2013-03-19

Me rastin e 14 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Prof. Selim Berisha

Adem Demaçi – simbolit të rezistencës sonë kombëtare, i cili në njërin prej përvjetorëve të rënies së heroit Selim Berisha të mbajtur në Drenofc të Prishtinës shprehet kështu : citoj ; “ Kjo le të jetë shembull për të gjithë ata që kanë menduar se liria fitohet duke ikur. Liria fitohet duke qëndruar, duke vdekur si ky trim “ 


Pra, ne sot kemi ardhur ta bëjmë një rit, që do të duhej ta bënim në secilin hap, kudo në Kosovë, jo për ta shndërruar këtë akademi në fjalime folklorike siç dimë nga njëherë, por për të dëshmuar përkatësinë e të gjallëve ndaj amanetit të të rënëve. 

Të rënët për lirinë e Kosovës, të rënët për tokat e okupuara nga fqinjët tanë grykës dhe nga fuqitë evropiane, që ndihmuan këtë okupim klasik, duke copëtuar gjeografinë tonë kombëtare, të rënët që përgjakën gjeografinë e Kosovës, në të njëjtën kohë rikthyen edhe një herë në skenën e historisë shqiptare,nderin e familjes dhe të kombit, sipas mësimeve që i kishte dhënë gati një shekull më parë Oso Kuka, duke e shndërruar Vraninën në varrin e vet dhe të okupuesve në të njëjtën kohë, kurse 10 vjet më parë Komandanti legjendar Adem Jashari, e kthente Prekazin e tij në shenjën më të fuqishme të krenarisë kombëtare, në altarin e përkuljes sonë kombëtare, për t’i bërë nderim lirisë. Mbajtja e kësaj akademie për Profesorin tonë të dashur kësaj radhe është shumë më kuptimplote për të gjithë ne, sepse me Pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të saj u jetësua një pjesë e amanetit të mija dëshmorëve (bijve dhe bijave tona më të mira) që ranë anë e kënd trojeve tona etnike, njëherit nga Evropa na u kthye një borxh i vogël nga gjithë ajo padrejtësi e madhe që iu bë shqiptarëve dhe Shqipërisë mëmë, me rastin e ndarjes së saj në shumë copa.
Flijimi i Prof. Selimit, më 20 mars 1999, vetëm tri ditë para se të binin bombat e para të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe, ishte akt i një njeriu me vetëdije të lartë politike, akt i një veprimtari e atdhetari të vërtetë, i cili ishte thellësisht i bindur se liria nuk fitohet ndryshe, pos me gjak e sakrifica sublime. Barrikadimi i tij në kullën e vet stërgjyshore dhe, rezistenca e tij prej rreth dy orësh me një pushkë të lënë amanet nga gjysh e stërgjysh, duke luftuar kundër një shteti me armatimin më të sofistikuar të kohës, i ngjasonte një fronti me përmasa mitiko – legjendare. Ai bie, por i len të vrarë së paku dy polic, dhe disa të plagosur, këtë fakt nuk e kanë mohuar edhe vet mediat serbe. 


Të gjithë ata shqiptarë që ishin të bindur se Serbia nuk largohet nga Kosova me lutje dhe gjunjëzim deri në poshtërim, vendosën që ta krijojnë UÇK- në, njëri prej ushtarëve të kësaj ushtrie ishte edhe Selim Berisha, i cili ishte i frymëzuar me heroizmat e Ismail Qemalit,Bajram Currit e HasanPrishtinës, 
Isë Boletinit e Idriz Seferit, Azem e Shote Galicës, Nebih e Tahir Mehës, Zahir Pajazitit, e Luan Haradinajt, me rezistencën e pashembullt të Jasharajve të Drenicës heroike, Fehmi e Xhevë Lladrovcit, andaj nuk ishte e rastit që me aq dashuri e ruante një libër që ia kishte dhuruar Hamëz Jashari, i vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Çdo gjë në këtë botë ka mbretërinë e vet, do të thoshte shkrimtari ynë i njohur Mehmet Kajtazi, atëherë pa mbretëri nuk është as letërsia, e letërsia që ka për art luftën për liri është mbretëri e të gjitha mbretërive, pa të cilën popujt e robëruar do të shuheshin, pra do të sumerizoheshin, siç ka ngjarë me sumerët, një popull i moçëm të cilëve vetëm emri u ka mbetur në muzetë e Londrës. Prof. Selim Berisha ishte i vetëdijshëm se qëllimi i pushtuesit ishte shfarosja kolektive e shqiptarëve dhe, nuk lejoi që të sumerizohet populli që e kishte lindur.

 Kur ta heqim Serbinë nga Kosova, ishte motoja e jetës së tij, atëherë do ta kemi pasurinë tonë, dhe vetëm atëherë do t’i gëzohemi rritës së fëmijëve tanë. Me qëndresën e tij heroike Prof. Selimi mbajti orën e fundit të historisë praktike (pas 26 vitesh orë teorike nxënësve të tij të dashur), duke dhënë shembullin personal se si duhet atdheu, si jetohet, luftohet dhe vdiset për të. 

Floart-press;FLORI BRUQI (2008-04-04 15:46:32)


----------------------------------------



Shkruan: Mr. Selim Krasniqi

PROFESORI I HISTORISE QE U BE SINONIM I QENDRESES EPIKE

Marsi muaj i dëshmorëve të kombit.Marsi sinonim i qëndresës dhe i krenarise kombëtare.Muaji që më së shumti vendosen lule mbi lapidarë dhe derdhet vesë syri .Jo larg Prishtinës, ne veri të saj, shtrihej fshati Drenoc, pranë lumit Llap,aty gjallon edhe Lagjja Xhafolli ,pranë një kodre të zhveshur. Në këtë lagje ndodhi nje epope e lavdishme,po edhe një rënie e madhe në altarin e lirisë. Pikërisht me 20 mars 1999, ra heroikisht profesori I historisë Selim Berisha.Dëshmori I lirisë profesor Selim Berisha u lind me 3 qershor 195o në fshatin Drenoc-Barileve.Shkollen fillore e kreu në Barileve e Breznice, normalen në Prishtinë për ta mbaruar ne normalen “Hasan Prishtina” në Mitrovicë, ndersa Fakultetin Filozofik, Dega: Histori, në Prishtinë .Sapo mbaroi shkollën normale, filloi të punojë në fillim si mësues klase e pastaj si profesor historie , në shkollën fillore “Ali Kelmendi” Barilevë.Në këtë vatër arsimore punoi për 26 vjet më radhë, duke u dalluar si arsimtar I palodhshëm dhe atdhetar.






Një krismë pushke që po e mbronte nderin e familjeve shqiptare

Ishte dite e shtunë e 2o marsit 1999, kur Kosova po përjetonte ditët më të vështira të saj, kur lukunia serbe kishte marr ofensivë shfaruese kundër popullatës shqiptare cep më cep të Kosovës.

Një ofensive të tillë kishin ndermarrë edhe në Drenocin heroik, përkatësisht në lagjen Xhafolli, aty ku po I priste luftëtari I lirisë , profesor Selim Berisha.Ai ishte betuar në gjakun e dëshmorëve, ne besën shqiptare, në nderin e familjes shqiptarëve, ishte betuar në flamurin kombëtar para eprorëve tëUÇK-së se Selim Berisha do të lufton e do të reziston deri në fyshekun e fundit dhe deri në pikën e fundit të gjakut të tij.Atë betim që e kishte dhënë, e jetesoi pikrisht në ditën e pare të pranverës 1999.

Atë ditë kolona vrastare me police e ushtarë, militarë e paramilitarë, në mëngjesin e hershëm , ishin dale nga fshati Babimoc, I banuar me mbi treqind shtëpi serbe, të armatosur deri në dhëmb me automjete të rënda motorike, tanka e autoblinda , ishin nisur në drejtim të lagjës Xhafolli, ku po i priste profesori i historisë, luftëtari i lirisë Selim Berisha.

Me kot e kishin lutur familja etij, që së bashku të largohej, pasi mundësia ishte për t’u larguar, por ai nuk donte ta thente besën e dhëne se do të luftonte deri në fyshekun e fundit.Donte ta mbronte nderin e familjes, pragun e shtëpisë, donte t’I mbronte nxënësit e tij, fshatin e lindjes, Kosovën.

Krisma e pare e pushkës u ndie nga kulla e tij.Po luftonte një zemër, një luftëtar I lirisë në stilin e Oso Kukës me një kolonë të madhe vrastarësh.Si për çudi vetëm një pushkë atë ditë krisi në ato katër fshatra përreth.Kulla po digjej, e as sesi nuk po dorëzohej trimi,

Së bashku me krismën e pushkës së tij, po degjohej zëri I tij kërrëcnues duke ju drejtuar gjakatarëve: “Shporruni nga trolli im çetnik të mallkuar“ Pas një lufte të pabarabartë dyorshe, bie në altarin e lirisë professor Selim Berisha.Atë ditë po zbatohej pikpërpikë betimi I tij I dhënë para flamurit dhe epërorëve te UÇK-së..

Për rënien e tij heroike të profesor Selim Berishës, rënie e ngjashme me atë të komandantit legjendar Adem Jasharit, ngjarjen e transmetuan shume media të huaja si dhe ato në gjuhen shqipe, siç ishin BI BI SI, Dojçe vele, Evropa e lire,Zëri I Amerikës,pastaj Kosova e lire,TVSH si dhe Televizioni serb, duke komentuar: “Sot u vra terroristi më I rrezikshëm në Drenovc të Prishtinës”.

Ky television serb kishte pranuar se ne këtë operacion pati të vrare, duke dëshmuar se nga pushka e Selim Berishës pati të vrarë dhe te plagosur të forcave serbe.Për këte ngjarje që do të shënohet në analet e histories, bisedova me vëllanë e deshmorit, professor Qazim Berishën, me të cilin në vitin 1993 kishim punuar së bashku në gjimnazin “Hivzi Sulejmani”, ne Fushë Kosovë.

Kolegun tim e pashë paksa të lodhur në keto ditë marsi që ai muajin mars e quan muaj dhembje, malli dhe krenarie.E nisë rrëfimin kolegu im Qazimi me thënien e librit të tij Në zemren time banon dhembja, dhe vertete vërejta dhembjen e tij për vëllanë e rënë, sepse shpejt u pushtua nga emocionet: Po ishte ajo pranverë e përgjakshme.

Kurrë nuk kam menduar se një ditë do të ndahemi, e ai të shkon në amshim e unë do të mbetëm në jetë.Ishim të pandarë, në punë e në vprim, e kisha më shumë se vëlla. Atë ditë arma na ndau, ai ishte I armatosur, e unë isha duarthatë.Vetëm atë armë e kishim te trashguar nga babai I jonë.Shtëpitë tona të pesë vëllezërve ishin të rrethuara.

Ata ishin të porositur nga serbët local të fshatit Babimoc, që pikërisht familjet tona t’I asgjësonin, sepse ne njiheshim si familje nacionaliste.Rezistenca e vëlla Selimit bëeri që shtëpia e tij të granatohej në katër drejtimetTërë arsenali ushtarak u përdor atë ditë në shtëpinë e tij,derisa pushoi pushka e tij.

Si kundërpërgjigjje për rezistencën e tij, lokunia serbe,ia kishte vrare edhe bagëtinë në ahur, ia kishin rrënuar rrethojën, ia kishin shembur bunarin e shtëpise dhe në oborr ia kishin prerë pemët.Më në fund ia kishin djegur shtëpinë me themel.Ndërsa në shtëpinë time ate dite kishin thyer fotografite që I kisha në kornizë në dhomën e pritjes, të Hasan Prishtinës, Isa Bolotinit, Bajram Currit si dhe fotografinë e Bacë Adem Demaçit.

Në dhomën tjetër kishin grumbulluar tërë librat e bibliotekës sime më shumë se 1300 copë dhe ua kishin vëne zjarrin, ashtu kishin vepruar edhe me bibliotekën e vëllait tim Selimit.Pas luftës nga nxënësit dhe arsimtaret e shkollës professor Selimit I ngritën përmendore në varrezat e fshatit/ Lapidar u ngrit edhe në hyrje të fshatit Majac, me tete dëshmorë tjerë, ndërsa në Komleksin Momorial në Marinë të Drenicës është i skalitur emiri i luftëtarit të lirisë profesor Selim Berishës.

Emrin e këtij dëshmorit mbanë një rrugë e lagjes Arbëria në Prishtinë si dhe një rrugë e një lagjeje të Mitrovicës atje ku e kishte kryer shkollën normale.

Vite më pare është kërkuar nga nxënësit dhe arsimtaret e shkollës aty ku kishte punuar për 26 vjet me radhë,që të emrohet shkolla me emrin e arsimtarit dëshmor Selim Berisha në Barilevë, por kjo nuk u bë nga Komuna e Prishtinës, me arsyetimin se me gjithë respektin për arsimtarin dëshmor, emir i Ali Kelmendit që mbanë shkolla është i pa kontestueshëm.

Për rënien heroike të prof. Selim Berishes u realizua një film dokumentar , nje monografi dhe shume shkrime të publikuara në gazetat nëe Shqipëri dhe Kosovë.

No comments:

Post a Comment

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...