Jasharët e rënë më 5, 6 dhe 7 mars 1998 dhe të mbijetuarit e familjes së Shaban Jasharit
Më 5 mars të vitit 1998, në fshatin Prekaz të Drenicës, qindra forca të motorizuara ushtarake dhe policore serbe kishin rrethuar lagjen Jashari, me përqendrim në kullën e Adem Shaban Jasharit. Në orën 6.00 të mëngjesit forcat serbe kanë filluar goditjen me armë të rënda të artilerisë në drejtim të shtëpive të Shaban Jasharit, Hamit Jasharit, Halit Jasharit dhe jasharëve të tjerë, pasi paraprakisht kishin rrethuar fshatin, ndërkohë që kishin vendosur edhe shumë postblloqe në disa pikëkalime në rrugët që lidheshin me këtë fshat. Komandanti i UÇK-së, Adem Jashari së bashku me t’ atin, Shabanin, vëllanë e tij, Hamzën si dhe familjarët e tjerë luftuan heroikisht derisa të gjithë ranë në altarin e atdheut. Luftuan heroikisht edhe jasharët e tjerë dhe beteja nuk u ndërpre deri më 7 mars, kur forcat e shumta të këmbësorisë serbe hynë në fshat dhe në mënyrën më barbare vranë, masakruan dhe dëbuan banorët të kësaj lagjeje heroike. Gjatë tri ditëve të rezistencës heroike në altarin e atdheut, në Prekazin e qëndresës historike shqiptare kanë ranë:
Adem Shaban Jashari
Shaban Murat Jashari
Zahide Shaban Jashari
Zarife Bahtir Jashari
Hidajete Rifat Jashari
Valdete Rifat Jashari
Igballe Rifat Jashari
Igball Rifat Jashari
Hamza Shaban Jashari
Feride Ramadan Jashari
Selvete Hamzë Jashari
Afete Hamzë Jashari
Besim Hamzë Jashari
Lirie Hamzë Jashari
Blerim Hamzë Jashari
Fatime Hamzë Jashari
Blerina Hamzë Jashari
Adile Bahtir Jashari
Fitim Adem Jashari
Kushtrim Adem Jashari
Artim Sejdi Jashari
Bahtie Muharrem Jashari
Abdullah Zen Jashari
Blerim Zen Jashari
Bujar Zen Jashari
Qazim Osman Jashari
Nazim Zuk Jashari
Beqir Bajram Jashari
Halil Bajram Jashari
Sherif Brahim Jashari
Faik Tahir Jashari
Sinan Ramadan Jashari
Ali Ramadan Jashari
Elheme Uka Jashari
Halit Imer Jashari
Mihrije Feriz Jashari
Hajzer Zymer Jashari
Myrtez Zymer Jashari
Sabrie Zymer Jashari
Hanife Zymer Jashari
Hamit Hus Jashari
Sala Sheremet Jashari
Qerim Hus Jashari
Shahin Qerim Jashari
Ukshin Qerim Jashari
Hajrije Zymer Jashari
Hamide Ajet Jashari
Kajtaz Maliq Jashari
Ajvaz Kajtaz Jashari
Smajl Asllan Jashari
Sadik Hysen Jashari
Afije Hysen Jashari
Hamdi Sadik Jashari
Elfije Sadik Jashari
Fatime Sadik Jashari
Ramiz Sadik Jashari.
Gjatë luftimeve në Prekaz ka rënë dëshmorë edhe Osman Geci nga Llausha, daja i Legjendarit Adem Jashari dhe dy miq të Hamit Jasharit që atëbotë kishin ndodhur te familja e tij.
Familjarët e mbijetuar të familjes së Shaban Jasharit
Pas sulmit të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, prej anëtarëve të familjes Jashari që ishin në Prekaz, të gjallë kanë mbetur 6 anëtarë: Bashkimi, Iliriana dhe Fazliu (tre fëmijët Rifatit), Shqipja e Marigona ( vajzat e Ademit) dhe Besarta (vajza e Hamzës). Kurse në Përmendim në atë kohë ishin 4 të tjerë: Rifati, djali i tij, Murati, djali i Hamzës Bekimi dhe djali i Ademit, Lulëzimi.
Djali i Rifatit Muarti është takuar me Sadijen, tash nuse e tij, me të cilën u fejua ndërsa dasmën ia bënë më 7 mars.
Pastaj është martuar edhe djali i Ademit, Lulzimi, ndërsa djali i Hamzës Bekimi është martuar në Gjermani.
Edhe dasma e Bekimit ka pasur disa gjëra interesante për të tjerët, ndërsa për familjen ishte diçka e zakonshme.
Tash në familjen Jashari janë, 3 nuse dhe 5 fëmijë dhe gjithsej janë tetëmbëdhjetë anëtarë.
I kanë trashëguar emrat e Mixhës Shaban, Ademit e Hamzës.
Murati ka një djalë dhe një vajzë dhe ua ka përtëri emrat e gjyshit dhe gjyshes (Shabanit dhe Zahides), djali i Hamzës Bekimi po ashtu një djalë dhe një vajzë që mbajnë emrat e prindërve të tij, Hamzës dhe Ferides, ndërsa djali i Ademit, Lulzimi ka një djalë që mban emrin e babait të tij, Adem.
Jasharët që mbijetuan:
Rifat Shaban Jashari (gjendej në Gjermani)
Murat Rifat Jashari (gjendej në Gjermani)
Bekim Hamëz Jashari (gjendej në Gjermani)
Lulëzim Adem Jashari (gjendej në Gjermani)
Besartë Hamëz Jashari
Bashkim Rifat Jashari
Ilirjanë Rifat Jashari
Fazli Rifat Jashari
Shqipe Adem Jashari
Marigonë Adem Jashari
Ilirjana, Fazliu, Shqipja dhe Marigona ndodheshin të dajët , kurse, Bashkim Rifat Jashari dhe Besarta Hamëz Jashari i mbijetuan rrethimi.
Nga familja e ngushtë e Rifatit mbijetuan: tre djem e një vajzë
Nga familja e ngushtë e Hamzës mbijetuan: një djalë e një vajzë
Nga familja e komandantit Ademit mbijetuan: një djalë e dy vajza
Gjithsej mbijetuan 10 anëtarë (gjashtë meshkuj e katër femra).
*****
Mbrëmë janë përmbyllur aktivitet treditore kushtuar Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë këtyre tri ditëve, u mbajtën aktivitete të ndryshme ku morën pjesë autoritetet më të larta të vendit dhe qytetar liridashës anekënd trojeve shqiptare të cilët bënë homazhe në Prekaz, për të përkujtuar luftën e pashembullt të familjes Jashari dhe komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Mbrëmë, në ditën e fundit të manifestimeve, duke filluar nga ora 18:00 në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj u mbajt ceremonia përmbyllëse, “Nata e Zjarreve”, ku do të ndizen pishtarë dhe do të mbahet një program i pasur kulturor dhe artistik.
Duke komentuar mos praninë e kryetares Atifete Jahjaga dhe kryeministrit, Hashim Thaçi në familjen Jashari, gjatë shënimit të 15 vjetorit të qëndresës titanike kundër sulmit të armatosur të forcave ushtarake dhe policore serbe, Murat Jashari ka thënë se mosprania e kryetares dhe kryeministrit në kullën e Jasharëve nuk e ka zbehur “Epopenë e UÇK-së”, madhështi e cila është duke mbretëruar këtyre ditëve në Prekaz dhe gjithandej Kosovës. Individët e politikanët shkojnë e vijnë. Është e drejtë e çdokujt të mendojë dhe të veprojë si të dëshiron. Gjithsecili do ta vlerësojë mendimin dhe pozicionin e vet. Por, ne i falënderojmë të gjithë ata që kanë vendosur të qëndrojnë bashkë me ne në këto data historike, duke evokuar kujtime nga e kaluara. Gjatë një interviste të dhënë gazetës “Epoka e Re”, përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari ka thënë se familja Jashari preokupohet vetëm me çështjen kombëtare. Popujt e qytetëruar ecin më shpejt përpara kur kanë një lidership me vizion, guxim dhe atdhedashuri. Sikurse udhëheqësit tanë të kishin pasur një unitet më serioz pas shpalljes së pavarësisë, punët do t’i kishim shumë më mirë, ka theksuar përfaqësuesi i familjes Jashari, Muart Jashari.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka biseduar me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar si dhe ambasadorët në Kosovë, të cilët i njoftoi me rrjedhat e radhës së gjashtë të bisedimeve, në Bruksel.
Në komunikatë thuhet se kryeministri i njoftoi për qëndrimin e Kosovës lidhur me të drejtat dhe kompetencat e Asociacionit të Komunave, gjithnjë duke respektuar Pakon e Ahtisaari dhe Kushtetutën e vendit. Ai shprehu mirënjohje për gatishmërinë e komisares së BE-së, Ketrin Ashton, për ta vizituar Prishtinën, në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e formave adekuate për arritjen e marrëveshjes midis Prishtinës dhe Beogradit.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë, z. Tracey Jacobson, kritikoi Këshillin Prokurorial dhe atë Gjyqësor për dështim në publikimin e emrave të personave zyrtarë që akuzohen për shpërdorim detyre. Një gjë të tillë e ka pranuar edhe zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, i cili tha se jo gjithmonë reformat kanë shërbyer për mirë në sistemin e drejtësisë. Gjatë diskutimit në tryezën “Drejtësia dhe Qytetarët”, ambasadorja, Jacobson, deklaroi se gjykatat kanë dështuar në ofrimin e mbrojtjes së viktimave. Ajo përmendi rastin e Diana Kastratit dhe shtoi se Gjykata Komunale kishte dështuar që të veprojë mbrojtjen brenda 24 orësh, ashtu sikur obligohet me ligj. “Për fat të keq Prokuroria nuk i ka dhënë emrat e atyre gjykatësve që janë gjetur fajtorë dhe që akuzohen për shpërdorim të detyrës. Qytetarët kanë të drejtë të dinë të nëse shërbyesit civilë janë fajtorë për moskryerje të detyrës së tyre”, tha ambasadorja amerikane, Xhejkobson.
Zëvendës-kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka marrë pjesë në tryezën e rrumbullaket me temën “Të drejtat e qytetarëve dhe llogaridhënia në sistemin e drejtësisë”, e organizuar si pjesë e fushatës “Drejtësia dhe qytetarët”. Ai me këtë rast ka thekuar se ndonëse drejtësia dhe të drejtat e qytetarëve janë të lidhura drejtpërdrejtë njëra me tjetrën, ndodhë që shpesh realiteti t’i largojë ato nga njëra tjetra. Prandaj është me shumë rëndësi që, si sot, ato gjithmonë të diskutohet si dy çështje të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, apo më mirë - të varura njëra nga tjetra.
Dje në Shqipëri, Kosovë dhe në Iliridë u festua 7 marsi, dita e mësuesit, një ngjarje me rëndësi arsimore, kulturore e pedagogjike për mbarë kombin. Në nderim dhe përkujtim të kësaj date me rëndësi kombëtare po mbahen një varg aktivitetesh nëpër shkolla organizuar edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë ishte hapur Mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. 7 marsi kudo në shkollat shqipe festohet si Dita e Mësuesit në përkujtim të fillimit të arsimimit kombëtar. Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, Shkolla e parë qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pritur në një takim komandantin e KFOR-it, gjeneral Volker Halbauer, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të tërë territorin e vendit. Rexhepi vlerësoi se trupat e NATO-së në Kosovë kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut për sigurinë e përgjithshme në Kosovë. Ai tha se Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë një bashkëpunim të shkëlqyer dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje. Ndërsa, komandanti i KFOR-it, Volker Halbauer, theksoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar për një ambient të qetë dhe të sigurt dhe bashkëpunimi i mirë mes institucioneve të sigurisë në vend do të vazhdojë.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se për më shumë se 10 vjet, Serbia është mashtruar duke insistuar se Kosova është Serbi edhe pse ashtu është e shkruar edhe në Kushtetutë. “Sot kjo preambulë në kushtetutë nuk na ndihmon aspak, kryetari i Serbisë nuk mund të shkojë në Kosovë, as kryeministri, as policia e as ushtria”, ka deklaruar Dacic, duke shtuar se Kosova, gati dhjetë vjet ka qenë një tabu, dhe askush zyrtarisht nuk guxoi ta thoshte të vërtetën. Tash Serbia është duke pritur për punën e pambaruar të përcaktimit të hapësirës së vet si dhe përpjekjeve në Kosovë, kryesisht për serbët që jetojnë atje, për të shpëtuar siç ka thënë ai, atë që mund të shpëtohet, dhe t’iu sigurojë atyre një jetë normale, të sigurt dhe një të ardhme.“Në këtë mënyrë, dhe vetëm në këtë mënyrë, edhe Serbia do të ketë një të ardhme”, ka thënë Dacic. Këto deklarata të Dacicit vlerësohen si shenja që Beogradi ka bërë një ndryshim historik në një nxitim për të siguruar
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ndodhet për vizitë serbëve në Kosovë ka thënë se Serbia asnjëherë s’do të heqë dorë nga kujdesi për Gorën. Ai ka qëndruar në Vranisht të Dragashit, ku ka thënë se edhe në Bruksel është biseduar për zgjidhjen e çështjes së Gorës në kuadër të Bashkësisë së komunave serbe. “Goranët dëshirojnë të jenë atje ku kanë qenë gjithmonë, pra në Gorë, të cilën nuk e braktisën as në kohë të rënda. Ne e kemi shtruar çështjen e Gorës e të goranëve në Bruksel, jo si problem po si qëndrim. Bashkësia e komunave serbe dëshiron që Gora të jetë në përbërjen e saj dhe këtë e dëshiron edhe Gora”, sipas të cilit “goranët janë ankuar për presione”. Bëhet e ditur se Vulin ka vizituar edhe Prizrenin. Ai citohet të ketë thënë se në Kosovë nuk kërkon një “Republika Serpska”, por formimin e bashkësisë, që do të ketë kontrollin dhe ndikimin në gjyqësi, polici dhe arsim.
No comments:
Post a Comment