2013-03-22

MALLI. SHTEPIA.




Fakete Rexha: 

MALLI. SHTEPIA.

Dashuria. Besimi. Brendia e thelle. Lumturia. Gezimi. Vatra. Ngrohtesia. Emancipimi. Pranimi i kohes qe iken. Strehimi i vetem. Prej gjithe ç'eshte e tmerrshme. Nata. Hijet. Shqetesimi prej gjerave te panjohura, te frikshme, te zeza. Qe s'kane shpiegime te definuara. Shtepia s'i le te kapercejne pragun. Brenda te hyjne e te na frikesojne. Krijim hyjnor. Barometer i te qenit. Sikur trupi qe strehon shpirtin. Shtepia. Zarfe e jashtme e familjes. Hijeve te dashura. Figurat. Objektet, gjesendet neper dhoma. Gjithekah. Gjitheçka ka pamje te hareshme. Magjepese. Era e kendshme e kuzhines. Zeret e dashur familiar. Te ngrenit sebashku. C'lumturi e madhe, pakrahasim. Shtreterit e vaket dhomave. Ku kemi deshire te qeshim, te qajme ne qetesi e paqe. Ku zemra dehet e der...dhet nga kenaqesia. S'ka lumturi me te gjere. Kur nena ngjitet larte ne dhome. Mbi djepin me foshnje perkulet. Kendon me gjysme zeri. Kengen e dashur per femijen e saj. Shtepia. Malli. Kuptimi. Mikpritjes, lirise, hyrjes, daljes. Lidhja ne mes jashte e brenda. Jashtesia, brendia kuptimi i hapjes ndaj botes. Mbrojtja. Shtepia. I vetmi vend ku na pelqen çdo gje. Ruajme çdo gje. Duam gjithe njerezit. Si budallenje. Hareshem. Paharrueshem. Perkundim endrrat tona te femijerise. Nga Malli. Prej largesise.

C'fatlumesi e bukur, ta kesh.
Nje shtepi ku hareshem jetohet.
Nje shkak me teper. Per tu zgjuar.
Cdo mengjes nga gjumi.

No comments:

Post a Comment

AKADEMIK FLORI BRUQI-LUFTËTARI I PAEPUR NË MBROJTJE TË IDENTITETIT TONË KOMBËTAR

      Shkruan Kujtim Mateli,akademik nga Tirana(AAAS) https://atunispoetry.com/2022/03/08/akademik-flori-bruqi-luftetari-i-paepur-ne-mbrojtj...