Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/22

Filmi Agon fiton çmimin “Filmi më i Mirë” në festivalin amerikan‏




       Nga: Ermira Babamusta, New York

Agon Poster

Filmi Agon u shtua në listën e filmave më të mirë për vitin 2013, realizim i përkryer i regjizorit të shquar Robert Budina. Filmi luhet me mjeshtëri nga aktori i ri Guljem Kotori i cili u vlerësua me çmimin “Aktori më i mirë” (Best Actor Award) në Festivalin e Filmit “Bloody Hero International Film Festival” në Arizonë, SH.B.A. Festivali u mbajt në shkurt 2013 dhe ceremonia e ndarjes së shpërblimeve ishte me 10 shkurt. Filmi Agon fitoi çmimin “Filmi më i Mirë” (Best of Fest) me produksion të Era Film, Shqipëri.





“Ky çmim duket sikur erdhi nga hiçi sepse ishte fare i papritur dhe nuk e prisja që filmi të vlersohej maksimalisht me çmimet më të mëdha të festivalit. Kam parë në garë ishin pjesa më e madhe filma amerikanë dhe shpresat për një çmim dukeshin fare të vogla. Anëtarët e jurisë dhanë të gjithë votën maksimale dhe kjo më ka bërë të ndihem shumë mirë dhe të rihap edhe njëherë projektet për të ardhmen. Mendoj se Guljem Kotori që fitoi çmimin si Aktori më i Mirë është një talent i ri që dhe në filma të tjerë do të tregojë se ky çmim nuk ishte aspak rastësi për të. Edhe në raste të tjera ai është vlerësuar nga njerëz të ndryshëm të industrisë së filmit që kanë parë filmin Agon,” tha regjizori i njohur Robert Budina.

Bari Film Festival
                                                                   Bari Film Festival
“Ishte e pa pritur dhe një surprizë shumë bukur për mua. Ky vlerësim më bëri të ndihem mirë për atë çka unë kam bërë në filmin Agon. Gjithashtu ky çmim më ka bërë të jem këmbëngulës akoma më shumë në karierën time si aktor dhe pse nuk kam bërë një shkollë për aktrin dhe nuk po e bëj momentalisht,” u shpreh aktori i talentuar Guljem Kotori.



“Eksperienca në filmin Agon ishte më e bukura ekzperiencë që unë kam pasur deri tani në jetë, në shumë aspekte.


Flolribruci  
Upload


Kjo eksperiencë ka qenë si një shkollë për mua, më ka mësuar shumë gjera mbi filmin, mbi aktrimin. Falë aktorëve profesionistë që unë kisha në krahë, me në krye regjizorin Robert Budina dhe falë punës parapregatitore që ne kemi bërë, më kanë mësuar shumë rreth aktrimit dhe filmit,” shtoi Guljem Kotori.



Filmi u realizua në Selanik dhe në Kapshticë të Korçës. Rolet kryesore luhen nga aktorët e talentuar: Antonis Kafetzopulos, Guljem Kotori, Isabella Kogevina, Xhevdet Jashari, Eglantina Cenomeri, Laert Vasili dhe Marvin Tafaj (www.agonfilm.com).



Filmi Agon ishte përzgjedhje zyrtare në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cikago (Chicago International Festival Film). Gjithashtu, filmi Agon është përzgjedhur në garën zyrtare të festivalit Bifest të Barit, një nga festivalet më të rëndësishme në Itali.



Flolribruci  
Upload


Filmi u shfaq me 20 mars 2013 në orën 18:30 në teatrin Petruzelli. Menjëherë pas tij, në orën 20:30, Adriano Çelentano, këngëtari i njohur italian mori çmimin e karrierës si aktor. Njëkohësisht, filmi Agon është zgjedhur në festivalin South East European Film Festival, në Los Angeles, Sh.B.A., një festival shumë i rëndësishëm për Hollivudin dhe industrinë e filmit amerikan, që fillon në maj 2013.



“Ndërkohë po presim përgjigje nga shumë festivale të tjera ku kemi aplikuar. Njëkohesisht filmi u shfaq në kinematë greke ku u prit shumë mirë, kam marrë shumë mesazhe nga publiku grek që e ka pëlqyer filmin. Filmi në pjesën më të madhe është pritur me shumë entuziazëm por nuk kanë munguar rastet kur ka pasur edhe reagime të forta kundër tij.



Mendoj se kjo ndodh për faktin që filmi është shumë provokativ. Shumë festivale që kanë dashur të marrin fillimisht më pas kanë hequr dorë sepse filmi ka skena të forta dhune dhe nuk është i lehtë të “përtypet” nga audienca sidomos ajo europiane.



 I jemi afruar shumë festivaleve të mëdha si Kane, Venecia, Berlin dhe Tribeca por jemi eliminuar gjithmonë në çastet e fundit të perzgjdhjes,” tregon regjizori i filmit Agon, Robert Budina.



Eksklusive: Intervistë me regjizorin Robert Budina

Bisedoi Ermira Babamusta


Çfarë ju bën më shumë krenar për filmin Agon?



Robert Budina: Fakti që Shqipëria ishte vendi lider i produksionit dhe që udhëhoqi një projekt ku ishin vende si Rumania, Greqia dhe Franca dhe që në këtë projket kishim dy Palma të Arta të Kanes, producentin rumun Daniel Burlac që fitoi në 2007 me filmin e Mungiut 4 Javë, 3 ditë e 2 net, dhe drejtorin e fotografisë, Marius Panduri, i cili ka fituar Palmën e Artë me filmin 12.08 Bukuresh me 2006. Jam krenar që dhe ne mund të realizojmë projekte me një rëndësi të tillë.



Personalisht ishte maksimumi që mund të arrij, të punoj në grup më bën të shprehem në maksimumin tim dhe natyrisht më pasuron eksperienca të reja jete. Profesonalisht arritja e përfundimit të një projekti të tillë relativisht të madh më ka hapur horizonte të reja që më parë nuk njihja. Por për mua të kem mundësi të punoj me kameraman dhe aktorët dhe të realizoj idetë e mija me anë të tyre dhe trupës është maksimumi që një krijues mund të ëndërrojë.



Cili është mesazhi për audiencat që shikojnë filmin Agon?



Robert Budina: Që shqiptarët nuk janë kriminelë, janë njerëz të sakrificave, të cilët kanë energji shumë pozitive brenda tyre; që kanë guxim të përballen edhe me fenomenet negative për të cilat kombe të tjera mbase me të drejtë i paragjykojnë; që familja për ta është gjëja më e shtrenjtë dhe për të cilën ata do të bënin sakrificat më të mëdha.



Filmi Agon tregon historinë e një familje shqiptare që integrohet në shoqërinë greke. Si e paraqesin kulturën shqiptare dy karakteret kryesore të filmit, Saimiri dhe Vini për grekët ?

Robert Budina: Saimiri ka trashëguar nga familja e tij kujdesin që prindërit kanë për fëmijët, që vëllezërit dhe motrat e mëdhenj kanë për ata më të vegjël, kujdesin që pjestarët e saj kanë ndaj njëri-tjetrit. Dikur familja shqiptare ka qenë shumë e fortë dhe e lidhur, vlera të cilat sot mungojnë në familjen perëndimore, ku shumë më tepër rëndësi merr individi se sa forca e familjes.

Duke qenë se babai i tyre ( i Saimirit dhe Vinit) ka vdekur, shpejt Saimirit i është dashur të bëhet babai i vëllait të vogël dhe të kujdeset gjithmonë për të. Janë pikërisht këto veti të tij që kanë bërë përshtypje tek e dashura greke e Saimirt, Elektra, dhe babai i saj, Niko, i cili sheh tek Saimiri strehën e sigurtë të vajzës së tij. Ndaj dhe Saimiri jo vetëm është integruar shpejt në Greqi, por edhe mjaft i vlerësuar nga të gjithë shokët e miqtë që ka atje.


Nuk është e njejta gjë për Vinin, i cili duke qenë artist dhe adoleshent, pasi i vëllai ka ikur në Greqi ku po përpiqet të ndërtojë familjen e tij të re, ndihet i lënë pas dore. Ai mendon se vjerri i tij grek e tërheq prej hunde dhe i kontrollon jetën dhe që Saimiri për shkak të fejuarës se tij është servil ndaj vjerrit dhe grekërve në përgjithësi. Këto e bëjnë të jetë i ftohtë ndaj familjes së re të Saimirit në Greqi dhe për rrjedhojë refuzon të integrohet në realitetin e tij të ri në Greqi.



Shpesh të gjendur vetëm mes një realiteti të ftohtë për familjet e emigruara dalin në pah edhe më shumë tradita dhe zakonet e vendit të tyre të origjinës.


Nëse do të merrja shembull familjet e shqiptarëve për mua ato janë objekt sutdimi në botë sepse arrijnë me një lehtësi të jashtëzakonisht të madhe të integrohen pa harruar për asnjë çast kulturën e tyre. Mjafton të përmendësh familjet arbëreshe që jetojnë në Itali sot të emigruara para rreth 500 vjetësh.





Sa mirë pranohet familja shqiptare në Greqi? A ështe e natyrale trazicioni apo i vështirë për të gjetur balancin midis dy kulturave?



Robert Budina: Saimiri është pranuar më së miri, madje ai mund të ishte modeli i çdo babai grek për t’i besuar bijën, pasi ishte i përgjegjshëm, i sakrificës, i dashur, punvtor, i respektueshëm. Ndërsa Vini duke paragjykuar pjesën greke të realitetit të vëllait tëtij, refuzohet dhe paragjykohet nga vetë pjesa greke. Duke u ndjerë i lënë pas dore ai do të përpiqet t’i tregojë vëllait se sai zoti është të bëjë vetë në jetë, pa ndihmën e tij.



 Për Simirin, integrimi është shumë natyral dhe i natyrshëm, pasi ai është kokëulur dhe bën gjithçka të nxjerrë në pah vlerat më pozitive të shoqërisë shqiptare. Ndërsa Vini, si rezultat i ndjeshmërisë së tij të lart prej artisti dhe moshës adoleshtente, ka nxjerr në pa temperamentin dhe energjinë e papërmbajtshme të një të riu në autovërtetim, dhe përpiqet të ngrihet mbi realitetin e vendit ku ka shkuar të jetojë.

Shqiptarët janë shumë mendje hapur dhe në pjesën më të madhe kanë arritur shumë mirë të integrohen. Mendoj se në origjinë shqiptarët janë një popull emigrant në vazhdimësi, sepse kane qenë të pritur ta shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit të origjinës.


 Kjo ka ndodhur që në kohët e lashta dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, por mrekullia qëndron në faktin që ata nuk i kanë humbur kurrë kontaktet me kulturën dhe traditat e tyre. Në këtë pikë mendoj se janë unikale në historinë botërore.

Në këtë lloj situate, si e ruan njeriu identitetin, por arrin të integrojë në kulturën e re, pa harruar se kush janë?

Robert Budina: Saimiri përpiqet të mbajë një ekuilibër ndërmjet familjes së re greke që përfaqëson të ardhmen e tij, dhe familjes së tij shqiptare që përfaqëson tashmë të shkuarën e tij ose më së miri rrënjët e ij. Ky ekulibër nuk është i thjeshtë, pasi për t’u martuar me një greke i duhet të ndërrojë fenë dhe emrin në mënyrë që të pranohet nga komuniteti grek.


 Ai bën ç’është e mundur që t’ja arrijë kësaj ndaj edhe kur mbërrin nga Shqipëria familja e xhaxhait në hall për operacionin e tij, ai bëhet copë për ta ndihmuar, duke u futur në konflikt me vjerrin e tij grek. Ky i fundit nuk do t’i hapen probleme me klandestinë shqiptarë në shtëpinë e tij. Në këtë pikë Saimiri ndihet i plagosur, por megjithatë përpiqet përsëri t’i kalojë vështirësitë dhe të mos lerë pas dore asnjërën nga dy familjet e tij.





Si e ruajnë këtë ekulibër Saimiri dhe Vini në filmin Agon?



Robert Budina: Saimiri përpiqet të mbajë ekulibrin duke u kujdesur si për familjen e xhaxhait, ashtu edhe duke u dhënë pas të fejuarës së tij greke, pa harruar punën e vështirë që bën si mekanik në oficinën e vjerrit të tij grek. Pra ai përpiqet të përballojë si pjesën fizike të problemit por edhe atë psikologjike të tij. Ndërsa Vini mendon se integrimi i tij do të jetë shsumë më i shpejtë nëse ai bëhet zot i vetes nga ana fianciare ndaj dhe kërkon të bejë lek në mënyrë të shpejtë dhe të paligjshme duke u marrv me trafik dokumentash me ndihmën e Benit, një trafikant shqiptar që e bën prej vitesh këtë punë. Ai mendon se pamvarësia ekonomike do ti japë shansin të ndërtojë jetën ashtu si ka dëshrië dhe njëkohësisht të mos lerë pas dore pasionin e madh që ka për pikturën.





Nga pikpamja e regjizorit cilat paragjykime doni të rrëzoni me këtë film?



Robert Budina: Që nuk ka kombe të kategorisë së parë e të dytë, që pavarësisht diferencimeve kulturore midis vendeve me zhvillim të ndryshëm ekonomik e social, qënja njeri është kudo njëlloj dhe duhet të trajtohet e tillë. Që krimi nuk ka kombësi, që krimi nuk ka shihet në mënyrë sipërfaqësore, që për ta kuptuar atv duhet një vështrim më i tellë mbi fenomenin; që një kriminel duhet kuptuar në veprimet e tij në mënyrë që të kesh mundësi ta parashikosh, që shpesh njerës në vështirësi të mëdha jetese në mënyrë të papritur mund të kthehen në kriminelë.



Çfarë tregon filmi Agon për vështirësitë në jetë?



Robert Budina: Zgjidhja e çdo vështirësie është një familje e shëndoshë, pavarësisht kontradiktave.


Ermira Babamusta.jpgErmira Babamusta largohet nga Tirana, Shqipëria në vitin 1998, ku ndiqte anglisht në shkollën e mesme profesionale e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”. Ka mbaruar universitetin e lartë me dy mastera, Shkenca Politike dhe Public Administration si dhe programin e tretë të avancuar ‘Diplomacia e Kombeve të Bashkuara’. Ajo është kandidate për doktoraturë në Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare.
Në 2007 kreu hulumtimet nëpërmjet UNMIKut për metodat diplomatike përdorura gjatë bisedimeve zyrtarëve për statusin dhe pavarësinë e Kosovës. Punimi shkencor i saj publikuar një javë para ngjarjes parashikon shpalljen e pavarësisë si alternativë e vetme e Kosovës. Një vit më pas, në 2008 hapi gazetën Prishtina Press si e para iniciativë e medias shqiptare pas pavarësisë.
Ka punuar për zgjedhjet presidenciale të Obamës (2008), në Senatin dhe Kongresin Amerikan, si dhe në Departamentin e Paqes të OKB-së në New York. Ermira krenohet me prejardhjen shqiptare dhe synon ngritjen e vlerave shqiptare kudo në botë.
Ermira ka publikuar në gazeta të ndryshme shkrime si eksperte e punëve të jashtme. Gjithashtu është autorja e librit “Kosova: Dilema e Ballkanit. Diplomaci Shumëpalëshe në Shtet-Formim.” .

FATBARDHA DEMI: SHTETI I PARË 'GREK' ISHTE THEMELUAR NGA SHQIPTARËT!



 (Kjo ndërtesë ballkanike mund të forcohet, vetëm me forcimin e Shqipërisë. - Ismail Qemali - mesazh dërguar Fuqive të Mëdha, Vlorë 1917) - Shteti Shqiptar i 1912-ës është Shteti i dytë i shqiptarëve pas atij të 1822-it, dhe i treti është Shteti i Kosovës! - Pikërisht në vitin e 100 vjetorit të kurorzimit të Shtetit Shqiptar (1912), historianët grekë na afrojnë dokumentarin “Legjendat Kombëtare”, mbi fillozofinë e formimit të shtetit të parë Grek, ku arvanitasit kanë një rol të rëndësishëm. (Kanali SKY) Dokumentari hapet me vrasjen e Kryeministrit (shqiptar) Jani Kapodistria.

Historianët grekë me krenari shprehen se “nga viti 1831 Greqia është i pari komb - shtet i pavarur në Europë”. Kujtdo shikuesi do t’i lindte dëshira të njihej me luftëtarët dhe heronjtë e “Revolucionit grek” (1821-1930), që bëri një jehonë të jashtëzakonshme në Europën e shk. 19. Më tërhoqën vëmëndjen në dokumentar, pikturat e bëra nga Peter fon Hes, i dërguar posaçërisht nga mbreti gjerman Ludovik, për të përjetsuar ngjarjet dhe heronjtë e asaj kohe. Kudo paraqitet vetëm një veshje: ajo shqipëtare. Bile edhe pamjet e mbretit bavarez Otton të asaj kohe, janë me këtë veshje. “Fustanella është një veshje të cilën në Ballkan e përdorin vetëm shqipëtarët”.


Kryeministri shqiptar i Greqisë - Jani Kapodistria.

Po ku janë luftëtarët “grekë” dhe cilin kostum kombëtar kishin? Ç’flamur kishin trashëguar nga të parët e tyre, dhe nga cilët heronj kombëtar frymëzoheshin? Faktet historike dëshmojnë se flamuri i sotëm, u sajua mbas luftës së 1821-it (kryqi dhe vija blu në sfond të bardh) dhe pa asnjë domethenie nga trashëgimia “e lashtë” helenike. Edhe flamuri i shoqërisë Filiki - Eterise u kompozua në fillimet e shk. 19. Në pikturën ku prifti Germanos bekon “grekët” kryengritës të Patrës (të veshur me fustnella shqiptare), na shpaloset një flamur vetëm me një kryq blu në sfond të bardhë, si i kryqëzatave të Mesjetës.

Në trevat e Helladës, figura më e njohur historike e atyre viteve, ishte heroi i lavdishëm i shqipëtarëve, Skënderbeu. Udhëheqësi i kryengritjes dhe kryeministër i Greqisë T.Kolokotroni (1862) na thotë në kujtimet e tij: “E njoha jetën e Skënderbeut dhe koleksionoja veprat e tij”. (1) Në Parlamentin Kombëtar të Greqisë në Argolide, i mbretit Oton (Otton di Wittelsbach) (1832) edhe gjatë një dhjetvjeçari, bisedohej në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës hartohej greqisht. (2) Arsyeja sipas Sami Frashërit, ishte sepse “greqishtja…te cilën e dinë fort pakë edhe s’e mësojnë dot’ me gjithë që e çajnë kokënë, me qenë q’është aq’ e rëndë e aj’ e humbur’ e e haruarë, sa edhe nga ata, grekëret vetë, fort të pakë njerës mundinë ta mësojnë. (3)

Europianet e shk. 19, nuk gjetën gjëkundi pasardhësit e luftëtarëve Spartanë dhe të fiseve Doriane greqisht-folëse. Ngado që hidhnin sytë, në trojet e “Helenëve“ të lashtë, kudo ata u ndeshën me tiparet dominuese të arbërve: në popullsi, në luftë, në heronj, në këngë e në valle, në drejtim dhe në gjuhë. Studiuesi gjerman Falmerajer, që bëri hulumtime mbi „helenët“ e asaj periudhe (1857-1860 “Das albanesische elementi in Griechenland”), u shpreh se „nëse e quajme Greqinë “Shqipëri të Re” kemi kapur thelbin e teorisë. (4)

Shteti i parë „grek“, ishte themeluar nga shqiptarët!

Sipas historianit Luciano Canfora „të shkruash Historinë është njëkohësisht e domosdoshme dhe e pamundur“. Arësyeja është se arkivat e fitimtarëve, janë gjithmonë të mbyllura ose përdoren vetëm nga „persona që i përkasin strukturës qeveritare“. (5) Megjithatë, llogjika e ngjarjeve të pasqyruara në masmedia dhe botime të ndryshme, na ndihmon në këtë drejtim. Dita nacionale e Greqisë, 25 marsi 1821, që njihet nga historiografia botërore si datë e bekimit në manastirin e Aghia Lavres, të kryengritësve “grekë” nga arqipeshkvi i Patrës, Germanos, është një sajesë e mëvonshme. (6) Propoganduesi më i madh i kësaj date, ka qënë F.Pukëvili, i cili donte t’i jepte kryengritjes së 1821 ngjyrën kristiane. (7)

Në Historiografinë botërore, dhe as në “rrëfimin” e historianëve grek, nuk përmëndet data e 15. 01. 1821, kur Kuvëndi i Kapedanëve të Rumelisë shpalli «Aleancën e Bashkimit Kombëtar» të shqiptarëve, për nisjen e luftës çlirimtare me thirrjen: «Nderin dhe Kombin i kemi bashkë - Të krishterë e mysylmanë!» (8) Është i vetmi organizëm luftrak, që filloi dhe drejtoi luftën çlirimtare të 1821-it në tokën e Greqisë së ardhëshme.

Këta heronj, u vet-sakrifikuan të vendosur për të mos jetuar në robëri (Ja Liri, Ja Vdekje!) së bashku me “vëlla”-mët me fe tjetër, karakteristika të njohura të shqiptarëve. (9) Në monumentin e ngritur në Kolonaki, ku është gdhëndur betimi i organizatës “Filiki Eteria” që shpallet si autore e Pavarsisë së 1821, nuk gjëndet asnjë fjalë që të ketë lidhje me luftën, atdheun apo lirinë. Muajt e parë të 1821, shënojnë fillimin e luftimeve në krahinën e Manit, në Peloponez, nën udhëheqjen e Teodor Kolokotronit, Petrobej Mavromihalit, të kleftëve dhe popullsisë “arbëreshe, bashkë me të cilët luftuan dhe grekët, që i mbetën këtij vëndi…”(10) Një barrë të madhe të kësaj lufte, e mbajti flota detare e arbëreshëve të ishujve të Hidrës, Psarës dhe Specias me kapedanët shqiptarë Miauli, Kanari, Bubulina etj.


Edhe në vitet e Shtetit të ri “Helen”, “besoj se është e mjaftueshme të përmënd se kryesisht janë shqiptarët e atjeshëm që administrojnë Greqinë dhe veçanërisht përdorin flotën greke (11) Historiografia greke, duke i ngjyrosur emrat shqiptare me bojën greke (mbaresën „os“ dhe „is“) dhe duke fshirë gjithë gjakun e derdhur të shqiptarëve të fesë myslimane, që “janë fuqija më efektive e përleshjes me Turqinë, si bardhunjotët, laliotët në More“, (12) shpalos heroizmat e popullit, kapedanëve dhe kleftëve „grekë“ të denjë për paraardhesit e tyre të Lashtësisë. Mirëpo faktet historike të atyre viteve, dëshmojnë se në jugun ballkanik, përveç një pakice me popullsi të përzier (turke, sllave, bullgare etj) shumica ishin banorë arbëreshë dhe„nëse i nxjerrim jashtë këta arvanitas (myslimanë dhe të krishterë) nuk mbetej asgjë nga grekët dhe Greqia!“ (13)

Ky realitet në dokumentar, zëvëndësohet me problemin „madhor“ të trashëgimisë otomane. “Shteti grek e bazon të gjithë filozofinë dhe arësimin e tij, në një mos pranim të plotë të së kaluarës Otomane, dmth është harruar çdo gjë që ka lidhje me të kaluarën tonë otomane”. Këtu na duhet të nënkuptojmë “të çdo gjëje shqipëtare”, sepse në vijim të “rrëfimit” pohojnë se, në të kundërt “ende sot do të flisnim gjuhën Arvanitase”dhe do te ishte rrjedhimisht, një Shtet natyral Shqipëtar. Pra, duhesh vepruar shpejt për të shmangur këtë dëshirë, që vlonte në gjirin e popullsisë së shtetit të ri „Grek“, të arbëreshëve të Italisë dhe shqiptarëve të mbetur në Perandorinë Osmane.

Ismail Qemali, një nga njohësit më të mirë të politikës europiane të asaj kohe, në kujtimet e tij shprehet se „(Arvanitët, në kohën e mbretit Gjergj, 1900-shën im) dukeshin të pasigurtë nëse unë dhe bashkatdhetarët e mij do të mundnim të bashkpunonim me ta, për të mirën e Greqisë, ose nëse duhej të nxisnin atdheun e tyre të dytë, që të merrte pjesë në lëvizjen për restaurimin e atdheut të tyre të parë ... por ndjenja më e këndshme nga të gjitha, qenë fjalët e adjutantit fushor të mbretit, që ishte me origjinë prej njerës nga familjet më heroike shqiptare, i cili më tha... bëni ç’është e mundur të krijoni një Shqipëri të lirë për ne, në mënyrë që të mblidhemi të gjithë përsëri atje!“ (14).

Në ditët e sotme, Historiografia europiane dhe botërore, na emërton “të vonuar” në zgjimin e ndjenjës kombëtare, në formimin e shtetit tonë (të 1912-ës) dhe në pjekuri politike, në krahasim me vëndet e tjera ballkanike dhe europiane. Ky përcaktim antihistorik për shqiptarët, është pranuar pa shumë llafe edhe nga Albanologjia zyrtare. Por, faktet historike dëshmojnë se arbërit, duke patur një ndërgjegje kombëtare të trashëguar, duke qënë një komb natyral, dhe jo “të formuar” në shekullin e 19-të, siç ka ndodhur në Mbreteritë europiane dhe popujt e tjerë ballkanas, kanë luftuar të parët dhe në mënyrë të pandërprerë, pa ndihmën e ndonjë fuqie të huaj aleate, për t’u çliruar dhe formuar një shtet të tyrin. Shteti Shqipëtar i 1912-ës, me të drejtë mund ta quajmë shtetin e dytë të shqiptarëve, pas atij të 1822-it, dhe i treti është ay i Kosovës!

Krijimi i tij, nuk qe një ngjarje e veçuar dhe e papritur, por kurorëzim i përpjekjeve në shk.19 për një shtet shqiptar, të Ali Pashës, të “Aleancës së Bashkimit Kombëtar”, të luftës popullore të 1821, dhe formimit të Qeverisë në qytetin (me shumicë shqiptare) të Nafplios, si dhe Organizmave luftarake, në të gjitha trevat natyrale të Shqiptarëve (Lidhja e Prizrenit, Lidhja e shqiptarëve të jugut).

Ngjarjet e shk. 19 në jug të Ballkanit (Greqia e sotme), janë pjesë e një zinxhiri luftrash të pandërprera 500 vjeçare të arbërve, kundër pushtimit otoman.

Sipas Aristidh Kolës, kjo mosbindje ndaj pushtuesit, që mbas rënies së Kostandinopojës më 1454-ën, “krijoi një urrejtje të jashtëzakonshme të turqve ndaj shqiptarëve, sepse ishin të vetmit, që nuk nënshtroheshin” (15) Këtë fakt e përforcon edhe bashkëkohësi i këtyre ngjarjeve, Pashko Vasa: “Të gjitha racat e tjera që nuk i përkisnin racës shqiptare…e pranuan në heshtje fatin e të mundurve dhe u treguan të gatshëm të jetonin në gjëndje vasaliteti…Gjithashtu të gjitha racat e popujt, që nuk ishin shqiptare, nuk e kanë njohur kurrë ndjenjën e detyrës, ndjenjën e të mbrojturit me armë të atdheut të përbashkët” (16). Edhe filozofi Sami Frashëri pohon se: “Shqipëtarët janë më trima, më guximtarë, më të lirë e më aktivë se të gjithë popujt e Lindjes” (17)

Thëniet e sipër-përmëndura, nuk burojnë nga përkatësia e tyre etnike apo “patriotizmi romantik”, siç akuzohen nga disa pseudo-studiues të sotëm, sepse do të na duhej t’i akuzonim si “patriotë romantikë shqiptarë” edhe shumë të huaj që i kanë theksuar këto fakte. Ato janë përfundime të nxjera nga një vëzhgim psikologjik dhe historik, i sjelljes së popujve të Ballkanit. Walter Barberis, studiues i historisë moderne dhe metodës së kërkimit historik shprehet se: “Një shoqëri pa rrënjë të përbashkëta, popuj pa histori apo kujtime të familjes…pa nje ide të përbashkët për atdheun, ose me fjalë të tjera pa ndjenjën e përkatësisë ndaj një komuniteti, janë ata që më shumë se të tjerët, bëjnë zgjedhje që s’lidhen me interesin e përgjithshëm” (18).


Në prag të 100 vjetorit të shtetit shqipëtar të 1912, historianët grekë pasi „e pastrojnë shpirtin“ me citatin e Dionis Solomos (autor i hymnit grek 1847) se „një komb duhet të konsiderojë histori kombëtare, vetëm atë që është e vërtetë“ nxitojnë të na mësojnë disa „marifete„ të përdorura për formimin e identitetit „helen“ sepse: «Bashkimi kombëtar mund të kultivohet vetëm në sferën e fantazisë ...(dhe) sigurisht me reduktim të historisë. Që të bëhet ky reduktim në histori, disa herë duhet të fshihen faktet» dmth të fshihen, autorët e vërtetë të shtetit të parë “grek” - Shqiptarët! Përmes rreshtave të këtyre rrëfimeve të autorëve të dokumentarit, mungojnë ngjarjet më të rëndësishme të atij shekulli në jugun ballkanik. Duke jua “lënë (...) në derë” europianëve, (për masakrat), “në Europën perëndimore, në shekullin e kaluar, në luftrat e mëdha fetare, ndodhte pikërisht e njëjta gjë... Nuk ishin vrasje të rastësishme ... ishte një politikë” historianet grek, heshtin për veprimtarinë e një aleance forcash, (kishtare dhe ndërkombëtare) per çfarosjen e kombit arbër dhe pakicave etnike.

Për të ndërtuar një komb imagjinar homerik „helen“, që „do ta kthente nga një popullsi me një identitet tradicional, në një komb të moderuar” kristian, u përdor: fanatizmi fetar, korupsioni financiar, postet administrative në Qeveri, e sidomos arësimi “Pushtuesi i vërtetë është shkolla greke”. Aleate në këtë “rindërtim”, janë po ata kumbarët e sotëm: Gjermania, Franca, Rusia dhe Anglia .”Por qeveritë europiane i kanë marrë vendimet e tyre në lidhje me të ardhmen e vëndit”.

Për të qënë më të saktë me faktet historike, duhet thënë se ky “rindërtim” kishte filluar që “në kohën e sundimit ottoman, (ku) kisha luajti rol vendimtar në mësimin e gjuhës greke duke kontribuar kështu në shpëtimin e brezit„. Historianët grekë „harrojnë“ të përmëndin kontributin e madh të Parandorisë Otomane në këtë strategji. „Për të bërë punën e grekut qeveri’ e Tyrqisë nukë le të hapetë nonjë shkollë, të shkeletë nonjë livrë (liber) a të behetë nonjë mësim e nonjë mbrodhëri në gjuhët shqipe…(19). Pushteti osman, u kishte siguruar nje status të veçantë të privilegjuar, kishës dhe shkollës greke (20). Është fakt i njohur se Prelatët kishtarë si Patriarku Grigoris, kanë „ mallkuar revolucionin„ dhe kryengritësit që e vinin në rrezik Kishën ortodokse. Arsyeja sipas historianëve grekë ishte se, ”Kodi fetar nuk përfshin revolucionin. Revolucioni është një gjë e keqe, nuk është në dëshirën e zotit të ngrihesh dhe të shkaktosh trazira”? Pra kryengritësit, nuk u frymëzuan nga “bekimet” dhe “meshat” e fshehta, por nga Kuvëndet e Kapedanëve Arbër, që u bënë thirrje të gjithë banorëve pa dallim feje dhe race, për të luftuar sundimin 400 vjeçar Otoman.

“Shteti grek kur bashkoi kishën me nacionalitetin, (krijoi) ”nacionalizmin modern”...Kisha jonë ishte një ruajtese e vërtetë i thesarit kombëtar dhe punishte heronjsh”. Për ç’heronj e kanë fjalën historianët grekë? A nuk pohojnë se “Feja nuk beson në gjërat e kësaj bote, përgatit krishterë të mirë për botën tjetër”? Ngjarjet e atyre viteve deshmojne se kjo punishte prodhoi “heronj” ortodoks të etnive të përziera, që së bashku me “Arvanitasit (pa i përgjithsuar, që) u shkrinë në shoqërinë greke dhe u bënë më grekë se vetë grekët” kanë masakruar vëllezërit e një gjaku, po me fe myslimane, si dhe njëri-tjetrin për ambicje politike. Edhe brezi i dytë dhe i tretë, i disa prej emrave të njohur të 1821, vijuan çfarosjen e shqiptarëve myslimanë (në shk. 20) dhe të punojnë në dëm të interesave të kombit shqiptar.

Fitoret e luftëtarëve arbër kundër ushtrisë otomane, dhe „detyrat“ që dhanë Fuqitë e Mëdha, ndryshuan timonin e Kishës. “Por kur u formua shteti grek, që ishte produkt i një revolucioni, duhet të vendosë edhe kishën si pjesë të revolucionit... në vitin 1833, bavarezët …e vënë (kishën) në shërbim të kurorës mbretërore. Kështu fillon një thjeshtëzim (sajim) i domosdoshëm i historisë rreth rolit të kishës ortodokse në revolucionin e 1821-it”. Shprehja “ grek-i krishterë” e cila nuk njihej para vitit 1821, u bë baza ideologjike e shtetit të ardhshëm helen dhe programit të “megali-idesë”. (21)

Shqiptarët midis “Kudhrës dhe çekiçit”.

Kjo shprehje është përdorur nga nazizmi gjerman, dhe përfaqësonte strategjinë e Rajhut të Tretë për të sunduar botën me anën e forcës dhe të masakrave. “Ne nazistët -mburej Hitleri - jemi barbar! Është një titull i nderuar, sepse kështu mund të rinovojmë botën” (22).

Një vit pas themelimit të “Aleancës së Bashkimit Kombëtar” (1821) i shqiptarëve, më 1822 filloi Holokausti kundër tyre, i Ortodoksëve të Helladës dhe Perandorisë otomane që luftonte për mbijetesë. “Masakrat janë padyshim një pjesë e pandarë e revolucionit grek.” Ata që u vranë, u shitën si skllevër, u zbuan nga vatrat e tyre dhe emigruan duke humbur gjithshka, ishin përgjithësisht shqiptarët. (Nuk mohoj edhe genocidin ndaj etnive të tjera). Krimet mbi popullsinë çame të mesit të shk.20, janë një pasqyrë e gjallë për ngjarjet e viteve 1821, dhe përfaqësojnë në Arkivin Historik të Kombit tonë, të gjithë popullsinë shqiptare të masakruar në shk. 19 dhe 20, në trojet e sotme të shtetit Grek.

Simboli i “kudhrës dhe çekiçit” përfaqëson gjithashtu tragjedinë e shqiptarëve të ndodhur, midis: Popujve ortodoks dhe interesave të Fuqive të Mëdha. Mbasi u caktuan si material njerëzor për ndërtimin e shtetit të ri “Helen” të 1832-it dhe shtimin e popullsive të shteteve të reja: të Sërbisë, Malit të Zi, Greqisë, Bullgarisë (Kongresi i Berlinit 1878, Londrës 1913) atëhere filloi një kasaphanë e vërtetë ndaj tyre, nga “padronët e rinj”. Për të patur një pamje më të qartë të krimeve mbi shqiptarët e atyre viteve, mjafton të sjellim shifra të sakta të shk 20. Vetëm mbas Luftës së Dytë Botërore (në 55 vjet), shqiptarët e Kosovës janë dënuar me 666 shekuj burgim. (23)

Sot studimet gjenetike të këtyre popullsive, nxjerrin në pah afërsinë gjenetike të popullsisë në Maqedoni, Greqi, Bullgari, Kroaci, Bosnjë, Serbi me shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, rrjedhojë e këtij sakrifikimi të dhunshëm të një shumice të elementit arbër. (24) Ky genocid, i kryer nga disa mbretëri, shpesh në bashkpunim me njëra tjetrën, kundër të njëjtës popullsi shqiptare, nga historiografia europiane dhe nga Organizmat Ndërkombëtarë nuk njihet si i tillë. Genocidi u përkufizua si krim kundër njerëzimit, me Rezolutën 96 të Lidhjes së Kombeve (1946), dhe në përkufizimin ligjor të tij për Parandalimin dhe Dënimin e Genocidit, Art.II dhe III (1948), njeh si krim jo vetëm kryerjen e tij (“genocidi fizik”), por edhe “synimin, për të çfarosur apo asimiluar forcërisht, tërësisht apo pjesërisht, një grup tjetër kombëtar, etnik, racor apo fetar” (25). Në historinë e shqiptarëve, janë përdorur të dyja pikat e genocidit, si në Shqipërinë e 1913-ës, ashtu edhe në Greqi, Maqedoni, Sërbi dhe Mal të Zi. Dhe “synimi” i genocidit ndaj popullsisë shqiptare, jeton akoma i gjallë në ditët e sotme: në strategjinë politike, ekonomi, arsim, mëndësi, propagandë dhe kulturën e këtyre shteteve.

Sa gjak shqiptari është derdhur vetëm gjatë luftës çlirimtare të 1821-it dhe dy luftrave civile? Nuk ka asnjë të dhënë. Revolucioni i ’21 si të gjitha kryengritjet e armatosura është një histori e përgjakur. Shfarosje dhe hakmarrje, epidemitë dhe urija, luftra civile dhe vrasje, plaçkitje, refugjate dhe skllavëri. Masakrat e bujshme të Psarës, Kios, Tripolicës dhe gjatë të gjithë periudhës së luftës, që prekën zëmrat e intelektualëve më të shquar europianë për nga mizoria, përmëndin “grek” dhe “turq”, ndërkohë që viktimat, me të dyja emërtimet, qenë në shumicë, thjesht shqiptare. Sepse „mëkati më i madh i tyre, ishte mospërfshirja në trupin e helenizmit“, siç vërente “babai” i Historiografisë greke Paparigopulos, dhe historianët e parë të shtetit të lirë grek. (26)


Në Parlamentin e parë grek, flitej SHQIP...

Ky genocid ndaj shqiptarëve, gjatë dhe mbas 1821 në jugun ballkanik, me gjithë përmasat dhe pasojat e tij, ka mbetur pa autor dhe i papërfshirë në Historiografi apo debatet politike. «Është e tepërt të rradhisim këtu të gjitha rastet ku këta zotërinj godisnin dhe vrisnin pa asnjë lloj arsyeje arvanitasit mysylmanë, që i dorëzoheshin ushtrisë së krishterë duke braktisur turqit, ndërkohë që nuk bënin të njëjten gjë me turqit halldup» (27)

Por genocidi u krye edhe ndaj shqiptarëve ortodoks. Shprehje e këtij genocidi qenë vrasjet, burgosjet, presekutimet dhe menjanimi nga postet drejtuese të figurave më të njohura arvanitase si: Odise Andruco, Nikolla Kriezoti, Andrea Miauli, Teodor Kolokotroni, Dhimiter Pllaputa etj., si dhe propaganda administrative, fetare, mediatike dhe shkollore, kundër kombësisë dhe gjuhës shqipe. „Në Greqinë paskryengritëse shumë pak guxuan të krenohen për prejardhjen e tyre arvanitase” (28) Figura të shquara intelektuale si Anastas Kullurioti, që themeloi gazetën “Zëri i Shqipërisë”, vdiq i helmuar në burgun e Athinës, ndërkohë Fjalori i gjuhës shqipe i Panajot Kupitorit, nuk e pa dritën e botimit. (29) Arvanitasit (Shqiptarët) paraqiteshin si njerez kokë-fortë dhe përfaqësues të “së keqes”, të detyruar t’iu nënshtroheshin poshtërimeve në shkollë dhe në ushtri. (30) “Në asnjë festë kombëtare të Greqisë në radio apo televizor, nuk u fol për kontributin e arbëreshëve në kryengritjen e ’21-shit”. (31)

Gjatë shtjellimit të dokumentarit, duket qartësisht se historiografia greke nuk është çliruar edhe në ditët e sotme, nga racizmi i shekullit të 19-të. Sipas historianëve të dokumentarit: “Grekë janë të gjithë ata, që marrin pjesë në sistemin arsimor të saj”. Sipas kësaj llogjike anti-historike, sa duhet të shtohet popullsia e shteteve të tjera europiane, në sistemin arësimor të të cilëve studiojnë nxënës nga të gjitha anët e botës?

Si Greqia e sotme edhe shteti Turk, deri më sot nuk kanë marrë mundimin t’i pranojnë masakrat mbi popullsinë shqiptare. „Të gjitha këto pershkruajnë një realitet të cilin edhe grekët edhe turqit duan ta harojnë.” Por duan të detyrojnë të harojnë edhe viktimat e tyre, shqiptarët, duke këmbëngulur të ndryshojnë tekstet e tyre të historisë. “Legjendat (sajesat) më të shumta thuren nëpër shkolla dhe nga njëra anë është e kuptueshme. Si mund t’i thuash një fëmije që stërgjyshi i tij vriste turq ,i copëtonte dhe i hidhte në pus kur hynte në qytet dhe u vidhte gjithshka që kishin ?Po t’ia thuash një fëmije do shokohet, do thotë : atëhere ,pse jemi ne më të mirë se ata, ku ndryshojmë? Epërsia jonë morale ku qëndron ? Kjo “epërsi morale” apo më qartë, e “supër racës” greke që dëshiron t’i shëmbëllejë “super racës ariane” të shk. 19 dhe 20, e shprehur haptas në dokumentar (konflikti me Falmerajërin) nuk është objekt i këtij shkrimi.

Mbas një rrëfimi “me dorë në zëmër” të të gjitha sajesave të “domosdoshme për bashkimin e kombit”, historianët grekë japin përvojën e tyre në krijimin e popullsisë, per ta ngritur “identitetin grek në plan të parë ndërkombëtar me përkufizim bashkohor”. Që dokumentari ju drejtohet shqiptarëve, nuk ka asnjë pikë dyshimi. Pasi na kujton bindjen e “babait” të historise moderne greke për “kombinimin ideal të cilësive greke dhe shqiptare” nuk ju shpëton rasti të vënë në dukje se grekët janë prioritarë, sepse “kanë epërsinë intelektuale”, (duke “harruar” se edhe Akademinë në Athinë e kanë peshqesh nga shqiptarët) “Paparigolopulos, në një moment, detyrohet të flasë për shqiptarët dhe grekët dhe e gjen tepër të natyrshme që ata (arvanitasit) duke qënë të krishterë të jenë kandidatët më të mirë për integrim në kombin grek.” Sigurisht, nuk janë kundra edhe shqiptarëve me fe tjetër apo ateistë, mjafton që ata të pagëzohen ortodoks dhe të bëjnë llogarine e fitimit. “Nevoitet një përkulshmëri ,një popull duhet të përshtatet në një farë mënyre e të mësojë të bëjë llogari sipas realitetit bashkohor”. Fundi i dokumentarit, përbën edhe thelbin e tij: Një thirrje nëpërmjet “historisë” për shqiptarët (për të ndryshuar kombësinë), të nxitur nga ngjarjet në realitetin e sotëm të Shtetit Shqipëtar.

Politikani dhe historiani i njohur italian, Pietro Scopola duke patur parasysh të gjithë ata të cilëve “u ka mbetur ora në shk.19”, i këshillon të studiojnë historinë e kaluar, sepse “të dish se çfarë ka ndodhur, shërben për të ditur se kush jemi” (32) dhe “rikujtimi i të vërtetave historike është një akt, që qëndron në themel të paqtimit të popujve “. (33)

(Shenimet në kllapa janë të mija. Shkrimet e pjerta janë teksti i autorëve të dokumentarit.) - Fatbardha Demi - Tiranë, 26. 02. 2012

______________

Referencat

(1) f 257 Aristidh Kola “Arvanitasit”2002

(2) f 6 Kastriot Kaçupaj “Kanari, heroi çam i revolucionit grek ”2002

(3) f 50 Sami Frashëri

(4) f 165 Aristidh Kola „Arvanitasit“2002

(5) “La verita storica“ www.kore.it/archivio/forum3/00000089.htm

(6) Wikipedia : La révolution dans le Peloponnese

(7) Wikipedia.org/wiki/Guerre_d’indépendance_grecque

(8) f 293 Aristidh Kola”Arvanitasit”2002

(9) Wikipedia Filiki Eteria.

(10) f 146 Aristidh Kola “Arvanitasit”2002

(11) f 245 Sami Frasheri Vell I Tirane 1988

(12) f 497 Aristidh Kola “Arvanitasit“2002

(13) f 396 po aty

(14) f 247, 260 I.Qemali „Kujtime“ Toena ,1997

(15) f 229 Aristidh Kola “Arvanitasit”2002

(16) f44 PashkoVasa “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” Argeta LMG, 2010

(17) f212 SamiFrashëri Vell II Tirane 1988

(18) f4 Walter Barberis “ Il Bisogno di patria”, Giulio Einaudi, Torino, 2004

(19) f51 Sami Frasheri Vell.II ,Tirane 1988

(20) Për më shumë shiko „Ҫamëria: Fakte të vërteta dhe te stisura“ Hajredin Isufi (ww.forumirinor.com/t1548-cameria-fakte-te-verteta-dhe...)

(21) Wikipedia Constantine Paparrigopoulos

(22) Guerra nella Germania nazista ed evoluzione” www.darvinismosociale.com

(23) Dr.Sabile Basha “Të burgosurit politike shqiptarë në Kosovë, 1945-90” www.pashtriku.org)

(24) “Prova gjenetike, shqiptarët e kosovarët autentikë në Ballkan”, Dhjetor 12th, 2011 Zirina Llambro “Gazeta panorama”

(25) info@preventgenocide.org

(26) f 286 Aristidh Kola“Arvanitasit“2002

(27) f506 po aty

(28) f482 po aty

(29) A.Llalla “Kumtese ne Seminarin Nderkombetar te Albanologjise”, Tetove, 16-23.09. 2007

(30) EUROMOSAIC google - Arvanitet

(31) f334 Aristidh Kola”Arvanitasit”2002

(32) Pietro Scopola “La verità storica” www.emsf.rai.it/transmesioni.asp

(33) www.sandrazampa.it/.../ristabilire-la-verita-storika


Dokumentarin e SKAI 1821 - përkthyer në shqip.wmv

........................................................

Dokumentarin e SKAI 1821 - përkthyer në shqip.wmv

Dokumentari që çensuroi kisha greke sepse ka të dhëna që populli grek nuk duhet ti dijë. Grekët nuk kanë lidhje me greqinë e lashtë por shumica janë Arvanitas - Shqiptarë të helenizuar me dhunë. Greqia e lashtë, për grekët e sotëm, është një mit dhe si e tillë është e mbushur plot me të pavërteta. Ja se ç'thotë Presidenti amerikan John F. Kennedy për mitin: "Armiku më i madh i së vërtetës, shpesh, nuk është gënjeshtra, e qëllimshme, komplotuese dhe e pandershme, por miti, këmbëngulës, depërtues dhe joreal." Ndërsa Arthur Schopenhauer e sjell kështu: " E vërteta kalon nëpër 3 stade:

Stadi i parë, tallen e qeshin me të.

Stadi i dytë, e kundërshtojnë shumë ashpër.

Stadi i tretë, pranohet si e tillë, pra si qartësisht e vërtetë."

Ndërsa thënia e Aristotelit: "Amicus Plato, sed magis amicas veritas", e përdorur shpesh edhe nga Prof. Kristo Frashëri, i përmbledh të gjitha. Duke e mbyllur, besoj se Arvanitasit kanë hyrë në stadin e tretë të rrugës drejt së vërtetës.

DOKUMENTAR: GREQIA SHTET I SHQIPTARËVE


www.pashtriku.org

BRAHIM AVDYLI: PREJARDHJA E KOMBIT SHQIPTAR DHE ARMIQTË SHEKULLOR


BRAHIM AVDYLI

 Në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë: -"FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA" (VASO PASHË SHKODRANI) - Shqiptarët janë një popull shumë i vjetër dhe i veçantë në Evropë dhe në Ballkan, me një autoktoni të përhershme në këto troje të ngushtuara shumë kundër nesh nga luftërat mijëvjeçare për të na shpopulluar, për të na shkatërruar, për të na zhdukur nga faqja e dheut, sikur të mos kemi ekzistuar që më parë. Fallsifikimet e shumta dhe të pandalura janë shpërndarë kudo që ishte e mundur. Me gënjeshtrat e armiqve tanë është mbushur kjo botë. Rrënjët e tyre i kanë lëshur që në zanafillë.

Fqinjët e përgjakur me gjakun tonë të pafajshëm janë ngritur aq shumë me të "vërtetat" e tyre. Këta fallsifikatorë të shumtë, qoftë nga grekët, bullgarët apo serbët, etj. i kemi ngritur pa vetëdije e symbylltazi edhe më lartë, ku fare nuk mund të ngriteshin. Prandaj, na thërrisnin me emra të rrejshëm e të përbuzur: arnautë, shiftarë, etj.

Të gjithë shkencëtarët që ndërlidhen në shkenca nga bota e qytetëruar janë ngritur edhe përmes kësaj pseudoshkence. Sepse, të ndërlidhesh në shkencë nga gjenealogjia, gjeografia, atlasi, arkeologjia, historia dhe shkencat e tjera që sot quhen "shkencë" është pothuajse e pamundur të ngritesh dhe të jesh një shkencëtar i mirëfilltë. Mija libra anë e kënd botës janë të mbushura me të pavërtetat e tyre.

Neve na duhen qindra vite që të merremi shkencërisht me veprat e tyre të shumta në botën e qytetëruar dhe literaturën e tyre të gjërë e të shumëlloshme. T`ua gjëjmë pak nga pak dromcat e shkencës e t`ua mbledhim këto të dhëna me duart tona. T`ua japim "shkencëtarëve" e t`ua shpallim me vështirësi të vërtetën e hidhur. Tu themi: O burra, kjo është është e vërteta jonë nga studimet tuaja!...


.........................................................

Po e fillojmë këtë studim nga një studim i bërë nga Universiteti i Kalifornisë lidhur me prejardhjen gjenetike të popujve, ku është konstatuar se shqiptarët janë populli më autokton në Ballkan, që nuk kanë asnjë lidhje me sllavët, por që kanë disa ngjashmëri me helenët-grekët e vjetër. Sipas këtij hulumtimi të bërë nga ata, shqiptarët janë popull shumë i vjetër dhe kanë një gjuhë të veçantë. Sipas këtij studimi, shqiptarët, përgjatë shekujve kanë ruajtur homogjenitetin, ndërsa për shkak të zhvendosjeve, migrimeve e martesave, të dhënat gjenetike tregojnë se popujt e Evropës, kush më shumë e kush më pak, të gjithë janë kushërinj të tyre. Shumica e popujve në kontinentin e vjetër janë paraardhës të njëjtë apo të ngjashëm. Në këtë grup bëjnë pjesë shqiptarët. Prejardhja e tyre ilire dhe gjuha tërësisht e veçantë, i bën relativisht edhe më të veçantë. Peter Ralph dhe Graham Coop janë dy studiues nga Departamenti për Evolucion, Eko-logji dhe Biologji të Popullsisë në Universitetin e Kalifornisë në SHBA, që në korrik të këtij viti kanë publikuar studimin e tyre të quajtur “Gjeografia e fundit e prejardhjes gjenetike nëpër Evropë”, të transmetuar në “Express” dhe të dhënë shkurtimisht në www.albinfo.ch.

Popullsia parahelene, autoktone e Greqisë, ishin pellazgët. Shqiptari ka plotësisht të drejtë të ndihet kryelartë që është trashëgimtar i denjë i genit dhe i gjuhës së pellazgëve pjellëbardhë, i stërgjyshërve të tij më të lashtë. Ata janë stërnipërit më autentikë të pellazgëve, të dardanëve dhe ilirëve të vjetër. Pellazgo-iliro-shqiptarët e ruajtën me mija vjet të papërlyer genin e vet me bukuri të virtytshme. Kombi shqiptar e ka prejardhjen e lashtë prej pellazgëve hyjnorë, që nga gjenealogjia e botës. Pellazgët antikë nga epoka klasike e deri në epokën helene i përfshin në katër degët e tyre: ilirët (duke i përfshirë aty edhe dardanët), thrakët, epirotët dhe maqedonët.

Kombin tonë e njohim nga shkrimet e para dhe të vjetra të Homerit të verbët, që ishte pellazg nga Smirna e Azisë së Vogël. Shkencëtarët e mëdhenj e mësojnë si i pari shkrimtar grek, dhe jo shqiptar. Në atë kohë, nuk janë quajtur kështu shqiptarët. Nuk e dinë shkencëtarët e botës se prej kujt dhe në cilën periudhë të historisë jemi quajtur shqiptarë. Verbësia tek të lashtët lidhej me largëpamësinë shpirtërore. Homeri ishte i verbër dhe nuk mund t`i shkruante poemat e tij. Prandaj, ato u ndryshuan nga të tjerët, nga ata që shkruanin dhe botonin në Greqinë e vjetër.

Sami Frashëri thoshte se shkronjat e para u sollën nga Kadmi, që ishte alfabeti i tij, alfabeti fenikas , të cilit më vonë, sikuse flasin mjaft shkencëtare grekë dhe të botës, të vjetërit grekë ia shtuan zanoret. Gjuha nuk mund të shkruhej pa zanore. Dhe, askush nuk ia vënë gishtin kokës për ta gjetur të vërtetën. Me bashtingëllore, pa zanore, nuk funksionon asnjë gjuhë. Prof. Dr. Luftalla Peza dhe Mag. sc. Liljana Peza, në shkrimin e tyre "Pellazgët e shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë", të botuar edhe si referat i mbajtuar në Konferencën e parë mbi qytetërin pellazg, në librin e përmbledhjeve, faqet 1-3, Tiranë 21-22 tetor 2011, dhe i botuar pas në librin "Qytetërimi Pellazg/Konferenca e I-rë", Tiranë 2011, faqe 1-4, thonin se "alfabeti pellazg i kishte të dyja, zanorat dhe bashkëtigëlloret" . Mbishkrimet e lashta pellazge dhe etruske kanë ndër të tjera shumë ngashmëri të madhe me gjuhën e sotme shqipe, e jo greke, siç thuhet sot, sepse ajo nuk mund t`i deshifronte këto shkrime, p.sh. Stelën e Lemnosit, në Kretë .

Pellazgët e vjetër dhe etruskët kishin ngashmëri në të gjitha senset, pra në gjuhë: të dy palët (pellazgët dhe etrusket) kanë përdorur formën bustrofedike të shkrimit, nga e djathta në të majtë . Gjuha e sotme që e flasim ne, gjuha shqipe, është gjuha e vjetër pellazge, është gjuha e parë në botë, më e vjetër se "grekët" dhe "greqishtja", të ardhur këtu për ta zhdukur kombin e vjetër, që diti ta ruaj të folurën e pëllazgëve deri në ditët tona, dhe është e përbërë nga tosket (etrusket) dhe gegët (malësorët).

Të gjitha mbishkrimet e Vinçës, Tartarias (Rumani), Dispilos (Greqi) tregojnë se shkrimi me germat e alfabetit pellazgo-etrusk është përdorur në mijëvjeqarin e 6 p.e.s. në tërë rajonin e Ballkanit. Ky shkrim është më i vjetër se shkrimi piktografik shumer, i thënë në anglishte "Protosumerian picktograpfic script" nga Uruku i Bagdatit (Siri), që është konsideruar se është shkrimi më i vjetër në botë, që daton rreth viteve 3300 p.e.s. dhe alfabetit egjiptian, që datohet rreth vitit 2000 p.e.s. Shkrimi, alfabeti dhe kultura pellazge përbëjnë qytetërimet më të vjetra të botës. Gjuha pellazge, shkrimi dhe alfabeti i saj, të gjetuara kohët e fundit, përbëjnë thelbin kulturor të qytetërimit të lashtë pellzgjik. Ai shfaqet e dokumentohet rreth 12.000 vjet p.e.s.

Me këtë rast, do të përmendim edhe një faktografi, sa i përket formimit të gjuhëve indo-evropine. Edhe pse këtë familje të gjuhëve indo-gjermane ose evropiane e quajmë diskutabile dhe nuk ka gjuhë përpos pellazgjishtes së vjetër që do të mbushte mbi 50% të gjuhës-nënë në vendet e mbledhura nga Evropa deri në Indi, një vështirësi të madhe paraqitet identifikimi i vazhdimësisë historike të gjuhës shqipe. Njëherë për njëherë na paraqet vështirësinë e parë dokumentimi i shkrimit të kësaj gjuhë para shekullit të 15 apo mundësia e jonë për ta dokumentuar këtë, pasi kemi kaluar errësirën shekullore të perandorisë osmane; dhe veshtirësia e dytë, mund të jetë fakti se metoda e shkrimit të pellazgishtes së vjetër ka qenë forma bustrofedike, nga e djatha në majtë, gë që është "gjë e pa njohur" për studiusit e gjuhës së vjetër pellazge. Prandaj, fatkeqësia qëndron se shkecëtarët nuk e njohin sa duhet këtë gjuhë, as historinë e pellazgëve të vjetër dhe kanë pak mjete për ta dëshmuar këtë.

Një metodë që ka hedhur "në pah fakte origjinale" na paraqet pema e diferencmit të gjuhëve indo-evropiane. Fjala është për sistemin e gjeneve, HLA-në, që ka pasur të evidentojë trungjet e përbashëta dhe degëzimet e veçanta të gjuhëve indo-evropiane dhe ka vërtetuar që gjuha shqipe është një degë e veçantë në trungun e gjuhëve indo-evropiane, e cila është e ndarë nga gjuhët e tjera të paktën 4000 vjet që përpara dhe dokumentohet uniteti gjenetik i kombit shqiptar kudo që jeton, midis gegëve dhe toskëve. Përkundër sistemit të gjeneve, HLA-në, një metodë tjetër e kanë përdorur shke-ncëtarët amerikanë nga Universiteti i Kalifornisë, Ralph dhe Coop, në korrik të këtij viti. Kjo është medoda e biologjisë molekulare, që na dërgon në shqyrtimin e historisë së vërtetë të pellazgëve të lashtë parahistorik dhe lidhjen e tyre direkte me shqiptarët e sotëm. Por, le të shohim si është themeluar kombi shqiptar:

-Pas antikitetitit të hershëm u krijuan shumë popuj apo kombe nga populli apo fisi më i madh i pellazgëve: ilirë, epirot, helenë, maqedonë, thrakas, hitit, etj. Në Mesjetë, pas antikitetit të vonshëm, nga gjiri i fiseve të kombit të madh pellazgo-ilir u krijuan shtete kombëtare, të cilat gradualisht e muarën emrin më të njohur të fiseve prej nga rrjedhnin apo të rajoneve natyrore ku jetonin. Pra, janë pellazgo-ilirët prej nga rrjedhin shqiptarët e sotëm që na interesojnë më tepër se çdo gjë tjetër, dhe sidomos pranë nesh armiqtë fqinjë. Ajo që më së shumti na preokupon, është emri "shqiptarë", se prej kujt dhe kur e kemi marrë.

-Për herë të parë na ka quajtur kështu Pirro Ajakidi (Pirhos-II), nga Epiri, mbreti molos i Epirit, që ka jetuar në vitet 319-272 para Krishtit , "fëmijet e shqiponjës", pra "bijtë shqiponjës", që veten e quanim "jemi bijtë e shqipes". Emri SHQIPTAR, sipas disa dijetarëve rrjedh nga emri SHQIPONJË. Shqiponja në sistemin e hieroglifeve të alfabetit fonetik egjiptian, të shkrimeve të para të njerëzimit, të krijuara nga kumtari i zotave; nga themeluesi i shkencës së lashtë fetare dhe laike; THOTIT , që njërëzit e quanin TATIT (t`Atit, ati i jonë), paraqet hieroglifin e parë, Ain-shqiponjë. Shqiponja simbolizonte krijuesin e të gjitha krijesave, simbolizonte ZOTIN, dhe ka edhe sisteme të tjera të alfabeteve nëpër botë . Ne ishim dhe mbetën "shqiptarë", nga "shqiponja", jo sepse e flitshim "gjuhën shqipe", por sepse qemë në kualitetet e qenies së Zotit në tokë. Kjo gjë është kryesorja, e jo gjuha, që atëherë, na la të quhemi: shqiptar.

-Shqiptarët e quajtën Pirron "Burri", një trim kreshnik . Ishte një prijës kreshnik, si të gjithë shqiptarët. Edhe sot e kësaj dite e ruajnë të gjallë këtë mbiemër në Zvicër qindra familje "Burri", të shpërdarë në të gjitha kantonet. Aty gjendet shqiponja me dy krerë, që është nëpër disa kantone si flamur, dhe me një kokë, në të tjerat. Pjesëtarët e kësaj familje qenë prijës dhe princa në luftimet e Zvicrës. Pirro Burri (Pirhos II) e mbante përkrenaren me shqiponjë si Akili dhe Zoti i madh (Zeus), që grekët e shtrembëruan në emrin Cojs (Zeus), dhe nuk e dinë çka do të thotë, por simbolizon hyjnin e madh nga Dodona, të cilin "grekët" e huazuan nga e folmja e pellazgëve.


..........................................................

-Shqiptarët e përbënin rrjetin apo suiten e tij të përkryer nga Epiri, gjatë tërë jetës së tij, që nga luftërat e tij të pafundme.

Peter Ralph dhe Graham Coop, në studimin e biologjisë molekulare “Gjeografia e fundit e prejardhjes gjenetike nëpër Evropë”, i krahasojnë shqiptarët me greko-helenët, sepse kanë "disa ngjashmëri me helenët-grekët" , por këta autorë dhe lexuesit e këtij shkrimi nuk e dinë se helenët e vjetër ishin paganë, por jo ortodoksë dhe nuk ishin grekë. Grekët e mëvonshëm nuk mund të bënin kurrë popullin pagan, që nuk ishte popull i tyre, përveç emrit, dhe ky shtet i tyre u bë shtet teokratik, i ngritur me dredhi tepër dinake e vrastare mbi pellazgo-iliro-shqiptarët . Ne rrojmë prej kohësh të vjetra në një pjesë të rrudhur shumë të tokave tona, rreth maleve të larta të Shqipërisë, në atë pjesë që ndodhemi autokton deri në ditët e sotme, të shpëtuar mjerisht nga dhunimet mijëvjeqare dhe të papritura të armiqve tanë më të urryer: greko-bullgaro-serbëve. Iliriciteti i epirotasve dhe maqedonasve nuk ka diskutim.

Katër tezat që ka nxjerrë Elena Kocaqi, nga veprat e veta janë këto:

1. Popullsia që ka banuar Evropën prehistorike dhe antike ka qenë e origjinës pellazgo-ilire.

2. Origjina pellazgo-ilire është e kombeve antike evropiane, duke përfshirë atë romake dhe para-helene dhe antike helene.

3. Origjina ilire është origjina ilire e shumë kombeve të evropës.

4. Shqipja apo dialektet e saj ka qenë gjuha që ka foluar popullsia evropiane nga janë krijuar gjuhët ervropiane.

Pellazgët, Thrakët, Brigët, Ilirët, Dardanët (Trojanët), Frigjianët, Lidianet, Hititët dhe Karianët qenë fise të njëjta, të një gjaku. Thrako-ilirët përfaqësonin një popullsi homogjene nga ana etnike dhe gjuhësore. Thrakët, Dardanët (stërgjyshërit e Trojanëve dhe kosovarëve të sotëm), Frigjianët, Etruskët dhe Epirotët, duke mos cituar të tjerë, që të gjithë janë ilirë. Territori i stërgjyshëve të shqiptarëve, dikur shtrihej nga brigjet e Danubit deri në Detin Egje dhe nga deti Adriatik deri në Detin Zi dhe Anatolli. Shqiptarët e sotëm-janë dega e fundit e Pellazgëve në Evropë. Turshas (Etruskët), Dardanianët apo Teukrët (Trojanët), Hititët, Filistinët (Peleshtim, Peleset)" , ose Palesët apo Palestinët, apo Popujt e Detit, siç e quanin vetën ndonjëherë, sepse jetën e kalonin nëpër to, shtriheshin prej Detit të Zi, Detit Egje, Detit Jonian, Detit Mesdhe, në të dy anët e detit Adriatik, Alpet Austriake dhe Zvicërane, duke përfshirë tërë teritorin e Evropës nëpër Oqeanin Atlantik e deri në Detin Balltik. Ne dallojmë disa nga këto fise, si psh. Visigotët, Frankët, Svevët, Gotët, Vandalët, Alamanët, Sanksonët, që praktikonin zakone dhe tradita të vetat dhe ishin nëpër tërë territorin e sotëm të Evropës.

Territori i pellazgëve ka qenë territori historik paraevropianë. Zanafilla e tyre është pjesërisht në territorin e sotëm të Greqisë. Jo rastësisht janë popujt e Evropës, që i kërkojnë në atë vend zafillën dhe gjurmët e veta, edhe pse nuk e harrojnë Thrakën, Azinë e Vogël, Rumaninë, Madeqoninë, Kosovën dhe Shqipërinë.

Epirotët përfijnë Thesprotinë e lashtë, Molosinë dhe Kaoninë. Ajo kishte si kufij Ilirinë në veri, detin Jonian në Përdëndim, gjirin e Ambrakisë në Jug, vargmali i Pindit në juglindje, në verilindje vendin e eleminiotëve, eordëve dhe orestëve (popuj thrako-ilirë), dhe më tej, në lindje Maqedoninë . Kuretët dhe Arianët ndodheshin në truallin e vjetër që quhej më parë Pellazgia. Kuretët e vjetër kanë qenë mbrojtësit e Zeusit fëmi, deri kur „u rrit Ai“. Ata janë të parët që ia kanë dhënë emrin Kretës në Greqi (vendi i parë Kuretëve), dhe në vonë janë detyruar të vinë nëpër të dy anët e detit Adriatik deri në Itali e Austri, të njohur atje si Retët, sepse ishin të ndjekur dhe të luftuar kryesisht nga të ardhurit në Greqi, fiseve të Libisë. Duke qëndruar në malet e larta të Alpeve austriake deri në Zvicër, mendonin se "po i afroheshin më shumë Zotit /Zeusit", sikur bënin më parë në pjesët e larta të Shqipërisë e Greqisë, që quheshin Alpe, prandaj janë quajtur edhe "Alpet Rhetike". Alpet austiake janë të mbushura me toponime, oronime, hidronime të zanafillës ilire. Në Zvicër, për ta themeluar Zvicrën, janë bashkuar Reto-romanët, tiçinezët, frankët, galët , helvetët , etrusket dhe gjermanët. Si pikënisje, e kishin shtetin shumëkombësh, siç e kishte e tërë Iliria...

Prej fiseve u krijuan lidhjet e fiseve. Fiset vinin shpeshherë në konflikt me njëra tjetrën, nga shfrytëzimi i tokave pjellore, i kullosave, i ujit, pyjeve, apo i tokës që ishte shumë pjellore me gjëra të ndryshme. Ajo kishte minerale të jashtëzakonshme, që i ka gjetur njeriu i parë nën sipërfaqe, në greminat, dhe u mësua që të gropojë dhe lindën më vonë minierat. Kështu, duke u shtuar lidhjet e fiseve u krijuan shtetet e para dhe shpesh ishin në konflikt me njëra tjetrën, sa u përkiste territoreve dhe të mirave materiale.

Pellazgët i kanë mësuar të ardhurit nga fise dhe popuj të tjerë për ndërtimin e kullave, të qyteteve, të shfrytëzimit të tokës, të nxjerrjes dhe shitjes së mineraleve, etj. Atyre ua mësuan kulturën e tyre të veçantë të mbrojtjes dhe të luftimit, pra të ardhurve nga Libia, Siria dhe Egjipti. Nga Siria dhe Egjipti kishin marrë me vete një pjesë të popullsisë iliro-pellazge, të shkuar në ato kohëra të vjetra në Egjipt dhe Siri, që njiheshin nga të ardhurit e tjerë të Libisë, që përfaqësonin racën e zezë. Greqia e vjetër nuk ka qenë "e grekëve", por e pellazgëve. Të ashtuquajturit "grekë" janë ardhacakë nga Libia (e cila ka shënuar atëherë tërësisht kontinentin e Afrikës), Siria dhe Egjipti. Pellazgët, baballarët e ilirëve, nga të cilët ne e kemi origjinën tonë dhe gjithë popujt e Evro-Azisë, që kanë të njëjten origjinë, përfaqësojnë ngjyrën e bardhe evropiane.

Në studimet tona të vjetra kafkat zbulojnë të fshehtën e pellazgo-ilirëve. Pellazgo-ilirët dhe shqiptarët e kanë kafkën më të madhe në Evropë (mbi 80, pra 85-90), një kafkë bracikefale, që dallon shumë prej kafkave të serbëve dhe të grekëve, të cilët kanë ardhur nga Rusia, Azia dhe Afrika. Shqiptarët, siç thonë P. Rolph dhe G. Coop se nuk kanë asgjë të përbashkët me sllavët, në teorinë e tyre molekulare. Këtë e dëshmon Prof. Genc Sulçebe me teorinë gjenetike kur thotë se ditanca gjenetike në mes të serbëve dhe shqiptarëve është tepër të dukshme. Kolonizatorët, në dheun tonë, e kanë kafkën e tyre nën 75-80, pra janë mezocefalas.


....................................................

Sot e flasim gjuhën shqipe, që është afërsisht gjuhë e vjetër e pellazgëve hyjnorë, që ditëm ta ruajmë me mundim të veçantë deri në ditët tona dhe të deshifrojmë edhe geqishten e vjetër, sado që ka një kaligrafi tjetër gjuhe. Gjuha shqipe është vazhdim i gjuhës pellazgjike. Shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve të vjetër parahënorë. Gjuha shqipe është gjuhë japetike (në vend se t`i thomë është indo-evropiane) dhe shqiptarët janë të prejardhjes nga popujt japetikë. Gjuha shqipe bën pjesë në gjuhën pellazgjike. Ajo është në bashkëfisërinë (homoethinë) japetike.

Në vrazhdë të kësaj, shqiptarët flasin jo "një gjuhë tepër të veçantë" , por gjuhën më të vjetër, gjuhën shqipe, dhe është popull jo semitik, pra është japetik. Shqiptarët janë një popull i stërlashtë, janë populli më i vjetër i Gadishullit Ballkanik. Janë një popull paragrek dhe pasardhës i denjë i pellazgëve . Prej kohëve parahistorike banojmë në këto vise dhe jemi tekstualisht autoktonë. Të parët tanë kanë qenë burra mjaft të shquar të njerëzimit. Kjo është e vërteta e prejardhjes së kombit shqiptar.

Dijetari francez, Robert d’Angely, në veprën e tij „Enigma“ shpjegon se „territoret që përbëjnë Jugosllavinë e sotme… banoheshin qysh prej prej kohëve që nuk mbahen në mend nga pellazgët, ... të cilëve autoktonët u dhanë emrin ilirë... Me këtë emër ata zinin

gjysmën përëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga bregu i djathtë i Danubit në veri, deri në Epir në jug… Ishin breukët… që zinin brigjet jugore të Savës; në verilindje të Bosnjës ishin japodët; liburnët banonin në brigjet e Dalmacisë dhe ishujt; ardienjtë ose vardenjtë, që jetonin në të dy anët e malit Makarsa; daversët afër Nerentës (Neretvës) përdornin monedha bakri, që kishin si emblemë një anije; në trevat e Malit të Zi banonin diokletiatët; fqinjët e tyre, labeatët, jetonin afër brigjeve të liqenit të Shkodrës dhe nga ana e vet kishin si fqinjë pirustët, të cilët ushtronin mjeshtrinë e metalurgëve. Më në brendësi ishin vendosur aktariatët, armiq të ardiejve, dhe parthinët, që grupoheshin rreth Uzhicës dhe adhuronin Zeusin Parthen si mbrojtës të tyre. Në luginën e epërme të Vardarit dhe Drinit të Bardhë, në fushën e Kosifopejdonit ose të Shkupit dhe në rajonin e Nishit shtriheshin të famshmit dardanë..., si popullsi tjetër qenë delmetët ose dalmatët, të cilët kishin krye-qytet Delmeniumin... dhe si port qytetin Salon (Spliti i sotëm). Po në atë epokë romake kishte gjithashtu popujt e tjerë të fortë: dasaretët, ditionët, taulantët, sardeatët, e të tjerë…“ Në brendi të Shqipërisë jetonin disa fise të vogla, por mjafton të përmendim atë që është berë më i njohur, albanët, dhe në maqedoninë e vjetër, enkelejtë dhe paeonët . Kështu quhej më parë Maqedonia...

Popullsia ilire që shtrihej në trevat e veta jetonte nëpër fise. Ato vinin shpeshherë në konflikt me njëra tjetrën për shkak të tokave pjellore, kullosave, ujit apo pyjeve. Në rast se atyre u kërcënohej rreziku nga popujt e tjerë, ata bashkoheshin dhe luftonin së bashku kundër armikut. Gradualisht kështu u formuan me kohë lidhjet e fiseve. Lidhjet e fiseve në fillim kanë qenë vetëm të përkohshme. Më vonë, lidhjet e fiseve u forcuan dhe prej tyre u krijuan shtetet e para ilire. Banorët e Ilirisë ishin të barabartë .

Ndër fiset më të mëdha pra kanë qenë dardanët që shtriheshin në përëndim të Moravës deri te rrjedha e sipërme e lumenjëve Pek dhe Timok, dhe në viset lindore deri përtej Nishit. Dardanët shtriheshin në tërë Kosovën e sotme dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë, në veri dhe përëndim. Kjo trevë quhej Dardania .

Vllehtë, që banonin aty, kanë qenë konglomeratë i dardanëve (ilirëve, shqiptarëve) dhe të turqëve të romanizuar në pikëpamje gjuhësore .

Serbët avatarë (avarë) dhe sllavë, u vendosën në shekullin e VI në jug Danubit, në rrethinën e Smederevës së sotme. Atëherë, nuk përmendeshin serbët. Nuk ekzistonin serbët. Historiografia "serbe" e mbolli kështu emrin e tyre. Serbët "lindën" më vonë me kishat bizatine dhe "gjuhën ilire" të "shpikur" prej Cirilit dhe Metodit, që kanë qenë evrej të Greqisë dhe të shkolluar në Bizant.

Avarët (avatarët) dhe peçenegët kanë qenë si kalorës mercenarë që ti shërbenin administratës bizantine, për të penguar dyndjen e barbarëve të tjerë në brendësi të Gadishullit Ballkanik. Numri i tyre i vogël u shkri me popullatën vendase, me fiset ilire: mezët, tribalët, dardanët, etj. Avarët/avatarët, që më vonë e morën emrin serbë, e kanë prejardhjen nga Himalajët dhe i përkisnin fisit turk –avar. Ndonjëri flet për zhdukjen e avarëve, si psh. historiani amerikan mbi Ballkanin, Ferdinand Schewill, në veprën e tij "Ballkani-historia dhe qytetërimi", në të cilën, për kundërshtim të Prof. Dr. Skender Rizajt, në fund të shekulllit të shtatë dhe të tetë, këtë gadishull ua lë në duar sllavëve, të ardhur nga teritori-mëmë i sllavëve në Ballkan, djerrina e lumit Pipet, në veri të qytetit ukrahinas të Kievit , pa e llogaritur se sllavët erdhën dhe u përzinë me avarët, duke u kthyer nga grabitës në banorë që ngulën rrënjë nëpër territoret e pushtuara.

Peçenegët vinin nga rrethinat e maleve Karpate. Ai nuk i zë fare në gojë. Fiset e dyndura nga Azia Qendrore në Gadishullin Ballkanik nga shekulli VI e deri në shekullin e XIII, u takonin fiseve turke, si psh. avarët, peçenekët, oguzët, magjarët, gaguzët, etj. Nga oguzët i kemi turqit gaguzë të Rumanisë dhe të Bullgarisë, që janë ortodoks dhe flasin turqisht; nga magjarët i kemi hungarezët e sotëm dhe shtetin e tyre Hungaria (Ma-gjaria); emri bullgar ka dalur nga fjala turke: të përzier; ndërsa emri vllah ka dalë nga fjala turke: kalorës nomad .

Për këtë arësye pra serbët kanë qenë pjesërisht kalorës mercenarë të avarit, që Perandoria Bizantine i ka pranuar si nomadë për të mbrojtur kufirin e epërm nga dyndjet e mëvonshme, dhe pjesërisht nga pakicat e tjera, peçenegët, sllavët, jevgjitët, evrejët, etj. që u asimiluan me avarët (avatarët) për t`u kthyer në luftë kundër ilirëve, si kategori sociale e popullsisë ilire, dhe mezi e prisnin rastin të "çliroheshin" njëherë e përgjithmonë. Edhe kroatët e shekullit të VI-VII, qenë vendosur si kalorës mercenarë të Perandorisë Bizantine në kohën e Jusinianit I, me qëllim që të mbronin kufirin nga dyndjet e Gadishullit Apenin. Ata u shkrinë shpejtë me dalmatët, istrianët, etj. dhe kanë rrënjën ilire, gëzojnë trashëgiminë e tyre, veçanërisht të dalmacisë, por emri i tyre ka rrjedhje prej herv-ati=kalorës nga Hervi, që është një qytet në Afganistan. Ky popull e ka marrë këtë emër më vonë, për tu distancuar prej serbëve katolikë ortodoksë, sepse ishin katolikë romakë dhe në bazë të tij kemi kombin hervat dhe shtetin hervat-kroat (Hervatska)- Kroacia .

Emri i vjetër i madeqonisë "makedonia" ka prejardhje ilire, shqipe dhe është me liqenj të Prespës, Ohrit dhe Dorianit. Emri make-d-oni-a do të thotë onë, anë=dheu, pra territor me makëra; sepse mak-ë, ra janë bimë uji që rriten pranë bregut të liqenit mbi gurë si fije mëndafshi me ngjyrë të gjelbërt, alge) ka shpjegim në gjuhën shqipe.

"Kombi maqedon" është tërësisht një komb artificial i krijuar nga sllavo-bullgarët dhe shqiptarët ortodoksë, me vllehtë dhe fise tjera turke (komanët, peçenekët, etj.) të ortodoksuar, kurse maqedonishtja është formuar nga elementet e shqipes, vllahishtes dhe turqistes , që flasin bullgarisht, me fjalë të zgjatura, me "ta-ta"-të e dyfishuara.

Antroponimet, toponimet dhe mikrotopnimet „sllave“ nga territoret tona nuk janë sllave, por janë ortodokse dhe bogumile (patarene) në faltoret e të cilave përdorej gjuha kishtare e formuar nga Qirili dhe Metodi. Në Ballkan kanë ardhur në mes të shekujve VI e XIII fiset avare, mongole, peçenegët, dhe sllavët dhe janë asimiluar e jo zhdukur, siç thotë pa arsyetim shkencetari i njohur amerikan, Ferdinant Schewil , me pakicën e skllavëve, të jevgjitëve, të ebrejve, të vllehëve në këto anë. Ata janë shkrirë me popullsinë vendase ilire, duke kryer simbiozën etnike, me ç’rast mbizotërojnë veçoritë antropologjike të pellazgo- iliro-shqiptarëve. Shqiptarët, dallohen nga popujt sllav. Të thënë tekstualisht, ata kanë qenë mbizotërues dhe janë edhe sot.

Serbishtja, si gjuhë kombëtare dhe letrare e serbëve është krijuar nga Vuk Kara-gjiqi, në shekullin XIX, ndërkaq përmendet ajo gjuhë nga gjysma e dytë e shekullit XII. Shqipja ka qenë gjuhë familjare dhe popullore deri në shekullin e XIX, e në disa familje serbe, deri në ditët tona. Gjuha kishtare u formua nga Qirili dhe vëllai i tij Metodi, në Moravi, në vitin 864, në një mision të veçantë. Këta dy murgj evrej (që thirren sot jahudi, izraelitë) nga Selaniku, për të përkthyer pjesë të Biblës dhe të liturgjisë, përdorën një gjuhë që mund të flitej në rajonet skllave të Maqedonisë, të cilën nuk e kuptonin "moravët e Ballkanit". Pra, rezultatet e tyre të sllavishtes maqedone ishin më tepër se zhgënjyese, sepse nuk shkruhej aspak në atë kohë , e jo në shekullin e XI, siç e thotë këtë gjë Fatbardha Demi, por në shekullin e IX.

Ata e quajtën këtë gjuhë „Gjuhë ilire“ (Illyrika Lingua), sepse po formohej për të krijuar kulturën dhe gjuhën e veçantë sllave-ballkanase nëpër territoret ku flitej gjuha ilire. Kësisojit, me "të drejtën e fituesit, të ngadhnjimtarit" justifikohej çdo pretendim territorial, çdo pretendim i trashëgimisë, i origjinës, i pasurisë, asaj kulturore, arkeolo-gjike, historike etj, e deri te ajo gjuhësore .

Më vonë nga pansllavizmi i lëshuar si „lëvizje e të gjithë sllavëve“, nga pansllavizmi, në të cilën u kyqën popujt e ballkanit që mbanin veten të këtillë, është quajtur „gjuha e vjetër sllave“. Serbët, ngaqë kishin sjellur nga Azia Qendrore një sekt të krishterizmit, të cilën papati e quante „skizmë“, atëherë ithtarët e kishës ortodokse ku përdorej „gjuha ilire“ quheshin serbë, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të Ballkanit jetonin ata dhe vepronin, pa marrë parasysh etnikisht nëse ishin shqiptarë, turq apo vlleh .

Tri fetë janë krijuar nga ne dhe janë hakmarrë deri në fund mbi shqiptarët. Feja e shqiptarit është kurdoherë Shqipëria, thotë i ndritëshmi, Vaso Pashë Shkodrani.

Kjo është prejardhja e kombit shqiptar, origjina dhe territoret që ka zënë dikur. Njëkohësisht, flitet për armiqtë e tij shekullorë.

______________________

[1] Sotir Lashova, „Pellazgët / Stërgjyshërit e Kombit Shqiptar“, Tiranë 2007, faqe 29.

[2] Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët, Greqia e vjetër apo zgjidhja e një enigme”, Plejada, Tiranë 2008, faqe 203.

[3] po aty, faqe 498.

[4] Shiko artikullin te www.pashtriku.org, prej Sami Frashërit, “Grekëria ishte vendi i stërgjyshërvet tanë ilirëvet”, apo librin e Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët…”, faqe 419-426.

[5] Dr. Luftulla Peza dhe M. Liljana Peza, “Pellazgët e shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë”, atikull në www.pashtriku.org.

[6] shiko librin e Nermin Vlora Falaskit, “Pellazgët, ilirët, etruskët dhe shqiptarë-/Qytetërimet e lashta mesdhe-tare”, Faik Konica, Prishtinë 2004.

[7] shiko shkrimin e Prof. Dr. L. P. dhe M. L. P, në shkrimin e cituar, www.pashtriku.org.

[8] shiko në këtë punim, në www.pashtriku.org.

[9] shiko më mirë librin e Robert Elsie, “Historia e letërsisë shqiptare”, Dukagjini, Pejë 2001

[10] shiko shkrimin e Prof. Genc Sulçebes, “Fakte gjenetike që hedhin në dritë mbi lashtësinë autoktone të popullit shqiptar”, www.pashtriku.org.

[11] Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët…”, faqe 216.

[12] Elena Kocaqi, “Albanët-Pellazgo-iliro-shqiptarët me famë botërore”, Tiranë 2008, faqe 116-125.

[13] Xhyzepe Katapano, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, Faqe 83.

[14] Prof. Dr. Skender Rizaj, “Shqiptarët dhe serbët në Kosovë”, Zëri, Prishtinë 1991, faqe 9.

[15] Aref Mathieu, vepër e cituar, faqe 479.

[16] “Shqiptarët, popull i veçantë në Evropë”, www.albinfo.ch, 23.08.2012

[17] Elena Kocaqi, “Planet për zhdukjen e shqiptarëve”, Tiranë 2009, faqe 85.

[18] shiko veprën e Dr. Arsim Spahiut, “Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve”, Tiranë 2006.

[19] Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët…”, faqe 203

[20] po aty, faqe 12.

[21] po aty, faqe 22.

[22] Po aty, faqe 204.

[23] Brahim Avdyli, “Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj në marrëdhëniet ndërkombëtare”, teza e magjistraturës, dorëshkrim, botuar me disa ndryshime në “Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj”, Brezi `81, Prishtinë 2011, theksuar shkurtimisht të pjesa “Shpëtimi i rinisë shqiptare në Zvicër”, po aty.

[24] Aref Mathieu, vepra e cituar, faqe 183.

[25] vepra e cituar, faqe 192.

[26] vepra e cituar, shiko faqet 261-267.

[27] vepra e cituar, shiko faqet 268-269.

[28] vepra e ciuar shiko faqet 277-283.

[29] Elena Kocaqi “Roli pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane”, Tiranë 2005, faqe 98-99.

[30] shiko artikullin e përmendur të albinfo-s.

[31] Spiro Konda, “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, Tiranë 1964, apo Tiranë 2011, faqe 485-486.

[32] Robert D’Angely, „Enigma/Nga pellazgët te shqiptarët“, Toena, Tiranë 1998, faqe 241, 242, 243.

[33] Dr. Fehmi Pushkolli, „Programet e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare të Kosovës prej Lidhjes së Prizrenit deri te Kuvendi i Kaçanikut“, Zëri i Rinisë, Prishtinë 1991, faqe 9-10

[34] Shiko librin e Mark Krasniqit, „Rrënjët tona etnike“, PSHDK, Prishtinë 2002, faqet 11-12

[35] . Dr. Skender Rizaj, „E drejta historike e shqiptarëve për vetvendosje“, Qendra e Mendimit Pozitiv, Prishtinë 2005, faqe 10.

[36] Ferdinand Schewill, “Ballkani-historia dhe qytetërimi”, Eugen, Tiranë 2002, faqe 73.

[37] Prof. Skender Rizaj, “E drejta historike…”, në fusnotë, në faqet 25 e 26

[38] Po aty, në fusnotë, faqe 26

[39] Po aty, në fusnotë, faqe 28

[40] Po aty, në fusnotë, faqe 27

[41] Shiko veprën e Ferdinand Schevillit, “Ballkani…”, faqe 71

[42] John Julius Norwich, “Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie 330-1453″, Eugen, Tiranë 2005, faqe 40- 41.

[43] shiko shkrimin e Fatbardha Demit, “Ideologjia politike e historiografisë Europiane”, te www.pashtriku.org.

[44] Prof. Dr. Skender Rizaj, vepra e cituar, në fusnotë, faqe 27

[45] shikoni në mënyrë të pashkëputur.

KOSOVE, RRUGA KALON NEPER ROME



    ZEF PERGEGA

       Kosove, ndalu pak e merr cak ne Rome! Mos e konsidero fyerje, se dheu dheut i bie ne gjunje, per te lypur per popullin tend me shume krishtlindje!
       Gjergj Kastrioti,  merrte force kur para Zonjes se Shkodres binte ne gjunje, ne copen e tokes, ku eshte kisha saj, mes lumenjeve Drin e Bune.

       Heroi yne Kombetar e shkeli me kembe piacen e Shen Pjetrit dhe e njesoi driten e syve me driten  e tempullit e besimit, per te marre bekimin dhe fortesine e gurit te kendit te shenjterimit boteror. Rruga e mbijeteses se kombit te tij kalonte ne Rome. Aty ishte gjalle mesazhi i Perandorit shqiptar Konstadinit, i cili i vuri vulen enderres se tij te perjetshme te fitores dhe katakombet u kthyen ne bazilika .

      Piacat e Romes jane ndoshta nje nga mrekullite e botes. Ata ruajne ne menyren me qiellore qyteterimin e lashte. Aty eshte madheshtore Bazilika e Shen Pjetrit me varret e 12 apostujve.


       Mos e harro Kosove Shen Palin qe ne Iliri e ne token tende, me ujet e lumit tend e bekoi Dardanine!

KONSTANDINI I MADH

        Dhe perballe saj Gjergj Kastrioti u be objekt i nje pikture qe ka mberritur deri ne ditet e sotme. Ne nje nga piacat e saj eshte keshtjella e Shen Engjellit e ndertuar per te ruajtur trupin e pajete te perandorit Adrian me gjak ilir.
        Nga Bazilika e Shen Pjetrit dolen me nje gezim te papershkruar me mijra shqiptare shtegtare ne te gjithe boten, te cilet paten rastin te jene ne audience tek Papa i Romes.

         Nga Roma e mori rrugen e shenjte Nana Tereze, per te qene Drita e Globit dhe Krypa e Dheut, Modeli i flijimit tek Hyu, zbuluesja e dimensionit njerezor e kristian, dhurate e flakeruar e drites se qirinjeve,  per te mbajtur gjalle shpresen e te varferve te botes. Nga ajo dritare e Bazilikes se Shen Pjetrit, Papa Gjon Pali i Dyte e pershendeti me dore.  



Ajo dore e bekuar me fllad ishte drejtuar nga Shqiperia nga renkimi I plageve te saj nen hekurat e diktatures. E Nana e Madhe e mori per dore Rugoven e i tha presidentit te Amerikes Bill Clinton: “ Ma ndihmo se eshte vellau im!”

            Presidentin Rugova, ky Pjeter Budi i kombit tim, vetem njehere kam shternguar doren me te ne Vend Varrimin e Heroit tone kombetar ne Lezhe. Me nje tufe karafila nga ballkoni i Kosoves Rugova bidedoi sy me sy me Gjergjin. Te gjithe e kane pare ate foto te Rugoves me Papa Gjon Palin e Dyte. 

Rugova qesh me gjithe zemer. Po c’fare qe ajo fjale e Papes qe ia ndricoi zemren e lirise se popullit te Kosoves, Presidentit Rugova.?! 


Nuk e kam lexuar gjekundi, por njeriu e kupton ne buzet e Papes kur puthi dheun e Shqiperise dhe u lut per Zonjen e Shkodres, duke i dhuruar kishes Hierarkine e saj dhe kardinalin e pare Mikel Koliqin.

    Kur Pater Anton Harapi hartoi memorandumin e famshem drejtuar Fuqive te Medha me 1918, nuk i numeronte se nder nenshkrimet e parise se Hotit e te Grudes kishte 40 musliman e kater te krishtere. Kur Imzot Luigj Bumci luftone per kufinjt e Shqiperise ne Versaje nuk i vertiste ne koke perqindjet fetare. Kur ra ne gjunje para Papes se Romes per te shpetuar nga coptimi shovinist grek krahinat e Korces dhe Gjirokastres, ai nuk e mendonte se nuk jetonte fryme katoliku ne keto dy qytete te vjetra shqiptare. 

Kur Faik Konica, shtetar i shquar njohes i 16 gjuheve te huaja i besimit musliman, Fan Noli kryepeshkop i ortodoks i shqiptareve te Amerikes dhe Gjergj Fishta, prif katolik dhe poet kombetar i qendreses anti-serbe, perpiqeshin per pavaresine e vendit te tyre ne SHBA nuk ua kane shtrurar kongresmeneve dhe senatoreve te tempullit te lirise se cila eshte perbereja fetare ne Shqiperi. 

Kur Imzot Mark  Sopi, Ipeshkevi i Kosoves sebashku me Dom Lush Gjergjin, pena  qe ndricoi vepren Nana Terezes, kerkuan ndihme nga Amerika per pavaresine e Kosoves thane se muslimanet dhe katoliket shqiptare jane vellezer te nje gjaku dhe te nje gjuhe.

      

Ne fakt nuk i kushtoj vemendje fotove te politikaneve dhe pushtetareve dhe nuk u jap kredite nderrimit te kollareve dhe fjaleve.


        

  Ne piecen e Shen Pjetrit pashe foton e kryeministrit te Kosoves Hashim Thaqi. Me sa duket ai po priste radhen te takohej dhe te uronte Papa Francesku i Pare. Me eshte dukur foto me fisnike e Thaqit. 

Thinjat e tij kishin nje ndricim qe i zbriste ne fytyre si nje llampe magjike. Ku dihet ne ato moment se c’fare ndjente shpirti i tij.  Apo bac, mos therriste gjakun e genit te tij?! 


Nje ndjenje krenare do te ia kete pershkuar rrjedhen e gjakut nder deje kur  ka pare flamurin shqiptar kuq e zi mbi te tjeret qe aq bukur e madheshtor shpalosej ne sheshin e Vatikanit me flamurin Amerikan. Si do qe te jete kryeministri i Kosoves mberriti per nje rast solemn ne sheshin e Shen Pjetrit. 

Ndoshta ai mendoi edhe per Kosoven! Ndoshta enderroi qe ambasada e Kosoves te jete sa me pare e 167-ta ne shtetin e Vatikanit.  Ndoshta Thaqi mendoi se rruga e Kosoves ka nje stacion qe duhet punuar shume per te mberitur aty.

              Nje foto e Thaqit me dy liderit fetar dhe presidenten e Kosoves ne piacen e Romes do te ishte nje ogur i bardhe drejt Europes! Se jo, bashke edhe Ramushi, Albini e Musa…

Ndoshta heren tjeter do te kene mundesi ti thone Papes Franceskut te Pare se ulliri I mbjellur ne Lezhe me 1221 ne grigjen e kishes nga Shen Francesku,  jeton akoma se poshte rrenjes se tij prehet nje martir meshtar! Se aty ne Lezhen e Beslidhjes jeton enderra e bashkimit tone me trunguan ame kombetar!
       

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...