Në organizim të Muzeut të Kosovës, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe të Galerisë së Arteve në Pejë, kohë më parë u hap ekspozita me fotografi, vepra, dhe artefakte të tjera, me moton "Amerika për Kosovën". Kjo ekspozitë, publikut pejan në retrospektivë ia kujtoi angazhimin dhe kontributin e madh të SHBA-së dhe të shqiptaro-amerikanëve, të cilët morën në mbrojtje një popull të vogël në Ballkan, duke ia lehtësuar rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Mesazh për brezat e rinj
Duke falënderuar organizatorët për hapjen e kësaj ekspozite, kryetari i Komunës, Ali Berisha, ndër të tjera tha se, "shqiptarët kurrë nuk mund ta harrojnë atë që Amerika, populli amerikan dhe mërgata shqiptare në Amerikë, bënë për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët. Këtë mesazh duam ta përcjellim te brezat e rinj". Autori i kësaj ekspozite, Riza Sadiku, është shprehur se përmes kësaj ekspozite, dëshiron të dëshmojë se si një shtet i fuqishëm si Amerika, falë parimeve humane dhe demokratike, mori nën sqetull një popull më të varfër dhe më të coptuar në Evropë, që ta shpëtojë nga ricopëtimet, shpërnguljet, zhdukjet dhe politikat poshtëruese të fqinjëve të tyre, siç ishte rasti më Shqipërinë Londineze dhe më Kosovën në vitin 1999. Sipas tij, duhet lënë gjurmë të pashlyera për kontributin e Amerikës dhe mërgatës shqiptare në Amerikë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve kudo që janë në trojet e tyre.
Për pjesëmarrësit në këtë ekspozitë ishte një ndjesi e veçantë të qëndrosh pranë atyre panove me fotografi të mëdha të presidentëve amerikanë, të kongresmenëve që ndihmuan çështjen shqiptare, pastaj para citateve të shtypit amerikan për Kosovën dhe Shqipërinë. Ishin të ekspozuara edhe veprat e Nolit dhe Konicës, këtyre dy kolosëve të mërgatës shqiptare në Amerikë dhe të uniformave të luftëtarëve të lirisë, që erdhën nga Amerika e largët dhe luftuan për Kosovën.
Uniforma dhe suvenire
Aty ishte edhe një nga uniformat e gjeneralit Vesli Klark, si komandant i NATO-s gjatë luftës së Kosovës, si dhe gjësende e suvenire të patriotëve të kombit që jetuan dhe vepruan deri në vdekje për kauzën tonë kombëtare. Skender Boshtrraku, zëvendësdrejtor i Muzeut të Kosovës, me këtë rast u shpreh se mesazhi i kësaj ekspozite është se "ne shqiptarët mbajmë mend dhe nuk harrojmë se çfarë kanë bërë të tjerët për ne, dhe këtë duam t'ua përcjellim edhe brezave të rinj. Ajo që mbetet përtej ekspozitës, është bashkëpunimi i Muzeut të Kosovës më institucionet e kulturës në nivel të komunave, duke premtuar se ketë ekspozitë do t'ua ofrojnë edhe qytetarëve të tjerë në komunat e Kosovës".
H. Gashi