Dhe në faqen 196 të po këtij libri Frojdi shkruan: “Një psikolog që di shumë mirë se sa e vështirë është të gjejë njeriu rrugën e tij në këtë botë mundohet të gjykojë evolucionin e njerëzimit në bazë të njohurive të pakta që ka fituar në bazë të studimit të ngjarjeve të ndryshme gjatë procesit të rritjes që nga fëmijëria. Në këtë vrojtim arrin në mendimin që feja mund të krahasohet me një NEUROZË FËMINORE dhe është mjaft optimist të gjykojë se njerëzimi do të kapërcejë këtë fazë neurotike (domethënë të kalojë nga feja në ateizëm) ashtu si shumë fëmijë tejkalojnë një neurozë të ngjashme...”

Pra, nga këto të thënat e Frojdit rezulton se ai ka qenë një materialist dhe ateist konsekuent dhe është vërtetë për të vënë duart në kokë kur disa ideologë të Hoxhës e fusin në kampin e idealizmit duke pozuar një injorancë të pashembullt.

Këtë pikë unë do ta mbyll me një citat kuptimplotë që vijon: “Ashtu si Njutoni hoqi Zotin nga natyra, Darvini e hoqi nga jeta, ndërsa Frojdi e hoqi nga shpirti i njeriut. Mekanicizmi do t’i shkatërronte të gjitha, gjersa mbizotëroi në teorinë mbi natyrën dhe ku Zotin e zëvendësoi koncepti i natyrës dhe si rrjedhojë i këtij koncepti mekanicist trupi i njeriut ka ardhur nga natyra ose më saktë krijuar nga ajo, ndërsa ndërgjegjja e ka burimin nga trupi i tij (J.Barzun, Darvin, Marks, Wagner, Nju York 1958). Unë nuk kam çfarë të shtoj më tepër në këtë pikë.

Elementi qendror që përshkon teorinë psikoanalitike të Frojdit konsiston në postulatin që shumica dërrmuese e sëmundjeve neurotike dhe atyre psikike e kanë burimin në grumbullimin, në të ashtuquajturin inkoshient të përjetimeve seksuale shumë prej të cilëve që në kohën e fëmijërisë duke marrë parasysh dhe faktorin e trashëgimisë.

Kështu në librin e tij “Hyrje në psikoanalizë” Frojdi thotë në kapitullin e tretë: “Zbulimi i parë tek i cili na çon psikanaliza është që si rregull simptomat morboze ndodhen në lidhje direkte të drejtpërdrejtë me jetën erotike të të sëmurit, kjo dëshmon që dëshirat patogjene janë të një natyre me ato erotiket dhe na imponon ne që të konsiderojmë çrregullimet e jetës seksuale si shkaqet kryesore të sëmundjes...” dhe më tej po në këtë kapitull Frojdi vazhdon: “Vetëm po të zbulojë dikush ngjarjet e jetës fëminore, mundet të shpjegojë sensibilitetin tek traumat e mëvonshme dhe vetëm atëherë kur ne rikthejmë tek koshienca këto kujtime, të cilat zakonisht janë harruar ose më mirë janë fshirë nga harresa mund të mjekojë këto simptoma...Në qoftë se shumica dërrmuese e njerëzve mjekë ose jo kundërshtojnë të pranojnë këtë fakt, kjo shpjegohet thjesht që nën presionin e edukacionit harruan shfaqjet erotike të jetës së vet fëminore ose nuk dëshirojnë t’i kujtojnë më. Ndryshe veç do t’i shikonin gjerat në rast se do të merrnin mundimin të gjenin nëpërmjet psikoanalizës kujtimet e jetës së tyre fëminore, të observojnë, të analizojnë dhe të përpiqen t’i shpjegojnë...” dhe më tej ai shpjegon me hollësi auto-erotizmin e fëmijëve dhe karakterin instiktiv seksual të pirjes së gjirit nga fëmija.

Dhe në kapitullin e pestë të veprës së tij “Hyrje në psikoanalizë” Frojdi thotë: “Shohim se njerëzit sëmuren atëherë kur si pasojë e pengesave të jashtme ose të një përshtatshmërie të pamjaftueshme, plotësimi i nevojave të tij erotike bëhet e pamundur në realizimin e saj real. Shohim atëherë që këta persona kalojnë te sëmundja në saj të së cilës mund të gjejnë kënaqësinë, të cilën ua mohon jeta dhe më tej...nuk është vetëm “ego” e të sëmurit, i cili mohon kategorikisht të braktisë zmbrapsjet, të cilat e ndihmojnë personin të evitojë punët e tij fillestare, por edhe instinktet seksuale nuk dëshirojnë të heqin dorë nga kënaqësia, të cilën ua jep zëvendësuesi i krijuar nga sëmundja derisa nuk dimë nëse realiteti do t’u jepte diçka më të mirë...”

S. Freud, “Hyrje në psikoanalizë”

Komenti im

Duke qenë se Frojdi është ateist i hapur atëherë vetvetiu konkludohet që nuk pranon ekzistencën e shpirtit dhe si rrjedhojë inkoshienti i tij, që ka në epiqendër të terminologjisë në teorinë e tij psikoanalitike është produkt i zhvillimit të sistemit nervor, pra varet nga trupi material të zhvilluar në një shkallë të lartë sipas teorisë materialiste. Kështu që dëshira seksuale ose instinktet seksuale të frenuara, sipas Frojdit, janë të ngjashme me ato të kafshëve të larta gjitarë, të cilat ekzistojnë në kohën e riprodhimit të tyre.

Kështu, kafsha ha, pi, fle, riprodhon.

Njeriu ha, pi, fle, riprodhon.

Dhe nëse instinktet seksuale janë bazë e aktivitetit të njeriut dhe frenimi i tyre çon në shfaqjen e sëmundjeve neurotike dhe psikike atëherë në këtë fushë nuk kemi ndonjë ndryshim cilësor nga kafshët, por kemi një ndryshim sasior, kjo sepse njeriu është i pajisur me një logjikë që kontrollon instinktet.

Por Frojdi bën një ngatërresë themelore. Ai identifikon instinktet seksuale si shkak të sëmundjeve që janë karakteristike si për kafshët dhe për njeriun me ndjenjat që janë karakteristikë vetëm për njeriun. Kafsha në marrëdhënie seksuale nuk udhëhiqet nga ndjenjat, por nga instinktet. Daci dhe qeni nuk bëjnë poezi dashurie, as këngë dashurie në kohën e riprodhimit, por kryejnë instinktivisht dhe kalojnë në marrëdhënie seksi shpeshherë me dhunë të shkallëve të ndryshme. Njeriu ka ndjenja në shkallë të ndryshme, në marrëdhënie dashurore gjer në ato ndjenja të holla që janë shkruar romane, kompozime ku idealizohet dashuria dhe që ndonjëherë kalojnë në vetëmohim, si te Romeo dhe Zhulieta.

Njeriu është i prirur të krijojë marrëdhënie me atë që dashuron të seksit të kundërt dhe ndjenjat janë selektive, që ndonjëherë shprehen me dashuri në shikim të parë.

Dhe nuk janë instinktet seksuale që shkaktojnë sëmundje neurotike dhe psikike siç thotë materialisti Frojd, por janë prapësimi ose rikosheto e ndjenjës së dashurisë që mund të shkaktojë çrregullime psikologjike të shkallëve të ndryshme që nga neurozat dhe gjer te psikozat e vërteta. Ne mjekët e praktikës kemi parë mjaft të reja dhe të rinj që kanë pësuar jo vetëm neuroza, por edhe psikoza të vërteta gjatë thyerjes ose disfatës në dashuri pavarësisht a ka përfunduar në marrëdhënie seksuale apo jo, të cilat nuk kanë patur ndonjë ndikim në gjendjen psikologjike të personit.

Ndjenjat duke përfshirë dhe atë të dashurisë janë shfaqje shpirtërore, pra shfaqje të shpirtit dhe jo të materies të organizuar në shkallë të lartë siç thotë materializmi, zoti Frojd.

Shpirti njerëzor komunikon në këtë botë me mjedisin e jashtëm nëpërmjet tri hallkave themelore:

Hallka e parë është ajo e instinkteve si ajo e urisë, etjes, vetëmbrojtjes instiktive, instinktit seksual që aq shumë e ka për zemër Frojdi etj...

Hallka e dytë është ajo e ndjenjave ku rreshtohen frika, dashuria, urrejtja, smira, egoizmi, mëshira etj, pra kemi ndjenja pozitive dhe negative në aspektin moral.

Hallka e tretë është logjika ose arsyetimi që luan rolin e “doganës” që lejon ndjenjat dhe instinktet që nuk dëmtojnë shoqërinë dhe ndalon ato që dëmtojnë komunitetin dhe njerëzit e tjerë. Këto përbëjnë dhe bazën e normave morale të individit në raport me vetveten, familjen dhe shoqërinë.

Pastaj intuicioni dhe i quajturi syri i tretë është në kompetencë të Zotit që një njeriu mund t’i japë një ndriçim për një zbulim në filozofi, art, shkencë etj.

Frenimi i instinktit të riprodhimit ose seksual sipas Frojdit të shumtën mund të japë një agresivitet të lehtë ose nevrikllëk te meshkujt dhe tek femrat, por ky agresivitet kontrollohet në më të shumtën e rasteve nga logjika, ndërsa tek kafshët që nuk kanë logjikë, mosplotësimi i instinktit seksual si në rastin e demit që kur sheh lopën ka mundësi të marrë zvarrë edhe të zotin, ndërsa njeriu ka ndjenja që në rastin e riprodhimit është ndjenja e dashurisë dhe kur thyhet ose prapset ajo, atëherë mund të shfaqet ankthi dhe gjer në depresion kur një vajzë ose një djalë (kjo ndodh më tepër tek vajzat) humb shpresën se mund të rikthehet i dashuri i saj.

Kështu që identifikimi i ndjenjave me instinktet është një ndër gabimet themelore të materialistit Frojd dhe për këtë po marrim një shembull:

Një djalë ndodhet në shoqërinë e pesë vajzave, fjala vjen, ose anasjelltas një vajzë me shoqërinë e pesë djemve. Nëse ai nuk do të arrijë të ketë marrëdhënie seksi me katër prej tyre nuk i bën përshtypje kur nuk i dashuron, kjo ndodh edhe për vajzat që kur nuk duan një djalë jo vetëm që nuk u bën përshtypje, por nuk u lidhën seksualisht, por refuzojnë kategorikisht një lidhje të tillë.

Por çrregullimet neurotike dhe psikike do lindin në ato raste sidomos tek femrat atëherë kur thyhet ndjenja e dashurisë, që është karakteristike vetëm për njeriun. Që këtej del që dashuria si ndjenjë njerëzore nuk mund të jetë e barabartë me instinktin seksual dhe ndërmjet tyre nuk mund të vëmë shenjën e barazimit. Për një ateist dhe materialist siç është Frojdi, që nuk pranon shpirtin, ky gabim do të ishte i pashmangshëm.

Dhe nëse teoria psikoanalitike panseksuale e Frojdit që indirekt predikon lirinë e seksit për tu çliruar nga komplekset psikike dhe neurotike do të ishte e vërtetë, duhet të sillte në vendet ku është aplikuar diku më shumë dhe diku më pak uljen e ndjeshme të sëmundjeve neurotike dhe psikike. Por praktika e jetës vërteton të kundërtën, që atje ku ekziston liria e seksit, sëmundjet neurotike dhe psikike janë rritur në mënyrë të shpejtë, të lidhur dhe me përdorimin e drogave afrodiziake për të kompensuar rënien e fuqive fizike dhe seksuale sidomos tek meshkujt. Kështu që jeta e provon të dështuar teorinë e Frojdit.

Si konkluzion del që Frojdi duke konfonduar dhe barazuar dashurinë si ndjenjë e lartë njerëzore me instinktet dhe dëshirat seksuale që janë karakteristikë edhe për kafshët dhe duke mos bërë ndarjen ndërmjet tyre dhe kuptimin e rolit kryesor të thyerjes së ndjenjave erotike dhe jo instinkteve në shfaqjen e çrregullimeve të ndryshme psikologjike, faktikisht njeriun e redukton në një kafshë ose makinë të Ernst Heckel-it që ishte bashkëkohës i Frojdit. Kjo fatkeqësisht e çon Frojdin në pozitat e një materializmi vulgar në psikologji.

Për sa i përket rolit të xhindeve si shkaqe të sëmundjeve neurotike dhe psikike do të flasim në një shkrim tjetër.


Trajtimi i personalitetit sipas Frojd.

Teorite me te perhapura mbi personalitetin jane ato psikodinamike dhe ajo me e njohura, eshte ajo e Sigmund Freud.
Frojdi e percaktonte personalitetin duke u bazuar ne teorite e tij psikoanalitike.
Sipas tij personaliteti i njeriut eshte i perbere nga tre komponente: Idi (essi) ,uni (ego), dhe mbiuni (superego):
Personaliteti sipas Frojdit, me shume nga cdo gje tjeter varet nga nivelet e vetedijes, apo thene me mire nga nennivelet e vetedijes; nga ato nivele qe jane nen te ndergjegjshem.

Me Froid personaliteti nuk eshte konstant.Nje mase e akumuluar sjelljesh, besimesh, virtytesh etj. Por eshte “EVERCHANGING “qe ndryshe, nga Froid do te thote qe i avitet natyres njerezore me pesimizem (i kontrolluar nga impulset shtazore) do te thote se personaliteti i nje njeriu influencohet nga ambienti perreth gjithashtu (pervec influences gjenetike si psh impulset te trasheguara nga bota shtazore). Nga marredheniet qe njeriu formon me boten e jashtme, si psh kultura, njerezit e tjere. Dhe te gjithat keto, sebashku ose vec e vec, modifikojn negativisht ose positivisht personalitetin e vet njeriut.
Mos harrojme qe Frojdi u perqendrua se tepermi ne psikoanalize, dhe psh deshirat e fshehta seksuale i shpjegonte si shkak i dukurive te ndryshme ne sjellje.
Me vone kjo eshte hedhur poshte nga te tjere.


Sigmund Freud dhe psikoanaliza


Psikoanaliza u formua nga Sigmund Freud, i cili edhe e krijoj atë duke u bazuar së pari ne mendimet e tij personale dhe pastaj që tadijë vetë se; si dhe perse ai ishte i frigësuar nga vdekja , fobia dhe dhimbja.Ai filloj duke e analizuar së pari veten e tij cka kjo dergoj më vonë deri të ajo , kur ky filloj edhe ti analizoj njerezit e tjerë,pra pacinetet e tij. Psikoanaliza është vetem ajqë të tregoj dhe hulumtoj se perse njerezitë sillen ne menyra të ndryshme ne terë jeten e tyre te perditeshme,dhe se do të ishte mirë që të dihet se perse njeriu frigohet nga lashtesia,erresira, nga insektet etj etj , por do të ishte edhe mirë që të dihej nga kjo se , perse njerezit kan nganjehere edhe sjellje kriminele dhe cka fshifet prapa tyre.

E tera u pasqyrua në një pjesë të madhe të njerezve për shkak të psiqikes së tyre të semurë,por edhe të gjendjes së pergjtheshme psiqike. Psikoanaliza i përkushtohet njohuris dhe shpirtit te njeriut. Freud ishte vetë mjekë dhe se gjendjet neurotike të pacienteve të tij për të ishin shumë interesante për ti studjuar.Psikoanaliza i sqaron ankthet dhe ankthet e detyruara si një llojë perjetimi të tronditjes të cilat kan lenë gjurmë qysh ne fëmijeri. Njeriu nuk duhet që të ketë problemet ë medha ose thjeshtë të jetë i sëmurë psiqik që të kerkoj ndihmen nga Psikologu për trajtim në ndonjë terapi. Por shumica e njerezve e kan një frigë ne veten e vetë qe¨të mos jenë si të shenuar ose regjistruar, mendojnë se kjo ështe një punë qe duhet te mbahet seket .

E verteta është se´psikoterapia në të shumten e rasteve mirretme problemet e jetes së perditshme të psikologjisë njerzore, të cilat probleme , çdo njeri i njef ne veten e vetë por lufton kunder tyre duke i mbajtur si sekret ne brendesin e vetë.Por psikoterapia ka të bejë më se shumti me mjekimin të lirë mental sesa me atë te psikiatrisë,qe në çdo rast qellimi i terë kesaj është që njeriu të jetë mirë dhe i menqur me veten e vetë , ta zbulojë ”unin” e vetë, sesa të mjekohet me medikamente oset ek ndoj llojë qendre psikiatrike me pa nevojë.

Mbrenda ketyre viteve , shumica me kan kontaktuar dhe thuja se çdo njëri ka thenë se ”Une nuk kam probleme të mëdha psiqike që të kerkoj mjekin në psikoterapi.” , dhe nga kjo ka rezoltuar se ata nuk e kan marrur si rast seriz nevojen e mjekimit të tyre në ketë drejtim , por në filllim janë mbyllur ne vete , duke i ikur të vertetes , dhe më pas pas një kohe , ur nuk kan mundur të rezistojnë , janë lajmeruar prapë që të kerkojnë ndihmë. Psikoterapia nuk ështe asgjë tjeter vetem terapi e lirë dhe udhezim për mirqenjen shpirterore. Ështe normale të jetë jonormale.Shumica e njerzve kan një mardhenje të mirë siq edhe e quajnë mardhenje dhe dije normale. Të jesh sikur që je vetë dhe të kesh një vetbesim të plotë, kerkohet që njeriu të largohet nga ai mendim duke e bëre në vetë ketë që ta vlersoj veten si të tjeret dhe të filloj që ti bejë pyetje vetevetes se kush ne¨te vertet ai ose ajo janë, ose kush jam. Êshtë e pamundur që njeriu të ketë mundesi që te jetë sikur ata te tjeret , sepse ketu njeriu bie ne ndeshë me origjinalitetin e tij personal.Nese ti mendon se je si të githë te tjeret , s´duhet për të harruar se ti je me ndryshe nga tjeret dhe origjinal ne veten tende. Edhe nese je i sëmurë psiqikishtë , ke te drejtë të llogarisesh se ti je një pjesë e njerezis dhe kerkon respekt nga rrethi, pra pamvarsishtë nga bindja e jote njerzore ose nga momentet e ndoj llojë semundje në jeten tënde.Cdo njeri vlenë aq shumë sa i tjeteri. Një Psikoterapeut mundet shpesh qe të ndihmoj ty që te kuptosh dobesit e tua dhe të mesohesh të jetosh me një penges tënden të cilen e mbanë ne brendesi , ose ne anen fizike të trupit, me një fjalë te mesohesh të jetosh edhe si handikap sepse je qenje njerzore si të gjithë. Nese ke problem serioz do të ishte më mire qe ta kuptosh natyren e atij problemi dhe si të tjeret e kuptojnë ketë llojë problemi , e jo të rrish i fshehur nen hijen e marres (turpit)ose të luftosh me veten tënde dhe me ajrin që të rrethon.

Mendimet joreflektuese

Një pjesë e mendimeve tona formulohen në një kohë te larget ose të harruar dhe nga një situatë e vështirë e femijeris, dhe kjo është një shenjë e pershtypjes infratile dhe keto mendime munden që të na e bejnë një erresirë dhe jovullnet qe ti planifikojmë ardhmeritë tona dhe mundesit tona ne jeten e më tutjeshme. Keto mendime me te cilat as nuk mundemi të mendojmë na vijnë në kokë pa deshiruar dhe keto e bejnë një llojë bllokade ku ne nuk mundemi të refkleksohemi më për se afermi, nese ndoj person tjeter nuk na kshillon që te llogarisim ne ardhmerin tonë,sepse keto mendime te lartë permendura zoterojnë mbi ndjenjat tona në menyren mekanike dhe ne atë automatike dhe e zvogëlojnë edhe deshiren tonë jetsore. Keto janë mendime qe nuk benë të mendojmë me to.Procesi i mendimit ndalet dhe futen mendime të cilat në menyren e pakontrolluar sillen vetem ne një rrethë , nuk shokjnë më perpara por vetem aty, ndersa ne behemi te papjekur qe te mesohemi nga pervoja e hidhur.
Nganjehere , keto lloje te mendimeve janë large nesh dhe nuk gjindem me ne për të miren e uni-t tonë , por vijnë ne koken tonë aq shpejtë ne një citat të pa pershtateshme , kur as ne nuk e dijmë se qka po ndodhe me te vertet me ne. Ne "e dijm" se qdo here jemi pafat,dhe se nuk është ide e mirë që te provojmë dhe të ndryshojmë , se ne nuk mundemi ti bejmë disa gjëra, se të tjeret kan qdo here te drejtë,se te gjitha femrat janë joreale (fals) burrat janë zullumqar,dhe se te tjeret do të largoheshin nga ne , nese ata na njohin ne dhe brendesin tonë se qka fshehim dhe bajmëne në veti. Në keto rrethan lindë asgjë me shumë se vetbesimi i ultë i cili më pa tjeter duhet që të kërkoj këshillen dhe ndihmen e Psikoterapeutit.


Frojdi dhe Jungu, kolosët e psikologjisë



Përderisa mjedisi kulturor në të cilin lindim dhe rritemi ndikon në sjelljen tone, mund të duket sikur ne jemi pa asnjë individualitet ose vullnet të lire. Ne mund të dukemi si të gatuar në forma të paracaktuara që shoqëria i ka pregatitur për ne . Fakti se që nga lindja deri në vdekje ne jemi në marrëdhënie me të tjerët, sigurisht e kushtëzon personalitetin tone, vlerat që kemi dhe sjelljen që manifestojmë. Megjithatë jeta jonë me të tjerët është në origjinë të individualitetit dhe lirisë sonë. Gjatë shoqërizimit , seicili prej nesh zhvillon një kuptim për indetitetin e vetvetes dhe aftësinë për mendim dhe mendim të pavarur . Të karahasosh dy psikologë të mëdhenj si Frojdi dhe Jungu. në terma sa më të thjeshtë përcaktohej si të rrezikshme. Ata, në fillim ishin shokë të ngushtë, që kishin mendime të njëjta. Kjo shoqëri nuk u zgjati shumë mbas disa mospajtimeve që hasen në psikologji . Jung nuk u pajtua kurrë me disa gjëra që Frojdi do të thoshte. Kemi dy shkolla dhe disiplina të ndryshme psikologjike: Psikoanaliza nga Frojdi, dhe Psikologjia Analitike nga Jungu. Këto të dyja përbëjnë thelbin e shkollës moderne të mendjes e njohur si Psikologjia e Thellë , dhe kanë për qëllim hulumtimin e shtresës së thellë të nëndijes. Zigmund Frojd, psikolog dhe psikiatër austriak, ka ndikuar së tepërmi me teorinë e tij mbi jetën psikike, jo vetëm në zhvillimin e psikologjisë; Adleri, Jungu e të tjerë, por me modifikime të ndryshme dhe korrektura të shumta, është e pranishme edhe në disa teza filozofike deri në kohën tonë; E. Fromi , H.Markuze e të tjerë, ndonëse Frojdi refuzonte vendosmërisht që t’i atribonte çdo lloj sentence filozofike koncepsionit të tij natyror shkencor. Çdo individ punon për vetveten, individualisht me rrezikun e vet dhe jo dukshëm në bashkëpunim me tjetrin. Por nuk është një Robinson Kruzo, ai ka nevojë për të tjerët, si klientë, si nënpunës ose si punëdhënës, duhet të blejë dhe të shesë, të japë dhe të marrë. Tregu, si ai i mallrave dhe ai i fuqisë punëtore, i rregullon këto lidhje. Kështu individi i vetëm dhe i vetmjaftueshëm hyn në marrëdhënie ekonomike me të tjerët si mjeti për një qëllim të vetëm të blejë dhe të shesë . Ndërsa Karl Jung, psikiatër dhe psikolog zvicerian, mjek dhe themelues i shkollës psikoanalitike të Cyrrnihut, quajtur ndryshe psikologji analitike. Në bazë të raportit të individit dhe të rrethit njerëzit i ndan në dy tipa karakteri, kryekëput të ndryshëm. 1. të ekstravetuar, të kthyer nga bota e jashtme aktiv dhe 2. të introvetuar të kthyer nga bota e brendshme, pasiv. Në emër të qendrimit metafizikisht më të lirë dhe psikologjikisht të palidhur, Jung refuzon çdo simplifikim të problemit të psikikes dhe konsideron, se është jo kritike të pranohet një i vetmi instikt themelor, i cili do të duhej të shpjegonte çdo gjë dhe të bëhej themel i gjithë jetës shpirtërore. Duke mbrojtur kompleksitetin e psikikës dhe me këtë psikologjinë e relativizuar, Jung ndahet nga Psikoanaliza dhe konsiston në një Psikologji të re, karakteristika e të cilës është tipologjia e jetës shpirtërore. Kjo ndarje e tij nga analiza të jep të kuptosh ndryshimin e raporteve FROJD - JUNG. Çfarë e detyron një njeri t’i përshtatet pothuajse të gjitha kushteve të jetës së konceptueshme dhe cilat janë limitet e përshtatshmërisë së tij. Përgjigja do të ishte dashuria, implulsi shkatërrues, sadizmi, prirja për nënështrim, etja për pushtet, indiferenca, dëshira për lavdi, pasioni për kursim, përmbushja e kënaqësisë epshore dhe frika ndaj sensualitetit. Këto dhe shumë aspirate dhe frika të tjera që takohen tek njeriu zhvillohen në reaksion me disa kushte të jetës. Ta rendisësh në një formulë të thjeshtë do të ishte: njeriu duhet të hajë, të pijë, të flejë, të mbrohet nga armiqtë dhe kështu me rradhë. Që në lindje, njeriu e gjen tashmë të përgatitur skenën. Duhet të hajë dhe të pijë e për këtë duhet të punojë. Kjo do të thotë se duhet të punojë në kushte dhe në mënyra të veçanta që për të, do të përcaktohen nga shoqëria e përcaktuar që kur ka lindur. Të dy këta faktorë, nevoja për të jetuar dhe sistemi shoqëror, janë në linjën e parimit të pandryshueshëm për të, si individ dhe janë faktorë që përcaktojnë zhvillimin e atyre tipareve që paraqesin një plasticitet më të madh. Koncepti Frojdist mbi marrdhëniet njerëzore në thelb është i tillë, individi paraqitet i paisur nga një seri e plotë impulsesh biologjike. Që të mund t’i kënaqë ata, individi hyn në marrëdhënie me objekte të tjera. Kështu, individët e tjerë janë mjete për t’u përdorur për qëllimin tone, kënaqjen e aspiratave, që nga ana e tyre e kanë origjinën tek individi para, se ata të hyjnë në kontakt me të tjerët . Frojdi e pranonte idenë tradicionale për një diktonomi thelbësore midis njeriut dhe shoqërisë, si dhe doktrinën tradicionale të ligësisë së natyrës njerëzore. Sipas tij njeriu është thellësisht antisocial, shoqëria duhet ta zbusi, duhet t’i plotësojë disa kënaqësi që vijnë nga impulset biologjike, që si të tilla janë të domosdoshme, por në pjesën më të madhe shoqëria duhet ta rafinojë dhe të frenojë, në mënyrë të shkathët, impulset themelore të njeriut. Në teorinë e Frojdit raporti midis individit dhe shoqërisë është në thelb statik, virtualisht individi është i njëjtë dhe shndërrohet në masën, që shoqëria ushtron një presion më të madh mbi impulset natyrore. Duke i hedhur një vështrim analizës së shpirtit të turmave nga Le Boni, Frojdi fillimisht në shënimet e tij Psikologjia e turmave, hedh një qasje kritike për psikologjinë individuale. Sipas tij, ajo ka objekt njeriun e izoluar, duke kërkuar të tregojë rrugët nëpër të cilat ai përpiqet të përfitojë kënaqësi nga impulset e veta instiktive, por duke e bërë këtë gjë, vetëm shumë rrallë, në disa rrethana të paralizueshme, mund të shkëputet nga marrëdhënia e këtij individi me të tjerët. Tek një turmë çdo ndjenjë e çdo veprim është ngjitës, çka nënkuppton se individi flijon me mjaft lehtësi, interesimin vetjak për interesimin kolektiv. Ka, gjithashtu shumë aspekte bazë, që më pas u nxorrën si fundamente esenciale, të cilat përshkruajnë gjendjen e inidividit që bën pjesë në turmë. Individi nuk është më i vetëdijshëm për veprimet e tij. Turma është impulsive, e lëvizëshme dhe e irrituar. Ajo udhëhiqet, pothuajse vetëm nga e pavetëdijshmja. impulse të cilave u nënshtrohet turma, që sipas rrethanave mund të jenë të buta ose të egra, heroike ose të dobëta. Ajo nuk duron asnjë të çarë ndërmjet dëshirës dhe realizimit të asaj që dëshiron. Ajo ka ndjenjën e të gjithëfuqishmes, beson me lehtësi dhe është zhveshur nga shpirti kritik, e pamundura nuk ekziston për të, as dyshimi, as e pasigurta. Turma shkon menjëherë në ekstrem, fillimi i një antipatie kthehet menjëherë në urrejtje të egër. Për individin në turmë nocioni i të pamundurës zhduket. Kushdo të veprojë mbi të, nuk ka nevojë të peshojë logjikën e argumentave të tij, mjafton të paraqesë tablotë më të fuqishme duke ekzagjeruar e përsëritur vazhdimisht të njëjtën gjë. Në një grumbull individësh në turmë, veçoritë individuale zhduken, kurse instiktet e egra brutale, shkatërruese, mbeturinat e viteve të barbarisë që flejnë tek secili prej tyre, rizgjohen duke i dhënë liri kënaqjes së instikteve. -”… turma nuk ka kurrfarë organizimi, e nëqoftë se e ka, mezi e meriton të quhet ashtu…” Turma ushtron mbi individin e veçuar një fuqi të pakufizuar e me rrezikshmëri të lartë të parashikueshme. Individi i veçuar në turmë, braktis individualitetin e tij dhe stugjestionohet nga të tjerët. Këtë ai e bën, sepse tek ai ekziston nevoja për të qenë më tëpër dakort, se sa në kundërshtim me ta, e pra ndoshta këtë e bën “vetëm për hir të dashurisë së tyre”. Turma ka plot besim dhe autoritetin e vet, i hap rrugë përkushtimit ndaj një ideali dhe ka qëndrim tolerant. Ajo i nënshtrohet forcës magjike të fjalëve. Me to i qetëson, por mund edhe të ndezi stuhitë më të tmerrshme. Arësyeja dhe argumentet nuk mund t’i luftojnë dot kundër disa fjalëve e disa formularëve. Turmat kërkojnë iluzione, të cilat nuk mund t’i kundërshtojnë. Vet mungesa e realizimit, irealja ndikon mbi to gati njësoj si realja. Turma është një kope, e bindur se nuk do të jetojë kurrë pa zotëri. Ajo ka etje për t’u bindur , se duhet t’i nënshtrohet dikujt, të cilin e përfytyron si zotin e saj.


Teoria

Për të qenë të saktë, nuk ishte Frojdi ai që e shpiku idenë e vetëdijes kundrejt pavetëdijes, por ai ishte përgjegjësi kryesor për përhapjen e saj. Mendja e vetëdijshme është ajo për të cilën ju jeni të ndërgjegjshëm në çdo çast të dhënë, perceptimet, kujtimet, mendimet, fantazirat, ndjenjat e përjetuara në të tashmen. Të jesh i lidhur ngushtë me mendjen e vetëdijshme është ajo pjesë që Frojdi e quante paravetëdije, të cilën sot e quajmë “kujtesa e përdorshme”: çdo gjë në të mund të kthehet lehtësisht në vetëdije, kujtime që nuk i sjell ndërmend për momentin, por që mund t’i sjellësh lehtësisht në kujtesë. Askush s’ka probleme me këto dy shtresa të mendjes. Por Frojdi sugjeroi se këto janë pjesët më të vogla të saj!
Pjesa më e madhe është pavetëdija. Ajo përfshin të gjitha gjërat që nuk sillen lehtësisht në ndërgjegje, përfshirë këtu shumë gjëra që kanë origjinat e tyre aty, si për shembull motivet apo instiktet tona dhe gjërat që kanë zënë vend aty pasi ne s’e kemi të lehtë t’i shohim, si për shembull kujtime apo emocione të lidhura me traumën.
Sipas Frojdit, pavetëdija është burimi i motivacioneve tona, qofshin ato dëshira të thjeshta për ushqim apo seks, kompulsione neurotike apo motive për një artist apo shkencëtar. Megjithatë, ne shpesh priremi të mohojmë ose t’i rezistojmë vetëdijësimit ndaj këtyre motiveve dhe shpesh ato na bëhen të përdorshme vetëm në mënyrë të kamufluar. Do t’i kthehemi sërish kësaj.

Idi, ego dhe superego

Realiteti psikologjik frojdian fillon me botën e mbushur me objekte. Midis tyre ndodhet edhe një objekt i veçantë, organizmi. Organizmi është i veçantë pasi vepron në mënyrë të tillë që të mbijetojë dhe të riprodhohet dhe udhëhiqet drejt këtyre qëllimeve nëpërmjet nevojave të tij – urisë, etjes, shmangies së dhimbjes dhe seksit.
Një pjesë shumë e rëndësishme e organizmit është sistemi nervor, i cili ka si karakteristikë të vet ndjeshmërinë ndaj këtyre nevojave të organizmit. Në lindje, ky sistem nervor është thuajse i njëjtë me atë të çdo kafshe tjetër, është një “diçka” ose një id. Sistemi nervor, si një id, i shndërron nevojat e organizmit në forca motivuese të quajtura në gjermanisht Triebe, çka është përkthyer si instikte apo impulse. Frojdi i quajti edhe dëshira. Ky shndërrim nga nevojë në dëshirë quhet edhe procesi parësor.

Idi vepron për t’iu përshtatur parimit të kënaqësisë, i cili mund të kuptohet si kërkesë për t’u kujdesur menjëherë për nevojat. Përfytyroni foshnjen e uritur, që ulërin me të madhe. Ai nuk e “di” çfarë dëshiron në kuptimin e të rriturve, ai thjesht di që e do dhe e do tani. Foshnja, në këndvështrimin e Frojdit është një id i pastër ose thuajse i pastër. Dhe idi nuk është asgjë përveç përfaqësimit psikik të biologjisë.
Për fat të keq, edhe pse dëshira për ushqim, si për shembull imazhi i një bifteku të shijshëm, mund të jetë i mjaftueshëm për të kënaqur idin, ajo nuk është e mjaftueshme për të kënaqur organizmin. Nevoja vetëm bëhet gjithnjë e më e forte dhe dëshirat vazhdojnë të lindin. Duhet ta keni vënë re se, kur nuk keni kënaqur disa nevoja, si për shembull nevojën për të ngrënë, ajo fillon të zërë gjithnjë e më shumë vëmendjen tuaj, derisa vjen një pikë kur s’mendon dot për gjë tjetër veç saj. Kjo është mënyra sesi nevoja apo impulsi pluskon në ndërgjegje.


Për fatin e mirë të organizmit, është një pjesë e vogël e mendjes për të cilën folëm më parë, vetëdija, që lidhet me botën e jashtme me anë të shqisave. Përqark kësaj vetëdijeje, gjatë vitit të pare të jetës së fëmijës, pak nga “idi” kthehet në “unë”, në ego. Ego lidh organizmin me realitetin me anë të ndërgjegjes që ka dhe kërkon objekte për të kënaqur dëshirat që krijon idi për të përfaqësuar nevojat e organizmit. Ky aktivitet i zgjidhjes së problemit quhet proces dytësor.

Ego, ndryshe nga idi, funksionon sipas parimit të realitetit, i cili shprehet “kujdesu për nevojën, sapo të gjendet objekti i përshtatshëm.” Ajo përfaqëson realitetin dhe në një shkallë të konsiderueshme edhe arsyen.
Gjithsesi, ndërkohë që ego lufton për të bërë të lumtur idin (dhe, në fund të fundit, organizmin), ajo përballet me pengesat e botës. Ndonjëherë has objekte që e ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të saj. Dhe ajo i regjistron këto pengesa dhe lehtësira. Në veçanti, ajo regjistron shpërblimet dhe ndëshkimet që bëjnë dy nga objektet më ndikuese në botën e fëmijës: mami dhe babi. Regjistrimi i gjërave që duhen shmangur dhe strategjive që duhen përdorur kthehet në superego. Kjo nuk përfundohet deri në moshën shtatëvjeçare. Në disa njerëz, nuk kompletohet kurrë.
Ka dy aspekte të superegos: njëri është ndërgjegja, që është brendësimi i shpërblimeve dhe paralajmërimeve. Tjetri është egoja ideale. Ajo vjen nga shpërblimet dhe modelet pozitive që njeh fëmija. Ndërgjegja dhe ego ideale komunikojnë kërkesat e tyre tek ego me ndjenja si krenaria, turpi dhe faji.
Është njësoj sikur në fëmijëri ne të kemi fituar një tërësi nevojash dhe dëshirash shoqëruese, kësaj radhe të një natyre shoqërore më shumë se biologjike. Për fat të keq, këto nevoja mund të përplasen lehtësisht me ato që vijnë nga idi. Siç e shihni, superego përfaqëson shoqërinë dhe shoqëria shpesh nuk dëshiron asgjë tjetër përveçse që dëshirat e tua të mos plotësohen fare!

Instiktet e jetës dhe instikti i vdekjes

Frojdi e pa të gjithë sjelljen njerëzore si të drejtuar prej impulseve ose instikeve, të cilat nga ana tjetër janë përfaqësime neurologjike të nevojave fizike. Në fillim, ai iu referua atyre si instikte të jetës. Këto instikte përjetësojnë (a) jetën e individit duke e motivuar atë të kërkojë ushqim dhe ujë, dhe (b) vazhdimësinë e llojit, duke e motivuar të bëjë seks. Energjinë motivacionale të këtyre instikteve të jetës, nxitjen që i jep fuqi psikikës sonë, ai e quajti libido, nga fjala latine “unë dëshiroj”.
Përvoja klinike e bëri Frojdin ta shihte seksin si shumë më të rëndësishëm sesa nevojat e tjera në dinamikën e psikikës. Në fund të fundit, ne jemi krijesa shoqërore dhe seksi është nevoja më shoqërore e të gjithave. Plus kësaj, duhet të pranojmë se Frojdi kuptonte shumë më tepër se aktin seksual me fjalën seks! Gjithsesi, libido tani nënkupton jo çdo lloj impulsi, por atë seksual.


Më vonë, Frojdi filloi të besojë se instiktet e jetës nuk janë të vetmet. Libido është një gjë e gjallë; parimi i kënaqësisë na mban në një lëvizje të vazhdueshme. Dhe sërish, qëllimi i kësaj lëvizjeve është të vazhdosh të jesh, të kënaqesh, të jetosh në paqe, të mos kesh më nevoja. Qëllimi në jetë, ndoshta do të thoshit se është vetë vdekja! Frojdi filloi të besojë se “nën” ose “në krah” të instikteve të jetës ishte instikti i vdekjes. Ai filloi të besojë se çdo njeri ka një dëshirë të pavetëdijshme për të vdekur.
Kjo duket një ide e çuditshme kur e sheh në fillim, dhe në fakt u kundërshtua nga shumë studentë të tij, por unë mendoj se ka njëfarë baze në përvojë: jeta mund të jetë një proces i dhimbshëm dhe sfilitës. Për pjesën më të madhe të njerëzve në botë ka më shumë dhimbje sesa kënaqësi, dhe kjo është diçka që e kemi të vështirë ta pranojmë!


Vdekja premton çlirim nga beteja.
Frojdi iu referua parimit të nirvanës. Nirvana është një ide budiste, shpesh e përkthyer si parajsë, por që në fakt do të thotë “fikje”, njësoj si fikja e qiriut. Kjo nënkupton mosekzistencën, asgjënë, boshllëkun, që është qëllimi i të gjithë jetës në filozofinë budiste.
Faktet e përditshme të instiktit të vdekjes dhe parimit të nirvanas janë në dëshirën tone për paqe, për t’u arratisur nga stimujt, tërheqjen tonë drejt alkoolit dhe drogave, dobësinë tonë për arratisjet, si p.sh. përhumbjen në libra dhe filma, dëshirën për të pushuar dhe për të fjetur. Ndonjëherë ato paraqiten hapur si vetëvrasje dhe dëshira vetëvrasjeje. Dhe siç teorizoi Frojdi, ndonjëherë ne e nxjerrim këtë jashtë vetes në formën e agresivitetit, mizorisë, vrasjeve dhe shkatërrimit.

Ankthi

Frojdi tha dikur “jeta s’është e lehtë!”
Ego – uni – qëndron në qendër të disa forcave mjaft të fuqishme: realitetit, shoqërisë që përfaqësohet nga superego; biologjisë së përfaqësuar nga idi. Kur kërkesat ndaj egos përplasen, është e kuptueshme që ajo – pra, ju – të ndjeheni të kërcënuar, të vënë poshtë, të ndjeheni sikur t’ju shtyp një peshë e madhe. Kjo ndjenjë quhet ankth, dhe shërben si një sinjal i egos që mbijetesa e egos dhe me të edhe i gjithë organizmi, është në rrezik.


Frojdi përmendi tre lloje ankthi: i pari është ankthi real, që unë dhe ju do ta quanim frikë. Edhe Frojdi kështu e quajti në gjermanisht. Por përkthyesit e tij menduan se “frika” ishte fjalë tepër e rëndomtë! Gjithsesi, nëse do t’ju hidhja në një gropë me gjarpërinj helmues, ju do të përjetonit ankth real.
Lloji i dytë është ankthi moral. Kjo është ajo që ndjejmë kur na afrohet një kërcënim jo nga bota e jashtme fizike, por nga bota e brendësuar shoqërore e superegos. Në fakt, është një fjalë tjetër për të përshkruar ndjenja si turpi dhe faji dhe frika nga ndëshkimi.
Lloji i fundit është ankthi neurotik. Kjo është edhe frika e mposhtjes nga impulset e idit. Nëse jeni ndjerë ndonjëherë se “po rridhnit”, po humbnit kontrollin, temperamentin, arsyen, pra mendjen, atëherë keni ndjerë ankth neurotik. Neurotik është një fjalë latine për “nervoz”, pra është ankth nervoz. Është lloji i ankthit që e intrigoi më shumë Frojdin dhe shpesh ne e quajmë thjesht dhe qartë, ankth.

Mekanizmat mbrojtës

Ego merret me kërkesat e realitetit, idit dhe superegos në mënyrën më të mirë që mundet. Por kur ankthi e mposht, ego duhet të mbrohet. Ajo e bën këtë në mënyrë të pavetëdijshme, duke bllokuar impulset apo duke i shndërruar ato në një formë më të pranueshme, më pak kërcënuese. Teknikat quhen mekanizma të mbrojtjes së egos dhe Frojdi, vajza e tij Ana, dhe dishepuj të tjerë kanë zbuluar mjaft prej tyre.
Mohimi ka të bëjë me bllokimin e ngjarjeve të jashtme nga përvetësimi në vetëdije. Nëse një situatë është e tepërt për t’u përballuar, personi thjesht refuzon ta përjetojë atë. Siç mund ta imagjinoni ky është një mekanizëm mbrojtës primitiv dhe i rrezikshëm: nuk i shpëton dot për shumë kohë realitetit! Ai mund të veprojë i vetëm, por më shpesh kombinohet me mekanizma të tjerë që e mbështesin.
Njëherë isha duke lexuar ndërsa vajza ime pesëvjeçare po shihte një film vizatimor (Smërfat, më duket). Ajo po rrinte siç e kishte zakon, shumë pranë televizorit, kur filloi të jepej një reklamë. Mesa duket, në atë televizion nuk e kishte mendjen njeri në punë, pasi dhanë një reklamë për një film horror, me thika të përgjakura, maska dhe ulërima tmerri. Meqë s’arrita ta pengoja fëmijën tim për të parë një horror të tillë, bëra atë që do të bënte çdo baba psikolog: fola në lidhje me të. I thashë “Bobo, çfarë reklame e frikshme që ishte, hë.” Ajo u kthye “Hë?” I them “Reklama… ishte e frikshme apo jo?” Ajo tha “çfarë reklame?” Unë i them “Reklama që sapo u dha, me gjakun, maskën dhe ulërimën…!” Mesa duket e kishte lënë jashtë vetes të gjithë gjënë.


Që atëherë, kam vënë re fëmijë të vegjël që në njëfarë mënyre mpihen kur përballen me gjëra që më mirë të mos përballeshin. Kam parë njerëz që u bie të fikët në autopsira, njerëz që mohojnë realitetin e vdekjes së një të dashuri të tyre, dhe studentë që nuk shkojnë të marrin rezultatet e provimit. Ky është mohimi.
Ana Frojd përmendi edhe mohimin në fantazi: kjo ndodh kur fëmijët, në imagjinatat e tyre e transformojnë një baba “të keq” në një arush të dashur, ose një fëmijë të pafuqishëm në një superhero të fortë.
Represioni, që Ana Frojd e quajti edhe “harresa e motivuar” është pikërisht kjo: të mos jesh në gjendje të kujtosh një situatë, një person apo një ngjarje kërcënuese. Edhe kjo është e rrezikshme dhe është pjesë e mbrojtjeve të tjera.

Kur isha adoleshent, më zuri një frikë e madhe nga merimangat, sidomos ato me këmbë të gjata. Nuk e dija nga më erdhi, por kishte filluar të bëhej shumë shqetësuese në kohën që hyra në fakultet. Në fakultet, një këshillues më ndihmoi ta kaloja (me anë të një teknike që quhet desensitizim sistematik), megjithatë ende s’e dija nga më ishte krijuar. Vite më vonë, pashë një ëndërr, tepër të qartë, që tregonte se si kushëriri më kishte mbyllur në një kasolle prapa shtëpisë së gjyshërve të mi kur isha shumë i vogël. Kasollja ishte e vogël, e errët dhe kishte një dysheme të pisët të mbuluar me, e menduat saktë, merimanga me këmbë të gjata.
Kuptimi frojdian për këtë fobi është mjaft i thjeshtë: unë represova një ngjarje traumatike – incidentin me kasollen – por të parët e merimangave krijonte ankthin e asaj ngjarjeje pa krijuar kujtimet e ngjarjes.
Ka mjaft shembuj të tjerë. Ana Frojd na sjell një që na tërheq ashtu si gjërat antike: një vajzë e re, në faj për dëshirat e saj të forta seksuale, priret të harrojë emrin e të dashurit të saj, edhe atëherë kur përpiqet ta prezantojë atë tek të afërmit! Ose një i alkoolizuar nuk e kujton tentativën e tij për vetëvrasje, duke deklaruar se duhet t’i jenë errur sytë. Ose dikush tjetër gati mbytet kur është ende fëmijë, por nuk e mban mend ngjarjen edhe kur të tjerët përpiqen t’ia kujtojnë, megjithatë ai vazhdon të ketë frikë nga deti i hapur!
Vini re, se që të jetë një shembull i vërtetë i mbrojtjes, duhet të funksionojë në mënyrë të pandërgjegjshme. Im vëlla kishte frikë nga qentë kur ishte fëmijë, por s’kishte lidhje me mbrojtjet: atë e kishte kafshuar qeni njëherë dhe nuk donte t’i përsëritej më diçka e tillë! Zakonisht, janë frikërat irracionale që i quajmë fobi ato që rrjedhin nga represioni i traumave.

Asketicizmi, ose heqja dorë nga nevojat, për të cilën pjesa më e madhe e njerëzve s’kanë dëgjuar, por që ka dalë sërish në përdorim me lindjen e çrregullimit të quajtur anoreksi. Paradoleshentët, kur ndjehen të kërcënuar nga dëshirat e tyre seksuale në lindje, mund ta mbrojnë vetveten në mënyrë të pandërgjegjshme duke mohuar, jo vetëm dëshirat e tyre seksuale por çdo dëshirë. Ata përfshihen në një lloj stili jete asketik (si të murgjve) në të cilin ato mohojnë interesin e tyre për gjëra që njerëzit e tjerë parapëlqejnë.
Sot tek djemtë, ka një interes më të madh në vetëdisiplinën e arteve marciale. Për fat të mirë, artet marciale jo vetëm që s’të dëmtojnë (edhe aq), por në fakt të ndihmojnë. Për fat të keq, vajzat në shoqërinë tonë zhvillojnë shpesh një interes të madh në arritjen e një standardi bukurie në lidhje me trupin e hollë. Në teorinë frojdiane, mohimi i nevojave për ushqim është një mbulim i mohimit për zhvillimin e tyre seksual. Shoqëria jonë konspiron bashkë me ta: në fund të fundit, atë që shumë shoqëri e konsiderojnë një figurë normale për një grua të pjekur janë nja 10 kile mbipeshë!


Ana Frojd diskuton në lidhje me një version më të zbutur të këtij mekanizmi të quajtur kufizim i egos. Këtu, personi humbet interesin në disa aspekte të jetës dhe fokusohet në diçka tjetër, në mënyrë që të shmangë përballjen me realitetin. Një vajzë e vogël që i është mohuar afeksioni nga objekti afektiv, mund të shmanget nga gjërat femërore dhe të kthehet në një “intelektuale jo seksuale” ose një djalë i cili është i frikësuar se do të turpërohet në ndeshjen e futbollit mund të krijojë një interes të thellë në poezi.
Izolimi (shpesh i quajtur intelektualizim) ka të bëjë me shkëputjen e emocionit nga një kujtim i vështirë apo një impuls kërcënues. Një person, mund të flasë në një mënyrë shumë kavaliere se si është abuzuar në fëmijëri, ose mund të shfaqë një kuriozitet të pastër intelektual mbi orientimin seksual që ka zbuluar së fundmi tek vetja. Diçka që duhet të jetë me shumë rëndësi, trajtohet sikur të mos ishte kështu.


Në situata emergjente, mjaft njerëz hiqen si tepër të qetë dhe të përmbajtur derisa emergjenca kalon, pikë në të cilën ata rrëzohen. Diçka të thotë se gjatë emergjencës, nuk mund t’ia lejosh vetes të rrëzohesh. Është e zakonshme që të gjesh dikë totalisht të përfshirë në detyrimet shoqërore në lidhje me vdekjen e një të dashuri. Doktorët dhe infermieret duhet të mësojnë të ndajnë reagimet e tyre natyrale ndaj gjakut, plagëve, gjilpërave dhe të trajtojnë pacientin përkohësisht, si diçka më pak se një qenie e ngrohtë, e mrekullueshme njerëzore me miq dhe familje. Adoleshentet kalojnë një stad në të cilin janë të fiksuar pas filmave horror, ndoshta për t’u përballur me frikërat e tyre. Asgjë nuk e shfaq izolimin më qartë se një teatër plot me njerëz që qeshin me eufori ndërkohë që jepet një person që e bëjnë copash.
Zhvendosja është ridrejtimi i një impulsi tek një objekt zëvendësues. Nëse impulsi, dëshira është në rregull, por personi ku e drejton është kërcënues, ju mund ta zhvendosni tek një person ose diçka që shërben si zëvendësues simbolik.


Dikush që urren nënën mund ta represojë urrejtjen, por ta drejtojë atë tek gratë në përgjithësi. Dikush që nuk ka patur mundësinë të dojë dikë, mund ta zëvendësojë qenien njerëzore me mace apo qen. Dikush që ndjehet i sikletosur me dëshirën e tij seksuale për një person real mund ta zëvendësojë atë me një fetish. Dikush që është i frustruar nga shefat e tij ose të saj mund të shkojë në shtëpi, të godasë qenin, të rrahë një antar familjeje ose të përfshihet në djegie të kryqit.
Kthimi kundër vetes është një formë shumë e veçantë e zhvendosjes, ku vetë personi bëhet objekti i zëvendësimit. Zakonisht përdoret në emocionet e urrejtjes, zemërimit dhe agresivitetit, më tepër sesa impulset pozitive, dhe është një shpjegim frojdian për shumë nga ndjenjat tona të inferioritetit, fajit ose depresionit. Ideja se depresioni është rezultat i zemërimit që ne refuzojmë ta njohim pranohet nga shumë njerëz, frojdianë dhe jo frojdianë.


Njëherë e një kohë, kur nuk ndjehesha edhe aq mirë, vajza ime, rreth 5 vjeç, derdhi një gotë të tërë me qumësht me çokollatë në dhomën e ndenjes. I bërtita duke i thënë se ishte shumë e ngathët dhe se duhej të mësonte të ishte më e kujdesshme dhe se i kisha thenë njëqind herë… e kështu me radhë, e dini vetë ju. Ajo qëndroi atje e ngrirë me një lloj vështrimi përlotës në sy dhe, e goditi veten në kokë disa herë! Sigurisht, do të kishte rrahur kokën time, por, ja që s’bëhet kollaj kjo apo jo? S’ka nevojë ta them se që atëherë ndjehem në faj.


Projeksioni, të cilin Ana Frojdi e quajti zhvendosje të jashtme, është thuajse e kundërta e kthimit kundër vetes. Ai ka të bëjë me prirjen për të parë dëshirat e papërshtatshme të vetes tek njerëz të tjerë. Me fjalë të tjera, dëshirat janë aty, por nuk janë më dëshirat e tua. E pranoj se sa herë dëgjoj dikë që thotë se sa agresiv është dikush tjetër, apo sesa perversë janë, vras mendjen nëse ky person ka vetë prirje agresive apo seksuale në brendi të vetes, që më mirë të mos e pranonte.
Më lejoni t’ju jap disa shembuj: një bashkëshort, i mirë dhe i ndershëm, tërhiqet jashtëzakonisht nga një grua lozonjare. Por në vend që të njohë këtë epsh të vetin, ai fillon të bëhet tepër xheloz për të shoqen, duke u shqetësuar vazhdimisht për besnikërinë e saj e kështu me radhë. Apo një grua që ndjen se ka ndjenja të vagëta seksuale për shoqet e saj. Në vend që t’i njohë këto ndjenja si tepër normale, ajo fillon të shqetësohet gjithnjë e më shumë për praninë e lesbikeve në komunitetin e saj.
Dorëzimi altruist është një formë projeksioni që në pamje të parë duket si e kundërta: këtu personi përpiqet të plotësojë nevojat e tij dukshëm nëpërmjet njerëzve të tjerë.
Një shembull i zakonshëm i kësaj është shoku/shoqja (të gjithë e kemi patur një të tillë) që edhe pse nuk kërkonte marrëdhënie për veten, vazhdimisht nxiste njerëzit e tjerë rreth e rrotull dhe ishte veçanërisht kurioz se “ç’ndodhi natën e kaluar” apo “si po shkojnë gjërat?” Shembulli i skajshëm i lëshimit altruist është personi që jeton të gjithë jetën e tij për dikë tjetër ose nëpërmjet një tjetri.


Formimi i reagimit, të cilin Ana Frojd e quajti “të besosh të kundërtën” e ndryshon një impuls të papranueshëm në të kundërtin e vet. Kështu një fëmijë i inatosur me të ëmën, mund të kthehet në tepër i shqetësuar për të dhe të shfaqë në mënyrë dramatike afeksionin për të. Një fëmijë i abuzuar mund të vrapojë drejt prindit abuzues. Ose dikush që s’mund ta pranojë një impuls homoseksual, mund të deklarojë se ndjen neveri nga homoseksualët.
Ndoshta shembulli më i zakonshëm ose më i qartë i formimit të reagimit gjendet tek fëmijët midis moshës shtatë dhe njëmbëdhjetë: pjesa më e madhe e djemve do t’ju thonë sesa të neveritshme janë vajzat, dhe vajzat do t’ju thonë me po të njëjtën forcë sesa të pakëndshëm janë djemtë. Të rriturit që i shohin në marrëdhënie mes tyre, gjithsesi, mund të thonë me lehtësi se cilat janë ndjenjat e tyre të vërteta!
Zhbërja ka të bëjë me veprime apo rituale “magjike” që bëhen për të fshirë mendime apo ndjenja të pakëndshme që kanë ndodhur. Ana Frojd përmend një shembull të një djali i cili e recitonte alfabetin mbrapsht sa herë që kishte një mendim seksual, apo do të kthehej dhe do të pështynte sa herë që takonte një djalë tjetër që kishte të njëjtin pasion si ai në lidhje me masturbimin.
Tek njerëzit “normalë” zhbërja është sigurisht më e ndërgjegjshme dhe ne mund të angazhohemi në një akt ndëshkimi për disa sjellje, ose kërkojmë falje zyrtarisht. Por në disa njerëz, akti i ndëshkimit nuk është aspak i vetëdijshëm. Sillni ndërmend një baba të alkoolizuar i cili pas një viti abuzimesh verbale dhe ndoshta edhe fizike, përpiqet me mish e me shpirt për të bërë Krishtlindjet më të bukura për fëmijët e tij. Kur stina mbaron, dhe fëmijët s’janë gënjyer akoma nga sjelljet e tij magjike, ai kthehet në banakierin e njohur me ankesa për familjen e tij mosmirënjohëse, dhe për faktin sesi e detyrojnë të pijë.



Një nga shembujt klasikë të zhbërjes ka të bëjë me higjenën personale pas seksit: është mjaft e arsyeshme të lahesh pas seksit. Në fund të fundit, pasojat mund të jenë të tilla! Por nëse ndjeni nevojën për të bërë tre a katër dushe me sapun me kokrriza, ndoshta seksi s’bën për ju.
Introjeksioni, i quajtur identifikim, është bërja të tuat e karakteristikave të personalitetit të dikujt tjetër, pasi kështu zgjidh disa vështirësi emocionale. Për shembull, një fëmijë që lihet vetëm vazhdimisht, mund të përpiqet të kthehet në “mama” për të zvogëluar frikërat e saj. Mund t’i shohësh që u thonë kukullave apo kafshëve që të mos kenë frikë. Nga ana tjetër, shohim një fëmijë më të rritur ose një adoleshent që imiton heroin e tij të preferuar në muzikë ose në sport në përpjekje për të vendosur një identitet.
Një shembull më i zakonshëm është gruaja që jetonte afër gjyshërve të mi. I shoqi i saj kishte vdekur dhe ajo filloi të vishte rrobat e tij, edhe pse të rregulluara sipas masës së trupit të saj. Ajo filloi të përdorte sjelljen e tij si p.sh. të pinte me llullë. Edhe pse komshinjtë çuditeshin dhe e shihnin si “grua burrë”, ajo e dinte identitetin e saj seksual. Në fakt, ajo u martua sërish, duke e ruajtur deri në fund veshjen dhe llullën e të shoqit!
Duhet të shtoj këtu që identifikimi është mjaft i rëndësishëm për teorinë frojdiane si mekanizmi me anë të të cilit ne zhvillojmë superegon.


Identifikimi me agresorin është një version i introjeksionit që fokusohet në adaptimin, jo të tipareve të përgjithshme ose pozitive, por të atyre negative dhe të frikësueshme. Nëse keni frikë nga dikush, mund të përballeni pjesërisht me frikën se do të ktheheni si ata. Dy nga vajzat e mia, duke u rritur me një mace tepër të egër, mund t’i shikoje shpesh tek mjaullisnin, kthisnin, pështynin ose ngrinin kurrizin përpjetë në përpjekje për të shmangur që macja të dilte nga ndonjë qoshe e errët dhe t’i sulmonte.
Një shembull më dramatik është ai i quajtur Sindroma e Stokholmit. Pas një pengmarrjeje në Stokholm, psikologët u çuditën kur zbuluan se pengjet jo vetëm që s’ishin të zemëruar me pengmarrësit, por shpesh ishin simpatizues ndaj tyre. Një rast më i fundit kishte të bënte me një grua të quajtur Patty Hearst, e familjes së fuqishme dhe të pasur Hearst. Ajo u kap nga një grup i vogël i revolucionarëve të vetëdeklaruar të quajtur ushtria çlirimtare simbioneze. Ajo u mbajt në dollape, u përdhunua dhe u keqtrajtua në mënyra të ndryshme. Megjithatë, ajo vendosi të bashkohet me ta, duke bërë video propaganduese për ata dhe duke tundur një armë në një vjedhje parash në bankë. Kur më vonë u hodh në gjyq, psikologët sugjeruan se ajo ishte viktimë dhe jo kriminele. Gjithsesi ajo u dënua për vjedhje banke me 7 vjet heqje lirie. Dënimi i saj u tërhoq nga presidenti Karter pas 2 vjetësh.
Regresioni është kthim pas në kohë psikologjike, kur dikush përballet me stress. Kur ne jemi të shqetësuar apo të frikësuar, sjelljet tona shpesh bëhen më fëminore ose primitive. Fëmija mund të fillojë të thithë gishtin sërish ose të lagë në shtrat kur u duhet të kalojnë ca kohë në spital. Adoleshentët mund të jenë nervozë kur të sillen në një situatë sociale ku ndodhet edhe seksi tjetër. Një student fakulteti mund të dojë të marrë me vete një lodër nga shtëpia. Një mbledhje e njerëzve të civilizuar mund të kthehet në një turmë të dhunshme nëse i nxit të besojnë se mirëqenia e tyre vihet në rrezik. Ose një burrë më i vjetër pasi ka kaluar 20 vjet në një kompani dhe tani e gjen veten të papunë, mund të zërë poltronën dhe të kthehet në një fëmijë të varur nga e shoqja.



Ku strehohemi kur ndeshemi me stres? Në periudhën më të afërt në jetë, kur jemi ndjerë të sigurtë dhe të shëndetshëm, sipas teorisë frojdiane.
Racionalizimi është shndërrimi mendor i “fakteve” për ta bërë një ngjarje apo një impus më pak kërcënues. Ne e bëjmë këtë mjaft shpesh në nivel të vetëdijshëm kur e shfajësojmë veten. Por për shumë njerëz me ego të ndjeshme, shfajësimi vjen kaq i natyrshëm saqë nuk jemi të vetëdijshëm për këtë gjë. Me fjalë të tjera, shumë prej nesh janë të përgatitur për të besuar në gënjeshtrat që ngremë vetë.
Një mënyrë e dobishme për të kuptuar mbrojtjet është t’i shohësh ato si një kombinim të mohimit apo represionit me lloje të ndryshme racionalizimesh.
Të gjitha mbrojtjet janë gënjeshtra edhe nëse nuk jemi të ndërgjegjshëm që i bëjmë. Por kjo nuk i bën më pak të rrezikshme, në fakt i bën më shumë. Siç mund t’ju ketë thënë gjyshja “Kjo botë është e gënjeshtërt…” Gënjeshtrat ushqejnë gënjeshtra, dhe na largojnë gjithnjë e më tepër nga e vërteta, nga realiteti. Pas pak kohe, ego nuk mund të kujdeset më për kërkesat e idit, apo t’i kushtojë vëmendje atyre të superegos. Ankthet kthehen mbrapsht dhe ju rrëzoheni.


Megjithatë Frojdi i pa mbrojtjet si të nevojshme. Nuk mund të presësh që një person, sidomos një fëmijë, të marrë në sy dhimbjen e jetës ashtu siç vjen! Ndërkohë që dishepujt e tij sugjeruan se të gjitha mbrojtjet mund të përdoren në mënyrë pozitive, Frojdi vetë sugjeori se kishte vetëm një mbrojtje pozitive, të cilën e quajti sublimim.
Sublimimi është transformimi i një impulsi të papranueshëm, qoftë ai seks, zemërim, frikë apo çfarëdo në një formë më të pranueshme shoqërisht, madje edhe produktive. Kështu dikush me një ndjenjë të forte armiqësie mund të bëhet gjuetar, kasap, futbollist ose ushtarak. Dikush që vuan nga një ankth i tepërt mund të kthehet në një organizues, tregtar, shkencëtar. Dikush me dëshira të forta seksuale mund të kthehet në artist, fotograf, shkrimtar e kështu me radhë. Për Frojdin në fakt, të gjitha aktivitetet krijuese ishin sublimime dhe sidomos të impulsit seksual.

Stadet

Siç e thashë më parë, për Frojdin impulsi seksual është forca më e rëndësishme motivuese. Në fakt, Frojdi mendoi se ajo ishte forca parësore motivuese jo vetëm për të rriturit, por edhe për të vegjlit, madje edhe foshnjet. Kur ai paraqiti seksualitetin foshnjor në publikun vienez të ditëve të tij, ky i fundit mezi ishte i përgatitur për të folur për seksualitetin tek të rriturit, jo më tek foshnjet!
Është e vërtetë se aftësia për orgazëm është e pranishme që nga lindja. Por Frojdi nuk e kishte fjalën vetëm për orgazmën. Seksualiteti nuk nënkuptonte vetëm aktin seksual, por të gjitha ndjesitë e kënaqësisë që vijnë nga lëkura. Është e qartë edhe për më të ngurtin mes nesh se bebet, fëmijët dhe padyshim të rriturit i pëlqejnë përvojat e prekjes si p.sh. perkëdheljet, puthjet e kështu me radhë.
Frojdi theksoi se në kohë të ndryshme të jetës sonë, pjesë të ndryshme të lëkurës na japin kënaqësi më të madhe. Teoricienët e mëvonshme do t’i quanin këto zona erogjene. Frojdit i dukej se foshnja e gjente kënaqësinë e tij më të madhe në thithje, sidomos të gjoksit. Në fakt, bebet kanë një prirje për të çuar thuajse çdo gjë nga ambienti në gojë. Pak më vonë në jetë, fëmija fokusohet tek dëshirat anale të mbajtjes dhe të lëshimit. Nga mosha tre apo katër, fëmija mund të ketë zbuluar kënaqësinë e fërkimit apo prekjes së gjenitaleve të tij apo të saj. Vetëm më vonë, në pjekurinë tonë seksuale, ne gjejmë kënaqësinë më të madhe në aktin seksual. Në këto vëzhgime, Frojdi ngriti themelet e teorisë së stadeve psikoseksuale.
Stadi oral zgjat nga lindja deri në rreth 18 muaj. Fokusi i kënaqësisë është sigurisht goja. Thithja dhe kafshimi janë aktivitetet më të parapëlqyera.


Stadi anal zgjat nga 18 muaj deri në tre apo katër vjeç. Fokusi i kënaqësisë është anusi. Mbajtja dhe lëshimi i jashtëqitjes janë më të parapëlqyerat.
Stadi fallik zgjat nga tre apo katër deri në pesë, gjashtë apo shtatë vjeç. Fokusi i kënaqësisë janë gjenitalet. Masturbimi është i zakonshëm.
Stadi latent zgjat nga pesë, gjashtë apo shtatë vjeç deri në pubertet, pra, diku tek 12 vjeç. Gjatë këtij stadi, Frojdi besoi se impulsi seksual shtypej për t’i lënë vend të nxënit. Duhet të theksoj se edhe pse shumica e fëmijëve duken të qetë seksualisht gjatë viteve të gramatikës në shkollë, gati një e katërta e tyre masturbohen ose luajnë “doktorash”. Në epokën represive të Frojdit, këta fëmijë të paktën ishin më të qetë sesa homologët e tyre të kohëve moderne.
Stadi gjenital fillon në pubertet dhe përfaqëson rilindjen e impulsit seksual në adoleshencë dhe fokusimin specifik të kënaqësisë në aktin seksual. Frojdi besonte se masturbimi, seksi oral, homoseksualiteti dhe shumë gjëra të tjera që ne i gjemë të pranueshme në moshën e rritur sot, ishin të papjekura.
Kjo është një teori stadesh, që do të thotë se frojdianët besojnë se të gjithë kalojmë përmes stadesh, në këtë rend, dhe afër këtyre moshave.

Kriza e Edipit

Çdo stad ka disa detyra të vështira të lidhura me të që ka të ngjarë të shkaktojnë probleme. Për stadin oral, është lënia e gjirit. Për stadin anal është trainimi i uturakut. Për stadin fallik, është kriza e Edipit, e emërtuar sipas historisë së vjetër greke të mbretit Edip, i cili pa e ditur vrau të atin dhe u martua me të ëmën.
Ja, se si funksionon kriza e Edipit: objekti i parë i dashurisë për të gjithë ne, është nëna. Ne duam vëmendjen e saj, duam afeksionin e saj, duam perkëdheljet e saj, duam atë, në një mënyrë gjerësisht seksuale. Djali i vogël, gjithsesi, ka një rival për tërheqjen ndaj të ëmës: babanë e tij! Babai është më i madh, më i fortë, më i zgjuar dhe fle me mamanë, ndërkohë që djali i vogël fle vetëm në krevatin e tij. Babai është armiku.
Në kohën kur djali i vogël e kupton këtë situatë arketipale, ai është vetëdijësuar për disa nga ndryshimet më të fshehta mes djemve dhe vajzave, përveç gjatësisë së flokëve dhe stileve në të veshur. Nga këndvështrimi i tij naiv, ndryshimi është që ai ka penis, dhe vajzat jo. Në këtë pikë, fëmijës i duket se që të kesh diçka është shumë herë më mirë se të mos kesh asgjë kështu që ai është i kënaqur me gjendjen e tij.
Por ama lind pyetja: ku është penisi tek vajzat? Ndoshta ajo e ka humbur diku. Ndoshta i është prerë. Ndoshta kjo mund t’i ndodhë edhe atij! Ky është fillimi i ankthit të tredhjes, një emër tjetër i ndryshëm për frikën e humbjes së penisit.
Për t’iu kthyer historisë, djali duke e njohur superioritetin e të atit dhe duke patur frikë për penisin e tij, përfshihet në disa nga mbrojtjet e egos: ai e zhvendos impulsin seksual për të ëmën tek vajzat dhe më vonë tek gratë; identifikohet me agresorin, të atin, dhe përpiqet të bëhet gjithnjë e më shumë si ai, pra, si burrë. Pas disa vjetësh latente, ai hyn në adoleshencë dhe në botën e heteroseksualitetit të pjekur.
Vajza e fillon gjithashtu jetën me dashurinë për të ëmën, kështu që është problem për ta parë se si i përcjell afeksionet e saj tek i ati para se të ndodhë procesi i Edipit. Frojdi sugjeroi këtu idenë e zilisë së penisit: vajza e vogël e ka vënë re gjithashtu ndryshimin mes djemve dhe vajzave dhe ndjen se asaj i mungon diçka. Ajo do të donte të kishte një të tillë së bashku me fuqitë që lidhen me të. Së paku, ajo do të donte të kishte një zëvendësues të penisit, si p.sh. një bebe. Siç e di çdo fëmijë, njeriu ka nevojë për një baba dhe për një nënë për të pasur një fëmijë, kështu që vajza e vogël i hedh sytë tek i ati.


Babai sigurisht është zënë nga dikush tjetër. Vajza e vogël zhvendoset nga ai tek djemtë dhe burrat dhe identifikohet me të ëmën, gruan që mori burrin që ajo dëshironte. Vini re se ka diçka që mungon këtu: vajza nuk vuan nga motivimi i fuqishëm i ankthit të tredhjes, meqë ajo nuk mund të humbë diçka që nuk e ka. Frojdi mendoi se mungesa e një frike të tillë kishte të bënte me faktin (siç e pa ai) që gratë janë më pak të qëndrueshme në heteroseksualitetin e tyre si edhe më pak të orientuara nga morali.
Përpara se t’ju mbetet mendja në këtë konsideratë jo aq të gëzueshme mbi seksualitetin e grave, rrini të qetë pasi shumë njerëz kanë reaguar ndaj kësaj. Do të flas më tepër për këtë në pjesën e diskutimit.

Karakteri

Përvojat tuaja me kalimin e viteve kontribuojnë tek personaliteti juaj, ose karakteri, kur jeni i rritur. Frojdi mendonte se përvojat traumatike kanë një efekt veçanërisht të fortë. Sigurisht, çdo traumë e veçantë do të kishte impaktin e vet mbi personin, çka mund të zbulohet dhe kuptohet mbi baza individuale. Por traumat e lidhura me zhvillimin në stade, meqë secili nga ne duhet t’i kalojë ato, duhet të kenë më shumë qëndrueshmëri.
Nëse keni vështirësi në ndonjë nga detyrat e lidhura me stadet – lënia e gjirit, trainimi i uturakut, apo zbulimi i identitetit seksual – ju do të prireni të ruani disa sjellje të caktuara fëminore ose foshnjore. Ky quhet fiksim. Fiksimi i jep çdo problemi në çdo stad një efekt afatgjatë në drejtim të personalitetit apo karakterit tone.
Nëse në tetë muajt e pare të jetës frustroheni në nevojën tuaj për të thithur, ndoshta sepse nëna juaj nuk ndjehet rehat apo sepse është e ashpër me ju, apo përpiqet që ta lini gjirin shpejt, atëherë ju mund të krijoni një karakter oral-pasiv. Një personalitet oral-pasiv priret të jetë tepër i varur nga të tjerët. Ata kanë shpesh interes në “kënaqësitë orale” si të ngrënët, të pirët dhe pirja e duhanit. Është sikur ata të kërkojnë kënaqësirat që nuk arritën në foshnjëri.


Kur jemi midis pesë dhe tetë muajsh, fillojnë të dalin dhëmbët. Një gjë shumë e kënaqshme kur dalin dhëmbët është të kafshoni, si p.sh. thithkën e gjirit. Nëse kjo shkakton mërzitje apo çon drejt lënies së shpejtë të gjirit, ju mund të zhvilloni një personalitet oral-agresiv. Këta njerëz ruajnë një dëshirë afatgjatë për të kafshuar gjërat si p.sh. lapsa, çumçakiza dhe njerëzit e tjerë. Ata kanë një tendencë për të qenë verbalisht agresivë, sarkastikë e kështu me radhë.
Në stadin anal, ne mahnitemi nga “funksionet e trupit” tonë. Si fillim, ne mund të shkojmë kurdo dhe kudo që duam. Më pas, ashtu si papritur dhe pa kuptim e kupton se ka forca jashtë teje që duan që ti t’i bësh gjërat në vende të caktuara dhe në kohë të caktuara. Dhe prindërit duket se e vlerësojnë produktin final të këtyre përpjekjeve!
Disa prindër e vënë veten në mëshirën e fëmijës në procesin e trainimit për në tualet. Ata luten, përgjërohen, shfaqin gëzim të madh kur ata e bëjnë mire këtë gjë, ata sillen sikur u thyet zemra kur nuk e bëni këtë gjë. Fëmija është mbreti i shtëpisë dhe ai e di këtë. Ky fëmijë do të rritet dhe do të jetë një personalitet anal i jashtëm (ose anal agresiv). Këta njerëz priren të jenë të pakujdeshëm, të çorganizuar, bujarë ndaj gabimeve. Ata mund të jenë mizorë, shkatërrues dhe të dhënë mbas vandalizmit dhe shkrimeve nëpër mure. Personazhi i Oskar Medisonit në Ciftin e Çuditshëm është një shembull i mirë.
Prindër të tjerë janë striktë. Ata mund të bëjnë gara me fqinjët ose të afërmit se kush do t’i trainojë fëmijët më parë për në tualet (trainimi i hershëm sipas mendjes së shumë njerëzve lidhet me inteligjencën e madhe). Ata mund të përdorin ndëshkimin ose poshtërimin. Ky fëmijë ka të ngjarë të përjetojë konstipacion ndërkohë që përpiqet me dëshpërim ta mbajë atë në çdo kohë dhe do të rritet si një personalitet anal mbajtës. Ai ose ajo do të priret të jetë i pastër, perfeksionist, diktatorial, shumë kokëfortë dhe dorështrënguar. Me fjalë të tjera, një anal mbajtës është i shtrënguar në çdo drejtim. Personazhi i Feliks Unger tek Cifti i Cuditshëm është një shembull i përsosur.
Ka gjithashtu dy tipe personalitetesh fallike, edhe pse askush s’u ka dhënë emra. Nëse djali mohohet ashpër nga e ëma dhe ndjehet i kërcënuar nga babai i tij tepër mashkullor ka të ngjarë që ai të zhvillojë një vetëvlerësim të dobët mbi seksualitetin e tij. Ai mund ta kalojë këtë ose duke u tërhequr nga ndërveprimet heteroseksuale, ose duke u kthyer në një djalë librash, ose duke veshur një petk prej “macho”-je. Një vajzë e mohuar nga i ati dhe e kërcënuar nga nëna e saj tepër femërore ka të ngjarë të ndjehet e dobët në vetvete dhe të kthehet në një lule zbukuruese ose në një “bukuroshe” ekstremisht femërore.
Por nëse djali nuk mohohet nga e ëma, por parapëlqehet kundrejt babait të dobët dhe të squllur, ai mund të zhvillojë një opinion shumë të lartë për veten (çka mund ta bëjë të vuajë shumë kur të përplaset me jetën reale, ku askush nuk e do siç e do e ëma) dhe të shfaqet mjaft femëror. Në fund të fundit, s’ka shkak për t’u identifikuar me të atin. Po ashtu, nëse një vajzë është princesha e vogël e babit dhe shoqja e tij më e mire, dhe mamaja lihet në një rol shërbyeseje, atëherë ajo mund të kthehet në një person sipërfaqësor dhe egoist, ose edhe mjaft mashkullore.
Këto personazhe të ndryshme fallike tregojnë një pikë të rendësishme të karakterologjisë frojdiane: skajet çojnë drejt skajeve. Nëse frustrohesh ose perkëdhelesh, do të kesh probleme. Dhe edhe pse çdo problem priret të çojë në karakteristika të caktuara, këto karakteristika po aq kollaj mund të krijojnë të kundërtat e tyre. Kështu një person anal mbajtës mund të bëhet papritur shumë bujar, ose mund të ketë pjesë të jetës në të cilat është tmerrësisht rrëmujë. Kjo është frustruese për shkencëtarët, por reflekton realitetin e personalitetit!

Terapia

Terapia e Frojdit ka qenë më ndikuese se cilado teori tjetër dhe më ndikuese edhe se pjesa më e madhe e teorisë së tij. Këtu jepen disa nga pikat kryesore të saj:
Atmosfera relaksuese. Klienti duhet të ndjehet i lirshëm për të shprehur çdo gjë. Situata e terapisë në fakt është një situatë e veçantë sociale, një situate ku nuk duhet të ndjeheni i frikësuar nga gjykimi apo përjashtimi. Në fakt, në terapinë frojdiane, terapisti thuajse zhduket. Për ta kompletuar skenën shtoni kolltukun relaksues, dritat e ulura, dhe muret e izoluara hermetikisht nga zhurmat.
Asosacioni i lirë. Klienti mund të flasë për pothuajse çdo gjë. Teoria nënkupton që me anë të relaksimit konfliktet e pavetëdijshme do të pluskojnë në sipërfaqe. Vihet re një ngjashmëri midis terapisë frojdiane dhe të parit të ëndrrave! Gjithsesi, në terapi është terapisti, i cili është i trainuar për të njohur disa nga elementet e problemeve dhe zgjidhjet që duhet të shohë klienti.
Rezistenca. Një nga këto elemente është rezistenca. Kur një klient përpiqet të ndryshojë çështje, hutohet krejtësisht, bie në gjumë, vjen vonë, apo s’vjen fare në takim, terapisti thotë “aha!” Këto rezistenca sugjerojnë se klienti është pranë diçkaje në asosacionet e tij të lira, që në mënyrë të pandërgjegjshme i sheh si kërcënuese.
Analiza e ëndrrave. Në gjumë ne jemi disi më pak rezistentë ndaj pavetëdijes dhe ne lejojmë pak gjëra të vijnë në vetëdijen tone në formë simbolike. Këto dëshira nga idi i japin terapistit dhe klientit më shumë elemente. Shumë forma të terapisë e përdorin analizën e ëndrrave të klientit, por interpretimi frojdian dallon në atë që ka prirjen për të gjetur kuptime seksuale.
Lapsuset. Paraprakset ose lapsuset quhen shpesh lapsuse frojdiane. Frojdi mendonte se ato janë elemente që të të çojnë tek konfliktet e pavetëdijes. Frojdi ishte i interesuar në shakatë që tregonin klientët e tij. Në fakt, Frojdi mendonte se thuajse çdo gjë nënkuptonte diçka në thuajse çdo kohë – rënia e një numri gabim, marrja e një kthese të gabuar, keqshqiptimi i një fjale, ishin objekte serioze të studimit të Frojdit. Gjithsesi, ai vetë reagoi ndaj pyetjes së studentit se çfarë simbolizonte puroja që tymoste gjithnjë, duke iu përgjigjur “ndonjëherë puroja është thjesht puro.” Kështu të jetë vallë?
Frojdianët e tjerë krijuan interes në testet projektive si Rorschachu ose testet e njollave të bojës. Teoria pas këtyre testeve është se kur stimuli është i vagët, klienti e plotëson atë me temat e veta të pavetëdijshme. Sërish, këto shërbejnë për t’i dhënë elemente terapistit.

Transferenca, katharsis, dhe insight

Transferenca shfaqet kur klienti projekton ndjenjat që i takojnë njerëzve të tjerë tek terapisti. Frojdi besonte se transferenca ishte e nevojshme në terapi për të sjellë emocionet e shtypura që e kanë rënduar klientin për shumë kohë, në sipërfaqe. Ju s’mund të ndjeheni vërtet i zemëruar për shembull pa patur një person real për t’u zemëruar. Marrëdhënia mes klientit dhe terapistit, në dallim nga ajo që besohet, është shumë e ngushtë në terapinë frojdiane, edhe pse kuptohet që s’duhet të dalë jashtë kontrollit.
Katharsis është shpërthimi i papritur dhe dramatik i emocioneve që ndodh kur trauma del në sipërfaqe. Prandaj gjendet edhe pakoja me shami letre poshtë tavolinës.
Insight-i është ndërgjegjësimi për burimin e emocionit, për ngjarjen traumatike. Pjesa më e madhe e terapisë kompletohet kur përjetohen katharsis dhe insight. Ajo që duhej të kishte ndodhur vite më pare – por që ju ishit të vegjël për ta përballuar ose nën presione të ndryshme konfliktuale – ka ndodhur tani, dhe ju jeni pranë të qenit një person më i lumtur.
Frojdi tha se qëllimi i terapisë ishte i thjeshtë “të kthente pavetëdijen në vetëdije”.


E vetmja gjë më e përhapur se admirimi i verbër për Frojdin duket se është urrejtja e verbër për të. Sigurisht, qëndrimi i duhur qëndron diku nga mesi. Le të shohim disa nga gabimet e dukshme në teorinë e tij.
Pjesa më pak e pranuar e teorisë së Frojdit është kompleksi i Edipit dhe idetë e ankthit të tredhjes dhe zilisë së penisit. Cili është realiteti pas këtyre koncepteve? Është e vërtetë se disa fëmijë janë shumë të lidhur me prindin e seksit të kundërt dhe shumë kompetitivë me prindin e të njëjtit seks. Është e vërtetë se disa djem shqetësohen për dallimet midis djemve dhe vajzave dhe kanë frikë se mos dikush do t’u presë penisin. Është e vërtetë se disa vajza janë të shqetësuara apo dëshirojnë të kenë një penis. Dhe është e vërtetë se disa nga këta fëmijë i ruajnë këto afeksione, frikëra dhe dëshira deri në moshën e rritur.

Pjesa më e madhe e teoricienëve të personalitetit, gjithsesi, i shohin këta shembuj si raste nëpër të, më shumë sesa universale, përjashtime më shumë sesa rregulla. Ato ndodhin në familje që nuk funksionojnë aq mire saç duhet, ku prindërit janë të palumtur me njëri-tjetrin, përdorin fëmijët kundër njëri-tjetrit. Ato ndodhin në familje ku prindërit denigrojnë vajzat për mungesën e tyre të penisit apo flasin për prerje penisi tek djemtë e pabindur. Ato ndodhin veçantërisht në lagjet ku nuk qarkullon as informacioni më i thjeshtë për seksin, dhe fëmijët mësojnë ide të gabuara nga fëmijë të tjerë.

Nëse ne e shohim krizën e Edipit, ankthin e tredhjes dhe zilinë e penisit në një këndvështrim më metaforik dhe më pak të drejtpërdrejtë, ato janë koncepte të dobishme: ne i duam nënat dhe baballarët tanë, por edhe jemi në garë me ta. Fëmijët ndoshta i mësojnë sjelljet standarde heteroseksuale duke imituar prindin e të njëjtit seks dhe duke e pare tek prindi i seksit të kundërt. Në një shoqëri të dominuar nga meshkujt, të kesh penis – të jesh mashkull – është më mire se të mos kesh dhe humbja e statusit si mashkull është e frikshme. Të duash privilegjet e të qenurit mashkull, përveç organit mashkullor, është një gjë e arsyeshme për t’u pritur nga femrat me aspirate. Por Frojdi nuk kishte parasysh që ne t’i shihnim këto koncepte në mënyrë metaforike. Megjithatë, disa nga dishepujt e tij kështu bënë.

Seksualiteti

Një kritikë më e përgjithshme e teorisë së Frojdit bëhet në drejtim të theksit mbi seksualitetin. Çdo gjë, si e mire edhe e keqe, duket se rrjedh nga shprehja apo shtypja e impulsit seksual. Shumë njerëz vënë në dyshim nëse ka apo jo forca të tjera që veprojnë. Frojdi vetë, më vonë shtoi edhe instiktin e vdekjes, që tregoi se ishte një ide tjetër jo aq e përqafuar.
Së pari më lejoni të theksoj se në fakt, shumë nga aktivitetet tona në njëfarë mënyre janë të motivuara nga seksi. Nëse e shihni me kujdes shoqërinë tone moderne, do të shihni që shumica e reklamave përdorin imazhe seksuale, që filmat dhe programet televizive nuk shiten nëse nuk përfshijnë stimuj të tillë, dhe se industria e modës është e bazuar në lojën e vazhdueshme seksuale të “kukamsheftit” dhe se ne të gjithë e kalojmë pjesën më të madhe të ditës duke luajtur “lojën e çiftimit”. Megjithatë ne nuk mendojmë se e gjithë jeta është seksuale.
Por theksi i Frojdit mbi seksualitetin nuk ishte i bazuar në sasinë e madhe të seksualitetit të dukshëm në shoqërinë e tij – ai bazohej në shmangien e fortë nga seksualiteti, sidomos në klasat e mesme dhe të larta, dhe sidomos në radhët e grave. Por ne harrojmë kollaj që bota ka ndryshuar mjaft në 100 vjetët e fundit. Ne harrojmë se mjekët dhe priftërinjtë rekomandonin një ndëshkim të forte për masturbimin, që fjala “këmbë” ishte një fjalë e pisët, që një grua e cila kishte dëshira seksuale konsiderohej automatikisht si një prostitutë e mundshme dhe se një nuse e re befasohej nga ngjarjet e natës së parë të martesës dhe i binin të fikët kur e mendonte.
Është meritë e Frojdit që arriti të dilte mbi qëndrimet e kulturës së tij për seksin. Edhe mentori i tij Breuer dhe i shkëlqyeri Charcot nuk e kuptonin plotësisht natyrën seksuale të problemeve të klientëve të tij. Gabimi i Frojdit ishte fakti që e përgjithësoi shumë dhe që nuk mori parasysh ndryshimet në kulturë. Është ironik fakti që shumë nga ndryshimet kulturore në qëndrimet seksuale i dedikohen në fakt veprës së Frojdit!

Pavetëdija

Një koncept i fundit që kritikohet shpesh është pavetëdija. Nuk argumentohet në lidhje me faktin nëse ajo ndikon në disa nga sjelljet tona, por në lidhje me atë se sa ndikon dhe çfarë natyre ka kafsha brenda nesh.
Bihejvioristët, humanistët dhe ekzistencialistët besojnë të gjithë se (a) motivimet dhe problemet që mund t’i atribuoheshin pavetëdijes janë shumë më pak nga ç’mendonte Frojdi dhe (b) pavetëdija nuk është motori më i fuqishëm i aktivitetit tone. Shumë psikologë sot e shohin pavetëdijen si gjithçka për të cilën ne s’kemi nevojë apo që s’duam ta shohim. Disa teoricienë nuk e përdorin aspak këtë koncept.
Nga ana tjetër, të paktën një teoricien, si Karl Jung, propozoi një pavetëdije para së cilës pavetëdija e Frojdit duket e papërfshillshme! Por do t’i lëmë këto për kapitujt e ardhshëm.

Aspekte pozitive

Njerëzit kanë prirjen e pafatë që për një plesht të djegin të gjithë jorganin. Nëse s’bien dakord me idenë a, b dhe c, nxjerrin si përfundim se edhe x, y dhe z janë të gabuara. Por Frojdi na dha shumë ide të mira, kaq të mira saqë janë përfshirë në mjaft teori të tjera, aq sa ne harrojmë t’ia dimë atij për nder.
Së pari, Frojdi na bëri të ditura dy forca të fuqishme dhe kërkesat e tyre tek ne. Dikur pas në kohë, kur çdokush besonte se njerëzit ishin kryesisht racionalë, ai tregoi sesa shumë sjellja jonë ishte produkt i biologjisë. Atëherë kur kushdo i shihte njerëzit si veçmas të përgjegjshëm për veprimet e tyre, ai tregoi impaktin e shoqërisë. Kur secili i shihte burrin dhe gruan në role të përcaktuara nga natyra ose Zoti, ai tregoi sesa shumë vareshin rolet nga dinamika e familjes. Idi dhe superego – shfaqjet psikike të biologjisë dhe shoqërisë – do të jenë gjithnjë me ne, në një formë ose në një tjetër.
Së dyti është teoria bazë, duke u kthyer pas tek Breuer, e simptomave të caktuara neurotike të shkaktuara nga traumat psikologjike. Edhe pse pjesa më e madhe e teoricienëve nuk besonin më se të gjitha neurozat mund të shpjegohen, apo se ishte e nevojshme të çliroje traumën për t’u bërë më mirë, tani është kthyer në një besim të përhapur se fëmijëria e mbushur me neglizhim, abuzim dhe tragjedi priret të formojë një të rritur të palumtur.
Së treti është ideja e mbrojtjeve të egos. Edhe nëse s’ju pëlqen ideja e Frojdit për pavetëdijen, është e qartë se ne vazhdimisht përfshihemi në manipulime të vogla të realitetit dhe të kujtimeve tona mbi atë realitet për t’i përshtatur ato me nevojat tona, sidomos kur këto nevoja janë të forta. Unë do të sugjeroja që të mësoni t’i njihni këto mbrojtje: do të zbuloni se kur u vini emra kjo ju ndihmon t’i vini re tek vetja dhe tek të tjerët.
Së fundi, forma bazë e terapisë duket se është ndërtuar gjerësisht prej Frojdit. Përveç disa terapive bihejvioriste, shumë terapi të tjera janë një “kurë e të folurit” dhe ende përfshijnë atmosferën e relaksuar fizike dhe shoqërore. Dhe edhe pse teoricienët e tjerë nuk shqetësohen për idenë e transferenceës, natyra tepër personale e marrëdhënies terapeutike shpesh shihet si me rëndësi për të arritur suksesin.
Disa nga idetë e Frojdit janë të lidhura qartë me kulturën dhe epokën e tij. Ide të tjera nuk janë të testueshme kollaj. Disa mund të jenë çështje të lidhura me personalitetin dhe përvojat e vetë Frojdit. Por Frojdi ishte një vëzhgues i shkëlqyer i kushteve njerëzore dhe mjaft nga ajo çka tha, ka vlerën e vet edhe sot dhe do të jetë pjesë e teksteve të personalitetit edhe për vitet që do të vijnë. Edhe kur teoricienët dolën me ide krejt të ndryshme mbi mënyrën se si funksionojmë, në fakt ata i krahasojnë idetë e tyre me ato të Frojdit.

Flori Bruqi

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...