Vargjet e z. Fadil Shyti , janë kurdoherë frymezim, shprese dhe jete.
Ato, përkujtojnë, ato të ngallzëllejnë, ato të bejnë të fortë, ato të të ngushllojnë.
Poezia e Fadil Shytit shquhet në radhë të parë për zërin dhe përmbajtjen militante. Përmes vargjeve poetike, poeti shpreh tërë një botë mllefi e pezmatimi kundër padrejtësive që iu kanë bërë dhe po iu bëhen shqiptarëve. Ai kurdoherë tregohet i gatshëm të bëjë roje nderi për kombin, për atdhetarët, për çlirimtarët e Kosovës dhe për të gjithë ata që angazhohen për bashkimin e kombit. Sulmon e godet pamëshirshëm të gjithë ata që nuk e duan bashkimin, të gjithë ata që hedhin baltë mbi vlerat kombëtare, të gjithë ata që bëjnë përpjekje ta përdhosin traditën e pastër kombëtare...
Përgatiti për Floripress:Flori Bruqi
Në përkujtim të rënies heroike të vëllait tim të gjakut dhe idealeve, Mustafë Shyti; heroit të popullit Fehmi Lladrovci, heroinave të popullit, Xhevë e Fatime Hetemi, -shokut tim të idealeve, Enver Haliti, nga Drenica e Kuqe dhe qindra e mijëra yjeve të lirisë që ia falën gjakun, ia rritën shpresat dhe nderin Shqipërisë)...
Flaka e janarit !
Legjendari ynë!
-KURDOHERË NË ZEMRAT TONA!
(Komandantit legjendar, Adem Jashari).
Do të jetojë me diellin,
Fadil Shyti
Do të jetojë me fushat,
Do të sfidojë me malet,
Do të gjëmojë si deti, ,
Do të fitoj mbi qiellin!...
Përballë fotografisë!...
(Përballë fytyrës madhështore të Adem Jasharit).
Kur të të shoh Ty,
Në këtë fotografi,
Kur tymi i cigares,
Ngrihej në ajri!...
Mbi supe, të hijeshojnë,
Armët, tmerruese-freskuese,
LIRIDONE!
Sikur e shoh,
REVOLTËN, e Atmëmëdheut,
Në zemër e në sy!...
Sikur i shoh,
Kreshtat e maleve tona,
Përballë stuhive shekullore...
Që na i sollën Serbia,
E Tradhti Zezona!
Malet që, shekujve rilindin,
QËNDRESË!...
Kur e shoh vështrimin tënd:
Revoltë,- ndaj renegatëve-xhelatëve,
Tejet tmerrësisht, - të pabesë!
-Sikur e shoh Flamurin Kuqezi ,
Duke u vërsulur betejave rrufe,
Gjatë betejave të ushtarëve -çlirimtarëve!...
Të UÇK-së Heroike!...
-Sot, -sikur dje!
Për nder e Atmëmëdhe!
sikur e dëgjoj,
Betimin e kushtrimit-bashkimit:
Si gjaku me zemrat:
Se, ky Atmëmëmëdhe;
Kurrë nuk guxon të bie pre...
E faqezinjve, e faqezezave,
Se, ky vend është i SHQIPOVE!...
Është i SHQIPONJAVE!...
Sikur me sokëllima -thërrasin,
Shkrep më shkrep;
Ay dhe armata e tij, -e PËRJTESHME!....
Për REVOLUCIONE TË REJA!...
Për BESËLIDHJE e QËNDRESË!...
-Të mbijetojë çdo SHPRESË!
SHQIPËRIA ETNIKE, të marshojë...
-Përballë këmishëzinjve,
Përballë këmisha zezave!...
Sikur prapa teje,
O, Adem SHQIPTARI,
Qëndron një kala, e plagosur...
E goditur nga rrufetë...
Kjo KALA , e quajtur, SHQIPËRI,
Që dikur ishte;
Në çdo cep të saj ,
-Krenare me Zot-si!...
Sovrane me pavarësi!...
Që, dikur nuk kishte,
Sundimtarë të huaj...
Që, dikur nuk njohu përulje,
E nuk kishte dhimbje - rrudhje...
E, dikur quhej; vërtet, -siç ishte:
Po na mungoni!...
Po na mungoni:
Si uji përrenjve dhe ujëvarave,
Po na mungoni:
Si dielli, maleve e fushave!
Po na mungoni:
Si penat shkencëtarëve,
Po na mungoni:
Si armët luftëtarëve!
Po na mungoni:
Si drithërat,
malësorëve!
Po na mungoni:
Si çekanët e drapërinjtë,
punëtorëve!
Po na mungoni!
Ah!...
Sa shumë
Po na mungoni!...
Por, -për Ju,
Nuk po na mungojnë:
Vuajtjet,
Kujtimet!
Dashuritë,
Krenaritë,
Që aq shumë, - i meritoni!
Jemi !
Jemi pikë vorbullash,
Lakmuese, në Globin e Zi,
Valët vërdallë, si bishat,
Po ngriten me shpejtësi...
Globi Dinak, egërsisht,
-Në sulme po hidhet...
Ndërsa, BOTË mashtruese,
Mbi kurrizin tonë,
Po zgërdhihet, po përdridhet...
-Po premton, po skllavëron..
Disa ciklopë, miopë, -renegatë,
Të etur, e -shumë të pangopur,
Për pushtet, pasuri, e para,
-Atdheun po e trajtojnë:
Hiç më pak, -se një lopë,
-Ta mjelin, e ta presin...
Në ankandin Globit,
-Lëkurën t´ia shesin,
Kur më tej, hej-hej...
Tamblin e bollshëm se ka!...
Jemi pikë vorbullash,
Lakmuese, në Globin e Zi...
Zgjohu nga gjumi, -SHQIPTARI!
Bëje SHQIPËRINË, -ose vdis !
-Siç tha, gjaku i Kastriotit,
-Biri yt, legjendari, Ukshin Hoti,
Ay, që jetën ta fali,
Ty, o i uruari popull,
Ty moj Nënë, Shqipëri,
Lule paqësore, o flakë e barotit!
Drenicë
Tokë, e shenjtëruar me dëshmorë,
Tokë, madhështore -me ato lule,
Tokë me rreze lirie-diellore,
Që më penë e armë në dorë,
Përballë stuhive-tradhtive,
Kurrë s´u dorëzove,
Kurrë s´u përkule!
O, Kruja e dytë e Skënderit,
O, vendlindje e dashur e Ademit!
Rinohu, moj Lulëkuqe e shqiptarisë,
Nderi i shekullit, që iku,
Në theqafje!...
Lulëzo, krenohu, -e përparo!
Moj bijë e Shqipërisë!
Përgatiti për Floripress:Flori Bruqi
Në përkujtim të rënies heroike të vëllait tim të gjakut dhe idealeve, Mustafë Shyti; heroit të popullit Fehmi Lladrovci, heroinave të popullit, Xhevë e Fatime Hetemi, -shokut tim të idealeve, Enver Haliti, nga Drenica e Kuqe dhe qindra e mijëra yjeve të lirisë që ia falën gjakun, ia rritën shpresat dhe nderin Shqipërisë)...
Kur vinë janari e shkurti,
Me ploja e pjalmat...
E serta, -valë,
Kur i kujtojmë trimat,
Që ranë për Ideal,
Shpirti më flakëron,
Zemra më trokllon...
Mua, mërgimtarit atdhetar,
Në ferr-mërgim-trazim,
I tretur nëpër botë!
-Dhe, Bota nëse bëhet imja...
Nuk gëzohem,-as kënaqem dot:
Se shkjau okupatori,
E tradhtar horri...
Tradhtisht, yjet "i vranë"..!
Atdhetarët flakadanë,
Stërnipër, të Gjergj Kastriotit...
Me me pushkë e penë...
Dolën në atë epokë terri;
Përballë armikut,
Me heroizmin -partizanë...
Ata, ishin ndër të parët,
Pishtarë të lirisë,
Idetë dhe veprat:
I kishin, gur-themelet,
E ribashkimit, -e përparimit,
Të Nënë Shqipërisë!...
E kam zor të mendoj,
E, me qetësi të krahasoj:
Cili qe më i bukuri,
Cili qe, më dituri,
Cili qe më guximtari,
Cili qe më i miri!!!
Rexhep Mala,
Nuhi Berisha,
Kadri Zeka,
-Jusufi e Badhosh Gervalla,
O, sypatremburi,
-Bajram Bahtiri?!!!
E "tretem", tutje-tëhu...
Ashtu në mendime...
Me zjarrmi-vendosmëri,
I tej thelluar, i revoltuar!...
Me bindje -e shpirt-trazuar,
E ndiej, e përjetoj...
Se, Flakë e Janarit...
Flakëron dhe rritet,
Dhe, nga zemra ime!
Për idealin tonë,
Ende të pa-realizuar
Legjendari ynë!
-KURDOHERË NË ZEMRAT TONA!
(Komandantit legjendar, Adem Jashari).
Do të jetojë me diellin,
Fadil Shyti
Do të jetojë me fushat,
Do të sfidojë me malet,
Do të gjëmojë si deti, ,
Do të fitoj mbi qiellin!...
Përballë fotografisë!...
(Përballë fytyrës madhështore të Adem Jasharit).
Kur të të shoh Ty,
Në këtë fotografi,
Kur tymi i cigares,
Ngrihej në ajri!...
Mbi supe, të hijeshojnë,
Armët, tmerruese-freskuese,
LIRIDONE!
Sikur e shoh,
REVOLTËN, e Atmëmëdheut,
Në zemër e në sy!...
Sikur i shoh,
Kreshtat e maleve tona,
Përballë stuhive shekullore...
Që na i sollën Serbia,
E Tradhti Zezona!
Malet që, shekujve rilindin,
QËNDRESË!...
Kur e shoh vështrimin tënd:
Revoltë,- ndaj renegatëve-xhelatëve,
Tejet tmerrësisht, - të pabesë!
-Sikur e shoh Flamurin Kuqezi ,
Duke u vërsulur betejave rrufe,
Gjatë betejave të ushtarëve -çlirimtarëve!...
Të UÇK-së Heroike!...
-Sot, -sikur dje!
Për nder e Atmëmëdhe!
sikur e dëgjoj,
Betimin e kushtrimit-bashkimit:
Si gjaku me zemrat:
Se, ky Atmëmëmëdhe;
Kurrë nuk guxon të bie pre...
E faqezinjve, e faqezezave,
Se, ky vend është i SHQIPOVE!...
Është i SHQIPONJAVE!...
Sikur me sokëllima -thërrasin,
Shkrep më shkrep;
Ay dhe armata e tij, -e PËRJTESHME!....
Për REVOLUCIONE TË REJA!...
Për BESËLIDHJE e QËNDRESË!...
-Të mbijetojë çdo SHPRESË!
SHQIPËRIA ETNIKE, të marshojë...
-Përballë këmishëzinjve,
Përballë këmisha zezave!...
Sikur prapa teje,
O, Adem SHQIPTARI,
Qëndron një kala, e plagosur...
E goditur nga rrufetë...
Kjo KALA , e quajtur, SHQIPËRI,
Që dikur ishte;
Në çdo cep të saj ,
-Krenare me Zot-si!...
Sovrane me pavarësi!...
Që, dikur nuk kishte,
Sundimtarë të huaj...
Që, dikur nuk njohu përulje,
E nuk kishte dhimbje - rrudhje...
E, dikur quhej; vërtet, -siç ishte:
Po na mungoni!...
Po na mungoni:
Si uji përrenjve dhe ujëvarave,
Po na mungoni:
Si dielli, maleve e fushave!
Po na mungoni:
Si penat shkencëtarëve,
Po na mungoni:
Si armët luftëtarëve!
Po na mungoni:
Si drithërat,
malësorëve!
Po na mungoni:
Si çekanët e drapërinjtë,
punëtorëve!
Po na mungoni!
Ah!...
Sa shumë
Po na mungoni!...
Por, -për Ju,
Nuk po na mungojnë:
Vuajtjet,
Kujtimet!
Dashuritë,
Krenaritë,
Që aq shumë, - i meritoni!
Jemi !
Jemi pikë vorbullash,
Lakmuese, në Globin e Zi,
Valët vërdallë, si bishat,
Po ngriten me shpejtësi...
Globi Dinak, egërsisht,
-Në sulme po hidhet...
Ndërsa, BOTË mashtruese,
Mbi kurrizin tonë,
Po zgërdhihet, po përdridhet...
-Po premton, po skllavëron..
Disa ciklopë, miopë, -renegatë,
Të etur, e -shumë të pangopur,
Për pushtet, pasuri, e para,
-Atdheun po e trajtojnë:
Hiç më pak, -se një lopë,
-Ta mjelin, e ta presin...
Në ankandin Globit,
-Lëkurën t´ia shesin,
Kur më tej, hej-hej...
Tamblin e bollshëm se ka!...
Jemi pikë vorbullash,
Lakmuese, në Globin e Zi...
Zgjohu nga gjumi, -SHQIPTARI!
Bëje SHQIPËRINË, -ose vdis !
-Siç tha, gjaku i Kastriotit,
-Biri yt, legjendari, Ukshin Hoti,
Ay, që jetën ta fali,
Ty, o i uruari popull,
Ty moj Nënë, Shqipëri,
Lule paqësore, o flakë e barotit!
Drenicë
Tokë, e shenjtëruar me dëshmorë,
Tokë, madhështore -me ato lule,
Tokë me rreze lirie-diellore,
Që më penë e armë në dorë,
Përballë stuhive-tradhtive,
Kurrë s´u dorëzove,
Kurrë s´u përkule!
O, Kruja e dytë e Skënderit,
O, vendlindje e dashur e Ademit!
Rinohu, moj Lulëkuqe e shqiptarisë,
Nderi i shekullit, që iku,
Në theqafje!...
Lulëzo, krenohu, -e përparo!
Moj bijë e Shqipërisë!
Punëtorit dëshmor
(Kushtuar, dëshmorit Isak Ferizi, nga Gjyteti, ish-Dubovci i Vushtrrisë)
Një burrë i qetë, i thjeshtë e fjalë-pak,
Sy vigjilues si të një sokoli,
Kur në qiellin e Prekazit Heroik,
U dëgjuan gjëmime dhe u panë vetëtima,
U nisën me vëllain, Sadikun -“Besnikun”,
Tek Jasharët, të luftonte përkrah me -dajallarët,
Atje, ku shkrepnin armët -si vetëtima!
U nisën betimit, zot me i dalë,
Si burrat e malësisë, trimat e motit,
Për Flamurin Kuqezi dhe ideal!
E, aspak , -nëpër atë flakë!...
Nuk i frikësoi, -as i ndaloi,
Gjithë ai tmerr, -e gjithë ajo poterë!...
Kur, po dridheshin –fusha me mal!
U nisën kreshnikët, -betimit zot i dolën!...
E, ra krye detyrës si zog sokoli!
Me grykëhollat, -me armiqtë folën,
E toka drenicase u ri-gjakos...
Përkrah tij, -shkëlqeu në errësi,
O, sa rëndë, Sadiku u plagos,
I bashkuan plagët,
E bashkuan qëndresën,
O, sa madhështore,
Të madhit Adem Jashari,
Vëllezërit Proletarë,
Ia mbajtën besën!
Ruaj në gjirin tim, -ca kujtime përjetësie,
Me punëtorin, -dëshmorin Isak,
Kur fliste shtruar, -në odën e tij bujare,
Në vështrimet e tij, -për besë të Flamurit,
E kam parë, sinqeritetin madhështor,
E kam kuptuar, -si digjej zemra e tij,
Zemër trimi, -hulli, margaritare!
O, trimi i dheut të Shqipeve,
O, Isak Ferizi , -prehu i qetë,
O, shpirtbardhi ynë, -në amshim...
Qëndresa jonë, po vazhdon...
E, kurrë s´do të ndalet,
-Deri në Ribashkim!...
Përndrsyhe, do t´na mallkojnë e injorojnë,
Fushat, detet dhe malet!
-Do ta bëjmë Shqipërinë Nënë,
Ashtu, si e deshët Ju,
Dëshmorët tanë, -o burrë!
O, flakadan i nderit të malësisë,
Ty, dhe të gjithë vëllezërit dëshmorë,
Kurrë s´po keni thyerje, -as pleqëri,
Kurrë s´jeni tretur...
Ju jeni -pavdekësi!
Jeni kurdoherë, - rinorët,
E Nënën Shqipëri!
Përjetësi !
Brenda kësaj jete,
Gjithçka pas një kohe
Tretet!...
Veç vepra madhështore,
E përjetshme mbetet!
Me shekuj jeton madhështia,
Veç, mos të mendon Kurrkushi:
Se harrohet dhe tradhtia!...
Ashtu siç jetojnë,
Ngjyrat bardh e zi:
Kurdoherë luftojnë,
Besnikëri e tradhti!...
Mundet
Mundet, uji të shterojë,
Në të gjitha detet…
Mundet, të shterojnë,
Edhe oqeanet…
Por, luftën për RIBASHKIM,
Moj, Nënë Shqipëri,
Kurrë s´do ta ndalojnë Shqiptarët!
Ëndrra dhe realiteti
Sonte po ëndrroja ëmëlsisht për Ty,
Po e shijonim një natë bardhoshe,-me dëborë,
Ty, e kishe shtrirë dorën mbi krahun tim,
Përqfoheshim ngrohtë si dy engjëllorë...
...Disi, s´të kisha parë shumë kohë,
Malli më kish zhuritur moj!...
Dëshiroja të të fus në shpirt...
Papritur një krismë , -na zgjoi!....
Ah! Iku ajo ëndërr mjaltore-mëngjesore,
Në këtë kohë me furtuna...
Papritur, -kishte krisur alarmi-ora...
Na prisnin aksionet, -na priste puna!
E dashur!...
Jeta nuk është ëndërr, -parajsore...
Por, është dhe, -betejë me stuhi...
Gjatë viteve rinore, -më shumë...
Gjenim kohë, - dashuroheshim,
Me zjarrmi!...
Ato hovet freskuese, -përvëluese,
Na zgjonin, -natën e kthenim në ditë!
E sheh e dashura grua-stoike...
Tri filizat tona, -tani janë rritë!...
Nuk donim t´ ua dinim brengave-situatës!
Kishim vrulle dashurie, -pafundsie...
Jo! Nuk përshkruhen dot,
Ndonëse në kohë robërie...
Na mungonin shumë gjëra, -në botë!...
Por, QËNDERESA, shkëlqente me dashurinë,
Atëbotë, ishim me rrënjë , në TOKËN tonë...
Atje, ku zemrat hëna,- netëve i gjallëron...
Shpresonim, ardhmërinë, -për Shqipërinë!
Ka vite, na rrëmbeu jetë-mërgimi...
Dashuria mbeti, -rinia ca na treti...
U cënuan, jo pak- hareja dhe gëzimi
Herë-herë, si hije, -po na bie trishtimi!
Epo, jeta s´ është e denjë...
Vetëm për lumturi...
Breznitë vinë e ikin,
Të rrojë Nëna Shqipëri!
Riciklim!
Kur po shkëpusja lehtësisht,
Një trëndafil me dy gonxhe,
Papritur –gishtat më therën…
Jo, aq tmerrësisht, -por gjaku shpërtheu…
Po, papritur nga ai ”tërmet”…
Trëndafilit të përgjakur i mbetën
Vetëm dy fletë…
Era si përhera,- i rrëmbeu në ikje,
Ndërsa, tjetra, e plotë mbeti,
Ajo, gonxhe bukuroshe,
Ishte e fortë, -në rilindje!...
Mendova; -vërtet:
Si këto gonxhe trëndafili,
Puqen jeta dhe vdekja:
Me rilindje dhe ikje!
Kështu, hidhen ”vallet”, –pambarim,
Kështu, këndohen me rilindje…
Kështu, vajtohen me ikje…
Jeta dhe vdekja në riciklim!...
Rikthimi
Kur vi tek Ty, -Atdhe,
Ndihem, më i fortë se graniti malor,
Ndihem , i pathyeshëm mbi dhe,
Thellësisht, Shqipo-arbëror!
Eh! Kur ditëbardhat tokësore ikin,
Kur udhë-mërgimi, më rrëmben…
Si ujku siberian, -si -ujku i zi…
Shpirti më shpërthen stuhi!...
Paralajmërim!
Shpeshherë gjatë udhëtimeve,
Idetë poetike më vërshojnë…
Papritur, rrufeshëm, me rrëmbim,
A mos qenka kjo, –paralajmërim?!
Për mua udhëtarin, -ushtarin e Adheut,
Me penën shpatë- të sfidoj armiqsi e tradhti…
Kudo, dhe kurdoherë në do situatë!...
Atdhe –të zgjuar, -vigjilentë më ke!
Për ty Atdheu im i shtrenjtë…
Ditë e natë do të shkruaj…
Kujtimet tua të jetës -shtrëngatë…
Si reliket më të zjarrta, -në zemër i ruaj!
Eh!...
Eh, sa shumë dashuri mbetën pengje…
Në zemra të djegura, -fatkeqësi me dengje…
U shkrinë si mjalta, në një gotë…
Të thyera nëpër botë, -për arsye- ”krejt kot”!…
Shiqime të pashijuara kurrë!
Freskime të pangrohura kurrë!
Fjalë të pathëna kurrë!
Përkdhelje të padhëna kurrë!
Nga një cucë , nga një djalë,
Nga një grua, nga një burrë,
Të lagura,- si fletë liriko-epikash…
Të vala, si bukët në furrë!...
Nganjëherë !...
Nganjëherë, -jam gjithkund,
E, nuk jam -askund!...
Në këtë botë; pakufi
Me pak diell , -
E, shumë stuhi!...
Bota, qenka puse,
Bota, qenka pise,
E pafund!...
Larg teje, -larg hareje,
Moj, Nënë Shqipëri!
Mallkim !
...Derisa, armiqtë e të liqtë,
Po i mprehin thikat...
Ju, -prej një Shqipërie Natyrale,
Po i radhisni Republikat!!!
O, politikajë të gjorë e horë,
E, të pa ideale kombëtare!
Të pangopur, -e mizorë!
Djersa, gjaku e buka,
E popullit tonë, -iu vraftë!
Ju, o bukëshkalë e të përdalë!
Dalshi -si mos më keq, fare!...
Kushtrim -Trazim!
(Politikanëve renegatë e qyqarë, që po dialogojnë e po zezojnë -kompromise, -me armiqtë gjakatarë)
Me këta faqezinj në ballë,
U bëmë horë e u bëmë përrallë!
Armiqtë si ujqrit...
Vërdallë, po na vërsulen...
E, këta shkretanë -vetëm përulen!
Jemi mbetur -kudo mbi dhe,
As të gjallë, as të vdekur....
-Si mos më keq, -SHQIPTARIA,
Një komb i mekur!..
Zgjohuni!
T´ i heqim qafet këta horra,
T´i heqim qafet, këta derra!
Vetëm atëherë, Atdheut do t´ i rikthehen,
Pëparimi, -krenaria dhe ndera!