Demaçi i pakënaqur me dialogun Kosovë-Serbi, por beson se Thaçi nuk do të nënshkruajë në dëm të vendit
Simboli i gjallë i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, në një intervistë për “Epoka e Re” është shprehur i pakënaqur me ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke saktësuar se Kosova është e obliguar ta zhvillojë këtë proces, edhe pse ai nuk është i kënaqur me dialogun, që është duke u zhvilluar në Bruksel. Demaçi thotë se i beson kryeministrit Thaçi se nuk do të nënshkruajë atë që po e kërkojnë serbët. Nuk ka si ta nënshkruajë atë çfarë po kërkojnë serbët pasi do të ishte e papranueshme, por unë jam duke iu frikësuar një pune tjetër, se çfarëdo që të vendoset, kështu siç është bërë zgjidhja e Ahtisarit, komunat serbe kanë të drejtë të bashkohen njëra me tjetrën. Pra, kanë drejtë të bashkëpunojnë. Serbia ka të drejtë të përzihet dhe t’i financojë siç është duke bërë aktualisht. Adem Demaçi duke folur lidhur me përkrahjen e Kosovës nga vendet e botës ka veçuar sidomos Gjermaninë e cila, sipas tij po e përkrahë burrërisht vendin tonë.
Demaçi ka folur edhe për gjyqësorin në Kosovë, për të cilin ka shfaqur kritika. “Prokurorinë dhe gjyqet i kanë pru në këtë situatë, të cilat po i shkarravitin vëllezërit tanë, siç është rasti i fundit ‘Kiçina’. "Për këtë rast edhe ambasadat e huaja po na tregojnë se si duhet të rrimë ne karshi vendimeve të gjyqit. Kështu që, gjyqet as nuk janë Bibël e as Kuran. Prej këtyre gjyqeve po dënohen shqiptarët e pafajshëm, e pas disa viteve po lirohen”, ka thënë Demaçi.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/03/23
Adem Demaçi i pakënaqur me dialogun Kosovë-Serbi, por beson se Thaçi nuk do të nënshkruajë në dëm të vendit
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.
AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
No comments:
Post a Comment