2013-03-24

Kosova, i vetmi vend në Evropë pa lëvizje të lirë


Kosova, i vetmi vend në Evropë pa lëvizje të lirë
Kosova po vazhdon bisedimet në mënyrë që të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, ngase përveç që përfiton populli kështu arrihet paqe dhe bashkëpunim më i mirë rajonal. Kështu ka thënë Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku në konferencën “Përmirësimi i Perspektivës Evropiane për Rajonin”, duke u thënë që megjithëse është e pabesueshme për ta, Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka lëvizje të lirë.
Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku u ka thënë të pranishmëve se komunikimi është rrugë që krijon mundësi të njohjes së tjetrit, andaj Kosova këtë vlerë e dëshmon edhe në angazhimin e saj në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët, respektivisht me Serbinë, pasi raportet e mirë janë në interes të popujve.
“Unë duhet të them këtu se ne kemi Kushtetutën më të avancuar dhe më demokratike në botë, e cila përfshinë dokumente ndërkombëtare ndër më të rëndësishmet për të drejtat e njeriut. Ne dëshirojmë të bisedojmë me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet tona sepse kjo është mira e popujve të të dyja vendeve“, tha Çitaku.
Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të Chevening Alumni, të cilët vijnë nga 116 vende të ndryshme të botës dhe këtë vit në mbarë botën ky program do të përkrah rreth 700 persona.
Çitaku ka thënë se edukimi është çelës për zhvillim duke thënë se i bëhet qejfi që ata të cilët fitojnë këtë bursë do kthehen e të punësohen në Kosovë duke kontribuar për vendin e tyre:
“Edukimi është çelës për zhvillimin në shoqëri dhe jam krenare që ne kemi shumë persona nga Kosova që kanë shfrytëzuar mundësinë e Chevening dhe më e rëndësishmja ndër të gjitha është punësimi i tyre në sektorin publik, privat, shoqërinë civile apo edhe institucione të pavarura”, ka thënë ajo.
Kjo konferencë është pjesë e konferencës rajonale që po mbahet me përfaqësuesit e Chevening Alumnim, e organizuar nga Këshilli Britanik në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ambasadën Britanike në Kosovë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...