Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/24

Në Gllogjan të Deçanit është mbajtur manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”


Dukagjini shënon 15 vjetorin e luftës së UÇK-së
Në Gllogjan të Deçanit është mbajtur manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”, ku u tha se në këtë ditë lavdie jemi të obliguar ta ruajmë dhe stërndërtojmë amanetin e të rënëve për liri, e njëkohësisht të marrim pastërtinë e veprës së tyre në mënyrë që të vazhdojmë punën në forcimin e lirisë dhe shtetit të Kosovës.
Ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në këtë vend është një pjesë e madhe e historisë e të gjitha gjeneratave që kanë bërë shumë për këtë vend dhe së pari duhet që ata t’i nderojmë.
“Në rast se shërbehemi me pastërti të veprës tonë të kaluar me siguroi që do ta dimë si të veprojmë në të ardhmen, ne do të punojmë në forcimin e lirisë dhe shtetit të Kosovës dhe ky forcim do të ndihmon gjithë shqiptarët kudo që janë”, ka thënë Haradinaj.
Gjenerali , Stiven Shuk kërkoi që të ndalemi për një sekondë dhe të mendojmë për ata që bënë sakrificën dhe pavarësinë që gëzojmë sepse djemtë dhe vajzat e UÇK-së ranë për
“Lufta që bëri UÇK ishte e ligjshme, e drejt, e moralshme për të mbrojtur familjet e veta dhe pavarësinë që sot po e shijoni të gjithë dhe është koha që të kujtojmë rolin që kishte NATO për të iu ndihmuar për pavarësinë tuja”, ka thënë ai.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj ka thënë se sot kur kanë kaluar 15 vjet populli ynë përulet përpara dëshmorëve dhe janë mirnjohës Aleancës Ndërkombëtare.
“Sot në këtë ditë lavdie jemi të obliguar ta ruajmë dhe stërndërtojmë amanetin e të rënëve për liri”, ka thënë ai.
E në emër të Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK0së, Avdyl Mushkolaj tha se sot këtu në Gllogjan, në vendin e bashkimit të zërit të ardheut frymëzohemi për të ardhmen.
Ky manifestim është organizuar për nderë të 15 vjetorit të fillimit të luftës frontale në Dukagjin dhe njëkohësisht 14 vjetorit të intervenimit të NATO-së mbi caqet serbe në Kosovë.

Sonte po ëndrroja ëmëlsisht për Ty...


Vargjet e z. Fadil Shyti , janë kurdoherë frymezim, shprese dhe jete.

Ato, përkujtojnë, ato të ngallzëllejnë, ato të bejnë të fortë, ato të të ngushllojnë.



Poezia e Fadil Shytit shquhet në radhë të parë për zërin dhe përmbajtjen militante. Përmes vargjeve poetike, poeti shpreh tërë një botë mllefi e pezmatimi kundër padrejtësive që iu kanë bërë dhe po iu bëhen shqiptarëve. Ai kurdoherë tregohet i gatshëm të bëjë roje nderi për kombin, për atdhetarët, për çlirimtarët e Kosovës dhe për të gjithë ata që angazhohen për bashkimin e kombit. Sulmon e godet pamëshirshëm të gjithë ata që nuk e duan bashkimin, të gjithë ata që hedhin baltë mbi vlerat kombëtare, të gjithë ata që bëjnë përpjekje ta përdhosin traditën e pastër kombëtare...

Përgatiti për Floripress:Flori Bruqi


Në përkujtim  të rënies heroike të vëllait tim të gjakut dhe idealeve, Mustafë Shyti; heroit të popullit Fehmi Lladrovci, heroinave të popullit, Xhevë e Fatime Hetemi, -shokut  tim të idealeve, Enver Haliti, nga Drenica e Kuqe dhe qindra e mijëra yjeve të lirisë që ia falën gjakun, ia rritën shpresat dhe nderin Shqipërisë)...




Flaka e janarit !

Kur vinë janari e shkurti, 
Me ploja e pjalmat... 
E serta, -valë, 
Kur i kujtojmë trimat, 
Që ranë për Ideal, 
Shpirti më flakëron, 
Zemra më trokllon... 
Mua, mërgimtarit atdhetar, 
Në ferr-mërgim-trazim, 
I tretur nëpër botë! 
-Dhe, Bota nëse bëhet imja... 
Nuk gëzohem,-as kënaqem dot: 
Se shkjau okupatori, 
E tradhtar horri... 
Tradhtisht, yjet "i vranë"..! 
Atdhetarët flakadanë, 
Stërnipër, të Gjergj Kastriotit... 
Me me pushkë e penë... 
Dolën në atë epokë terri; 
Përballë armikut, 
Me heroizmin -partizanë... 
Ata, ishin ndër të parët, 
Pishtarë të lirisë, 
Idetë dhe veprat: 
I kishin, gur-themelet, 
E ribashkimit, -e përparimit, 
Të Nënë Shqipërisë!... 
E kam zor të mendoj, 
E, me qetësi të krahasoj: 
Cili qe më i bukuri, 
Cili qe, më dituri, 
Cili qe më guximtari, 
Cili qe më i miri!!! 
Rexhep Mala, 
Nuhi Berisha, 
Kadri Zeka, 
-Jusufi e Badhosh Gervalla, 
O, sypatremburi, 
-Bajram Bahtiri?!!! 
E "tretem", tutje-tëhu... 
Ashtu në mendime... 
Me zjarrmi-vendosmëri, 
I tej thelluar, i revoltuar!... 
Me bindje -e shpirt-trazuar, 
E ndiej, e përjetoj... 
Se, Flakë e Janarit... 
Flakëron dhe rritet, 
Dhe, nga zemra ime! 
Për idealin tonë, 
Ende të pa-realizuar 


Legjendari ynë!

-KURDOHERË NË ZEMRAT TONA!
(Komandantit legjendar, Adem Jashari).

Do të jetojë me diellin,
Fadil Shyti

Do të jetojë me fushat,
Do të sfidojë me malet,
Do të gjëmojë si deti, ,
Do të fitoj mbi qiellin!...


Përballë fotografisë!...
(Përballë fytyrës madhështore të Adem Jasharit).

Kur të të shoh Ty,
Në këtë fotografi,
Kur tymi i cigares,
Ngrihej në ajri!...
Mbi supe, të hijeshojnë,
Armët, tmerruese-freskuese,
LIRIDONE!
Sikur e shoh,
REVOLTËN, e Atmëmëdheut,
Në zemër e në sy!...
Sikur i shoh,
Kreshtat e maleve tona,
Përballë stuhive shekullore...
Që na i sollën Serbia,
E Tradhti Zezona!
Malet që, shekujve rilindin,
QËNDRESË!...
Kur e shoh vështrimin tënd:
Revoltë,- ndaj renegatëve-xhelatëve,
Tejet tmerrësisht, - të pabesë!
-Sikur e shoh Flamurin Kuqezi ,
Duke u vërsulur betejave rrufe,
Gjatë betejave të ushtarëve -çlirimtarëve!...
Të UÇK-së Heroike!...
-Sot, -sikur dje!
Për nder e Atmëmëdhe!
sikur e dëgjoj,
Betimin e kushtrimit-bashkimit:
Si gjaku me zemrat:
Se, ky Atmëmëmëdhe;
Kurrë nuk guxon të bie pre...
E faqezinjve, e faqezezave,
Se, ky vend është i SHQIPOVE!...
Është i SHQIPONJAVE!...
Sikur me sokëllima -thërrasin,
Shkrep më shkrep;
Ay dhe armata e tij, -e PËRJTESHME!....
Për REVOLUCIONE TË REJA!...
Për BESËLIDHJE e QËNDRESË!...
-Të mbijetojë çdo SHPRESË!
SHQIPËRIA ETNIKE, të marshojë...
-Përballë këmishëzinjve,
Përballë këmisha zezave!...
Sikur prapa teje,
O, Adem SHQIPTARI,
Qëndron një kala, e plagosur...
E goditur nga rrufetë...
Kjo KALA , e quajtur, SHQIPËRI,
Që dikur ishte;
Në çdo cep të saj ,
-Krenare me Zot-si!...
Sovrane me pavarësi!...
Që, dikur nuk kishte,
Sundimtarë të huaj...
Që, dikur nuk njohu përulje,
E nuk kishte dhimbje - rrudhje...
E, dikur quhej; vërtet, -siç ishte:



Po na mungoni!...

Po na mungoni:
Si uji përrenjve dhe ujëvarave,
Po na mungoni:
Si dielli, maleve e fushave!
Po na mungoni:
Si penat shkencëtarëve,
Po na mungoni:
Si armët luftëtarëve!
Po na mungoni:
Si drithërat,
malësorëve!
Po na mungoni:
Si çekanët e drapërinjtë,
punëtorëve!
Po na mungoni!
Ah!...
Sa shumë
Po na mungoni!...
Por, -për Ju,
Nuk po na mungojnë:
Vuajtjet,
Kujtimet!
Dashuritë,
Krenaritë,
Që aq shumë, - i meritoni!


Jemi !

Jemi pikë vorbullash,
Lakmuese, në Globin e Zi,

Valët vërdallë, si bishat,
Po ngriten me shpejtësi...

Globi Dinak, egërsisht,
-Në sulme po hidhet...

Ndërsa, BOTË mashtruese,
Mbi kurrizin tonë,

Po zgërdhihet, po përdridhet...
-Po premton, po skllavëron..

Disa ciklopë, miopë, -renegatë,
Të etur, e -shumë të pangopur,

Për pushtet, pasuri, e para,
-Atdheun po e trajtojnë:

Hiç më pak, -se një lopë,
-Ta mjelin, e ta presin...

Në ankandin Globit,
-Lëkurën t´ia shesin,

Kur më tej, hej-hej...
Tamblin e bollshëm se ka!...

Jemi pikë vorbullash,
Lakmuese, në Globin e Zi...

Zgjohu nga gjumi, -SHQIPTARI!

Bëje SHQIPËRINË, -ose vdis !
-Siç tha, gjaku i Kastriotit,
-Biri yt, legjendari, Ukshin Hoti,

Ay, që jetën ta fali,
Ty, o i uruari popull,

Ty moj Nënë, Shqipëri,
Lule paqësore, o flakë e barotit!


Drenicë



Tokë, e shenjtëruar me dëshmorë,

Tokë, madhështore -me ato  lule,

Tokë me rreze lirie-diellore,

Që më penë e armë në dorë,

Përballë stuhive-tradhtive,

Kurrë s´u dorëzove,

Kurrë s´u përkule!

O, Kruja e dytë e Skënderit,

O, vendlindje e dashur e Ademit!

Rinohu, moj Lulëkuqe e shqiptarisë,

Nderi i shekullit, që iku,

Në theqafje!...

Lulëzo, krenohu, -e përparo!

Moj bijë e Shqipërisë!


Punëtorit dëshmor 


(Kushtuar, dëshmorit Isak Ferizi, nga Gjyteti, ish-Dubovci i Vushtrrisë)

Një burrë i qetë, i thjeshtë e fjalë-pak,

Sy vigjilues si të një sokoli,

Kur në qiellin e Prekazit Heroik,

U dëgjuan gjëmime dhe u panë vetëtima,

U nisën me vëllain, Sadikun -“Besnikun”,

Tek Jasharët, të luftonte përkrah me -dajallarët,

Atje, ku shkrepnin armët -si vetëtima!

U nisën betimit, zot me i dalë,

Si burrat e malësisë, trimat e motit,

Për Flamurin Kuqezi dhe ideal!

E, aspak , -nëpër atë flakë!...

Nuk i frikësoi, -as i ndaloi,

Gjithë ai tmerr, -e gjithë ajo poterë!...

Kur, po dridheshin –fusha me mal!

U nisën kreshnikët, -betimit zot i dolën!...

E, ra krye detyrës si zog sokoli!

Me grykëhollat, -me armiqtë folën,

E toka drenicase u ri-gjakos...

Përkrah tij, -shkëlqeu në errësi,

O, sa rëndë, Sadiku u plagos,

I bashkuan plagët,

E bashkuan qëndresën,

O, sa madhështore,

Të madhit Adem Jashari,

Vëllezërit Proletarë,

Ia mbajtën besën!

Ruaj në gjirin tim, -ca kujtime përjetësie,

Me punëtorin, -dëshmorin Isak,

Kur fliste shtruar, -në odën e tij bujare,

Në vështrimet e tij, -për besë të Flamurit,

E kam parë, sinqeritetin madhështor,

E kam kuptuar, -si digjej zemra e tij,

Zemër trimi, -hulli, margaritare!

O, trimi i dheut të Shqipeve,

O, Isak Ferizi , -prehu i qetë,

O, shpirtbardhi ynë, -në  amshim...

Qëndresa jonë, po vazhdon...

E, kurrë s´do të ndalet,

-Deri në Ribashkim!...

Përndrsyhe, do t´na mallkojnë e injorojnë,

Fushat, detet dhe malet!

-Do ta bëjmë Shqipërinë Nënë,

Ashtu, si e deshët Ju,

Dëshmorët tanë,  -o burrë!

O, flakadan i nderit të malësisë,

Ty, dhe të gjithë vëllezërit dëshmorë,

Kurrë s´po keni thyerje, -as pleqëri,

Kurrë s´jeni tretur...

Ju jeni -pavdekësi!

Jeni kurdoherë, - rinorët,

E Nënën Shqipëri!




Përjetësi !


Brenda kësaj jete,
Gjithçka pas një kohe
Tretet!...
Veç vepra madhështore,
E përjetshme mbetet!
Me shekuj jeton madhështia,
Veç, mos të mendon Kurrkushi:
Se harrohet dhe tradhtia!...
Ashtu siç jetojnë,
Ngjyrat bardh e zi:
Kurdoherë luftojnë,
Besnikëri e tradhti!...


Mundet

Mundet, uji të shterojë,
Në të gjitha detet…
Mundet, të shterojnë,
Edhe oqeanet…
Por, luftën për RIBASHKIM,
Moj, Nënë Shqipëri,
Kurrë s´do ta ndalojnë Shqiptarët!


Ëndrra dhe realiteti

Sonte po ëndrroja ëmëlsisht për Ty,
Po e shijonim një natë bardhoshe,-me dëborë,
Ty, e kishe shtrirë dorën mbi krahun tim,
Përqfoheshim ngrohtë si dy engjëllorë...
...Disi, s´të kisha parë shumë kohë,
Malli më kish zhuritur moj!...
Dëshiroja të të fus në shpirt...
Papritur një krismë , -na zgjoi!....
Ah! Iku ajo ëndërr mjaltore-mëngjesore,
Në këtë kohë me furtuna...
Papritur, -kishte krisur alarmi-ora...
Na prisnin aksionet, -na priste puna!
E dashur!...
Jeta nuk është ëndërr, -parajsore...
Por, është dhe, -betejë me stuhi...
Gjatë viteve rinore, -më shumë...
Gjenim kohë, - dashuroheshim,
Me zjarrmi!...
Ato hovet freskuese, -përvëluese,
Na zgjonin, -natën e kthenim në ditë!
E sheh e dashura grua-stoike...
Tri filizat tona, -tani janë rritë!...
Nuk donim t´ ua dinim brengave-situatës!
Kishim vrulle dashurie, -pafundsie...
Jo! Nuk përshkruhen dot,
Ndonëse në kohë robërie...
Na mungonin shumë gjëra, -në botë!...
Por, QËNDERESA, shkëlqente me dashurinë,
Atëbotë, ishim me rrënjë , në TOKËN tonë...
Atje, ku zemrat hëna,- netëve i gjallëron...
Shpresonim, ardhmërinë, -për Shqipërinë!
Ka vite, na rrëmbeu jetë-mërgimi...
Dashuria mbeti, -rinia ca na treti...
U cënuan, jo pak- hareja dhe gëzimi
Herë-herë, si hije, -po na bie trishtimi!
Epo, jeta s´ është e denjë...
Vetëm për lumturi...
Breznitë vinë e ikin,
Të rrojë Nëna Shqipëri!


Riciklim!


Kur po shkëpusja lehtësisht,
Një trëndafil me dy gonxhe,
Papritur –gishtat më therën…
Jo, aq tmerrësisht, -por gjaku shpërtheu…
Po, papritur nga ai ”tërmet”…
Trëndafilit të përgjakur i mbetën
Vetëm dy fletë…
Era si përhera,- i rrëmbeu në ikje,
Ndërsa, tjetra, e plotë mbeti,
Ajo, gonxhe bukuroshe,
Ishte e fortë, -në rilindje!...
Mendova; -vërtet:
Si këto gonxhe trëndafili,
Puqen jeta dhe vdekja:
Me rilindje dhe ikje!
Kështu, hidhen ”vallet”, –pambarim,
Kështu, këndohen me rilindje…
Kështu, vajtohen me ikje…
Jeta dhe vdekja në riciklim!...


Rikthimi


Kur vi tek Ty, -Atdhe,
Ndihem, më i fortë se graniti malor,
Ndihem , i pathyeshëm mbi dhe,
Thellësisht, Shqipo-arbëror!
Eh! Kur ditëbardhat tokësore ikin,
Kur udhë-mërgimi, më rrëmben…
Si ujku siberian, -si -ujku i zi…
Shpirti më shpërthen stuhi!...


Paralajmërim!


Shpeshherë gjatë udhëtimeve,
Idetë poetike më vërshojnë…
Papritur, rrufeshëm, me rrëmbim,
A mos qenka kjo, –paralajmërim?!
Për mua udhëtarin, -ushtarin e Adheut,
Me penën shpatë- të sfidoj armiqsi e tradhti…
Kudo, dhe kurdoherë në do situatë!...
Atdhe –të zgjuar, -vigjilentë më ke!
Për ty Atdheu im i shtrenjtë…
Ditë e natë do të shkruaj…
Kujtimet tua të jetës -shtrëngatë…
Si reliket më të zjarrta, -në zemër i ruaj!



Eh!...


Eh, sa shumë dashuri mbetën pengje…
Në zemra të djegura, -fatkeqësi me dengje…
U shkrinë si mjalta, në një gotë…
Të thyera nëpër botë, -për arsye- ”krejt kot”!…
Shiqime të pashijuara kurrë!
Freskime të pangrohura kurrë!
Fjalë të pathëna kurrë!
Përkdhelje të padhëna kurrë!
Nga një cucë , nga një djalë,
Nga një grua, nga një burrë,
Të lagura,- si fletë liriko-epikash…
Të vala, si bukët në furrë!...




Nganjëherë !...



Nganjëherë, -jam gjithkund,

E, nuk jam -askund!...

Në këtë botë; pakufi

Me pak diell , -

E, shumë stuhi!...

Bota, qenka puse,

Bota, qenka pise,

E pafund!...

Larg teje, -larg hareje,

Moj, Nënë Shqipëri!


Mallkim !



...Derisa, armiqtë e të liqtë,

Po i mprehin thikat...

Ju, -prej një Shqipërie Natyrale,

Po i radhisni Republikat!!!

O, politikajë të gjorë e horë,

E, të pa ideale kombëtare!

Të pangopur, -e mizorë!

Djersa, gjaku e buka,

E popullit tonë, -iu vraftë!

Ju, o bukëshkalë e të përdalë!

Dalshi -si mos më keq, fare!...


Kushtrim -Trazim!


(Politikanëve renegatë e qyqarë, që po dialogojnë e po zezojnë -kompromise, -me armiqtë gjakatarë)

Me këta faqezinj në ballë,
U bëmë horë e u bëmë përrallë!

Armiqtë si ujqrit...
Vërdallë, po na vërsulen...

E, këta shkretanë -vetëm përulen!

Jemi mbetur -kudo mbi dhe,
As të gjallë, as të vdekur....

-Si mos më keq, -SHQIPTARIA,
Një komb i mekur!..

Zgjohuni!

T´ i heqim qafet këta horra,
T´i heqim qafet, këta derra!

Vetëm atëherë, Atdheut do t´ i rikthehen,
Pëparimi, -krenaria dhe ndera!

Ahmet Qeriqi : Filmi “Besa” i Srgjan Karanoviqit, është një realizim i shquar filmik, një si përpjekje për t’ i thyer kornizat shoviniste, antishqiptare




Filmi “Besa” i Srgjan Karanoviqit, pa dyshim se është një realizim i shquar filmik, në radhë të parë për temën që trajtohet, por edhe për të gjitha segmentet krijuese, të cilat e përbëjnë një film të arrirë. E veçanta e këtij filmi është edhe për faktin se është xhiruar 10 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe është filmi i parë i një regjisori serb, që trajton një temë delikate etnopsikologjike të popullit shqiptar, nga një kundrim pak sa më realist, por jo realist në kuptim e plotë të kësaj fjale.

(Filmat e parë serbë që trajtojnë tema nga jeta e shqiptarëve në Kosovë janë: Zarobljeni arnauti, (Arnautët e zënë rob) në vitin 1913 me xhirime të produksionit Pathe 2. Oduzimanje oruzja od arnauta u Duhle-hanu na putu za Prizren, (Marrja e armatimit nga arnautët në Hanin e Dulës në rrugën për Prizren), më 16 mars të vitit 1913, kino Stinberg, Beograd, 3. Smrt Muje iz Ljipljana,(vdekja e Mujës nga Lipjani), më 24 mars të vitit 1913 kino Stinberg, Beograd, 4. Juris srpske konjice na Kosovom Polju, (Sulmi i kalorësisë serbe në Fushë-Kosovë), 5. Proslava nezavisnosti velike Srbije na Kosovom polju, (Festimi i pavarësisë së Serbisë së madhe në Fushë-Kosovë). Shukri Kaçaniku, “Historia e kinematografisë...”)

Si regjisor i njohur, Karanoviqi, në filmin e tij ka bërë një hap para në drejtim të kundrimit të raporteve po thuajse gjithnjë armiqësore, serbo-shqiptare. Filmi “Besa”, në njëfarë mënyre shënon përfundimin e epokës së filmave racistë dhe përbuzës ndaj shqiptarëve, sikur janë filmat e xhiruar pas Luftës së Dytë Botërore sikur janë filmat e Zhika Mitroviqit, Miodrag Stamenkoviqit, Zdravko Velimoroviqit dhe disa regjisorëve të tjerë, të cilët kanë trajtuar tema nga Lufta Nacionalçlirimtare në Kosovë dhe ndërtimi i vendit nën regjimin jugosllav.

Të gjithë filmat që i ka xhiruar Avalla-filmi, Kosmet-filmi e më vonë edhe Kosova-filmi kanë ngjyrime ideologjike në platformë të LKJ-së dhe asnjë prej këtyre filmave nuk ka shënuar ndonjë ngjarje filmike, që do t’ i ketë qëndruar kohës. Filmat si “Doktor Eshallon”, i Zhika Mitroviqit, xhiruar në vitin 1955, pastaj “Kapetan Lleshi”, “Ballafaqimi” në vitin 1962 janë filma tipikë racistë, ku shqiptarët përshkruhen si njerëz të egër, të pa emancipuar, të vrazhdë, vrasës, hajna, banditë dhe të gjitha këto iu visheshin “ballistëve” në përpjekje për të krijuar tipin e shqiptarit kaçak, mercenar dhe të prapambetur. Në anën tjetër paraqitej alternativa e qytetërimit mbi principet e bashkim vëllazërimit, mbi liritë dhe të arriturat e shqiptarëve, që e kishin pranuar modelin e regjimit komunist jugosllav. E tërë kjo fushatë ishte vënë në shërbim të propagandës së hapur antishqiptare. I tillë, për nga përmbajtja është edhe filmi, “Uka i bjeshkëve të Nemuna” i Miodrag Stamenkoviqit.

10 vjet pas luftës në Kosovë, kur raportet shqiptaro-serbe kanë pësuar ndryshime nga pozita, sundues dhe i sunduar, kur ka marrë fund përgjithmonë sundimi i pakicës serbe mbi shumicën shqiptare, kur serbët ankohen për fatin e bashkëkombësve të tyre në Kosovë dhe kur asgjë nuk ka ndryshuar në mentalitetin e politikës antishqiptare të Beogradit, regjisori Srgjan Karanoviq, ka marrë guximin intelektual për ta paraqitur shqiptarin diçka më ndryshe, mbase për fillim, apo me qëllim të reflektimit mbi një temë tabu, për të dhënë një mesazh pak më ndryshe për shqiptarët.
Filmi trajton një ngjarje nga fillimi i Luftës së Parë Botërore në vitin 1914, kur forcat serbe ishin thyer nga forcat austro-hungareze e bullgare, ndërkohë që serbët, gjatë Luftërave Ballkanike kishin pushtuar shumicën e territoreve shqiptare, dhe kishin depërtuar në tërë territorin e Shqipërisë, që e kishin përgjakur cep më cep. Ngjarja e melodramës, “Besa” zhvillohet në një vend të Kosovës, e cila në film trajtohet si provincë e Serbisë. Drejtori i shkollës, i martuar me sllovenen Lea, mësuese e shkollës, merr thirrje për mobilizim ushtarak. Ai, i lë në përkujdesje gruan e tij të re, shërbëtorit të shkollës, Azemit, një shqiptar i pashkollë, por i njohur si njeri i besës. Ai i premton drejtorit serb se me çdo çmim do ta ruajë bashkëshorten e tij nga dhunuesit e mundshëm.

Azemi, (rolin e të cilit e luan për mrekulli, artisti serb, Miki Manojloviq) në këtë film përfaqëson shqiptarin tradicional, patriarkal, i cili i përket një bote autentike, botës së mbajtjes së premtimit me çdo kusht, në radhë të parë si princip fetar, njerëzor, por edhe si sentiment kombëtar. Ai, në rrethana të sfidës së përhershme nga mësuesja e re Lea, me të cilën jeton në ambientet e shkollës, duket se lufton me vetveten, por në fund arrin ta përmbajë veten dhe realizon besën, premtimin e dhënë, një fenomen i njohur ndër shqiptarët patriarkalë të së kaluarës.
Mesazhi i filmit është tejet i qartë, është njerëzor në kuptimin esencial, por trajtohet si një fenomen i tejkaluar për mesin shoqëror ku jeton Azemi, në mesin e serbëve, të cilët nuk i përmbahen këtij sentimenti. Pikërisht për këtë, drejtori i shkollës, bashkëshorten ia beson atij, meqë ka krijuar bindje pozitive për të dhe nuk dyshon, duke e llogaritur si njeri të besës.

Azemi, sipas këtij filmi, është peng i fjalës së dhënë, jo sepse ia din vlerën universale këtij premtimi, por sepse është edukuar në një ambient të tillë dhe ka mbetur në korniza të besimit të trashëguar nga të parët, me vetë faktin se ai nuk është njeri i arsimuar, nuk ka parë botë dhe në kushte të robërisë e skamës nuk e zhvilluar sensin e lakmisë për gjërat e huaja. Vetëpërmbajtja e tij, duke u zier përbrenda e paraqet atë si mohikanin e fundit të mbajtjes së besës. Azemi e mban besën në aspektin fizik, por jo në botën e tij të brendshme emocionale. Ai, nuk e kalon cakun edhe atëherë kur provokohet nga Lea, edhe atëherë kur pranon të bie në të njëjtin shtrat me të. Ai i afrohet deri te trupi gjysmëlakuriq, femrës së re e të bukur, por nuk e kalon pragun.
Fitohet përshtypja se regjisori i njohur, Karanoviq, pavarësisht pedanterisë që tregon lidhur me filmin e tij, ka dashur të tregojë se “besa” ndër shqiptarët ka qenë një fenomen i njerëzisë, i moralit, i traditës biblike e kuranore. “Mos thyej kurorë”, “mos lakmo pasurinë e tjetrit”, janë dy nga 10 principet universale të ligjit të Mojsiut që kanë gjetur shprehje të edukatës fetare në të gjitha fetë monoteiste, veçmas te popujt e vjetër, që kanë ruajtur me fanatizëm urdhëresat e ndalesat e Hyjit.
Dyndja e serbëve nga fshati, në fund të filmit, ka një domethënie të fuqishme, edhe pse ajo është paraqitur në kuptimin kohor historik, si zhvendosje e përkohshme, në rrethana kur kishte plasur një luftë e madhe, që kishte përfshirë gati tërë botën.
Azemi i fal çiftelinë Leas në shenj kujtimi, ndërsa ajo i lë gramafonin, të cilin ai e dëgjon me një vëmendje të posaçme. Përfundimi i tillë i filmit duket se ka lënë hapur perspektivën për mbijetesë të vendorëve, të cilët nuk kanë kah të shkojnë.

Figura e Azemit dhe e familjes së tij janë ilustruar dhe tipizuar me këndvështrimin që kanë pasur dhe kanë serbët, për arnautët, në përfytyrimin e tyre, si njerëz të pa emancipuar, gati të egër, si indigjenë të Ballkanit. Ky këndvështrim e dëmton filmin, madje vende-vende vë në pikëpyetje edhe mesazhin kryesor. Azemi, paraqitet si një lloj “king-kongu” shqiptar, i cili ruan me fanatizëm një femër të huaj, pa e kuptuar se ajo është pjesë e ingranazhit shtypës. Edhe pse mësuese, madje me origjinë sllovene, ajo këndon këngë për Serbinë e Madhe për ushtrinë heroike serbe, e cila “heroizmin” e vet e kishte treguar duke vrarë, masakruar e dëbuar nga trojet e tyre rreth 400 mijë shqiptarë. Në film nuk kemi as edhe një sekuencë lidhur me pësimet fatale të arnautëve, edhe pse fondi i arkivit filmor i Serbisë, disponon pamje të panumërta filmike, me pamje autentike nga krimet që kanë kryer serbët kundër shqiptarëve, sidomos gjatë Luftërave Ballkanike.

Në tërë filmin është tipizuar vetëm një personazh shqiptar, ai i Azemit. Për ata shikues në botë, që nuk e njohin armiqësinë dhe marrëdhëniet 13-shekullore serbo-shqiptare, ky film përjetohet si një fiksion ireal, meqë shtrohet pyetja sa është etike t’ ia ruash nderin përfaqësuesit të një Qeverie që të shtyp, të vret, të masakron dhe të dëbon nga vendi? Raste të tilla mund të ketë pasur dhe mund të ketë, por ato nuk janë raste tipike. Në rrethana të tilla, njeriu i besës duket anakronik, torollak, thjesht një budalla, meqë në ndërtimin dhe tipizimin e figurës së tij nuk është paraqitur asgjë nga vetëdija e tij kombëtare, si njeri i shkelur i sunduar dhe i keqtrajtuar. Ai madje nuk e kupton as pozitën e tij të robit edhe kur e rrahin dhe e torturojnë mizorisht ushtarët serbë, sepse ai i ruan besën një serbi, një drejtori të shkollës, ku ai merr një rrogë sa për bukën e fëmijëve, ndërsa për vete merr në shkollë një dhi, për t’ia pirë qumështin.
Në tërësinë e vet, filmi “Besa” nuk i ka kaluar me sukses skemat e betonuara shoviniste serbe ndaj “arnautëve”, por megjithatë ka thyer diçka nga ato korniza që vazhdojnë të jetë të ftohta, të hekurta, të bunkerizuara dhe anakronike për kohën në të cilën po jetojmë.
Filmi Besa është xhiruar në bashkëpunim me shtëpitë filmike nga Serbia, Sllovenia, Franca, Hungaria, Kroacia me fonde të gjashtë vendeve. Producenti kryesor është “Bash Çelik” nga Serbia.
Ky film ka qenë i nominuar për çmimin “Oscar” nga Serbia.

Alfabetin e lirisë dhe të gjuhës nuk e kam ndërruar, jam ai moçmi.


Lexues të dashur të Floripress-it dhe Forumit Sterkala

mund të gjeni mbi 300 fotografi nga Maratona poetike në Sarajevë.Në mesin e tyre është
edhe poeti ynë i mirënjohur Mexhid Mehmeti nga Prishtina.



Shkrimtari Mexhid Abedin Mehmeti nga Prishtina (Presheva) prezentohët në disa antologji poetike botërore



DHEMBJA E PAMBARIM
(Nënës)
Nëpër motet e lëvarura
mallin n’shami t’ditës e shkeva
Nënë, dhembja ime – valë
loti im i parë
Ngushllim i shpirtit
dhembjen time
stinëve ia fala
në bebëza të kohës
Nënë, rrufe malli në shpirtin tim




GJETHET MA PËRKUJTOJNË VDEKJEN TËNDE

(Demir Demirit)

Ec e ec e ec në kujtime
gjethet bien të zverdhura, në kurriz toke -
bien edhe në zemrën time
o, mjerë ajo loke!
shpirti turbullohet me retë,
nëpër hapsirë rigojnë
shiu e stuhitë, gjethet – na mbulojnë.
ec e ec e ec në kujtime,
nëpër atë hark jete -
plot mallëngjime!
medet – sa i vogël ai plumb i vdekjes
e sa i madh loti për ty!
- Oh, edhe gjethet në pikëllim janë ndry!
1971


SHTEGTAR DITËSH

Çdo ditë më shpërthen nga një dëshirë në gji
që atë zog ta prekë n’krahërorin mitar
dëshiroj të më agojë ajo pranverë, inxhi
e të më sjellë më të bukurin thesar
një det dëshirash përditë rritet në mua
e unë si në ëndërr, ua ndiej thirrjet stuhi
po, këngën e zjarrtë me gjithë shpirt e dua
ajo le të mbetet më e dashura mrekulli
… ditët ikin, në dukje, pa kuptim të vërtetë
unë gjendem përherë më afër qëllimit -
pluhuri i harresës kurrë s’do të më tretë
kjo është dashuri e flakë ngadhnjimi
rrugë gjer te freskimi i haresë që s’përsëritet,
të më shpjerë në breg të atij lumi të blertë.

Kush është Mexhid Mehmeti?

Mexhid (Abedin) Mehmeti u lind më 11 qershor të vitit 1948 në Zhunicë të Preshevës. Katër klasë të fillores i kreu në vendlindje, tetëvjeçaren dhe gjimnazin në Preshevë, kurse fakultetin filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, në Universitetin e Kosovës në Prishtinë.
Disa vjet ishte mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqi-pe në qendrën arsimore “Skënderbeu” në Preshevë, ndërkaq këtë profesion e ushtroi edhe në shkollën e mesme në Tërnoc të Bujanocit, si dhe në shkollat fillore të Raincës, Corroticës dhe të Preshevës. Punoi edhe përkthyes – gazetar në “Flaka e vëllazërimit” në Shkup, kurse që nga viti 1985 e deri në përfundim të luftës së fundit në Kosovë punoi gazetar në “Rilindja” - “Bujku” (korrespodent nga Kosova Lindore).

Ishte njëri ndër themeluesit dhe redaktor i revistave “Filizat” e “Panorama” të Preshevës dhe “Jehona” të Bujanocit. Për një kohë të gjatë udhëhoqi klubin letrar “Feniks” të Preshe-vës dhe edicionin botues të këtij klubi, i cili është shquar me një sërë botimesh cilësore të autorëve të asaj treve. Pas luftës deri në shuarjen e së përditshmes “Rilindja” ishte gazetar dhe redaktor i rubrikës së kulturës.

Është prezantuar në disa antologji poetike, tekste universitare, leksikone, albume, botime kritike etj., në shqip e gju-hë të tjera. Bashkëpunon gati me të gjitha gazetat dhe revistat që botohen në trevat etnike shqiptare.

Aktualisht është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, (i rizgjedhur edhe në mandatin e dytë), ku është angazhuar në shumë aktivitete, përfshirë këtu edhe juritë, komisionet e ndryshme etj. Është fitues i disa çmimeve për poezi, kurse më 2006, për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes” mori çmimin “Hivzi Sulejmani”, të cilin LSHK e jep për veprën më të mirë të vitit në prozë. Që nga paslufta jeton e vepron në Prishtinë e Fushë – Kosovë.


BOTIMET. - Megjithëse poezinë e parë (“I tretuni”, kushtuar nënës), e kishte botuar qysh më 1965 në “Zani i rinisë”, si nxënës i shkollës së mesme në Preshevë dhe që nga atëherë vazhdimisht ishte i pranishëm në periodikun tonë, ai veprën e parë poetike arriti ta botojë tek më 1977 në Preshevë dhe gjatë periudhës 1977 – 2007, Mexhid Mehmeti ka botuar këto vepra letrare: “Klithje e përmallim”, poezi, (1977), “Lumja”, tregime, (1982), të dyja në botim të klubit letrar “Feniks” të Preshevës; “Frymëmarrje”, (1984), “Flaka e vëllazërimit”, Shkup; “Peizazh i ngrirë”, (1994), “Rilindja”, Prishtinë; “Mon-strumiada”, katër drama, (1998), Vatra, Prishtinë; “Presheva”, poemë, (1998) Vatra, Prishtinë; “Rikthim dhembjeje”, poezi, (1998), Vatra, Prishtinë; “Puthja vrastare”, tregime, (2003), Gazeta Rilindja, Prishtinë; “Hija e korbit”, novela, 2005, Lumi i bardhë, Mitrovicë; “Pikë në zemër”, poezi (2005), Ura, Prish-tinë; “Shtatë ditë pas vdekjes”, roman, (2006), Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë; “Pallati me yje”, poemë për fëmijë, (2006), Ura, Prishtinë; “Furtuna”, roman (2007), Ura, Prishtinë. Në periudhën 1977 – 2007 Mexhid Mehmeti ka publikuar katërmbëdhjetë tituj, përkatësisht njësi bibliografike, në të cilat janë përfshirë gjithsej tetëmbëdhjetë vepra të gjinive të ndryshme si: poezi, poema (për të rritur e për fëmijë), tregime, novela, romane, drama, me një tirazh të përgjithshëm prej 10.000 copësh.
VEPRAT LETRARE


1. Klithje e përmallim / Mexhid Mehmeti; (kopertinën e punoi Demir Behluli, ilustrimet janë të Sabedin Etemit). - Preshevë: Klubi letrar “Feniks”, 1977 (Mitrovicë: Progres). - 80 f. 21 cm.
Tirazhi 2000. - Kopertina e paluar me shënime biogra-fike dhe me foton e autorit.
1977


2. Frymëmarrje / Mexhid Mehmeti; (kopertinën e pu-noi Smajo Musoviq). - Shkup: “Flaka e vëllazërimit”, 1984 (Shkup: NGBG Nova Makedonija). - 72 f. 20 cm.
(Biblioteka “Valët”),1984


3. Peizazh i ngrirë / Mexhid Mehmeti, (kopertinën dhe ilustrimet i punoi Ismet Jonuzi). - Prishtinë: Rilindja, 1994 (Prishtinë: “Blendi”). - 80 f.; 20 cm
(Biblioteka Drita)
Tirazhi 1000. - Kopertina e paluar me foton e autorit, shënimet biografike dhe me pjesë nga recensionet e Dr. Agim Vinca dhe Sabit Rrustemi.,1994


4. Rikthim dhembjeje / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Ismet Jonuzi). - Prishtinë: Vatra, 1998 (Prishtinë: Prog-raf). - 96 f., 12,5 x 20 cm.
(Biblioteka: Vatra)
Tirazhi 500 – Në kopertinë fotografia e autorit.
991.983-1;1998


5. Pikë në zemër / Mexhid Mehmeti, (Në kopertinë pikturë e huazuar dhe portreti i autorit). - Prishtinë: Ura, 2005 (Prishtinë: Druckart). - 104 f. 20 cm. Shënime për autorin: fq. 99 – 100. (Biblioteka: Metafora). Tirazhi 500
ISBN 9951 – 8559 -1 - 1; 2005


6. Presheva, poemë, / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Eshtref Qahili). - Prishtinë: Vatra, 1998 (Prishtinë: Prog-raf). - 64 f. 12,5 x 20 cm.
(Biblioteka: Vatra)

Tirazhi 500 – Në kopertinë portreti dhe biografi e shkurtër e autorit.
891.983 - 13
1998
MEHMETI, Mexhid

Poezi për fëmijë :
2006
MEHMETI, Mexhid

1. Pallati me yje, poemë për fëmijë, / Mexhid Meh-meti, (Kopertinën e punoi Veli Gërvalla). - Prishtinë: Ura, 2006 (Prishtinë: Druckart). 40 f. 20 cm.
(Biblioteka: Kodra e luleve)
Tirazhi 500. Biografi e autorit fq. 37 – 38. Portreti i autorit i punuar nga D. Behluli.
821.18 – 93 – 1
ISBN 978 – 9951 – 8559 – 9 – 0
2006
MEHMETI, Mexhid

Prozë :
1982
MEHMETI, Mexhid

1. Lumja, tregime, / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën dhe portretin e autorit i punoi Ismet Jonuzi). - Preshevë, KL “Feniks”, 1982 (Preshevë: Grafoflex). 84 f. 20 cm.
(Biblioteka: Feniks)
Tirazhi 1000. Shënime për autorin: fq. 80 - 81
Parathënia: Jonuz Fetahaj
1982
MEHMETI, Mexhid

2 Puthja vrastare, tregime, / Mexhid Mehmeti, (Koper-tinën dhe portretin e autorit i punoi Eshtref Qahili). - Prishtinë: Gazeta Rilindja, 2003, (Prishtinë: Druckart). 136 f. 20 cm.
(Biblioteka: Tregime). Shënime për autorin: fq. 134
Tirazhi 500
ISBN 9951 – 01 – 031 – 8
2003
MEHMETI, Mexhid

3. Hija e korbit, novelat: “Zgavella e hutinit” dhe “Hija e korbit”, / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Eshtref Qahili). - Mitrovicë: Lumi i bardhë, 2005 (Prishtinë: Druckart). 120 f. 20 cm. (Biblioteka: Novela).
Shënime për autorin: fq. 115 – 116
Tirazhi 500
ISBN 9951 – 8599 – 1 – 7
2005
MEHMETI, Mexhid

4. Shtatë ditë pas vdekjes, roman, / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Ismet Jonuzi). - Prishtinë: LSHK, 2006 (Prishtinë: Druckart). - 120 f. 20 cm. (Biblioteka: Proza). Çmimi “Hivzi Sulejmani” për prozën më të mirë të vitit 2006.
Tirazhi 500. Në kopertinë të paluar portreti i autorit i punuar nga Ismet Jonuzi. Parathënie: “Loja mes jetës dhe vdekjes”, recension nga Prend Buzhala. Shënime për autorin: fq. 116 – 117
ISBN 9951 – 414 – 08 – 7
2006
MEHMETI, Mexhid

5. Furtuna, roman, / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Ismet Jonuzi). - Prishtinë: Ura, 2007 (Prishtinë: Druckart).
(Biblioteka: Romani)
Në kopertinë të paluar fotografia e autorit dhe shënimet biografike.
ISBN 978 – 9951 – 512 – 04 – 6
Tirazhi 500
2007
MEHMETI, Mexhid

Drama :
1998
MEHMETI, Mexhid

1. Monstrumiada, dramat: Zibardhët, Monstrumiada, Ëndërroj për një ditë dhe Vdekje e hijshme, kjo e fundit dramë me temë nga balada Hasan Aga dhe Çika Potureshë. / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Ismet Jonuzi). - Prishtinë: Vatra, 1998 (Prishtinë: Prograf). Në kopertinë fotografia me shënime për autorin. (Biblioteka: Vatra). Tirazhi 500.
1998
MEHMETI, Mexhid
(Drama “Zibardhët” është inskenuar në vitin 2000 nga Teatri “Sandër Prosi” i Mitrovicës, regjinë e së cilës e bëri Halit Barani. Po atë vit drama u shfaq edhe në Festivalin e Teatrove në Ferizaj, në të cilin aktorja Çamërije Ceraja mori çmimin për rolin më të mirë të femrës. Nga e njëjta trupë artistike dhe me të njëjtin regjisor më 2007 u inskenua edhe drama “Ëndërroj për një ditë”, me të cilën ky Teatër mori pjesë në Festivalin e Fushë – Kosovës)

Poezi të botuara nëpër gazeta,
revista, antologji...
1965 – 2007

RILINDJA - PRISHTINË
1. Nata hesht në mua, 30 prill dhe 1 e 2 maj 1970
2. Mos më thuani Promethe e as Zot të mëkatit, 1970
3. Nuk di të thur vargje për dashuri, 30 janar 1972
4. Nata sy e syri lot,
5. Lyra,
6. Gjurmët,
7. Siluetat,
8. Hijet,
9. Pse të rrojmë bashkë, 1999, çmimi i dytë në “Takimet Kadri Kadriu” në Besianë.
10. Si herët patëm harruar, 2000

ZËRI I RINISË - PRISHTINË
1. I tretuni, 1965
2. Shkëndijat e syve, 1867
3. I vetmuem, 1967
4. Kthimi, 1967
5. Ku?..., 1967
6. Si?..., 1967
7. Rrugë e gjatë,
8. Bulza kujtimi,
9. Unë do të vi,
10. Po të them për të njëqindtën herë,
11. Ndarja e përditshme,
12. Horizonti, 30 mars 1974
13. Sytë, 30 mars 1974
14. Dëshirë,
15. Përrallë, 19 maj 1984
16. Largësi, 19 maj 1964
17. Ëndërrim, 19 maj 1984
18. Poezi kushtuar G. Tërbeshit (Pa datë e pa titull!)

BOTA E RE - PRISHTINË
1. Si?, qershor 1968
2. A thua?, qershor 1968
3. Kah?, qershor 1968
4. Kënga rritet në mua, 16 janar 1970
5. Dëshirë, (rondel në trio), qershor 1971
6. Kujtim pranveror, 15 qershor 1977
7. Kurrë nuk e shkrova vargun që desha, 15. X. 1982
8. Yllkë e dashur, 1 prill 1982
9. Ç'të duhet parajsa, 25 maj 1982
10. Dëshiroj,
11. Vdekja e virgjëreshave, 1990

FLAKA E VËLLAZËRIMIT - SHKUP
1. Grua,
2. Pritja,
3. Unë i paemër,
4. Me erërat të bëhem një,
5. Harrim hapash,
6. Hape dritaren,
7. Kuq, kaltër, bardh...,
8. Braktisje,
9. Vjeshtë e pakuptimësi,
10. Kllapi,
11. Largësi 1- 6,
12. A ka vend,
13. Ai vdiq pak pa lindur dielli, (variant)
14. Ai nuk do të kthehet,
15. Më thuaj o mik të vërtetën,
16. Mendim,
17. Këngë dhembje,
18. Kthimi në fshat,
19. Ti zog, 28 shkurt 1982
20. Ai vdiq pak pa lindur dielli, 28 shkurt 1982
21. Ëndërr, 12 dhjetor 1982
22. Braktisje e rreme, 12 dhjetor 1982
23. Kjo është po ajo shtëpi, 3 prill 1983
24. Pse mbyllin sytë kur dashurohen, 3 prill 1983
25. Hape dritaren mik, 3 prill 1983
26. Do ta rrënojmë murin, 14 shtator 1992
27. Kohë e pakohë, 14 gusht 1992

JETA E RE - PRISHTINË
1. Ndarja, nr. 3 – 1969
2. Duro shkëmb, nr. 2 - 1970
3. Dhembje e lot, nr. 3 – 1970
4. Malli, nr. 1 - 1970
5. Mos..., nr. 1 - 1970
6. Nënë, dhembja ime, nr. 1 – shkurt 1970,
7. Ti je liri për të gjithë, nr. 4 - 1970
8. Gjethet ma përkujtojnë vdekjen tënde, nr. 1 – 1971
9. Shtigjeve të ditëve, nr. 6 – dhjetor 1971
10. Përherë me ty, nr. 1 – shkurt 1972
11. Erë mikluese, nr. 6 – dhjetor 1976
12. Vjeshtë e shëmtuar, nr. 6 – dhjetor 1976
13. Kur flet shpirti, nr. 6 – dhjetor 1976
14. Shndërrimi në lulediell, nr. 6 – dhjetor 1976
15. Kënga për dashurinë e panisur, nr. 4 – 1980
16. Në dhomën time, nr. 4 – 1980
17. A të kujtohen, nr. 4 – 1980
18. Ëndërrim, nr. 4 – 1980
19. Do të kalojnë ditët, nr. 1-2, 1981
20. Në botën time, nr. 1-2, 1981
21. I panjohuri, nr. 1-2, 1981
22. Frymëmarrje, 1 – 8, nr. 6 – 1981
23. Ec e mos plas, nr. 4 - 1999
24. Për inat, nr. 4 - 1999
25. Vdekjejetë, nr. 4 - 1999
26. Ritual apo..., nr. 4 - 1999
27. Zhgjëndërr, nr. 4 - 1999

JEHONA – SHKUP
1. Nëpër shtigjet e ditëve n'kalim, nr.8 - 1972
2. I panjohuri, nr. 9-10, 1983
3. Kalimtari, nr. 9-10, 1983
4. Asgjë e jashtëzakonshme, nr. 9-10, 1983
5. Kush tha ai nuk e di, nr. 9-10, 1983
6. Në katundin tim, nr. 4 - 1984
7. Kjo është po ajo shtëpi, nr. 4 - 1984
8. Gjërat për të cilat shkruaj, nr. 4 – 1984

KOHA – PODGORICË
1. Gjërat për të cilat shkruaj, nr. 1 – 1984
2. Fjalë dreqi, nr. 1 - 1984
3. Sërish këngë, nr.1 – 1984

STILI – SHKUP
1. Orë e ligë, nr. 17-18, 2001

FJALË E VALË – MITROVICË
1. Mbretëria e heshtjes, qershor 2007
2. Lodhje të errëta, qershor 2007
3. Heshtja peng, qershor 2007
4. Mos i preni lisat, qershor 2007
5. Fjalën dua ta var, qershor 2007
6. Për inat, qershor 2007
7. Ec e mos plas, qershor 2007
8. Të mallkuarit, qershor 2007
9. Karpatasit, qershor 2007
10. Si të dalim në verë, qershor 2007
11. Kasnecët e lirisë, 1-9, nr. 10 – qershor 2007

FJALA - PRISHTINË
1. Vjeshtë e shëmtuar, 1973
2. Në shpirtin e detit, 1973
3. A mund të bëhem furtunë, 1-15 korrik 1976
4. Klithjet, 1-15 korrik 1976
5. Vargje që s'munda t'u jap fund, 1-15 korrik 1976
6. Më duhen një palë shkallë, 15 shtator 1977
7. Kur flet shpirti, 15 shtator 1977
8. Shndërrimi në lulediell, 15 shtator 1977
9. Dy motra, 12-15 qershor 1982
10. Nëse nuk e di të vërtetën, 12-15 qershor 1982

JEHONA – BUJANOC
1. Cila je, qershor 1992
2. Ashtu he burrë, gusht 1992
3. Dënim, dhjetor 1992
4. Paradoksale, dhjetor 1992
5. Dielli do të lind në katin e shtatë, 1993
6. Kroi i Idriz Seferit, prill 1994, (çmimi i dytë në “Takimet e Karadakut” në Kumanovë)
7. Si arrite në Vlorë, prill 1994, (e shpërblyer në “Takimet e Karadakut” në Kumanovë)

PLEJADA – PRISHTINË
1. Endacaku i rrugëve, qershor 1970
2. I zhdukur në dukuri tërthorazi, nr. 6, 1971
(Hyrje), (Bashkëdyzimi), (Intime), (Pyetja), (Kontakt), (Zilia), (Enigma), (Pritja), (Urrejtja), (Dyshimi), (Tragjedia), (Përzier-ja), (Mbytja), (Tërthorazi), (Post skriptum)

PANORAMA - PRESHEVË
1. Grimca kujtimesh të gurëzuara, I – XII, nr.2, 1980
2. Fluturim i ri, nr.1, 1979, (e shpërblyer në konkursin letrar me rastin e ditës së komunës së Preshevës)

ARS – SHQIPËRI
1. Formësim hijesh, 25 maj 2003
2. Ende s'jemi për cirk, 25 maj 2003
3.Trashëgimi, 25 maj 2003
4. Veç asaj, 25 maj 2003
5. Natë e gjatë, 25 maj 2003
6. Zemërgur, 25 maj 2003

SHKËNDIJA – PRISHTINË
1. Dhuratë për ditëlindje,
2. Në lëkurë e jashtë saj, 15 qershor 1976
3. Emri im është fjalë e rëndomtë, 15 shtator 1976
4. Diej dëshirash, 13 qershor 1977
5. Pëllumbat, 1 shtator 1977


FILIZAT – PRESHEVË
1. Fan S. Noli, botuar me posterin e Nolit, janar 1974

ARTI – FERIZAJ
1. Para pikturave të “Zef Kolombit”, me rastin e ekspozitës së KAF “Zef Kolombi” të Ferizajt në Preshevë, 18 nën-tor 1973
2. Koha do të thurë lavdi, 1973

ILLYRIA – NJU JORK, SHBA
1. Vdekje e bukur, 27-29 mars 2007
2. Mbijetesë, 27-29 mars 2007
3. Amshim, 27-29 mars 2007
4. Mbetet dashuria, 27-29 mars 2007
5. Mos i preni lisat, 27-29 mars 2007

Poezi për fëmijë:

FJALË E VALË - MITROVICË
1. Pallati me yje, poemë, nr. 13, shtator 2006
2. Palllati me yje, (vazhdim), nr. 14, qershor 2007

PANORAMA – PRESHEVË
1. Ti voglush, nr.1, 1979, (e shpërblyer në konkursin letrar me rastin e ditës së komunës së Preshevës)

Botime të tjera:

I. Me xhaketën kuq e zi, vjersha, SHB “Naim Fra-shëri”, 1982 – Tiranë, përgatitur nga Adelina Mamaqi, Xhevat Beqaraj dhe Odhise Grillo, janë përfshirë 23 poetë të njohur shqiptarë nga trevat e ish Jugosllavisë. Ndërkaq M. Mehmeti është prezantuar me poezitë:
1. Karadaku dhe
2. Klithje e përmallim, variant i shkurtuar njësisë poetike të botuar në librin me të njëjtin titull.

II. Antologji e poezisë moderne shqipe, shqip – Gjermanisht, përgatitur e përkthyer nga Ferdinand Laholli, bo-tuar nga SHB “Doruntina”, Vorlag, Gjermani, ku veç biogra-fisë së shkurtër M. Mehmeti është prezantuar me poezitë:
1. Lamtumirë – Lebewohl dhe
2. Premtim – Ab Hente

III. Psherëtimë për tokën, panoramë letrare e krijuesve të Kosovës Juglindore 1939 - 2003, - I, autor Hysen Këqiku, botuar nga SHB “Kurora”, Gjilan, më 2004 e në të cilën Me-xhid Mehmeti u prezantua me këto poezi:
1. Si herët patëm harruar,
2. Rrugëtim dhe
3. T'i thejmë pasqyrat

Përkthime:

I - Frederiko Garsia Lorka:
1. Gazela e dashurisë së papritur,
2. Gazela e pjesëmarrjes së tmerrshme, “Flaka e vëlla-zërimit”, 30 prill 1970
II - Lubisha Jociq:
1. Kthimi i ushtarëve japonezë në atdhe, “Flaka e vëllazërimit”, 5 shkurt 1984

Poezi të botuara në gjuhën serbokroate:

1. Tuzhna pesma (Këngë pikëlluese),
2. Ipak (Megjithatë)
3. Prvi put (Për herë të parë)
4. Zhelim (Dëshiroj), “Nasha reç”, Leskovc, 1967

Prozë e botuar nëpër gazeta, revista...

BOTA E RE – PRISHTINË
1. Monikë, dhembja ime, Nr. 57, maj 1972
2. Urna e dashurisë, 15 prill 1978

FLAKA E VËLLAZËRIMIT – SHKUP
1. Në stacion, 12 janar 1972
2. Pritje, 29 shtator 1972
3. Zoga, 20 tetor 1972
4. Dashuria, 8 nëntor 1972
5. “Mos... mos...”, 13 maj 1973

RILINDJA – PRISHTINË
1. Ditë e pakuptimtë, 24 shtator 1977
2. Ecje në përtejjetësi, fragment, 25 dhjetor 1999
3. Rrugëtim nëpër Grykë të Urnës, 4 mars 2000

ZËRI I RINISË – PRISHTINË
1. Ai dhe kujtimet, 1977


FJALA – PRISHTINË
1. “Mos... mos...”, 1-15 gusht 1977

SHKËNDIJA – PRISHTINË
1. Nositi, nëntor 2003
2. Ikja, nr. 9, nëntor, 2007

ILIRIA POST – PRISHTINË
1. Dialogu i imagjinuar me vetveten, 23 shtator 2006
2. Fanitja, 10 mars 2007

PAVARËSIA NEWS – PRISHTINË
1. Përshfaqje e mjegullt, 26 mars 2007

ILLYRIA – NEW YORK
1. Tuna, fragment nga romani “Furtuna”, 30 prill 2007

LAJM exkluzive – PRISHTINË
1. Ëndrra, 14 korrik 2007

FOKUS – PRISHTINË
2. Ndeshtrasha, 31 gusht 2007

FJALË E VALË – MITROVICË
1. Dialog me vetveten, fragment, nr.5, prill 2003
2. Gjetja e Atlantidës, nr.6, qershor 2003
3. Fjalë kafenesh, nr.7, shtator 2003
4. Transformimi, nr.8, dhjetor 2003
5. Puthja vrastare, nr.9, mars 2004
6. Hija e korbit, novelë, nr, 11. shtator 2004
7. Zgafella e hutinit, novelë, nr.12, dhjetor 2004
8. Kalvari, fragmente romani, nr. 14, qershor 2007

PANORAMA – PRESHEVË
1. E urrente vjeshtën, tregim, Preshevë, nr. 1, 1979

JETA E RE – PRISHTINË
1. Shtatë ditë pas vdekjes, fragmente, nr.3 - 4, 2003

JEHONA E RE – SHKUP
1. Urna e dashurisë, (Në vend të prologut), Ëndrra, INTERMEXO I, Puthja vrastare, INTERMEXO II, Gjetja e Atlantidës, INTERMEXO III, Përfytyrimi, INTERMEXO IV, Ëndrra në ëndërr, INTERMEXO E FUNDIT, (Në vend të epilogut)
JEHONA – BUJANOC
1. Gabim, qershor 1992
Recensione, vështrime, prezantime...

RILINDJA - PRISHTINË
1. Vepër me dimensione kuptimore të konkretësisë e të aktualitetit, (katërvjetori i vdekjes së B. Musliut), 1.07. 2000
2. Krijues me ideal e vizion të qartë kombëtar, (dhjetë vjetori i vdekjes së N. Duraku), 25 tetor 1999
3. Ti nuk je lajmësi memec, Halil Matoshi, (përkushtim poetit që po dergjej burgjeve serbe), 4 gusht 1999
4. Studiues dhe krijues inventiv, (krijimtaria e Q. Soko-lit), 2000
5. Zjarri si shprehje e qëlluar poetike, (Bedri Halimi: “Cubat fshehin hënën”, poezi, 1999), 2000
6. Vargje që krijojnë atmosferë të nxitjes së mendimit, (Adem Zejnullahu: “Mote hiri”, poezi, 2000), 30 mars 2000
7. Lirizëm i lehtë me metaforë të sforcuar, (Muhamed Kërveshi: “Loti i Kosovës”, poezi, 2000), 25 mars 2000
8. Përjetësim në vargje, (Riza Greiçevci: “Lis me degë”, poema dhe drama “Dasmë në male”, 1999), 1999
9. Shpalim i botës së brendshme shpirtërore, (Hysen Këqiku: “Dritë mbi lotinë”, poezi, 1999), Rilindja, 1999
10. Shpalosje përjetimesh të botës intime, (Shqipe Hasani: “Shiu i vetmisë”, poezi 1997), 1999
11. Poezi e frymëzuar nga mitet, (Arben Ibrahimi: “Rrjedhës së Kokitit”, poezi 1999), 9 tetor 1999
12. Libër për vitin biblik shqiptar 1999, (Ali Podrimja: “Dielli i zi”, shkrime publicistiko-eseistike, 2000), 4 maj 2000
13. Pasqyrim i realtë i jetës përplot vuajtje të femrës shqiptare (Punëtorie Muça – Ziba: “Te logu i cucës”, tregime, 1988
14. Konstruksione përmes vetërrëfimit, (Shkëlzen Zhubi: “Përjetime të hidhura”, tregime, 1997), 3 prill 2000
15. Ide episodike brenda syzheut të rrëfimit të shkurtër, (Hajrulla Misini: “Letërnjohtimi i pagjumësisë, tregime 1998), 1999
16. Tituj simbolikë me domethënie të caktuar, (Nebil Duraku: Kompleti i veprave, 1998), 2 nëntor 1999
17. Dëshmi e përgjakjes makabre të rrugës së lirisë, (Nusret Pllana: “Rruga e lirisë”, album – ditar, 2000), 2000
18. Kronikë e kulturës materiale e shpirtërore të shqip-tarëve të Preshevës, (Xhemaledin Salihu: “Kultura shqiptare në Preshevë 1945 – 1995”, monografi 1999), 2000
19. Dëshmi të një kohe makabre të vlefshme për Tribu-nalin e Hagës, (Ali Sh. Berisha: “Bashkia e Llukarit”, monogra-fi II, 2000), 18 korrik 2000
20. Libër për ata që u tretën hapësirave të Samsunit, (Dr. Ali Jakupi: “Për ata Kosova është ëndërr – Shqiptarët në Vilajetin e Samsunit”, udhëpërshkrime – ese, 1998), 6. 10. 1999
21. Vlerësime kompetente për vepra dhe autorë të zhan-reve të ndryshme, (Shyqri Galica: “Mesazhi kritik”, ese dhe kritika, 1999), 1999
22. Gërshetim metaforik i së kaluarës dhe i së tashmes në syzheun e një romani, (Dardan Lekë Dreni: “Le tresor sacre des Dardanies” (Thesari i shenjtë i dardanëve), roman, Paris 1999), 2000
23. Arketipet poetike të Borhesit, shkrim eseistik për Borhesin, 2000

JETA E RE – PRISHTINË
1. Konstruksione përmes vetërrëfimit, (Shkëlzen Zhubi: “Përjetime të hidhura”, tregime, 1997), numër i veçantë, 2000

SHARRI – OPOJË
1. Zjarri si shprehje e qëlluar poetike, (Bedri Halimi: “Cubat fshehin hënën”, poezi, 1999), 2000

Veç këtyre recensioneve, Mexhid Mehmeti, në faqet e “Rilindjes” botoi mbi 100 vitrina librash me të cilat prezantoi po aq vepra të botuara gjatë periudhës kohore 1999 – 2000
Pas luftës në Kosovë, me themelimin e Radio Rilindjes, Mexhid Mehmeti çdo javë drejtoi emisionin letrar njëorësh ”Një orë me krijues”, në të cilin, për një vit të tërë shpalosi qin-dëra vepra letrare nga autorë të ndryshëm. Gjithashtu, gjatë punës në profesionin e gazetarit në “Rilindja”,“Bujku”, “Flaka e vëllazërimit”, “Jehona” etj., botoi rreth 5000 artikuj të llojeve të ndryshme duke filluar nga lajmet e thjeshta, raportet, komentet, reportazhet, e deri tek fejtoni.
Recensione, vështrime dhe shkrime të tjera për veprën letrare të Mexhid Mehmetit

1. Jonuz Fetahaj: Frymëzim çasti... (Recension për librin me poezi “Klithje e përmallim”), Fjala, 1 qershor 1977
2. Hasan Emërllahu: Rënkimet e poetit për njerëzit e djegur (recension për vëllimin poetik “Klithje e përmallim”), Panorama, Preshevë, nr. 2, 1980
3. Resul Shabani: Përjetimi i akcentuar poetik (Shkrim për librin me poezi “Klithje e përmallim”), Flaka e vëllazërimit, Shkup, 16 prill 1978
4. Ahmet Selmani: Vrulli i një shqetësimi poetik (Vështrim për përmbledhjen me poezi “Frymëmarrje”), Flaka e vëllazërimit, shkup, 21 janar 1987
5. Ramadan Musliu: Pak poezi, pak improvizim (Mexhid Mehmeti “Frymëmarrje”, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 1984), “Rilindja”, Prishtinë, 2 mars 1985
6. Dr. Agim Vinca: Recension për librin me poezi “Peizazh i ngrirë”, dorëzuar SHB “Rilindja”, pjesë e së cilës është botuar edhe në kopertinën e paluar të librit
7. Sabit Rrustemi: Recension për librin “Peizazh i ngrirë”, dorëzuar Rilindjes, pjesë e së cilës është botuar edhe në kopertinën e paluar të librit
8. Dr. Nehas Sopaj: Konglomerat frymëzimesh poetike, (Vështrim për vëllimin me poezi “Peizazh i ngrirë”), Flaka e vëllazërimit, Shkup, 24 gusht 1994
9. Shpend Halili: Lirikë e motivuar nga lashtësia (Re-cension për vëllimin poetik “Peizazh i ngrirë”), Rilindja –  Bujku, 9 korrik 1994
10. Hasan Bunjaku, fjalë e përgatitur me rastin e promovimit të librit “Peizazh i ngrirë” në Gjilan më 1994
11. Jakup Ceraja: Poezi, ku mendimi dominon mbi ndjenjën, (Vështrim për vëllimin me poezi “Rikthim dhembjeje”), Rilindja, 1999
12. Jonuz Fetahaj: Presheva – dhembje apo krenari e poetit (Recension për poemën “Presheva”), Fjala, nëntor 1999
13. Ejup Ceraja: Pika në zemër si metaforë e dykuptimshme (Vështrim për vëllimin poetik “Pikë në zemër”), Focus, Prishtinë, 26 janar 2007
14. Mirsad Kuteli: Pezmin dhe ngashërimin i mposht dashuria, (për librin poetik “Pikë në zemër”), Lajm, 17.10.2005
15. Rrustem Geci: Poeti i gjakut të fisëm, (Ese letrar për poetin Mexhid Mehmeti), Epoka e re, Prishtinë, 16. 06. 2007
16. Bilall Maliqi: Aventurat e Vogël Madhit dhe heroizmat e tij, (shkrim për poemën për fëmijë “Pallati me yje”), Perspektiva, Bujanoc, 2 prill 2007
17. Ejup Ceraja: Simbolika e një poeme (Mexhid Mehmeti “Pallati me yje”, poemë për fëmijë, URA, Prishtinë, 2006), Lajm, Prishtinë, 27 tetor 2007
18. Jonuz Fetahaj: Preokupimet prozaike të një të riu, (Vështrim për vëllimin me tregime “Lumja”), Fjala, 15.X. 1983
19. Jonuz Fetahaj, recension i botuar si parathënie në vëllimin me tregime “Lumja”, 1982
20. Ejup Idrizi: Perla të tregimit të sotëm shqiptar, recension për librin me tregime “Puthja vrastare”, Fjalë e valë, Mitrovicë, nr. 9, mars 2004.
21. Prend Buzhala: Loja e jetës me vdekjen (Recension për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”, botuar edhe si parathënie e librit), Focus, Prishtinë, 8 shtator 2006
22. Berat Daka: Dhembje për jetën e gjallë / Humbja në jetën e vdekjes / Dhembja për të tashmen / Frika nga e ardhmja (Recension për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”), Focus 1 dhjetor 2006 dhe Epoka e re, Prishtinë, 2 dhjetor 2006
23. Reshat Sahitaj: Pa dashuri nuk ka jetë (Recension për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”), Epoka e re, Prishtinë, 14. 10. 2006
24. Bilall Maliqi: Shtatë ditë pas vdekjes – roman me cilësi të larta artistike letrare, ( shkrim për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”), Perspektiva, Bujanoc, 9 tetor 2006
25. Bilall Maliqi: ”Aventurat e Vogël Madhit dhe heroi-zmat e tij”, “Diellori”, Bujanoc, nr.4, tetor 2007
26. Dr. Hysen Matoshi: Arsyetim me shkrim, i nënshkruar edhe nga Dr. Rifat Ismajli dhe Mr. Kadrush Radogoshi, për dhënien e çmimit letrar “Hivzi Sulejmani” veprës Shtatë ditë pas vdekjes, Takimet “Hivzi Sulejmani”, tetor 2006
27. Dr. Hysen Matoshi: Rrëfimi paralel si procedim, recension i lexuar në takimet letrare të LSHK-së “Hivzi Sulej-mani” - 2007, me rastin e promovimit të romanit “Furtuna” të Mexhid Mehmetit. “Zëri” nr. 2453, Prishtinë, 26 dhjetor 2007, botuar edhe në gazetën shqiptaro-amerikane Illyria në New York, janar 2008
28. Mirsad Kuteli: Dy novela të Mexhid Mehmetit “Hija e korbit”, (shkrim për librin me novela “Hija e korbit”), Lajm, Prishtinë, 2005
29. Prend Buzhala: Rituali tragjik i monstrumiadës, (Recension për tetralogjinë me katër drama “Monstrumiada”), Rilindja, Prishtinë, 1 korrik 2000
30. Dr. Nebi Islami: Depërtimi i suksesshëm në thelb të problemit (Segmente përmbajtësore nga drama “Vdekje e hijshme” e Mexhid Mehmetit), Rilindja, 4 dhjetor 1999
31. Dr. Nebi Islami: Fjalë për krijimtarinë dramatur-gjike të Mexhid Mehmetit, mbajtur në promovimin e veprave letrare të këtij autori në Panairin e Librit në Gjilan më 17 tetor 2007
32. Berat Argamedoni: Jetët nëpër tekste, tekst i lexuar me rastin e promovimit të krijimtarisë së Mexhid Mehmetit në Panairin e Librit të Gjilanit, të hapur më 16. 10. 2007. “Epoka e re”, Prishtinë, 18 tetor 2007
33. Prend Buzhala: Kumtesë për poezinë e Mexhid Mehmetit, lexuar në promovimin e krijimtarisë letrare të tij në Gjilan, më 17 tetor 2007
34. Ejup Idrizi: Kumtesë për poemën “Pallati me yje” të Mexhid Mehmetit, mbajtur në Gjilan, më 17 tetor 2007
35. Beqir Musliu: Recension i pabotuar për dramën “Zibardhët”
36.Shkëlzen Halimi: Recension për dramën “Zibardhët”
P.S. Për librat e Mexhid Mehmetit u botuan edhe dhjetëra prezantime të tjera në rubrikën “Vitrina e librit” nëpër gazetat tona. Ndërkaq, shkrimet për veprat e këtij autori, u botuan edhe nëpër libra të veçantë të autorëve të ndryshëm si:
1. Dr. Nebi Islami: Historia dhe poetika e dramës shqiptar (1886 – 1996), I, II, ARTC, Prishtinë, 2003. (Shkrim për dramën “Vdekja e hijshme”, të botuar në vëllimin me drama “Monstrumiada”)
2. Prend Buzhala: Odeoni i fjalës, Gazeta Rilindja, Prishtinë, 2003 (Rituali tragjik i monstrumiadës, recension për tetralogjinë me drama Monstrumiada” të botuar nga “Vatra”, në Prishtinë më 1988)
3. Shpend Halili: Perspektiva modeluese, Iliriku, Prish-tinë, 1997. (Motivim nga lashtësia, vështrim për vëllimin poetik “Peizazh i ngrirë” të botuar nga “Rilindja”, më 1994)
4. Hasan Hasani: 1. Leksikon i shkrimtarëve shqiptarë 1501 – 1990, “Shkëndija”, Prishtinë, 1994, (e ribotuar edhe më vonë), 2. Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501 – 2001, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003
5. Grup autorësh: Gazetarë dhe publicistë shqiptarë, Fjalor enciklopedik, UGPV, Tiranë, 2005
6. Halit Barani: MBRETËRIA E TALIAS, Lindja dhe shkëlqimi i Teatrit të Qytetit “Sandër Prosi” - Mitrovicë, (1978 – 2003), Mitrovicë, shtator 2003
7. Demir Behluli: Portrete shkrimtarësh, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës dhe Fondacioni Kulturor i Kosovës “Nëna Terezë”, Prishtinë, 2002 etj.
8. Sevdije Ahmeti, Amedan Jani, Musa Gërguri: “Jeta e re” – bibliografia 1949-1979, Prishtinë 1979
9. “Jeta e re”, jubilar 1949-1999, nr.4, Prishtinë, 2002

Për krijimet e Mexhid Mehmetit, të botuar aty – këtu nëpër revista të ndryshme, shkruajtën edhe Hasan Mekuli, Ali Sutaj, Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Emin Kabashi, Ali D. Jasiqi, Ferid Selimi, Riza Haziri, Ragip Sylaj, Vehbi Bajrami,Flori Bruqi  dhe ndonjë tjetër...


Redaksia Floripress-Prishtinë

http://vimeo.com/39496066

Poezia e Mexhid Mehmetit, është poezi e fortë, poezi e gjakut tonë të fisëm. Shkrimtarët e Kosovës Lindore ( Bujanovc, Preshevë, Medvegje ) bëjnë punën e tyre prej poeti.

( Sa shpesh na shkuan ardhjet e u kthyen shkuarjet s’ ka të numëruar. Përsëritjet  përherë po na bëjnë të vendnumërojmë. Unë nuk e dua as vrasësin as të vrarin. Alfabetin e  lirisë dhe  të gjuhës  nuk e kam ndërruar, jam ai moçmi. Arti im në  plot vargje kullon gjak. Më  kot  dihati të  shkurtoj udhën, por udhë  të tjera të  pafund  ma  mbyllin  udhën , shprehet  poeti nga  Presheva, Mexhid Mehmeti )
Jo rrallë  të  mëdhenjtë  kanë  etje për gjak, për luftë, për interesa të tyre. Ky  fat  tragjik  po  e  ndjek vazhdimisht popullin tonë. Ende pa u tharë gjaku i ‘ 99- tës , Kosova sërish rrezikon të përgjaket për luftat  e pakryera, për pjesët e betejave të pafituara. Ata që aktualisht   bëjnë urdhërin e kësaj kohe, gjakun e kanë lëndë larëse nëpër fushat e betejave, shkruan poeti Mexhid Mehmeti në librin e tij, “ Trungu i pikëllimit”.



 Poezia tek unë shprehet Mexhidi, nuk di të flë, nuk di të hesht, se gjak më kullon shpirti, thotë autori i17 veprave, Në dramën e Kosovës , në dramën e popullit tim, ne vazhdimisht jetojmë me dhimbjet e Aborteve banale të historisë. Kosova po e jeton dramën më të rëndë shpirtërore, dramën e dështimit dhe të abortit historik.



 Njerëzit duhet të flasin, të flasim duhet të gjithë.Nuk di pse më shfaqet (njeri- ngrënësi i baladave, ajo fytyrë e pafytyrë në mes të epizodave të kinemasë sime.Sepse, shumë kemi jetuar me “lirinë” e të tjerëve, me lirinë e pa liri.Nën qiellin tonë  jo rrallë, padrejtësia vret me  egërsi.



Nën prangat e huaja “drejtësia”është më e padrejta.I huaji nuk të lë kurrë të zhvillohesh e të ecjesh përpara.Shpirt, zemër, tokë, nuk bëra gabim që të desha, ai përqafim ishte i domosdoshëm, një urdhër i zemrës


.Unë pyes, po i pyeturi s’ përgjigjet.Muret kudo në këtë nën qiell më kërcënojnë, andaj, sado që e dua lirinë, unë druaj nga ata që kanë në duar Urdhërin e tyre për historinë. Plani i Athisarit nuk më pëlqen, se  fsheh asimilimin dhe zhbërjen e emrit të popullit tim, asimilimin e gjuhës, dhe simboleve, këto nuk janë shqetësime të  vogla, shprehet poeti, por, unë kujtoj se Kosova është e mençur, se në Kosovë ka shqiptar e shqiptar.


Ndërsa në vendin tim shprehet poeti, Mexhit Mehmeti, dhimbjes i ka humbur kuptimi. Poezia e Mexhid Mehmetit, është poezi e fortë, poezi e gjakut tonë të fisëm. Shkrimtarët e Kosovës Lindore ( Bujanovc, Preshevë, Medvegje ) bëjnë punën e tyre prej poeti. Presheva është qytet i zemrës sime. Hireve të Preshevës shumë i shkon poezia.


Poetët e talentuar të Luginës, si Jonuz Fetahu, Qerim Arifi, Feime Selimi, Dashnim Hebibi, Xhemë Karadaku, Nerimane Kamberi e të tjerë, janë të pagjumtët e kësaj peme të gjakut.Ata dhe vetëm ata shkruajnë dhe  lexojnë plagët e tokës, zjarrin amë të dhimbjes. Unë s’di të nënshtrohem më thotë poeti, se i nënshtruar nuk bëj dot asgjë.

Arti i Mexhit Mehmetit dashuron me forcë dheun dhe atdheun e tij : Mësimi i jetës, shtatë dhimbjet, fija e lëmshit, trungu i pikëllimit, duart e bukura, fjala e vullkanit, dhe qindëra poezi të tjera tregojnë fuqinë dhe angazhimin e tij prej poeti. Për lirinë kurrë nuk mund të bëjmë sa duhet, për vlerat e saj duhet të punojmë gjithë jetën, është mesazhi i poetit, Mexhid Mehmetit,të cilin e uroj për angazhimin e tij letrar e patriotik, me një Kosovë dëshirash!..



----- Forwarded Message -----
From: Mexhid Mehmeti <mexhidmehmeti@gmail.com>
To: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Sunday, 24 March 2013, 14:26
Subject: Maratona poetike Sarajeve

I nderuar Flori,
ketu ka disa foto dhe te dhena nga Maratona Poetike ne Sarajeve.


2013/3/23 Sabahudin Hadžialić <sabihadzi@gmail.com>
Dragi prijatelji i kolege,

Na WWW stranici: http://www.diogenpro.com/2132013---world-poetry-day.html se vec nalazi 300 fotografija unutar 8 slide show-a...

U narednim danima i video zapisi...

Srdacan pozdrav,
Sabi







“Malesorja e Bjeshkeve Tona” te autorit Lulash N. Palushaj


…refleksione

LISI I TAMLIT DHE I ZJARRIT NE FISNIKERINE E SHKRIMTARIT

“Malesorja e Bjeshkeve Tona” te autorit Lulash N. Palushaj

ZEF PERGEGA

Malesorja, burre iforte nuk eshte vetem ajo grua me xhublete, qe tjerre me furke e dredh perin e deles rude. Eshte ajo soinike deri ne legjende, qe e perkund djepin e krisamave me kengen e pazevendesueshme “nina-nana”. Eshte ajo qe pjek buken e jetes, duke e fshehur lotin e fatkeqesise. Eshte ajo fisnike, qe lind trima, qe per flamurin e vatanin turrin e kane si oshetima…
Ishte maj ate vit. Po po, e mbaj mend mire. Blinat e Lezhes, ne rrugen e legjendave dhe miteve te saj te lashtesise e mbushur me gjimnaze dhe kroje diturie e lufte, ku degjohet ende mire trokthi i kalit te Heroit tone kombetar, ne unison me zerin e princave shqiptar te Beselidhjes, kishin celur lulet e tyre te bardha. Pasi ata ishin shumuar ne perandorine e tyre te celebrimeve te shenjta ne dege te gjelberta, u prushonin mbi supe kalimtareve, si orizi i te dielave te dasmave. Atje ne krye te rruges dallova nje fisnik me floke te bardha. Nuk mund ti dalloje lulet e blinit mbi fisnikerine e mesazhit te tyre. Dukej se blinat e Lezhes e kishin pritur Lulash Palushajn, sic priten princat e fjales kur vijne ne Lezhe. Ndoshta blinat e qytetit Lissus e dinin se Lulash Nika Palushaj kishte dale nga shtepia botuese “Gjergj Fishta” me librin e tij “Malesia dhe Fiset e saj”
Ishte 6 maj i vitit 1996 ne Lezhe. Nje koncidence e bukur, 6 maj 2012 ishte ate dite e shenuar ne kalendarin tim kur Lulash Palushaj ne grigjen e kishes se Shen Palit ne Detroit me dhuron romanin e tij me autofraf “Malsorja e Bjeshkeve Tona” Ne faqen e pare ai me shkruante: “z. Zef Pergega me respektin me te madh per ty dhe veprimtarine tende mbarekombetare ne fushen e botimeve” Pastaj ai nxori nga canta edhe nje dhurate tjeter ne shporten e shenjte te fjales shqipe. “Oqeani qe perpin” ese, ku me shkruante: “Vella dhe miku im i nderuar Pergega. Mbesim ne jete dhe kemi histori kur e deshmojme me vepra emrin shqiptar!”
Nuk desha te kalonte ky maj pa thene dicka per vepren dimesionale dhe te larmishme te Lulash Nika Palushajt. Me ka ndodhur te shkruaj per shume vepra autoresh te njohur dhe te pa njohur, por per Lulashin qe e kam prane nuk me ishte dhene rasti. Ai ka ardhur vazhdimisht ne promovimet e mija dhe ka qene i nderuar te marre fjlalen dhe te vlersoje krijimtarine time modeste. Eshte pergjegjesi, qe kur te endesh fjalen per miqte duhet te kerkosh separi fillin e saj…


Kulla e malesorit ka patur nje bekim nga zoti, ndaj mbi gurin e saj jane thyer rrufete. Ajo ka patur nje bashkejetese te paperseritshme me breznite. Ata kane nje jete te gjate bashke, kane nje lindje, nje dasem, nje dhimbje dhe nje ze, qe flet me kohen dhe me qiellin. Lulash Palushaj, qe e ngrosh muzen ne vatren e Lisit te Tamlit dhe te Lisit te Zjarrit, ne librin e tij i zberthen rrejdhshem e ne menyre emocionale, si plaku i mocem ne oden e madhe te miqve te larget, duke i vene gacen e ndezur cibukut te duhanit, i cel bukur fjala.
Se si jetuan shekujve kullat malsore! E kush ua dha zanin e mire, na e tregon biri i saj, Lulash Palushaj, bashke me tiparet dhe botekuptimin e saj, si nje lidhje guresh. Nuk ta jepte bijen per nuse nese keto cilesi nuk kalonin ne siten e imte te arsyes se maleve dhe te zakonit te saj. Se nusja lind djalin e bashke me te merr per te mire edhe zanin.



Ne kete linje, Lulash Nika Palushaj me plugun e vlugut te penes se tij, i shkon ngjitas ares se shkronjave te shkrimtarit Martin Camaj. Zani ishte kodi i krenarise se kulles se malsorit. Po Lulash Palushaj ka nje mendim te fisshem qe e nxjerr karakterin e malsores, te ndritur ne logun e Malsise, per tu gezuar lendina e saj, per kete krijese mbi te cilen peshuan vujtjet , sic peshojne acaret mbi dege pemesh. E autori shkruan:
“Bjeshket e maleve tona linden zana. Botekuptimi i rodit te fisit ka qene me marre bijen e malesorit nga oxhaku me ze te mire…!”



Lindja e djalit ne kulle, cante kulmin e shtepise per tu pritur ne preherin e perendise!
Me ndryshim nga disa autore te tjer,e qe trajtojne temen e tradites, bazuar ne kenget dhe rrefimet e popullit, ne himnizimet folklorike, Lulash Nika Palushaj, pasi e siguron lexuesin se me varken e tij mund te mberrish ne breg i suigurte, e fillon bashkebisedimin me lexuesin ne nje menyre praktike jetesore, jashte idealizmave dhe stisjeve te komanduara pa bote emocionale, por pikerisht aty ku degjohet nje dore qe perkund djepin, aty ku degjohet nje klithme qe lyp dashuri, aty ku kjo klithme kthehet ne ze dhe malsorja kujdeset si shqipja per zogjt,e qe te marre krah, qe fryti i barkut te saj te jete sa me i vecante ne vezullimin e bores, mbi aromen e luleve te prillit dhe perjetesine ta marre nga ujvaret e Cemit. Te krenohet mes vashave, qe luajne buze lumit me sterkalat, duke vjedhur dashurine e syve te tyre.


Ne kohe te shkuara jeta ne Malesi nuk ka patur nje dinamike te madhe. Qe nga lindja e deri tek fara e mbire ne ara, qe nga dita e dasmes, kur nusja puthte pragun e shtepise e deri tek mosha e njome e burrit, qe behet trim kur ve armen mbi krah, nuk i ka shpetuar syrit te vemendshem te Lulash Palushajt, qe i nxjerr thesaret e kesaj jete te mbyllur ne kater muret e kulles nga guri i mpire i shekujve, duke e vrojtuar me driten e holle te miresise deri ne detaje, kete jete qe flet duke mos folur. Madje autori Palushaj pa syze lexon edhe mbishkrimet e varreve te harruara, te cilat mbajne eshtrat e atyre qe i dolen zot vendit dhe fort u rane kembanave te se dieles dhe te kushtrimit per liri te atdheut, duke mos kerkuar as me te voglin shperblim. Me kete veper them se shperblimi me i madh eshte kutjimi qe na e sjell Lulash Palushaj, me nje patriotizem te mbushur ne pulmone, per keta njerez te heshtur.
Autori ne romanin e tij flet per njerez, si nje kapitull i dhimbshem ne flete e ikjeve biblike, qe shkojne ngjitas me fatin e autorit, qe ne rrethana te padeshiruara braktis atdheun me lotin qe nuk iu tha kurre. Po, loti I penes se tij u be lume e lumi drite, qe mbi lirine e fjales vec shendrit.


“…Keshtu flitnin vellezeritme vete e me njeri tjetrin. Me nga nje tas qumeshti ne dore qe u ka kishte dhene Katrina, bije e Vermoshit, po flasin me shume per Pretin me ulje zeri. Zkoni e ka patur se kur flisnin burrat grate nuk perziheshin…nuk shkon larg kuvendi vellazeror dhe kola shkeshorti I Katrines I drejtohet bacit, duke u munduar ta largonte pak shallin nga buzet e gojes “si u be puna e gjergjit, bac a kemi ndonje fjale te mire? Viti kaloi dh e ta prifte zoti shendosh per ty e ti e ke deren plot e zoti e din ma mire kthimin e tij…!”
Personazhet e romanit “Malsorja e Bjeshkeve Tona” nuk jane krijese e autorit Palushaj, as pjelle e fantazise se tij, por jane malsore e malesore te gjalla, me tipare e zakone te vecanta, per te cilet ne kete jete te shkurter nga vendlindja ne emigrim, i ka rene barra te kujdeset per ta, si atehere kur ishin ne bankat e shkolles dhe pergjohej se mos kalonte oren informuese edhe kur ata u bene burra si zogj te trembur, e ne mergate lypnin nje ndihme . Dhe profesori i papertuar i njom me keshillime, me fjale te embela, si bleta e malsise dhe me optimizem..


Filozofia e refimit te Lulash Palushajt na vjen me drite. “Nje here emigranteve u nevoitet streha , pastaj vatra e zjarrit familjar, aty ku ndizet ndjenja e vatanit dhe tradira malesore, pastaj ura e lidhjeve me njeri-tjetrin dhe vendlidjen per te menduar per kthimin!” Atje eshte nje amanet qe na e kujton Lulash Nika Palushaj, sic na e kujton Ernest Koliqi gjithe filozofine e mallit per Shkodren e tij, kur i kendon te bijes kur te shkoje ne vendlidje ne lagjen e tij…
Kullen e malesorit, nuk e tunden nga themeli fortunate e e dimrave te eger, as rrufete nuk e cane dot gurin e saj, por nje thike pas shpine europiane ne vitin 1913 e preu ne mes Malisine e Madhe, vellane me vella, token me lumin, varret me kryqin e zanin e malit me zanin e malit perballe. E shkrimtari tashme i afrimuar ne panteonin e krijimtarise artistike te kombit tone, Lulash Palushaj, nuk leshon vetem zerin e vet, por e bashkon ate me te gjithe zerat e proves si fortesi bese e amaneti me kullat e tjera te fisit, per te mos e harruar kete pabesi te madhe.


Katrina ka kaluar shume pranvera, por kur po e ndjente plakejn ne ajrin e paket i merr nipat e mbesat dhe del maje nje kodre, prej nga shihej Kelmendi e Vukli. Ajo ngre doren e djathe dhe syte e femijeve kureshtar ndjekin flurudhen e refimit te tokes se saj, ku kishte lindur dhe nuk e kishte pare qe diten kur kishte dale nuse me duvak e vaje. Lotet, eh lotet i mekin zerat…Fytyra e Katrines eshte rrudhur nga dhimbjet, ku atje ne dheun e ndare prehen shtate vellezerit e saj!


Figura e femres malsore eshte pershkruar nga Lulash Palushaj me linja te holla, me ndjesi poetike dhe artistike, por edhe me pathos te madh, per keto mbartese te shtigjeve te gjata, shpesh nen syte e balleve te vrenjtura te zakoneve te ashpera, si vete hijet e nates. Shpirti i autorit Palushaj, duket se eshte gatuar me duart e fort a te patosit kreshnik. Ai ne asnje veper te tij nuk mund te dale nga kjo bote dhe ne magjen e ketij brumi malesor ka dhimbje e dashuri, shprese e optimizem pozitiv, ndaj dhe darka ne vatren malesore ka nje shije te embel shqiptare, ne drute e ndezura te bujarise dhe mikpritjes.


Linja e pershkrimit te ngjarjeve nga romancieri Palushaj, i perngjn nje treni qe ecen shpejt, por i duhet te ndaloje ne stacionet e Malsise te marre pasagjere te rinje, qe me jeten, dramen dhe dhimbjen e tyre e pasqyrojne vepren, duke i dhene mesazhit nje force magjike ne fytyren e optimizmit dhe te mbijeteses.
Pikenisjen e jetes malsores, kesaj figure te skalitur me dashuri nga dalta e shpirtit krijues te Lulash Nika Palushajt, e capit ne nje kulle me emer te mire ne krahine, ne pragun ku lexohet emiri “Dul Gjeloshi”
Trajtimi i temes se femres ne jeten e tradites dhe dokeve te vjetra te koheve te shkuara, nderkohe qe kane ndodhur tranfromime rrenjesore, kerkon jo vetem nje guxim e pjekuri artistike, por edhe maturi, talent e durim, ne menyre qe ti shpetosh plagjatures dhe interferimeve te moderns, qe jane bere e drejte qytetare edhe ne Malsi, per ta paraqitur para brezave qe vijne me nje realizem te plote dhe me kroje interesante, qe te rrembejne te njomesh buzet e etura per vendin tend.


Kete besoj se Lulash Palushaj e ka arritur. Pervoja e tij studiuse dhe hulumtuese, mbeshtetur edhe ne gojetarine e popullit gjate takimve te tij me ta, ka qene nje arme per ti skalitur personazhet dhe per te na i paraqitur triumfalisht me gjithe origjinalitetin e tyre. Ne trenin e jetes malsore dhe shqiptare, Lulash Palushaj nuk eshte nje pasagjer i rastesishem. Ai me vemendjen dhe perkushtimin e tij i perngjan nje minatoi,y qe kur ne siperfaqe dallon nje xeheror, ai aty ndalet te zbuloje minjeren e visareve te cmuara te kombit te tij.
Keto ishin disa nga impresionet e mia, kur lexova romanin e Lulash Nika Palushajt “Malesorja e Bjeshkeve Tona”. Sigurisht, dhe per kete jam i bindur se kur lexuesi do ta kete lexuar kete roman do te kete me shume perjetime per ti shprehur me miq dhe krijues.
Le te jene keto shenime edhe si nje urim per Lulashin dhe vellane e tij Shtjefnin, per konributin e shkolles shqipe ne Detroit dhe per trajtesen e figures se femres malsore ne kete tete mars!
Detroit, 7-8 mars, dita e mesuesit dhe e nenave, 2013

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...