2013-03-20

“Romanca” midis kalorësit dhe kalit të tij

Pjesërisht një film frymëzues sportiv, pjesërisht një “romancë” midis një njeriu dhe kalit të tij që fiton çmime, drama “kalorësiake” franceze “Jappeloup” ia del që të sqarojë shumë gjëra rreth këtij sporti, duke ofruar një kombinim klasik të pengesave dhe ndjenjave para arritjes me galop deri te finalja.

Dramë e regjisorit Dugue
description
Me skenar të Guillem Kanes (Tell No One, Blood Ties), i cili paraqitet edhe në rolin kryesor, kjo dramë e regjisorit nga Kuebeku Kristian Dugue (The Art of War), përkundër të metave eventuale, ofron një tregim argëtues, herë-herë angazhues, rreth një kali që nga ditët e para të jetës së tij, deri te bërja kampion olimpik. Filmi, i cili në Francë ka filluar që të shfaqet më 13 mars, pritet që të sjellë fitime të mira nga shitja e biletave në vendet e tjera frankofone, por edhe në SHBA dhe gjetiu.

I bazuar pjesërisht në tregimin e Kerin Devilderit “Crin Noir”, si dhe në elementet nga biografia e vet Kanes, filmi përcjell rritjen e famës së kalorësit Pier Durand (Kane) dhe të kalit të tij të preferuar, Japelup, të cilët doemos se zhvillojnë një raport interesant që nga fillimi, në një fermë të vogël kuajsh në San-Savin, e deri te marrja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të vitit 1988 në Seul.

Natyrisht, për ta arritur një sukses të tillë, kalorësi dhe kali i tij duhet të tejkalojnë shumë vështirësi dhe pengesa, sikur që është fakti se Japelup është më i vogël sesa madhësia mesatare e kuajve kërcyes, gjë që kishte ndikuar që ai në fillim të refuzohej nga i ati i Pjerit, kur i ishte dërguar në fermë. Por, pasi që Pjer ka rastin që ta njohë për së afërmi kalin, ai sheh potencialin e madh te ai dhe, që ai të ndihej më mirë, Pjer angazhon edhe grazhdarin e preferuar të kalit, Rafael (Lou de Lage).

Puthja e kalit dhe gruas

Edhe Pjeri i ri ka problemet e veta. P.sh. atij i duhet të vendosë a të merret me kalërim, apo ta studiojë drejtësinë. Në ndërkohë ai njoftohet me një vajzë të mrekullueshme, Nadia (Marina Hands). Pasi që ai vendosë t’i kthehej sportit të preferuar, mos mendoni se më pas çdo gjë ishte e lehtë. Herë-herë duket se Pjer është i zënë në kurth midis femrës që do dhe kalit ngjyrë kafeje, pa të cilin nuk mund të jetonte. Në një skenë, ai shihet duke puthur së pari kalin, më pas gruan, e për herë të tretë, përsëri kalin.
E meta e filmit është se ofron edhe disa hollësi të panevojshme rreth rregullave të kalërimit.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...