Pandeli Majko, lindi në vitin 1967 në Tiranë, është politikan shqiptar, ish Kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1998-1999 dhe për një kohë të shkurtër gjatë vitit 2002.
Ai ka mbaruar Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Gjithashtu është diplomuar edhe në Fakultetin e Drejtësisë.
Karriera
Gjatë viteve 1992-1995 ishte kryetar të FRESH-it;
Gjatë viteve 1992-1996 ishte deputet në Legjislaturën e XIII të Kuvendit Popullor;
Gjatë viteve 1996-1997 ishte sekretar i Marrëdhënieve Publike të PS-së.
Gjatë viteve 1997-2001 ishte deputet në Legjislaturën XV të Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit për Çështjet Kushtetuese dhe Ligjore, anëtar i Komisionit për Hartimin e Projektkushtetutës, kryetar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së si dhe anëtar i Komisionit të Posaçëm për Paktin e Stabilitetit.
Gjatë viteve 1997-1998 ishte sekretar i përgjithshëm i PS-së dhe kryetar i grupit parlamentar të PS-së.
Nga Shtatori vitit 1998 deri ne Tetor të vitit 1999 ishte Kryeminister,
Nga Shkurti vitit 2002 deri në Korrik të vitit 2002 ishte Kryeminister,
Nga Korriku vitit 2002 deri në Shtator të vitit 2005 ishte Ministër i Mbrojtjes.
Pandeli Majko (born November 15, 1967 in Tirana) was Prime Minister of Albania from 1998 to 1999 and for a short time in 2002.
He graduated at the University of Tirana, Faculty of Mechanical Engineering, and later in Law.
Contents
1 MP of the Socialist Party (1992)
2 Prime Minister (1998-1999, 2002) and Defence Minister (2002-2005)
3 See also
4 References
MP of the Socialist Party (1992)
During 1992-1995 Majko was President of the Euro-Socialist Youth Forum of Albania, FRESSH, member of the Socialist Youth International.
In 1992 he entered the Albanian Parliament as MP for the Socialist Party. In 1997-2001 he took part in the parliamentary committee charged with the task of drafting the new Constitution of Albania. In 1997-1998 Majko was secretary general of the Socialist Party and head of its parliamentary group.
[edit]Prime Minister (1998-1999, 2002) and Defence Minister (2002-2005)
From September 1998 to October 1999 Majko held his first government as prime minister of Albania. He was the youngest Prime Minister of Albania, appointed when he was 30 years old in 1998 for the first time.
After the government of Ilir Meta, he briefly came back to premiership from February to July 2002. He subsequently held the post of Minister of Defence from July 2002 to September 2005 in the government of Fatos Nano. Following the government's defeat in the 2005 elections, he returned to his former position as secretary general of the Socialist Party.
He is member of the General Council of the Transnational Radical Party.
As the head of state, he is considered to have played a key role in the Kosovo war, by settling many refugee camps and officially helping the KLA cause.
Pandeli Majko: Jam me origjinë gjermane
Deputeti socialist, Pandeli Majko, gjeti dje rastin të sqarojë të gjithë miqtë e tij, në rrjetin social “Facebook”, për origjinën e mbiemrit të tij, “Majko”.
I nxitur edhe nga diskutimi në Kuvend i ndryshimit të emrit të komunës Liqenas në “Pustec”, për të cilin ai fillimisht ishte kundër e më pas votoi “pro”, Majko publikoi dje, një foto të stërgjyshit të tij, Spiro Majko.
Ishte ai që vendosi këtë mbiemër dhe ishte pikërisht fotoja e stërgjyshit e historia e tij, që bëri që Majko të reflektonte edhe për çështjen e Pustecit. “E ndjej shpesh që “mbiemri” im iu shkakton paqartësi mjaft dashamirësve, përfshirë edhe atyre që për qëllimet e tyre më japin lloj e lloj “kombësish”… Ky është një “sekret”, që kjo foto më nxiti të mendoja se i kishte ardhur koha që ajo të shpjegohej natyrshëm”, – shkruan Majko.
Fotoja është gjatë kohës që ai emigroi së bashku me të birin (vëllain më të vogël të gjyshit tim) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkuan në Boston. Ishte mbi 70 vjeç kur vendosi të kalonte oqeanin. U kthye i pasur dhe filloi tregtinë. Vdiq në moshën 92 vjeç, duke punuar. Ai ishte njeriu i hekurt i fisit tonë. Ishte ky stërgjysh që vendosi fatin e mbiemrit që do të mbante fisi ynë deri sot. Ai e ndryshoi nga “Memeci” në “Majko”. Ky do të ishte mbiemri i tretë që nga historia disashekullore e të parëve të mi. Mbiemri i parë ka humbur në rrjedhën e kohës.
Ai i dedikohet fillesës së familjes së prejardhjes sime. Kjo “fillesë” nis nga një mjek gjerman, i cili u shpërngul nga Praga pas marrjes së saj nga Ali Pashë Tepelena. I huaj dhe me një profesion të lakmuar, me mbërritjen në Gjirokastër, atij, për mungesën e komunikimit të rrjedhshëm në gjuhën e vendësve, i vunë edhe “nofkën”, që u bë mbiemri i dytë dhe që ishte “Memeci”… Mbiemri gjerman duhet të ketë tingëlluar i “pakuptimtë”. Në përgojimet e familjes vlerësohet se kjo “nofkë” i dedikohej edhe faktit të refuzimit të martesës me familjet e pasura gjirokastrite. Ai i refuzoi ato, për shkak të një gruaje me bukuri të veçantë nga shtresat e mesme të qytetit, dhe ndërtoi shtëpinë në lagjen Varrosh.
Kjo shtëpi u shit nga gjyshi im, – emrin e të cilit unë kam, – në vitin 1952, kur e gjithë familja jonë u vendos prej asaj kohe në Tiranë. Mbiemri “Majko” u vendos nga stërgjyshi im, Spiro. Ai ishte një “mbiemër” njerëzor, që u vendos nga marrëdhëniet e tregtisë. Historia jonë familjare flet për marrëdhënien korrekte e njerëzore karshi komunitetit sllav që punonte në çifligjet shqiptare të kohës së Perandorisë Osmane.
Ndihma që jepte dhe kujdesi ndaj tyre, bëri që stërgjyshit Spiro t’i vendosej “nofka” e dytë “Majko” (Nënë) dhe që ishte mbiemri që familja jonë mban edhe sot. Arsyet e këtij vendimi i takojnë kohës kur u mor ai. E ndjej shpesh që “mbiemri” im iu shkakton paqartësi mjaft dashamirësve, përfshirë edhe atyre që për qëllimet e tyre më japin lloj e lloj “kombësish”… Ky është një “sekret”, që kjo foto më nxiti të mendoja se i kishte ardhur koha që ajo të shpjegohej natyrshëm.
Mjaft nga miqtë e mi e dinë këtë fakt prej kohësh. Sot, keqkuptimi i mbiemrit “Majko” në familjen time ngjall veç humor dhe kujtimin e mirë të stërgjyshit tim njerëzor. Foton, pak ditë më parë ma solli im atë. Koinçidoi edhe me rastin e debatit për ndryshimin e emrit të komunës Liqenas në “Pustec”. Isha i mërzitur me këtë “ndryshim”. Asambleja e Partisë Socialiste të rrethit të Korçës më kërkoi unanimisht ta votoja “pro” këtë ndryshim emri. Kjo foto e stërgjyshit ishte edhe një ftesë nga e kaluara familjare për reflektim. Historia duhet respektuar, pavarësisht si do të dëshiroje të ishte.
Pyetja është se “a po bëjnë fqinjët tanë të njëjtën gjë që po bën Shqipëria dhe shqiptarët?!” Mjafton të dëgjosh deklarimet e fushatës elektorale në Maqedoni dhe kupton se aty zhvillohet një situatë krejt tjetër karshi shqiptarëve. Vendosa këtë radhë të besoj në kumtin e kësaj fotoje, bërë në Bostonin e largët në SHBA. Ndershmërisht, i ndarë në dy gjysma, ku njëra kundërshton tjetrën. Në këtë rast, fitoi ajo që mbart mirëkuptimin që vjen nga e kaluara.
Padyshim që nëna ime mendon se, pavarësisht rrënjëve të mia familjare, mua më rëndon “peshorja” nga Kolonja e saj, e maleve të Korçës. Kjo është një histori e gjatë dhe e përsëritur për çdo familje shqiptare. Si rregull, nënat kanë gjithmonë të drejtë, ka shkruar Majko.