Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/03/23
Adem Demaçi: Edhe pas të gjitha krimeve që ka kryer regjimi i Beogradit BE-ja po e përkëdhel Serbinë
Simboli i gjallë i Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi në një emision për TV 21 ka deklaruar se Bashkimi Evropian po i bën lëshime të pandershme dhe të pamoralshme Serbisë në dëm të pavarësisë së Kosovës. Ai ka ilustruar me shumë shembujt lëshimet që iu kanë bërë Serbisë sidomos nga BE-ja por edhe nga qarqe të caktuara ndërkombëtare, të cilat në njëfarë mënyre i kanë rehabilituar madje edhe luftërat e përgjakshme që ka shkaktuar regjimi i Beogradit gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Demaçi ka sqaruar se si do që të quhet Asociacioni i komunave në Veriun e vendit tonë, do të mjaftojë që Serbia të jetë e pranishme këtu dhe ta ndajë Kosovën etnikisht në mënyrë që të flitet për Kosovën serbe dhe atë shqiptare. Fajtor kryesor për këtë katandisje të Kosovës, është klasa politike e vendit e cila e ka pranuar planin e Ahtisarit, nga ku burojnë të gjitha të ligat për të ardhmen e shtetit të Kosovës, ka saktësuar Demaçi, i cili me këtë rast ka folur edhe për mundësinë e integrimit të shqiptarëve në rajon në të gjitha segmentet politike, ekomomike, tregtare, kulturore, arsimore, në mënyrë që shqiptarët të faktorizohen në rajon dhe në Evropë si komb me një qëndrim të përbashkët sa i përket interesit kombëtar.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit
Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit ose Çakorri është një qafë mali që shtrihet në Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
SHKRUAN FLORI BRUQI Në Klinë nis Festivali “I Këndojmë Lirisë” Një vit më parë Agjencioni "Floripress...
No comments:
Post a Comment