“Nëse sot nuk i friksohemi apo nuk paqarqesin rreziki Moska me 11 milonë rus apo Istabullit me 13 mlionë turqi, nuk di pse t’i friksohemi apo te ejtë rreizkë për dikë nga shteti i përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë me vetëm 6-7 milionë banorë?!…” ka dekarauar në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” publicisti i njohur rus Alekseji Lipoveski dhe gazetar në Kombet e Bashkuara (Moskovskaya Pravda dhe Freelance international) njohës i mirë i zhvillimeve në ballkan.
Duke folur për situatën aktuale në Kosovë dhe dialogun e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit publicisti i njohur rus Alekseji Lipoveski, njëherit gazetar në Kombet e Bashkuara (Moskovskaya Pravda dhe Freelance international) në një bisedë për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” ka deklaruar se “situata në Kosovë për dallim nga vitet e mëparshme, sidomos të para luftës është më stabile jo vetëm për shqiptarët e Kosovës por edhe për pakicat, sidomos për serbët. Pakica serbe nuk ka pasur ket status e as ket privilegj as në periudhën e Milloshevicit. Merre me mend sot ata kanë edhe fakultete e qendra materniteti në Kosovë, që dikur nuk i kishin, të cilit duhej të shkonin në Beograd ose Prishtinë. Pra, me dialog dhe rrespektim të drejtave të njeriut arrihet gjithcka. Konfliktet nuk kanë arritur asnjëherë zgjidhje, përkundrazi..”
Pyetjes për hezitimin e Rusisë zyrtare për njohjen e Kosovës publicisti rus Lipoveski në vazhim pergjigjet se “këtu është fjala se Moska zyrtare nuke njeh Kosovës dhe jo Rusia. C’është e vërteta Rusia, si një ven i populluar kryesisht me rusë në fakt e njeh pavarësinë e Kosovës. Për ketë dhe ju vet mund të dëshmoheni, nëse ju do të dilnit sot në rrugët e Moskës apo Leningradit të bënin një anketë dhe t’i shtronit këtë pyetje. Prandaj, problemi i Kosovës është më shumë se politik, është problem strategjik ndërkombëtar. Moska zyrtare nuk e ka hallin aq me serbët se sa me interesat e veta gjeostrategjike ku (mos) njohjen e shtetit më të ri në Evropë, Kosovën mund ta përdor për iks interesa të veta me superfuqitë botërore. Sidoqoftë, jam i bindur se një ditë edhe Moska do të njoh Kosovën, natyrisht me ndyshimin dhe permisimin e situatave në rajon dhe arenën ndërkombëtare..”
Se cfarë mendon për idenë e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në Ballkan publicisti rus Alexey Lipovetsky, duke mos e përjashtuar këtë ide ai kosndoeron se përparësi dueht të ketë fillimisht bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisësi dy njësi shtetërore të njohura ndërkormbëtarisht.
“Kam dëgjuar si në media ashtu edhe në qarqet e ndryshme diplomatike në Gjenevë, Bruksel, Uashington e Moskë për një sër opcionesh për shqiptarët në ballkan. Por, për mua zgjidhja më adekuate do të ishte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Mendoj se kjo ide është rezonable dhe nuk do të kundëreshtohej energjikisht nga të tjerët, sidomos vendet limitrofe, përderisa integriteti territorial i këtyre dy vendeve aktualisht njihen edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Nëse sot nuk i friksohemi apo nuk paqarqesin rreziki Moska me 11 milonë rus apo Istabullit me 13 mlionë turqi, nuk di pse t’i friksohemi apo te jetë rrezikë për dikë nga shteti i përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërië me vetëm 6-7 milionë banorë?!. Por, kërkesat për bashkimin kombëtar të shqiptarëve në ballkan do të jetë më shume se patriotike se sa realiste, madje edhe të rrezikshme sidomos për vendet me minoritetet, sikur dihet ndëttimi i Serbisë, Maqedonisë, Greqisë..Dhe nëse secili do të kërkonte “copën e vetë” apo të bashkohen në një territor unik, padyshim atëherë do të kishim në rajon një situatë konfliktuoze saqë as ndërkombëtarët nuk do t’ia dinin e pologhun kësaj lufte me pasoja të paparashikueshme. Prandaj, më e arseshme do të ishte nëse sot kekrohet apo i mundësohet Bashkimi i Kosovës me Shqipëri në një shtet që do të shpiente drejt stabilitetin në Evropë se sa bashkimi gjithkombëtar i shqiptarëve që do të vente në pikpyetje stablietin në ballkan në njërën anë dhe shqupatarët do të kosndierosheshnin si faktro destabilieti në rajon, në anën tjetër..” ka deklaruaa në fund gazetari rus Alekseji Lipoveski për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.