2013-03-20

SHTABI I TITOS PËR REALIZIMIN E MARRËVESHJES TITO – KYPRILI




Regjimi komunist i J. B. Titos përmes strukturave pushtetore dhe Shërbimit famëkeq UDB’së, me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet stërgjyshore zbatoj format më diskriminuese ndaj tyre në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare, (që padrejtësisht u shkëputën nga Shqipëria londineze) duke i shfrytëzuar të gjitha kontaktet me shtetet tjera të Ballkanit, për realizimin e këtij qëllimi. Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia, Greqia dhe Turqia në një takim në Split arritën një marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim reciprok ndëmjet tyre dhe në kuadër të një serie bisedimesh kryetari i Jugosllavisë JOSIP BROZ TITO dhe autoritetet turke në krye: me FUAD KYPRILIN nënshkruan një ”marrëveshje xhentelmene”, me të cilën u ripërtri konventa shtetërore jugosllave - turke e vitit 1938, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi!! Për zbatimin e këtij operacioni kriminal, TITOJA ngarkoi vetë ALEKSANDËR RANKOVIQIN (ministër i brendshëm federativ) për formimin e SHTABIT OPERATIV me përbërje nga njerëzit më të sprovuar, shovinist nga më të tërbuarit e kriminelë të regjur që prej vitesh i kishin lyer duart me gjakë të shqiptarëve. Këtë shtab e përbënin drejtues të strukturave pushtetore në nivelin federativ, republikanë dhe krahinorë si dhe drejtues të UDB-së, ,si:
1. ALEKSANDËR RANKOVIQ
2. KËRSTO CËRVENKOVSKI
3. SVETISLLAV STEFANOVIQ
4. MILLAN BARTOSH
5. LEO GRISHKOVIQ
6. VOJKAN LLUKIQ
7. MARKO VUCKOVIQ
8. PAVLE JOVIQEVIQ
9. PETAR STAMBOLIQ
10. SLLOBODAN PENEZIQ-KËRCUN
11. GJOKO PAJKOVIQ
12. GOJKO MEDENICA
13. ÇEDO MIJOVIQ
14. SËRBA SAVIQ
15. DUSHAN MUGOSHA
Sipas statistikave të publikuara nga pushteti jugosllavë del se në periudhën 1952 - 1965 për në Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë. Shpërngulja është bërë me këtë dinamikë:
Më 1952 Janë shpërngulur----- 37.000 shqiptarë
Më 1953---------------------------- 19.300 “
Më 1954---------------------------- 17 500 “
Më 1955---------------------------- 51.000 “
Më 1956---------------------------- 54.000 “
Më 1957---------------------------- 57.710 “
Më 1958---------------------------- 41.300 “
Më 1959---------------------------- 32.000 “
Më 1960---------------------------- 27.980 “
Më 1961---------------------------- 31.600 “
Më 1962---------------------------- 15.910 “
Më 1963---------------------------- 25.720 “
Më 1964---------------------------- 21.530 “
Më 1965---------------------------- 19.821 “
(Ky dokument i përshkruar (në janar 1966) nga një rekapitulim i shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi, ndodhet në e Arkivin e Këshillit Ekzekutiv Federativ të Jugosllavisë me shenjën (“TEPËR REZERVAT” – 1966 )
Asokohe me dhunë janë detyruar të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, nga tokat etnike shqiptare në Mal të Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike.

www.pashtriku.org

Sheradin Berisha

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...