Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/21

Presidenti serb Tomislav Nikoliqi në Vatikan, në vendin e rezervistëve. Hashim Thaçi përkrah Biden, Berisha afër Merkelit


Inaugurimi i Papa Franës (Francisco, Françesku) dje në Vatikan ka shënuar një kapitull të ri në historinë e Selisë së Shenjtë, kurse një nga gjërat më pak të rëndësishme ka qenë edhe vendosja nga ana e protokollit të mikpritësit e politikanëve që kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

Sipas mediumeve serbe, delegacioni i këtij vendi ka pasur një vend jo të zakonshëm në inaugurimin e papës së ri. Presidenti Nikoliq ka qenë diku nga fundi, në bankën në të cilën ishte i ulur edhe presidenti slloven Borut Pahor, kurse prapa Nikoliqit kanë qenë të ulur ministri i Jashtëm, Ivan Mërkiq, dhe Marko Gjuriq, këshilltar i Nikoliqit.

Ndërkaq, krahas nënpresidentit amerikan ka qenë ulur Hashim Thaçi, madje në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, me gjithë faktin se Vatikani ende nuk e ka njohur Kosovën, shkruajnë mediet serbe.

Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë në ceremoninë e Vatikanit ka qenë i ulur në afërsi të kancelares gjermane Angel Merkel.

Sipas të dhënave zyrtare, në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë 132 delegacione shtetërore.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...