Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/23

Zhbogar beson se më 2 prill do të arrihet marrëveshja e kompromisit mes Kosovës dhe Serbisë


Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar shpreh bindjen se më 2 prill do të ketë marrëveshje për çështjet e trajtuara deri tashti në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po ndërmjetësohet nga BE-ja. Nuk kam qenë në Bruksel, por në takimin e radhës do të jem atje. Me sa e kam kuptuar, do të ketë marrëveshje më 2 prill", u ka thënë gazetarëve Zhbogar, pas takimit me kreun e Komunës të Hanit të Elezit, Rufki Suma. Zhbogar ka deklaruar se marrëveshja që pritet të arrihet do të jetë fitore për të dyja palët në dialog. Marrëveshje e qëndrueshme është ajo kur të dyja palët janë fitues", ka saktësuar Zhbogar, pa treguar se si mund të fitojnë të dyja palët kundërshtare.

Zëvendës-kryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vucic, thotë se Beogradi është i gatshëm për kompromis në dialog dhe se propozimi për Kosovën nuk është i pranueshëm për Serbinë. “Na kanë mbetur 11 ditë të ferrit, edhe për qeverinë e edhe për Serbinë. Ka gjëra që mund t’i pranojmë, por edhe gjëra që nuk guxojmë t’i refuzojmë”, u ka thënë ai ministrave të kabinetit qeveritar të Serbisë. “Shpresoj se do t’ia dalim të arrijmë marrëveshje me Prishtinën, por para popullit nuk mund të dalim duarthatë. (!)

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...