2013-03-19

Konsulli Astrit Zemaj: Pa Gjermaninë, Kosova nuk do të ishte kjo që është!



Në Velbert të Gjermanisë u mbajt manifestim në 5 vjetorin e Republikës të Kosovës

Konsulli Astrit Zemaj: Pa Gjermaninë, Kosova nuk do të ishte kjo që është!
“Bartja e përvojës nga shkollat gjermane në arsimimin e brezave të rinj në vendlindjen tonë, ka simbolikën e vazhdimësisë  të ndihmës si dhe të investimit të popullit Gjerman, në ardhmerinë e Kosovës”, theksoi Rrahman Islami
Rrahman Islami
Rrahman Islami
Në Velbert të Gjermanise, landi i NRW, mërgimtarët kosovarë bashkë me miqt gjermanë mbajtën një manifestim madhështor në 5 vjetorin e shtetit të Republikës së Kosovës. Në këtë manifestim, i cili u mbajt në një atmosferë familjare, morën pjesë mbi 500 shqiptarë të Kosovës nga Velberti me rrethinë. Kësaj ngjarjeje të rëndësishme, madhështinë ia shtoi pjesëmarrja e Konsullit të Republikës të Kosovës z. Armend Zemaj, familje të dëshmorëve dhe sidomos e miqëve gjermanë që kanë ndihmuar e po ndihmojnë mërgimtarët dhe Kosovën.
Islami: Falenderimi për këtë përvjetor jubilar i dedikohet  Presidentit historik Ibrahim Rugovës dhe heronjëve të lirisë
Kryetari i shoqatës  Velbert-Podujevë, Rrahman Islami duke përshëndetur të pranishmit tha se falenderimi për këtë përvjetor jubilar i dedikohet  Presidentit historik Ibrahim Rugovës dhe heronjëve Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Krasnici, Tahir Zemaj, Xhevat Jusufi, Luan Haradinaj, Agim Ramadani, Sali Cekaj, pastaj dëshmorëve Jetullah Islami, Sylejman Shala, Arsim Rama të rënë në Betejën e Koshares si dhe të gjithë heronjëve e të rënëve anëembanë Kosovës. “Emocioni i sotëm nuk ka se si të nisë ndryshe, përvec me fjalën, ajo që Biblikisht u tha nga Presidenti i përjetshëm i Pavarësisë dhe Dardanisë, humanisti dhe intelektuali e politikani që përmbylli ideimin e KOSOVËS  shtet. Presidenti RUGOVA do të thoshte: Faleminderit popull i dashur gjerman për mbështetjen në rrugën tonë të Pavarësisë! Z. Islami në vazhdim falënderoi miqt gjermanë të cilët ndihmuan dhe po ndihmojnë edhe sot Kosovën.
“Dua t’ju falënderoj shumë dhe sinqerisht për ndihmën dhe mbështetjen që na e keni ofruar me shekuj. Vecant, nga fillimi i luftës së fundit të shkaktuar nga regjimi serb i millosheviqit! Atëherë kur populli e Qeveria gjermane, hapi zemrat humane dhe dyert e shtëpive për të strehuar mija refugjatë nga Kosova…” deklaroi Rrahman Islami i cili është Deputet ne “Integrationsrat”, delegat në komisionin parlamentar për Rini e sport si dhe Moderator për shëndetësi, arsim, edukim dhe cështje familjare në qytetin e Velbertit. Ai duke evokuar kohën e grumbullimit të ndihmave për refugjatët e Kosovës në vitet 1999 theksoi se falë shpirtit dhe frymës gjermane dhe punës të shumë miqve e taksapaguesve gjermanë të kësaj treve, u grumbulluan mbi 16 tonë ndihma. Islami falënderoi për kontributi Kliniken Niderberg, Kryetarin e Velbertit  z. Stefan Freitag, mikun e madh të shqiptarëve e të Kosovës Dr. Stein, z. Hofius. Në vecanti Islami falënderoi edhe z. Beyer, deputet ne bundestagun gjerman,
z. Münchow, Deputet ne Landin e NRW-se, z. Burghard Fülling, udheheqes i CDU për Velbert, anëtar i parlamentit të këtij qyteti si dhe anëtar i kryesise i Shoqates Velbert-Podujevë.
Astrit Zemaj: Pa Gjermaninë e sotme, nuk do të ishte Europa kjo që është
Konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt z. Astrit Zemaj , pasi përshëndeti të pranishmit, falënderoi miqtë gjermanë për pjesëmarrje. Ai foli për Kosovën dje, sot si dhe shpalosi vizionin për ardhmërinë e saj.  Konsulli Zemaj u dhuroi të gjithëve nga një libër në emër të konsullatës. Në mbyllje të përshëndetjes së tij, Zemaj tha: Pa Gjermaninë e sotme, nuk do të ishte Europa kjo që është dhe pa Gjermaninë, Kosova nuk do të ishte kjo që është!
Konsulli Zemaj në vazhdim ndau mirënjohje për Kryetarin e komunës të Velbertit si dhe kryetarit të Shoqatës Rrahman Islami. Këto mirënjohje i ka dërguar kryetari i komunës i Podujevës Agim Veliu.
Në vazhdim, të programit të moderuar shkëlqyeshëm nga motrat Qëndresa dhe Arbërie Islami, nxënësit e shkollës shqipe Nga Wupertali, Velberti dhe Solingeni shfaqën një program të pasur kulturor, ndërkaq që grupi muzikor i Bes Prizreni dhe Naim Smakolli argëtuan të pranishmit në këtë manifestim madhështor.
Në mbyllje të programit, Rrahman Islami falënderoi Mësuesen  Klosterköktter, e cila pranoi me kënaqësi që të bëjnë binjakëzimin e shkollës aë Velbertit me Shkollën e mesme “Aleksandër Xhuvani” në Podujeve. “Bartja e përvojës nga shkollat gjermane në arsimimin e brezave të rinj në vendlindjen tonë, ka simbolikën e vazhdimësisë  të ndihmës si dhe të investimit të popullit Gjerman, në ardhmerinë e Kosovës”, theksoi Islami. Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe tha mbylli manifestimin me lutjen e Ibrahim Rugovës dhe falënderimin për Gjermaninë.
Është për tu theksuar pjesëmarrja e shumtë e miqëve gjermanë, në mesin e të cilëve: Bernd Tondorf, nënkryetar i Velbertit, Peter Beyer, Deputet në Parlamentin Gjerman dhe anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme, Volker Münchow  Deputet i Lnadit të NRË dhe Delegat në Komisionin Europian, kryetari i CDU për Velbert z. Burghard Fülling, Gerno Böll-Schlereth  Kryetar i SPD  për Velbert, Dr. Paul  J. Stein  zyrtar në ministrinë e financave në Landit e Düsseldorfit, kryetari i “Integrationsrat” z. Cem Demircem dhe shumë aktivistë të shoqatave nga komunitetet tjera. Do theksuar se organizatori kishte ftuar me kohë RTK, por televizioni i vetëm publik i Kosovës nuk e pa të arsyeshme pjesëmarrjen!
Urim Kelmendi
Berlin

No comments:

Post a Comment

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...