2013-03-17

Deshifrohet masa e trashëgimisë së njeriut


01 maj 2008


Deshifrohet masa e trashëgimisë së njeriut

Gjenoma e njeriut është deshifruar. Por ky është vetëm fillimi i një punë të vështirë. Tani duhet të zbulohen veçoritë e atyre rreth tre miliardë gurëve të themelit të gjenomës.
Me ndihmën e këtyre gurësh themeli qelizat përgatisin parasëgjithash proteinat (ndoshta janë 250 000 apo më tepër) - dhe pastaj formojnë trupin me muskujt dhe trurin, lëvrojnë rritjen e njeriut dhe shtysat nervore.



Gurët e themelit të gjenomës përfaqësohen nga germa alfabeti. Arritja e leximit të këtyre germave do t'u jipte shkencëtarëve mundësinë të zbulonin gjithçka që është vendosur që më parë nga ana gjenetike mbi fatin e trupave tonë.
Shkencëtarët dhe politikanët e kanë quajtur dje ( të hënën, më 14 prill 2003) këtë arritje si një hap të madh përpara në historinë e njerëzimit dhe fillimin e një ere të re në studimet biomjekësore.

Projekti mbi Gjenomën e Njeriut (Human-Genome-Project), shkurt HGP, që zgjati rreth 13 vjet (përfundoi 2 vjet përpara afatit falë robotikës dhe superkompjuterave), ishte një bashkëpunim i qindra shkencëtarëve nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Kina, Japonia dhe Franca.

Është arritur të deshifrohet 99 % e masës sonë të trashëgimisë, më tepër se kaq nuk mund të shkohet me teknikën e sotme.

Të gjitha të dhënat janë të përmbledhura në një databazë ne internet hyrja për në të cilën është falas dhe e hapur për të gjithë në këtë adresë:


Kjo databazë ka për të ndihmuar për të identifikuar gjenet fajtore pas sëmundjeve kanceroze, sëmundjeve të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut apodiabetit dhe pastaj për t'i luftuar këto.

Sipas koordinatorit të HGP-së për palën gjermane, Helmut Blöcker, deri tani njihen rreth 1 500 nga 30 000 gjenet e njeriut si "gjene sëmundjesh".

Ndryshimi artificial i masës gjenetike

Profesori Jens Reich i Max-Delbrück-Zentrum në Berlin thotë: "Ka mundësi, që bashkërenditja e gjeneve të jetë kaq e ndërlikuar, saqë në parim të mos pranojë të na e tregojë sekretin e saj".

Ndryshimi i DNA-së do të ishte më i lehtë aty, ku organizmi do të kishte "gabime të thjeshta dhe të qarta" thotë ai. Ai merr si shembull Hemofilinë, ku një mutacion i vetëm pengon qarkullimin e gjakut.

"Kjo është një gjë krejt tjetër sesa të përsosësh një sistem të tërë apo ta ndërtosh atë nga e para." Tek pothuajse të gjithë sëmundjet e tjera trashëguese kanë gisht shumë gjene njëkohësisht.

Ai është i bindur se nuk do të jetë e mundur të kryhet "rindërtimi i njeriut".

Krahasimi i DNA-së me organizmat e tjerë

Gjenetikanët duan të fitojnë njohuri të tjera mbi prejardhjen e disa sëmundjeve duke bërë krahasimin e masës së trashëgimisë së njeriut me atë të organizmave të tjerë për të gjetur kështu edhe mundësi të reja terapike.

Kështu për shembull ndonëse shimpanzetë kanë një masë trashëgimie 98,8 % të ngjashme me të njeriut, ata janë imunë ndaj sëmundjeve si Aids apomalaria.

Me gjetjen e gjeneve përkatëse që mbrojnë majmunët nga këto lloj infeksionesh shkencëtarët shpresojnë të arrijnë të bëjnë parandalimin e këtyre sëmundjeve tek njerëzit.

Gjenoma të organizmave të tjerë

Përveç masës së trashëgimisë së njeriut janë bërë studime edhe mbi gjenomën e minjve, dy llojeve të ndryshme insektesh fluturuese (Drosophila melanogaster dhe D. pseudoobscura), dy lloje krimbash (Caenorhabditis elegans dhe C. briggsae) biles edhe majasë (Saccharomyces cerevisiae) si dhe disa lloje kërpudhash.

Gjithashtu njihet edhe masa e trashëgimisë së mushkonjës që mbart malarien (Plasmodium falciparum), të mikrobeve dhe bimëve të ndryshme. Është duke u punuar mbi gjenomën e bletëve, shimpazeve, lopës, qenit dhe pulave.


Përgatiti : Alvin Ekmekçiu

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...