2013-03-23

Deshmi tronditese mbi vrasjen e Azem Hajdarit



FLORI  BRUQI

Azem Hajdari (11 mars 1963 - 12 shtator 1998), ishte një politikan shqiptar, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.Azem Hajdari lindi në Tropojë më 11 mars 1963. Shkollën e mesme e kreu në vendlindje. Në vitin 1993 përfundoi studimet në degën e Filozofisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1995 diplomohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.

Studenti Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998.Mbas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1997, Azem Hajdarit iu bënë disa atentate.Në qershor të vitit 1997, në Shkallnuer të Durrësit, Azemi Hajdari tentohet të vritet me bombë. Atentati dështoi.Në gusht të vitit 1997 bandat e krimit i zënë pritë në Sarandë, në Qafën e Buallit.
Më 18 shtator të vitit 1997, mbetet i plagosur i qëlluar me pesë plumba nga deputeti i Partisë Socialiste Gafurr Mazreku, në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë.

Më 14 shkurt 1998, organizohet prita e Milotit nga forcat e policisë, të cilat qëlluan me breshëri plumbash në makinën e tij që për fat ishte e blinduar, ku përveç të tjerëve, ndodhej edhe djali i tij 14-vjeçar.
Më 3 qershor 1998, në kohën që po mbështeste luftën në Kosovë, Azemit iu organizua një atentat nga forcat e policisë, të cilat e mbajtën të rrethuar 3 orë. Në këtë atentat mbeti i plagosur ish Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Bardhyl Pollo.

Më 12 shtator 1998 vritet pabesisht para selisë së Partisë Demokratike nga drejtues të Komisariatit të Policisë të Tropojës.


Lajmi për vrasjen e Azem Hajdarit, u publikua nga të gjitha mediat kryesore në botë, nga stacionet televizive më prestigjioze të botës dhe vdekja e tij u cilësua si një humbje e madhe për demokracinë në Shqipëri.
Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare e konsideroi vrasjen e Azem Hajdarit si "Vrasja e Shekullit".
Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2002 dekoroi Azem Hajdarin me Urdhrin "Nderi i Kombit".

Mirënjohjet

Urdhri "Nderi i Kombit" Shqipëri, 2002
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"


Azem Hajdari në parlament, në 28 shtator 1992: Unë di shumë gjëra dhe njeriu që di, zhduket

Azem Hajdari në parlament, në 28 shtator 1992: Unë di shumë gjëra dhe njeriu që di, zhduket


Prej 15 vitesh, Azemi nuk jeton më. Dje, atij iu përkujtua 50 vjetori i lindjes prej politikanëve që e kanë sulmuar, që e kanë denigruar, që e kanë quajtur “spiun”, “hajdut batanijesh”, “ordiner”, që kanë kërkuar heqjen e imunitetit, që e kanë përjashtuar nga PD, që e kanë shkarkuar nga postet drejtuese, që e kanë zhveshur nga imuniteti, që e kanë nxjerr në pritë për ta vrarë dhe që prej kreut të PD Sali Berisha janë akuzuar si autorë dhe bashkëpunëtor në vrasjen e tij. Në 12 shtator, Azem Hajdarit i përkujtohet 15 vjetori i vrasjes përpara selisë së PD, pasi ai doli prej mbledhjes së saj nate me shi, pas një njoftimi se “e kërkonin disa miq”. Tashmë Azemi nuk është më. Ai nisi lëvizjen e Dhjetorit 1990, të cilën më pas, me instruktazhin e Ramiz Alisë dhe të ish-sigurimit të shtetit ia ‘rrëmbeu” me marifete ish-komunisti Sali Berisha, i cili po me prapaskena u zgjodh kryetar i PD, duke postuar kreun real të PD, dhjetoristin Azem Hajdari.

Deklarata e Azem Hajdarit në parlament, në 28 shtator 1992: “Kjo nuk është demokraci, por diktaturë e re”

Azem Hajdari: “Unë di shumë gjëra dhe njeriu që di, duhet të zhduket”

Po si e ka cilësuar Azem Hajdari pushtet-sundimin e komunistit Sali Berisha, në seancën parlamentare të 28 shtatorit të vitit 1992, kur Sali Berisha inskenoi sulmin ndaj Azem Hajdarit, për ta nxjerr nga politika, duke tentuar t’i hiqte imunitetin me propozimin e 52 deputetëve komunistë, ish-shërbëtor të PPSH dhe të diktaturës komuniste? Ja fjala një pjesë nga fjala e Azemit në parlament, kundër bandës legjislative e qeverisëse të Sali Berishës:

“Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature. Unë jam shumë dakord që të mbrohet qytetari i thjeshtë… Por nuk jam aspak dakord që një deputeti t’i mbyllen dyert e ankimit, kur akuza ndaj tij është e pabazuar, e paargumentuar në bazë të legjislacionit që ka sot në dispozicion Republika e Shqipërisë… Problemi është politik dhe thjesht politik… E dija që një ditë do të dilja përpara Parlamentit ose përpara një institucioni tjetër dhe do të diskutohesha. Pse? Jam i pari. Isha tre muaj kryetar i Partisë Demokratike, ish-kryetar i Lëvizjes Studentore dhe nënkryetar i saj. Domethënë unë di shumë, dhe njeriu që di duhet të zhduket. Nuk dua ta fsheh, jam i shqetësuar nga zhvillimi i ngjarjeve të fundit në jetën politike, që çoi deri në kërkimin e heqjes së imunitetit tim, lidhur me një pseudokrim dhe që nuk dihet se ç’situata të reja do të sjellë në ditët që do të vijnë… Nëse një deputet bën një kundërvajtje penale dhe atij i hiqet imuniteti për këtë kundërvajtje, atëherë ne nuk jemi më deputetët e kohës së demokracisë, por deputetë të kohës së Enverit. Kjo do të thotë se ne jemi marioneta, që na i ngre dhe na i ul duart një regjisor dhe që bën me ne si t’i dojë qejfi, pa pyetur as elektoratin dhe as Kushtetutën. E dyta, lidhet me kokën e turkut, që në këtë rast jam unë. Ju, të nderuar deputetë, e dini si drita e diellit se kjo kundërvajtje penale e inskenuar nuk do ta çojë në dënimin e Azem Hajdarit. …imuniteti i Azem Hajdarit hiqet sot, dhe kjo do të thotë se asnjë në këtë Parlament nuk ka më imunitet. Sepse nesër, kur ndonjëri prej jush do të bëjë gabim, gabimin tim, duke u përpjekur të thotë të vërtetën ndershmërisht, do t’i hiqet në çast imuniteti. Dëshmitarë të rremë në një vend të varfër gjen plot… Në Shqipëri, Enveri provoi dhe përvoja e tij la një proverb: “Kur punët shkojnë keq në fushën ekonomike, lumi kapërcehet me procese të montuara politike”… Zotërinj deputetë, mos kërkoni koka turku, sepse s’ua ka kush borxh t’i ndërroni kombësinë… Ne deputetet kemi një “të dashur”: ajo është e vërteta. Zgjohuni, zotërinj deputetë, zgjohuni, se “e dashura” u ka ikur nga shtrati.
Azem Hajdari është ai i dhjetorit 1990 dhe nuk luan nga pozicioni i tij i atëhershëm, sikur edhe malet të luajnë nga vendi. Populli e di mirë këtë, mësojeni edhe ju…
Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature. Nuk i kërkoj asnjërit mëshirë. Asnjëherë s’kam për të hequr dorë nga rruga ime për demokraci: jam i ri… Nuk i kam kërkuar dhe nuk i kërkoj askujt post. Po në kohën e diktaturës, kur unë mora vendim që të jepja jetën, fëmijë, familjen dhe me traditat e pasura që ka, unë nuk e dija që ju do më çnderonit, se ky është një çnderim.
Unë jam i ri, do t’i pranoj edhe goditje të tjera, edhe inskenime të tjera, nuk largohem nga Shqipëria. As unë, as fëmija im. Nuk largohem as nga Partia Demokratike. Nuk largohem as nga pikëpamjet e mia antikomuniste. Vetëm një gjë kini parasysh: vazhdoni, vazhdoni radhën. Populli kësaj radhe le të gjykojë. Në rast se është e mira në favor të drejtësisë, unë për veten time që sot jam gati t’i nënshtrohem kujtdo.
Po e mbyll me një shprehje që e ka thënë Bardhyl Londo: “Në rast se demokracia vjen në këtë mënyrë, mos ardhtë kurrë”. Dhe ju demokracinë po e sillni me shumë dhimbje, si diktaturë të re”.

Reagon Marjan Gryka, kreu i Shoqatës “Azem Hajdari” Sali Berisha i di por i fsheh vrasësit e Azemit, të thirret nga prokuroria për t’i treguar

Komedia e gjoja “nderimit” të Azem Hajdarit prej Sali Berishës dhe bandës së tij kriminale në pushtet, me kupolë organizatorët e vrasjes së Azemit është një farsë e cila ka 15 vite që vazhdon si një spektakël komik. Unë, duke qenë prej shumë vitesh pranë Azem Hajdarit, kam ditur dhe di shumë gjëra në raport me këtë vrasje. Duke qënë se ndaj Azemit janë bërë shumë atentate për asgjësim fizik dhe deri plagosje në parlament, kuptojë dhe deklaroj, që vrasja e tij është politike, mbasi ka një linjë të tillë synimi për ta eliminuar, pra që organizatorët e vrasjes së Azem Hajdarit, kanë qenë dhe janë brenda politikës, sepse vrasja e tij ishte dhe mbetet për motive politike e jo "kanunore", apo për motive të tjera, siç janë munduar ta përflasin "zëra" që kanë dorë në këtë vrasje, madje dhe brenda kupolës së PD, madje edhe prej Sali Berishës, i cili nuk po flet më për ata që deklaroj si vrasës, por që tashmë i ka bërë “miq dhe ortak”.. Nëse sipas Berishës, ish-kryeministri Fatos Nano, cilësohet si organizatorë i vrasjes së tij, këtë e di vetëm Sali Berisha, sepse ai e ka shpallur të tillë, sepse ua ka thënë këtë gjë shqiptarëve dhe gjithë botës. Ndaj dhe duhet t'i qëndrojë kësaj deklarate me pranim, ose me mohim. Dhe këtë duhet t'ia kërkojë familja “Hajdari” dhe së pari prokuroria, mbasi e kërkon morali i malësorit dhe ligji. Sepse kemi të bëjmë me denoncim konkret publik të bërë prej Berishës për vrasje. Dosja e vrasjes së Azemit duhet të rihapet dhe të rihetohet e plotë. Kjo duhet bërë, sepse ajo dosje nuk i ka “fletët” e hetimit të bardha. Dhe kjo hapje, mendoj se duhet të nis me dëshminë dhe denoncimin e kreut të PD Sali Berisha, akuzuesit dhe të akuzuarit kryesor si organizator i vrasjes së Azemit me nxjerrje nga mbledhja e natës së 12 shtatorit 1998. Berisha deklaroi se do të hapte këtë dosje kur të vinte PD-ja në pushtet, duke deklaruar gjithashtu publikisht se ditën e parë të ardhjes në pushtet, do të vendoste përpara ligjit vrasësit e vërtetë të Azemit. Këtë gjë ai nuk e ka bërë as kur ishte në opozitë, as tani që po mbush 8 vjet në pushtet. Prokuroria duhet të thërras Sali Berishën në seancë dëgjimore edhe si dëshmitar edhe si denoncues, edhe si grumbullues dhe njohës provash të shumta, por edhe si të akuzuar për organizimin e vrasjes së Azem Hajdarit, për të hedhur dritë mbi vrasësit dhe motivet e vrasjes së Azem Hajdarit. Kjo duhet bërë patjetër dhe sa më shpejt. Tashmë kjo nuk është më e drejtë e tij private, por detyrim ligjor që duhet respektuar. Por edhe nëse ai nuk pranon ashtu si deri tani, që të shkojë të dëshmojë për vrasësit dhe motivet e vërteta të vrasjes së deputetit të PD, ose siç e vlerëson ai "mikut dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Azem Hajdari", drejtësia duhet të zbatojë ligjet për marrjen e tij në pyetje, ashtu siç merren në pyetje gjithë shtetasit shqiptarë.

Flet Bislim Ahmetja, kreu i “Grupimi Dhjetor ‘90”Nëse Azemin nuk do ta kishin vrarë plumbat e pushtetit në 1998, sot do ta kishim lider në PD



Po të mos e kishin ndalur plumbat e uniformave të shtetit, sot ai do të ishte 50 vjeç. Përvjetorët janë si gurët kilometrik të rrugës pa limit, kur behët fjalë për përvjetorët e njerëzve që me jetët e tyre kanë bërë histori siç ishte jeta dhe aktiviteti i Azem Hajdari rruga është vërtetë pa fund, sepse jeta e tij, vepra e tij është rruga e idealizmit dhe idealet s’ngopen kurrë me realitet. Vetëm 8 vite jetë politike i lanë vrasësit e pushtetit të vitit 1998. Rrallë shqiptarë në historinë tonë modern ka mundur të shfaqë aq shumë vlera në aq pak vite. Katër herë i zgjedhur deputet me votë të drejtpërdrejtë popullore, i ndjekur prej kundërshtarëve politikë me diferencë të cilësuar. Azem Hajdarin në ato tetë vite, do ta gjeje aty ku cenohej liria, aty ku i ndalej fryma demokracisë, aty ku kauza kombëtare dhe idealet euroatlantike ndrydheshin. Politikan i fjalës së mbajtur, mbrojtjes deri në sakrilegj i të vërtetës, denoncues i pa kompromis i aferave korruptive dhe anti-kombëtare. Të përndjekurit politikë, te Azem Hajdari kishin mbjell shpresën dhe besimin e realizimit të kërkesave të tyre, mbasi ai do bëhej pjesë e grevës së urisë së Shoqatës së të Përndjekurve politik, të cilët kërkonin as më shumë as më pak, se çfarë po marrin sot pas gati 15 vitesh, veçse pesëmbëdhjetë vite më të plakur dhe ndoshta një pjesë e mirë e tyre të tretur e të harruar nga kjo jetë. Azem Hajdari në vitin ’96, kur sindikalizmi në Shqipëri ishte në koma, u vu në krye të një lëvizje sindikale mbarëkombëtare, por që fatkeqësisht u ndal prej rrethanave që tashmë njihen. Azemi ishte dhe mbeti çështja kombëtare dhe veçanërisht Kosova, mik i pandarë i Ibrahim Rugovës dhe i të gjithë veprimtarëve të çështjes kombëtare shqiptare, mik i Adem Jasharit dhe luftëtareve të lirisë së Kosovës. Ideator dhe drejtues i aksioneve humanitare në ndihmë të shqiptarëve të Kosovës që po depërtoheshin dhunshëm nga trojet e tyre etnike nga makineria ushtarake e Miliosheviçit në pranverë të vitit 1998 në Tropojë. Deri ditën që e ndalën plumbat e qeverisë së Tiranës zyrtarë Azem Hajdari s’reshti së punuari e vepruari për lirinë e njerëzve,për zhvillimin e demokracisë. Nëse Azemin nuk do ta kishin vrarë plumbat e pushtetit në 1998, sot do ta kishim lider në PD.


Tribun i lirisë së shqiptarëve, e cilësoi kryeministri Sali Berisha figurën e Azem Hajdarit, ndërsa sot eshte kujtuar 50 vjetori i lindjes së tij.


“Jemi këtu për të festuar 50 vjetorin e njerit prej figurave më të shquara në historinë e lirisë së shqiptarëve, 50 vjetorin e lindjes së Azem Hajdarit. Theksoj për të festuar, sepse burra si ai shënjohen me germa të arta në memorien e historisë së kohës. Nuk vdesin kurrë. Ata jetojnë gjithnjë, ndaj dhe ditëlindja e tyre festohet gjithnjë. I tillë ishte Azem Hajdari, një personalitet, një i ri, i cili në takimin më të parë nuk mund të gjeje diçka tjetër për ta vlerësuar, përveç fjalës tribun.”- tha Berisha.
Berisha e vlerësoi figurën e Azem Hajdarit si udhëheqësin e Lëvizjes Studentore, ndërsa më vonë, theksoi ai, Azemi ishte dëshmi se një tribun i vërtetë lirie drejtonte këtë lëvizje, udhëhiqte vendosmërisht këtë lëvizje.
“Në 1 shekull janë me qindra dhe me mijëra shqiptarë që kanë bërë sakrifica më të mëdha, më sublime për lirinë e kombit. Unë kam bindjen se asnjë nuk ka kontribuar personalisht sa Azem Hajdari për lirinë tonë për lirinë e shqiptarëve. Ndaj ne nuk kujtojmë, ne sot festojmë ditëlindjen e këtij tribuni të madh të lirisë së shqiptarëve.”- tha Berisha.
Kryeministri Berisha kujtoi gjithashtu se Azem Hajdari ka bërë gjithçka që të mbështeste Lëvijen Çlirimtare të Kosovës.



“Ai ra në atentatin e rrezikshëm shumë në Tropojë. Por në Tropojë ai shkoi për të mbështetur qytetarët e Kosovës. Shkoi për të mbështetur Lëvizjen Çlirimtare të Kosovës. Idhulli i tij ishte Presidenti Rugova, tek i cili kishte një besim të jashtëzakonshëm, adhurim të jashtëzakonshëm. Çdo ditë ai do të jetonte me preokupimin më të madh se si në të ndihmojmë Kosovën. Ai ndjehej tërësisht pjesë e saj, kërkonte të merrte pjesë direkt.”- theksoi kreu i qeverisë.


Berisha tha se sot ne duhet të jemi krenarë sepse idealet e tij janë bërë realitet.
“Festojmë sepse Shqipëria sot është anëtare e NATO-s, lëvizim të lirë në mbarë Evropën, festojmë sepse shqiptarët bëjnë përpjekjet më të madhe për tu bashkuar me Evropën, Kosova është e lirë, se shqiptarët janë të lirë dhe të pavarur. Në Shqipëri po ndërtojmë demokracinë e bazuar në vlerat e tregut. Jemi më të sigurtë se kurrë në të ardhmen që Azem Hajdari projektoi për vehte, për fëmijët e tij dhe për shqiptarët.”- përfundoi Berisha.





Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi udhëheqësin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, Azem Hajdari (Pas vdekjes) me Urdhrin e Flamurit Kombëtar “Për kontributin e jashtëzakonshëm e të pamohueshëm dhënë gjatë drejtimit të Lëvizjes Studentore Shqiptare ‘90-‘91 në shembjen e sistemit diktatorial; për fitoren e pluralizmit politik dhe të parimeve të lirisë e të demokracisë, si dhe për vetëmohimin si politikan e deputet deri në sakrificën sublime në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave më të shquara atdhetare, duke mbetur përjetësisht i gdhendur në kujtesën historike të kombit shqiptar”.
nishani nderon azem hajdarin
Në ceremoninë solemne të mbajtur në përvjetorin e 50-të të lindjes së Azem Hajdarit ishin të pranishëm bashkëshortja e tij, Fatmira Hajdari, pjesëtarë të familjes Hajdari, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, anëtarë të Kabinetit qeveritar dhe personalitete të tjerë.

Presidenti i Republikës në fjalën përshëndetëse të mbajtur me këtë rast, u shpreh se “Azem Hajdari ishte njeriu i duhur, që erdhi në vendin e duhur, në kohën e duhur, me talentin, zotësitë, energjitë, përkushtimin e duhur, për të bërë punën e duhur me rendimentin dhe suksesin e duhur. Azem Hajdari ishte nga ata individë tepër të rrallë që historinë nuk e tregojnë, as nuk e shkruajnë, as nuk e ndryshojnë, por me vullnetin e tyre të jashtëzakonshëm, me sakrificat e tyre sublime, historinë e bëjnë. Azem Hajdari ishte shembulli i rrallë kur një individ i vetëm është në të njëjtën kohë, bartës, shprehës dhe ekzekutues i vullneteve të të gjithë të tjerëve. Azem Hajdari ishte gjithashtu rast i dukurisë së çuditshme, kur një njeri i vetëm ndihmon të gjithë të tjerët më tepër se të gjithë të tjerët një njeri të vetëm”.

Pas leximit të dekretit presidencial, zonja Fatmira Hajdari në emër të familjes së saj e falënderoi Presidentin Nishani që zgjodhi ditën e shënuar të 50-vjetorit të lindjes së Azem Hajdarit për t’i akorduar atij Urdhrin më të lartë të Flamurit Kombëtar.



Partia Demokratike kërkon të rikthejë në vëmendje njerëzit e lëvizjes së dhjetorit ’90, duke i përgatitur për kartën e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Prej kohësh nga Presidenca shqiptare ka nisur vlerësimi i figurave të lëvizjes së dhjetorit ’90, duke i dhënë vlerësime të ndryshme për kontributin pa mohuar ata që kanë dhënë në rrëzimin e sistemit komunist. Presidenti aktual, Bujar Nishani, me rastin e kremtimit të 50-vjetorit të lindjes së Azem Hajdarit do t’i akordojë dekoratën “Urdhri i Flamurit”.



Njoftimi bëhet i ditur nga Kryeministria, pavarësisht se Presidenca nuk jep detaje për aktivitetin dhe natyrën e dekorimit. Zyra e shtypit e Kryeministrisë bën të ditur se në ora 12:00 në ambientet e Presidencës do zhvillohet ceremonia e dhënies së dekoratës “Urdhri i Flamurit” për Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari. Në këtë ceremoni pritet të jetë i pranishëm Kryeministri Sali Berisha dhe zyrtarët e lartë të qeverisë dhe të Partisë Demokratike. Në këtë ditë të kremtimit të ditëlindjes qeveria parashikon një sërë aktivitetesh. Kështu në ora 16:00, te salla “Liria” te Qyteti Studenti, do të zhvillohet sesioni përkujtimor kushtuar 50-vjetorit të lindjes së liderit të dhjetorit ‘90, sipas këtij programi: “Çelja e sesionit nga një studente e Universitetit të Tiranës, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” shfaq dokumentarin “Azem Hajdari – Shpirti i lirë”; Kujtime nga Arben Imami, mik i Azemit, një nga pedagogët e parë që u bashkuan me Lëvizjen Studentore”. Më pas fjalën pritet ta marrë Kryeministri, kreu i PD-së, Sali Berisha. Pas këtij programi është parashikuar vendosja buqetash me lule te përmendorja e Azemit, e cila ndodhet në hyrje të Qytetit të Studentit. Tre presidentë shqiptarë kanë nderuar liderin e dhjetorit ’90 për kontributin e tij në rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri. Politika shqiptare në vend të dhënies së dekoratave, do të ishte më mirë që ta çonte akoma më tej misionin e parealizuar të studentëve të dhjetorit ’90, atë të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Presidenti Alfred Moisiu në vitin 2002 i akorduar Azem Hajdarit urdhrin “Nderi i Kombit”. Ndërsa Presidenti Bamir Topi më katër shtator 2008 i akordoi Azem Hajdarit (pas vdekjes) urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në lëvizjen demokratike për rrëzimin e diktaturës komuniste, lindjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe futjen e saj në rrugën e zhvillimit demokratik, si një nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore”. Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e kryetari i parë i Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e derisa u vra në shtator të vitit 1998. Më 12 shtator 1998, Hajdari ndërsa dilte nga selia e PD-së vritet pabesisht.



Tre presidentët

“Nderi i Kombit”-2002

Ky titull u akordua nga Presidenti Alfred Moisiu

Urdhri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”-2008

Ky titull u akordua nga Presidenti Bamir Topi



Dekorata Urdhri i Flamurit-2013

Akordohet nga Presidenti Bujar Nishani



Azem Hajdari te panjohurat e nje krimi

busti i azemit
Faktet dyshimet dhe hipotezat te bejne te mendosh se vrasja e Azem Hajdarit ka qene larg te qenit ashtu sic e pershkruan vendimi gjyqesor - nje vrasje per hakmarrje. Perfundimi i procesit per kete krim eshte nje njolle turpi per sistemin tone te drejtesis.


Gjate perkujtimit  te atentatit vdekjeprures ndaj Azem Hajdarit bashkeshortja e tij ka deklaruar se ceshtja e vrasjes se deputetit te PD-se nuk eshte zbardhur. Se procesi ka qene nen trysni politike ne nje kohe te veshtire dhe te pamundur per te marre vendime te drejta dhe prandaj ai duhet rihapur.

Ne fakt qe ne pranveren e vitit 2002 kur Gjykata e Shkalles se Pare pas nje maratone prej 65 seancash arriti ne perfundimin qe provat tregonin se ...vrasja eshte kryer per motivet e dobeta te hakmarrjes te gjithe ata qe e kane ndjekur sadopak kete ceshtje jane ndiere te zhgenjyer. Megjithese Gjykata kishte zbardhur skenen e krimit megjithese ajo kish vene gishtin mbi atentatoret e vertete Jaho Salihi dhe Fatmir Haklaj ajo kish neglizhuar nje pjese te rendesishme te ketij krimi. Kush i kishte shtyre keta njerez Kush kishte perdorur futjen ne loje te rregullave te Kanunit per te kryer nje krim te paster politik

Dhe keto pikepyetje ne ate kohe nuk lindnin vetem nga deklaratat e percarta te Sali Berishes se krimin e kishte urdheruar Fatos Nano i cili i kishte takuar vrasesit ne rrugen Tirane-Rinas ndersa kthehej nga nje takim nderkombetar ne Lisbone vite me pas ai u zevendesua me Rexhep Meidanin. Ato nuk motivoheshin nga perdorimi i pashembullt qe ish-shefi i opozites i ka bere cdo historie per interes te politikave te dites.

dokush qe e ka njohur sado pak kete ngjarje eshte i bindur se ajo nuk eshte nje histori e thjeshte hakmarrjeje. Per nje mije e nje arsye. Ato kane te bejne se pari me intrigat e pafundme per manipulimin e zbardhjes se ngjarjes qe nje aparat i tere propagande vuri ne loje dhe se dyti me menyren se si shteti u soll me frymezimin me fshehjen e me pas me eliminimin e vrasesve.

Vrasesit e Azemit mund te kishin ne thelb nje motiv marrjeje gjaku por ai u fry u nxit u mbrujt e u mbrojt nga segmente te larta te shtetit.

Ndryshe nuk kish se si te shpjegohet qe te gjithe ekzekutoret ishin njerez me uniforma. Ndryshe nuk shpjegohet sesi Jaho Salihi i denoncuar menjehere nga PDja nuk arriti te ndalohej megjithese ish-ministri i rendit Perikli Teta nxori nje urdher menjehere per kete. Por dyshimet shkojne edhe me tej. Si eshte e mundur qe vetem dy jave pas kesaj vrasjeje nga banka e kursimeve ne Tirane u derguan 600 milione leke ne drejtim te Tropojes te cilat u vodhen nga te njejtet njerez qe kishin kryer krimin dhe qe kontrollonin realisht kete province problematike te Veriut Si eshte e mundur qe vetem pak dite pas ngjarjes nje grua anonime iu paraqit Gazetes Shqiptare si nena e te vrarit se bashku me Azemin Besnik Ceraj per te deshmuar se atentatoret ishin kater vellezer qe ishin larguar ne drejtim te Milanos Natyrisht pasi e kishte botuar gazeta e kuptoi qe lajmi ishte i rreme beri madje edhe pergenjeshtrim me pas por pyetja qe shtrohet eshte tjeter valle ishin kriminelet hakmarres nga Tropoja aq te zotet dhe aq fine sa te mendonin ti manipulonin mediat

Natyrisht kjo histori manipulimi nuk perfundon ketu. Per nje kohe te gjate u tentua me cdo mjet qe te krijohej pershtypja se njeriu i interesuar per vrasjen e Hajdarit ishte vete kreu i PD-se Berisha. Shume vite me pas ajo qe do te perdorej ishte gazeta Koha Jone.


Vellezerit e Izet Haxhise ish-badigardit te Berishes do ta akuzonin kete te fundit si organizator te krimit. Ata pretendonin se Berisha po mundohej te fajesonte per kete krim familjen Haxhia pasi ai donte te eliminonte njerin prej tyre Izetin qe i dinte shume sekrete perfshire edhe urdhrat per te hedhur ne ere shtylla tensioni ne vitet pas humbjes se pushtetit.

Por kjo ane propagandistike eshte ana me pak kriminale ne strategjine e atyre qe nxiten vrasjen e Azem Hajdarit. Ana me e erret eshte ajo e pergatitjes se krimit dhe me pas e mosarrestimit nga policia me qellim zhdukjen dhe eliminimin e atentatoreve.
Keshtu sic kane pohuar vete edhe ish-ministri i Rendit Perikli Teta edhe ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi te gjithe e dinin qe Azemit po i pergatitej nje atentat. Madje ne zyrat e tyre gjendej muaj me pare nje pohim i Fatmir Haklajt se Hajdari do te vritej se bashku me nente vete te tjere per nje hakmarrje te vjeter. Pyetja eshte cberi shteti per ta mbrojtur Asgje. Nderkohe qe segmente te tij bene shume. Ne menyre te pashpjegueshme nje prej vellezerve Haxhia dhe nje prej vellezerve Haklaj pjesemarres ne vrasje u liruan vetem pak dite perpara krimit nga gjykata e Gramshit megjithese ata akuzoheshin per trafik armesh.

Por edhe pas atentatit te 12 shtatorit 1998 dyshimet vazhdojne. Megjithese ishin te gjithe me mandate te meparshme arresti dikush per vrasje e dikush per perdhunim vrasesit e Azem Hajdarit u be cish e mundur te mos arrestoheshin. Sepse per te humbur gjurmet ata duhet te zhdukeshin. Me 4 gusht te vitit 1999 Fatmir Haklajt iu be nje atentat me mina te telekomanduara. Ai shpetoi per mrekulli. U dergua urgjent ne spitalin ushtarak ne Tirane dhe kur u be me mire - nuk u arrestua.



 Megjithese kerkohej edhe per nje vrasje tjeter ai u la i lire me kusht. Sepse - absurditeti me i madh - ai vuri si garanci pasurore kullen e tij ne Tropoje. Vetem tre muaj me pas ai do te vritej ne nje atentat ne fshatin Bujan te Tropojes perpara shtepise se Jaho Salihit. Edhe ky i dyti do te mbetej i plagosur ne kete ngjarje te 4 nentorit 1999 por megjithese qendroi disa dite ne spital dhe megjithese kerkohej edhe per nje krim perdhunimi ai do te largohej i lire nga shtrati i kurimit.

Jane te gjitha keto fakte dyshime dhe hipoteza qe te bejne te mendosh se vrasja e Azem Hajdarit ka qene larg te qenit ashtu sic e pershkruan vendimi gjyqesor - nje vrasje per hakmarrje. Perfundimi i procesit per kete krim eshte nje njolle turpi per sistemin tone te drejtesise. Ndaj bashkeshortja e tij ka te drejte kur thote sot se ai duhet te rihapet. Jo me per te gjetur vrasesit me pagese por per te shkuar te frymezuesit e tyre. Ai proces duhet rihapur jo vetem per te vene drejtesine per nje ceshtje. Jo vetem per te kuptuar historine e vertete te vrasjes se Azemit. Por edhe per te zhbere nje precedent ate te pushtetareve qe gatuajne krimin dhe qe dalin gjithnje pa lagur. Sepse nderkohe qe ne sot flasim per gjyqin e mbyllur te vrasjes se Hajdarit ne aulat e drejtesise shqiptare po zhvillohet ne te njejten menyre nje proces i ngjashem ai i Gerdecit. Ku fjala hakmarrje eshte zevendesuar me fjalen incident teknik dhe ku frymezuesit si gjithmone po mbeten jashte. Prandaj qofte per hir te se tashmes qofte dhe te se ardhmes procesi i vrasjes se Azemit duhet rihapur.








Haklajt nuk erdhën në Tiranë për të vrarë Azemin, donin të vrisnin Berishën! Gazeta Dita vijon te botoje dëshmi interesante për ngjarjet e renda te viteve te shkuara, raporton gazeta Tema.

Kësaj here atë kane publikuar nje interviste me Marjan Gryken, ish- truprojën e Azem Hajdarit. Sipas tij, Haklajt kishin ardhur ne Tirane për te vrare Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin. “Unë jam një djale Shkodër, aktiviteti im nisi ne 2 Prillin e famshem te vitit 1991, ku atehere ne proteste edhe jam plagosur. Me pas kam vazhduar te jem aktiv ne levizjen antikomuniste, por me sa duket gjaku jone vetem u perdor. Desha te kujtoj ketu se ne ngjarjen e 2 Prillit ne Shkodër, me erdhi dikush ne spital qe nuk e kisha pare ndonjehere. Ai ishte Azem Hajdari. Mu afrua ne spital dhe me tha: “cohu burre se s’ke kurrgje”. Une me buzeqeshja e pyeta se kush ishte. Te gjithe te pranishmit aty me thane “Mario, ky eshte Azem Hajdari”.

Keshtu e nis rrefimin e tij Gryka.

Me pas me ftese te Hajdarit ai vjen ne Tirane ku fillon pune si efektiv i Gardes se Republikes dhe truproje personale e Azem Hajdarit ku eshte dekoruar edhe si “Pishtar i Demokracise” nga Berisha. “Hajdari u vra per liri, por kurre s’e gezoi lirine. Jeta me Azem Hajdarin ka qene nje beteje e ashper. Kujtuam se rrezuam komunizmin, por ai perkundrazi pas viteve ’90 na u versul dhe na sulmoi me shume se kurre”, tregon Marjan Gryka per radion kosovare “Zeri i Mitrovices”.

Per sa iu perket prapaskenave, ai tregon se: “Mendoj se kur Berisha ishte president, ishte nje dikush me tre poste qe Berisha e komandonte qe dhe levizte guret kunder Azem Hajdarit. Ky ishte Tritan Shehu, ishte Zv/Kryeminister, Minister i Jashtem dhe kryetar i PD-se. Lufta e tij me urdhrat e Sali Berishes ishte shume e ashper. Dua t’ju tregoj nje fakt. Sapo u cova ne mengjes nga gjumi (une jetoja ne shtepine e Azemit), me thirri ne dhomen e tij, po pinim kafe e me tha: “Mario, sot kemi nje beteje, kemi mbledhjen e kryesise se PD-se, eshte dhene urdher qe Azem Hajdari te mos hyje brenda, si do ja bejme?”. Pra, lideri i dhjetorit dhe kryetari i pare i PD-se nuk do lejohej ne mbledhjen e kryesise se PD-se.

Une me nje buzeqeshje i thashe: “Bace, ne do te hyjme gjithnje aty ku njerezit na duan”. I hipim makines dhe pame se Pallati i Kongreseve ishte rrethuar me 300 forca policie, qe Azem Hajdari te mos hynte brenda. Per t’i rene shkurt, ne te armatosur e came postbllokun dhe e futem Azem Hajdarin ne salle. Byroja politike ende nuk kishte mberritur ne salle. Pasi hyme, gjetem ca lepuj te Partise Demokratike qe ishin rreshtuar ne rreshtat e pare dhe po prisnin byrone. Njerin prej tyre e kapa, e cova me dhune dhe aty ula Azemin”, tregon Gryka, teksa shton se shenuan edhe emrin qe Azemi te merrte fjalen i treti, pas dy kryetareve te byrose dhe ai mban kete fjalim: “Degjoni ju tavoline e krekosur dhe e dhjamosur me nje popull fukara te rrenuar nga komunizmi. Une jam Azem Hajdari, djali i Shpend Hajdarit. Baba im ka qene komunist dhe une e kam per nder qe jam biri i tij. Por ne vitet ’90 une rrezova idealet e babes tim, e rrezova Enverin. Por sot ka nje fatkeqesi kombetare, qe ju i keni dhe vazhdoni t’i keni ato ideale qe kishte baba im. Ky eshte turp dhe tradhti kombetare. Kjo nuk eshte PD-ja qe populli donte ta kishte ne pushtet. Kjo eshte nje ngjallje dhe pasurim i komunizmit”.

Gryka rrefen se para se te vinin ngjarjet e ’97-es, kishin nje vit e gjysme pa folur me Berishen, dhe nga vitet ’95-’96 Hajdarit i hiqet imuniteti i deputetit, shkarkohet nga Komisioni Parlamentar i Rendit dhe SHIK-ut, perjashtohet nga PD-ja.

“Une u shkarkova nga oficer i gardes. Morem zyra me qira prane ish- kafe “caplin” ne qender te Tiranes dhe kaluam me sindikatat. Pra, Berisha, si nje diktator i ri, na shkarkoi ne distance. Ne kete kohe Azem Hajdari, me bindje te plote filloi organizimin e sindikatave te pavarura per te rrezuar qeverine Meksi. Shteti na ndiqte per te na arrestuar. Pra, jeta e liderit te dhjetorit ishte ne rrezik, jeta ime nuk ishte problem fare. Ketu filloi beteja dhe lufta e ashper Berisha –Hajdari. SHIK-u i Gazidedes asaj kohe na perndiqte kudo, SHIK- me i felliqur i te gjitha koherave. Me qindra here u perleshem me ta. Nje nate ata agjente te SHIK-ut kishin rrethuar shtepine e Azemit, eshte turp ndoshta te thuhet, por ne i morem peng dhe i cuam te paarmatosur dhe i thame Gazidedes: “Ju jeni turpi i kombit dhe tradhtia e kombit se shtepia e Azem Hajdarit nuk ka nevoje per rrethim”, tregon Gryka.

Marjani tregon se ishin ne “Rogner” dhe sekretarja e Sali Berishes e mori ne telefon Azemin dhe i kerkoi ndihme sepse Garda e Republikes po ikte dhe po e linte Presidentin ne balte.

“Ne kete moment Berisha kerkoi qe Azemi ta mbeshteste, e une si oficer i tij te merrja Garden e Republikes. Ngjarjet keshtu rrodhen, u ashpersuan, te gjitha deget e PD-se ne rrethe kerkonin doreheqjen e Berishes si president, pervec Shkodres, ku une isha anetar i kryesise. Nisem te shkonim neper takime me presidentin qe nuk jepte doreheqje dhe ne cdo takim na vriteshin nga dy shoke. Asnje nga keta njerez nuk u permend nga Berisha. Shumica e tyre jane mirditore, por Sali Berisha i ka harruar si shume te tjere”.
Ai nenvizon se “naten qe eshte vare Azem Hajdari kam qene ne arrest shtepie, pavaresisht se ne Shkoder isha i lire dhe gjithe diten te selia e PD-se, por keta ia arriten qellimit dhe Azemin e lane ne rruge te madhe”.

Gryka thekson se “ne cdo atentat, se jane bere 9 atentate, ka pase dore Partia Demokratike. Edhe diten e vrasjes. Partia Demokratike ka pase dore ne vrasjen e Azem Hajdarit. Asnje njeri nuk mund ta mohoje kete, aq me teper sot, pas shume viteve ku nuk kane lene goditje pa bere, jane munduar te eliminojne cdo njeri qe permend Azem Hajdarin”.

Gryka shprehet se naten e vrasjes Haklajt kane shkuar per te vare Berishen dhe Azemi eshte thirrur me shpejtesi nga Fieri.

“Ne ate kohe, diten qe eshte rrethuar PD-ja, pra gjoja per te vare Azem Hajdarin, sepse Haklajt nuk kane ardhur per te vare Azem Hajdarin. Haklajt e kane deklaruar, e kane ri-deklaruar madje e kane kerkuar edhe ne gjyq Sali Berishen. Sepse ata kane ardhur me vra Sali Berishen dhe jo Azem Hajdarin. Se e dinte e gjithe Shqiperia qe Azemi ishte ne miting ne Fier dhe po te donin vrasesit mund t’i benin prita kudo nga Fieri ne Tirane. Por nuk kishin ardhur per Azem Hajdarin. Por skenaristet e PD-se telefonuan Azem Hajdarin me porosi te Doktorit qe duhej te vinte urgjent ne Tirane pasi kishte mbledhje kryesie. Une fola me te dhe i thashe, madje iu thashe edhe cunave te Fierit, cunat qe sot jane pronaret e turizmit, jane sot deshmitare te gjithe. “Mos e lini Azemin te levize”. Sepse kishte dicka qe dihej, po kerkohej eliminimi i Azemit dhe kjo po diskutohej kudo. Sepse kishte nje fakt, e djathta shqiptare po shkonte pas Azemit dhe jo me pas Sali Berishes”, sjell ne vemendje Gryka.

Ai tregon se me mberritjen e Azemit tek PD-ja, edhe vrasesit jane habitur dhe kane thene “cfare do ky budallai ketu”.

“Kur ka hyre Azemi ne PD, PD-ja ishte nje kufome e gjalle, nuk kishte me njeri. Ne korridor ka dale Genc Pollo me tre vete te armatosur, ishin tropojane. Kane takuar Azem Hajdarin dhe me pas kane kaluar tre minuta dhe Azemi ka dale dhe ka komunikuar gjoja me ata qe kishin ardhur te vrisnin Azem Hajdarin. Po e perseris, kur erdhi Azemi nga Fieri, vrasesit ishin aty, nuk kishin nevoje ta linin te futej brenda. Perse nuk e goditen? Absolutisht nuk kane pasur pune me Azem Hajdarin. Por Azemi nga sedra, burrnia, e qiten te komunikoje me vrasesit e Sali Berishes. Doli dhe u perlesh me ta sepse dihet se cfare bisede eshte bere. Ata i kerkuan qe te largohej duke i thene: c’do ky budalla ketu? Ne krye te tyre ishte oficeri i Berishes, Izet Haxhia. Pra, ketu ndodhi fatkeqesia, me tradhti 100% nga PD-ja, e iniciuar dhe e organizuar dhe e miratuar nga dy- tre persona politike nga e majta”.

Gryka sqaron se Azemi u sqarua me Haklajt pasi beri nje bisede me plakun e tyre dhe e incizoi dhe i tha: “Bace, merre kete dhe coja djemve te tu cfare biseduam. Sepse ata hilene e kane tjeter kund dhe jo tek Azem Hajdari”, teksa shton se sipas tij fjala ishte per Sali Berishen.

Gryka akuzon se truproja i Azemit, sot ne azil politik, i ka deklaruar Sali Berishes dhe Ylli Rakipit me kasete konfliktin me arme dhe debatet me Azemin ne momentet para vrasjes.“Kete kasete e ka edhe sot Sali Berisha, ku eshte pse nuk e dorezon kaseten? Sot, ky mik i madh i Azemit, qe i ka bere qindra sulme, merr keshilltar te tij Neritan Ceken, njeriun qe na beri 7 atentate kur ishte minister i Rendit. Merr minister Mbrojtje Arben Imamin, gjenerali i bandave te ’97-es. Te gjithe organizatoret, atentatoret e Azem Hajdarit jane ne kolltuke politike”, teksa nenvizon se Sai Berisha nuk eshte paraqitur asnjehere ne Gjykate per akuzat e bëra.

Gryka deklaron se pseudonimi i Sali Berishen ne Sigurimin e Shtetit ka qene “Penicilina” dhe se ne Shqiperi deri me tani nuk ka pasur asnje dite demokraci.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...