2013-03-17

Spiunazhi Gjerman në Greqi në Luftën e Dytë Botërore



Nga Spiro Nakuçi



Shpjegim:

Informacioni si më poshtë, është i shqipëruar në vitin 1951 nga...dhe është përdorur për përgatitjen profesionale të kuadrove të sektorit operativ të Drejtorisë së Zbulimit Ushtarak.



Cili ishte Artur Zaic...

Arturo Zaic ka qënë nënpunës në shërbimin diplomatik gjerman dhe njëkohësisaht sekretar i konsullatës gjermane në Athinë deri në vitin 1941.

Nga viti 1940, u zbulua për herë të parë se nga vëndi i tij, bëhej spiunazh. Shërbimi i fshehtë Englez, mori në dijeni...Bëhet fjalë për atentatin e hedhjes në erë të vaporit Egjyptian “Samsur” me flamur Anglez.

Kjo ngjarje bëri zhurmë dhe përfundoi me arrestimin e dy vetëve të cilët paraqiteshin si tregëtarë vaji. Kurse në të vërtetë nuk ishin gjë tjetër përveçse oficerë të agjenturës sabotatore gjermane.

Në vitin 1941, Zaic u thirr në rreshtat e ushtrisë gjermane dhe kreu në Greqi shërbime për shërbimin e fshehtë gjerman. Mbas largimit të gjermanëve nga Athina, ky ishte i fundit që në një mëngjes të shtatorit 1944, u largua me të fundit destojer ushtarak transporti. Mbas kapitullimit të Gjermanisë, Zaic filloi nga puna pranë Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, i cili e ngarkoi të shoqërojë robër...Zaic, me arritjen në Pire, arrestua nga komandanti ushtarak i Pireut Anagostopollo dhe u dorëzua tek kryetarët Englezë të cilët e mbyllën në burg. Më vonë e dorëzuan në Komandën e Përgjithëshme Ushtarake Greke e cila e gjykoi për spiunazh dhe e dënuan me 11 vjet burg.

Mbasi bëri 5 vjet burg, u fal dhe mbasi qëndroi në Greqi më se 40 ditë, që këtë kohë, shkrojti tekstin historik që do t’e botojmë. Më pas, më 11 tetor, me aeroplan u arratis për në atdheun e tij në Gjermani....



Rrëfimi i Zaic për spiunin e Kanarisit...

Tregimin e tij për spiunazhin gjerman në Greqi para luftës dhe gjatë okupacionit gjerman, e fillon përpara me biografinë e Doktor Artur Tester, nënshtetas Englez.

Tester ka qënë një nga agjentët informativë më të mbëdhenj të shërbimit të informacionit të fshehtë .të jashtëm ushtarak gjerman. Testeri u përdor kudo por, veçanërisht në Greqi punoi për një kohë të gjatë.

U dërgua në Greqi nga Fon Kanari me detyrë të veçantë për të zbuluar rrjetin agjenturor Englez në Greqi. (Admirali Vilhelm Kanaris, ish komandant i Luftanijes “Shlezvig”, i cili në moshën 47 vjeçare dhe në prag të moshës së pensionit, në fund të vitit 1934 dhe pasi e thirrën në Berlin; në fillim të vitit 1935 u emërua në postin e Drejtorit të Përgjithëshëm të Abvehrit: Shërbimi i Zbulimit dhe Kundërzbulimit të Ushtrisë Gjermane- shën. im.).

Veprimtaria e rrjetit agjenturor Englez në Greqi, nuk bazohej thjesht vetëm mbi çështjet Greke. Puna e këtyre, vinte në merak dhe s’linte në qetësi planet gjermane në Evropë, veçanërisht në Ballkan.dhe arrinte deri në Gjermani. Testeri ka qënë i dhënë me mish e me shpirt për çështjen gjermane. Sa rerzultate kishte shërbimi i fshehtë i Fon Kanarit në Mesdheun lindor, i dedikoheshin Dr. Artur Testerit.

Testeri mbrriti në Greqi në vitin 1939, me vaporin e tij personal. Udhëtonte vazhdimisht ndërmjet Egjyptit-Sirisë-Turqisë dhe Greqisë. Vapori i tij të cilin ja kish vënë në dispozicion Fon Kanari, ishte i furnizuar me çdo gjë që mund të kryente shërbimin e tij për të marrë lajme dhe për transmetimin e tyre. Ekuipazhi i vaporit të Testerit përbëhej prej njerëzve adaptë dhe besnikë të spiunazhit Ushtarak gjerman.

Testeri paraqitesh zyrtarisht si një sipërmarrës i madh dhe përfaqësonjës i godinave industriale. Shërbimet sekrete të Fon Kanarisit, janë kujdesur që Testerit t’i japin përfaqësi të mbëdha jo vetëm të shtëpive gjermane por dhe të vëndeve të tjera në mënyrë që të mos dyshohej shërbimi i tij i vërtetë. Nënshtetësia Engleze, paraqitja e tij, jeta e pasur, janë lidhur ngushtë me gjithë shërbimet aleate në Mesdheun Lindor.



Gjermanët një hap para Englezëve. Testeri nënshtetas Englez, në shërbim të Kanarisit.

Para se të vijojmë punën e Testerit në Greqi, le të tregojmë pak se si e njohu ky Fon Kanarin dhe u lidh me spiunazhin gjerman. Në atë kohë, Testeri ishte në gjëndje ekonomike të vështirë mbasi prishte shumë për jetën e pasur që bënte.

Shërbimi gjerman i spiunazhit ishte njoftuar më 1935 se Agjentura Engleze donte t’i bënte propozim Testerit që ta përdorte. Këtë fakt e njoftuan agjentët e Fonkanarit, para se Englezët të vinin në kontakt me Testerin. Pa humbur kohë as një ditë, një nga ndihmësit e parë të Fonkanarit, gjenerali Oster ( Gjenerali Oster, ka drejtuar Degën Qëndrore të Abvehrit e emërtuar “Dega Z”-shën.im) me të cilin Testeri ishte njohur nëpër mbledhje publike, thërret Testerin dhe i shpjegon me letra të hapura duke i thënë se: “je nënshtetas Englez. Por njohim, se e do Gjermaninë. Englezët këto ditë do të të propozojnë bashkëpunim. Do të refuzosh me pretekst se karakteri yt nuk është adapt për të tilla gjëra dhe i trëmbesh këtyre çështjeve...” Asgjë tjetër nuk shtoi gjenerali Oster. Testeri pranoi pa hezitim të bëjë ashtu si tha gjenerali.

Me të vërtetë, shërbimi gjerman i spiunazhit u njoftua pas disa ditëve se shërbimi i fshehtë Englez humbi shpresën nga Testeri dhe la mundimet që ta bëjë agjent të saj. Përfundimisht Englezët për çështjen e Testerit thoshin se ai s’është i zoti për çështje spiunazhi.



Sipërmarrja tregtare e Testerit...

Gjatë kësaj kohe, Fon Kanari dhe Osteri, rregulluan që Testeri të marrë përsipër sipërmarrje të ndryshme të përfaqësive gjermane dhe shtëpi të tjera në Evropë për t’u dukur si një tregëtar i madh në çështjet ekonomike.

Atëhere gjenerali Oster e thirri dhe i shpjegoi se ç’deshte nga ay. Testeri kuptoi se të gjitha këto që erdhën nga qielli, i dedikoheshin shërbimit të Fon Kanarit dhe pranoi të marrë përsipër rrolin e agjentit.

Testeri punoi nën maskën e sipërmarrësit në shumë shtete. Përveç të tjerave, Testeri mundi të lidhë marrëveshje ekonomike me Jugosllavinë nga e cila mundi të dorëzojë një sasi të madhe ushqimesh. Këto marrëveshje i lidhi nëpërmjet agjentëve të tij pa u dukur ky zyrtarisht. Ushqimet paguheshin me këmbime, ngarkoheshin nga portet e Dalmacisë në vaporë dhe shkresat shkruanin se shkonin në portet Engleze.

Vaporët merrnin drejtimin për në Angli deri në një pikë pastaj ndërronin drejtimin dhe të shoqëruar me vaporë luftarakë gjermanë, shkonin në portet gjermane të shkarkoheshin. Kështu vepronin të gjithë për të mundur të furnizoheshin me artikuj të ndryshëm. Karakteristike është edhe firma Engleze “NIKOLSON & BIJTË” e cila merrte shuma të mbëdha Kitarinos nga Finlanda se gjoja shkonin në portet gjermane kurse në të vërtetë drejtoheshin në portet Engleze.

Nënkuptohet se si Testeri ashtu dhe shtëpija “NIKOLSON & BIJTË”, nuk paraqiteshin të interesuar për të mbyllur marrëveshjet e ndryshme. Më vonë, çështja e veprimeve të Testerit mundi të diktohej nga Englezët dhe u ndalua dërgimi i ushqimeve nga kjo rrugë. Gjatë kësaj kohe, Testeri që kishte marrëdhënie edhe me Bukureshtin, mundi të fitojë simpathinë e madhe të çifligarit Maniu dhe për shumë vjet, të jetë bashkëpuntor dhe këshilltari i tij.Testeri mundësh të lozte shumë mirë lodrën që (me të cilën-shën.im), shumë janë marrë me personin e tij, akoma dhe shërbimi i fshehtë gjerman të cilët duke mos ditur (se kujt i shërbente-shën.im) e merrnin për Englez dhe se punonte për interes të Englezëve.

Në një çështje vajgurore në Rumani, shërbimi i fshehtë gjerman që vepronte atje pa se prekeshin interesat e gjermanëve dhe muarën vendim që ta zhduknin. Mbasi nuk deshën që të bëhej vrasja e një nënshtetasi englez në Rumani, kërkuan mendimin nga shërbimi qëndror i spiunazhit gjerman në Berlin. Kështu që Testeri shpëtoi mbasi Berlini lajmëroi se nuk duhesh që një nënshtetas Englez të vritej në Rumani.



Radiostacioni i Vaporit të Testerit

Testeri në vaporin e tij që kishte në dispozicion, ishte e mundëshme të transmetojë me radiostacionin e vaporit direkt informata në Berlin, krejt autonom dhe i lirë, pa u trazuar nga asnjeri. Në detin dhe oqeanin e hapët, hapte radion dhe prej këtej jepte informata në Berlin. Urdhërin që kishte, ishte për të mos e përdorur radion në asnjë rast nga portet që ndalonte vapori i tij as nga Pireu, as nga Stambolli, as nga Smirni dhe Aleksandria por, nga oqeani i hapët. Më tëpër kishte urdhër të mos e përdorte këtë nga porti i Piresë.

Gjermanët atëhere, deshën që të mos jepnin shkak të zbulohet spiunazhi i tyre në Greqi si dhe të mos u jepnin shkak Englezëve për të përdorur këtë (Testerin-shën. im), në përhapjen e veprimeve të tyre. Nga behari i vjetit 1948, Testeri sa nuk u zbulua nga një torpedinier Englez, i cili bënte patrullë në ujrat e Kretës dhe që dëgjoi transmetim të dyshimtë por, ishte fundi i transmetimitqë jepte Testeri dhe Englezët nuk mundën të kuptojnë përse qe (ky transmetim-shën.im). Dyshuan vetëm se ishte dukur vapori i dyshimtë gjerman i cili jepte lajme të ndryshme. Mbas nji ore, ky torpedinier pa vaporin e Testerit. Kapiteni Englez fillojë të dyshojë por, kur pa se kishte të bënte me nënshtetas Englez kaq të njohur dhe duke pasur dokumentat në rregull, u mjaftua vetëm të pyesë në qoftëse gjatë udhëtimit kanë parë ndonjë vapor të dyshimtë. Testeri me shokët u përgjigjën se jo, por që atëhere, shumë i kujdesëshëm në transmetimet, kanë marrë urdhër që (transmetimet- shën.im) ti rregullojnë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...