2013-03-20

DIASPORA DHE POLITIKAT E MIGRACIONIT




Përgatitur për Forumi 2015 nga Instituti Riinvest, dhjetor 2007, Prishtinë
Autorë: Muhamet Mustafa, Mrika Kotorri, Petrit Gashi, Ardiana Gashi, Venera Demukaj
Ekipi i anketimit dhe diskutimeve në grupe të fokusuara: Ymer Havolli, Afërdita Berisha, Saxhide Mustafa, Durim Hoxha, Valza Kika, Arian Shala
Konsulentë: Richard Beilock, Muhamet Sadiku, Ken Jackson, Rifat Blaku


Shtojca e pashtriku.org

FORUMI 2015&RIINVEST:


     Raporti “hulumtues” në faqe 7 thotë: “Rezultatet e anketave tregojnë se afërsisht 17% e kosovarëve jetojnë jashtë shtetit. Duke supozuar se popullata e përgjithshme (rezident dhe nga diaspora) është 2.5 milionë, atëherë vlerësohet se madhësia e diasporës është afërsisht 315.000 shqiptarë të Kosovës dhe 100,000 serbë dhe kombësi të tjera të Kosovës. Rreth 30% e familjeve kosovare kanë një apo më shumë anëtarë të familjes që jeton jashtë vendit. Shumica e emigrantëve jetojnë në Gjermani 39%, Zvicër 23%, Itali dhe Austri 6-7% secili, Britani e Madhe dhe Suedi 4-5% në secilin, SHBA 3.5% dhe në Francë, Kanada dhe Kroaci nga 2% në secilin vend.” Sipas përllogaritjeve të çuditshme të bëra nga ekspertët e Riinvestit ose pjellës së UDB’së, me të cilat u pajtuan edhe disa profesorë universitarë të vendit dhe të huaj, nga gjithsej 415.000 emigrantë nga Kosova në shtetet e huaja, diku mbi 25% janë serbë dhe afër 75% shqiptarë. Pjesëmarrja e diasporës së Zvicrës thuhet se është mbi 23%, dhe prej tyre 72.450 qenkan shqiptarë nga Kosova. Të dhënat e gazetës prestigjioze zvicerane L'Hebdo, nr. 37, shtator 2004, e cila nuk citon burimet e veta, por thotë se janë rreth 370.000 imigrantë nga viset e ish-Jugosllavisë, kurse nga ata rreth 200.000 janë shqiptarë. Sipas kësaj analogjie numri i diasporës shqiptare, vetëm nga Kosova, arrin në 900.000 veta, e jo 415.000. Numri i shqiptarëve për të cilin flet raporti i Riinvestit është gati tre herë më i vogël se sa numri të cilin e publikojnë shumica e mjeteve zvicerane të informimit, në raste të ndryshme. Rreth 200.000 shqiptarë në Zvicër, është kjo reklama e një gazete të cilën keni mundur dhe ende mund ta shihni në shumicën e mediumeve.
     Nuk është theksuar se çfarë qëllimi ka pasur Raporti. Por qëllimi, ndoshta i paqëllimtë, i pakësimit të numrit të shqiptarëve nëpërmjet manipulimit me statistika është bërë vazhdimisht edhe nga shovinizmi serb dhe UDB’ashët shqiptarë. Nuk duhet harruar se shërbimi ish’Jugosllav UDB ka qenë shumë aktiv në Zvicër kundër veprimtarisë së diasporës shqiptare atje (Shih më tepër, Dosja „Kobra“: Veprimtaria e agjentëve të UDB-së në Zvicër! ) Mund të jetë edhe tani po aq aktiv sa edhe në të kaluarën, si BIA (Bezbednosno Informativna Agencija - Agjencia Informative e Inteligjencës) e Serbisë.
     Edhe diçka te ndarja e emigracionit ku mbi 25% figurojnë serbë dhe pakica tjera dhe 75% shqiptarë. Janë serbët ata që po kthehen në Kosovë me ndihmën e UNDP-së, ndërsa shqiptarët detyrohen të emigrojnë edhe nëpër rrugë të rrezikshme (kujto këtu tragjedinë në lumin Tisa). Kthimi i serbëve në Kosovë ka qenë më intensiv sidomos në kohën kur Riinvesti e ka bërë “hulumtimin” e tij. Prandaj, “hulumtimi” i Riinvestit është një manipulim i hapur, tendencioz, antikombëtar, dhe i realizuar në “staf miting” sipas kuzhinës së UDB’së. Asgjë tjetër. Plane për pakësimin e numrit të shqiptarëve dhe shfarosjen e tyre ka bërë edhe Serbia nëpërmjet programit politik të quajtur Naçertanija. Zhdukja në hulumtimin e Riinvestit të mbi 60% të shqiptarëve në Zvicër është po aq shqetësuese sa edhe manipulimet e shovinizmit serb, ose u shkojnë përshtati atij shovinizmi.
     Nuk është hera e parë që shovinistët antikombëtarë dhe UDB’ashë të Riinvestit bëjnë falsifikim edhe paragjykime me numrin e popullsisë. Ja se me çfarë metode e vlerësonin numrin e popullsisë( kam qenë edhe unë prezent me atë rast) në një “staf miting” (mbledhje të personelit):

Muhameti thoshte: “Hajde te bajmi vlerësimin e popullsisë së Kosovës; sa banorë po thu ti Sadik  (Muhamet Sadiku) i ka Kosova?
- Paj nja 2,2 milionë gjithqysh. 
- E ti Sejdë (Sejdi Osmani)?
- Valla unë e kam pa ni raport të OSBE-së, e aty shkrujke 1,9 milionë.
- Ti Haki (Haki Shatri) a din sa munet me kanë numri i banorëve në Kosovë?
- Poo,... s’po di valla?
- More s’po t’ves a e din a s’e din, po sa me shkru na n’raport?
- Qaty dikun rreth 2 milionë, qysh thanë edhe ktâ.
- A dini çka? Asnjani s’ia kini qillu. Kosova i ka 2,1 milionë banorë. Ky ashtë vlerësimi i Riinvestit. A po kuptoni a jo?

     Ky “vlerësim” është bërë në vitin 2000, është botuar në raporte të Riinvestit, dhe atë e ka përdorur si burim reference edhe një raport i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, por më vonë e kuptoj vlerësimin paushall. Po këso vlerësime janë bërë edhe në raportin për diasporën, pra në “staf miting”, por me këtë rast iu është dashur t’i përmbahen kërkesave të UDB/BIA-s për zhdukjen e një numri të madh të shqiptarëve me statistika dhe shpifje. Ka edhe shumë vlerësime tjera interesante të Muhametit, si ai për vizionin ekonomik të Kosovës në një seminar. “Qe vizioni jonë për Kosovën: Deri në vitin 2020 GDP-ja (Bruto Produkti Vendor) për kokë banori 20.000 dollarë”, thoshte Muhameti. “Pak bre po na doket (në kuptimin që ishte diçka shumë joreale dhe e fryrë)”, thoshin të pranishmit duke buzëqeshur. “More mos u m’shtini se meniher ja u boj 40.000 dollarë; a e kini boll qetash?”,reagonte Muhameti. Ne shpërthyem në gaz. Mos të harrojmë se Muhameti kur është në pyetje zvogëlimi ose shfarosja e numrit kaq të madh të shqiptarëve në Zvicër nëpërmjet manipulimit statistikor dhe paraqitja e diasporës kosovare si 75% shqiptarë dhe 25% serbë, me urdhër të BIA-s kuptohet, është çështje serioze që kërkon përgjegjësi kombëtare. Sigurisht se Muhameti planifikon t’i zhdukë 60% të shqiptarëve të Kosovës, dhe kështu vizioni i tij për GDP-në prej 20.000 dollarëve deri në vitin 2020 ndoshta bëhet realitet!
     A ta provojmë përmes një përllogaritje të thjeshtë (veç jo ashtu si në “staf mitingje”, sa po thua ti, e sa po them unë!)? Sipas raportit të FMN-së për Kosovën i përgatitur nga vizitat e personelit të tij nga 11 deri më 17 shkurt 2009, popullsia e Kosovës gjatë vitit të kaluar vlerësohej në afër 2,2 milionë banorë dhe për këtë vit (2010) parashihej të rritej në 2.236.000. Në vitin 2011 kjo shifër (sipas parashikimeve) do të rritet në 2.274.000, e më 2012 do të shkoj në 2.313.000. Prej vitit 2010 deri më 2011 popullsia do të rritet për 1,6%, ndërsa prej 2011 në 2012 për 1,7%. Rritja e përgjithshme ndërmjet 2010 dhe 2012 sipas kësaj përllogaritje në tregues absolut është për 74.000 banorë, ose afër 3.4%. Deri në vitin 2020 po e marrim rritjen me kufirin e ultë prej 1,6% (duke mos supozuar se do të ketë ngadalësim të rritjes natyrore të popullsisë). Në bazë të kësaj, në vitin 2020 (nëse nuk vjen fundi i botës deri atëherë!) Kosova do t’i ketë 2.578.456 banorë. Për ta gjetur edhe GDP-në për kokë banori në vitin 2020, duhet të përdorim metodologjinë e ngjashme dhe të bazohemi në burimin e njëjtë - raportin e FMN-së për Kosovën të vitit 2009. Të dhënat për GDP janë të shprehura në Euro (€), por ne do t’i shndërrojmë në dollarë amerikan sipas kursit të sotëm, më 31.07.2010, EUR/USD = 1,3051. Në vitin 2009 GDP e Kosovës ishte vlerësuar 4,038 miliardë €. I kthyer në dollarë ky tregues bëhet 5.269.993.800 $, ose përafërsisht 5,27miliardë $. Norma e rritjes ekonomike të GDP-së sipas FMN-së gjatë viteve në vijim është: 3,8% (2009), 4,4% (2010), 4,4% (2011), dhe 4,3% (2012). Ndonëse këto norma të rritjes janë optimiste ose të fryra (në bazë të asaj se çka po zihet aktualisht me ekonominë e Kosovës) ne do ta marrim për bazë të përllogaritjes normën më të lartë, atë prej 4,4% dhe po e mbajmë si të pandryshueshme deri në vitin 2020. Në bazë të kësaj, në vitin 2020 GDP e Kosovës do të duhej të jetë 8.106.168.000 $.
     Pas gjetjes së numrit të popullsisë dhe GDP-së në vitin 2020, tash e kemi më lehtë ta gjejmë edhe GDP-në për kokë banori, të cilën Muhameti e llogariste 20.000$, dhe kërcënohej se po ta bëni nervoz, ai e dyfishon këtë menjëherë në 40.000$. Në bazë të parashikimeve dhe përllogaritjeve statistikore, në vitin 2020 do të kemi këtë GDP për kokë banori në Kosovë:GDP prej 8.106.168.000 $/Popullsia e përgjithshme prej 2.578.456 banorë = 3.143,8 $, ose 6,36 herë më e vogël se ajo në “vizionin” e Muhametit prej 20.000 $.
     Kjo përllogaritje bazohet në variantin më optimist, që do të thotë, normën më të ultë të rritjes së popullsisë dhe normën më të lartë të rritjes së GDP-së. Në përllogaritje nuk e kemi përfshirë metodologjinë e Muhametit dhe UDB’ashëve tjerë për zvogëlimin e numrit të popullsisë sikur me diasporën në Zvicër deri në 60%. Meqenëse publikimi i UDB’ashëve është shumë serioz (në kuptimin negativ), atëherë nëse e zvogëlojmë numrin e shqiptarëve të Kosovës për 60% në vitin 2020 (po i llogarisim të gjithë pa bërë dallime etnike, edhe pse UDB-ashët do të dëshironin zvogëlimin drastik të numrit të shqiptarëve dhe rritjen e serbëve), popullsia e përgjithshme (ose 40%) do të jetë 1.031.382. Kur kjo shifër tash vihet në raport me GDP-në, do të thotë: GDP prej 8.106.168.000 $/Popullsia e përgjithshme prej 1.031.382 $ = 7.859,5 $. Prapë tepër larg 20.000 $. Mos mendon Muhameti zvogëlimin për 60% të popullsisë së tanishme dhe këtë shifër të llogarisë GDP-në për kokë banori në vitin 2020? Ta provojmë: Popullsia e tanishme prej 2,2 milionë banorëve e zvogëluar për 60% do të thotë 880.000 banorë. GDP (e vitit 2020) 8.106.168.000 $/Popullsia e përgjithshme prej 880.000 banorë = 9211.6 $, os më pak se gjysma e 20.000 $. A po e shihni sa ia ka qëlluar mulla UDB-ashi Muhamet Mustafa kur e ka pasur në mendje metodologjinë e çorbës së shovinizmit serbo-çetnik!!!

Rifat Blakut duhet me ja shky gojën!

     Derisa për të gjithë UDB-ashët e vjetër dhe të ri kërkohet reagim dhe përgjegjësi në nivel mbarëkombëtarë, të shkruash një nëntitull të tillë për Rifat Blakun është e pandershme. Mirëpo, e kemi veçuar për të mos e ngatërruar me UDB’ashët dhe se ky ka qenë atdhetarë i flaktë deri sa ra viktimë e UDB’së për manipulime statistikore. Shumë studentëve nuk u kujtohet asgjë më mirë në fakultetin ekonomik se ligjëratat patetike të Rifat Blakut me fjalitë: “Pansllavizmi, hegjemonizmi, nacionalizmi, shovinizmi, çentikizmi  serb”. Ca studentë në fund të sallës pëshpëritnin diçka. Ndalej pak Rifat Blaku, ngritke kokën për të shikuar në fund të sallës, dhe thoshte: “Ku, kush, kush po fol bre qatje? Gojën kam me ja shky!” Vazhdonte ligjëratën Rifat Blaku: “Shovinizmi, fashizmi, gjenocidi serb kundër shqiptarëve....”, ndërkohë dëgjohej ndonjë pëshpëritje në sallë dhe Rifati papritmas ndërpriste ligjërimin dhe u drejtohej me nervozë të madhe studentëve: E kush dreqi foli bre, a? Kush ke qaj që foli t’ia shky gojën meniher! Hajt t’ia ni zanin dikuj qetash! Gojën kam me ja shky qatâ që të nxa t’u folë!” Ishte kjo një disiplinë e mirëseardhur sa për t’i mbushur mend studentët, aq më tepër për t’i njohur ata me pansllavizmin, hegjemonizmin, shovinizmin serb ndaj shqiptarëve. Në këto tema Rifati Blaku dëshironte qetësi maksimale. Përpos qetësisë kërkonte edhe qëndrimin në gjendje të ngurtë të studentëve në ulëse. Kur dikush kthente kokën anash ose prapa, i bërtiste duke i drejtuar me gishtin tregues të dorës të kthyer poshtë dhe kokën e lakuar në njërën anë: “More je ka do me mêt n’dorë ti mu!”
     Nuk kishte më çka ta pengoj ligjëratën e Rifatit brenda sallës (atëherë në objekte private). I vetmi ndikim i papritur mund të vinte nga jashtë, pikërisht nga ata faktorë për të cilët Rifati ligjëronte brenda, pra nga pansllavizmi, hegjemonizmi, nacionalizmi dhe shovinizmi serb sepse ishte koha e sundimit të regjimit të Millosheviçit. Papritmas hapi derën një studente dhe pyeti:
     StudentjaM’falni, a po mbahen këtu ligjëratat e ekonomisë politike?
     Rifati: Vallai me ba me ta dhez shuplakë qyrrat n’tavan t’i qes! Hup se po t’fshi shkelma!
     Në provim kur e pyeti një student për numrin e shqiptarëve në IRJM dhe ai fillimisht tha 300.000, Rifati i bërtiti: “More po ta shky gojën unë ty!” Studenti i cili dukej se e tha këtë shifër nga mos njohuria, e kuptoj se në IRJM jetojnë më shumë shqiptarë dhe e rriti në 450.000. Rifatit i erdhi çehrja pak dhe po i gjestikulon studentit me dorë për më shumë. Afër 600.000, tha studenti. “Qe 6 (notë kaluese) edhe ec”, ia kthej Rifati. Karakteri i fortë, i drejtë dhe atdhetar i Rifatit ishte për çdo lëvdatë. Pse mos ma ja u shky gojën të gjithë atyre që e përgjysmojnë numrin e shqiptarëve në IRJM? Rifati pas luftës u inkuadrua në politikë dhe u rreshtua në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).  Sa e sa njeri e ka mirëpritur hyrjen e tij në PDK me të vetmin supozim - ka me ja u shky gojën shumë të pagdhendurve aty! Së paku nga ai kemi pritur të ketë më shumë kompetenca me ja shky gojën secilit në Kosovë që manipulon me numrin shqiptarëve duke e zvogëluar atë. Fatkeqësisht, Rifati me marrjen e kompetencave iu bashkua UDB’ashëve për të bërë “gjenocid statistikor” kundër shqiptarëve të shpërngulur në Zvicër në llogari të pansllavizmit, hegjemonizmit, nacionalizmit, shovinizmit, çetnikizmit për antipatinë e të cilëve ishte në gjendje me ja shky gojën çdo kujt edhe në rrethanat kur këto formacione e kishin okupuar vendin tonë dhe të Rifatit. A nuk lyp tash ky “atdhetar” me t’ja shky gojën veshum-vesh? Edhe me t’ia dhezë shuplakë e me t’ia qit qyrrat n’tavan?! Këtij Asllan Pushkës si demograf i njohur, pushka top iu bëftë për marrinë që e ka bërë në manipulimin e statistikave të popullsisë së Kosovës.
     Raportin e Riinvestit e ka financuar KFOS-i dhe Friedrich Ebert Stiftung. KFOS-i udhëhiqet nga Luan Shllaku, një konspirator, intrigant, tinëzar, shpifarak i cili beson dhe vepron sipas parimeve të dokumentit të rrejshëm Protokollet e Pleqve të Zionit për komplotin kundër Kosovës dhe përgatitjen e apokalipsës së saj. Friedrich Ebert Stiftung, zyra në Prishtinë,udhëhiqet nga Besa Luzha, motra e Bardha Qirezit e cila u bë pjesë e UDB-ashëve pas vjedhjes së 10.000 € në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Sido që të jetë, Luan Shllaku përpiqet ta luaj rolin e zionistëve duke u bazuar në dokumentin fals “Protokollet....”, ndërsa Besa Luzha atë të gjermanëve (edhe pse udhëhiqet nga Luan Shllaku). Duket se kjo është hera e parë në histori kur zionistët dhe gjermanët (shqiptarë nga Kosova) plus UDB’ashët, shkrihen në një trup të vetëm (Forumi 2015) dhe veprojnë si një në besimet e thella të tyre për “Kosovo Conquest” (pushtimin e kosovës) nëpërmjet konspiracioneve, intrigave dhe falsifikimit të realitetit sikur këtë me manipulimin e numrit të popullsisë, për krijimin e Serbisë së Madhe ose Jugosllavisë së Tretë.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...