2013-03-22

KOSOVE, RRUGA KALON NEPER ROME



    ZEF PERGEGA

       Kosove, ndalu pak e merr cak ne Rome! Mos e konsidero fyerje, se dheu dheut i bie ne gjunje, per te lypur per popullin tend me shume krishtlindje!
       Gjergj Kastrioti,  merrte force kur para Zonjes se Shkodres binte ne gjunje, ne copen e tokes, ku eshte kisha saj, mes lumenjeve Drin e Bune.

       Heroi yne Kombetar e shkeli me kembe piacen e Shen Pjetrit dhe e njesoi driten e syve me driten  e tempullit e besimit, per te marre bekimin dhe fortesine e gurit te kendit te shenjterimit boteror. Rruga e mbijeteses se kombit te tij kalonte ne Rome. Aty ishte gjalle mesazhi i Perandorit shqiptar Konstadinit, i cili i vuri vulen enderres se tij te perjetshme te fitores dhe katakombet u kthyen ne bazilika .

      Piacat e Romes jane ndoshta nje nga mrekullite e botes. Ata ruajne ne menyren me qiellore qyteterimin e lashte. Aty eshte madheshtore Bazilika e Shen Pjetrit me varret e 12 apostujve.


       Mos e harro Kosove Shen Palin qe ne Iliri e ne token tende, me ujet e lumit tend e bekoi Dardanine!

KONSTANDINI I MADH

        Dhe perballe saj Gjergj Kastrioti u be objekt i nje pikture qe ka mberritur deri ne ditet e sotme. Ne nje nga piacat e saj eshte keshtjella e Shen Engjellit e ndertuar per te ruajtur trupin e pajete te perandorit Adrian me gjak ilir.
        Nga Bazilika e Shen Pjetrit dolen me nje gezim te papershkruar me mijra shqiptare shtegtare ne te gjithe boten, te cilet paten rastin te jene ne audience tek Papa i Romes.

         Nga Roma e mori rrugen e shenjte Nana Tereze, per te qene Drita e Globit dhe Krypa e Dheut, Modeli i flijimit tek Hyu, zbuluesja e dimensionit njerezor e kristian, dhurate e flakeruar e drites se qirinjeve,  per te mbajtur gjalle shpresen e te varferve te botes. Nga ajo dritare e Bazilikes se Shen Pjetrit, Papa Gjon Pali i Dyte e pershendeti me dore.  



Ajo dore e bekuar me fllad ishte drejtuar nga Shqiperia nga renkimi I plageve te saj nen hekurat e diktatures. E Nana e Madhe e mori per dore Rugoven e i tha presidentit te Amerikes Bill Clinton: “ Ma ndihmo se eshte vellau im!”

            Presidentin Rugova, ky Pjeter Budi i kombit tim, vetem njehere kam shternguar doren me te ne Vend Varrimin e Heroit tone kombetar ne Lezhe. Me nje tufe karafila nga ballkoni i Kosoves Rugova bidedoi sy me sy me Gjergjin. Te gjithe e kane pare ate foto te Rugoves me Papa Gjon Palin e Dyte. 

Rugova qesh me gjithe zemer. Po c’fare qe ajo fjale e Papes qe ia ndricoi zemren e lirise se popullit te Kosoves, Presidentit Rugova.?! 


Nuk e kam lexuar gjekundi, por njeriu e kupton ne buzet e Papes kur puthi dheun e Shqiperise dhe u lut per Zonjen e Shkodres, duke i dhuruar kishes Hierarkine e saj dhe kardinalin e pare Mikel Koliqin.

    Kur Pater Anton Harapi hartoi memorandumin e famshem drejtuar Fuqive te Medha me 1918, nuk i numeronte se nder nenshkrimet e parise se Hotit e te Grudes kishte 40 musliman e kater te krishtere. Kur Imzot Luigj Bumci luftone per kufinjt e Shqiperise ne Versaje nuk i vertiste ne koke perqindjet fetare. Kur ra ne gjunje para Papes se Romes per te shpetuar nga coptimi shovinist grek krahinat e Korces dhe Gjirokastres, ai nuk e mendonte se nuk jetonte fryme katoliku ne keto dy qytete te vjetra shqiptare. 

Kur Faik Konica, shtetar i shquar njohes i 16 gjuheve te huaja i besimit musliman, Fan Noli kryepeshkop i ortodoks i shqiptareve te Amerikes dhe Gjergj Fishta, prif katolik dhe poet kombetar i qendreses anti-serbe, perpiqeshin per pavaresine e vendit te tyre ne SHBA nuk ua kane shtrurar kongresmeneve dhe senatoreve te tempullit te lirise se cila eshte perbereja fetare ne Shqiperi. 

Kur Imzot Mark  Sopi, Ipeshkevi i Kosoves sebashku me Dom Lush Gjergjin, pena  qe ndricoi vepren Nana Terezes, kerkuan ndihme nga Amerika per pavaresine e Kosoves thane se muslimanet dhe katoliket shqiptare jane vellezer te nje gjaku dhe te nje gjuhe.

      

Ne fakt nuk i kushtoj vemendje fotove te politikaneve dhe pushtetareve dhe nuk u jap kredite nderrimit te kollareve dhe fjaleve.


        

  Ne piecen e Shen Pjetrit pashe foton e kryeministrit te Kosoves Hashim Thaqi. Me sa duket ai po priste radhen te takohej dhe te uronte Papa Francesku i Pare. Me eshte dukur foto me fisnike e Thaqit. 

Thinjat e tij kishin nje ndricim qe i zbriste ne fytyre si nje llampe magjike. Ku dihet ne ato moment se c’fare ndjente shpirti i tij.  Apo bac, mos therriste gjakun e genit te tij?! 


Nje ndjenje krenare do te ia kete pershkuar rrjedhen e gjakut nder deje kur  ka pare flamurin shqiptar kuq e zi mbi te tjeret qe aq bukur e madheshtor shpalosej ne sheshin e Vatikanit me flamurin Amerikan. Si do qe te jete kryeministri i Kosoves mberriti per nje rast solemn ne sheshin e Shen Pjetrit. 

Ndoshta ai mendoi edhe per Kosoven! Ndoshta enderroi qe ambasada e Kosoves te jete sa me pare e 167-ta ne shtetin e Vatikanit.  Ndoshta Thaqi mendoi se rruga e Kosoves ka nje stacion qe duhet punuar shume per te mberitur aty.

              Nje foto e Thaqit me dy liderit fetar dhe presidenten e Kosoves ne piacen e Romes do te ishte nje ogur i bardhe drejt Europes! Se jo, bashke edhe Ramushi, Albini e Musa…

Ndoshta heren tjeter do te kene mundesi ti thone Papes Franceskut te Pare se ulliri I mbjellur ne Lezhe me 1221 ne grigjen e kishes nga Shen Francesku,  jeton akoma se poshte rrenjes se tij prehet nje martir meshtar! Se aty ne Lezhen e Beslidhjes jeton enderra e bashkimit tone me trunguan ame kombetar!
       

No comments:

Post a Comment

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...