2013-03-17

Adem Jashari ishte turi dhe zemra e pavarësisë së Kosovës


01 maj 2008


Agjencioni FLOART - PRESS


BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe, i pa kurrfarë baze etike, kombëtare dhe revolucionare konstatimi i gabuar, ekstrem dhe i papeshuar historikisht, politikisht, diplomatikisht dhe ushtarakisht se “Ibrahim Rugova ishte truri, kurse Adem Jashari zemra e pavarësisë së Kosovës”!?

*** E vërteta e dëshmuar para mbarë kombit shqiptar dhe para mbarë botës, është se Adem Jashari ishte edhe TRURI edhe ZEMRA e pavarësimit të Kosovës. Kjo e vërtetë nuk mund të shlyhet me “gomë të kuqe” e as të mohohet qoftë në kohë paqeje a në kohë lufte, pavarësisht nga interesat heterogjene antikombëtare të matrapazëve të politikës propagandistike ditore, të informimit, të publicistikës dhe të kuazishkencës historike shqiptare dhe joshqiptare.

*** E vërteta racionale konkrete si drita e diellit për pavarësinë e Kosovës është legjenda historike kombëtare dhe ndërkombëtare Adem Jashari, jo “fikcioni”, kulti i mitizuar, i fetishizuar dhe “refleksi i kushtëzuar” Ibrahim Rugova.

Prof. Dr. Mehdi HYSENI 


Partizanët e të gjitha partive politike shqiptare, së këndejmi edhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), duhet ta mbajnë parasysh faktin se, historia më e re e mirëfilltë dhe objektive e pavarësisë së Kosovës mund të shkruhet vetëm duke u mbështetur në faktet dhe në argumentet e provuara të zhvillimit të ngjarjeve politike dhe historike në Kosovë (1990-2008).

Politikisht është gabim jo vetëm të pohohet dhe të shkruhet, por edhe të mendohet se Ibrahim Rugova ishte “truri” i pavarësisë së Kosovës.

Ç’është e vërteta ai me zemër dhe me shpirt (sikurse çdo shqiptar) ishte një dashamir i vërtetë i pavarësisë së Kosovës, mirëpo ai së bashku me partinë e tij nuk qenë në gjendje që të ndërtojnë strategjinë e kapshme dhe të qëndrueshme politike, diplomatike dhe ushtarake për ta realizuar në praktikë aspiratën e tyre drejt artikulimit dhe rrumbullakësimit të pavarësimit të Kosovës.

Kursi i gabuar i zgjedhjes së taktikës politike të kryeliderit Ibrahim Rugova, bëri që zgjidhja e çështjes së statusit politik të Kosovës, të zvarritet një dekadë (1990-1999). Si rrjedhim, dhe si antitezë teorike dhe praktike e një politike të tillë të dështuar 10-vjeçare, doli në sipërfaqe Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) me në krye komandantin e saj, Adem Jashari.

Me shfaqjen e Adem Jasharit dhe të UÇK-së në skenën ushtarake dhe politike të Kosovës (1998), përfundon edhe miti artificial i politikës eksperimentale gandiane të Ibrahim Rugovës dhe të partisë së tij. Kështu që, në vend të politikës dhe të rezistencës pasive kosmopolite të LDK-së së Ibrahim Rugovës, erdhi në shprehje zbatimi konkret në vepër i strategjisë realiste politiko-ushtarake të UÇK-së me në krye Adem Jasharin. Si rrjedhim, efektet pozitive të kësaj strategjie shpëtimtare të Kosovës, së shpejti, brenda një intervali kohor shumë të shkurtër u ndien si në planin e brendshëm kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, sepse nga politika e falimentuar dhe nënshtruese 10-vjeçare e rugovizmit, kalohet në politikën aktive të rezistencës së armatosur luftarake të çlirimit dhe të pavarësimit të Kosovës. Këtë strategji të drejtë dhe të jusitifikueshme të UÇK-së me në krye Adem Jasharin, e përqafuan dhe e ndihmuan si populli shqiptar i Kosovës, ashtu edhe bashkësia ndërkombëtare. Këtë e provoi edhe ndërkombëtarizimi konkret de facto dhe de jure i Kosovës, pas arritjes së Marrëveshjes historike të Rambujesë (shkurt 1999).

Merita kryesore historike, politike, diplomatike dhe ushtarake për ndërkombëtarizimin, për shpëtimin dhe për pavarësimin e Kosovës i përket UÇK-së me në krye Adem Jasharin, e jo politikës pasive të pacifistëve të dështuar të eksperimentit gandian të LDK-së me në krye Ibrahim Rugovën.

Asimetria

Me gjithë dëshirën provokuese të pabazë të politikës së fetishit dhe të kultit të individit të idhtarëve dhe të mbështetësve të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), përkatësisht të kryeliderit të saj, që për “llogari” të tyre materialiste, karrieriste dhe promovuese në sy të opinionit publik shqiptar dhe të atij ndërkombëtar, Rugovën nuk mund ta njëjtësojnë dhe ta krahasojnë me figurën dhe me veprën heorike grandioze të Adem Jasharit, sepse Rugova ishte “refleks i kushtëzuar” politik dhe eksperiment i falimentuar i filozofisë idealiste gandiane, kurse Adem Jashari ishte truri, zemra dhe forca aktive centrifugale e përshpejtimit të pavarësisë së Kosovës. Kjo është asimetria kryesore që e dallon Adem Jasharin dhe UÇK-në nga Ibrahim Rugova dhe nga politika pasive me “refleks të kushtëzuar” të eksperimentit të dështuar utopist gandian.

Ndaj, është i pabazë dhe i paqëndrueshëm vlerësimi i gabuar, ekstrem dhe i papeshuar se “Ibrahim Rugova ishte truri, kurse Adem Jashari zemra e pavarësisë së Kosovës”!?

Katër gabimet fatale,që e varrosën mitin artificial të pavarësisë së shpallur të Kosovës(1990)

- Gabimi i parë, brenda mandatit të tij dhjetëvjeçar (1990-1999), Ibrahim Rugova nuk kishte kurrfarë koordinimi as bashkëpunimi strategjiko-politik, diplomatik as ushtarak me Tiranën zyrtare rreth konkretizimit të pavarësisë së Kosovës.

- Gabimi i dytë, me të dalë në skenën publike ushtarake dhe politike të UÇK-së me në krye Adem Jashari(1998), Ibrahim Rugova deklaroi se ato janë “forca sekrete të Serbisë”(!?) – Kjo anatemë, edhe nëse është bërë me “marrëveshje” në relacionin politik LDK – UÇK, ka qenë dyfish kontraproduktive dhe e dëmshme, sepse në këtë mënyrë regjimit vrastar gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, zyrtarisht i është dhënë “sinjali i gjelbër”, që t’i lufotjë dhe t’i asgjësojë forcat luftarake të UÇK-së me në krye Adem Jasharin, me motivaicon se ato nuk kishin asgjë të përbashkët me politikën primitive paqësore gandiane të LDK-së.

Fatkeqësisht, këtë deklaratë fataliste zyrtare të kryeliderit të LDK-së, pa vonuar shumë kohë nga përhapja e saj, e kapitalizoi politika e terrorit gjenocidal e Serbisë së Slobodan Milosheviqit, e cila, duke përfituar nga rasti i krijuar, ajo dërgoi në Prekaz fallangat e saj të armatosura policore, paramilitare dhe militare të Serbisë, ku në aksionin e tyre tinzar dhe barbarik vunë në shtetrrethim Kullën heroike legjendare të Shaban Jasharit, me ç’rast gjatë luftës treditëshe(5-7 mars 1998) heroike kundër 8000 forcave të armatosura me 200 tanke të blinduara serbe, vriten Shabani, Hamza dhe Ademi së bashku me 17 anëtarë të trjerë të familjes së tyre Jasharaj.

Ky ishte kulmi i tradhëtisë dhe i dështimit të politikës eksperimentale gandiane të Ibrahim Rugovës, sepse gjatë tërë mandatit të tij (1990-1999), asgjë konkrete nuk kishte ndërmarrë, që në rast shpërthimi të luftës të mbronte popullin nga terrori dhe gjenocidi shfarosës i Serbisë kolonizatore dhe imperialiste.

- Gabimi i tretë, më i rëndë dhe më i pafalshëm përmbyllës politik i Ibrahim Rugovës ishte,kur UÇK-ja doli në skenën publike, ai në mënyrë flagrante cënoi Kushtetutën e Kaçakanikut (7. IX.1990) të Republikës së Kosovës, sipas së cilës ka qenë i detyruar të dilte në krye të komandimit dhe të drejtimit ushtarak të forcave ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Gabimi i katërt, paqyrohet në faktin se, pas vënies së Kosovës nën administratën e jurisdiksionit ndërkombëtar të UNMIK-ut dhe të KFOR-it (10 qershor 1999),me propzomin e kryeshefit të UNMIK-ut, Bernard Kushner, kryelideri i LDK-së, Ibrahim Rugova pranoi që të shuhen të të gjitha institucionet e proklamuara fiktive të Republikës së Kosovës, si dhe aktet normative juridiko-kushtetuese të shpalljes së pavarësisë saj siç ishin:
(1) Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990;
(2) Kushtetuta e Kaçanikut, 7 shtator 1990 dhe
(3) Referendumi gjithëpopullor, 26-31 shtator 1991.

Këto janë ndër shkaqet kryesore politike, diplomatike, historike, kombëtare dhe ndërkombëtare pse Ibrahim Rugova nuk mund të konisderohet as truri e as zemra e pavarësisë së Kosovës, veçse një imitues pasiv i thjeshtë i koekzistencës primitive paqësore. Strategji fataliste kjo, e cila Kosovës i kushtoi me djegjen, me terrorin dhe me qindra e mijëra viktima dhe varreza masive të saj, si rrjedhim i mosorganizimit me kohë të rezistencës luftarake gjithëpopullore shqiptare kundër agresionit dhe gjenocidit të fallangave paramilitare, policore dhe militare të regjimit çetniko-fashist barabar të Serbisë pushtuese kolonialiste dhe neokolonialiste të Slobodan Milosheviqit.



Truri dhe zemra e pavarësisë së Kosovës ishte pushka top e Adem Jasharit

Dalja në skenë e UÇK-së dhe lufta e saj heroike çlirimtare kombëtare, si dhe organizimi i rezistencës gjithëpopullore shqiptare kundër Serbisë gjakatare, ishte meritë e trurit, e zemrës dhe e guximit patriotik shqiptar të Adem Jasharit, përkatësisht të Jasharajëve së bashku me bashkëluftëtarët, me bashkëmendimtarët, me bashkëveprimtarët, me bashkideologët, me bashkëprojektuesit e tyre të idesë, të programit dhe të vizionit real të çlirimit dhe të pavarësimit të Kosovës nga okuparori kolonial shekullor serbomadh.

Pavarësisht nga interesat e ndryshme dhe nga tendencat subjektive dhe negative të individëve dhe të grupeve të ndryshme politike të interesit, që në çfarëdo forme kanë pasur dhe, ende kanë privilegje, përfitime materiale dhe karrieriste nga politika e LDK-së(1990-2008) së Ibrahim Rugovës, figura dhe vepra revolucionare kombëtare shqiptare e heroit legjendar, Adem Jashari nuk mund të krahasohet në asnjë aspekt me “trurin” e politikës pasive nënshtruese dhe kapitulluese (1990-1999) të Ibrahim Rugovës.

Prandaj, në kuptimin objektiv dhe realist as shkenca, as politika e as diplomacia e mirëfilltë shqiptare e as ajo ndërkombëtare nuk kanë argumente të vlefshme që të tërheqin asnjë krahasim dhe paralelizëm të njëjtësimit të Ibrahim Rugovës me Adem Jasharin, i cili së bashku me të villain Hamzën dhe me babain Shabanin dhe me tërë familjen etij 20 anëtarëshe u flijua për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Si rrjedhim, i luftës së drejtë heroike mbrojtëse çlirimtare kombëtare të komandantit dhe të strategut projektues dhe veprues të UÇK-së, Adem jashari, më 24 mars të vitit 1999, me iniciativën, me mbështetjen dhe me pjesëmarrjen direkte të Shteteve të Bashskuara të Amerikës së drejtuar na ish-presidenti, Bill Klinton, Aleanca e Atlantikut Verior (NATO) e bombardoi Serbinë gjenocidale dhe pushtuese të Slobodan Milosheviqit, me ç’rast Kosova u çlirua përgjithmonë nga thundra soldateske e hegjemonizmit dhe e kolonializmit shekullor serbomadh (1912-1999).

Po të mos kishte krisur pushka çlirimtare revolucionare e heroit të pavdekshëm legjendar Adem Jashari dhe e bashkëluftëtarëve të tij të flijuar dhe të gjallë nën flamurin e rezistencës kombëtare shqiptare të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës(UÇK) as NATO-ja e as Amerika nuk do të ndërhynin ushtarakisht kundër Serbisë agresore për ta çliruar Kosovën shqiptare, ngase deri në çastin historik vendimtar të daljes në skenë të UÇK-së së Adem Jasharit, në Kosovë mbretëronte “politika paqësore” e LDK-së së Ibrahim Rugovës (1990-1999), e cila ishte kamuflimi më oportun i shtypjes dhe i terrorit gjenocid të Serbisë policore dhe ushtarake në Kosovë.

Statusi dhe pozita e sotme e Republikës së Kosovës (17.02.2008), direkt dhe indirekt është vepër meritore e luftës çlirimtare kombëtare e Adem Jasharit- UÇK-së, të cilën ligjërisht, politikisht, diplomatikisht dhe ushtarakisht e mbështeti Amerika dhe NATO-ja. Në këtë kontekst, nuk mund të bëhet asnjë krahasim tjetër qoftë me përmbajtje politike, diplomatike apo ushtarake. Preteksti dhe arsyeja kryesore për thyerjen e boshtit të kurrizit të makinerisë ushtarko-policore dhe paramilitare nga ana e NATO-s dhe e Amerikës, ishte shpëtimi i strategjisë kombëtare çlirimtare ushtarake e UÇK-së së Adem Jasharit, jo i politikës dështuese antilufatarake të Ibrahim Rugovës, politikë kjo, e cila më se dhjetë vjet e ka vonuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.



Rugova nuk ishte as truri i LDK-së

Edhe në kuptimin e ngushtë të fomimit dhe të drejtimit të politikës së LDK-së, Rugova nuk ishte truri, por kryetari i saj. Ndërkaq, truri dhe forca motorike e LDK-së ishte krijuesi dhe ideologu i saj, Akademik Fehmi Agani.

Si pasojë e humbjes së intensitetit, të krijimit dhe të përfilljes së prirjeve të inercionit, të spontanitetit, të zbatimit të strategjisë së frikëzimit, të defetizimit, të liderizmit, të anarakisë, të korrupsionit, të provencializmave të ndryshëm dhe të nënshtrimit të politikës fiktive gandiane të rugovizimit, Profesori ynë i nderuar atdhetar i devotshëm, Fehmi Agani pat dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të LDK-së.

Pikërsiht, pse kjo ishte e vërtetë teorike dhe praktike në favor të realizimit të konceptit të pavarësisë së Kosovës, politika terroriste dhe gjenocidale e regjimit tiranik antishqiptar e Slobodan Milosheviqit, përmes fallangave dhe bandave paramilitare e policore të saj, në mënyrën ataviste e kanë vrarë Akademikun tonë të shquar, Fehmi Agani, jo Ibrahim Rugovën për shkak të faktit se “truri politik” i tij asnjëherë nuk ka paraqitur as më të voglin rrezik për interesat grabitçare kolonialiste të Serbisë në Kosovë.

Rasti i likudiimit të Akademikut të ndjerë Fehmi Agani dhe rasti i heroit dhe i trimit legjendar Adem Jashari së bashku me bashkëmendimtarët, me bashkideologët, me bashkëprojektuesit dhe me bashkëluftëtarët e tyre politikanë, stratregë dhe ushtarakë etj. (1912-2008), është prova e pakundërshtueshme historike dhe faktike se, Serbia kolonialiste dhe gjenocidale gjithmonë e ka likuiduar trurin dhe zemrën e Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike, që në çfarëdo forme e ka kundërshtuar, e ka luftuar dhe e ka rrezikuar interesin kolonial dhe hegjemonist të Serbisë gjenocidale në Kosovë.

Madje, pavarësisht nga titujt ushtarakë, politikë e shkencorë, politika terroriste gjenocidale e Serbisë së dikurshme dhe e sotshme ka likuiduar dhe, do të likuidojë çdo shqiptar (nëse i jepet rasti,qoftë edhe korrier edhe bari etj.) në qoftë se ajo konsideron se, ata paraqesin ndonjë rrezik për interesat e saj kolonialiste. Në të kundërtën, ajo nuk kishte arsye që të likuidonte as Mahmut Bakallin as Ibrahim Rugovën, as Sinan Hasanin, as Ali Shukriun etj., sepse ata nuk ishin kurrfarë rreziku për interesat e brendshme as të jashtme të politikës së Serbisë.

Në këtë vështrim, ekzekutimi i Fehmi Aganit nuk ishte kurrfarë befasie për shqiptarët që e njohin mirë doktrinën dhe praktikën e historisë dhe të politikës së derisotme të marrëdhënieve serbo-shqiptare në Ballkan (1844-2008), sepse politika strategjike shtetërore dhe kishtare e Serbisë kolonialiste gjenocidale në vazhdimësinë e saj historike si prioritet ka pasur vrasjen, likuidimin, burgosjen, torturën, kompremtimin, izolomin, përndjekjen dhe spastrimin e trurit dhe të zemrës së çlirimit, të pavarësimit, të mbrojtjes dhe të ribashkimit të kombit dhe të shtetit shqiptar, e jo shërbëtorët dhe vasalët e saj nënshtrues me “vulë” të eksperimentit gandian rugovist etj.

Të njëjtën strategji likuiduese terroriste dhe gjenocidale sikurse ndaj trurit të Adem Jasharit, Serbia e ka zbatuar edhe me rastin e vrasjes së heronjve dhe trimave legjendarë shqiptarë siç ishin: Azem Bejta, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, Bajram Curri..., etj., dhe i qindra e mijëra shqiptarëve të tjerë patriotë që iu përkasin gjeneratave dhe kohëve të ndryshme të historisë së
derisotme të Kosovës- Shqipërisë Etnike.

Duke qenë se,që nga krisma e parë e pushkës top e Adem Jasharit për çlirimin, për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës, është varrosur antipragmatizmi i politikës gandiane dështuese rugoviste, është turp, është injorancë dhe është provokim armiqësor, të pohohet publikisht para popullit shqiptar dhe para bashkësisë ndërkombëtare, se I.Rugova “ishte truri, kurse Adem Jashari ishte zemra e pavarësisë së Kosovës”, kur tërë Evropa dhe bota e di,se truri dhe zemra e përshpejtimit dhe e jetësimit të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës ishte Adem Jashari me bashkëluftëtarët dhe me heronjtë e tij të rënë dhe të gjallë.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...