2013-03-22

Po vjen një Spasse i ri, Qendresa Halili me një ”’Përsëri përsëritet’




Nga Eduard M. Dilo



‘Ajo qysh e vogel, jo me shume se 9-te vjece, Qendresa Halili, nga menyra se si shkruante dhe si shprehej ne ato qe kemi lexuar nga ajo moshe, premtonte se do te ecte dhe perparonte.

Gjithmonë me një fjalë e shprehje të bukura, shkruante, mbante shënime për ato që ajo shikonte dhe përjetonte, në ato kohë tepër të vështira, në Kosovën e robëruar. Me kureshtje, me interesim ndiqte gjithcka dhe me ato duart e vogla, krejt të njoma, si një filiz në zhvillim, regjistronte, shkruante dhe vetëm shkruante.
Gjurme ka lënë ajo kohë në mendjen dhe kujtesen e saj, gjurmë që reflektohen aq realisht, aq butesisht dhe plot ngjyra në cfarë lexojmë prej saj.
E kush më bukur, më cilter, më sinqerisht se një fëmije mund të tregojë? Fëmije, Engjëll, që nuk ka pronë ligësine, fëmije i talentuar që rrëfen, gjithcka reale, interesante dhe tërheqëse.
Qëndresa, me inkurajimin, përkrahjen e familjës boton librin e parë në vitin
2008 ”Kur të vie fundi….’’ e më vonë pasojnë:
”Gëzuar, lirinë Vendi im” viti 2009
”Jeta e një femre I” 2010,
”Jeta e një femre II”2011,
”Një thënie, një shpetim” 2012.
Romani i ardhshëm i saj mban titullin: ”Përsëri përsëritet”.
Tani pergatit e së shpejti boton e sjell para lexuesve dhe dashamirësve të shumtë të saj librin që po flasim shkurtimisht më poshtë.
Zhytesh në leximin e librit dhe harron të shkëputesh, harron të merresh me dicka tjetër, do me cdo kusht që të mësoshe përfundimin e romanit.
Në roman ajo di të ndertoje e të ndërthure bukur bisedat, monologet, mendimet, ënderrimet, gjithcka…!
Me një llogjike të fortë ajo futet në botën e brendeshme të atyre që përshkruan dhe i paraqet mjaftë bukur.
Kemi një mendim filozofik e psikologjik, shkruar rrjedhshëm në ato që lexon.
Ajo bukur, jep atë cka e bren për brenda, ate që e mundon në kërkim të Lirisë, të të drejtes së mohuar të femrave në shoqerinë ku jeton.
Dikur gjithë vendi, gjithë populli pa dallim ishte i mberthyer nën shtypjen e thundrës së të huajve, pa gëzuar asnjë të drejtë, ndërsa sot edhe pse është arritur Liria popullore, mungon Liria për femren, e cila vazhdon të jetë e shtypur, e pa përfillur në abjentin familjar dhe kudo ku jeton.
Ajo përbuzet, përcmohet e shihet si dicka krejt pa vlere edhe pse mbi te gjitha ajo është NENE, e si e tille duhet të jetë e Shtrenjtë dhe e Shejtë, e respektuar shumë në familje. Nënë- femër, do të thotë ripërteritje jete, falje jete, frymëmarrje, do të thotë gjithcka.
Shkrimtarja, plot elegance, plot ngjyra e plot dhimbje njëkohesisht, shkruan për të, e bën aktive e me një llogjike tepër të saktë.
Si lejtmotiv në këtë roman, “Përseritja e përseritjes që përseri përseritet”, të bën të të ngelet në mendje, të bën që të kuptoshe e mendoshë shumë…
Gjithë romani shtjellohet rrjedhshëm, të tërheq, të mban të pështjellë e të bën të mendoshe.
Qëndresa Halili me librin e saj të fundit, vec pjekurise artistike fut dhe elemente të një gjendjeje të errët psikotike, një vecori e letërsisë së sotme moderrne. Ecja në rrugën e mbarë te konsolidimit si shkrimtare, tregon se do të bëhet dhe të jetë Dikushi në letërsinë shqipëtare edhe më tej…
E thjeshtë, simpatike, shumë tërheqëse në shkrime, kjo vajze e talentuar do arrije suksesin se ka një rrugënisje të mbarë dhe të drejtë.
Nuk dyshojme ne suksesin e librit, libër që do mirëpritet nga lexuesi , libër që do kërkohet të jetë në cdo bibliotekë të lexuesve, sikurse ishte dhe goditit ’’Pse-hja’’ e Sterio Spasses…

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...