2013-03-24

ARTAN KRYEZIU : KARAKTERI I SPORTISTËVE NË ASPEKTIN E SJELLJES DHE TË QËNDRIMEVE



Nga Floartpress

Karakteri si veti e personalitetit të njeriut reflektohet në forma të ndryshme si te individët ashtu edhe te sportistët. Përveq kësaj, karakteri në përgjithësi kuptohet si faktor i personalitet të tyre. Kur flitet për karakterin e sportistit, për sjelljet e tijë, kuptojmë në cilësitë e një individi në përputhje me parimet, qëndrimet, sjelljet, vullnetin, motivet, agresivitetin në të cilën e përcjellin ate gjatë aktiviteteve sportive. Karakteri është sistem tipesh psikike të personalitetit, në të cilën manifestohen me sjellje të tija të mira e kontraverze: si të drejta - e të pa drejta, të moralshme - e të pa moralshme, të dobishme - e të dëmëshme si dhe progresive - e regresive.

Me fjalen karakter kuptojmë sistemin e integruar të vetive, të cilat i mundësojnë individit për t`u sjellur në mënyrë më adekuate, duke i respektuar rregullat dhe parimet morale të një shoqërie.

Në literaturën psikologjike angleze me fjalën karakter është paraqitur shuma e të gjitha cilësive psiqike të ndonji personi me veti dhe aftësi të lartë të edukimit fizik dhe sportiv.

Në përcaktimin e konceptit të karakterit dhe të përsonalitetet tek sportistët kemi dallime në mes të tyre.

Në këtë drejtim, personaliteti është koncept më i gjërë i cili përfshinë të gjitha vetit, cilësitë e individit, ndërsa karakteri është koncept më i ngushtë ku përfshinë vetëm cilësitë kryesore të ndojë individi.

Nëse e shqyrtojmë në aspektin e përgjithëshëm këtë koncept, kemi lloje të ndryshme të karakterit ndër të cilat paraqiten si : i mirë - i keq, i fort - i dobët, i nderëshëm - i panderëshëm, i ditur - i paditurë, i kulturuar - i pakulturuar, i mirësjellshëm - i pasjellshëm.

Edukata fizike është angazhim i gjithëmbarshëm i njeriut, i cili ka për qëllim, për të arritur rezultate sa më të mira, në jetën sportive dhe profesionale. Më pastaj, edukata fizike ndikon në zhvillimin e trupit të njeriut, si në aspektin bio-psiko-social ashtu dhe në aspektin e formimit të tijë.

Karakteri i sportistit përfshinë ndryshimet në karakteristikat fizike, morfologjike në formimin më të mirë të personalitetit të tijë si intelektual ku te individët, ky fenomen ndodh gjatë gjithë kohës.

Karakteri fizik i sportistit përfshinë ndryshimet në tiparet trupore dhe proceset fiziologjike, ndërsa karakteri social i personalitetit të sportistit përfshinë ndryshimet të cilat ndodhin tek personalitetin, në paraqitjen e emocioneve të cilat realizohen tek ai.

Ma në fund në cilsitë e karakterit shpeshëherë kuptohen si cilësi të cilat flasin për sjelljen e individit, duke marrë parasysh parimet dhe idetë morale të një shoqërie të caktuar. Si cilësi të karakterit konsiderohen ndër të tjera: nderi, egoizmi, altruizmi e tjerë.

Në bazë të disa përcaktimeve të shumta për karakterin e tyre për disa njerëz, mund të themi se janë me karakter të fortë, meqë janë të drejtë, punëtorë, të guximshëm, u ndihmojnë të tjerëve, kujdesen për ta, kanë respekt ndaj tyre etj.



VETIT TE KARAKTERI I SPORTISTIT



Një nga vetit të cilat manifestohen te karakteri i sportistit janë qëndrimet e tijë, të cilat mund të përshkruhen në këto drejtime, në qëndrimet e tijë ndaj vetëvetes, ndaj të tjerëve, ndaj punës dhe ndaj lëvizjeve kinezologjike.

Sportisti fizikisht i pëkryer nuk është ai që ka vetem muskuj të bukur, por përkundrazi është një përson që zotëron një ekuilibër të përkryer të tijë.

Sportisti duhet synuar të realizojë këtë harmoni trupore, që shërben si përshtatje më e mirë e njeriut ndaj ambijentit e jetës. Për këtë arsye duhet përdorur lëvizje konform ligjeve të organizmit, apo ndryshe lëvizje natyrale e fiziologjike që duhet të jenë komplekse, të vazhdueshme dhe të larmishme.



Qëndrimet e sportistëve dhe pozita e tyre në shoqëri



Në këtë drejtim është me rëndësi të dijmë se ç`farë qëndrimi mbajnë dhe ka sportisti ndaj kategorive të ndryshme shoqërore?.

Qëndrimi i sportistit ndaj vetëvetes - Si veti e këtij qëndrimi konsiderohet vetëbesimi dhe vetëkritika. Sportisti i tillë te këto qëndrime ka besim të tepruar dhe jo real në aftësitë e veta, për shkak se nuk i nënshtrohet askujt, nuk merrë asnjë vlere tjetër pos vlerave të veta të cilat i ka.

Këtu kemi të bëjmë edhe me disa veti të tjera, siç është Modestia dhe Propetanca (mendjemadhësia):

Sportisti modest - Për meritat e veta nuk dëshiron të lavrdrohet shumë. Për meritat e veta nuk lavdrohet me krekosje, sepse i merr si rezulltat dhe të arritur të suksesit kolektiv.

Ky tipi i sportisti nuk është fodull prepopotent, nuk dëshiron të lavdërohet dhe as nuk synon që ta vërë vetën në rend të parë, por angazhohet që meritat për rezultatet të mbeten kolektivit në të cilën vet e jep kontributin e tijë.

Sportistët propetencë (mendjemadhejë) - Çdo herë këta sportist veten e vëjn në rend të parë, duke ia përshkruar vetes meritat e veçanta të cilat i ka arritur. Tipi i tillë i sportistit nuk është i përshtatshëm për bashkupunim. Prandaj, këta vazhdimisht janë në konflikt me antarët e tjerë të kolektivit. Në stërvitje dhe në gara sportive, sportisti prepotent i nënvlerëson rezultatet e të tjerëve duke u shprehur me përbuzje dhe ofendime ndaj tyre. Në vazhdimësi lavdrohet, duke i ngritur të arriturat në emër të vetes, që konsiderohet si e metë e tyre.

Qëndrimi i sportistit ndaj punës - Sportisti me iniciativën e vet mbanë qëndrim ndaj aktivitetit sportiv. Ai nuk knaqet me normat dhe rezultatet e kaluara dhe punon me korrektësi. Këta sportist synojnë që rezultatet e mëparshme çdo herë t`i mbikalojnë. Një shembull i tillë mund të marrin sportistin, atletin dhe maratonistin e njohur Prof. Zijadin Kryeziun. Duke e dashur punën dhe aktivitetet sportive, karierën sportive e vazhdon si trajner i sportit të atletikës. Veprimtarinë e një profesionisti, karierën sportive e vazhdon në Klubin e Atletikës ”ROGANA”.

Me punën dhe angazhimin e tijë të pandërprer, atletët e këtijë klubi po arrijnë rezultate kulmore. Edhe pse me sportist rë rinjë në Maratonën e fundit të vitit 2009, klubi arriti t`i realizoj rezultatet e veta më të mira që nga fillimi i aktivitetit të tijë.

Atletja Diana Qehaja zuri vendin e dytë në kategorinë e femrave në 21 km. Ilir Rrudhani zuri vendin e shtatë në kategorinë e seniorëve, rezultati më i mirë nga të gjithë atletët pjesëmarrës të Republikës së Kosovës në gjysëmaratonën ndërkombëtare që është organizuar kohë më parë si dhe atleti i ri Suad Kryeziu zuri vendin e dytë në disciplinën prej 5 km.

Qëndrimet e sportistit ndaj edukimit fizik - Karakteri si veçori te sportistët është organizimi i ndërlikuar i cilësive, gjendjeve dhe i proceseve të shumëllojshme, të cilat pasqyrojnë sjelljen dhe me këtë edhe personalitetin e tijë. Në këtë aspekt paraqiten aktivitetet e sportistit, të cilën mund të e shprehim në këtë rast në aspektin e edukimit fizik e sportiv. Lëvizja është veprimtari njerëzore dhe duhet të gjendet në çdo vend, ku ndodhen dhe ekzistojnë njerëzit, ajo i takon qytetarëve dhe atdheut me të cilët është e lidhur ngushtësisht dhe drejtëpërdrejt me ta.



Mendimet dhe qëndrimet e sportistit ndaj të tjerëve



Qëndrimi ndaj të tjerëve - ka një rëndësi për personalitetin në njërën anë, ndërsa në anën tjetër shpreh për karakterin e tijë. Si veti të këtijë qëndrimi konsiderohet vetëbesimi dhe vetëkritika që është shprehur më lartë. Në këto aspekte tek këta tipe të sportistëve hyjnë edhe dy motive kryesore, në qëndrimit tyre ndaj të tjerëve.

Qëndrimi ndaj të tjerëve na paraqiten në dy aspekte, në aspektin e drejtimit të mendimit pozitiv dhe të mendimit negativ.

Mendimi pozitiv - Një nga vetit më të dalluara është kolektivizmi i cili manifestohet gadishmëria e individit për të jetuar dhe punuar në kolektivitet. Këta kanë sinqeritet për të bashkëvepruar me të tjerët. Këta sportistë kanë gadishmëri për të bashkëpunuar dhe për të i kryer detyrat të cilat i ipen sa herë që kërkohet nevoja. Ndjenja e kolektivitetit të sportistit ndaj ekipit dhe të klubeve, te të tjerët krijon kompaktësi dhe forcon homogjenizimin e grupeve sportive në aspektin e edukimit fizik, ku me këtë edhe arrihen rezultetet e dëshiruara.

Ndërsa, mendimi negativ manifestohet përmes këtyre forma kryesore: intervertës (ngatërresës), agresionit (ashpërsisë), dominimit, sugjestionit (reklamimit) e tjerë.

Për të qenë një sportit i mirëfillt, për të pasur karier më të gjatë dhe për të pasur përfitime të ndryshme nga aktivitetet sportive duhet të mësohen të stërviten gradualisht që në fëmijëri, për të vazhduar në kontinuitet në mënyrë që të mësuarit për lëvizje të janë edhe motiv për të bërë aktivitete dhe të bëhet shprehi tek ata që vazhdimisht të merren me sport.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...